2023-03-12

Regjisori i njohur thotë se e din kush e vrau Kennedyn


Vrasja e presidentit amerikan, John F. Kennedy, nga agjencitë e inteligjencës përfshirë edhe CIA-n, nuk është më një ‘teori konspiracioni’, por fakt, ka thënë regjisori i famshëm amerikan, Oliver Stone.

Autori i disa nga filmave më të famshëm të Hollywood-it, thotë se ka zbuluar të vërtetën për vrasjen tragjike të presidentit të SHBA-ve, John F Kennedy, shkruan Daily Mail.

Oliver Stone, kohët e fundit ka punuar një dokumentar për kampin famëkeq ushtarak në Gjirin e Guantanamos dhe për informatorin e rrjetit “Wikileaks”, Edward Snowden.

Dokumentari mbi vrasjen misterioze të presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara, i titulluar “JFK Revisited”, do të publikohet të premten që vjen më 26 nëntor.

Ai vjen si ndjekës i filmit fitues të “Oskars” të vitit 1991, “JFK”, ku  shfaqen skena rreth mbulimit të shkaqeve të vrasjes dhe autorëve të saj, nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Versioni zyrtar i ngjarjeve thotë se, presidenti u vra nga 24-vjeçari, Lee Harvey Oswald, më 22 nëntor 1963, kur ai qëlloi tre herë nga libraria e nje shkolle lokale në Texas.


Por, Oswald u vra dy vjet më vonë në mënyrë misterioze, pasi raportoi në hetuesi se ishte i shtyrë të kryente krimin.

Regjisori, Stone, beson se J.F.Kennedy është vrarë nga “Central Intelligence Agency”(CIA) dhe bashkëpunëtorët e saj.

“Për mendimin tim ky ishte një “grusht shtet” kundër një presidenti që po përpiqej që me hapa të vegjël të ndryshonte gjërat e shëmtuara të këtij vendi”, tha regjisori, Stone.

Ai thotë se nuk mjafton vetëm vendimi i një njeriu, për vrasjen e një presidenti.

“Kur vritet një president i Shteteve të Bashkuara në mes të ditës, para syve të të gjithë botës, njerëzit e kuptonin se kishte forca më të mëdha sesa vendimi i një njeriu”, ka shtuar ai.

“Provat fillestare nuk qëndrojnë dot në këmbë edhe sot, ato do të refuzoheshin vazhdimisht nga gjykata që në ditën e parë”, ka sqaruar Stone.

Suksesi i dokumentari të tij të parë, “JFK” të vitit 1991, ka pasur influencë të madhe në opinionin publik.

Që nga viti 1992, vazhdimisht u shtynë të gjitha hetimet, zbulimet e të dhënat në lidhje me këtë ngjarje.

Presidenti aktual amerikan, Joe Biden, përsëri shtyu publikimin e hetimeve mbi presidentin J.F. Kennedy, duke cituar si arsye pandeminë e COVID-19.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...