2023-03-18

Vjosa Park Kombëtar, Spartak Ngjela: Dështoi plani Rama-Vuçiç!

 


Shkruar nga Spartak Ngjela

Vjosa Park Kombëtar, Spartak Ngjela: Dështoi plani

Avokati i njohur,  Spartak Ngjela është shprehur se krerët e politikës serbe antishqiptare në Beograd nuk e kanë pritur mirë shpalljen e lumit Vjosa me mbrojte të veçantë ndërkombëtare. Ngjela shton se i mërzitur po ashtu ishte edhe kryeministri Edi Rama, pasi i dështoi plani antishqiptar.

"Janë të mërzitur krerët e politikës serbe antishqiptare në Beograd për shpalljen e lumit Vjosa me mbrojte të veçantë ndërkombëtare.
Vjosa është lumi më i bukur i Evropës.
Pushtuesit e tokave shqiptare, me qeveritë e tyre, e urrejnë këtë bukuri magjike të Arbërisë.
Ata kapën tre kryeministra shqiptarë që ta prishnin bukurinë magjike të lumit Vjosa me hidrocentrale.
Asgjë nuk bënë dot.
I mërzitur ishte edhe kryeministri Rama.
Por jo shqiptarët, të cilët gjithmonë pyesin: kur do të shpëtojmë nga kryeministrat antikombëtare?", shkruan Ngjela në Facebook. 

Pas disa vitesh debatesh që përfshinë edhe figura publike ndërkombëtare, tashmë vendimi për shpalljen e lumit Vjosa, Park Kombëtar me sipërfaqe 12,727 ha është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas vendimit sipërfaqja e përgjithshme e Parkut Kombëtar përbëhet nga 6,030 ha ose 47.3% janë sipërfaqe ujore; 4,593 ha ose 36.1% janë sipërfaqe bregore, fusha e ulët e përmbytjeve aktive, 1,199 ha ose 9.5% janë sipërfaqe tokësore (breza lumore, shpatet e kanioneve dhe rrëpirat e gërryeshme) dhe 905 ha ose 7.1% janë breza lumorë të prirur për t’u gërryer, sipas përcaktimeve të vendimit.

Sakaq plani i menaxhimit dhe objektivat e ruajtjes së zonës do të hartohen dhe miratohen nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe ministria përgjegjëse, brenda 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Plani i menaxhimit të Vjosës sipas vendimit do të hartohet në bashkëpunim me bashkitë, me publikun e interesuar, shoqërinë civile dhe me pronarët privatë, pronat e të cilëve shtrihen brenda territorit të zonës së mbrojtur.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...