2023/06/25

Lamtumirë Yuri Kim:shkofshë e kurrë mos u kthefshë në Shqipëri !

Ambasada Amerikane i ka dhënë lamtumirën Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset drejt Uashington DC, pas përfundimit të detyrës së saj në Shqipëri.

Stafi i dhuroi amabsadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga tre vitet e saj të fundit në Shqipëri  ndërsa shprehën mirënjohje për dhembushinë dhe kujdesin e saj ndaj tyre.

Gjithashtu Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi Kim flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës.

“Lamtumirë Ambasadore Kim!

Komuniteti i ambasadës u mblodh këtë javë për t’i thënë lamtumirë Ambasadores Yuri Kim teksa ajo niset nga Shqipëria për detyrën e saj të radhës në Uashington DC. Stafi amerikan dhe shqiptar ndanë vlerësimet për ambasadoren për përpjekjet e saj për të çuar përpara marrëdhëniet dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëheqjen e saj dhe për dhembshurinë dhe kujdesin e saj për punonjësit e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Stafi i dhuroi ambasadores një flamur të veçantë shqiptar dhe një album fotografik nga këto tre vjet e gjysmë të saj në Shqipëri. Detashmenti i Gardës së Marinës të Shteteve të Bashkuara i dhuroi ambasadores flamurin amerikan që valonte nga shtiza e flamurit të ambasadës”, shkruhet në postim.

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...