2023-06-25

Kjo është familja që përjetoi tragjedi në Pejë, nëna dhe djali 5-vjeçar vdiqën pas vërshimeve të mëdha

Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për qytetin e Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Sinjali mëson se dy viktimat që humbën jetën ishin nga familja Ademaj, që jeton në lagjen “Asllan Qeshme”, vdekjen e të cilëve e konfirmoi nga ekipi mjekësor.

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas tragjedisë së shkaktuar nga vërshimet, ku nëna bashkë me fëmijën e saj 5-vjeçar kanë humbur jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Muhaxheri është shprehur i tronditur dhe ka ngushëlluar familjarët r viktimave, teksa ka thënë se ekipet e Komunës janë në terren.

 “Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan Qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Ndërkohë, ka reaguar edhe kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri, i cili u shpreh i tronditur dhe ka ngushëlluar familjarët e viktimave, teksa ka thënë se ekipet e komunës janë në terren.

“Gjatë kësaj kohe të vështirë, shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin tim të plotë. Shpresoj të kenë forcë për ta kaluar këtë situatë. Ndihma në kohë të vështira është thelbësore. Ekipet tona janë në terren dhe po e vëzhgojnë situatën e shkaktuar nga vërshimet”.


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shprehur gatishmërinë e kryeqytetit që me gjithë kapacitetet t’i dalin në ndihmë qytetarëve të Pejës, pas vërshimeve që lanë dy të vdekur e dëme të mëdha materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Rama shtoi se ndihma e tyre nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja.

Po ashtu, i pari i kryeqytetit i shprehi ngushëllime për humbjen e dy anëtarëve familjes Ademaj.

“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, u shpreh ai.



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...