2023-03-19

“Mashtrues, dështimi ka emër-Albin Kurti”- kritikat për kryeministrin pas takimit të Ohrit nga opozita e analistët

Një takim maratonë u mbajt të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Edhe pse palët të shtunën nuk u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.

Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Albin  Kurti.

“Dështimi ka emër: Albin Kurti”

Kryeministri Albin Kurti po kritikohet ashpër nga opozita kosovare e analistët për takimin e Ohrit.

Është kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ai që po e quan mashtrim epilogun e Albin Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike.

Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë, që sipas tij Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...