2023-06-27

Promovohet libri i Llukman Halilit “Kosova 1990-1992“


Nga Flori Bruqi dhe Hana Marteli 

I ndjeri para luftës ka punuar gazetar në ish Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot” ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës në Poloni. Llukman Halili ishte nga Tërnoci i Bujanocit dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Shkencat Humane në Universitetin e Zarës në Kroaci dhe nga paslufta ka jetuar në Zvicër. Ai është edhe bashkautor me Blerim Shalën i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga ‘Zëri’ në vitin 1993. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër.(Flori Bruqi)

 


Prof.dr.sci.Llukman Halili 






Është promovuar libri "Kosova 1990-1992" i gazetarit dhe publicistit, Llukman Halili, i cili përmban raportet ditore e periodike nga Kosova për agjencinë e lajmeve HINA të Kroacisë. Autori nuk e arriti botimin e këtij libri, pasi ndërroi jetë më 2020 në Zvicër. Për librin e Halilit në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” folën ish-kolegët e bashkëveprimtarët e tij. Publicisti e diplomati, Avni Spahiu tha se çdo shfletim i faqeve të këtij libri është si një etje në kujtesën e kohës. “Janë ngjarje të renditura në mënyrë kronologjike që në tërësi paraqesin dëshmi autentike të lëna nga një autor që bëri punën e tij pa ndaluar, prej një gazetari profesionist”,tha Spahiu. Llukman Halili apo siç e kanë njohur kolegët e tij si Lluki, ka qenë gazetar në RTP dhe ish-studentë nga gjenerata e Zagrebit. Njëri nga kolegët e kësaj gjenerate Melazim Koci që njëkohësisht edhe përkthyesi i librit “Kosova 1990-92”, vlerësoi lartë veprën e tij. Për veprën e Halilit foli edhe deputetja e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlijaskaj dhe Daors Halili, djali i autorit të ndjerë.(Hana  Marteli )


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...