Fatos Klosi dhe Hashim Thaçi
Ish-Shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, vite më parë kishte folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit.
Prof.Dr. Fatos Klosi një nga fizikanët më të njohur të vendit. Ka drejtuar Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002.
Aktualisht është Shef Katedre në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
https://www.youtube.com/watch?v=23AL9_NSecM&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
Klosi ishte mjaftë shumë i akuzuar se është dijeni për vrasjen e Krasniqit.
Madje kishte akuza direkte kundër tij se është edhe i përfshirë në vrasjen e kolonelit.
https://www.youtube.com/watch?v=sDaM02qlh8s&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.botasot.info%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title
Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, vrasje kjo që akoma nuk u zbulua.
Për këtë vrasje, Fatos Klosi e kishte mohuar kategorikisht dhe është shprehur se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.
Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.
Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar Hashim Thaçin.
Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.
Klosi, në një intervistë pak vite më parë, ka thënë se, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar Thaçin para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione.
“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike.
“Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.
“Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka folur më gjerësisht për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë.Ai u shpreh se nuk i vjen mirë për humbjen e Krasniqit, por që sipas tij nuk varej nga përpjekja e tyre për ta kuptuar se kush ishte vrasësi dhe dërguesi i vrasësit dhe që nuk e kishin menduar se Krasniqi rrezikohej në Shqipëri.
Duke qenë se Klosi atë kohë ishte në krye të Shërbimit Informativ, dha versionin më bindës për të, se pse u vra Ahmet Krasniqi.
“Në atë kohë nuk erdhëm në asnjë përfundim të saktë. Më vonë, unë kam dëgjuar versione që njëri ose tjetri më është dukur më bindës se sa ky apo ai version. Këtë version të vrasjes për shkak të profesionalizmit e hedh poshtë”, tha Klosi në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”.
Klosi tha se si versionin më të afërt me arsyen e vrasjes së Ahmet Krasniqit e konsideron dekorimin e Tahir Zemajt pas betejës në Koshare.
“Qe një përgjigje e faktit që ai e dekoroi Tahir Zemajn pas një katastrofe në Koshare, ku televizioni serb atë ditë dhe të nesërmen deklaronte që ‘Ja një brigadë e UÇK-së…’, s’ishte e UÇK-së. Nuk ishte brigadë e UÇK-së. Ajo dorëzoi armët dhe serbët u mburrën fortë. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet”, u shpreh Klosi.
Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.
Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm:
No comments:
Post a Comment