2023-03-19

Vuk Jeremiq për ujdinë e Ohrit: Kjo tradhti mund të parandalohet vetëm me referendum

 


Ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq ka drejtuar kritika ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për dakordimin e arritur me Kosovën mbrëmë në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Kjo është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë sovrane të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani plani i zbatimit është pranuar, siç thotë Borrell, ” në plotëni”.

“Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shkruan ai në rrjetet sociale, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq i drejtohet opinionit, tregon pse nuk firmosi asgjë në Ohër

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti.

Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“ Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri deri në këto vija të kuqe.

Vuçiq i drejtohet opinionit, tregon pse nuk firmosi asgjë në Ohër

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e tij para opinionit publik ka folur për Aneksin e Marrëveshjes, për të cilën dje në Ohër ka rënë dakord me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti.

Ai tha se dje kanë pasur një raund dialogu që siç tha ai fuqitë evropiane dhe botërore e bënë shumë të rëndësishme në media.

“Bisedimet nuk janë asnjëherë të lehta sepse palët janë të kundërta dhe kanë interesa të ndryshme”

Vuçiq tha se ditëve të kaluara ishte ekspozuar ndaj një orteku të të pavërtetave si në vend ashtu edhe në botë.

Kreu i shtetit serb lexoi të gjithë aneksin në konferencë, raporton Danas, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk është veçanërisht e vështirë për ne. Do të ketë shumë gjëra më të vështira për ne në të ardhmen”, tha Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk varet më vetëm nga vullneti i mirë i Prishtinës.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka firmosur asgjë në Ohër.

“ Nuk kam nënshkruar sepse Serbia është një vend i njohur ndërkombëtarisht dhe Kosova nuk është për mua. Dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Vuçiq deklaroi se vijat e kuqe janë “kundërshtimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB”.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të punojë në zbatimin e saj deri deri në këto vija të kuqe.

Vuçiq: Nuk u pajtuam rreth personave të pagjetur, pasi Kurti më kërkoi reparacione të luftës

 


Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu adresua mediave në lidhje me takimin e djeshëm që pati me kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësuesit e BE-së në Ohër, për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë për normalizimin e marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiqi, ndër të tjera, tha se nuk kanë rënë dakord për çështjen e personave të pagjetur, pasi Kurti i ka kërkuar reparacione të luftës.

“Tani vijmë te pjesa e rëndësishme, që janë personat e zhdukur… Fatkeqësisht, Prishtina e përdori atë si një formë presioni ndaj Serbisë për shkak të reparacioneve të luftës”, tha Vuçiqi.

Gjermania uron Kosovën dhe Serbinë: Tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord

 


Gjermania e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, në takimin e djeshëm 12 orësh, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kështu ka shkruar zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, i cili ka shtuar se tani duhet të zbatohet marrëveshja që është rënë dakord mes dy palëve, njofton Klankosova.tv.

“Urime për këtë progres për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një pikëmbështetje të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane!”, ka thënë Hebestreit.



Krejt çka ndodhi dje në Ohër, deri tek arritja e marrëveshjes Kosovë – Serbi

 

dialogu takimi

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, mbrëmë arritën një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh në Ohër, pas rreth 12 orë diskutimesh, që u përcoll me pauza e me rikthime në tavolinën e diskutimit.

Takimet filluan qysh në orën 10:30, fillimisht një takim i ndarë i kryediplomatit evropian Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së Mirosllav Lajçak, me presidentin serb Aleksandër Vuçiqi.

Pas takimit me Vuçiqin, dy përfaqësuesit e BE-së pritën në takim edhe Kurtin.

Ndërkohë, para takimit veçmas me Borrellin e Lajçakun, Kurti u takua me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku temë e diskutimit ishte takimi dhe pritjet nga aty.

Ani se në agjendë takimi trelateral planifikohej të fillonte rreth orës 12:00, tejzgjatja e atyre veçmas bëri që i njëjti të fillonte rreth orës 15:00.

Takimi u ndërpre rreth orës 16:45, më pas për të vazhduar sërish rreth një orë më vonë. Edhe pse mendohej se do të ketë sërish takime bilaterale, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Pas rikthimit në tavolinën e diskutimit, pati edhe një pauzë të dytë, për t’u rikthyer më pas sërish në diskutim.

Rreth orës 22:00, takimi më në fund përfundoi.

Pas takimit, i pari për media foli presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se nuk ka nënshkruar asgjë dhe se sipas tij, ky proces tek po fillon. Tutje ai tha se për palën serbe është e rëndësishme formimi i Asociacionit në përputhje me marrëveshjet e arritura më parë në kuadër të negociatave, teksa shtoi se është folur edhe për personat e pagjetur.

Ai tregoi se kryeministri Kurti ka këmbëngulur gjatë gjithë ditës që të ketë një nënshkrim.

Më pas, në konferencë për media doli vetë Borrelli, i cili e dha lajmin e shumëpritur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit.

“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, kemi një pajtim mbi atë se si do të bëhet”, u shpreh Borrell.

Tutje ai tha se synimi i sotëm ishte që Kosova e Serbia të pajtoheshin me atë se si të implementohej marrëveshja e pranuar më 27 shkurt, por sipas tij, çështja ishte se si të zbatohej, çfarë duhet bërë e deri kur duhet bërë.

Borrell po ashtu tha se Kosova është pajtuar që të nisë menjëherë të sigurohet vetëmenaxhimi i komunitetit serb dhe se palët janë pajtuar për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur.

Borrell gjithashtu bëri të ditur se fillimisht ishte propozuar një aneks më i detajuar, por se palët nuk kanë  arritur një pajtim mbi atë version.

Krejt në fund, Shefi i diplomacisë evropiane tha se Bashkimi Evropian ‘me forcë’ do t’i kërkojë Kosovës e Serbisë që t’i përmbushin obligimet e tyre dhe se sipas tij, mos-përmbushja e tyre do të ketë pasoja.

Borrell tha se duhet të fokusohen tek përmbajtja e asaj që është dakorduar sot dhe se sipas tij, është e qartë se të dy palët do të kenë përfitime të konsiderueshme nga kjo marrëveshje.

“Të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së dhe liderët e BE-së do të takohen të enjten e të premten në Këshillin e BE-së ku do t’i njoftoj për këto bisedime dhe për angazhimin nga të dyja palët, për të implementuar plotësisht dhe shpejt detyrimet e tyre”, është shprehur Borrell, njofton Klankosova.tv.

I dërguari i ShBA-së, Gabriel Escobar, e përshëndeti arritjen e marrëveshjes, duke thënë se marrëveshja është e vështirë, por e domosdoshme për të gjetur marrëdhënieve paqësore dhe afatgjata.

“Kjo marrëveshje jo vetëm që hap derën për integrim evropian por edhe për paqen rajonale. Ishte moment vizionar. Do të bëjmë gjithçka që kjo marrëveshje të zbatohet”, u shpreh Escobar, i cili ishte i pranishëm në bisedime, në rolin e vëzhguesit.

I fundit që foli për media ishte kryeministri Albin Kurti, i cili tha se me Serbinë është arritur pajtimi publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Ai tha se në marrëveshjen bazë është njohje e ndërsjellë de-facto.

Tutje, ai tha se i takon BE-së që të gjejë mekanizmin për ta bërë këtë marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

I pari i Qeverisë po ashtu foli për çështjen e të pagjeturve, duke thënë se adresimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe urgjencë e veçantë.

Bashkimi Evropian më pas publikoi përmbajtjen e Aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim raportesh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Teksti i plotë:

Kjo shtojcë është pjesë integrale e Marrëveshjes.

 

Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për të respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe të implementojnë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi, në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Palët kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i Implementimit do të bëhet pjesë kyçe e proceseve të tyre të anëtarësimit në BE. Palët marrin shënim se menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, lehtësuesja, BE-ja do të nisë procesin për të amandamentuar Kapitullin 35 për Serbinë për të pasqyruar detyrimet e reja të Serbisë që rrjedhin nga Marrëveshja dhe ky Aneks. Agjenda e Grupit Special të Kosovës për Normalizim po ashtu do të reflektojë obligimet e reja të Kosovës që burojnë nga Marrëveshja dhe Aneksi.

Palët bien dakord që të miratojnë si çështje urgjente Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Për ta implementuar nenin 7, Kosova fillon menjëherë negociatat brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të krijuar aranzhime dhe garanci specifike për të siguruar nivel të përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse në dialog, siç përcaktohet nga BE-ja lehtësuese.

Palët bien dakord që brenda 30 ditësh të krijojnë një Komitet të Përbashkët Monitorimi, të kryesuar nga BE-ja. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues.

Për ta implementuar nenin 9, BE-ja do të organizojë konferencë të donatorëve brenda 150 ditësh për të krijuar një paketë të investimeve dhe financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë disbursim nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë implementuar plotësisht.

Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet do të implementohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

Rendi i paragrafëve të këtij Aneksi është pa paragjykim ndaj rendit të implementimit të tyre.

Kosova dhe Serbia pajtohen të mos e bllokojnë implementimin e asnjërit nen.

Të gjitha diskutimet në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes do të zhvillohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia pajtohen se çdo mosrespektim i obligimeve nga Marrëveshja, Aneksi apo marrëveshjet e kaluara të dialogut, mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta negative për procesin e tyre përkatës të anëtarësimit në BE dhe ndihmën financiare që marrin nga BE-ja. /Klankosova.tv


“Mashtrues, dështimi ka emër-Albin Kurti”- kritikat për kryeministrin pas takimit të Ohrit nga opozita e analistët

Një takim maratonë u mbajt të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Edhe pse palët të shtunën nuk u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.

Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Albin  Kurti.

“Dështimi ka emër: Albin Kurti”

Kryeministri Albin Kurti po kritikohet ashpër nga opozita kosovare e analistët për takimin e Ohrit.

Është kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ai që po e quan mashtrim epilogun e Albin Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike.

Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë, që sipas tij Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                             Nga Flori Bruqi Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka ...