2023-03-23

Pasi e shau Profesor dr. Kujtim Shala, gazetari Gëzim Mekuli ka frikë se Albin Kurtin mund ta vrasin e aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese

 


Gëzim Mekuli

Pasi e shau Kujtim Shala, Gëzim Mekuli ka frikë se Kurtin mund ta vrasin

Bazuar në këtë sharje, Mekuli prtendon se kryeministrin edhe mund ta vrasin.

“... kryeministrin e parë të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhtar”, e nesër, mos ardhtë ajo ditë, kam frikë se do ta... (të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)." - ka shkruar gazetari që përkrah VV-në.Ai ka krahasuar Albin Kurtin edhe me Hasan Prishtinën.

Sipas tij, pas vrasjes elegji vajtuese mund t'i shkruante Çun Lajçi.

Statusi i plotë:

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

"na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor!"

S'pari na e'shanë', pastaj na i thanë 'tradhëtorë' dhe në fund edhe e vranë. Kënd' e vranë, do të pyeste ajo/ai i painformuari e i palexuari? Hasan Prishtinën, dee!

Pse po e përzinë ti Hasan Prishtinën me Albin Kurtin, bre, do të pyesni ju, të dashur lexues të lexuar.

Po i përzijë këta t'dy sepse edhe Albinin, Kryeministrin e parë, të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e "shanë", sot na e quajtën edhe "tradhëtar", e nesër, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kam frikë se do t'a .... (Të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)

Të dashur lexues të lexuar,

Ndoshta, kjo klasë e dykëmbëshave të degjeneruar, këta banditë me karvata, të më falni përsëri, me kravata, që ditën në Kuvend na duken hajvana, e natën herë trullana e herë-herë kurvana, e që jo rastësisht, i detyruan të bëhen Deputet, do të donin që Albin Kurtin t'a shihnin në fatin e zi të Hasan Prishtinës, e Çun Lajqin ta bënin Gjergj Fishtë, duke shkru ky elegji vajtuese për Albin Kurtin:

"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor.!

Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi janë armë të rrezikshme, kujdes Deputet, Gazetarë e Analista, mos luani me to.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...