2023-03-19

Albin Kurti: S’ka “Bac u kry”, s’është përmbushur aspirata e bashkimit me Shqipërinë

 

Albin Kurti, kryeminsitër i Kosovës, ka dhënë një intervistë të gjatë, shumë të gjatë për revistën e njohur “Shenja”, e cila menaxhohet nga shqiptarët në Shkup. Në këtë intervistë, ai ka folur gjerë e gjatë për shumë tema, përfshirë temën e bashkimit kombëtar. Madje që në pyetjen e parë, z. Kurti, që së fundmi u pajtua në Bruksel për të nënshkruar një marrëveshje me Vuçiqin, vlerësoi se ideali i dëshmorëve për bashkim nuk është plotësuar.

Në përgjigjen e tij, Kurti vlerësoi se “aspirate kombëtare e shqiptarëve”, ka qenë bashkimi me Shqipërin.

“Kosova është ëndrra historike e popullit të saj, është ideali i shumë gjeneratave të dëshmorëve përgjatë 87 viteve nën pushtimin serb e jugosllav në shekullin XX. Sigurisht, aspirata kombëtare e shqiptarëve, që kanë qenë gjithnjë shumicë e madhe në Kosovë, ka qenë vetëvendosja demokratike dhe bashkimi me shtetin tjetër të shqiptarëve, Shqipërinë. Ky ka qenë edhe betimi i ushtarëve të UÇK-së, edhe dëshira e heronjve, që nga Shaban Polluzha e deri te Adem Jashari. Në këtë aspekt, natyrisht, nuk mund të thuhet se ideali është përmbushur. Por nga ana tjetër, historia na vendos edhe një imperativ tjetër. Përgjatë një shekulli të vetëm shqiptarët janë rrudhur në shtrirjen e tyre gjeografike, nga rreth 90.000 km2 ku ata jetonin, deri në vitet 1870, sot ata jetojnë në gjysmën e asaj hapësire. Janë spastruar prej sanxhakut të Nishit e të Leskocit, prej Toplicës e Vranjës. Po ashtu, janë spastruar prej Çamërisë apo edhe prej shumë pjesëve ku jetonin në vilajetin e Manastirit.” – tha fillimisht ai.


Mirlind Behluli

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...