2023-03-18

Ja kush është Vlora Hyseni, u shkarkua nga presidentja dhe kryeministri i Kosovës për shkelje të rënda në detyrë, zbardhen prapaskenat

Kryeministri Edi Rama ka propozuar kreun e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror. Dje në mëngjes ai u pa të ngjiste shkallët e Presidencës dhe duket se në fokus të bisedës me Bajram Begajn ka qenë kreu i ri i Shërbimit Informativ. Aktualisht ky institucion drejtohet nga nënkryetari, dikur këshilltar i Ramës, Oljan Kanushi. Si duket Rama e ka nxjerrë nga loja atë dhe ka dërguar një tjetër këshilltare. Ai ka propozuar për kryetare Vlora Hysenin. Kjo e fundit ka qenë nënkryetar e Shërbimit Informativ në Kosovë, por u shkarkua nga detyra nga Kurti dhe Osmani. “Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008). Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shpërndarë për mediat në 30 qershor 2021. Më pas Rama e mori këshilltare në Kryeministri.




Ja kush është Vlora Hyseni? Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës në Kosovë që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Paraprakisht, ajo ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Reagon PD

 Por propozimi që Rama i bëri dje presidentit Bajram Begaj për të emëruar në krye të SHISH-it Vlora Hysenin, e cila është shkarkuar më herët nga Kurti në Kosovë, ka sjellë reagime të ashprah deputetëve të Partisë Demokratike. Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, deputeti, Gazment Bardhi u shprehe dje se presidenti, Begaj duhet të informohet mbi arsyet e largimit të Hysenit nga posti i shërbimeve të inteligjencës së Kosovës. Ai theksoi se ky institucion nuk mund të jetë nën kontrollin personal të Ramës. “Edi Rama ka njoftuar se ka propozuar Znj. Vlora Hyseni si drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar. Mediat raportojnë se znj. Hyseni është shkarkuar nga shërbimet e inteligjencës në Republikën e Kosovës, me dyshimet për “zbulim ose mosrruajtje të informacioneve të klasifikuara”. Këto raportime janë shqetësuese dhe ngrenë dyshime mbi integritetin e znj. Hyseni. Presidenti i Republikës është i detyruar të marrë informacionet e plota pranë institucioneve të Republikës së Kosovës mbi arsyet e largimit të saj nga të gjitha pozicionet në shërbimet e inteligjencës së Republikës së Kosovës. Për këtë Presidenti i Republikës ka detyrimin të bëjë transparencë për opinionin publik dhe të informoj edhe Kuvendin e Shqipërisë mbi çdo informacion që do të sigurojë. Siguria kombëtare e Shqipërisë është ngushtësisht e lidhur me sigurinë kombëtare të Kosovës. SHIK nuk mund të jetë kurrë institucion nën kontrollin personal të Edi Ramës, me përzgjedhje personale të tij dhe pa asnjë argument që siguron pavarësinë e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe ushtrimin prej tij me profesionalizëm e paanësi të misionit të mbrojtjes së sigurisë kombëtare”, shkruan Bardhi.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...