Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në ABC News e cilësoi të drejtë vendimin e arsyetuar nga Kreu i KQZ-së Celibashi, per shtyrjen me 48 ore të regjistrimit te PD-së në zgjedhje. Ajo beson se Basha do ta kryejë këtë detyre pa asnjë ngurim, nen presion nga ndërkombëtarët.
“Vendimi i z.Celibashi është i bazuar në ligj. Basha si çeço do e bëjë një autorizim të ri, sic e kërkon ligji. Rezistenca që ka bërë Sefa sot tregon se nuk janë ujëra shumë të mira mes Alibeajt dhe Bashës. Një kapje prej veshi nga ambasadorja e SHBA për t’ ulur për të zgjidhur këtë ngërc, PD është bërë një plackë që po shtyhet nga të gjitha palët për interesa personale”
Gjikondi tha se pas takimit të ambasadores Amerikane Kim me Metën koalicioni i pretenduar i Berishës me të mund të rrezikohet.
“Kim flet më shumë me përjashtimin se sa me atë që takon. Edhe takimet janë për t’I dhënë një mesazhi për Berishën ishte i qartë, ti nuk je i pranuar per SHBA.”
No comments:
Post a Comment