Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/21

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

 



Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai. Staroviq ka thënë se “Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”. “Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët.
 Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviq në Twitter.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...