2011-03-25

Lulzim Basha: Kam mision hapjen e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve



Kandidati i Partisë Demokratike për kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, prezantoi të premten platformën e tij për zgjedhjet vendore të 8 majit dhe evidentoi disa nga problemet më të mprehta me të cilat ndeshet sot kryeqyteti i vendit.
Sipas tij, "papunësia, trafiku kaotik, ndotja e mjedisit dhe situata në shkolla janë disa nga problemet që kërkojnë zgjidhje urgjente".
"Misioni im është hapja e 30 mijë vendeve të punës brenda 2 viteve të para të mandatit tim", tha Basha, ndërsa shtoi se duhet nxitur ekonomia duke e bërë Tiranën qendër biznesi.
Basha premtoi gjithashtu se Tirana do të ketë tramvajin e saj si të gjitha metropolet europiane, ndërsa siguroi se do të ketë një sistem transporti publik cilësor, që do shtrihet në gjithë qytetin.
Gjithashtu, z.Basha premtoi përfundimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.

* * * * * * *
“Edhe unë si gjithë të tjerët, nuk jam i kënaqur me ndryshiminn e Tiranës. Realiteti i sotëm, është rraskapitës për qytetarët e saj”.
Me këto fjalë e ka nisur përshëndetjen e tij para mbështetësve të mbledhur në “Asllan Rusi”, kandidati tashmë i zyrtarizuar i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Lulëzim Basha.
Sipas tij, ka ardhur koha që të vihen në qendër të vëmendjes qytetarët e Tiranës dhe problemet e tyre.
“Rama tha se ka plane të tjera, ngaqë kërkon karrigen e kryeministrit.
Ne duhet të bashkohemi që të realizojmë ëndrrat tona për një Tiranë, si e duam të gjithë”, shtoi Basha.
Ai ka përmendur faktin se Tirana duhet të kthehet në një qytet të mundësive për të gjithë, se Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që në qendër të punës së tij ka atë dhe qytetarët e saj.
“Bashkia do të punojë për përmirësimin e infrastrukturës, do të krijoj një Task-Force për punësimin.

Partia Demokratike Shqiptare zyrtarizon kandidimin e Lulzim Bashës për Tiranën. Ka qënë kryeministri Sali Berisha i cili dha mbështetjen e tij, duke e cilësuar si një prej qytetarëve më të shquar.


“Jemi mbledhur sot për ti shprehur mbështetjen e kandidatit të PD-së, të “Aleancës për qytetarin”, një prej personaliteteve më të shquar të PD-së, një prej qytetarëve më të shquar të kryeqytetit, intelektualëve të talentuar, z Lulzim Basha”.

Sot ne së bashku jemi këtu për të mbështetur qytetarin e parë të ardhshëm të Tiranës, birin e këtij kryeqyteti që 20 vite më parë, ku me qindra maturantë do të përballej me diktaturën më të egër”.


"Basha është njeriu që shkëlqeu në luftën kundër Milosheviçit, njeriu që pa internet e pa klikime, studioi për të fituar vendin e parë në një prej konkurseve më të rëndësishëm të të drejtave njerëzore”.

“Lulzim Basha është bashkëshorti shembullor, prindi shembullor, prandaj ai do të jetë edhe Kryebashkiaku shembullor, për një Tiranë Europiane, për të cilën ai vetë ka kontribuar kaq shumë”.


“Ai ka luajtur një rol të veçantë në një qeveri që ka tentuar vazhdimisht të ndryshojë fytyrën e Tiranës dhe të përmirësojë jetesën e qytetarëve të saj, por pa ia dalë mbanë, pasi kundërshtari që drejton Bashkinë ka dashur vetëm betonizimin e kryeqytetit.


Më tej, kryeministri vuri në dukje vlerat e Bashës ndërsa theksoi se ka faktuar se ka shkëlqyer në të gjithë jetën. Tashmë në këtë mision, ai nuk vjen i vetëm.

“Ne mbështesim sot prindin shembullor, në fakt do të bejë fushatë, jo vetë i treti por vetë i katërti..”


E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ishte thirrja e lëshuar nga të rinjtë 20-vite më parë. Me anë të kësaj motoje, Berisha vuri në dukje prioritetet e kësaj qeverisje dhe realizimit të ëndrrës europiane.

“Tirana është vend anëtar i Natos, qytetari i saj bëri gjithcka, cdo gjë që kjo ëndërr të behej realitet dhe Tirana të jetë kryeqytet, vend anëtar i Natos” tha Berisha.

Presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli: Populli i Kosovës i do SHBA-të, NATO-n, shtetet e civilizuara dhe BE-në


Ai tha se do t’i rekomandojë të gjithë spektrit politik dhe shoqërisë civile që të përkrahin këto ide. Pacolli i bëri komentet pas kthimit nga vizitat e para zyrtare në Shqipëri dhe Maqedoni.

Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe Maqedoni, ka kërkuar që të ketë një bashkim kombëtar duke filluar nga ai ekonomik. “T’ia fillojmë nga bashkimi ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi me vonesë, askush nuk do t’na falë. Pse territoret tona duhet të jenë të ndara. Pse ne duhet të kemi barriera me bashkëpunu mes veti, pse duhet të kemi diferenca. Duhet të krijojmë kushte të barabarta”, tha ai.
 Pacolli për bashkim kombëtar
Përveç bashkimit ekonomik, duhet të kemi edhe ligje të njëjta e tekste shkollore, tha presidenti Pacolli, kur dihet se synimi i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, është i njëjtë për në Bashkimin Evropian. Pacolli tha se idetë e tij për këtë bashkim duhet të përkrahen edhe nga të tjerët. Ai iu bëri thirrje politikës dhe shoqërisë civile, që të mbështesin idenë e tij të bashkimit kombëtar.

“Do t’u rekomandojë të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, njerëzve intelektualë, që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike.”

Në konferencën për shtyp, pyetjes rreth mosfunksionimit të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të vendit, presidenti Pacolli iu përgjigj duke thënë se barrierat duhet të hiqen për të mos penguar lëvizjen e lirë.

Presidenti Pacolli tha se gjatë vizitave të tij në Shqipëri dhe Maqedoni, ka folur shumë edhe për imazhin e dëmtuar të Kosovës, nga Dik Marti. Ai tha se ka promovuar ide përmes të cilave do të përmirësohej imazhi i Kosovës.

* * * * * *

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli foli sot në një konferencë për media lidhur me vizitat zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë, si dhe për një varg çështjesh të tjetra.

KONFERENCË PËR MEDIA E PRESIDENTIT BEHGJET PACOLLI

"Nuk isha këtu në 12 vjetorin e datës kur filluan bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe, prandaj nuk mund t’ia filloj kësaj bashkëbisede me ju nëse këtë nuk e përmendi. NATO në krye me SHBA-në dhe shtetet perëndimore, gjegjësisht bashkësinë evropiane, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga zhdukja. Mirënjohja jonë për NATO-n është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten miq të Kosovës dhe të popullit të Kosovës.

Çdo kush që donë ta refuzoj këtë, që fillon t’i urrej këta, që donë ta ulë vlerën ndaj tyre, nuk e ka mirë, prandaj disa tendenca refuzuese të tyre nuk kanë vend në shoqërinë kosovare. Populli i Kosovës i do Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), e do NATO-n, i do shtetet e civilizuara, e do Bashkimin Evropian (BE), sepse janë ato vende që e lidhin ideologjikisht synimin tonë. Ne synojmë të jemi një vend demokratik dhe aty është adresa jonë e qëlluar, prandaj ne me miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkësinë Evropiane, me NATO-n, do të rrugëtojmë përpara dhe do t’i krijojmë vetes një perspektivë të drejtë ekonomike, demokratike dhe në të gjitha aspektet që shkojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, për çka shoqëria kosovare ka nevojë tani.

Unë isha në Shqipëri, unë isha në Maqedoni. Ishin dy vizitat e mia në funksion të presidentit të Kosovës, ishin vizita sigurisht emocionuese, por edhe njëkohësisht ishin vizita që dëshmuan shtetësinë e Kosovës dhe institucioneve të Kosovës.

Në Shqipëri u takova me të gjithë krerët e shtetit, u takova me Presidentin, Shkëlqesinë e tij, Bamir Topi, u takova me kryetaren e parlamentit znj. Jozefina Topalli, u takova me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, u takova edhe me kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama, që njëherit është edhe kryesuesi i bllokut opozitar, u takova edhe me krerët e partive tjera parlamentare. Çdo kund ku unë isha unë e kisha një ide, analiza, procesi i analizës i kombit shqiptar ka qenë, është e kaluar. Tani duhet t’i kthehemi sintezës, duhet t’i kthehemi bashkimit kombëtar. Cili është ai bashkim kombëtar. Ju e dini mirë se mbas viteve 47, atëherë kur u formua e ashtuquajtura Bashkësia Evropiane së pari ishin tri shtete, pesë e sot janë njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbër Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komenvellt shqiptar”. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimi kombëtar, t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë dhe askush nuk do të na e falë.

Pse ne duhet të kemi barriera në bashkëpunim mes veti, pse duhet të kemi diferenca, pse duhet të kemi kushte, pse të kushtëzohemi në punën tonë në Shqipëri, gjegjësisht shqiptarët nga Shqipëria të kushtëzohen këtu në Kosovë. Duhet të krijojmë kushte të barabarta, duhet të krijojmë hapësirë të barabartë, lëvizje të lirë të mallrave po pse jo edhe të ideve, pse ne të mos kemi tekste të njëjta shkollore, pse ligjvënësit tanë të bëjnë ligje të ndryshme në Shqipëri dhe të ndryshme këtu në Kosovë kur ne e flasim të njëjtën gjuhë, jemi të njëjtë, ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe mënyra e mendimit është e njëjtë, synimet tona janë të njëjta, mirëqenia çdo kund evidentohet, synimi ynë drejt shtëpisë së madhe euroatlantike është i qartë si për shqiptarët në Shqipëri ashtu edhe për ne, por edhe për bashkëkombësit tanë në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe ata në Mal të Zi.

Prandaj, çdo gjë që unë dua të shtyj, unë jam president i Kosovës, unë mund të konsultohem, të propozoj, të promovoj ide, mirëpo janë të tjerët të cilët duhet të mbështesin këtë ide. Do të ishte e drejtë, do t’u rekomandoj të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, njerëzve intelektualë që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike. Këto janë edhe kushtet të cilat i ka paravënë Bashkësia Evropiane, këto janë kërkesat e Bashkësisë Evropiane që kërkojnë nga ne. Edhe sot gjatë një bisede të gjatë që kisha me ministrin e punëve të Jashtme të Austrisë, folëm se një veprim duhet të shihet këtu në vend, çdo e mirë dhe çdo e keqe e ka burimin e vet në Kosovë, jo diku tjetër. Informatat e këqija, po e quaj ashtu, që merren nga Kosova, ato vetëm shkojnë, ripaketohen, u jepet një formë dhe kthehen në Kosovë, do të thotë çdo gjë e ka burimin e vet, por edhe puna e mirë e ka burimin e vet dhe askund tjetër, këtu në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet tona.

Prandaj, unë kudo që isha kërkova fillimin e punës, sigurisht edhe eksponimi im para ligjvënësve të Shqipërisë ishte shumë emocional, sa e hetova, ai u pëlqye nga të dyja palët edhe nga pozita edhe nga opozita dhe ishte një rast i rrallë kur të dy palët edhe opozita dhe pozita ishin ulur së bashku dhe kjo më gëzoi shumë. Do të dëshiroja që këso situatash të përsëriten gjithnjë në Parlamentin e Shqipërisë se ato sigurisht do të shërbejnë si shembull shumë i mirë edhe për parlamentet e rajonit, e sidomos parlamentet e shqiptarëve aty ku jetojnë shqiptarët.

Pos kësaj unë kisha një takim edhe me Universitetin Evropian të Tiranës, unë aty pash se mes profesorëve të këtij universiteti ishin edhe akademikë të lartë, ishin ish gjykatës të Shqipërisë, ishin ish ambasadorë, ishte ish ambasadori në Angli, ishte ish ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që ishte një staf jashtëzakonisht i lartë, po edhe pak a shumë i famshëm akademik. Kisha një bashkëbisedim me studentët atje dhe normalisht mua m’u dha një mirënjohje nga ky universitet, gjë që e respektoj jashtëzakonisht.

Unë gjatë vizitës time në Shqipëri, i bëra një vizitë edhe Mbretit të parë të shqiptarëve, vizitova edhe Baba Reshat Bardhin, ishte një koincidencë, ishte dita e bektashinjve, ishte Festa e Sulltan Nevruzit, festa më e madhe e Bashkësisë së Bektashinjve, të cilët janë pjesë e konfesionit, pjesë e kulturës së shqiptarëve dhe e pashë shumë të drejtë që t’i vizitojë ata.

Gjatë vizitës time në Tiranë, unë vizitova edhe Bashkinë e Tiranës, ku Edi Rama e komplementova për punën e mirë që ka bërë dhe është duke bërë në qytetin e Tiranës dhe sinqerisht do të doja shumë që edhe për të tjerët të shërbejë Tirana si shembull i mirë, si duhet të zhvillohet një punë urbanistike e një kryeqyteti shqiptar.

Unë u ktheva në Kosovë dhe para dy ditësh fillova vizitën time në Maqedoni, ku isha i pritur prej Presidentit Ivanov me të gjitha atributet që pritet një burrë shteti dhe protokolli është implementuar pikë për pikë, që nga kufiri edhe deri të përcjellja në kufi.

Unë pata rastin të bisedoj me z. Ivanov, gjatë takimeve që patëm tri herë me radhë, po ashtu, për krijimin e një hapësire shumë të gjerë, të favorshme për bizneset e rajonit, duke pasur parasysh se ne kemi një proporcion jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën, në dëm të Kosovës, në favor të Maqedonisë, të shkëmbimit të mallrave një me njëzet. Maqedonia eksporton në Kosovë, gjegjësisht Kosova importon nga Maqedonia mbi 460 milion euro, kurse eksporton vetëm rreth 24 – 26 milionë. Tërë kohën ishte preokupimi im, ishte në qendër të vëmendjes si të krijohen kushte më të favorshme edhe për produktet e Kosovës atje duke pasur parasysh se kishte pasur probleme edhe në akceptimin e certifikatave të origjinës së mallit, po ashtu edhe në akceptimin e dokumentacionit i cili i përcjell mallrat kosovare.

Unë insistova gjithsesi që të hapen pika të reja doganore, për arsye se të vish prej një pjese verilindore të Maqedonisë, të vish, për shembull, në Anamoravë, duhet të kalosh 3-4 orë rrugë dhe është mënyra më praktike që të hapet një pikë kufitare diku atje në Karadak dhe t’i mundësohet edhe asaj ane të lëviz lirshëm në Kosovë, gjegjësisht prej Kosove në Maqedoni. Kjo pikë doganore është formalizuar dhe do të bëhet shumë shpejt. Kërkova po ashtu shpejtimin e të gjitha veprimeve në mënyrë që të fillojë dhe të rindërtohet rruga Tetovë-Sharr, e cila do të mundësonte po ashtu lëvizjen e asaj ane gjegjësisht lëvizjen nga Kosova në atë anë.

Unë u takova edhe me kryetarin e Parlamentit, e pashë se ekziston një atmosferë shumë e favorshme e bashkëpunimit parlamentar me Parlamentin e Kosovës. Ata në Shkup kanë formuar një komision të posaçëm që do t’i mbante marrëdhëniet e mira parlamentare me Parlamentin e Kosovës.

Dhe, krejt në fund, unë pata takime edhe me qarqet qeveritare, isha me dy zëvendëskryeministra dhe me tre ministra. Ne patëm në Shkup dje edhe një forum të biznesit që unë e kërkoja atë dhe pjesëmarrja ishte e madhe, ishin shumë biznesmenë të Kosovës që kishin ardhur enkas për këtë forum, po ashtu edhe të Maqedonisë. Interesi ishte jashtëzakonisht i madh. Unë porosita edhe bashkëfolësit që të nënvizojnë rëndësinë e CEFT-ës për ne dhe gjithmonë të kemi ndërmend liberalizimin e lëvizjes dhe mallrave, por pse jo edhe ideve. Unë jam mbështetës, ithtar shumë i madh i unifikimit të logjistikave dhe dokumentacionit çdo kund ku jetojnë shqiptarët.

Unë pata takime të veçanta edhe me krerët e partive të koalicionit gjegjësisht opozitare të spektrit politik shqiptar, ku biseduam dhe theksuam se çdo parti ka manifestin e vet dhe duhet atë ta promovojë, është detyrë demokratike, por në pyetjet kryesore kur është në pyetje mirëqenia gjegjësisht prosperiteti i pjesëtarëve të kombit shqiptar, i porosita të gjithë që të jenë unikë. Unë besoj se uniteti është i kuptueshëm edhe në Maqedoni dhe ata do të jenë në të ardhmen shumë më unikë.

Unë në Shkup vizitova edhe një spital i cili duam a nuk duam mbi 60 për qind i kishte pacientët nga Kosova, të cilët paguajnë shuma shumë të mëdha për shërim, por ai spital sigurisht ishte edhe një shembull shumë i mirë si duhet të trajtohen pacientët dhe do të doja shumë që diçka e tillë të lindë edhe në Kosovë. Unë me bashkëpronarët që ishin nga Republika e Turqisë bisedova dhe javën që vjen ata do të vijnë këtu dhe me mua do të bisedojnë dhe jam i bindur që Kosova do të ketë mundësi t’u ofrojë mundësi logjistike që ata të fillojnë një spital të tillë edhe në Kosovë.

Unë dje pasdite udhëtova në Tetovë, u takova me Kryebashkiakun e Tetovës unë vizitova edhe një ndërmarrje ekonomike “Renova” që është për t’u lavdëruar. Unë u takova edhe me kryekrerët e kompanisë “Ekolog”. I njoh se janë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë familje edhe nga Kosova kanë mirëqenien e tyre ose marrin pagat prej kësaj firme që është jashtëzakonisht dinamike.

U takova edhe me krerët e Bashkësisë Islame po edhe me krerët e Bektashinjve, ata kishin një problem mes veti për ndarjen e disa objekteve atje dhe disi e mora përsipër edhe një ndërmjetësim që unë sigurisht do të ndërmjetësoj në të ardhmen, nuk duhet të ketë konflikt në mes tyre.

Unë çdo kund kam folur për imazhin e Kosovës, i dëmtuar shumë prej të ashtuquajturit Raport i Dik Martit, raport ky që është i rrejshëm, raport ky që kush i ka besuar nuk ka të drejtë t’i besojë dhe kam promovuar idenë që në mënyrë të mençur, në mënyrë të urtë t’i kundërvihemi çdo efekti të këtij raporti", tha presidenti Pacolli.

Nga Partizan Cene :Ali Podrima , pena që peshon me sy dhe me zemër

Ali Podrimja u lind më 1942 në Gjakovë, Kosovë, ku pati një fëmijëri të vështirë.Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.

Ali Podrima , pena që peshon me sy dhe me zemër




Komenton Partizan Cene :



Poezia e të madhit Ali Podrima , nuk është e veçantë vetëm në vargëzim , por ajo merr veçantësi , për nga forca dhe nga zhbirimi , që vargu i tij , bën tek lexuesi i thjeshtë .

Vargjet e tij , me të drejtë nga kritika janë quajtur , peshore e zemrës shqiptare , në Kosovën martire , por edhe në Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë ..

Vargje të tilla , si :

....Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Êndrra jote
dritaret e jetës
m`i hapi.

Në dukje , i kushtetohen stinës virtuoze dhe shumë dritëshe , pranverës , por themelishtë ato personifikojnë , Kosovën e cila për Aliun ishte një perlë e hijshme me shumë shkëlqim , e mbyllur nën thundren pushtuese ..

Ali Podrima , thuri vargje që për nga rëndësia e tyre , për shpirtin shqiptar ishte si të thurte një rrjetë të fortë çeliku ,rreth trupit të mëmëdheut , dhe të mos shpërdorohej dhe të mos merrej kurrë falas gjaku i bijve të saj , nga shkiau i pa shpirt . Ai e theksoi duke rimëzuar se është hëngër me veten , për të ruajtur të çmueshmen , pra gjakun :



Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!:



Për Ali Podrimën , kurrë nuk kishte dorëzim , para pushtuesit . Entuziazmi i tij , ja zinte vendin dëshpërimit që në shumë herë përlotëte edhe malet edhe "Rrafshin" e tij siç edhe shprehet .. Por "Plepi i lartë", një ditë do ti çajë qiejt , dhe do të lerë diellin të ngrohë tokën tonë të vuajtur , dhe të pangrohur as nga dielli i falur na natyra ..

....Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.





Poezia e Aliut gjithmon ka qënë thirrje dhe kushtrim , që me metaforën e saj shtytëse , ishte tregues i asaj që duhej të bënte shqiptari .Pra të fliste , të kubdërshtonte , të çohej dhe kurrë të mos përgjumej , duke vënë , përgjegjësinë kombëtyre , si rrëfyes për betejen e madhe të shumëpritur kundër mynxyrës serbe ..

...nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
mulliri



Figuracioni letrar , në poezitë e Ali Podrimës , është shumë lidhës me realitetin . Mënyra se si ai ndërthur këtë realitet me të kaluarën çon në kujtesë të gjithë lexuesve , rrugëtimin nga dikur në sot , nga lavdia në nënshtrim. Por edhe heshtja është kundërshti . Edhe heshtja kur fle , leviz luan përgatit , kujton ..


...heshtja kur fle
numëroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e një fushë të bardhë
shtat lëshon
një lulkuq

se heshtja ime
ka peshën e gurit të mallkuar
dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb



Paharruar , kohën në të cilën ka shkruar poezitë Ali Podrima , ja vlen të kujtosh , se censura serbosllavokomuniste , ishte kaq e madhe , sa i duhej shumë herë të reduktonte dozën e thirrjes dhe të përdorte fjalë që buronin nga thëllsia e zemrës shqiptare , ku edhe fjalorët e kohës , e kishin të vështirë ta përkthenin në gjuhen e imponuar sllave . Këtë ai e bënte duke futur fjalë të veçanta krahinore ,në poezitë e tij , duke i përgjithësuar dhe duke i tjerrur me mjeshtëri, dhe duke i servirur në shumë raste si gjëra "të thjeshta", por tejet zhbiruese dhe edukuese ..


...Kushedi prej kah kish ardhur, prej ciles kohe
...........................kish pikur i panjohuri,
me nje koke ne shpate
me nje sy qorr,
vorr.

Si mund te jetohet ketu, kish pas pyetur,
po si jo madheri k'in thene Ata,
po guri
unur k'in shtuar Ata me brince ne duar.

Dhe guri sa cel e mshel syte ish care nga nje rrenje
.................................................. ....e padukshme.

Shtate dryra, shtate net e shtate dite s'in celur
.......................................as mbyllur ne kulle.



Ali Podrima , shkrimtar dhe poet , vargëtar dhe edukator , i thjeshtë dhe profesor , enigmë dhe i kuptueshëm , i qetë por edhe shumë "nevrik " , i madh dhe vetëm i madh , shkroi vargjet që dhanë ndihmesën e pakundërshtueshme , që në të gjitha treojet shqiptare të njihej poezia shqiptare në përgjithësi . Ai është padiskutim mbyllja e trekëndëshit më të shquar shqiptar të poezisë Agolli - Kadare - Podrima .

Ky trekëndësh , përbën boshtin e poezisë shqiptare , rreth së cilës tirret në vite dhe sot , poezia realiste shqiptare , e ndërthurur me shpirtin e pashtershëm të të gjithë poetëve të tjerë që ka nxjerrë toka jonë e shtrenjtë ..

Ali Podrima është pena që peshon me sy dhe me zemër shqiptarizmin .Ai është një krah i fuqishëm në trungun poetik kombëtar , që sa kalojnë vitet , çel gjethe dhe lule , duke sjellë aromë dhe freski për këdo që i bie rasti ta lexojë atë ..




Sentencat lakonike avancojnë esencën e të qënit poet .. ( Vështrim )


       Shefqet Dibrani
Shkruan shkrimatari Shefqet Dibrani


Naim Kelmendi, „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“,Prishtinë 2010, faqe 56. ISBN 978-9951-536-15-8


Naim Kelmendi është poet që shkruan e boton më me ngulmim se sa krijuesit tjerë që i përkasin brezit të tij. Ai tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e kritikës letrare duke zënë një vend meritor në kuadrin e poezisë së sotme shqipe.
Vlerësimin tim për “Esencën” e kësaj poezie po e nis me tre vargje të poezisë  „ZOTI DIELL DHE NJË PERËNDI TJETËR“, të vëna qysh në fillim të librit.
„Zoti diell…
dhe një perëndi tjetër,
është i plotfuqishëm“  (faqe 7)
Poezia e Naim Kelmendit jo rrallë mbulohet me një mister, me një ndjenjë ndrydhur në brendësinë e shekujve shpirtëror, ku në raste të veçanta ka një ngarkesë emocionale që shoqërohet me një koncept filozofik racional, por më shumë me një sentencë lakonike që të shtynë me besuar se poeti u bënë një qasje të drejtë zhvillimeve të përditshmërisë, poezia ka një sinkronizim të saktë, duke e avancuar esencën e të qenit shenja – poet.
“pra unë jam shenja
që eci që gjuaj në shënjestër të vetvetes
dhe prapë eci e eci derisa ta ha të tërin si kafshë – Naim
Kelmendin”
(faqe 51)
Këto tre vargje e mbyllin mjaftë trishtueshëm këtë libër me poezi, ashtu siç ishin edhe tre vargjet e cituara më lartë që hapnin poezitë e “Enigmës” poetike. Në mes këtyre dy strofave qëndron “Enigma” e lëndës poetike që ka përshkruar autori qoftë në formën e ndjenjave, qoftë në formën e përjetimeve, apo thjesht si një koncept stërholluar filozofik, si “plagët që ulërijnë ideshëm shpirtin” e poetit.
Në këtë sfond autori ka qen mjaftë i vetëdijshëm se sotmja e nocioneve dhe koncepteve poetike, sado besnikërisht të jetë shqiptuar, sado paanshmërish të jetë regjistruar, zor se do t’i shërbej të nesërmes, me mjaftë dyshime se mund të rilexohet pas një dekade, andaj ai nuk e zbret rrëfimin poetik në perceptimet sipërfaqësore të një gazetari. Ai perceptimin e ngrit në stadin filozofik, si një mesazh që mund të kujtohet edhe më gjatë, që mund të interpretohet edhe si dashuri e poetit, “me të vërtetën e ditur” qoftë kjo e vërtetë e “hidhur si pelin”.
Ky lloj metabolizmi nga e sotmja reale në një realitet letrar, poezisë i ka dhënë shije artistike, kurse nocionet poetike i ka shtjelluar sipas kodeve filozofike duke përdorur mjaftë shpesh figura mitologjike, shprehje liturgjike a koncepte filozofike.
“krejt çka mbeti pa u thënë
s’do shkruhet më në pergamenë
në kujtesën e gjërave do t’harrohemi
me gjithë gjuhën e gjakut tonë prej njeriut
me njëqind fytyra me njëmijë mëkate”
(faqe 19)
Poezia e këtij libri është si një lloj skeleti i zhvillimit ditor të ngjarjes, por me simbole e shenja letrare që e ka bërë këtë tip poezie jo vetëm më të lexueshme, por edhe më të kuptueshme dhe shumëfish më të pranueshme. Hiç ato poezi që mbajnë data nga vitet e 90-ta, të cilat dallojnë për një qasje dhe strukturë të njohur të këtij autori, poezitë tjera shprehin revoltën qytetare për një realitet historik dhe politik të tashmes mjaftë rrëqethëse dhe më pak shpresëdhënëse.
E ajo pak, pak dritë, ajo pak shpresë që duket, është rezultat i kulturës krijuese, i verbit poetik, i vetëdijshëm se poezia duhet t’i shërbej të së ardhmes edhe pas shumë e shumë vitesh kur autori nuk është më (jo në mesin tonë, se nuk i dihet kush më parë do të piku nga dega), por në mesin e të gjallëve.
“...dhe kambana  patjetër se do bjerë
për çastin tonë në këtë udhë njeriu
një lot një dhembje në pikëllim dite
kohës kohë as ne tjetër nuk i duam
...
mbi çastin dhe orën që dikund ndalon
s’e di a kemi kohë për një çast tevona
të mendojmë pse erdhëm, pse shkuam
aq heshtur aq etshëm aq shpejtë
dhe kujt iu deshtë më shumë
jetës apo vdekjes, e jona.”
(faqe 42)
Kjo përpjekje kaq fisnike e bënë natyrën e poetit më të pranueshme dhe si karakter më të qëndrueshëm nëpër hullitë e kohës. Poeti, vazhdimisht ngulmon për të vërtetën, atë e shprehë kudo në poezi, pra edhe brenda këtij libri mjaftë esencial për korpusin e tij letrar.
Naim Kelmendi sikur është i pushtuar nga dëshira për t’u thelluar në ndjenjat e brendshme të njerëzve dhe shoqërisë, prandaj “ESENCA”, ose thelbi i nocioneve që na shfaqet edhe në titullin e librit, bart mesazhe të forta, për të cilat autori, tashmë si një penë e stabilizuar, qysh nga libri i parë, ka luftuar dhe është preokupuar t’ia survejoj shoqërisë sonë e cila mbet gjatë, tepër gjatë në tranzicion, fatkeqësisht edhe në planin kulturor e letrar. E këtë Ai e rishfaq në tetë pamje, pikërisht në muajin e kaluar, viti i sivjet tek poezia “VDIQ E DJESHMJA”.
2.
i ke parë duke kalëruar egër, mbi të djeshmen
dhe kanë rrejtur sërish përmbi orët e fatit
dhe ia kanë shkërdhyer nënën asaj buzëmbrëmjeje
asaj mesnate ia kanë bërë të nëntëdhjetenëntat
mor e kanë kurvëruar kurvat dje mbrëma të veten aq bukur
dhe kanë sharë mbi çështjen kombëtare antikombëtarët
...
4.
pra përshëndetu me të djeshmen, ajo shkoi në vend
të vet dhe s’kthehet për miliona vjet kurrë më
...
5.
tash mendo ndryshe, nis një lojë dhe ndërroja ndryshe gishtat fyellit
mendo një tjetër melodi nëpër telat  këputur të heshtjes...
nga e kaluemja jote s’ka mbetur asgjë për ta plehëruar t’ardhmen
...
7.
...melodi e këputur udhët e mia të kërkimit në njeri në veten e tepruar
po endem po endem për ta mësuar tejpërtejen pa dobi
8.
...pra, vdiq e djeshmja, bëjani varrin në mendim të bukur dhe me urti
rrugë tjetër s’ka për të arritur te kuptimi i humbur...
Tetor 2010, (faqe 46 – 49)
Vargjet që gjenden brenda poezisë në fjalë që duken si postulate na bëjnë për të besuar edhe më fort se Naim Kelmendi është i vetëdijshëm për misionin e poetit, se mbase koha e djeshme ka ngarkuar mbi shpatullat e krijuesit mesazhe të forta, porosi të qarta dhe obligime të thella për ta nxjerrë kombin nga amullia e së sotmes së mjegullt, për t’ia gjetur shtigjet e ndritura drejt një jete më të mirë, drejt një mendimi më të përparuar.
“ESENCA” e nocioneve poetike, e figurave letrare, është rezultat i përvojës letrare për t’i regjistruar, e për t’i bërë pjesë organike të një angazhimi letrar, që marrin kuptimin e duhur nëse kthehen në poezi artistike. Në një masë autori e ka realizuar synimin e tij, sepse merret vesh, as ai vet nuk do të jetë në gjendje ta shpjegojë esencën e jetës së tij pa poezinë?!... Në të kundërtën nëse arrijmë që me mënyrë të dhunshme, krejtësisht në mënyrë vulgare t’ia shkëputim qenies së tij poezinë?!... shtrohet pyetja ku do të mbetet esenca fizike e autorit?
Në këtë plan mendoj se duhet me i dhënë të drejtë autorit i cili mendon se “Në esencën e gjerave/ kërkoj(më) vetën”, dhe ky kërkim s’ka dert nëse bëhet edhe “në margjinat e jetës”, edhe atëherë kur “t’ia bëjnë/ të nëntëdhjetenëntat/ prapa shpine e përanash”, (nga poezia “Esenca”, faqe 36).
Nga këto që thamë deri më tash, shihet se Naim Kelmendi është një tip poeti eksponent, që me poezinë e tij ngulmon për ndryshime esenciale të shoqërisë. Kjo semantikë e të menduarit poetik na bënë për të besuar më shumë, se poeti është i vendosur në pikëpamjet e tij, pasi ai është subjekti, pikërisht NJERIU – ose vet – ESENCA, e faktorëve që ndryshojnë shoqërinë.
Këtë konstatim e plotëson vazhdimësia e tij krijuese, indikacione të besueshme gjejmë edhe te përmbledhja poetike që patëm në shqyrtim, ku breshërojnë shprehjet, mendimet dhe konceptet e sistemuara me kulturë e dije, ku ka sforcuar mendimin për një kulturë poetike më të avancuar, më artistike.
E mbyll këtë mendim mbi poezinë e Naim Kelmendit duke përsëritur  një mendim të thënë po për poezinë e tij qysh në vitin 1994, (përkatësisht në Fraunfeld, më 6 nëntor 1994), se “konkretësia bëhet vendimtare në poezinë më të re të Naim Kelmendit, sidomos kur ai iu ka rikthyer disa temave që i ka më për zemër”.
Prishtinë, 19 nëntor 2010.
Botuar në:
1. Gazeta “EPOKA E RE”, Prishtinë, 26 shkurt 2011.
2. Gazeta “FAKTI DITOR”, Zvicër, 1 shkurt 2011.
SHËNIME PËR AUTORIN:
Naim Kelmendi (1959). Lindi në fshatin Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Naim Kelmendi një kohë të gjatë ka jetuar në Zvicër.
VEPRAT LETRARE: 
POEZI: “Shtreza në fjalë” 1984, “Nyja e Gordiut” 1992, “Albanoi” 1992, “Pse ashtu Pandorë” 1993, “Ç’të bëj me dhembjen” 1993, “Satanai me fytyrë tjetër” 1994, “Eklipsi i diellit” 1997, “Përballje me vdekjen” 1999, “Shqiptari vdes duke kënduar” 2000, “Kohë për të folur gurët” 2001, “Sipërfaqja e padukshme” 2003, “Në një jetë pas Krishtit” 2010.
PUBLICISTIKË: “Vrasja e deputetit – monografi”, 2003, “Pikëpamje dhe reagime” 2008, “Beteja e Koshares”- publicistikë 2009.
Naim Kelmendi jeton në Prishtinë.
CIKËL ME POEZI NGA NAIM KELMENDI
Nga libri „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“, Prishtinë 2010
1. GJYKATË
Krishti do t’u kishte thënë,
fali oh zot se s’dinë çka bëjnë
këta nuk pendohen për të bërat e tyre
larashë të pistë në zhvatje në ecje
ngarendin si kojrrilat natën…
oh zot bejau gjykatën
këta të qajnë ditën
e të kafshojnë natën
pastaj dhe një përmendore ta ngritin
në vajtimin e tyre
sikur aq shumë më paskan dashur
Prishtinë, gusht 2010
2. ESENCA 
Në esencën e gjërave
kërkoje veten
në margjinat e jetës
nuk jetohet  ashtu vetëm
të kanë zbuar
deri në moskuptim
pastaj t’i bëjnë
të nëntëdhjetenëntat
prapa shpine e përanash
tash të duhet vetëm esenca
e asaj që është gjakuar
nga paraardhësi ynë
në një kuptim të jemi Një
me degët rreth një trungu
jo ti fryhesh më një fyelli shurdhan
nëpër botë fillivetëm pa identitet
kthehu te esenca dhe kërko kuptimin
në lëkurën tënde të rrjepur
në gjeografinë e kombit
sepse mashtrimit i del vonë tymi
po një mik yti tash është sa njëqind
të dikujt tjetër,
aty ku duhet të jesh ti ende s’je
e mos më kallëzo përralla pa kripë
kur e lëçit vëllain tënd
pse sheh me sytë e Argusit
pastaj si mor si kënaqesh
me vetveten në kaq kuptim
po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike
shekujve dhe a s’po të dhemb kjo
kur në esencë nuk je ai që je
3. TË JEMI, BRE…
Njëherë e një mot të gjymtuan
ku nis e ku soset kufiri yt etnik
na mbeten datat për t’i kujtuar
tragjeditë në radhën e  shekujve
s’kin parë aso mendësie
kohët prapa dhe motet tjera
veç prej zotit të ka ardhur mbrojtja
e moszhdukjes nga faqja e dheut
dhe mori e të vajtoi më pas
Vaso Pasha…
2
i ndoqën i zbuan në dhera të huaja
shqiptarët,duke lënë prapa
veç heshtjen e vrarë në kujtim
një histori të tmerrshme trishtimi
që qante në rremb qyqesh
e kush nuk i përgjigjej masakrimit
me Kosovë, gjenocidit me Çamëri
masakroheshin tmerrshëm dy cepe
të etnisë sonë…
3
mbete aq pak Shqipëri
pa pjesët e një tërësie etnike
një Shqipëri micrrule
andej toka çame
gjak e lot dhe vrragët
e një gjame…
këndej toka dardane
gjithmonë fije e bukur shqipe
dhe n’lozen e një rrëfane…
4
për kujtesën e kohëve
ishte viti 1878 në Berlin
dhe Londra me 1919
mbamendje e dhembshme
dje e sot për mua e për ty…
5
e tash që jemi në Degën tonë
këtu që jemi - vetja
të jemi përgjithmonë
ata që duhet të jemi
nga aty ku nis e ku soset kufiri yt etnik…
4. KUJTESË
Mbase e di ku e kanë kufirin gjërat
atje ku t’i kanë marrë përdhunë
e të ndoqën, të zbuan…
me tesh e kotesh
dhe të masakruan
në hapësirat tua etnike
erdhën u katrrisën në degë
të legjendës në cep të mitit
rrejtën gjithë kohët për historinë
e vetes, ore s’ishin kurrë, as janë kurrë
as filli as pjesa as grimca e së vërtetës…

Akademik prof.dr.sci.Rexhep Qosja , kundër prishjes së Piramidës ..

“Monumente të këtilla nuk rrënohen në botë. S’kam dëgjuar një artist, asnjë arkitekt, asnjë shkencëtar që të jetë shprehur pro kësaj nisme”, ka deklaruar Akademik Rexhep Qosja.

Rexhep Qosja , kundër prishjes së Piramidës ..


Rexhep Qosja, akademiku i njohur kosovar, është shprehur kundër shembjes së piramidës, duke kërkuar ruajtjen e saj si një pjesë e historisë. “Monumente të këtilla nuk rrënohen në botë. S’kam dëgjuar një artist, asnjë arkitekt, asnjë shkencëtar që të jetë shprehur pro kësaj nisme”, ka deklaruar Qose.

Për Qosen, vendimi për ta prishur atë është autoritar dhe i shëmtuar, e për të cilin dikush në të ardhmen mund të mbajë përgjegjësi ligjore.

Për këtë, Qose ka përmendur edhe rastin e Dubrovnikut, në Kroaci, gjatë luftës në fillim të viteve ’90.

“Ato duhet të dinë se bëjnë një krim ndaj kulturës dhe qytetërimit shqiptar dhe ky krim quhet krim kundër njerëzimit. Ata që kanë bërë rrënime në Dubrovnik janë nxjerrë në gjykata dhe janë dënuar. Nesër do ketë shqiptarë që do ngrenë denoncim penal ndaj monumentit historik, që e quajnë ndryshe piramida”, ka shtuar Qose.

Akuza të reja për ish guvernatorin e Bankës së Kosovës..

Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim të vjedhjes se parave përfshirë ketu edhe 15 milionë euro të Postë-Telekomit të Kosovës.

Akuza të reja për ish guvernatorin e Bankës së Kosovës..

Akuza të reja kundër ish guvernatorit të Bankës së Kosovës të arrestuar në korrik të vitit të kaluar. Sipas të përditshmes “Koha Ditore”, përveç 5 akuzave të padisë fillestare, për të cilat u arrestua, Hashim Rexhepi dhe ish kolegët e tij do të përballen edhe me akuzën për falimentim të qëllimshëm të Bankës Kreditore të Kosovës.

Kallëzimi është ngritur nën dyshimin se falimentimi dhe mbyllja e bankës është bërë me qëllim të vjedhjes se parave përfshirë ketu edhe 15 milionë euro të Postë-Telekomit të Kosovës. Sipas padisë janë 4 personat qe akuzohen si përgjegjës për mbylljen e kësaj banke në vitin 2006, mes të cilëve edhe vetë Rexhepi. Në kallëzimin penal përmendet një plan për falimentimin e të gjitha bankave tregtare të Kosovës dhe të kompanive të sigurimeve. Padia tashme ka kaluar ne duart e Prokurorisë Speciale.

Policia e Kosovës ka ngritur edhe një tjetër kallëzim penal kundër ketyre 4 personave për falimentimin dhe likuidimin e kompanisë së sigurimeve “Kosova”. 4 te akuzuarit, të cilët kanë drejtuar Departamentin e sigurimeve në periudha të ndryshme qëndrojnë në krye të një piramide për shkatërrimin dhe shitjen me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të aseteve të kesaj kompanie.

Besa Morina Gashi

Gjeneralin e Luftës dhe Heroin e Paqës Fatmir Limajn ,dikush kërkon ta shuajë politikisht

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është edhe nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim nga EULEX-i, pa iu hequr fare imuniteti, Fatmir Limaj, ka treguar sesi i ka parë ai të gjitha ato që ndodhën brenda kësaj jave.


Limaj : Dikush kërkon të më shuajë politikisht ..




Në një intervistë për emisionin “Rubikon” të KTV-së, të enjten, Fatmir Limaj ka treguar se si ka marrë vesh ai për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, për fletarrestimin ndaj tij, për mosreagimin e Qeverisë.
Ish-komandanti i brigadës 121 – “Komandant Kumanova”, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak për arrestimet e ish-bashkëluftëtarëve të tij, e as për fletarrestimin ndaj tij. Limaj madje ka treguar se kur ka dëgjuar për arrestimet i ka vizituar edhe disa nga familjarët e të arrestuarve. Kurse rreth orës 16:00, ka thënë se i ka ardhur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it.

“Diku rreth orës 16:00 kam pasur një telefonatë nga një zyrtar i lartë i EULEX-it për të pirë kafe. Kemi pirë kafe dhe ma ka transmetuar lajmin që ekziston një fletarrestim ndaj meje dhe unë i kam thënë OK, çdo gjë është në rregull dhe vazhdojmë më tutje. Normalisht ka kërkuar bashkëpunim, por është obligim qytetar që të bashkëpunosh me organet e drejtësisë”, ka thënë ai.
Më tutje Limaj ka treguar se ka shkuar në EULEX, së bashku me avokatin e tij dhe një zyrtar politik të EULEX-it, dhe u ka rënë të presin rreth dy orë derisa është liruar prokurori i çështjes, i cili e ka njoftuar për fletarrestimin. Ka thënë të mos jetë marrë në pyetje, madje çështja e imunitetit të tij si deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se, është përmendur pikërisht nga prokurori i EULEX-it. Që nga paraqitja në EULEX ai ka thënë të mos jetë kontaktuar më nga ta.
“Jam shumë i çuditur, jam edhe i befasuar, i shokuar, sepse ne jemi njerëz. Kjo çfarë po ndodh në këtë vend ... s’e di kush do t’i bjerë në fije, por kjo çfarë po ndodh në ketë vend unë jam duke u habitur”, ka qenë vlerësimi i tij për situatën.
Në Hagë ka qenë një skaner për mua, ka theksuar Limaj, jo vetëm për mua por edhe për luftën çlirimtare në rajonin ku është zhvilluar, që ka pasur lidhje me mua. “Për 33 muaj i gjithë mekanizmi i logjistikës botërore që ka qenë në Tribunalin e Hagës, ka hetuar që nga lindja e ime e deri në ditën kur është shpallur aktakuza për Hagë. Nuk ka pasur asnjë send që nuk është pyetur”.

Udhëheqësit kosovarë të sillen si burrështetas

Me gjithë insistimin e moderatorit Adriatik Kelmendi për të marrë një opinion nga Limaj se si e sheh ai mosreagimin e kryeministrit Hashim Thaçi rreth fletarrestimit për të, Limaj në mënyrë direkte nuk e ka thënë asnjë fjalë. Ai ka thënë vetëm se krerët e institucioneve të Kosovës duhet të fillojnë të sillen si burrështetas. Në mënyrë indirekte këtë e ka thënë edhe për Thaçin, i cili, sipas Limajt, “nuk duhet të sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojë më tutje, por duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, si udhëheqës i një shteti të pavarur”.
Sipas tij, fillimisht drejtorit të policisë Nexhmi Krasniqit është dashur t’i dërgohet ftesa për në gjyq, e nëse ai nuk përgjigjet atëherë të ndërmerren masat e tjera.
“Është dhunim i institucioneve, është lëndim i bashkëpunimit, është mosbesim ashiqare në mes të dy trupave. Pra, duhet të ndërtohet partneriteti, EULEX-i është i ftuar nga institucionet e Kosovës. Të vijë edhe të bëjë veprime të tilla me ftesën tonë. Tash shtrohet pyetja se kush është EULEX-i këtu, a jemi ne shtet i pavarur. Nuk është Kosova më në kohën e UNMIK-ut. Ne nuk jemi më protektorat”, ka thënë Limaj.

Rexhepi e Kuçi është dashur të merrnin përgjegjësi

Duke u ndalur në reagimet e institucioneve të Kosovës, por pa folur direkt për kryeministrin Thaçi, Limaj ka thënë se të dy ministrat që lidhen me segmente të policisë dhe gjyqësisë, ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, është dashur të merrnin përgjegjësinë si burrështetas të një shteti të pavarur.
“Nuk mjafton që ne vetëm të themi se jemi vend i pavarur, por institucionet e Kosovës duhet të fillojnë të sillen të pavarura”, ka vlerësuar ai.
Sipas tij, deklarata e ministrit Rexhepi se nuk ka pasur informacion dhe e ministrit Kuçi është e besueshme. “Ne të kemi nxjerrë ty si ministër atje, s’të ka pyetur kush. Qe po të besojmë se s’ke ditur. Por pse ti rri atje, pse s’shkon ti me i thanë: unë kukull këtu nuk jam, ju jeni në një shtet të pavarur, keni bërë një veprim që s’është dashtë me e ba pa u konsultua me neve ... ju keni treguar njëanshmëri totale dhe unë nuk rri ma këtu si ministër”, ka vlerësuar ai. “Por nuk shkon kështu, burrështetasi nuk bën kështu. Unë mendoj se është në interesin e shtetit të veprohet kështu se ne jemi shtet i pavarur”.
Limaj është shprehur i hidhëruar shumë me kolegët e tij nga partia, saqë ka akuzuar ata edhe për servilizëm.
“Ne duhet të fillojmë të sillemi si shtet, e të mos jemi servilë, se nuk bëhet nami me e lëshu atë karrige të ministrit nëse është e nevojshme”, ka thënë ai.
Më tutje Limaj ka vlerësuar se dikush është duke u munduar ta eliminojë politikisht, sepse ai nuk u është nënshtruar shantazheve të ndryshme. “E kanë parë që s’mund të më shantazhojnë dhe kanë menduar se të më largojnë nga politika, ta shtiem në burg nja dy a tri vite e hajt”, ka thënë ai, por ka shtuar se beson në drejtësi dhe pret që së shpejti të dalë e vërteta në sheh.

S’po hetohen krimet e serbëve

Duke përmendur se hetimi i tij është vetëm për qëllime politike, deputeti Limaj ka thënë se ai është hetuar njëherë, dhe nuk është gjetur asgjë te ai. “Pse pikërisht mua me gjetën me ma hap një hetim të ri, kur dihet se unë e kam kaluar njëherë atë”.
“Në Kosovë kanë ndodhur qindra krime nga forcat serbe, të cilat dihet se kush i ka bërë e askush nuk po interesohet për atë çështje”, ka thënë ai.
“Pra, po hetohet një person dy herë e po tentohet gjithqysh që ai me u shti në burg, e në anën tjetër, sa krimet serbe kanë ndodhur e të mos hetohet askush unë e quaj absurde. Ata nuk e kanë në plan me i hetu ato”.
Në vazhdën e akuzave për EULEX-in deputeti ka akuzuar edhe institucionet e Kosovës edhe për deklarata patriotike kushedi se çfarë. “A e patë që edhe ai serbi, shefi i delegacionit për bisedime, çka tha. Kurse ne bisedimet i deklarojmë si fitore”. Sa u përket bisedimeve ai ka vlerësuar se me Serbinë asgjë nuk ka teknike.

Të gjitha vendimet për ministra e deputetë i ka marrë Thaçi

Duke folur për vendimmarrjen në PDK, nënkryetari Limaj ka thënë se kësaj radhe të gjitha emërimet i ka bërë kryetari Hashim Thaçi.

“99 për qind të listës zgjedhore i ka bërë ai, vendimet i ka marrë ai, ministrat i ka zgjedhë vetë, zëvendësministrat ka me i zgjedhë vetë”, ka thënë Limaj, duke shtuar se në fund të mandatit nëse do të ketë sukses do të duartrokasë për Thaçin, por nëse dështon do të kërkojë nga ai që të japë llogari.

Situata në Dardani, është kthye me Albin Kurtin dhe Qeverinë e tij në atë të vitit 1999, pra epilogu i këtyre çështjeve është zero.

-                                             Nga Flori Bruqi Administrata  e  ish presidentit deri sotëm  Joe Biden kishte prioritet diçka ...