Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/12

Gara për kreun e KMSH-së, Skënder Bruçaj tregon arsyet pse u tërhoq

 Kreu aktual i Komunitetit Mysliman Shqiptar u tërhoq nga gara për kreun e këtij komuniteti vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Teksa pritet të nisë votimi për zgjedhjen e kreut të ri, Bruçaj ka mbajtur një fjalim, ku ka treguar ndër të tjera arsyet e tërheqjes nga gara.

“Sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë me përgjegjësi. Tërheqja ime në garën për kreun e KMSH-së është edhe për t’i hapur një rrugë të re teologëve të nderuar”, tha ndër të tjera Bruçaj, i cili ka përfunduar fjalën e tij pak minuta më parë.

Tirana Today mëson se kandidatët do të prezantojnë platformat dhe më pas do të nisë procesi i votimit.

Në garë për kreun e KMSH-së janë myftiu i Tiranës Ylli Gurra, myftiu i Lushnjes Gramoz Vlliku dhe nënkryetar i KMSH, Bujar Spahiu.

No comments:

Post a Comment

Shkruan Akademik Prof.dr.PHD. Flori Bruqi nga Prishtina : Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel

    Ismajl Kadare nuk e morri çmimin Nobel  Në një intervistë të shkurtër me vetëm 3 pyetje, shkrimtari i madh Isamil  Kadare  foli pak, por...