2023-03-15

PSE DIKUSH PO LUAN PRAP ME FATIN E SHQIPTARËVE

                   




                            Akademik Prof Dr Hakif Bajrami


 

Asnjë burrshteti botëror nuk e ka ndier peshën e tragjedisë shqiptare për dy shekuj, sikurse Bill Klinton dhe Gjorgjrgj Bushi (i Riu). Faktet: Bill Klinton do t` i drejtohet Gjeneralit Wlesli Clark më 15 shtator 1998 në Univerzitetin e Mbrojtjës Kombëtare me këtë fjali: “Ti do të jesh i gatshëm të kujdesësh për Kosovën”; Ndërsa, Gjorgj Bushi i Ri më 10 qershor 2007, në Tiranë i drejtohet opinionint botëror:” Çka është mjaft, mjaft është. Kosova duhet të shpallet e pavarur”. 

 

Dhe u shpall më 17 shkurt 2008, për ta pranuar për një kohë rekorde 116 shtete demokratike të mbarë globit.

Çka ndodhëte me këtë shpallje. Përmirësohej një gabim tragjik që kishin bërë fuqitë Evropiane ndaj shqiptarëve, nepër kongrese e konferenca. Të jemi të sakt, më 1877 Kongresi i Berlinit ia dhuroi tapinë Serbisë për 714 katunde shqiptare dhe 6 qytete të Sanxhakut Nishit. Ndërsa, mbi gjysma e viseve shqiptare më 1913, nga Konferenca e Londrës iu dhuruan: Malit Zi, Serbisë dhe Greqisë. Ato pasoja kombi shqiptar i ka përjetuar gjatë shekullit XX-të në shkallën më tragjike, pa i hyrë askujtë në hak. E vërteta, kurrë shqiptarët nuk e ndalën luftën e tyre çlirimtare nga viti 1945.

Por, ishte injoruar gjithëmonë lufta jonë e drejtë deri më 1999, madje edhe kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftonte frontalisht kundër RFJ-ës (Jugosllavisë Tretë).

Në Luftën e fundit çlirimtare të UÇK-ës më 1998/99, kur KS OKB më 31 mars 1998 doli hapur me Rezolutë nr. 1160; pas Epopesë së Jasharajve më 5-7 mars 1998; pas grupit të Kontaktit më 9 mars 1998; pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 22 mars 1998, duke u mbështetur në Kaptinën e VII-të të Kartës së OKB-ës. Ata që i kuptojnë proceset politike dhe shoqërore në botë, menduan se më në fund pas shumë tragjedive Kombit Shqiptar do t` i kthehen të drejtat civilizuese, e të cilat

kurrë nuk i kishin gëzuar. Edhe më konkret, më 23 shtator 1998 KS OKB do ta aprovojë Rezolutën nr. 1199 ku sërish mbështetej në Kaptinën VII të Kartës së OKB-ës, duke i autorizuar shtetet antare për t` i përdorë të gjitha mjetet që i posedojnë” me qellim që tragjedia shqiptare të pengohet.

SI ndodhi UÇK dhe NATO të gjinden në një luftë të drejtë

Me daljen në publik të UÇK-ës, të gjithë njerëzit e drejtësisë në glob, sikur iu ndalë fryma nga emocionet njerëzore, sepse kishin dëgjuar gjithëfar fjalësh për luftën shqiptare në Kosovë, deri te:“kemi të bëjmë me një maskim tetaral; kemi të bëjmë me terrorist” etj. Ndërsa, ngjarjet treguan se UÇK ishte realitet i luftës së drejtë, dhe ishin rrokë armët, jo për teatër por për një kauzë: Ja vdekje, ja liri.Po, edhe sot (2023) ka zëra që e minimizojnë vlerën historike të UÇK-ës, duke propoganduar politikë të klaneve dhe klientelave të tyre, pale se mos po u krijohën shansat që ta marrin sërish

pushtetin nga lartë, për ta bërë pasurinë e Kosovës sërish “rrush e kumbulla”. E kush dëshiron për të mësuar se sa mund dhe dituri është hargjuar nga UÇK+ NATO për çlirimin e Kosovës, le ta lexojë me kujdes librin monumantal me titull: Bedri Islami, “Përjetësia e dyfishtë-Fehmiu dhe Xheva, një jetë e jashtëzakonshme”, Tiranë 2022, f.704.

Por, që të kuptohet tërësia e luftës së drejtë për Kosovën duhet lexuar edhe : Gjeneral Wesley K. Clark, Të bësh luftë moderne, Prishtinë 2022,f.511. E sido që të jetë, Kosova u çlirua me luftën e UÇK-ës dhe NATO-s, më 9 qershor 1999, kur RFJ e nënshkroi kapitullimin në Kumanovë. Megjithë këtë, KS OKB do të përpilojë një rezolutë nr.1244, me të cilën parashiheshin disa modalitete që kufijtë e RFJ-ës mos të cenohen, por që ushtria dhe policia serbe të largohen nga Kosova. Lidhur me këtë, kur pas pesë muajsh u mësua se Serbia me luftë e kishte okupuar Kosovën më 1912, dhe me luftë çlirimtare e kishte humb, atëherë Rezoluta në fjalë mbeti vetëm një shesh germash në letër. Dhe, deri më 17 shkurt 2008 ka pasë matje të muskujve në mes Lindjes (Rusisë+Serbisë) agresore dhe Perendimit (shteteve të NATO-s)demkratike, por që gjithëmonë, është zhvilluar luftë kundër drejtësisë (Rusia dhe Serbia me disa satelitë) me një anë, dhe për drejtësinë (SHBA+BE) në anën tjetër.

E vërteta, mbeturinat e nazifashizmit në Serbi gjatë gjithë kësaj kohe kanë bërë plane se si një ditë duhet të kthehen në Kosovën e përgjakur, për ta vazhduar zanatin e vjetër të kolonizimit me slave dhe të vrasjeve publike duke krijuar varreza masive, dhe, duke bartur sërish kufoma deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë të krimeve para Tribunalit Hagës. Për këtë tragjedi shqiptare, krimet serbe shumë shpejtë u kamufluan me “ballfaqime” debatike, atmosferë kjo që i konvenonte dhe i konvenon Beogrdait në stilin: ka pasë gjenocid, nuk ka pasë gjenocid në Kosovë”. Gradualisht, qarqet ruse dhe serbe do ta amortizojnë akuzën se ka pasë gjenocidë në Kosovë, përkundër faktit se kemi të bëjmë me 600 varreza masive, me vrasje publike të civilëve, me deportimin e afro një milion shqiptarëve nga Kosova, me krijimin e katër kampeve të përqëmdrimit si rrjedhojë se ekzistonte Plani për shfarosje të shqiptarëve sikurse më 1877 për Sanxhakun e Nishit: siç ishte kampi në Bllacë, në Stankovec, në Çegan të Maqedonis dhe Kukës të

Shqipërisë (1999). Por, shumë shpejtë u harruan këto mizori edhe me propoganden e LDK-ës për çdo ditë bota informative po ushehej se “ka apsë vrasje të antarëve të saj nga UÇK-ja”. Akuzë kjo që përfundoi me krijimin e Gjykatës Speciale, që nominalisht quhet e Kosovës, e që vepron në Hagë, por që nuk e ka asnjë lidhje as nuk i jep asnjë llogari Kuvendit Kosovës, që e themeloi. Ky realitet është në kundershtim me Kartën OKB-ës, pa asnjë dyshim. Po kujtë t` i thuhet kur turri për ta defaktorizuar luftën e UÇK-ës nuk ka të ndalur edhe sot me metafora dhe trillime të çdo farkatarie primitive mendore.

Fenomenet kriminale i përgatitin kriminelët dhe ata prap akuzojnë Kush e trilloi “Shtëpinë e Verdhë” në Malësi, ku pranë torishtës bagëtive: “bëheshin transpalntimet e organeve njerëzore”, askush tjetër përpos Millan S, Protiq dhe prokurori serbian i Beogrdait. E në këtë zejtari dihet botërisht se i ndihmuan edhe disa shqipfolës, por ata po mbahen të mbrojtur diku nepër bordelet e tyre nepër botë, sikrse nazifashistet e Hitlerit. Por, fajet se e kemi siellë UÇK-ën dhe Republikën e Kosovës buzë defakrorizimit, faji është edhe i një shtrese jo të vogël të shqiptarëve. Por, të kuptohemi se UNMIK dhe EULEX nuk kanë ardhur që ta mbrojnë realitetin.

Madje, nuk kanë lejuar që asnjë instutucion i Kosovës t` i hulumtojë krimet dhe të dali publikisht me rezuatate. Po, janë botuar shumë libra mbi krimet dhe gjencidin në Kosovë. Por ato BE nuk i pranon si akuza, por vetëm si “rrefime individuale”. Madje i quan “botime private e jo instutucionale”, sepse sipas tyre, Kosova “nuk ka institucione kredibile”.Mbi këtë koncept trishtues politik në BE dhe KS OKB shtrohet një pyetje logjike: Si është e mundur që dokumentet “sekrete” të Gjykatës Speciale për UÇK-ën, t` i siellin njerzit e “panjohur” në Selinë e Veteranëve të UÇK-ës, dhe të privohen nga liria e të gjykohen me burg zyrtarët që nuk e kishin asnjë lidhje me ato dikumente. Tash shtrohet pyretja shtesë shknecorisht e sakt: para 10 ditëve, Prokuroria e Gjykatës Speciale “të Kosovës”, i lëshoi për publik rreth 50 emra te të vrarëve më 1999 dhe 2000, me pretendime se i kanë kryer eprorët e UÇK-ës. Këtë montim mund ta bëjnë vetëm ata pasardhës të atyre, që montuan ndarje të trojeve shqiptare më 1913, ose ata që na quanin “terroristë” deri në nëntor 1998. A nuk do të thot kjo, se katër zyrtarëve të lartë që janë burgosur në Hagë, qysh tani po u pregatitet një atentat sui generisë, e që është i mundur vetëm kundër shqiptarëve?. Jo, këtë padrejtësi kombi shqiptar nuk do ta kaperdi me lehtësi sot, sepse  nuk është më koha e Kongresit Berlinit (1878), koha e Konferencës Londërs (1913) etj për pranim

të rezultateteve të vrasësve të një populli të tërë pa dallim. Madje, as ato padrejtësi nuk i pat kapërdi shqiptaria. Por, u detyra që të luftoi për një shekull për t` i xhveshë dhe luftuar e përmirësuar deri në një masë vendimet e “tryezave të zdralta diplomatike nga padrejtësia”, siq ka thënë Hasan Prishtina dhe prof Mehmet Vokshi më 1930.

Pse mos ta argumentojmë pohimin tonë për tragjedinë shqiptare më 1913

Ja se çka i porositë Nikolla Pashiqi eporët ushtrak dhe policor më 17 dhjetor 1912. Ata porositën që të falsifikojnë telegrame, dhe ato të dërgohen kinse janë dërguar nga: Peja, Gjakova, Prizreni dhe Dibra, me këtë përmbajtje: “Këtë moment (17 XII 1912) dhe sa më parë dergoni telegrame dhe i luteni më shkrim Konferencës Londërës, sidomos Edurad Greit se popullsia e: Pejës,Gjakovës, Prizrenit dhe Dibrës është serbe, serbisht flasin në familje dhe nuk duan të jetojnë nën Shqipërinë Bregdetare”. (Përshkrim strikt nga origjinali në AVIIB. P. IV/17 XII 1912 Beograd-HB).

Shtrohet pyetja tash (në mars 2023), a nuk është skenar i njejtë kur nga Republika e Kosovës kërkohet për t` u themeluar Asiciacioni një etnik serbian, dhe atë po e realizojnë dy diplomatë që vijnë nga shtetet që nuk e pranojnë Kosovën( Borel-Spanja dhe Llakçak-Sllovakia).

E lidhur me këtë edhe më konkret. Planit Franko-Gjerman në porces iu bashua përfaqsuesi i Italisë (kryetari).

Ndërsa në anën tjetër Borelit dhe Llajçakut terthorazi po i bashkohet Ministri i Punëve të Jashtëme të Greqisë. E ne nuk e dijmë se çka po flitet prapa “perdeve”, kinse…. 

E gjithnjë në lidhje me këto prapaskena diplomatike, në vned se ta përkrahin procesin e forcimit të shtetit Kosovës, PDK dhe LDK në anën tjetër për çdo ditë llomotitin luftë për ta marrë pushtetin. Dhe në valën e kësaj lufte këto ditë është lansuar një rrenë ordinere, duke provuar që terthorazi ta akuzojnë Albin Kurtin për diplomacinë e ulët, që e ushtrojnë Borrel, Llajaçak dhe Eskobar, me konotacione se “Serbia i duhet Prendimit”.

 Po pse nuk shtrohet pyetja ndryshe se: “Perendimi i duhet Serbisë”, kuptohet duke e përjetuar Serbia nazifashiste atë që ka përjetuar Gjermania më 1945/6. Dihet se Gjermania nazifashite ishte ndarë në zona: Në zonën Amerikane u denuan me burg 95000 persona; në zonën Ruse u denuan 67000 perosona; në Zonën Angleze u denuan 64000 perosona (gjrrmanë); në Zonën Franceze u denuan 19000 gjermanë. Pa të drejtë pune në profesion u denuan në zonën Britanike 320 000 gjermanë, në zonën franceze u denuan 70 000 gjermanë, në zonat amerikane dhe ruse u denuan pa të drejta pune rreth 200 000 gjermanë. Mu për këtë Gjermania sot është shtet modern dhe demokratik, sepse e ka larë fajin të cilin e ka ndier në kurriz. E nëse taktizohet me Serbinë për t` iu larguar fajit pale mos po e nxierrim nga “Tryeza ruse” le të dihet se është punë e kotë, aq më parë duke e josh Beogradin me toka shqiptare. Ky realite popull i nderuar shqiptar po ndodhë para syve tanë dhe shumë kush është verbuar.

E verbëria është më tragjike nëse e krijojmë vet Lidhur me këtë, kinse “Marrëveshje xhentelemne” Ramiz Alia-Ibrahim Rugova në Tiranë paska ngja, kujtoi se është intriga më e ashpër që kam dëgjuar ndonjëjherë kundër UÇK-ës, sepse synon defaktorizimin e saj. Dihet se grupet e para që shkuan në Tiranë për ushtrime ushtrake ishin me adresë të sakt. Ato grupe ishin: Grupi i Zahir Pajazitit (Llapi), Grupi i Adem Jasharit (Drenica), Grupi i Sali Çekut (Dukagjini) dhe Grupi i Ahmet Hoxhës nga Ferizaji. Dilni e folni hapur me fakte a ka pasë marrëveshje të tillë? Xhavit Haliti dhe Shaban Sinnai, se jeni prezent në ato ngajrje të shekullit.

 Dihet fakti se këto grupe do të zhvillojnë luftëra guerile deri me daljën publike të UÇK-ës në Prekaz, më rastin e varrimit të mësuesit patriot Halit Geci. Por fakti se në qershor 1998,komplet tërë njësia e FARK-ut dezertoi në Dukagjin nga lufta, tregon qartë se Marrëveshje

Xhentelmene në Tiranë nuk ka pasë. E kundërta, ka pasë pengesa seroze por akteret që i ushtruan djemtë e Kosovës në Tiranë, janë të njohjur dhe historia kombëtare emrat e tyre do i shënoi me germa të arta. Por, mos ta harrojmë edhe këtë, se në emër të LDK-ës ka pasë kerkesë dhe delegacion që ka kërkuar DEMOBILIZIMIN e UÇK dhe kthimin e saj nepër shtëpia, në shtator 1998 në Drenicë. Dhe mos të hyjnë në procese tjera që janë edhe më të egra.

Tash shtrohet pyetja nëse Veriu i Kosovës i ofrohet Serbisë çka mshifet pas...

Historia thuhet se është mësuese e jetës. Prandaj, duhet studiuar rastin e Berçkos në Bosnje si pasojë e coptimit të saj në Dejton më 1995. Po, është diskutuar një kohë të gjatë a do t` i takojë Berçko entutetit boshnjak apo serbian. Dhe diplomacia politike kishte ardhur në përfundim se Berçko nuk duhet t` i takojë asnjerës palë. Prndaj, a do të shfrytëzohet Veriu i Kosovës për“konsumim” diplomatik të Borelit (Spanjës) dhe Llajçakut (Sllovakisë), ku bashkangjitën edhe TRI shtete tjera evropiane që nuk e njohin Republikën e Kosovës, është çësjtje që diplomacia e Kosovës duhet ta zbulojë në kontaktin e Ohrit më 18 mars 2023. Dhe a do të shpërthejë Aleksandër  Vuçiq në Ohër që: “ka potencial ushtrak që ta kthej ushtrinë dhe policinë në Kosovë për 5 ditë”,ngjajshëm sikurse Millosheviqi që tha më 22 mars 1999 në Beograd në prani të Hollbrukut, se “më duhen PESË ditë për ta eliminuar UÇK-ën”. Mbi të gjithë, nëse Veriut të Koosvës i jipet një status ala Brçko, atëherë le të dihet se vendimi është proserbian dhe hapur e cenon Kushtetutën e Kosovës, mbi të cilën ish përfaqsuesi politik i UÇK e ka shpallë të pabarur me PELQIM të SHBA+BE.

Këtu jemi të patundur.

Edhe një pyetje shtrohet para opinionit. A ka sot në ekipin e Borelit-Lljaçakut tipa të oficerit francez nga vera e vitit 1998 që i zbuloi planet e NATO-s palës serbe. Si po rriedhin ngjarjet po tregohet se po, ka edhe nuk është fjala vetëm për një individ por është fjala për një shtab ushtrako-policor që frymzohet dhe finansohet nga Shtabi i Vagnerit me seli në jug të Nishit. E kur e themi këtë shtrohet pyetja notore: a do t` i ruajnë si dikur shqiptarët kishat serbe, a do të sillen si dikur ndaj atyre që synojnë ta shfarosin t` ua kthejnë me norma Biblike: “më mësho në këtë faqe,por mos harro të më bëish vred edhe në faqen tjetër. Bile, edhe të ma theish nofullën”.Unë mednoi se ka kaluar ajo kohë e ‘urtisë’ dhe e çyqarisë rreligjioze, edhe pse dikush po provon të luaj me fatin e shqiptarëve, sikurse më 1913.

Më duhet ta mbylli këtë shkrim me një shembull se vet Papa pati dalur me lutje drejtuar NATO-s:“Ndaleni bombardimet kundër Serbisë”. Tani, pse Papa nuk del me një lutje: “Ndaleni tregtinë me troje shqiptare, se çka është mjaft, mjaft është”.

 Po jo se nuk na pranon se Vatikani si shtet, por sikur nuk duan të veçohen nga Irani, Siria, Rusia dhe Serbia si satelit dhe tregtar të fortë i shitjës së armëve kudo nepër luftëra lokale nepër botë!

Jo vetëm kaq. Në studimet pasuniverzitare më 1972-1974 pata mësuar se në botë çrakulojnë tri lloje të diplomacisë: Diplomacia e mbështetur në kërcnime; Diplomacia e mbështur në forcë dhe Diplomacia e mbështetur në filozofi me detyrim.

 Nuk e di cilit grup i takon pozicioni i Kosovës, por amerikani që po provon të japi gol nga korrneri nuk është as Bil Klinton, as Ollbrajt, as Hollbruk e më së pakut Gjenral Vesli Klark. Duhet të dihet se shteti i Kosovës sot ka përfaqsues të denjë që i njohin të rrafshet e diplomacisë dhe filozofisë së shtetndertimit. Kjo për faktin se akterët kanë ndryshuar në të gjitha strukturat e globit. Këtë atmosferë dikush ia ka përgatitë Serbisë, prandaj është gjithnjë e më agresive kudo që ka mundësi, politike, diplomatike dhe ushtrake.

 E vërteta, duhet të mësohet se Kosova është shtet, dhe lufta për defaktorizimin e tij nuk kalon.

Më 15 mars 2023 Prishtinë

 

Autor i shkrimit është historiani i njohur shqiptar Akademik Profesor Doktor Hakif Bajrami historian shqiptar. U lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit. Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975. Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.

Botime

1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;

2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;

3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;

4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;

5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;

6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);

7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;

8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;

9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;

10.           Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;

11.           Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;

12.           Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);

13.           Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;

14.           Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;

15.           Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;

16.           Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;

17.           Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;

18.           Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;

19.           Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;

20.           Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;

21.           Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;

22.           Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;

23.           Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

24.           Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;

25.           Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;

26.           Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;

27.           Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;

28.           Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941, Prishtinë, 2008, fq. 462;

29.           Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);

30.           “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;

31.           Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.

32.           Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;

33.           Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357.

(Përgatiti pë shtyp:F.Bruqi).


No comments:

Post a Comment

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...