2023-06-29

Pesë vjetë pa ty i dashuri shok Akademik Prof.Dr.Bedri Zahiti(1950-2018)

 



              Në vend të in memoriamit

https://www.sa-kra.ch/pdf/Leksikon%20enciklopedik.pdf

Nga Leksikoni enciklopedik i Akademisë së Shkencave-Shqiptaro-Amerikaane 







                           BEDRI ZAHITI (1950-2018) 

Akademik Prof.Dr. Bedri Zahiti u lind më 10.07.1950Kçiq të Madh të Mitrovicës.

 Shkollën fillore e kreu në Skenderaj, të mesmen - gjimnazin e shkencave matematikore në Mitrovicë në vitin 1969. 

Në vitin 1974 e kreu Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. 

Specializimin e Mjekësisë Interne e kreu në vitin 1982 në Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Beogradit. 

Subspecializimin nga Kardiologjia e kreu në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Beogradit.

Temën e Magjistraturës e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, si dhe në vitin 2003 mbronë Gradën Doktor të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. 

Gjatë studimeve në Fakultetin e Mjekësisë për 3 vite rresht ushtroi studentet e gjeneratave të më vonshme si “demonstrator” nga lënda e mikrobiologjisë të  Akademik prof. dr. Osman Imami. 

Pas mbarimit të Fakultetit zgjidhet asistent pranë Instituteve dhe Katedrave në Fakultetin e Mjekësisë.

 Ka ligjëruar lëndën e Mjekësisë Interne në shkollën e mesme të Mjekësisë në Mitrovicë. 

Pas luftës ka kaluar në Klinikën Interne në Shërbimin Kardiologjik në Departamentin e kardiologjisë të Klinikës Interne të QKUK-së në Prishtinë, dhe gjatë kësaj kohe ka mbajtur ligjërata, kumtesa shkencore, referime,si dhe shkruan për revistën, “Medicus”

Në kongresin e fundit të kardiologëve të Europes në Stockholm i është ndarë diploma “Fellow of the European Society of Cardiology (FESC)”

(Sot) me datën 29 qershor të vitit 2018, vdiq dhe u varros në fshatin Begaj. 

Punime shkencore të Akademik Prof.Dr Bedri Zahitit
-G. Dragusha, A. Fusha, R. Manaj, B. Zahiti, “Ndikimi medikamentoz në zgjatjen e systoles elektrike te ethet reumatike”, (Banja e Kllokotit,1986)
 -Bedri F Zahiti, “Fenomeni i Agut të mëngjesit tek dy të sëmurë në Shtëpinë e Shëndetit në Vushtrri”. 1988, 
-Bedri F Zahiti, Xh. Shkodra, S. Zahiti, “Sëmundja lumbo ishialgjike si shkaktar i apsentizmit tek punëtorët e komunës së Vushtrrisë”, 1988,

 -B. Zahiti, S. Zahiti, “Vështrimi i gjendjes së tuberkulozit në komunën e Vushtrrisë”, 1988

-B.Zahiti, S.Hyseni, S.Zahiti, XH.Shkodra, “Rëndësia dhe organizimi i Shërbimit të patronazhesh polivalente në Sh.Sh. në Vushtrri, në zbulimin e sëmundjeve masovike kronike”. 1988, Brezovicë), dhe punime tjera. 93

Marrë nga  faqja nr.93.i Librit : "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE", i autorit Flori Bruqi,Prishtinë, AAAS, New York,Tiranë , Prishtinë,Shkup , Mars,
2020.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...