2023-03-21

DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti



Xhafer Tahiri - LDK - konferenca Foto: KOHA Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shtetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti. Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. “Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i DASH-it konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze korruptive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave. Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave. “Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vjet që ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vjet kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të hënën raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...