2011-03-14

Media, pasioni i jetës sime - Nga Raimonda Moisiu




Interviste me Fatmir Terziun; krijuesin, gazetarin, regjisorin, editorin dhe kritikun letrar, në diasporë.

null
              Fatmir Terziu është bërë një nga intelektualët me në ze të diasporës shqiptare gjatë këtyre viteve të fundit. I pranishëm në media, si publicist i talentuar, krijues, kritik letrar, editor, si dhe rregjizor i sukseshëm në kinematografinë angleze, pa dyshim qe ai ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë kësisoj, një model për të gjithë te ikurit në perëndim.

Mbas studimeve për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, ai ka punuar si mësues dhe drejtues në disa shkolla, në rrethin e Dibrës dhe atë të Elbasanit. Pas viteve 90-të, ka qenë kryeredaktor i gazetës “Fjala e Lirë”, gazetar i “Rilindja Demokratike”, drejtues emisionesh, gazetar dhe drejtor i televizionit “Dardan”, korrespodent i mjaft mediave të tjera, në Shqipëri e jashtë vëndit. Në vitin 1996 është shpallur reporteri më i mirë i vitit nga gazeta “RD”.  Ndërkohë, në shtypin shqiptar ka botuar analiza dhe kritika në fushën e letërsisë, duke qenë i sukseshëm për figurat e njohura të asaj periudhe, si Fatos Kongoli, Bardhyl Londo, Zija Çela, Teodor Laço, Astrit Bishqemi, Vath Koreshi, Beatriçe Balliçi, Flutura Açka, Ramiz Gjini, Visar Zhiti etj. Ndërsa si autor, është në librat “Mos Hesht”, “Ecje në Qelq”, “Djalli i Argadasit”, ku me këtë të fundit është edhe fitues i çmimit “Kadmus”. Është autor edhe i disa librave të tjerë. Një vëllim me kritika dhe analiza bashkëkohore letrare, dy vëllime me poezi e tregime, si dhe një roman, presin dritën e botimeve së shpejti.
Që nga viti 2001 jeton, studion, dhe punon në Mbretërinë e Bashkuar. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Eshtë nga të paktët intelektualë shqiptarë, që në kohëqëndrimin e tij si emigrant larg atdheut, ka zgjedhur të pajiset dhe të plotësoj formimin e tij në Britani, ku ka studiuar për media, komunikim, dhe më tej për film, televizion dhe kulturë, e politikë. Në fushën e kritikës dhe analizës letrare është vlerësuar si një nga më të mirët e kësaj fushe sot në krijimtarinë shqiptare. Në publicistikë e gazetari ka botuar "Trokamat në Jetën e Një Pene" dhe ka gati një sërë materialesh të tjera letrare për botim. Në gjuhën angleze ka botuar “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies”, “Tearing Up the Past”, “Writing the Documentary ëith Student’s Experience”, “The script: Simple and Complicate” dhe dhjetra ese të ndryshme në fushën e medias të vlerësuara nga akademikët anglezë. Studimin e autorit “Parametric Narration in Norman Wisdom Movies” e ka vlerësuar edhe akademiku Richard Dacre me një artikull të publikuar në mediat profesionale britanike ku shprehet: “studim befasues i Fatmir Terziut”, ndërsa studimi tjetër “Reprezantimi i Personales për Publikun” është vlerësuar nga Dr Heather Nunn dhe nga Profesor Dr Michael Channan. Në vazhdim të edukimit të tij të mëtejshëm ka studiuar në High Melton College, South Thames College për gjuhën angleze dhe për HNC, Certificatë e Lartë Nacionale në Britaninë e Madhe për Media Production (media prodhimtari). Ka marrë nivelin e lartë (Gradën-nivel A) për Communication Media (media komunikim) pranë Universitetit London South Bank University (2004). Më tej kreu studimet në London South Bank University, pranë Faculty of Arts and Human Sciences për Digital Film dhe Video Production (2004-2007) ku dhe punoi po në këtë universitet në "Widening Participation Unit", që është pjesë e departamentit të edukimit në këtë institucion. Autori pas përfundimit të studimeve në fushën e artit, medias dhe filmit ka krijuar këto filma dhe dokumentarë me metrazh të shkurtër dhe të gjatë: “Trokamat në Jetën e një Pene” (2003), “Rivermusic” (2004), “Windy Corner” (2006), “Clouds of Smoke” (2007) etj. “Windy Corner” dhe “Clouds of Smoke” janë përzgjedhur nga Britfilms dhe janë renditur në historinë e filmave britanikë. Vlen të theksohet se filmi i tij i fundit “Clouds of Smoke” (Retë e Tymit) ka qenë filmi i parë i krijuar nga një shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të ketë fatin të seleksionohet dhe të shfaqet më 5 Qershor 2007 në Curzon Soho, aty ku shfaqen filmat e mëdhenj Hollyvudianë. Filmi është prezantuar edhe në disa festivale (Nju Jork Film Festival), pasi është një bashkëpunim i autorit me DEFRA-n, Departamenti i Mjedisit Ushqimit dhe Aferave Bujqësore në BM, ku është edhe protagonisti kryesor z. Alex Palman, pasuar edhe nga gazetari i mirënjohur i BBC-së Mike Sergant. Shumica e filmave dhe pjesë nga krijimtaria e autorit mund të shikohen në internet në faqen e BBC-së dhe në faqen e tij: http://terziu.googlepages.com. Faqja www.seguraweb.nl ka përzgjedhur disa krijime të autorit. Krijimet e autorit janë publikuar në UK nga BBC, ku autori ka fituar dhe një kompeticion me tregimin “Hija Diamant” (Ghost Diamond), i cili mund të lexohet në faqet e BBC-së dhe nga mjaft organe të shtypit dhe medias. Pas fitimit të titullit Master në Media, Kulturë dhe Poltikë nga Universiteti i Roehamptonit, z. Terziu është duke vazhduar punën e tij kërkimore ne fushën e medias pranë Roehampton University
Që prej gjashtë vitesh, boton në internet revistën intelektuale kulturore-letrare, “Fjala e Lirë”, dhe është që nga maji i këtij viti, kryeredaktor i gazetës “Albanian Mail”,  e cila botohet në Londër”.
Eshtë edhe mik e studiues i aktorit më popullor në Britani, Norman Wisdom ( Pitkini) i njohur edhe tek ne me filmat e tij komik.
           
Me botimin e revistes internetike  “Fjala e Lirë”, ka mundur të mbledhë e të njohë më tej krijimtarinë e autorëve shqiptarë, sidomos të atyre në diasporë, ku nuk mungojne edhe analiza e kritika, të cilat vlerësohen si shumë profesionale e bashkohore. Emra si Agim Shehu, Pëllumb Kulla, Faruk Myrtaj, Iliriana Sulkuqi, Roland Gjoza, Kolec Traboini, Mëhill Velaj, Vaid Hyzoti, Sami Milloshi, Lazër Stani, Nase Jani, Aleko Likaj, Andi Meçaj, Kostaq Duka, John Hodgson (përkthyesi i parë i Kadaresë në anglisht) etj., janë bërë pjesë, jo vetëm e stafit, por edhe “bërthama” rreth së cilës janë afruar plot intelektuale dhe krijues në disa kontinente, deri në Australinë e largët.

Fatmir Terziu është bërë tashmë tepër i njohur, jo vetëm në diasporën shqiptare, në fushën mediatike, por edhe në atë të kritikës letrare, po si mendon ai, konkretisht?
Është në fakt e rrëndësishme një gjë. Ajo lidhet me modestinë. Shpeshherë ne e flakim rëndësinë e saj dhe, disa herë e mbysim atë. Për mua njohja vjen nga puna. Kur puna vlerësohet, atëherë edhe njohja vjen në kohën dhe vendin e duhur. Në këtë kohë të zhvillimit teknologjik, në të cilën ne jetojmë, natyrshëm, edhe njohja është më e lehtë. Njihesh si për mirë, ashtu edhe për keq, në disa minuta. Interneti e përcjedh këtë mesazh gjithandej. Dhe në këtë aspekt, unë mendoj se sot shumë intelektualë, janë bërë njohje dhe model për të gjithë. Ata punojnë me ngulm që t’i ndryshojnë emrin e keq shqiptarisë nëpër botë. Në këtë mes është edhe veprimtaria ime, që unë mendoj se, është vetëm një grimë, nga ajo që bëjnë dhe promovojnë intelektualët dhe shqiptarët në botë.
 
Cilat kanë qenë fillimet në fushën e medias?
Një poezi dhe një tregim më kanë bërë të fluturoj, kur i kam parë në gazetë. Isha nxënës i shkollës së mesme, kur i pashë ato të botuara në shtypin lokal të asaj kohe. Ato i përkasin vitit 1978. Më pas, kam punuar e bashkëpunuar me gazeta të ndryshme si “Sporti Popullor”, “Luftëtari”, “Puna”, “Tirana”, “Shkumbini”, “Ushtima e Maleve”, “Bashkimi” etj. Më vonë pas viteve 90-të, kam bashkëpunuar me gazeta të ndryshme, dhe kam drejtuar “Fjala e Lirë” për disa vjet. Kam shkruar vazhdimisht, por dritën e botimit, e gjeti vëllimi im i parë poetik, “Mos Hesht”, botuar nga shtëpia botuese “Sejko”, ku më pas u botua “Djalli i Argadasit”, “Ecje në Qelq”, “Krokamat”, “Mot i Qashtër”. Librat e tjerë janë botuar nga “Lulu”.
 
Në librin «Mot i Qashtër» kemi lexuar edhe shënime, ose më saktë, e thënë, «Nga blloku i gazetarit…», cilën do të veçoje si përjetimin më të keq në detyrën e atyre viteve?
Janë shumë, por do të përmendja këtu vitin 1997, kur unë isha ngarkuar at’here nga “RD”-ja, të ndiqja Presidentin e asaj kohe në vizitat e tij. Ishte vizita në Gjirokastër, që për pak, desh më kushtoi me jetën. Pasi mbaroi mitingu në Pallatin e Sportit të qytetit, dhe më pas mes studentëve, thuajse u bë natë. Në të hyrë të Tepelenës ishin ngritur postblloqe. U detyruam të ktheheshim. Në rrugën për në Ersekë, andej nga Përmeti, një rrugë ushtarake, na i shpuan gomat e makinës. Makina ngeci. Desh Zoti, që në makinën e gazetares së Radio Tiranës, Zamira Koleci, kishte vend dhe ne shpëtuam… Të tjerët janë raste që duhen harruar, e për të mos i kujtuar kurrë.
 
Po ngjarja që ju ka emocionuar më shumë dhe që e keni përcjellë pastaj tek lexuesit?
Ishte koha e Luftës në Kosovë. Unë duhej të raportoja nga Kampi i Stankofcit në Maqedoni. Kur mbërrita, pashë atë skenë mizore, mes policësh dhe njerëzish në nevojë. Njërëz me e pa uniformë më rrethuan, dhe më rrëmbyen kamerën, ishin gati të më mbërthenin mirë, për fat, erdhën disa vëzhgues të huaj, dhe nuk e kuptova as vetë si më liruan. Atë ditë kam raportuar nga telefonat e Universitetit të Tetovës, për të cilin kisha realizuar pak kohë më parë një dokumentar. Ndjeva emocione, dhimbje dhe gëzim njëherësh, që arrita të jap lajmin i pari për mediat shqiptare, mbi atë kamp, që edhe sot më ngjedh mornica në trup. Njerëz të pafajshëm të përzënë nga vatrat e tyre, thaheshin për një pikë ujë, nën një rregjim policor të pakuptueshëm…
 
A e ka përkëdhel fati Fatmir Terziun pas largimit nga Atdheu? Jeta e emigrantit në Londër?
Askënd në emigracion, nuk e mendoj se është në një aspekt të lehtë njerëzor, në procesin e integrimit. Askënd nuk e mendoj, se është i përkëdhelur nga fati. Por edhe nëse ka ecur paksa, do të thoja se, është mundi dhe përkushtimi i tij profesional. Në Perëndim, askush nuk të thotë ‘bujrum’, dhe hajde se je njeri i mirë. I mirë është ai që punon, dhe me punë realizon ‘përkëdheljen’, që në fakt, gjithkujt në emigrim i mungon. Integrimi është i thjeshtë për t’u shqiptuar, por shumë i rëndë për t’u arritur. Gjithësesi, tani është pak më ndryshe, pas disa vitesh.
 
Shkelët për të parën herë, në një fushë krejt të re për ju, në botën e kinemasë. Cilat kanë qenë impresionet tuaja për të? Po krijimtaria?
Në fakt, siç e përmenda edhe më parë, kisha tentuar të realizojë diçka vizive, por thjesht televizive. Puna ime në televizion, më ndikoi disi në këtë vendim. Por filmi sot ka emër tjetër. Filmi i shkurtër është si të thuash, një dhunti e re në rritje. Krijimi i një filmi të tillë kërkon muaj, edhe pse shikimi i tij përfundon për disa minuta. Të thuash një ide në pak minuta, do shumë talent. Këtu duhet folur shumë, por unë preferoj që t’ja lë kohës fjalët. Vlerësimi i filmave të mi të shkurtër, dhe çmimet për to, më kanë shtuar së tepërmi etjen për më tej. Planet janë gati, dhe pres vetëm financimin nga British Council. Kam një kërkesë nga filmkrijuesi anglez, Derek Smith, por le të shohim se ç’do të ndodhë pas bisedimeve.
 
Si keni punuar në filmat tuaj, dhe mënyra se si i keni gjetur aktorët. Raportet me sponsorët, por edhe organizuesit e filmit?
Në Britaninë e Madhe, ka ligje të shkruara dhe të pashkruara për këtë. Aktorët, mjetet, sponsorët etj., duhet ti gjesh vetë. Këtë e kam bërë me angazhim, dhe padyshim me sukses. Të përfshish Grainne Gillis në filmin tënd, duhet të jesh me fat. Ajo tashmë ka oferta të mëdha, dhe unë ndjehem krenar. Apo edhe Tara Jones. Filmi “Clouds of Smoke”, ka konkuruar në Courson, dhe ka marë çmimin “Best Mention”. Kështu raportet janë në nivel, dhe puna e rezultatet flasin qartë. Në Londër, puna me ekip flet më shumë, se sa një arritje personale. Kjo është alfa e një pune me organizuesit, ose më saktë me ekipin.
 
Cilat kanë qenë vlerësimet nga kritika angleze në këtë fushë?
Do të preferoja të thoja paksa, diçka për të qartësuar. Këtu nuk është thjesht kritika, por fjala e specialistit, siç është e mirënjohura Ann Ross Muir, drejtoreshë e një prej dramave tipike angleze, Eastenders, apo Dr. Charlotte Crofts, e akademikët Chris Elliott, dhe Richard Dacre etj. Fjalët e tyre nuk janë vetëm inkurajuese, por edhe shtytëse në krijimtarinë time. E tillë është edhe fjala e regjisores së BBC-së, Lucy Moore, për skenarin tim “Red Devil”.
 
Keni tashmë një projekt të ri në realizimin e një filmi. Cili është subjekti i tij?
Ky është një film, që ka të bëjë, me një lidhje britanike me Shqipërinë. Filmkrijuesi anglez Derek Smith, ka marë shkas nga një essè timen për filmin shqiptar, dhe tematika është disi e larmishme. Ashtu siç thashe edhe më lart, puna është në procedurat e bisedimeve, dhe këtë rradhë, nuk mund të flas më tepër.
 
A do të konkurojnë filmat e Terziut në festivale të mëdha ndërkombetare?
Për një krijues, festivalet nuk janë ëndërra, është një angazhim. Por sot, marja pjesë në festivale, është punë kohe. Po të dërgosh filmin, dhe të mos kesh kohë ta ndjekësh, siç ndodh puna ime, që jam i angazhuar, është paksa e vështirë. Le të shpresojmë, se e ardhmja do të flasë më qartë.
 
Ç’mendon sot për gjendjen dhe pozicionin e kinematografisë shqiptare e konkurimet e saj?
Dua ta nis nga pozitivja, dhe jo nga debatet, që shpesh e përfshijnë këtë fushë të medias. Është një rast i mirë, që një film i regjizorit Milkani, ka marë dritën për në “Oscar”. Është mirë të themi, se filmi shqiptar do të marë fytyrën e tij. Disa filma që janë realizuar, si bashkëpunim me të tjerët, janë një sinjal i mirë.
Të bëjmë sikur «harrojmë» për një moment filmin, dhe ta lëmë pas atë për t’ju kthyer medias, ku ju jeni diplomuar në Universitetin e South Bank të Londrës.
London South Bank University, ku kancelar është i mirënjohuri i gazetarisë televizive, Trevor MacDonald, është tashmë një universitet me emër në Londër. Por Universiteti i Roehampton në Londër, ku unë mbarova masterin me rezultate të larta, dhe ku vazhdoj doktoraturën, më duket se po më ‘forcon’ dijet e mara, që tashmë duhet ti ndaj edhe me të tjerët.
 
Me kritikën letrare, ju keni patur kontakte të hershme, madje që pas vitit 90-të, ku keni bërë disa analiza për figura të njohura të letrave shqipe. Në ç’dimension ndodhet ajo sot brenda vetes suaj?
Sot është një fakt. Arkiva e Bibliotekës Kombëtare flet hapur. Dhe kur shikoj online analizat, dhe kritikat e mia letrare të viteve më parë, shpeshherë them në heshtje, diçka më shumë për atë që duhet të bëj sot. Kritika letrare dhe analiza, gjithashtu vijnë nga njohuritë për të, nga leximet e shumta, dhe nga bagazhi i fjalëve bindëse për krijuesin. Unë lexoj shumë dhe shkruaj gjithmonë. Kjo më bën të jem sot në këtë stad. Por kultura britanike e analizës dhe kritikës letrare, më ka dhënë garancinë dhe sigurinë e përzgjedhjes, dhe dhënies së inkurajimit atij që i takon. Shumë krijues të sotëm, tashmë kanë krijuar besim në fjalën time, dhe unë shpresoj të mos e shpërdoroj atë.
 
Cilat janë temat që përbëjnë sot gazetën «Albanian Mail» që ju drejtoni në Britani? Si trajtohen hallet dhe shqetësimet e emigrantëve, dhe si i përcjell tashmë ajo?
Gazeta botohet me dashamirësinë e një shqiptari biznesmen të sukseshëm në Londër. Nik Berisha, është një njeri që i ka afruar komunitetit shqiptar, mundësinë e një gazete. Dhe kjo mundësi tashmë është në baza profesionaliste, ku trajtohen rubrikat e komunitetit, emigracionit, arritjeve rinore, dhe më tej me problematikën e jetës.
 
Krijimtaria dhe planet krijuese për të ardhmen?
Krijimtaria ime është komplekse. Si e tillë ajo lëvrohet në çdo minutë, në çdo hapësirë. Unë kam në proces, një roman me tematikë nga viti 1997-të, dy vëllime me tregime, dhe një me poezi. Dy vëllimet me analiza dhe kritika letrare, shpresoj që të shohin dritën e botimit shumë shpejt.
 
Njohja me Sir Norman Wisdom dhe studimi juaj?
Kur mora përsipër të realizoja studimin tim mbi Parametrat Narrativë të Filmave të Sir Norman Wisdomit, i njohur si Pitkini në Shqipëri, dy supervizorët e mi, Dr Philip Hammond dhe Dr Anna Reading ishin në dilemë. Ata nuk besonin në mundësinë për të krjijuar një vepër të tillë. Kur unë u fola se vija nga Shqipëria dhe njihja diçka nga krijimtaria e tij, ata heshtën. Më pas mbi 60 mijë fjalë për këtë temë habitën akademikun Richard Dacre, një nga biografierët e hershëm të tij. Ai pasi pa studimin tim e quajti “Punë tërheqëse e Fatmir Terziut”, dhe shkruajti në disa revista online. Kështu dhe rezultatet folën qartë. Këto rezultate më afruan mundësinë që të ftohesha nga organizatorët e festimit të 91 vjetorit të ditëlindjes së Wisdom. Dhe aty pata rastin që ta takoj për së dyti aktorin me famë në Britaninë e viteve 60-të, dhe heroin shqiptar të asaj kohe, falë roleve të tij që ne shqiptarë e konsideronim si sinonimin e komedise së ekranit të madh. Në takimin disaminutësh me të i kujtova pyetjet që i pata bërë kur ai erdhi për ndeshjen e futbollit Shqipëri – Angli. Ai vetëm bënte shaka, kërcente dhe tentonte të dëfrente të tjerët. Më tha vetëm kaq “Albania, I love you…”. U bëmë dhe mbetëm miq.
 
Tani ai është i sëmurë dhe sëmundja e tij Alzhemir e ka detyruar të jetë në izolim nga të tjerët. Por në mëndjen time, mbetet një kujtim i mirë dhe i ndjeshëm nëpër vite. Ai mbetet gjithmonë një shkollë më vete filmi, një art më vete në gjininë “slapstick”.
Unë e adhuroj atë.
 
Të vijmë tashmë tek jeta familjare e Terziut.
Shumë vetë e kanë thënë hapur: “Familja është mbi çdo gjë”. Dhe për mua, gruaja ime e përkushtuar ndaj meje dhe tre fëmijëve të mi, si dhe arritjet e saj, janë një hapësirë e madhe për të më dhënë më shumë kurajo krijuese. Familja ime është mbështetja kryesore, pastaj edhe hapësirat që të jep Britania e Madhe.
 
A ndjehet krenar Fatmiri për sukseset e fëmijëve të tij?
Natyrshëm po. Emocionet shtohen kur sheh djalin e madh Andin me rezultate yje në GCSE, vajzën në mesin e krijuesve të rinj britanikë, dhe binjakun e saj të shkëlqejë në shkollë. Këtu modestia flaket, dhe krenaria bëhet plotësisht publike. Edhe po të bëhesh modest, nuk të lënë gazetat e këtij vendi, se ata e gjuajnë, njësoj si të keqen dhe të mirën. Dhe kështu për fëmijët e mi kanë shkruar mjaft gazeta, sidomos “Ëandsëorth Borough Neës”, “Yorkshire Times”, etj.
 
Në jetën e përditshme aty në Londër, ju jeni në kontakte me personalitete të kulturës dhe të politikës angleze, sa është prezent Atdheu ynë Shqipëria në marëdhëniet me ta?
   
Para ca kohësh, po bisedoja me përkthyesin e parë të Kadaresë, John Hodgson. Ai më tha kështu: “a e di Fatmir, se tashmë Shqipëria ,nuk ka ndonjë ndryshim nga Perëndimi?...”
Le ta zbërthejmë këtë pyetje. Në Londër të paktën emri shqiptar tani tingëllon më ndryshe. Personalitetet e këtij vendi kanë kuptuar tashmë sensin shqiptar, dhe me këtë po ndërtohet respekti për Shqipërinë. Nga Atdheu i dytë ku jemi, ne ndjejmë krenari për Atdheun tonë, për Shqipërinë.
   
Si ndjehesh në komunitetin shqiptar të Londrës dhe atë mediatik? Cilat janë marëdhëniet me kolegët?
Shumica tashmë besojnë se Shqipëria do të bëhet edhe më e mirë. Dhe një pjesë mendojnë investimin në Atdhe. Ndërsa marrëdhëniet me kolegët, janë marrëdhënie pune dhe interesash në fushën mediatike.
 
A beson Fatmir Terziu në një të ardhme të shpejtë dhe më të mirë të vendit të tij, dhe a do të mund të kthehet për të kontribuar aty?
Edhe unë jam e mbetem optimist. Por intelektuali si i tillë, shpeshherë e shuan optimizmin për arsye të ndryshme. Kontributi është edhe ky që ne japim. Një kontribut i tillë, kurrë nuk është as larg, as afër. Të tjerat le t’ia lëmë kohës.

Intervistoi Raimonda Moisiu

Osman Caka dhe Shqiponja e Manchesterit

Osman Caka


Osman Caka nuk është i panjohur për opinionin shqiptar. Përkundrazi, ai është një nga krenaritë e shqiptarizmit në diasporë, një bashkatdhetar nga Kosova i cili tash e sa vjet jeton në Manchester të Anglise, i cili ka patur fatin të takohet me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blear.


 Në bazë të massmedias shqiptare kuptojmë se me atë rast, ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe e falënderoi në emër të gjithë popullit shqiptar për kontributin e dhënë në vitin 1999 gjatë luftës së fundit në Kosovë.


 Ndërsa ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime zotit Caka për vrasjen e djalit të tij Ilirit nga policia serbe më 13 prill të vitit l999, i cili kishte vetëm 17 vjet.

Ilir CakaNevrej Caka

                                                               Nënë dhe bir... 


 Ish-kryeministri Bler i shprehu ngushëllime përmes tij edhe për 14.000 familje që i kanë të zhdukur të afërmit e tyre. Zoti Caka në shenjë respekti i dorëzoi ish-kryeministrit Tony Bler një libër të Shenjtores sonë Nëna Tereze, të autorit Dom Lush Gjergji.


Nga e djathta, John Dwan, drejtor i sportit ne Manchester, Kryetari i federates se shahut, deputeti Tony Llyd dhe Osman Caka

Bler tha asokohe se është kënaqësi e imja ta pranoj këtë libër sepse Nënë Terezen e kam takuar sa ishte gjallë dhe kam një respekt shumë të madh për këtë bijë shqiptare.


 Zoti Bler e falënderoj zotin Osman Caka edhe për kontributin e tij që e ka dhënë këtu në Angli sidomos për vendosjen e shtatores së Nanës Tereze, e vendosur në oborrin e Manastirit të Gortonit në Manchester, pastaj për dhënien e Pllakës falënderuese në emër të popullit shqiptar të vendosur në qytetin Oldhamit, si dhe për aktivitetin e klubit të shahut "Shqiponja" që garon në ligën e II në Manchester. Zoti Caka e njoftoi ish-kryeministrin edhe për turnirin e shahut që mbahet tani për çdo vjet ne stadiumin e Mancheter Cityt. Bashkatdhetari Caka tha se në këtë turnir kanë marrë pjesë gjithë shahistët e shumë vendeve të botës.


Shahisti Agron Osman Elezi nga Lezha, laureat i vendit te pare

Për Osmanin qarkullojnë konsiderata elektronike edhe në gjuhën angleze në google.com. Osmani qëndis poezi për Flamurin Kombëtar dhe jep kontribut të pashoq për mbarëvajtjen e sportit shqiptar në botë. Kohëve të fundit kuptojmë se më 6 mars të këtij viti, në Stadiumin e Manchester Cityt, në Manchester të Anglisë, u mbajt turniri i shahut me lëvizje të shpejta nën patrionatin e klubit të shahut "Shqiponja" nga Manchesteri. Vlen të përmendim se ky klub është i udhëhequr nga Osman Caka, garon me suksese të lakmueshme në ligën D të Manchesterit dhe të Federatës së Shahut në Manchester. Klubi shahut është themeluar në mars të vitit 2003. Ky turnir, që tashmë është bërë tradicional, dëshmon vazhdimësi dhe rezultate konkrete, një nga to duke qenë fakti se sivjet është hera e katët që po mbahet. Turniri organizohet për nderë të të Komandatit Adem Jashari dhe familjes së tij. Në këtë turnir morën pjesë 94 shahista, ku në fund të ndeshjest Klubi i shahut dhe Federata e shahut, fituesit i shpërbleu me të holla dhe me trofe. Për vendin e parë u nda shpërblimi prej 160 funtash, për të dytin 120, dhe vendit të tretë i dhuroi 80 funta, ndërsa këtu u ndanë edhe 12 trofe në të gjitha kateogoritë, kurse shahistëve të tjerë të shumtë iu dhuruan nga 30 funta. Trofetë u dorëzoi manaxheri i klubit të shahut, zoti Osman Caka.


Agron Elezi te cilit Osman Caka ia dorzon trofene

Në këtë turnir morën pjesë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Manchester të Anglisë nga të gjitha moshat po ceku vetëm disa: Liridon dhe Bajram Paskali, Albin, Leutrim dhe Adnan Caka, Agron Osman Elezi etj. Në këtë turnir të gjithë shqiptarët dhanë rezultate shumë të mira në lojën e shahut. Vlen të përmendet se atë ditë u muar vendimi që vitin ardhshëm ta kremtojnë pesëvjetorin e këtij turniri, që tashmë është bërë tradicional. Ndërsa Osman Caka, Krytari Federatës së shahut dhe drejtori i sportit, së bashku me njerëzit e tij, morën vendim në shenjë respekti që kanë për ekipin e shahut "Shqiponja" në Manchester, ta thellojnë bashkëpunimin dhe vitin e ardhshëm festiv dhe të ftojnë në turnir edhe shahistë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. „Unë si kryetar i klubit Shqiponja, thekson Osmani në një letër të tij, dua ta falënderoj përzemërsisht Klubin futbollistik "Manchester City", që për katër vjet me rradhë na ka dhënë në disponim gratis sallat më të bukura të këtij stadiumi. Është nder dhe privilegj të organizosh këso turnire në këtë stadium, pasi të gjitha kushtet janë të një niveli shembullor."

Nga Prof. Dr. Afrim A. Rexhepi* :Dekonstruksioni i estetikës / objekti te Kadareja

Oh Dionis i shenjtë pse m’i tërheq veshët...unë qeshem me veshët e tua Arijadno pse nuk janë më të gjatë?" Kategorinë estetike të komikës Sharl Lalo e definon harmoni e humbur, të bukurën - harmoni të poseduar. Në kontekst, vë në pah definimin që gjykimi estetik kufizohet midis të bukurës dhe të shëmtuarës, respektivisht të vërtetën e parë të Niçes: Vetëm njeriu është i bukur dhe të vërtetën e dytë të Niçes: Askush nuk është më i shëmtuar se njeriu i degjeneruar.
“Në esencë, njeriu përball vetes vë të bukurën si masë e të përkryerës. E shëmtuara kuptohet shenjon degjenerimin dhe kaosin. Shenja e lodhjes, e rraskapitjes, e humbjes së lirisë, apo aroma e ngyrave, degjenerimi / deformimi i formave shenjojnë reaksionin e njejtë, gjykimin që definohet përmes të shëmtuarës, atëherë ç’ ka urren njeriu? Nuk ka dyshim: urren perëndimin e llojit të vet”. (Nietzsche, 2008; 10)


Eksplorimi i antipodit të së bukurës, zbardh natyrën e bukurisë edhe atë nga një perspektivë tjetër. E Bukura është e përsosur dhe jo e përsosur. Estetikja është kuantitative, informative, enigmatike, paradoksale, rend pa ligje. Teoria e estetikës është teori e sensibilitetit / ndjenjave. I ngushtë është gjykimi të konstatojmë që ndjenja është i vetmi organ që i takon të bukurës. Ekzistojnë ndjenja anestetike të cilat në një farë mënyre janë drejtëpërdrejt estetike. Estetika e shëmtimit nuk është vetëm mungesë e harmonisë, por edhe një gjykim negativ ndaj harmonisë. Sh. Lalo, beson që, "gjykimi negativ i referohet disharmonisë që ne e gjejmë aty ku nuk e kemi pritur, aty ku e kemi pritur ta perceptojnë harmoninë. (Lalo; 7)


Kanti besonte se edhe një rrëfejzë me kualitete të së keqes dhe të shëmtuarës, është e bukur nëse estetikisht perceptohet. Gjykimi pararendës sugjeron: - që arti bashkëkohor është i bukur, e bukura është edhe në të shëmtuarën - sugjeron në artin bashkëkohor, në të cilin aspekti harmonik i të shëmtuarës kthehet në protestë. Në fakt, që herët e shëmtuara është barazuar me jo - qenien.


"Sipas Heidegerit, Da - sein është lëshuar në botë dhe se më shumë është i interesuar për ekzistencën e vete. Idea e vetëvrasjes nuk i pëlqen. (Invood, 2008; 54)


Logjika e dekonstruksionit shenjon: ne ndodhemi diku tjetër. Kjo diku tjetër është jo – qenia që na cyt të pyetemi, të informohemi. Unë shkruaj romane, sepse kam shpirt, sepse nuk jam i përkryer – thotë Ernesto Sabato. Estetika e të shëmtuarës jep më shumë mundësi për forma të ndryshme të ekzistencës, një fiksion, një referensë e universit tonë.


E shëmtuara definohet përmes rrefuzimit, të tmerrshmes, të kërditshmes, të pakëndshmes, turpit, monstruozitetit, qelbësirës, kalbjes, sfilitjes, varfërisë, bizariteti etj. E shëmtuara vetvetiu shkel sistemin e identitetit, nuk respekton kufij, rend dhe rregulla. Estetika e të shëmtuarës, rrëfimi estetik i të shëmtuarës, demonstron definimin që e bukura është edhe në të shëmtuarën. Në kontekst caktohen tre fenomene të ndryshme: e shëmtuara në vetvete, e shëmtuara formale dhe paraqitja artistike e dy fenomeneve”. (Eko, 2007; 19). Artistët bashkëkohore nuk e përdorin të shëmtuarën sipas shembullit të avangardës por përmes efekteve estetike të të shëmtuarës për të nxjerrë në pah ndryshimin e botës / sfidë estetike për recipientin sot i cili sërish percepton të bukurën. Regjisori i filmit Nata e të vdekurve George Romero thekson,


"Filmat e mi për zombët / përbindshat – kufomat e gjalla, paraqesin revolucion, kthim radikal në botën sot. Në fakt, ne jemi zombët – të vdekur e të gjallë. Shfrytëzoj shumë gjak në të tmerrshmen madhështore, me qëllim që publikut t’i bëjë me dije që filmat e mi janë kronika shoqërore - politike të kohës sonë dhe jo aventura të ç’mendura të ngatërruara në horror". (Eko, 2007; 422)


Në tekstin Fuqia e tmerrit, Julia Kristeva e definon abjektin, “nuk është objekt, nuk është subjekt…Në abjekt vërehen revoltat e tmerrshme dhe të errëta të qenies, të drejtuara kah kërcënimi". (Kristeva, 1982; 78) Abjekti është fenomen që kërcënon identitetin e subjektit përmes të padrejtës, vullgares, të pahijshmes, të ndyrësisë, kërditjes nga ushqimi, mëkatit, tmerrit, llahtarisë, mpirjes, shtangies, krupa, të vjellët etj. Arti bashkëkohor është art i abjektit, në kuptimin unë e abjektojë veten, unë e pështy veten, unë e ripozicionojë veten. Teksti Dekonstruksioni i estetikës: e shëmtuara i Mario Perniolës ngre çështjen Ç’farë do të thotë ta dekonstruktosh shijen? Së pari do të thotë ta definosh të kundërtën e shijes. Edhe pse Kanti besonte që e shëmtuara estetikisht nuk mund të perceptohet, Perniola tregon në faktin që “përvoja e të shëmtuarës është në interaksion me kënaqësinë: të vjellat na lirojnë nga e kërditshmja”. (Perniola, 1997; 105)


“Grumbuj turistësh, ashtu siç çdo turmë lëvizëse, i kishin vështrimet të lehta e të papërqëndruara, por në ndeshjen e pare me sytë e tyre ngrinin papritur. Shumica zverdheshin, disave u vinte të përzier”. (Kadare, 1980; 5)


Akti i perceptimit të kokës, do të thotë ballafaqim i njeriut me tjetrin në vete. Në dispozicion, akti i parë i Magbethit, “e bukura është e shëmtuar, e shëmtuara është e bukur”. Në funksion, thënia e Kantit, “Arti përmbush funksionin e vet edhe kur për gjëra të bukura i paraqet gjërat e shëmtuara”. (Eko, 2007; 135) Edhe fenomenet e shëmtuara edhe objektet e shëmtuara, janë të bukura në mënyrën e vet nëse estetikisht i perceptojmë, nëse dijmë ta prepozicionojmë distancën psiqike në raport me pragmën unë. Shembull tipik është piktura e Pablo Pikasos Guernika, demonstrim i aspektit harmonik të të shëmtuarës në të cilën “ligji i formës dështon”. (Adorno, 1996; 25) Për Ismail Kadarenë horrori, e tmerrshmja, e shëmtuara, edhe pse janë të kundërta, në sferën estetike koegzistojnë dhe ndërthuren me njëra tjetrën - bukuri e tmerrshme. Esteti Alfred Uçi definon, “Shkrimtari ka përjetuar drejtpërdrejtë, me një thellësi të jashtëzakonshme emocionale dhe nga afër, drama të tilla në një nga vatrat më të nxehta të ferrit të histories të shekullit 20, aty ku u lujatën spektaklet më të tmerrshmne të fashizmit dhe stalinizmit”. (Uçi, 1999; 74)


“Në ecje e sipër, ai hapte torbën dhe vështronte gjithë frikë. Allah, pëshpëriste, si na ke bërë kështu të udhëtojmë me kokat tona nëpër duar…Nën dritën e vetëtimave koka e prerë me flokët e qullur e të shpupurisur, dukej si e hakërruar…I panjohuri pranë oxhakut të hanit, futi dorën në torbën e lëkurtë dhe, duke e tërhequr prej flokësh, nxori që andej një kokë të prerë. Në sytë e tyre të çakërdisur ai e vuri kokën e qullur ndaj zjarrit, pa e ditur as vetë pse, ndoshta për ta tharë...Ndërkaq nga nxehtësia flokët e kokës filluan të lëshonin avull. Avujt ngriheshin përpjetë si një mjegull, që vinte drejt e nga mbretëria e vdekjes…Një kokë e prerë mund ta mbërthente spektatorin po aq fuqishëm, sa një vepër arti. Sytë e saj të xhamtë po lidheshin me sytë e njerëzve”. (Kadare, 1980; 44)


Citati vë në dukje që Kadareja drejtpërdrejt e ka ndjerë fuqinë e tmerrit, drejtpërdrejtë i ka ndjerë forcat e tmerrit, drejtëpërdrejt i ka ndjerë skenat më shokuese të "ferrit" të shekullit të 20, aty ku u luajtën ngjarjet më të tmerrshme dhe më rënqethëse. Arti i vërtetë është i tmerrshëm dhe i shëmtuar, estetikisht demonstron ligjin e materies në lëvizje. "Abjekti i vetvetes shenjon vetveten. Shenjuesi i saj mund të jetë letërsia abjektive...abjekti i krimeve të nazistëve e arrin kulmin e vet kur vdekja që më vret mua lidhet me atë që në universin tim të gjallë, duhet të më shpëtojë nga vdekja: fëmijëria, shkenca (vëretje: Arti), ndër të tjera”. (Kristeva, 1982; 95)


Dekonstruksioni i subjektit të Deridasë, është një fiksion që ne e njohim nga filozofia, letërsia dhe shkencat shoqërore. Për Deridanë, "identiteti nuk është krijuar pa alteritetin, është krijuar nga tjetri". (Kullashi, 2007; 169) Ndryshe nga psikoanaliza e Lakanit, për Derridanë raporti me veten nuk është spekulativ, por vetvetja ka tjetrin brenda. Jeta është brenda differance / dallimit që lidh. Implikacion teoria e Deridasë është unë heterogjene / tjetri qëndron te unë si alter ego, (p. sh. romanet Pashallëqet e mëdha, Pallati i ëndrrave, Piramida, janë romane historike / autobiografike të proektuara me tjetrin e shkrimtarit. Romanet janë tekste me dy tekste brenda, me dy duar, me dy vështrime, me dy kontekste dhe ndjenja. Tjetri, duke qenë alter ego e subjektit, shpëton atë përmes të kërditshmes, të vjellurës, tmerrit që mos të zhduket.


"Unë e perjetojë abjektin vetëm nëse një tjetër qëndron në vendin ku kam qëndruar unë. Tjetri që më paraprin dhe më posedon dhe përmes posedimit bën të ekzistojë”. (Kristeva, 1982; 56)


Romanet e Kadaresë janë koegzistencë estetike e horrorit apsolut dhe kompleksitetit historik, parabola të ferrit totalitar. Shekulli i njëzetë krijoi mundësinë e përtëritjes së temës së ferrit, sepse u krijuan kalime nëntokësore, metrotë, kampe përqëndrimi dhe diktatura. “Ju mendoni që ndodheni në botën e Kafkës, në fakt ndodheni në botën e Kadaresë” – konstatohet në gazetën Lire të Parisit.


Romanet e Kadaresë duke qenë art abjektiv, mund të interpretohen edhe përmes dekonstrukсionit të shijes / e shëmtuara, sepse leximi i fragmenteve demonstron dekonstruksionin e shijes / e kundërta. Në fakt, përmes lojës me parabolat kohore, Kadare abjekton sepse për të “në ne ka më shumë mbeturina se jashtë nesh”. Përmes diskursit figurative – parabola, ironia, alegoria që kalon në simbol interpretativ, Kadare i proekton efektet e ferrit, abjekton. Dhe kjo është e mjaftueshme, për të definuar që arti i Kadaresë në esencë është abjektiv. Julia Kristeva definon, “në abjekt qëndron një nga revoltat e thella të qenies, të orientuara kundër kërcënimit”. (Kristeva, 40)


“në Tabir Saraj, rekomandimet nuk pranohen sepse ato janë në kundërshtim me esencën e Tabir Sarajit; - Pallati Tabir Saraj siç e emërojnë sot, është njëra nga shtyllat e mbretërisë tonë; - Tabir Saraji është emëruar nga urdhëri i Sulltanit; - Pallati i ëndrrave merret me Tabir totalin, me ëndrrat e të gjithë qytetarëve tonë; - Tabir Saraji është instuticion plotësisht i mbyllur; - Pallati i ëndrrave nuk është ëndërr por njëra nga shtyllat e shtetit; - E mbyllur për gjithkë; - Ruajtja e sekretit, është urdhëri më i shenjtë i Tabir Sarajit; - Tabir Saraji është pallatë misterioze; - Interpretimi është thelbi i Tabir Sarajit, truri i tij; - Tabir Saraji me koridore të errëta dhe enigmatike; - mekanizëm përmes të cilës kalojnë të gjitha punët shtetërore; - Fuqizimi i Pallatit të ëndrrave, ishte shenjë krize e supershtetit; - interpretimi i Tabir Sarajit, është i madhërishëm; - në të, funksionon një logjikë tjetër, simbole tjera; - Tabir Saraji, është mekanizëm gjigant për shpërlarjen e trurit; - Dosja e maktheve; - Të gjitha të këqijat do të arrijnë nga Tabir Saraji bir; - Ferri dhe parajsa janë aty bashkë, bukuria dhe e shëmtuara; - Pallati i ëndrrave i posedon çelësat e shtetit; - Një botë e çuditshme në një kohë dhe logjikë të mbrapshtë; - Në krahasim me jetën, Tabir Saraji është si ëndrra. (Kadare, 2000)


“Të ndërtohet diçka e madhe; - Ideja e një varri të madh, varr i madhërishëm; - Piramida është shtylla e shtetit; - Piramida do të ndërtohet më e lartë, më e madhërishme; - Total piramida; - Piramida është këtu ku të hanë pluhuri dhe vapa; - Piramida nganjëherë dukej se ishte nën tokë; - Piramida ngrihej kah qielli; - Piramidë e përkryer, e paparë; - Ideja për ndërtimin e piramidës lindi në koh ën e krizës më të madhe; - Lartësia e piramidës ishtë e tmerrshme; - Njerëzit filluan të lëvdërohen: me gëzim e kam sakrifikuar djalin për piramidën; - Kësaj piramide e ngritur me kokat e prera, një ditë do t’ i del mjekrra; - Piramida ishte mjet i diktatorit; - Varret qetësinë e ruajnë nën tokë, piramida mbi tokë; - Piramida varr mbi tokë; - Proektim sipas pozicionit të yjeve, hapja e rrugëve”. (Kadare, 1990)


Përmes shkrimit – parabolë e ferrit totalitar, Kadare ironizon, reagon, abreagon, abjekton. Abjekton përmes totalitarizmit dhe realizmit socialist.

Referenca:
Ismail Kadare, Pallati i ëndrrave, Tetovë, 2000.
Ismail Kadare, Piramida, Tiranë, 1990.
Friedrich Nietzsche Twilight of the Idols, 1895. Text prepared from the original German and the translations by Walter Kaufmann and R. J. Hollingdale, 2008.
Sharl Lalo, Nocione të estetikës, Prishtinë, 1983.
Michael Invood, Heidegger, Nje hyrje shumë e shkurtër, Oxford University Press, Tiranë, 1997.
Umberto Eko, Istorija ruznoce, Beograd, 2007.
Julia Kristeva, Powers of Horror. An Essey on Abjection, Columbia University Press, New York, 1982.
Mario Perniola, L’estetica del novecento, Bologna, 1997.
Teodor W. Adorno, Aesthetic theory, University of the Minessota Press, New York, 1996.
Ismail Kadare, Pashallëqet e mëdha, Prishtinë, 1980.
Muhamedin Kullashi, Gjurmë dhe pyetje, Asdreni, Shkup, 2007.
Ernesto Sabato, Pojedinac i univerzum, Zagreb, 2005.
G. Deleuze / F. Guattari, Ç 'është filozofia, Tiranë, 2008.
Alfred Uçi, Grotesku kadarean, Onufri, Tiranë, 1999.

* Prof. Dr. Afrim A. Rexhepi – ligjërues i Estetikës në Shkup

Nga Elinda Marku :Kaloresit te Drites





Kaloresit te Drites. I vetmi kalores qe kam pare gjalle!


(Rudolf Markut)

(ne vend te esese)


Ti je Kalores i Drites. I asaj drites qe une vetem e shoh pa mundur ta ndjek. Pa ditur te tregoj per te, askujt. Edhe pse aq shume dua. U kam borxh atyre qe vertete do te doja t'u tregoja per kete kalores. Qe te besojne se ende eshte nje i tille. Kalores i Drites.
Gjithnje keshtu ka qene. Gjithnje kane qene te rralle kaloresit e saj. Nuk bien ne sy. Ngaqe duket sikur ka drite me bollek. Ata te vetmit, kaloresit, qe e dine se nuk ka mjaft drite, e shtojne ate.Packa se verberise, fatkeqesisht i shtohen banoret.
Jane kaq te vetmuar Kaloresit e Drites. Edhe Kaloresi qe dalloj une, ashtu eshte, i vetmuar. Eshte i vetmuar, vetem ngase ai e di c'eshte dashuria. Dhe vetem te vetmuarit e dine kete. Ndonese mendohet se e ditkan te dashuruarit! A se e ditka shen Valentini. Pf.
...Te vdekurit e dine c'eshte jeta. E dine nepermjet nesh qe na lene ketu edhe per pak, e pastaj ne nepermejt atyre qe do leme...
Kam parasysh Zija Celen dhe dy librat e tij te fundit. Besoj tashme se vdekja na meson te duam. Na dikton dashuri, me shume se dhimbje! Dhe duam jo vetem ne emrin tone te pervecem, ndonese flasim pervecmas. (ose shkruajme, ne rastin e Celes)
Kam parasysh (...) edhe Podrimen. Te cilin per bindjen time e beri poet vetem vdekja e Lumit. Po t'i heq (dhe e kam provuar ta bej) Podrimes poezite per Lumin, ai me behet nje poet medioker. (edhe pse mund te mbetet tek tuk ndonje poezi e mire). Me behet nje poet qe shterzon, shterzon per te mos thene shtiret. Dhe per mua (gabimisht ndoshta) Podrimja ka mbetur tek poezia e Lumit, per Lumin. Akoma nuk e ka kapercyer. Pra, ndonjehere edhe u dashka bekuar vdekja. E cila mua nuk me duket edhe aq e keqe. As me e keqja qe i ndodh njeriut , qofte edhe ne rastin me te keq, si rastet e Celes, Gjetjes, dhe Podrimes!
Eshte dhimbja me e vertete. Me e besueshmja. Qe i jep te drejten legjitime te gjallit te qaje, te ankohet, te jetoje, te kete frike ose te trimerohet, TE SHKRUAJE. Dhe qe, eshte nje shans i madh, pervec asaj qe eshte fatkeqesi, qe njeriu te behet. Te plotesohet. Te jetoje disafish! Kete ben edhe Cela, sidomos ne dy librat e tij te fundit. Nuk jeton e nuk shkruan vetem per vete. Vetem per hater te jetes. Por, edhe per ate, te birin, edhe per ato te vdekurit, qe i duam qe gjalle. Edhe per hater te vdekjes. Dhe sidomos shkruan per... me shume se sa mund te permendim. Mund te nenkuptojme.... Shkrimin per librat e fundit te Z. Celes, une e marr si nje lajm qe sjell ai, Kaloresi i Drites. I vetmi qe kam pare, gjalle.

Nga Përparim Hysi :Mos e trego andrrën! ...(Tregim)


Përparim Hysi





Kur isha ushtar,pësova një traumë.Mbeta si copë dru mbi kalin e gjatë.Dhe kishte arsye pse ndodhi kështu,po ku dëgjonin oficerët e Enver Hoxhës me atë vesh.Pa ikur ushtar,duke lozur futboll,në shpejtësi e sipër me atë dëshirën e madhe për të bërë gol (po vallë a ka futbollist që nuk e përjeton atë çast?!),shkela mbi topin dhe rashë gjysëm i vdekur mbi të.





Shokët e të dy skuadrave mbetën të ngrirë dhe u befasuan nga kjo afiksi imja e përnjëherëshme dhe fare pa pandehur dhe u desh pak kohë (ndoshta disa minuta) ,që ta merja veten dhe,i dëmtuar rëndë,dola nga fusha dhe u betova se kurrë më nuk do luaja futboll.Se aq dhimbje ndjeva.Kur shkova për vizitë tek mjeku kirurg,ky vërejti se kisha dëmtuar meniskun dhe duhet ta ruaj gjurin nga përplasjet dhe nga boshllëqet.


Unë po e bëra si ai qeni që tha:-Më lidhni se nuk do ha më...,po,kur e zgjidhën,harroi betimin dhe hëngri dhe ato që kish lënë mangut.Kështu që vazhdoja të lozja ende.Po,kur vajta ushtar,tani Çeçua na kish tjetër biçak.Stërvitja qe e rëndë dhe,kur i thashë komandantit se vuaj nga dëmtimi i meniskut,më tha:-Ore,si e pandeh ti se na paske bërë shkollë për mësues dhe të ma hedhësh mua oficerit të Enver Hoxhës.

Pa marsh në stëvitje dhe më urdhëroi:-Për kapërcimin e kalit të gjatë!-Dëgjo,- u mundova unë ta bindja,- unë në këtë gjëndje që jam,nuk kapërcej dot as kalin e vogël dhe jo të gjatin.-Zbato urdhërin!-bërtiti duke lëshuar shkumë nga goja dhe unë si prifti që thonë zuri vallen nga belaja,mora vrull dhe tek shkela pedanën për të kërcyer pedanën për kërcim,tak dhe mbeta palmuç mbi gjysmën e kalit.Thirra sikur të më kishin shkulur një kah dhe,sakaq,mbrritën shokët që më morën krahë e kofshë dhe drejt e në kapanon.

Atje erdhi dhe ai"oficeri i Enver Hoxhës",të cilit,sado ndjeja dhimbje,nuk ia kurseva sharjet.Po sa para bënin të tëra,kur mbrrriti dhe mjeku i repartit i cili,kur pa gjëndjen akute të gjurit,plotësoi një recetë për mjekim ambulator dhe që,të nesërmen,me ambulancën e repartit më nisën drejt e në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Aty,pas vizitës të kirurgut kryesepcilaist i repartit të Traumollogjisë,drejt e në sallën e operacionit.Ma operuan gjurin dhe nga rrëza e kofshës dhe deri tek noga e këmbës së djathtë ma vunë këmbën në allçi.Dhe aq e rëndë më dukej këmba e djathtë pas vënies në allçi,sa më duket se kjo këmbë peshonte më shumë se gjithë pjesa e mbetur imja.

Kisha veshur një parzmore që mezi e mbaja.Për të lëvizur ma kishin ndaluar,por unë mirrja patericën një shoku të pavjonit dhe me të shkoja deri në banjë.

* * *

Ka qenë qershor i vitit 1965 dhe Spitali Ushtarak,ndryshe nga spitali civil,jo vetëm kishte rregull,por dhe disiplinë.RReth e përqark spitalit kishte një park me drurë të gjelbër dhe të dukej se nuk ishe në spital,po në një kamp pushimi.Personeli qe model përkushtimi që nga infermierët dhe ca më shumë mjekët.

Tre mjekët e traumotologjisë (si të gjithë qenë ushtarakë dhe me grada),qenë ofcerë madhorë:
shefi kolonel Nazmi Shehu dhe dy mjekët e tjerë që të dy nënkolonelë të mrekullueshëm kirurgë duarartë:Ismail Feta dhe Petraq Xoxe.Kjo qe treshja që më operoi mua.

Në dhomë ku u shtrova gjeta dhe tre pacientë të tjerë(dhomat qenë me 6 krevatë).Të tre qenë civilë,se aso kohe,qe rregull qe urgjencat dhe për civilë i priste spitali ushtarak.Njerëzit duke ditur këtë,mundoheshin dhe kur nuk e kishin urgjent,që t'i zinte"urgjenca" të hënën.Sa u shtrova dhe zura vënd në krevat,fillova që të njihesha me të shtruarit.


Njëri qe nga Mati,paksa i moshuar ky dhe me mburrje fliste për kohën kur kish bërë ushtrinë në atë kohë.E mbaj mënd veç tjerash,se ky,matjani,nuk e fshihte simpatinë për mbretin(Zogun ) dhe thoshte,jo pa shaka,për mbretin de! I gjatë sa komandanti ( e kish fjalën për Enverin )dhe i bukur bash si ky,bre,veç i kishte do mustekë që ia lezetonin basuretin.Po me të kap me dorë,po të bien të fiktë,si me të kap Pejgameri.


Edhe Osman Gazepin e kam pa bash si po të shoh ty dhe njikëta shoqninë këtu. -Si,ore, e ke njohur Osman Gazepin?Po mor si po të shoh ty njitash.Erdhi në repart hipur mbi kalë.Dhe po e ndalon roja dhe po i thotë:-Ndal,dua dookumentet.Dhe ai po i thotë:-Jam major Osman Gazepi! Roja tuj kujtue se po bënte shaka ia ka pritur tim për tim:-Jo Osman Gazepi me kenë,por Osman Kiameti pa dokumente s'ke me kalue dhe ia ka fut fishekun pushkës.


-Kur ka ndie komandanti dhe asht lëshue fill dhe e ka shpëtue gjindjen.-Pasha bukën,-tha matjani,Gazepi,Gazepi por burrë,or,ti.E ka çue atë rojën 15-ditë me leje.Pastaj unë,për të treguar,se kisha dëgjuar plot histori me këtë Osman Gazepin,tregova se si ky,i lënë qëllimisht në harresë nga Zogu pa u graduar, ka vënë një spaletë nënkolonel dhe në tjetërn kolonel dhe drejt e tek Latmadhnia (mbreti) dhe i parqitet gjysmë me të qeshur e gjysmë me të ngjeshur:-Lartmadhnia juej paraqitet nënkolonel -kolonel Osman Gazepi.

Mbreti dinak siç qe,e pa ku rrihte Gazepi dhe i tha:-Epo mirë,ore Gazep,vëri këtej nga krahu i majtë(për nënkolonel),ah,jo,nuk pranoi Osman Gazepi:-Pashë veten në pasqyrë dhe më rrinin më mirë nga supi i djathtë.Dhe kështu u bë kolonel Osman Gazepi.


Pastaj dhe histori të tjera që Osmani i tregonte vet,pasi doli nga burgu ku e futi pas luftës NÇL,Enver Hoxha,sado që një nga djemtë e Osmanit ra dëshmor.Me këto histori dhe të tjera si këto e kalonim kohën atje, në spitalin ushtarak.Unë ndënja një muaj shtruar dhe në dhomë veç tjerash,u miqësova me kinezin Çen.Dhe ky vuante nga këmba.

Fliste shqip gjysma-gjysma,por merreshim vesh.Kur i thosha unë:-Qysh e ndjen veten,Çen?Ai:-Unë jam keq! -Pse je keq?- i thosha -Se unë nuk po punoj?!!! Opo ky nuk është në vete,- thosha unë,- qenka keq se nuk punoka!!!Unë jam keq kur punoj,- mendoja.Se qeshë i ri dhe drutë i prisja me sëpatë dardhari.Pse kot thonë:-Rrushi i papjekur nuk hahet.

Tani,kur shkruaj këto kujtime dhe kam 10-vjet i papunë,them po ku të të gjej,ore miku Çen,dhe të them:-Ma kishe gojë sërmë dhe kaluar sërmës. Se,me të vërtetë,nuk ka më keq se sa të jesh i papunë.Jam gati që të bërtas:-Jam keq,o Çeeeeeeen!Po ku të t'i gjej gjurmët?!...

* * *

Ndërsa mundoheshim që dhimbjet t'i kalonim me histori,të vjetra apo të reja,dëgjojmë të bërtitura.Zëri mënd na shponte veshët dhe ,sado inatçore ato fjalë,dëgjoheshin shkoqur të shara të trasha të një burri në adresë të mjekëve të mrekullueshëm:-Po shlomë,- thoshte,- se ke me pa vet se kush a Isa Dibra!Dhe vazhdonte sikur aty tek dhoma e operacionit,po therej një ka dhe ky,kau,pëlliste me sa zë kishte.

Vazhdoi kjo"ceremoni" nja gjysëm ore të mirë dhe,sakaq,dha ballë,i mbajtur prej krahësh,një mesoburrë shaptullan (shaptulla qe fashuar goxha trash dhe të jepte përshtypjen sikur e kish veshur me shajak të bardhë),që,shoqëruar nga doktori duarartë,nënkolonel Ismail Feta,të zërë vënd i fashuari.Kuptohet ky qe,Isa Dibra.që të bënte kiametin,po "ta shloje".Kur dëgjova Dibra thashë se qe nga Dibra,por jo:qe dhe ky matjan.

Por qe kapter.Kapter i karrierës.Kish nxjerë shpatullën në një aksident pakëz qesharak:desh të zinte një karçinë për ta therur dhe,ndërsa ish hedhur mbi karçinin,ky i ish shmngaur dhe,dal bosh,kish rënë dhe,kaba e madhe siç ish,kish nxjerrë shpatullën.

Doktori ia kish vënë në vënd,por dhimbjen s'e kish duruar,ndaj i ish lëshar me të shara doktorit.

Pastaj,si i pushuan dhimbjet,mënd fuste kokën nën jorgan nga turpi.Se ku kish lezet që një mesoburrë të shajë ashtu?!.Natyrisht,i kërkoi ndjesë doktorit dhe u bënë miq.Por ky,Isai,qe pakëz si ilaç.Shakaxhi i madh.Kur shihte ndonjë femër të bukur,thoshte:-E rëndë për batani,or,ti!E Isa Dibra nga Mati,e!

* * *
Kishim nja 10-ditë shtruar dhe qemë miqësur me njëri-tjetirn.Unë një mëgjes u zgjova me një ëndër pakëz të trishtë.Dhe fillova që ta tregoja.-Ndal,- ndrëhyri Isai,- ndal,mos e trego andrrën! Natyrisht,pakëz u çudita,por ndalova.Me siguri,si unë por dhe shokët prisnin ndonjë shpjegim nga Isai.Dhe ai filloi të tregojë:-Mua më dalin andrrat ashtu siç i shoh.Dhe i tregoja ato.Po më gjeti belaja dhe as i tregoj më dhe nuk lejoj njeri që t'i tregojë.Tani digjo axhën tat,pse nuk duhet me i tregue andrrat.

Kam qenë ushtar në kufi aty,prag viteve '50-të.Një natë shoh në andërr që njësiti ynë ka me ra në pritë.Jo vetëm ka me ra në pritë,por në andërr m'u ba që dy shokët tanë do të vriten atje,në pritë.Me që andrrat më dalin bash siç i shoh,po i them komandantit të postës:-Shoku komandant!

Nuk duhet të shkojmë nga ajo pirmaida nr...,se kam pa në andërr se do biem në pritë dha kanë me u vra dy prej nesh.Dhe aj:-Disfatist,do me andrrat dhe përrallat e tua që t'ia lam kufinin anmikut!Kuku për mue! U pendova,por rendaa me pushkë mbushun drejt asaj pirmaidës.Kur ramë në pritë dhe bash dy shokë u vranë.Njani anëtar partiet.tjetri jo.

Po na kufitarë qemë dhe me biografi aty e aty kiemë.Kthehemi pa pritës dhe komamdanti raporton.Atëherë,arritën ata nga Tirana dhe tak prangat Isa Dibrës:-Ku e dije ti që do binim në pritë?Pse në iks piramidë?Po si e dije se do vriteshin dy vetë.Dhe bamp dajakët.

Ma nxorën andrrën hundësh.Vetëm fati i madh për mue që vjen për vizitë vet Mehmet Shehi që atë kohë qe ministër i mbrëndshëm dhe ia paskan diftue bash këtë punë teme.I tregojnë se si familje kishim qenë me luftën me far e fis dhe au,paska ba ky.Dhe Shehu,im atë,tregonte se andrrat i dilnin bash si i shihte.Lëshoheni,paska thanë.Dhe më nxuerrën.

Bëra ushtrinë dhe,sado që shoh andrra,ma nuk e çil gojën.As ty dhe askush mos i trego andrrat!Dhe unë nuk e hapa më gojën.Sa herë shoh ëndrra,sido që i shoh,nuk i tregoj.


Dhe kur matet dikush nga të mitë,pa thënë sekretin e Isa Dibrës,i them:-Mos e trego ëndrrën! Tani unë fola.Lexues,bëj si të duash.Por unë mendoj se e ka patur mirë ai,Isa Dibra!...

*Çdo përkim me emrin Isa Dibra,është vetëm rastësi dhe aq.

..."nuk ngelet Berati pa qumësht pse ngordh një dhi në Velabisht..."

Ajet Nuro




Ajet Nuro :Tribuna ?!‏


Përshëndetje!


Ditët e fundit kam marr shumë e shumë mesazhe ku pak a shumë të gjithë më kërkojnë "Çfarë ka ndodhur me Tribuna Shqiptare?"

Nuk i jam përgjigjur asnjë mesazhi (ndonëse nuk është në natyrën time...) sepse është vështirë të sqarohet një situatë që edhe unë e kam vështirë ta kuptoj.

Në fakt Tribuna Shqiptare dhe blogu Kosova tek Albemigrant kanë qenë viktima të një sulmi me viruse.

Ndonëse unë nuk besoj tek komplotet, dhe duke besuar se sulmi është bërë nga hakera të paskrupull, nuk di se si ta shpiegoj që janë sulmuar pikërisht dy mediat më të vizituara. Le të mendojmë se një gjë e tillë është rastësore...

Sidoqoftë, e keqa e kësaj historie është se google nëse dallon faqe që kanë virus të vë vulën "faqe që përmban virus"...

Gjer më sot ia dolëm të rikthejmë blogun Kosova tek albemigrant por Tribuna ngelet ende në "koma". E di se "nuk ngelet Berati pa qumësht pse ngordh një dhi në Velabisht..." por më vjen keq sidomos për arkivin e saj.

Duke shpresuar në një mrekulli të shpejtë, ju përshëndes dhe u uroj një javë të këndëshme.

Ajet Nuro


-- 
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

http://tribunashqiptare.com/kanuni/
http://tribunashqiptare.com/autoret/
http://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431

Daniel Gàzulli:IMZOT PRENGË DOÇI

KOMPLEKSIVITETI I NJË FIGURE NDRYSHE



1

Studimit të kësaj figure madhore, në dukje të parë enigmatike, i janë shmangë qoftë historianët e mirëfilltë, ashtu edhe historianët e letërsisë. Këta të fundit kanë edhe një farë të drejte: do të ishte cektësi me kujtue Imzot Doçin thjeshtë në cilësinë e poetit. Edhe një monografi e botueme pak vite ma parë nga Pal Doçi ka mangësi të ndjeshme konceptuale e shtjellimi të ngjarjeve, ashtu edhe të figurës. Natyrisht kjo ka ardhë edhe prej vështirësive që paraqet realisht figura komplekse e Imzot Doçit nëse portretin e tij e kërkojmë në vepra të botueme apo pjesëmarrjen në konferenca e kongrese. Por nëse, si thuhet në diplomaci, do të përpiqemi të lexojmë në mes rreshtave, atëherë këto vështirësi del se janë shumë ma të pakta.

Imzot Doçi duhet pa veçanarisht në dy plane: a) në trajtimin krejtësisht të ri të çashtjes kombëtare; b) në krijimin e një klime moderne kulturore që do të rrezatonte forca të paimagjinueshme deri atëherë.

Shumë i përmendun e pak i njohun, e cilëson një studius tjetër. Edhe kjo rrjedh pse shpesh të gjithë na kërkojmë me gjetë anën e jashtme, të dukshme, të zhurmëshme të personazheve historike. Këte asht kot ta kërkosh tek Imzot Doçi. Vepra e tij nuk asht tingëlluese, por rrajë e degë i kishte rrajë e degë lisi.

Nuk asht kjo paraqitje e shkurtë që mund të trajtojë në mënyrë analitike e shtjerruese figurën e Imzot Doçit: do të përpiqemi të argumentojmë pse ai duhet konsiderue një figurë madhore, por ndrysh nga bashkëkohësit e tij apo edhe personalitetet e sotme.

Periudha e parë e jetës së tij (shkurt 1846-1872) nuk ka asgja të veçantë. Asht si të përsëritish jetëshkrimin e shumë bashkëkohësve të tij: u lind në Bulgër të Lezhës, kreu studimet fillore në Kallmet po të Lezhës, shkollën e mesme e kreu në Shkodër pranë Kolegjit Papnor, kurse studimet teologjike në Romë prej nga u kthye në vitin 1871 dhe u caktue meshtar në Korthpulë të Pukës.

Më 1872 ai caktohet sekretar i Abatit të Mirditës Gasper Krasniqi.

Këtu fillon figura ndrysh e Imzot Doçit.

Le të bajmë një parantezë mbi gjendjen e Maleve Veriore në atë kohë e veçanarsiht të Mirditës. Mbarë vendi, veçanarisht Malësitë e Veriut, jetonin ende një formë mesjetare në pikëpamje shoqnore, ku dominonte njësia e Flamurit (Bajrakut), e shumta disa njësi të tilla të bashkueme nën sundimin e një princi, a vojvode, a kapedani, por me administrim të dyfishtë: atij turk e të sundimtarit vendas. Një farë gjysëmautonomia e njohun nga Stambolli nuk i prishte shumë punë Turqisë; joqë asaj i interesonte kjo përçamje administrative, shpesh herë konfliktuale mes trevash fqinje. Struktura fisnore e Veriut, por edhe e Jugut në një farë mase, i lejonin Turqisë të shpenzonte ma pak energji ushtarake për t’i mbajtë nën sundim, se sa po të ishin nën një administrim unik. Përveç kësaj, njohja e autonomisë apo e formave të përafërat me te, shoqnohej edhe me detyrimin që këto zona të mobilizonin një numur të madh ushtarësh në shërbim të Turqisë kur asaj ia donte nevoja, qoftë në përballimin e konflikteve me fqinjët, ashtu edhe tue i dërgue në periferi të Perandorisë. Një shembull domethanës asht lufta e 4.000 mirditorëve kundër ushtrisë franceze gjat fushatës napoleonike drejt Egjyptit. Pra, përçaj e sundo, ban lëshime e merr përfitime, kjo ishte politika e Turqisë mbi trojet tona, veç dhunës së mirëfilltë ushtarake. Janë historikisht të njohun konflikte paradoksale në mes trevash etnografikisht të ndryshme /Mirditë-Malësi e Madhe, Mirditë-Dibër, Malësi Gjakove-Prizren e kështu me radhë/.

Në atë periudhë (vitet 70 të shek. XIX) në Mirditë gjendja ishte edhe ma e randueme për dy arësye: Kapedani trashigimtar, Prengë Bibë Doda, ishte shumë i ri; një kahje parie mirditorësh, në atë kohë në sherbime të randësishme në ushtrinë turke, u përpoq të merrte Derën e Kapedanit tue eliminue kështu Gjomarkajt, dhe këte u përpoq ta bante ushtarakisht, me ndërhymjen drejtpërdrejt të Turqisë. Prandaj edhe raprezaljet turke të viteve 1876/1877 duhen pa me këtë sy, si një luftë për pushtet në dam të madh të çashtjes kombëtare në përgjithësi.

Vitet 1872-1877 ia vlen të analizohen thellë nga historianët, pse këtu shpaloset madhështia e figurës së Imzot Doçit.

Verpimtaria e tij, veç asaj fetare, që nuk e la kurrë mbas dore, si e ka thanë me mendjelehtësi ndonjeni per të nxjerrë në pah veprimtarinë e tij atdhetare, iu nënshtrue një konceptimi të ri, si asnjë tjetër në shek. XIX para tij.

Së pari, ai predikoj me forcë e konkretisht, në mes krenëve e në popull, shuemjen e kësaj ndasije të natyrës fisnore me konturime mesjetare e kapërcimin në një fazë mbikrahinore e aty edhe mbarëkombëtare. Ai bani gjithçka të afronte Mirditën e Pukën me Dukagjin e Malësi të Madhe në përgjithësi, po edhe Fan e Lurë me trevat fqinje, tue përdorë të gjitha mjetet, deri krushqit (martesat) në mes banorëve të maleve. Ky konceptim asht aq i vetëdijshëm, aq largpamës, sa asnjë tjetër në atë kohë nuk kishte arrijtë në një koncentrim të tillë. Asht shumë domethanëse kërkesa e tij drejtue Vatikanit që të çelte një mision në Epirin e Sipërm (Çamëri) ku nuk kishte asnjë katolik, apo edhe në trevat tjera të Epirit ku ishin të gjithë ortodoksë, pse, i drejtohet Vatikanit, muhamedanët janë gati ta lëshojnë besimin e tyne për hir të çashtjes kombëtare, se ortodoksët shqiptarë, të vetvdijshëm për qellimet e liga të Athinës, janë të gatshëm ta lëshojnë besimin ortodoks për hir të çashtjes kombëtare, pse e dinë të gjithë se ma parë kanë qenë katolikë. Nuk duem të predikojmë këtu nëse duhej të lëshonin apo jo muhamedanët apo ortodoksët besimin e tyne, por të evidentojmë konceptimin e jashtëzakoshëm të Doçit: Atdheu do t’i drejtonte shqiptarët kah besimi, jo e kundërta. Po të lamë për një çast teorizimet e stërhollueme, kjo do të thotë se Imzot Doçi e shikonte besimin jo vetëm si një përkushtim ndaj mësimeve të Zotit, por edhe si një instrument të randësishëm në shërbim të idealit kombëtar.

Nuk janë të paktë ata që e kanë quejtë Imzot Doçin si ndër ideologët e parë të Rilindjes, por kjo duhej shpjegue në sensin praktik të saj, e më duket se ky konceptim e kjo veprimtari e Imzot Doçit ndoshta i kapërcen edhe caqet semantike të nocionit “ideolog”.

Ai gjatë studimeve në Romë kishte përjetue thellë shndrrimet e Italisë post Garibaldine, ku përçamja krahinore shpesh herë ishte dashtë të “rrafshohej” edhe me dhunë. Ndërkohë ai ishte vu në kontakt si me arbëreshët ma të shquem të kohës, ashtu edhe me shqiptarët e kolonive. Kështu Ai vinte me një koncept të konsoliduem mbi nevojen e mbisundimit të idesë kombëtare mbi ate ngushtësisht krahinore.

Së dyti, Imzot Doçi luejti një rol të jashtëzakonshëm në edukimin e formimin e Prengë Bibë Dodës, që e gjet 14 vjeçar kur e caktuen në Abacì të Oroshit. Ky formim do të ishte themeli shkambor që do t’i shërbente gjithë jetën Kapedanit. Mjaft të kujtojmë se ai, 20 vjeçar, u nda në shej në Kuvend të Prizrenit e aty ishte jo vetëm mençunia e tij, por mbi të gjitha filozofia me të cilen e kishte ushqye udhëheqësi i tij shpirtnor e kulturor, Imzot Doçi. Edukimi i një udhëheqësi nuk asht një diçka e dorës së dytë, tue marrë parasyshë edhe strukturën e atëherëshme trashiguese.

Së treti, kur rrethanat ia diktuen, ai, edhe pse me petkun e meshtarit në trup, u ba udhëheqës ushtarak i forcave të Gjomarkajve, pse Kapedani ishte tepër i ri. Imzot Doçi nuk ishte peng i tabuve: ai ishte mishërim i idealit që do të transmetohej me forcë edhe tek ata që e ndoqen: për Fe e Atdhe.

Kur rezistenca u thye dhe ai u detyrue të merrte malet, Ipeshkvi i Lezhës Françesko Malçinski, austriak me origjinë ukrahinase, e pezulloi nga funksionet fetare. E kujtova këte pse ka pasë ma se një herë keqinterpretim e keqkuptimet transmetohen nga një shkrim tek tjetri: asht thanë se “e shkishëroi”. Së pari, Ipeshkvi nuk e kishte një të drejtë të tillë; ate mund ta bante vetëm Papa. Së dyti, pezullimi i tij formal ishte i detyrueshem në rrethanat e pushtimit turk, e jo ashtu si janë ba insinuata naive tue kujtue origjinen e tij ukrahinase (sllave), siç e bana edhe unë, por për tjetër qellim. Nacionalizmi e shovinizmi janë vetëm një teh thike larg njeni tjetrit.





2

I ndjekun nga forcat turke, ai i drejtohet Gucisë. Në Vuthaj, mbasi luftoi bashkë me shoqnuesit e tij deri sa i mbaruen fishekët, e kapin dhe e dërgojnë drejt e në Stamboll. Nuk pritej dënim tjetër përveç atij me vdekje.

Këtu fillon një periudhë e dhimbëshme 11-vjeçare, përvëlimi prej mallit për Atdhe.

Por u vunë menjëherë në levizje miqtë e tij, e ai kishte miq shumë, aqsa konsiderohej se ishte njeriu që dinte të mblidhte aq shumë miq rreth vetes, po jo se donte mandej të rrinte vetë në krye të vendit.

Media ma e besueshme e kohës, që përshkruen ikjen e tij nga burgu i Stambollit, asht gazeta “Flamuri i Arbërit” e De Radës, që ishte mik i Imzot Doçit. Simbas saj, për ikjen nga burgu gjithçka e organizoi Patriarku Stefan Azarian, po ai që do ta ndihmonte të kthehej në Atdhe mbas 11 vjetësh, e që ishte mik i Sulltanit, pse dihet që Patriarku i Stambollit emnohej drejtpërdrejt nga Sulltani, jo nga Patriarkana. Po këte herë Patriarku i doli i pabesë Sulltanit: Imzot Doçi ikën nga burgu dhe nga Stambolli me emnin e rremë “Pére Achile”, i ndihmuem edhe prej faktit se zotnonte shumë mirë frëngjishten.

Në Romë, i vlerësuem nalt qysh kur ishte student e me një jehonë shumë pozitive për veprimtarinë e tij gjatë viteve 1872-1877, veçanarisht për organizmin e udhëheqjen e rezistencës antiturke, emnohet sekretar i disa Kongregacioneve e ma vonë, për pak muej dërgohet me mison në Tivar ku takon për herë të fundit nanën dhe motrën.

Tue mos gjetë asnjë mundësi për kthimin e tij në Atdhe, Vatikani e dërgon atë misionar në SHBA.

Imzot Doçi do të bahet kështu “mërgimtari” i parë shqiptar përtej Atlantikut: Ai shërben në Newfoundland, Wayne, Pennsylvania, e ma vonë edhe në Brunswick, në Kanada. Për priftin shqiptar, që i preku bashkëvëllaznit si për kulturën e tij, ashtu edhe për një dashuni të thekshme atdhetarie, do të shkruenin deri gazetat kanadeze mbas kthimit përsëri në Romë më 1883.

Përvoja amerikane do të lajë gjurmë të thella në formimin e matejshëm të Imzot Doçit: atje ai pat rastin të njihte shtetin e së drejtës në kuptimin ma demokratik për kohën, sidhe rolin e kulturës në ndërgjegjësimin e një populli drejt lëvizjeve për liri.

Vatikani, si dështuen përsëri përpjekjet për t’i nxjerrë faljen në Stamboll e të kthehej në Atdhe, e dërgon sekretar të Delegatit Apostolik në Bombei të Indisë të Kardinalit të ardhëshëm, Antonio Agliardi. Delegati Apostolik u befasue prej figurës erudite të prifit shqiptar e sidomos u prek prej dëshirës së tij të zjarrtë që të kthehej me çdo kusht në Atdhe.

Ishte kjo lidhje shumë e fortë në mes prelati të naltë dhe Doçit, që e bani Agliardin të ndërhynte sërishmi pranë Patriarkanës në Stamboll, tek Patriarku Azarian, e të nxirte faljen për Doçin e lejen që të kthehej në Atdhe.

Vërtetë 11 vjet të vështira, por që do t’i shërbenin shumë gjatë veprimtarisë së matejshëm në Atdhe.

Me 06 Nandor 1888 ai kthehej tashma zotnues i shtatë gjuhëve të hueja, me një përvojë të pasun dhe plot miq, sidomos në Amerikë.





3

Doçi caktohet menjëherë Abat i Mirditës. Nuk ishte e lehtë, sepse kishte jopak nga ata që mbanin mend jo meshtarin, po komandantin e forcave që kishte luftue kundër tyne. Po ai, që iu vu punës me një përkushtim edhe ma të madh se ma parë, i bani shpejt për vete edhe kundërshtarët e tij. Mirditorët tashma kishin dy kapedana, ndoshta dy Prengat me të shquem të historisë së tyne.

Konsolidimi i Abacisë, ndërtimi i Kishave të reja, shkollimi nëpër seminare, në Shkodër e jashtë shteti i bijëve të Mirditës, angazhimi total për shuemjen e hasmënive, rimarrja në dorë e njenes prej çashtjeve që nuk iu nda gjithë jetën: afrimin e bashkpunimin ndërmjet krahinave; nxjerrja e meshtarëve nga guacka e detyrës së tyne thjeshtë fetare e kthimi në elementë të randësishëm shoqnorë, pikërisht në çashtjet që porsa përmendem, e kthyen Abatin në një figurë të njohun në të gjitha trevat shqipatre e jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në koloni, prej Egjyptit në Bukuresht. Zgjanimi i Abacisë nga viti në vit me dekrete të posaçme të Vatikanit nuk vinte si rezultat i ndonjë tendence të Abatit për pushtet, por si rezultat i natyrshëm i forcimit të veprimtarisë së Abacisë së Oroshit, i rolit të saj në mbarë Kishën Shqiptare, e në konkurencë pozitive me dioqezat fqinje të Lezhës, Sapës e Shkodrës që, krahasue me gjallnimin e Abacisë, kishin ra në një farë apatie apo rutine të trashigueme.

Nuk i munguen as ndihmat financiare, sidomos nga miqtë e shumtë që kishte lanë në Amerikë.

Abati, që ishte ba si sinonim e emnit të tij, aq sa sot e kësaj dite kur thuhet Abati nënkuptohet Imzot Prengë Doçi, kishte kuptue se tashma lufta kundër turkut nuk mund të bahej vetëm me armë: ai solli një mendësi të re në të gjithë klerin që, vërtetë nuk kishte ndejë kot, sidomos nga gjysma e shkelllit XIX e mbrapa, po tashti ai e shkundi mirë ate e fjala nuk ishte vetëm për meshtarët e Abacisë, po të mbarë vendit. Shumë nga ata që ma vonë do të baheshin figura të shqueme në lamin e dijes, e jo vetëm të dijes, prej Dom Ndoc Nikajt, At Gjergj Fishtës, At Shtjefen Gjeçovit, Dom Ndre Mjedës, shtysën e parë ia patën borxh Abatit. Ai dijti ma së pari t’i bante për vete e sidomos t’ i organizonte në shoqni kulturore që u banë shtyllë e veprimtarisë atdhetare e kulturore të kombit tonë në fillim të shek. XX. Nëse ndokush vazhdon të kërkojë veprat e Imzot Doçit, ai duhet t’i kërkojë ato edhe tek botimet e Fishtës, të Nikajt etj.

Shoqnia “Bashkimi” ka pasë një rol të jashtëzakonshem në fillimshekullin e XX. I përkasin asaj organizmi i intelektualëve ma të mirë të Shkodrës e të Veriut mbarë, botimi i librave, i Fjalorit, i quejtun i “Bashkimit”, sidhe i 34 librave të tjerë, një numur i jashtëzakonshem për atë kohë, në mes të cilëve 1) Historia e Shqypnis; 2) Historia e Turkis; 3) Lahuta e Macis; 4) Anzat e Parnasit; 5) Folmarme e gjuhës shqype (Gramatika); 6) Dheshkronja (Gjeografia) etj.

Doçi nuk mori pjesë fizikisht në Kongresin e Manastirit, po alfabeti që kemi sot, mund të quhet pa frikë se e teprojmë, i tij; nuk mori pjesë në Kongresin e Elbasanit, po librat shkollave e të Normales ku u emnue drejtor miku i tij Luigj Gurakuqi ishin shumica të tij.

Praktikisht Shoqnia “Bashkimi” asht qendra kulturore ma e randësishme e kohës, e shtylla e asaj shoqnie, përveç se kryetar i saj, ishte Abati.

Imzot Doçi kishte sjellë nga përvoja e tij në Amerikë e në Indi jo vetëm një bagazh kulturor personal të pakrahasueshëm me bashkëkohësit, por mbi të gjitha ai dijti t’i drejtonte të tjerët për nga puna kërkimore, shkencore, pedagogjike, etnologjike e etnografike; ai ishte shtysa e parë e krijuesëve ma në za sot e kësaj dite, sa me të drejtë dikush ka pyetë: a do të ishte Fishta ai që njohim të mos kishte qenë rasti fatlum i njohjes nga afër me Abatin në kohën që shërbente në Vig?

Nuk ka pse të zgjatem e të sjell respektin e thellë që ai gëzonte tek shqiptarët ma të shquem të kohës, prej De Radës e Dora d’Istra, tek Faik Konica e Luigj Gurakuqi.

Abati nuk bie në sy. Ai nuk asht kurrë “në tribunë”, si do të thonim sot. Por ai asht kudo kryhet një vepër e randësishme kulturore, atdhetare e pedagogjike. Ai, ashtu gati si i hequn mënjëanë, u impunue, sa e ktheu titullin që mbante, Abat, në një mit.



4

Të tjerë kanë trajtue edhe atë pak krijimtari artistike që na ka lanë. Me shumë vend ata kanë vërejtë se një stil aq të naltë poetik nuk mund ta zotnonte një autor që ka shkrue dy-tri vjerrsha. Të mendosh se “Nji kushtrim Shqiptarvet” e ka shkrue në vitin 1870, kur përgjithësisht poezia e asaj periudhe ishte në nivelin e bejtjes, ndërsa Ai thotë:



Trima, mbrendë! Me dor’ me dorë!

Ndalnja gazin Osmanllis!

Bini, trima, mbrendë ushtorë!

Zbardhnja faqen Shqyptaris!



apo të gjejsh vargje të tilla tek “Shqypnija nën zgjedhë turke”



S’asht mot për kangë, asht mot për vaj, o zanë,

………………..



dëshmojnë se kishim të banim me një artist në mos ma të naltë, të paktën të barabartë me ma të mirët e bashkëkohësve, por, krahasue poezia e tij me verpimtarinë tjetër, si në lamë të dijes, ashtu edhe të atdhetarisë, ajo nuk përfaqëson një element kryesor në jetën e Abatit.

Jo, nuk ka pse të kërkojmë ma shumë krijimtari artistike prej tij, edhe pse ka pasë plot hamendsime se do të ketë lanë dorëshkrime e nuk dihet fati i tyne. Në krijimtarinë e cilit nuk ka pjesë Ai?

Po “vepra e mungueme” e Abatit vijon edhe sot e kësaj dite. Ajo asht shpërfillja e historiografisë së papërgjegjëshme shqiptare ndaj një figure unikale, që u nda prej nesh fizikisht me 22 Shkurt 1917, por që ka lanë jo ideologji, po mësime të çmushme atdhetarie e kulture të vlefëshme edhe për sot.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...