Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/25

Yevgeny Prigozhin ka aktualisht nën urdhra një numër prej rreth 25 mijë ushtarësh.

 

“Së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”, grupi Wagner reagon pas deklaratës së Putinit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.06.2023, 12:17

Pas deklaratës së presidentit Putin, që praktikisht i shpalli luftë grupit militar Wagner, ka ardhur edhe reagimi në anën tjetër, përmes një postimi në “Telegram”.

“Së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”, mësohet të jetë thelbi i këtij reagimi të Wagner, që ka nisur një luftë të ashpër dhe po mundohet të avancojë deri në Moskë.

Ky grup shkruan se “Putin bëri zgjedhjen e gabuar dhe së shpejti Rusia do të ketë një president të ri”. Megjithëse janë ish-miq të ngushtë, do të jetë shumë e vështirë për Putin, që të gjejë gjuhën e përbashkët me liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Deklarata e fundit e bërë nga kreu i Kremlinit, që ofensivën e Wagner e quajti një thikë pas shpinë dhe një tradhti, duket se i ka hapur rrugën një konflikti të hapur ushtarak pikërisht në territorin rus.

Gjithçka po jep indiciet e një lufte civile. Sipas Putinit, ata që nisën këtë kryengritje do të marrin përgjigje të ashpër në këmbim dhe do të konsiderohen përgjegjës për destabilizimin e Rusisë. Prigozhin ka aktualisht nën urdhra një numër prej rreth 25 mijë ushtarësh.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...