2023-06-29

Rreth 600 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

 Gjergj Kastrioti, i njohur zakonisht si Skënderbeu, ishte një feudal shqiptar dhe komandant ushtarak që udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane në atë që sot është Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. 



Ishte anëtar i familjes fisnike të Kastriotive, që  u dërgua peng në oborrin osman të Sulltanit.

Rreth 600  vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga ana e tij, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e luftërave 25-vjeçare të pandërprera të Gjergj Kastriotit.