Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/20

Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

 

Kurti takim me ambasadorët në Kosovë, Hovenier zbulon kërkesën pas takimit të Ohrit

 20/03/2023 16:20

Të hënën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin e vizituan në zyrë ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Ata i shkuan Kurtit me kërkesë specifike, bashkëpunim në themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 “Kemi një kërkesë të qëndrueshme ndaj kryeministrit që të punojë me ne për të përmbushur detyrimet që ka marrë Kosova, për të zbatuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe që është pjesë e gjithë këtij procesi, dhe sot me kryeministrin të gjithë biseduam me të për rëndësinë për të cilën ai u pajtua për të çuar përpara zbatimin si të marrëveshjes bazë, të gjithë elementëve të saj, ashtu edhe të aneksit të zbatimit”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA-së, Kosovë.

Vetë Kurti të hënën se tha asnjë fjalë për dakordimin në Ohër, por opozita i kërkoi raportim të enjten në Kuvend. Ata cilësuan se dakordimi i arritur të shtunën rrezikon Kosovën.

Në anën tjetër, partia në pushtet përkrahë Kurtin në marrëveshjen e arritur.

Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër u dakorduan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit për normalizim të marrëdhënieve mes palëve. Palët u zotuan që menjëherë të nisin procedurat e zbatimit të pikës 7 për vetmenaxhimin e komunitetit serb në Kosovë dhe deklaratës së përbashkët për të pagjeturit.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...