“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.

Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.

"Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend", deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.

E sa  përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.

Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është  shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.

“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.