2011-03-14

“DJEMT E PEJËS- Selim Kelmendi (1937-20/09/198





Pushtimi/çlirimi i trojeve shqiptare të Kosovës prej Italisë solli një pështjellim psiqik, që sot e kësaj dite nuk asht analizue sa duhet e nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare. Më një anë, ishte çlirimi prej çapojve të robnisë serbe. M’ anë tjetër, ishte, gjithësesi, çlirim/pushtim. Shqipes i kishin vu anash dy sopatat e Liktorit. Pra ajo nuk ishte e lirë.



Daniel Gàzulli   & Selim Hasanaj
Pushtimi/çlirimi i trojeve shqiptare të Kosovës prej Italisë solli një pështjellim psiqik, që sot e kësaj dite nuk asht analizue sa duhet e nuk ka marrë një përgjigje përfundimtare. Më një anë, ishte çlirimi prej çapojve të robnisë serbe. M’ anë tjetër, ishte, gjithësesi, çlirim/pushtim. Shqipes i kishin vu anash dy sopatat e Liktorit. Pra ajo nuk ishte e lirë.
Megjithate, në zyra tashti flitej shqip, nëpunësit, policët, gjyqtarët ishin shqiptarë; në rrugë e kudo tjetër flitej, lexohej, shkruhej e këndohej shqip. Sopatat anash, por ajo ishte shqipe me dy krena që valvitej para çdo institucioni kosovar.
Jeta filloj të këndallej: u përtri ekonomia, u hapën shkolla, filloi ndërtimi i urave e rrugëve, u pajtuen aq gjaqe sa nuk ishin pajtue në një shekull. Dasmorëve u printe Flamuri kuq e zi. Krenaria e të qenit shqiptar u shpalos pa ndroje.
Ajo që gëzonte veçanarisht shqiptarët ishte çelja e shkollave shqip. Ministri i Arsimit Ernest Koliqi arrijti të vinte në shërbim të shkollës shqipe në Kosovë pjesën ma të madhe të energjive të Qeverisë së atëherëshme shqiptare.
Po ishte kohë lufte. Europa mbarë digjej.
Qetësinë e shpresat në Kosovë i rrezikonin edhe njësitë çetnike serbe, që filluen me gëlue anekand. PKJ kishte arrijtë me futë në Kosovë edhe farën e keqe të kolerës së kuqe. Veç komunistëve serbë e malazezë, pat edhe ndonjë të ri shqiptar, që në emën të një internacionalizmi psikomatik, u lidh pikërisht me hijenat e Beogradit.
Viti 1944 e gjet Kosovën në një çoroditje të paimagjinueshme: luftohej, por nuk dihej kah e për çfarë. Disa ishin radhitë me Brigadat serbo-malazeze të PKJ, disa kishin krijue njesitë e tyne antinaziste, por me kahje nacionaliste shqiptare. Gjithësesi, tashma frika ma e madhe nuk ishte lufta, po ajo çka do të vinte mbas saj. Atdhetarët kosovarë, ashtu edhe plot atdhetarë e intelektualë të ardhun aty prej “Shqipnisë së Vjetër”, parashihnin se mbas luftës vështirë të vinte çlirimi e se rreziku ma i madh do të ishte ripushtimi prej shkjaut.
Lufta e Dytë Botnore ishte në perfundim e siper dhe derisa qetsoheshin krismat e pushkëve dhe granatave, kishte fillue loja e kancelarive ku vendosej fati i miliona njerëzve. Në territorin e ish mbretnisë Serbo-Kroato-Sllovene tash pushtetin e kishin marrë komunistët, që ishin bashkue nën udhëheqjen e kroatit Josip Tito, e po kështu edhe në Shqipni komunistët e Enver Hoxhes dhe bandes së tij të kuqe, si shtojcë e PKJ, kishin shti në dorë shtet e pushtet.
Lubia serbe nuk priti as përfundimin e luftës. Tradhëtia e komunistëve nuk humbi kohë: qysh nga fundi i vitit 1944 e përgjatë vitit 1945, banda Tito/Rankoviç, OZNA kobzeze, e përkrahun edhe nga PKSH e Enver Hoxhës, bani plojë viktimash në mbarë Kosovën, bijat e bijtë e saj ma të mirë, ata që nuk iu nënshtruen pushtuesit të ri, por edhe ata që mendohej se nuk do t’i nënshtroheshin në të ardhmen; ata që në fillim i besuen hijenat e Beogradit, ashtu edhe ata që nuk i besuen kurrë.
Me 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, në Bujan të Malësisë së Gjakovës, përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare kishin mbajtë një mbledhje, që do mbetej në histori me emnin Konferenca e Bujanit. Aty ishte vendosë që populli shqiptar të perkrahte luftën antifashiste, kurse mbas çlirimi shqiptarët do të vendosnin vetë për fatin e tyne, do të bashkoheshin me shtetin amë e të krijohej Shqipnia Etnike, apo të qendronin me Jugosllavinë. Mirëpo, ashtu si Enver Hoxha, që ma heret tradhtoi dhe hodhi poshtë marrëveshjen e Mukjes e filloi luftën vëllavrasëse,  edhe Tito hodhi si leckë premtimin; ai urdhënoi të mbahej një mbledhje në Prizren e të shpalleshin të pavlefëshme vendimet e Konferencës së Bujanit.
Kjo tradhëti  që iu ba shqiptarëve i zgjoi ata nga çdo iluzion dhe filluen menjëherë të organizohehsin për t’i ba ballë së keqes. Ndërkohë “pushteti popullor\” i Jugosllavisë së Titos, pushtues në këto troje, filloi raprezaljet ma barbare, burgosjet, masakrat në masë. Simbol i rezistencës ndaj pushtuesit të ri e të vjetër u ba tribuni popullor, Heroi i Popullit Shaban Palluzha, që për gjashtë muej bani një qëndresë mbinjerëzore masakrave të ushtrisë dhe policisë partizano – çetnike serbosllave, të përkrahun edhe nga brigadat shqiptare të partizanëve të Enver Hoxhës. Masakra e Tivarit, ajo e Beçejit në Banat e Goricës në Istër etj, etj., i detyruen shqiptarët të mobilizoheshin për mbrojtjen e të drejtave të tyne etnike, kulturore e territoriale. Nga Shkodra në Kosovë vjen Marie Shllaku, kjo Teutë e kohes së re, për ta ndihmue popullin shqiptar të Kosovës dhe bahet krah i Prof. Ymer Berishës. Ajo bashkohet në Pejë me At Bernardin Llupin dhe atdhetarë të tjerë si Kolë Parubi e Gjergj Martini. Orleana shkodrane shkon deri në Drenicë ku pajton mes tyne komandantat legjendarë Shaban Palluzha e Mehmet Gradica. Kështu vihen themelet e Levizjes Nacional Demokratike Shqiptare, të ciles i bashkohet edhe Gjon Sereçi nga Ferizaj
Menjëherë fillojnë të formohen çeta luftëtarësh, të cilat kishin si ideolog të tyne prof. Ymer Berishen. Në Shalë të Bajgores vepron çeta e patriotëve shqiptarë nën komanden e Ahmet Selacit e Ukshin Kovaçices, në zonën në mes Drenicës e Mitrovices luftonte trimi Aziz Zhilivoda me çeten e tij, në Rugova kishin ngritë në kambë të madh e të vogël Sali Rama e Zhukë Haxhia, në Podgur Haxhi Zekë Berdyna, Bardh Isufi, në Mivade të Istogut Ahmet Nuhi, Sali Gashi, Col Bajraktari, në Istog Tal Kurteshi e Halit Keqi, në Klinë Ndue Perlleshi , Shaban Dema, Feriz Boja, Shaban Sadiku, Ukë Sadiku;  po ashtu u ngriten e rimoren armët edhe Gjilani i Idriz Gjilanit, Gostivari i Gjemë Gostivari etj, etj.
Në Gjimnazin e Pejës, djem të rijë, pak ma shumë se fëmijë, filluen të organizoheshin.  Ishte një grup i vogël, i mbledhun përreth Viktor Gashit, organizzatori i gjimnazistave rioshë, në mes të cilëve Shefqet e Ramiz Kelmendi, Engjëll Berisha, Skender Rizaj, Kamber Pajaziti. Në veprimtarinë e tyne do veçue botimi i revistes ilegale “DRITA E LIRISË”, numeri i parë i së cilës doli në janar 1946. Po edhe ajo nuk pati jetë të gjatë: i hetuen dhe përfunduen në burg. Kjo ndodhte në mars të po atij viti. Tre muej ma vonë rioshët pejan, në mes të cilëve edhe Jusufi, vëllaj i Selimit,  ishin në gjyq, në Prizren, përkrah legjendave të rezistencës antiserbe: Marie Shllaku, At Bernardin Llupi etj. Ai gjyq do të ishte një shkollë e jashtëzakonshme atdhetarie, që do t’i trimnonte ta vazhdonin luftën e tyne për vite me radhë.
Njeni prej këtyne djemëve, Shefqeti, do të binte përsëri në burgun e Rankoviçit tre vjet ma vonë, kurse më 1956 do të merrte udhën e Shqipnisë së vjetër, ku do ta priste një Ferr tjetër i kuq, po për këte do të flasim ma vonë.
Në mes tyne e me ta u rrit edhe Selim Kelmendi.
Raprezaljet e dimnit të përgjakun të vitit 1956 në Drenicë e në mbarë Kosovën, dyndjet drejt Turqisë për shkombtarizmin e trojeve të lashta Dardane, e banë tepër të randë ajrin e Ksovës. Jo pak të rijë vunë kryet në rrezik e iu drejtuen Shqipnsië. Njeni prej tyne ishte edhe mësuesi 19-vjeçar Selim Kelmendi.
Familja Kelmendi, e njohun edhe si familja e atdhetarit Ymer Zeneli, vinte nga fshati Haxhaj i Rugoves kreshnike. Njeni prej djemëve të tij ishte edhe Haxhi Ymeri (Kelmendi), që pat pesë djem: Jusufin, Ismetin, Brahimin, Selimin dhe Ymerin.
Selimi, mbas arrestimit dhe burgosjes në burgun ma famkeq në Evropë, në ujdhesen e GOLI OTOKUT, të trimave rugovas Sylë Mehmet Nikçi, Arif Reka, Bajram Rama etj., arrin të shpëtojë dhe kalon në Shqipni ku do të gjente edhe kushërinin e vet, Shefqet Kelmendin dhe Istrefin, ikë pak ma parë.
Shumë të rijë kosovarë, që i ikën bishës Toto/Rankoviç e iu drejtuen për strehë Atdheut amë, do të provonin shpejt, shumë shpejt,  zhgënjimin ma të madh e një jetë kalvar. Jo pak prej tyne përfunduen në burgje e deri në dënime me vdekje me akuzat ma absurde. Edhe vdekjes ato do t’i kishin ba ballë pa iu trembë syni, por jo akuzës që u përgatiste famëkeqi Sigurimi i Shtetit Shqiptar: agjentë të UDB-së. Ky, po, ka qenë plumbi ma i randë për ta.
Selim Kelmendi, mbas një periudhe “kontrolli” në Kampin e emigrantëve në fshatin Llkatund të Vlonës, bashkë me miqtë e tij Ramadan Shala e Ramë Muçolli, vendoset në Shkoder tek axha i tij Rrustemi, baba i Shefqetit, që jetonte aty prej vitit 1945. Vitin tjetër, më 1957, e emnuen mësues në Krubnesh, një ndër fshatrat ma të thellë e ma të vështirë për jetesë të Mirditës.
Gjatë viteve të para, e vetmja gja e bukur në jetën e tij ishte njohja me mësuesen e re shkodrane Afërditën, me të cilen u dashunue dhe mbas pak, me 22 tetor 1959, u martue. E pengueme prej familjes, prej 101 paragjykimesh ndaj kosovarit të pashëm “pa plang e pa shtëpi”, ajo detyrohet dhe e ndjek atje në Kurbnesh.
Ja si e kujton atë kohë Afërdita: “Shërbenim në një shkollë. Jetonim në kushte të vështira: një barakë dërrasash, pa dysheme. Mbrenda saj: një shtrat, një stufë, një etazhe, një tryezë dhe dy karrige. Dhe bante shumë ftohtë. Po zemren e kisha të ngrohtë, se ndodhesha pranë Selimit”.
I gjithë populli ishte i sorvejuem. Kosovarët edhe ma shumë, dyfish. E të mendojsh se ata, kur kishin rrezikue jetën tue kapërcye kufinin, kishin kujtue se po shkonin në mes vëllaznish, jo në mes bishash të Sigurimit.
Ma në fund, në vitin 1966, Afërdita dhe Selim Kelmendin i transferojnë në Fushë Krujë. Këtu kushtet ishin, gjithësesi, ma të mira. Ishte ma afër Tirana dhe Selimi nuk humbi kohë e u regjistrue në Fakultetin Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Tiranës. Në vjeshtën e vitit 1970 Selimi emnohet mësues në Gjimnazin “Shote Galica”.
Rugovasi i pashëm, i ambël me njerëzit e thjeshtë, krenar ndaj atyne që e shikonin me dyshim e përbuzje, ishte jo vetëm një mësues me përgatitje të naltë, por sidomos një gjuhëtar që i shte përkushtue thellë gjuhës shqipe, dashunia e tij ma e madhe mbas sa kishte lanë mbrapa në Pejën e tij të dashtun.  Ai përkujdesej e trajtonte me dhimshuni nxanësit të vorfën, bijë të atyne që ndoshta i nisnin fëmijtë në shkollë edhe pa pasë çka me u dhanë me ngranë në mëngjes, por nuk u bante asnjë lëshim fëmijëve të përkëdhelun e arrogantë të të ashtuquejtunve “koadro të Partisë”, drejtësi e krenari që do ta paguente shtrejt ma vonë.
Megjithate, për seriozitetin, përkushtimin, përgatitjen, punimet e tij shkencore, jo rrallë ai arrijti edhe t’u impunohej “korbave të zi”, që i silleshin rreth me dyshime prej që kur kishte shkelë në tokën shqipatre. Dhe korbat një ditë e rrëmbyen pa pritë e pa kujtue.
Ishte 14 shtatori i vitit 1983 kur duert e tij të ndershme i vunë nën pranga. Pak dit mbas tij arrestohen edhe intelektualët tjerë kosovarë Shefqet Kelmendi, Namik Luci, Istref Kelmendi, vëllaj i Selimit, sidhe të ashtuquejtunit “të rekrutuemit” nga Selim Kelmendi, Sejfulla Teta dhe Pirro Prifti.
Ky ishte pra “Grupi terrorist i intelektualëve kosovarë që kishin organizue vrasjen e “shokut” Enver”!
Do të tregonte Shefqet Kelemndi mbas daljes nga burgu më 1991: “Na grup terrorist?! Na kishim organizue vrasjen e përbindshit?! Do të kishte qenë nder t’i hiqnim Shqipnisë qafe atë përbindsh, por jo, asgja nuk ishte e vërtetë”.
Atëherë, përse?
Ja shpjegimi që jep përsëri Shefqeti:
“Ishte plani i Sigurimit të Shtetit për me qetësue diktatorin e sëmurë, që vuente nga fiksacionet e persekutimit, si pasojë e krimeve që ksihte ba. I vetmi ilaç qetësues për të ishin anmiqtë e kapun, që ai duhej t’i shihte në televizor. Pra, ishim kurban i sëmundjes së padishahut”.
Ndokujt mund t’i duket paradoksal një shpjegim i tillë, por në atë kohë nuk kushtonte asgja me shkatrrue jetë njerëzish e familje të tana për të kënaqë e qetësue sadopak diktatorin.
Po përse pikërisht katër intelektualët kosovarë?
E gjithë historia e PKSH, ma vonë PPSH, prej Mukjes më 1943 e deri në vitin 1990, asht histori e tradhëtisë së madhe ndaj popullit shqiptar të Kosovës; jo vetëm prej masakres së parrëfyeshme mbi partizanët kosovarë gjatë “marrshimit” nga Kukësi në Tivar, por gjatë gjithë 45 viteve. Tirana e Beogradi, UDB-ja e Sigurimi i Shtetit, kur ishte fjala për kosovarët që mërgonin në Shqipni, nuk ngurronin të bashkpunonin në mes tyne. Mërgimtarët ishin anmiq të regimi titist, aq sa edhe të atij enverist.
Selim Kelmendi, i panënshtrueshmi, në 16 muej hetuesi provoi torturat nga ma çnjerëzoret, por nuk u dha asnjë herë. E degdisen nga 93 kg në 40 kg. Në 40 kg burrë, viganin rugovas, djalin e Pejës!
Në një takim me të shoqen gjatë vuejtjes së dënimit, Selimi i tregonte: “S’ka vuejtë kush në botë, sa kam vuejtë unë gjatë kohës së hetuesisë. Për dhjetë orë rresht më kanë mundue dy sampistë, mundësa të “Dinamos”. Kuptohet, isha i lidhun. Disa herë më binte të fiktë. Më nxisnin të baja vetëvrasje. Kur shkoja në banjo, gjeja brisk rroje, çka në hetuesi ishte rreptësisht e ndalueme. Shpresonin se do të prisja damarët e duerëve. Po unë, që të mos varrosej e vërteta e pastër e jetës sime, kisha vendosë me durue, që të mundësha me mbijetue deri në ditën e gjyqit. … Torturat m’i banin në dy seanca: në hetuesi nga Gavrosh Andoni, por sidomos nga krimineli Nexhat Selimi. Seanca e dytë vazhdonte në qeli simbas porosive të tyne, nga policët e kaushave …. “.
Hetuesia, torturat përbindshe, i thyen e i detyruen “të pandehunit” me pranue akuzat, veç të mbaronte ai kalvar e të dilnin nga biruca. I vetmi që s’u thye kurrë, që nuk pranoi kurrë asgja, ishte Selim Kelmendi.
Një javë gjyq me dyer të mbylluna, por me telekamera. Materiali i filmuem do t’i dërgohej diktatorit që të qetësohej. Por nuk qé e mundun t’i dërgohej, jo. Gjithë planin e tyne e prishi guximi i pashoq i Selim Kelemndit. Ai, me argumenta, shembi fallsitetin e gjyqit. Përpara jetës vlerësoi nderin, të vërtetën, prandaj edhe prokurori Loni Mosko kërkoi për Selimin dënimin me vdekje, kurse për ë tjerët nga mbi 20 vjet burg për secilin.
- Po ti i ke pranuar në hetuesi – shpërtheu një çast prokurori.
- Do t’i kishit pranue edhe ju, zoti prokuror, po të ishit në vendin tim. Torturat kanë qenë tejet çnjerëzore, aq sa më vjen turp t’jua them, se nuk ma lejon edukata.
Me 21 dhjetor 1984 prokurori kërkon dënimin me vdekje të Selimit. Gjatë natës në mes 21 e 22 dhjetorit, në qeli me Shefqetin, i thotë këtij: “Nëse më pushkatojnë, zbardhe të vërtetën e jetës sime!”.
Të nesërmen trupi gjykues do të befasohej përsëri. Shefqeti, që i dhimbsej jeta e kishrinit ma shumë se e tija, para dhanjes së vendimit të paapelueshem nga trupi gjykues, ngrihet e thotë: “Të gjithë janë të pafajshem, por ma shumë se askush Selim Kelmendi. Ai nuk ka kurrfarë faji për sa u tha në këtë gjyq. Fajtor për të gjitha këto jam unë dhe vetëm unv, e askush tjetër. “
Kryetarja e Gjykatës së naltë, një grue shpirt skëterrë, Tamara Malaj, nuk ngurroi aspak e dënimin me vdekej ia dha Shefqetit. Selimi u dënue me 23 vjet burg e poaq edhe të tjerët.
Mbas 39 ditësh në pritje të vinin ta merini për pushkatim, heroit Shefqet Kelemndi i vjen kthimi i dënimit në 25 vjet burg. Vetë Zoti desht që ai të jetojë në mes nesh si dëshmitar i një epoke skëterrë, por edhe që na dhà heroi si djemt e Pejës!
Por edhe në burg sypatrembuni Selim Kelmendi u shtinte friken katilave të tij.
Si mbajten disa kohë në kaushat Burgut të Tiranës, në shkurt 1986 e transferojnë në kampin e Spaçit. Me 30 prill 1987, papritë, pa asnjë arsye, pa kërkesën e tij, pa asnjë ankesë shëndetësore, Selimin e çojnë në spitalin e burgut në Tiranë. Aty i bajnë një inxheksion “për të marrë veten” dhe e nisin përsëri, kësaj radhe për në Burgun famëkeq të Burrelit. Tashma i helmuem e me ditë të numrueme.
Përse e helmuen Selim Kelmendin?
Ai, në një letër të gjatë që arrijti t’i drejtonte kriminelit Ramiz Alia, me argumente binmdëse, kishte dëshmue pafajsinë e tij dhe fallsitetin e plotë të atij gjyqi të turpshëm kundër katër intelektualëve kosovarë. Kjo i tërboi e ndoshta edhe i trembi bishat e Sigurimit, prandaj edhe e helmuen.

Selim Kelmendi vdiq me 20 shtator 1987.
Po ai nuk ka vdekë. Heroj si ai jetojnë në pavdeksì.
Selim Kelmendi ishte dhe asht nderi i Pejës, i Kosovës, i Shqipnisë, që aq shumë e desht.

Leteraturë:
Shpresa Leka: Nji brez i veçantë (Fëmijë të rritun), 2003
Lekë Ujkani: Selim Kelmendi, 2005 

Një borë e paqtë mbi të shkuemen do të doja të binte e të më mbulonte varrët e dhimbjes që ende më mundojnë.







                 Daniel Gazuli



I vetëm
në qytetin e huaj
llamburitës nën drita shumëngjyrvshe
që s’të ngrohin.

I vetëm
në mes njerëzish
përsosmënisht gojëkyçun
si dyer të ndryshkuna muzesh.

I vetëm
në anë vitrinash
nga vjen ndriçimi i ftohtë i diamanteve.

I vetëm.

Më përqethet mishtë nga të ftohtit.

 image

 Bora

Një borë e paqtë
mbi të shkuemen do të doja
të binte
e të më mbulonte varrët
e dhimbjes
që ende më mundojnë.

Viti zero

Ndjej në vetvete
rrahjen e krahëve të një zogu.

Njerëzit ku janë?
Ku?
Ka hipë vallë kush në barkën e Noes?
Në bregun e së nesërmes
do të zbarkojë ndonjë?


DANIEL GÀZULLI :DALJA NGA TUNELI




   DANIEL GÀZULLI

Mjaft të dalësh në shetitore, të ulesh në një bar, qoftë edhe të shkosh për kafe tek një mik a një i afërt: biseda, sille nga ta sjellish, rreh tek politika.

Kjo vorfni komunikimi, për mendimin tim, i ka shkaqet tek këto dukuni:
1) Vartësia e mirëqenjes së qytetarëve nga politika;
2) Politika në vetvete;
3) Riciklimi i politikës së vjetër nëpërmejt riciklimit të njerëzëve të politikës nga kasta e periudhës diktatoriale;
4) Lindja e disa dukunive të reja të skajshme, sa antikombtare, aq edhe antishoqnore.

E para, tue qenë se me ramjen e diktaturës qytetarët nuk kishin një strukturë për zhvillimin e veprimatrisë private, atëherë, domosdoshmënisht mbarëvajtja e punës në këto vite varej e vazhdon të varet shumë nga hapsina ligjore që i krijon shteti kësaj veprimatria, nga infrastruktura, edhe kjo në dorë të shtetit, sidhe nga marëdhanjet në mes qytetarit e institucioneve.

Qoftë kuadri ligjor, ashtu edhe infrastruktura janë e mbesin një pëngesë e madhe në zhvillimin harmonik e prespektiv të ekonomisë, por thembra e Akilit janë marëdhanjet qytetar – institucione. Niveli i ultë i institucioneve, mbushë me njerëz partiakë e të paaftë, por sidomos niveli tejet i naltë i korrupsionit, janë një pengesë serioze për zhvillimin e veprimtarisë private e deri tek problemet ma të zakonshme administartive qytetar – shtet. Kjo pikë nuk mund të zgjidhet pa u zgjidhë dy pikat në vijim, sepse varet krejtësisht prej tyne.

E dyta, me politikë në vetvete duhet të kuptojmë si strukturën e partive politike, ashtu edhe përkushtimin e tyne për realzimin e një programi të mirëfilltë ekonomik e social në shërbim të të gjithë popullit.

Koncepti “strukturë partiake” tek na asht vetëm një nocion. Ato janë, ma e pakta, në nivel klanesh të “nakatosuna” me nepotizëm, krahinarizëm e deri ngjyrime fetare. Karakteri i tyne piramidal ban që e gjithë jostruktura (po quej kështu masën bërtitëse, të tipit të tifozllekut sportiv) të jetë në shërbim të kupolës. Sa për propogandën bajate të zgjedhjes si zgjidhje tashma asht e kotë të shpresohet: zgjedhja duhej të ishte jashtë këtyne klaneve; zgjedhja në mes klaneve juridikisht të quejtuna parti asht vetëm një iluzion se mund të jetë edhe zgjidhje.

E treta, e që lidhet ngusht me pikën e masipërme, gjendja klanore e partive rrjedh mbi të gjitha për shkak të riciklimit të njerëzve të diktaturës, bashkë me mendësinë që mbartin prej saj, që, detyrimisht, për mbijetesën e tyne me qellimi kriminale duhet të përjashtiojnë një strukturë partiake demokratike e të mbajnë pikërisht ate të sotmen: gjendjen klanore piramidale me kupolë të fortë, shpesh edhe unike. Do të ishte jo demokratike të mendohet se ata duhet të përjashtoheh nga jeta politike, por njëherësh iluzioni se po ata që i shërbyen diktaturës mund t’i shërbejnë edhe demokracisë, ka sot rrjedhojat ma rrënimtare, deri në fatalitet për të ardhmen e këtij populli.

E katërta, dukunitë e reja, që mirëfillit janë të vjetra, bile shumë të vjetra.

Sot po shfaqen me ndikim të fortë në jetën politike e shoqnore, aty edhe me ndikim në marëdhanjet tona ndërkombtare, dukuni me konture ogurzeza:

- përzjemja e qëllimshme e fesë me kombin, sidomos në disa klane progreke, por edhe ma dukshëm në disa struktura islamike radikale që përjashtojnë nocionin e kombit;

- shfaqja herë mbas here, dhe aspak e papërfillëshme, e një tendence përçarëse Jug – Veri, Gegë – Toskë; kush mendon se mund të heshtet për këto probleme, gabon. Evidentimi, luftimi dhe zgjidhja e këtyne dukunive, që përsëri i kanë rrajët tek politika herë shterpe, e jo rrallë antikombtare, duhet shtrue pa mbulue kokën si struci. Nga injorimi i këtyne dukunive nuk kemi asnjë të mirë e ato veç sa do të ntrashën.

Nëse dikush shtron pyetjen nëse kjo analizë bahet për Shtetitn Shiptar, apo edhe për Kosovën, lexuesi i vëmendshëm nuk e ka të vështirë të kuptojë se asht e njejta gja: pavarësisht nga ndryshimet në formë, të gjitha dukunitë e masipërme janë pothuej të njëllojta në të gjitha trevat shqipatre, bile edhe atje ku në pushtet nuk janë shqiptarët, si në Maqedoni apo edhe në Mal të Zi.

Shtrimi i problemeve nuk asht i panjohun për shqiptarët. Gati gati e pranoj se nuk po them asgja të re. Nuk ka njeri që nuk e di se, si thonin latinët, “Mala tempora currunt” (Po jetojmë kohë njellkeqija).

Problemi asht se shqiptarët janë të çorientuem, apo të vetëiluzionuem, dhe nuk asht se nuk i shohin këto probleme, por nuk duen t’i shohin. Pra jemi në nivelin e atij që asht ma keq se i verbti: atij që nuk do të shohë.

Natyrisht, kjo gjendje nuk ka një zgjidhje që mund ta zbulojë pa pritë një i dijtun, aq ma pak pretendoj ta baj unë diçka të tillë. Megjithate them se shpresat për një ndryshim progresiv mund dhe duhet të varen tek:

- Impenjimi i intelektualëve, në mos jo direkt në jetën politike, të paktën në jetën shoqnore dhe denocimi prej tyne i pseodopolitikës klaniste, antikombtare e antishoqnore;

- Një impostim krejt tjetër i medias, që mund të zgjojë këtë popull nga letargjia partitike dhe tue u dhanë hapsinë intelektualëve jopartiakë (me kusht të jenë intelektualë të mirëfilltë, jo nga pseudointeletktualët që mbushin sot redaksitë e studiot), të kalojmë në izolimin e propogandës mbytëse të partive -klane deri në shpërbamjen apo rikonstrukturmin demokratik të tyne.

Në këte udhë të vështirë, por jo të pamundun, duhet të jap ndihmesën e vet çdo qytetarë.

2011-03-13

Cikël poetik nga Adelina Dokja ( I,II )




ADELINA DOKJA



Adelina u lind para 50 vitesh në një qendër të bukur të Shqipërisë së mesme, në qytetin e lashtë të Peqinit, rrethi i Elbasanit. Ajo është një nga motrat tona që e ka braktisur përkohësisht vendlindjen dhe jeton në Itali që nga viti 1991, gjithmonë në shoqëri të librit, obligimeve familjare dhe profesionale, duke u ballafaquar pas 30 vjetësh me dashurinë e saj të parë: poezinë. Bota e dashurisë së saj është një botë e mbrujtur me  kushtrime lirike në strofat e frymëzuara ku defilon jeta me totalitetin e vlerave morale, atdhetare, meditative dhe sentimentale.
Për arsye ekzistenciale u detyrua ta braktisë shkollën në vitin e dytë të gjimnazit. Gjatë qëndrimit të saj në Perëndim ka debutuar me vargje në shtypin letrar të diasporës shqiptare, sidomos në Suedi, Gjermani e gjetiu. Është prezente në antologjinë e Sokol Demakut “Jehona e shekujve” (Bukuresht 2009), ndërsa libri saj i parë mban titullin "Ndez qirinjtë e shpresës" (2010), me poezi të inspiruara vlerash filozofike, psikologjike, patriotike dhe erotike. Është martuar që në moshën 17 vjeçare dhe ka pesë fëmijë të bukur e të mençur. „Sekreti i dashurisë sime” është një album krijimesh të bukura të një shpirti fisnik që digjet për atdheun e saj, për vendlindjen e saj dhe prindërit e saj që i përkujton me mallëngjim. Libri del më 1 mars të këtij viti në tre gjuhë: rumanisht, shqip dhe me një kapitull poezishë edhe në gjuhën italiane. Pas kësaj date, opinioni shqiptar do të ketë rastin t’i shfletojë edhe mendimet rumune të autorit të parathënies, Marius Chelaru, dhe të poeteshës Monica Mureshan, mbi vlerat lirike të kësaj poeteshe shqiptare.
Vargjet e Adelinës janë perla të latuara të një shpirti fisnik që debuton me vlera reale ku parakalon një botë e bujshme vlerash sublime. Aty e gjen, mes tjerash, edhe njeriun e përsosur të cilin e karakterizon morali ideal, zemërgjerësia dhe shpirti i florinjtë. Në vargjet e saj defilon heshtja e udhëve të jetës dhe plagët e zemrës, kujtimi që mpikset si gjaku dhe gjaku i dashurisë, orët që durimin e kanë humbur dhe engjëlli që digjet në vetminë e tij. „Sekreti i dashurisë sime” përfaqëson një dhuratë emocionesh që e prekin në shpirt lexuesin shqiptar dhe lexuesin e huaj. Me këtë rast, autorja shpreh konsiderata ndaj autorit të parathënies që diti të zbulojë rrënjët e shpirtit të saj, duke i purifikuar plagët e së shkuarës dhe duke ia lënë vendin dritës dhe shpresës për të sotmen dhe ardhmërinë. Librat, poezia, dashuria, familja dhe miqtë, për të janë një pjesë e zemrës dhe një forcë e madhe që i zbut plagët, vuajtjet dhe hallet e përditshmërisë. Në këtë kontekst, ajo s’di tjetër veçse t’i bekojë gjithë shqiptarët e diasporës, së bashku me Shqipërinë historike dhe dashamirët e saj gjithandej në botë.(B.Y)





Ah, dashuria ime!

Ah, dashuria ime
Ti je mollë e provuar
Ëndrrat më ndezin
Veç hiri që djeg më mbetet
Koha kalon dhe dashuria
Vdes në heshtje e tretur...


Engjëll drite

Më zgjove nga dimrat e gjatë,
Ku ngricat dhe akujt
Kishin bërë folenë
Në shtratin m'u ule pranë
Si engjëll, u shfaqe atë natë...
Duke më pëshpëritur ngadalë:
Ti je shpirti im binjak!


Zjarri i zemrës

Në krahët e avionit mendimin mbështeta
Si krahët e pëllumbit më ngjanë
Fluturoj me mendimet kaltërsive të qiellit
Dhe ec përmes retë çajmë...
Mendimet në shtëllunga mjergulle kthyer
Nga malli dhe mungesa juaj, më lotuan
Sytë për një çast, kur imazhi yt i trishtuar m'u shfaq,
Krahët e prera dhe dëshira u bë zjarr
Oh, sa do dëshiroja të kisha pranë, më
Zor pres të vë këmbët në tokë dhe Ti t'më
Mbulosh me përkëdheljet e mallit....


Drita e dashurisë

Marr fjalë me erë lulesh,
Takova në sytë e tu verbërinë
Në mendjen tende çmendurinë!
Zhytem në liqen të shpirtit...
Dhe notoj në atë botë të sapozbuluar!
Mrekulli e botës ish brenda mirësisë
Humanitetin si thesar e kam dhe e kultivoj
Kërkoj të ndihmoj shpirtra dhe zemra
Për t'mos i renduar nga dhimbjet e njerëzimit.
Marr fjalë me erë lule dhe pranë afroj,
-oh sa lule ka ly liqen, lule malli,
Lule zemre, dashuri e parë, lisat që zgjaten brenda
Zoqtë që këndojnë dashurinë për Atdhe!
Vajzat si flutura të rrethojnë,
Me puthje të ëmbla të mbulojnë shpirtin,
Po ti për këto mos të të vijë veshtirë
Bëru fjalë e ëmbël, drite, luftoje atë errësirë!
M’u ndezën dritat thellë dhe mua,
Dëshira për të qenë pjesë e asaj se të dua!
Vranë ndjenjat për së gjalli...

I mbulonte heshtja udhët e jetës
Ecje rrugëve me kokë-kthyer
Për t’mos prekur plagët e zemrës
Gëlltisje dhimbjen për t’u shfryer!
Në aparencë koha dukej me diell
Por kujtimi u mpiks si gjaku
Ditën që dashurinë e vranë,
Duke i gulçuar ndjenjat për së gjalli...


Digjem nga malli...

Jam këtu në pritje...
Një e-mail apo një zile
Akrepat që lëvizin
Edhe heshtjen e thyejnë.

Orët zgjaten më shumë
Durimin e kanë humbur
Ti po hesht
Nuk bëhesh i gjallë
Unë digjem në vuajtjen time
Duke u zhurritur në mall...


Një yll i fikur

Edhe një yll nga qielli u shkëput
Drita e tij u zbeh në errësirë
Një copë qielli u shemb
Ra mbi tokë i vdekur pa frymë
Një gropë e pafund u hap
Misteri nisi të shfaqet
U varros sa hap e mbyll sytë lumturia
Yjet e tjerë shkëlqimin e humbën
Hënës lotët i pikuan nga lart
Me lotët e qiellit u bashkuan...


Pa fjalë

U thinj koha duke pritur
Dhe shpresa u zbeh ngadalë
U dridh buza e tronditur
Ngrinë në buzë,
Të ëmblat fjalë...


Ti, dashuri...

Mbështes kokën në prehërin e shpresës
Aty zemra ime krahëhapur të pret,
Ti dashuri, je mbretëresha e zemrës,
Shpirti im, me afsh të përkëdhel!


Sekreti i dashurisë sime...

Si thasë me gurë më rëndon në zemër
Ka vite që kërkoj ta fsheh
Rëndojnë vitet bashkë me sekretin
Dhembja në gjoks ka peshën e vet!
U rrokullisën nga maja e larta
Te kembët e mija ndaluan
Plagosën gishtërinjtë,
Duke i përgjakur, as koha
As jeta s’i shëruan...
Tani jam duke perënduar
Si dielli në muzg,
Parvazeve të jetës pres e vetmuar,
T’i them sekretin hënës syzgjuar...
E kam dashur një jetë dhe ai s'ka për ta ditur
Po ti ruaje në syrin tënd këtë sekret
Dhe mbroje nga trishtimet që sytë e tij
Kurrë lotë mos derdhin...
Të lehtësoj zemrën nga pesha e rëndë e viteve!


Je ti jeta ime!

Je Ti jeta ime!
Mendimet dhe shpresat
Në gozhdë të varura,
Si një xhaketë besnike
Gjithmonë në pritje..!


Malli ndaj vendlindjes

Koka më mbeti e këputur
Veç gjymtyrët zvarrë tërheq këtu!
Shpirti mbytet në një det të humbur,
Të mallit për njerëzit dhe vendin tim!


Erë trëndafilash...

Erë trëndafilash seç dëgjoj
Me të kopshtit tim
Kundërmojnë
Nga duart e nënës mbjellur
Në vesë u kthyen lotët
E shpirtit mbi petale
Si gurë diamanti ndritnin!


Diamanti i dhembjes
-Teuta Shalës-

Dridhej flaka e qiririt
Dridheshin lutjet në buzë,
Merrnin flakë
Dhimbjet e shpirtit,
Digjnin mallin e pashuar,
Gjoksi yt mbushej me prush...


Nuk kuptoj...

Nuk kuptoj dhe s'kam për të kuptuar
Njerëz që në jetë më bënë të vuaj
Pa u dridh'syri të vërtetën të thuash
Të sulmojnë si bisha të egërsuara!
Se keni ndërgjegje, pyetni njëherë:

Vallë keni gabuar në jetë?
Ç’farë mbollët tek të tjerë! Dashuri a
Urrejtje?
Përgjigjen e keni brenda në shpirt:
Do korrni ç’farë keni mbjellur
Mos prisni tufë lulesh në buqetë,
Bëni bilancin e ndërgjegjes...


Të lutem, shfaqu në ëndërr!

Të lutem, shfaqu njëherë në ëndërr...
Nga malli sytë m’u thanë...
Kam vite që s'të shoh
Shumë gjëra kam për të thënë...
Më dil vetëm njëherë
Se sytë po më verbohen,
Si ujët në Lourd, nga malli
Do shërohen...
Faleminderit gjyshi im,
Që më ushqeve me dashuri!
Ne që na munguan të gjitha në jetë
U bëmë njerëz të mirë!
Mësimet e tua
Më vlejnë në jetë,
Janë si dritë e gjetjes së arësyes,
Kur ndeshem me errësirën
O dritën e rreme!
Tani kuptoj thelbin e thënies:
Zoti ia dha vuajtjen të mirit
Që diti ta mbajë,
Po t’i binte të keqit,
Do shfaroste dynjanë...


Qielli im i vranët...

Qielli im është i vranët,
Retë e zeza në kokë më rrijnë,
Ngrihen të trembura pulëbardhat
Nga deti që zhurmshëm dallgët
I përplas tek shkëmbijtë!
Unë ju gëzova këtij dielli të rreme,
Që me dinakëri më hyri në shpirt,
Nuk duroj gjatë ngrohja e rrezeve
Para se të ndizej zjarri u fik...
Jam mbledhur sa një grusht,
Dhe dridhem në ethe dhe
Drita jashtë më bezdis,
Kërkoj t’u fshihem syve të njerëzve
Që s'mund të kuptojnë shpirtin tim,
I vrërët qielli im!
Por brenda, shiu bie me rrëmbim
Shi dhimbjesh në shkretëtirat e mallit,
Rrufe zjarresh në zemrën time...


Trungu i vjetër!

Jam një trung lisi plakur,
Nga shiu dhe era rrahur!
Me rrënje të thara të zbuluara
Me gjethe të rrë zuara...!
Por mos harro
Edhe pse rëndë jam dëmtuar,
Jam trung me shpirt!
Jap jetë kush ka pësuar si
Unë. Se është e vërtetë
Që ndjenjat forcë kanë
Bëjnë që këtë trung të vjetër
Të trondise,
Se ti më ndihmon,
Brenda meje një lis i ri do lind.


Vallëzoj me valët

Ti nga ana tjetër e detit
I heshturi det mes nesh!
Dë shirat përplasen
Si dallgët tek shkëmbijtë
Perkëdhelur, pa u prekur
Vallëzoj me valët,
Valsin e lumturisë ...

Për të ruajtur nderin...

Hëna po s'më pa të lumtur,
Lot do derdhë
Dashuria ime e burgosur brenda mureve të heshtjes
Nga zjarri i mallit - muret do rrëzojë.

Prangat do t’i hedhë ne erë,
Nga shtrati i varrit si Gjergj Elez Alia,
Do të dalë në mejdan dhjetë plagë të marrë,
Për të mbrojtur nderin, e të ruajë lavdinë


Ku je shpirti im!

Janë vargje të ngritura deri në thjeshtësi
Për ty, i dashuri im bartin mall!
Çfarë ruaj në shpirt dua të të rrefej
Për flakën dhe dritën e pikëllimit!

Nëse i lexon një ditë mos u befaso
Përse ka zjarr e në të unë digjem
Çdo çast vetmia më shkrumon
Dhe ngrij në heshtje si acari!

Të ishe pranë meje do të shikojë lotët
Pushtuan përmasën e rrjedhë s nëpër faqe
Se zemra ndjente tërbim
Kur klitha: Ku je? Ku je shpirti im!


Bijtë e Zotit me emrin njeri!

Mos e përbuz për ngjyrën ndryshe nga e jona,
Mundohu të shohesh bardhësinë në shpirtin e Tij
Po ta vlerë sosh për ndjenjat që ka brenda
Atëherë ke vlerësuar humanitetin e ndjenjave
Njeri!
Mos gjyko se në ç'farë vendi ka jetuar,
I vogël apo i madh nuk ka rëndësi
Se kultura e tij, veshjet dhe zakonet
Ndoshta mund të japin bezdi!
Ç'kuptim do kishte bota po qe se të gjithë
Një ngjyrë do të kishim?
Do ishte bajate, monotoni,
E bukura qëndron në atë
Se jemi të ndryshëm -
Bijtë e Zotit me emrin njeri...!


Një kujtim i largët

E menduar...
Kthimi yt e vdekur shpresë,
Lamtumirë
Ndjenje e ngrirë!
Çdo ndjenjë u kthye në ngricë.
Mes nesh
Heshtje varri
Nje det me plagë,
Muri i ftohtë akull u ngrit
Dë shirë nuk kam t’i ringjall
Dhe ngrica na hyri në palcë!
Kujtimet më lë ndojnë.
Ende jam det,
Nuk dëshiroj t’i ringjall
Kam dëshirë dhe shumë mall.
Më lëndojnë, më hapin
Plagë.
Vuan zemra është larg
Më rëndojnë hapat,
Kë tu në dhe të huaj!


Shpresat e mallit...

Ti mall me krahë pëllumbi
Në zemrën time u ndale!
Udhëtove larg në vite
Si lypsar qëndron te pragu!
Dyert i gjete të hapura
Edhe se nga dimrat u kalbën
Të forta qëndruan shtyllat
Të ngrohta muret e pritjes!
Prushi mbuluar me hi
Erërat e ngrohta i ndezën,
Duart e fshehura në gjinj
Dritat e shpresës ndezën!
Ti mall gjithmonë në vatër,
Pa humbur shpresat,
Sytë nga dera drejtuar
Kurrë s'u shuan
Për njeriun e zemrës...!


Zemër e përflakur

Po udhëtoj i dashur
Dhe zemrën e lash tek ti
Në këtë ditë të ftohtë shkurti,
Xhelozia e tyre shpirtin ma ngrin...
Buzëqeshja në buzë më mbeti
Dhe fjalët në grykë
Ti je mendimi i parë dhe i fundit
Vetëm tek ti i kam sytë...
Po te pyesësh zemrën time
Ne ç'vend kërkon të jesh?
Ajo ëmbël të përgjigjet:
Atje ku kam folenë,
Vetëm në zemren tënde dua te jem!


Konfuzion

Ju intereson si ndjehem
"Një e falimentuar"
Mes trafikut e hutuar
Polici fishkëllen duke më thënë:
“Ndal Zonjë, nuk e di
Se këtu ka veç një rrugë,
Nuk kemi me dy korsi!”, dhe unë
Më shumë e trembur,
Konfuzion,
Në mes të trafikut i them:
“Më falni, zotni, kam gabuar,
S'ka për të ndodhur më kurrë!”
Sa herë jam betuar
Dhe përsëri vazhdoj të eci
Në rrugë të gabuar...


Pikojnë strehët e shtëpisë së vjetër

Pikojnë strehët e shtëpisë së vjetër
Hija e rëndë u ngjit në mur,
Nuk dëgjon hapat e fëmijëve të mi
As zërat e tyre që i bënin muret tş dridhen,
Bari i kopshtit u rrit deri në gjunjë
Gjethet shtrohen palë-palë çdo vit
Brenda suvatimi fillon të bjerë,
Copëza të grisura si kujtimet që mbeten aty.
Vizitoj shpesh në ëndrra shtëpinë e vjetër,
Brava është ndryshkur dhe çelsin s’e gjej,
Futem hajdutçe nga dritarja e thyer
Kujtimet e mallit i kërkoj në themel,
Një qarje fëmije apo një dorë zgjatur
Mbrëmjeve kur futeshin të lumtur në shtrat

Ma zinin frymën kush të vjente i pari
I kënaqeshin dashurisë sime dhe të babait,
Fytyrat e tyre mbeten si hije në muret që rënkojnë,
Shpirtrat zgjohen dhe ankohen: Këtu mungon çdo gjë,
Pa fëmijët nuk ka jetë,
Kjo shtëpi eshte e lodhur duke pritur,
Shpatullat janë kërrusur dhe muret po shemben,
Iki e marrosur si era duke qarë,
Më peshon si gur dhembja që kam në shpirt,
Ndryshkun e dhembjes së hapjes në sirtar
Dhe pluhurin që ka mbuluar kujtimet e fëmijëve,
Ndërsa strehët nga larg pikojnë
Të tkurrura pikojnë brenda në shpirt,
Ndoshta s'do të jetë larg
Kur ne të shkojmë të rregullojmë tavanin,
Që mos të pikojnë çatitë...


Kujtimet e hidhura janë si këpurdhat

Si këpurdhat lindin kujtimet vend e pa vend,
Unë në një fushë të pafund,
Vargjet i shtrij në barin e gjelbërt
I mbledh një nga një si lule dhensh
I vendos mbi flokë si dikurë luanit me gishtërinjtë
Këmba që pa dashur barin shkel,
Shtyp një kujtim të hidhur,
Dikush padrejtësisht fëmijërinë të rrëmben
Dhe bëhet padroni jetës...
Një tjetër te çjerr buzëqeshjen
Me përbuzje të quan varfanjak,
Ti buzëetur për dorën e mallit,
Mbetesh veç si hije e vrarë...
I pafuqishëm të zgjedhish fatin
Sepse fati për ty vendos,
Pret me durim të të dhurojnë krahët
Sa më larg të fluturosh...
Por kujtimet të ndjekin dhe larg
Të mbijnë si këpurdhat vend e pa vend
Dhe në rast se s'di t’i njohish, mos i këput
Ngase janë helmuese për shëndetin tënd!


Natën e mirë i dashuri im!

Natën e mirë i dashuri im!
Tani e përgjithmonë,
Të them lamtumirë!
Të falënderoj për ditët e lumtura
Dhe indiferencën tënde
Në ditët e mia të trishtuara.
Nuk jam njeriu që e kërkon,
Me njolla e kam zemrën
Dhe plagë të hapura akoma
Nuk mund të dhuroj vetëm dhembje!
Përqafimin e fundit po ta dërgoj
Dhe më kujto me ngrohtësi
Sepse shumë të kam dashur.
Nga mungesa jote shumë kam vuajtur,
Do vuaj akoma,
Por në zemër do vë një gurë,
Për të ndaluar dhembjen.


Dëgjoj një dhembje

Në tavolinë jam ulur
Pjatat me hidhërimin
Tim mbushur, gotën
Me lotët
E kthej me fund,
Sepse ndarja
Krahët e lodhur
Po shkund...
Në agoni
Mbes pa frymë
Dëgjoj një dhembje
Gjoksi, që si tërmet më tund.
Dashuria e strukur në një
Qoshe qëndron,
Si flakët e qiririt dridhet psherëtin
Ndarja si vdekja përjetohet
Kur e humb dashurinë...


Një zemër në fluturim...!

Udhëtoja në kaltërsinë e pafund të qiellit
Dhe krahët e lira i shtrija,
Shihja nga lart botën më sytë e skifterit
Çdo gjë të bukur,
Kërkoja ta përpija!
Henën përshendes dhe mbas reve fshihem,
Diku dielli
Më gjen me rrezet e tij, një ndjenjë
E ngohtë,
Trupin përkëdhel dhe shpirtin ma
Përfshin.
U deha me rrokullisjen e gëzuar,
Në horizont ku s'ka ligje dhe kufi,
Atje zemra ime fluturon
Krahë t i shtrij drejt tokës amtare,
-Të dua Shqipëri!


Mirupafshim atje!

Jam ulur në breg të mendimeve
Me mall i shtrij në valë
Vargjet e dhimbshme të shpirtit
Që shkumëzojnë si det i çmendur
Humbas larg në horizont
Drita dashurie më ndizen në zemër
Yjet përplasen në valë dhe ndezin
Ëndrrën e shpresës!
Lotë të kripur rrjedhin padashur
Unë zog i braktisur qëndroj në breg
Flatrat e shpirtit tek ti më mbetën
Për t’i ruajtur nga dhimbjet
Në këtë botë të huaj pa ndjenja
Ndjehem jetime për të dytën herë
Dhimbja e mallit më peshon si gurë
Pranga i vura në këmbë e duar
Lidhur me tokën time që shkëlqen si diell
U ndava për së gjalli me të gjallë e të vdekur
Nuk pata mundësinë
Të hedh një grusht dhe
Ju ikët të gjithë pa më takuar
Pa lamtumirën e fundit
Do takohemi një ditë,
Mirupafshim atje!


Pa fjalë

Si mundesh ta mendosh,
Qoftë dhe për një çast të vetëm
Që do të mërzitem o nevrikosem? Si?
Ndihem kaq keq që s’mund të dëgjoj
Zërin tënd, aromën tënde…
Më mungon si ajri që thith,
Më mungon.
Boshllëku është kaq i thellë,
Sa një pus i gërmuar deri në palcë të tokës.
Ditët janë kaq të gjata, të pafundme.
Netët e pagjumta, pa ty -
Një proçesion mendimesh të trishtuara.
Ah! Të mundesha të gjej fjalët e duhura!
Do të të thoja:”Zot, sa dua…!
Por një frymë hëne, jam. E fundit
Në fundin e kësaj nate
Ndërsa rrezja e ditës së re
Mpreh thonjtë e gërrvish
Xhamat e dritareve të zgjimit tënd.


Poezi nga Albana Lifschin






Per ç'fare me ka marre malli

 Per shetitjen e gjate ne bulevard,
per t'u takuar me ty, mbremjeve,
 fshehuarazi nga bota,
                  me ka marre malli

 Rrobat ne oborr per t'i nderë,
kur ka diell edhe ere,
               me ka marre malli.

Per te ndjere  te ftohte, dimrit
 dhe veres per nje gote dhalle,
 Ah, sa malli me ka marre!


Çast ndarje

Qe nje çast ndarje,
 nje rregetim zemre,
nje moment i vogel
ate buzembremje.

 I hutuar ishe,
kaq prane me kishe,
 po ç'te beje, s'dije
 Doren te me shtrije?
Apo perqafoje?

Qe nje cast i vogel
ate buzembremje
Ti ndoshta e ke harruar,
une e kujtoj me endje...


 Buqete lulesh  ne te gdhire

Ajo buqete lulesh e jotja,
heret, qe pa gdhire,
 miresine time duke levduar
 me tregoi pa dashje,
 se ate nate,
ah, pikerisht ate nate, i dashur
 me kishe tradhetuar!


Gjethja

Nje gjethe vjeshte
si pellembe e hapur
ne ajer fluturoi,
e duke u lekundur
mbi gjoksin tend
ra te pushoje.

I mrekulluar
me mbeten syte
ne ate gjethe vjeshte.
 Si kish mundur
te bente aq lehtesisht
ate, qe une studenti,
enderuar kisha ne vjete?


Nga Ylldije Sulka : Intervistë imagjinare me Milosheviç



Të nderuar lexues, po iu paraqesim një intervistë imagjinare me ish-udhëheqesin e ish-Jugosllavisë, zotin Milosheviç të cilin e kemi këtu përpara dhe do t'ia nisim sapo të na vijë përkthyesi.

Përkthyesi erdhi, pyetja e parë: Z. Misholeviç, a mund të na jepni një koment ose një mendim të shkurtër nga "andej" botës për situatën sot?

Milosheviçi - (përkthyesit) Shporru ti, (gazetares) ndërsa ti, gazetare, së pari mos ma ngatërro mbiemrin.

Gazetarja - Lapsus të nderuar lexues, dhe unë iu kërkoj të ...

Milosheviçi - Dhe intervistën do e bëjmë në shqip se unë shqipen e njoh më mirë se gjuhën e nënës, pa njohur gjuhën e armikut, nuk ke sukses.

Pyetje: Klasa politike do integrim europian, pra jo me armiq, ju po thoni...?

Milosheviçi - Milosheviçi nuk njeh tjetër veç shqiptarë që duhen shkulur nga rrënjët, që për hir të së vërtetës i shkula një herë dhe në det do i kisha hedhur, por ah…, ajo Europë që nënat ku i kanë ua..., po nejse më duhen ata të EU-së se do i përdor për planet e mia dhe nuk bën t'i shaj deri në fund. Pyetja tjetër cila ishte?

Pyetje: Ju folët për EU dhe ata janë burra shteti, ju si i konsideroni?

Milosheviçi - Ata janë një tufë me derra, jo me horra se horrat dinë ta dallojnë se kush është e mira dhe e keqja, pra një tufe me derra që çfarë iu hedh në grazhdet e tyre, e hanë. Ne serbët iu kemi hedhur në grazhd shqiptarët dhe tokat e tyre dhe ata i kane ngrenë dhe i kanë copëtuar.

Pyetje: Po për çlirimin e Kosovës çfarë mund të na thoni sa i përket këtij argumenti që ju shtroni?

Milosheviçi - He, he, ju shqiptarëet dhe të gjithë popujt që duan lirinë, por që duheni zhdukur se kështu duam ne të mëdhenjtë, bëjini shyqyr Amerikës dhe seç na dolën ca bishta politikanësh si Toni Bler a ku di une që më skermitën dhëmbët, se juve iu kishim ngrënë të gjalle, zaten siç ua bëmë. Pyteja tjetër?

Pyetje: Jeni dënuar në Hagë për krime lufte ndaj popujve të ish-Jugosllavisë, pra jeni shpallur kriminel, si e quani ju veten edhe pse jeni në botën e përtejme?

Milosheviçi - He, he, he, tani nëse e vutë re, qesha tre herë, po une jam hero dhe nuk jam në botën e përtejme, ose edhe nëse po, përsëri unë nuk iki në amëshim pa e bërë përsëri siç ka qenë Serbia ose Ballkaniada, në ia paç dëgjuar zërin... Pyetja tjetër?

Pyetje: Me sa di nga historia, Serbia nuk ka qene fare para shekullit 13 - 14, a mos doni të thoni që do e shkulni Serbinë e ta çoni përsëri nga ka ardhur?

Milosheviçi - Ti gazetare i paske hyrë shumë thellë historisë dhe nëse nuk e ndërron mendimin se të them unë që Ballkani ka qene serb dhe ortodoks, do jap urdhër të them se ju jeni servile e Amerikës dhe nese përsëri nuk e ndërron mendimin, do them se je agjente e të gjithë atyre që janë kundër nesh. Pyetja tjetër?

Pyetje: Folët për ballkaniadën, cili është plani juaj?

Milosheviçi - Meqë ma mban vetën për historiane dhe paske rrëmuar nëpër arkiva që po e i hap bota, duhet ta dish se ballkaniada është një serbi e tërë, dhe ata magjupë grekë, edhe ata në det e kanë vendin. Pyetja tjetër?

Pyetje: Magjupë?

Milosheviçi - Pse nuk jeni ju nga Kosova që nuk e dini fjalën “magjup”? Kush iu ka lënë ju të hyni në Kosovë dhe më merrni intervistë mua? Ah, e kanë fajin ata bukëshkalët e mij, ata që lanë nacionalsitët gjallë. Pyetja tjetër?

Pyetje: Per ke e keni fjalën zotëri?

Milosheviçi - Thashë pyetja tjetër.

Pyetje: Po, kjo ishte pyetja, për kë e keni fjalën?

Milosheviçi - Shiko, unë kam dhënë urdhër që shqiptarët të dalin nga Kosova dhe jo të hyjnë, kjo është shkelje, shkelje, por e kane fajin ata të Komiterrnit...

Pyetje: A nuk është shuar Komiterrni që para shumë dekadash?.

Milosheviçi - E shikon, ju gazetarët i lexoni siç ua ka ënda historitë dhe faktet, po ku e lemë ne të shuhet Komiterrni, në komiterrn e kemi që nga mësuesi më i thjeshtë i historisë e deri te akademikët që bëjnë enciklopeditë.

Pyetje: Po bata ka edhe historianë të tjerë apo jo?

Milosheviçi - Fatkeqësisht po, por nuk e di si na i le të gjallë dhe të shkruajnë kunder nesh ajo mëma Rusi që nënën edhe asaj se po të mos donte ajo, ne nuk na bombardonin dhe mua nuk më çuan në Hagë dhe tani më duhet të fshihem ...

Pyetje: Ju jeni i vdekur z. Misholeviç, me falni, Milosheviç...

Milosheviçi - E di çke ti gazetare, me thirr shkurt Milo. Pyetja tjetër?

Pyetje: Komenti juaj për situatën sot?

Milosheviçi - Pse deri tani unë për çfarë kam folur, po sot e nesër, ne do luftojmë për Serbinë, për mëmën tonë, për balkaniadën, për... ehu, ke më pyetje? Nëse ke, e vazhdojmë një herë tjetër intervistën dhe do t’iu them edhe emrat e atyre që i kam pasur ... he, he, he, tani do qesh më shumë se tre herë sepse jam në qejf, jam në qejf a nuk më sheh, deri dje vrava e preva shqipatre, edhe nenave ua hoqa nga barku femijet, therra pleq, gra e fëmijë, ua nxorra sytë e i vrava burrat në luftë dhe përsëri jam i fortë sepse përsëri atë Europë e budallallepsa dhe po i’u gjykon për kriminele... he, he, he, he…

Nga Ali D. Jasiqi : LIBËR I VEÇANTË DHE KARAKTERISTIK




Zekë Lushaj “Jegon kënga e çiftelia”.- Botoi Klubi letrare “Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë 2011



Përmbledhja e vjershave “Jehon kënga e çiftelia” e autorit Zekë Lushaj është libër i veçantë dhe karakteristik.Është i tillë, sepse vjershat e tij janë  poezi epike, hartuar  sipas modelit të rapsodive popullore .
Është i tillë, sepse vjershat  janë shkruar nga një krijues që është edhe këngëtar, çka  do të thotë se ato jo vetëm që lexohen, por edhe mund të këndohen në përcjellje të çiftelisë apo të sharkisë,
Është i tillë,sepse  lexuesi  këtu  do të gjejë  tema e motive më të llojllojshme, të trajtuara me një përkushtim të madh, që të pasqyrojnë realitetin, përkatësisht ngjarjet që e kanë përcjellë popullin shqiptare nëpër valët e jetës,duke filluar nga historia e vendit, nëpër baticat dhe zbaticat nëpër të cilat ka kaluar, gjer ke vjershat humoristike me te cilat thumbohen dukurit negative në shoqëri.
Poezitë e kësaj përmbledhje  janë krijime të thurura sipas modelit të metrikës klasike, ku kërkohet edhe përputhja e rrokjeve në fund të vargjeve. Ndoshta edhe për këtë  ato nganjëherë edhe duken si këngë popullore, edhe pse  ato,në pjesën më të madhe, janë krijime origjinale të autorit.
Zekë Lushaj u këndon objekteve ,përkatësisht ngjarjeve që e kanë tronditur popullatën në kohë dhe hapësira të caktuara.. Një pjesë e mirë e tyre i këndon Kosovës, Kosova e Zekë Lushajt është bukuroshe, është si lule, është trimëreshë, është heroike që u ka qëndruar rrebesheve të shumta nëpër valët e jetës që e kanë përcjellë shekuj më radhë, por nganjëherë edhe ajo rënkon dhe kur e ka punën piskë i thërret bijtë e vet që ta shpëtojnë nga e keqja që mund ti kanoset. Ajo,Kosova pra, rriti dhe edukoj trima të pashoq, që u sakrifikuan për  vendin  pa iu trembur syri fare . Këtyre martirëve, përkatësisht heronjve të shpallur dhe  të pashpallur Lushaj u ngrit përmendore në vargjet e veta duke i bërë të pavdekshëm, njerëz që do të përkujtohen gjeneratë pas gjenerate. Të tillë  janë jo vetëm Bajram Curri, por edhe Shaban Hoxha, Sali Çeku,Enver Dobra, Qazim Hoti,Mursel Osmani,Zaim Bajrami,Selim Berisha,por edhe Nazmi Gradina, që u vra por nuk vdiq, Hysni Dautaj, Gëzim Vishaj,Lushi i Vogël ,si dhe Mehë Uka i Bajgores e shumë e shumë heronj e martirë të tjerë, që i dolën përballë armikut ,disa herë më të fortë . Zihen në gojë, këtu, edhe disa familje të njohura për sakrificën që dhanë për të mirën e atdheut. Dallohen këtu familja e  Haradinajve si dhe ajo  Adem Jasharit,që nuk kursyen as jetën, të mbetur të pavdekshëm në historinë e popullit shqiptar në përgjithësi dhe atij kosovar në veçanti.
Tragjeditë që shkaktoi pushtuesi serbe, veçanërisht gjatë bombardimeve te forcave të NATO-s mbi popullatën e pambrojtur shqiptare është po ashtu burim frymëzimi i autorit të veprës “Jehon kënga e çiftelia”. Forcat serbe  masakruan banorët, popullatën duarthatë  te fshatit Qyshk të Pejës, ashtu siç i masakruan edhe ata Markalleshit në Vraniq të Gjakovës e në disa fshatra tjera anë e kënd Kosovës.
Mërgimi i popullatës, për shkaqe ekonomike në radhë të parë apo edhe për të tjera arsye, reflektohen negativisht në jetën e njerëzve në forma të ndryshme,duke shkaktuar nganjëherë edhe tragjedi të paparashikuara. Të këtilla janë ato që i ndodhin Hasan Fazlisë,Bajram Zekës, Ajshes se Azemit etj, Këtyre personave të njohur Zekë Lushja u thur vargje  duke ua quajtur hallën për tragjeditë që i ka përcjellë për shkak se nuk kanë qëndruar në vendin e lindjes, por e kanë marr botën në sy për një kafshatë buke, e që kanë përfunduar tragjikisht ata ose  ndonjë nga anëtarët e familjeve të tyre.
Trimeria nuk dëshmohet vetëm me sakrifica të jetës se njeriut. Ajo mund të dëshmohet, me fjalë,por me vepra , që në shikim të parë nuk duken edhe aq të mëdha, por që në esencë të tilla janë, sepse dëshmojnë për një qendrim të pashoq të personit të caktuar në situate të caktuara ,që i dikton momenti. Dhe në këso rastesh del në pah burrëria dhe stoicizmi njerezor i atyre  që ndërmerrin ndonjë akcion në të mirë të tjerëve apo edhe të kombit . Në këtë vazhdë duhet permendur heroizmin e mësueses Lumnije bashkë me djalin e saj Besnikun,por edhe mësuesin Bekim,të cilët me sakrificën e tyre i shpetuan nxënësit nga më e keqja që u kanosej nga barbarët e terbuar serbë,gjatë luftës se fundit. Dhe këngët për Lumën, Bekimin , por edhe për mësuesin  Besnik janë ndër më të ngrohtat e këtij libri, ndoshta mu pse janë të afërtë të autorit, që i ka ndie me shpirt dhe i ka shpreh me ndjenja të thella frymëzimi.
Lekë Lushaj ka kënduar edhe për shumë tema të tjera duke u treguar kështu një ndër krijuesit që e njeh mirë historinë e trevave nga rrjedh bashkë më realitetin e kohës në të cilën jeton dhe vepron. Në disa sosh ai ve në thumb të kritikës dukuritë negative që e përcjellin shoqëtinë në ecjet e saja në të përditshmë. E gjithë kjo dëshmon se kemi të bëjmë me një krijues serioz, me një personalitet që do dhe di  çka ti thotë lexuesit me vargje të ngrohta, të frymëzuara dhe që shperthejnë si vullkan I pashuar.
Marrë në përgjithësi vjersha  temash dhe motivesh të ndryshme e bëjnë veprën “Jehon kënga e çiftelia” libër të këndshëm, që lexohet me endje, me një kurreshtje të posaçme, dhe gjithësesi si një vepër që i pasuron bibliotekat tona.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...