Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/25

Ukraina rifiton territore në Donetsk

 


 – Ushtria ukrainase thotë se ka arritur përparime territoriale në rajonin lindor të Donetskut duke zmbrapsur trupat pushtuese ruse.

“Grupimi lindor i trupave filloi një ofensivë në disa seksione në të njëjtën kohë sot”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar në Telegram.

Ajo tha se gjatë procesit, trupat ruse ishin shtyrë prapa rreth qytetit të shkatërruar të Bakhmutit.

”Në seksione të tjera të frontit në rajonet Luhansk dhe Donetsk, luftëtarët e Kievit zmbrapsën sulmet e njësive ruse”, tha ajo.

”Ndërkohë ka luftime të ashpra në Ukrainën Jugore, ku forcat e Kievit po përpiqen gjithashtu të rimarrin tokën e pushtuar nga Rusia”, shtoi ajo.

”Ka një numër të madh viktimash nga pala ruse”, tha Maliar, megjithëse deklarata e saj nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...