Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/25

Shmanget ‘lufta civile’ në Rusi, shefi i ushtirsë “Wagner” shihet duke u larguar nga Rostov


Dje ushtria Mercenar Wagner, kreu i së cilës është Yevgeny Prigozhin, deri dje miku i ngushtë i Putin, u nis drejt Moskës me një autokolone me tanke e ushtarë.

Shefi i ushtrisë njoftoi dje se do të niste në Moskë me 25 mijë burrat nën komandën e tij për të ndëshkuar ministrin Shoigu në një kryengritje të armatosur.

Ndërkohë, Prigozhin u pa duke u larguar nga selia e ushtrisë ruse në Rostov-on-Don me një makinë të shtunën vonë.

Ai u pa duke përshëndetur nga dritarja, teksa mësohet se ndërmjetësimi, u zhvillua në konsultim me Putin dhe zgjati gjatë gjithë ditës.

Më herët, Prigozhin tha se ka rënë dakord t’i jepte fund kryengritjes kundër udhëheqjes ushtarake ruse, pas ndërmjetësimit të presidentit bjellorus, Lukashenko.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...