2023-03-25

Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj kushte për krijimin e Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.



                                    Shkruan :Refik Hasani 



 Serbia, fillimisht  do të duhej të formoj bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore

                                                                              

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson: 
                                                                                                                     
,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”

I kujtoj gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit.

Se  në Serbin Jugore,    është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

 Dhe kemi organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, përveqë Referendumi-t ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqëm  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëveshja e Konçulit.  

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej  të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbin Jugore, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kan të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.


Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kemi organizuar Referendum. 


Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmesë 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...