2011-12-26

Mimoza Cufaj Rexhvelaj:...jetim barkthare ne shekullin e ri...



Mimoza  Cufaj Rexhvelaj/21.01.1981/ është nga Fieri .Është e rritur me bukuritë e   Malsisë së Madhe , ...si dhe në qytetit e bukur të Durresit, me aromen e  detit që është i perzier me forcen e malit,ëmbelsirën e freskët të liqenit të Shkodres,...e ka berë Mimozën qe poezia te vijë natyrshem mes nesh.... Ka studjuar gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Shkodrës,... punon si drejtorshë shkolle 9-vjecare Hile Mosi.


Vazhdon studimet master ne Universitetin e Shkodres.Ka botuar tre libra me poezi perkatsisht: 


Ka  botuar  disa  libra : “Dashuri ti je mekati im”, “Fshima lotin “dhe “Jepi fjales kohe”: Ka në duar një vëllim tjetër që për momentin  për lexuesin shqiptar do të jeë  edhe pakë kohë surprize.Ajo thotë :Është mirë të botosh sepse është një copëz jete e gjallë që nuk shuhet kurrë...Nuk kemi ç'te themi më shumë  cfarë të them më shumë, poezia thotë ate që ka shpirti .

Kjo është Mimoza  ...As me pak e as më shume, ...here fluskë  sapuni, e herë - herë lumë...





Sot 

Ma shume se kurr kuptoj
klithmen tende shume vjecare...
Mjerimi serisht shpalos flamujte e fukarallekut.
Shtatore qe ecin ne qytetin tim
jetim barkthare ne shekullin e ri
nuk ashte risi.....

Sot
Shprsa me thot mos shpreso kot
e mali ngerveshet me zili....
duart kullojne gjake
nga prangat e kohes vrastare
...sdo gjesh....drejtesi....

Sot
lutjet kafshohen
shiten ne altar 
Zotni , sa don,prit te bajme pazar.....

Sot
e vrava per te fundit here
vargun e pafajshem....
vargun e lire.... 


Dy pika lot


Nga mali i madh 

që patën për ty, lotuan, 

lotuan sytë e mi. 

Kur erdhi,

s'kishte lot të tjerë 

për të derdhur. 

Ishte vonë. 

Shpirti kishte vdekur.


Autoportret


Unë jam zanë, 

s'jam lozonjare,

unë nuk jam yll, 

s'jam shtojzovalle. 

Jam pika e lotit 

dimër me stuhi, 

jam bora me ngricë 

e dita më shi. 

Jam zemra e vrarë, 

ëndrra e shuar. 

Jam lule që s'çel, 

diell i perënduar.






CIKEL ME POEZI NGA MIMOZA  REXHVELAJ




Borxhlie

Borxhlie gjithë jetën.
prehrit që rrita shtatin
Duarve të rrudhosura,
për të cilat malli më ka verbuar.
Jam gozhdë në shpirt ngujuar….

Si zog i arratisur nga foleja
me brengën e mallit kurorë
shtegëtare në vende te largëta
mes mjegullës përplas flatrat…

Lartësohem e luaj me retë
qellin me duar prek…
Me krahët e mi formoj ylberin,
Botën e njomë, lotët më bien rrëke….

Borxhin e papaguar në zemër peshon
e lidhur me hallkën e gjakut që rrjedh
vij….e kokën mbështes në prehërin tënd
ninullën e jetës kendoma…
O e shtrenjta nënë !!
 


Gjuetar shtrigash

Lulet e kumbulles
kane kohe qe fluturojne
te shkujdesura……

Fluturat e bukura
balcamosur
skulptura te gjalla ne rreshir….

Gjuetar shtrigash….
bredhe gjurmeve te bardha
pa kuptuar se….
nuk mund te ngjizet  dite-nata…..

……………………………
Buzëqeshja e tokës

Buzë të lyera me lulëkuqe të përgjakura….
Lule të kuqe mbi buzëqershi….
GOZHDUAR .
Buzëqeshja e tokës….
ëndërr ne udhëkryq….
HARRUAR.



Diell i ren pingul mbi koke…
kam ftohte…..
Sy qe depertojne mes mira syshe…
te gjejne pertej heshtjes..
Ku struket vetmia….
braktise….
Te dua ne pafundesi…

S,vlej në botën tuaj….
 

Errësir që të përpin…

Vec tatuazhet e mureve shëmbëllejnë.
Muzik pot ritëm
ekzotik….
Kërcejnë si të cmëndur…
Hijet dhe tymi i cigares…
shishet e alkolit avullojnë
të eksituar…
Hej..bebi….coje me fund!
Kush jam unë këtu…
mes jush??
Një statujë mishi
ardhur rastësisht…
që më pëlqen të vuaj…
Të feskoj hijen fosforente..
e zgjoj….
ëndrrat e bukura të aventurës?
JO! JO!
Jam flluckë sapuni
të laj mëkatin e paprekur…
S,NDIHEM MIRE…..
më meket fryma…
tek shikoj cmëndurinë
e botes reale.

E VETMUAR

qëndroj…
C,vlej unë ketu ?
se kuptoj.
Do t,ia mbath
të arratisem nga kjo botë…
IKA……
Mos më ndiqni pas…
Një tjeter bote i përkas….


Te rinje ne dashuri
Lindem e rilindem
mes filizash njomshtak
pime qumesht dallendysheje.
Flakem si letra te pashkruara
dashuri ne sokak.

Po Çerdhen tone
e ngritem me sakrifica…
dashuria jone shtegetare
zuri vend ne hapsire.

Dhe stina e re…
trokiti me plasje sythesh
lastare qe celi plot drite,
e dy lule cukisin ne jete…

Natyra….
mbushet me lakmi
kur dashuria pin freski….
dhe stina e vjeter
zilia e bren
nga shija e fishkur….

Gazi ngryset
ne skutat e rrudhave.
Por shpirti
kerkon pasion serisht…

Ne vjesht bien petalet
Ne pranver celin sythe te rinje.



E zeza ne sy…
Ma lodhi shikimin…
Drit qe humbet…..
nga fjala ne buzet e diellit
E then mes shiute…
qe shpon shpirtin….
E zhuritur……
Per te mos rilindur
me ajo ndjenje…..

Kerkoje tek vetja zhgenjimin e qiellit….

…Nje re e vetme s,ben stuhi
s,permbytet toka nga  syte ne shi….



Si hije kacavarur,
shpirt i copezuar
n,gjizje te neverise.

Fjale hidhnake
vjell te ziun ,
Mallkim.
Dhembet mbjellin
URREJTJE….
Mashtrimi nuk fsheh mister.
Binjakezuar me nje fryme.

O gjarper i zi
Por ti s,ke dinjitet
Shperndan helm e vrer
zvarranik je
dykembesh pa vlere.
S,kam frike nga ti
as dashuri

Ndjej vec…..
NEVERI.


HAPE  KRAHUNHape krahun
Jeta me shkolloi
me mesoi
te mbijetoj,
pademtuar veten,
pa shkelur mbi ato qe besoj,
hape krahun....
dua.....
dhe une te pushtoj diellin...


DUA  TË  FLAKMe një dush akulli
do t'i shuaj puthjet e zjarrta....
Me intrig i skalite,
në trupin e pafajësisë së virgjër.
Akullnaja u be det...
Shtrati i pasionit...djeg...
Dua të flak, dashuri që vret.

A TË  VIJ ?


Nëpër natë dëgjoj një melodi,e mëndja fluturon e vjen tek ti....
Zemra rrahu,fort, fort...
dhe nga syri rrodhi lot...
Më fal tha buza...
Më fal tha loti...e ndjeva dhimbjen që më pushtoi.

Merrëm sonte në mbretëri,aty pran teje do ulem ...do rri.

Të betohem, s,do flas as edhe një fjalë.
Në heshtje do të hyj...në heshtje do të dal.


FORCA  E  DASHURISË

Nëse sytë qajnë sonte
Ti  mos u ndjej fajtor për lotin tim....
Nëse buza thahet,
ti mos rënko,shpirti im...


NATË  ROMNTIKE

Para shishes me shampanjë,
gjunjëzohemi...
Ndezim etjen,dehemi.....
Pasioni ndez qirinjtë, e epshit...
Vaskë me petale
trëndafiliaromë cmëndurie....
Trupat digjen ëmbëlnë zjarr...
Buzët, Zjarrfikëse, akullnajën shkrijnë...
Mrekullia, tërbushëm...
sulmon qiellin e shtatë...
Agimi yjet i flak...
Për të kënduar për një tjetër natë...



PUTHJA  E  FSHEHTË
Se fshiva puthjen...
mbi buzën e tharë.
Ku cel trëndafili
plot epsh...
pasion...
zjarr...
..Eh ,ky mall
që djeg e vret
lotë parreshtur derdh.
Të dua!

Puthmë!

O puthje e fshehtë!
edhe në varr
do të ruaj të shenjtë.

O puthje mizore...
puthje e fshetë.



KTHEHU  NË  FOLEZË

Oh, sa të kam pritur...
shumë net me rradhë.
Me dritën e ndezur
me zemër plot mall.

- s'erdhe në dritare,
të trokisje lehtë.
Natën t,ma zgjatësh
edhe njëmijë vjet.

Rrëshqiti një lot
nga syri i zi....
e dija s'do vije
ne krahët e mi...

Ndrico për mua hënë.
Ndrico për natë.
Lëri zogjtë të fluturojnë,
dhe të kthehen prap....


Në gjurmët e një skandali të ambasadorit rus në Beograd


Eshref Ymeri
 

 
Ç’ndodhi me ambasadorin rus në Serbi?
 
       Në faqen e internetit në gjuhën ruse   www.svoboda news.ru  të datës 21 shtator 2011, zonja Irina Llagunjina njoftonte:
“Gazeta ruse “Izvjestija” të premten e kaluar (16 shtator - E.Y.) kishte botuar një material me titull “Në Beograd kanë ofenduar ambasadorin rus”. Po të nisemi nga karakteri i incidentit në Forumin e Beogradit për Sigurinë dhe nga mungesa e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Serbisë për atë që ndodhi, mund të themi se marrëdhëniet prej aleatësh midis Moskës dhe Beogradit i takojnë së kaluarës. Një pohim i fortë ky. Po të hapim youtube dhe të formojmë mbiemrin e ambasadorit rus në Beograd - Konuzin - atëherë mund të bindemi se regjistrimin e asaj që ndodhi e kanë parë pothuajse 83 mijë vetë. Për të na rrëfyer se çfarë ndodhi në Forumin e Beogradit dhe si po reagojnë ndaj asaj ngjarjeje në Serbi, unë i kërkova informacion korrespondentes sonë në Beograd Aja Kuges.
       Aja Kuge: 15 shtator. Beograd. Shtëpia e ushtarakëve. Vazhdon punimet Forumi i Parë për Sigurinë, në të cilin marrin pjesë rreth 300 specialistë: diplomatë, analistë, politikanë dhe gazetarë nga 25 vende të botës. Pas fjalës së hapjes të Presidentit të Serbisë Boris Tadiç, pjesëmarrësit filluan të diskutonin temën që u kushtohej çështjeve globale të sigurisë. Por nga radhët e publikut çohet më këmbë befas ambasadori i Rusisë Aleksandër Konuzin. Ai, me një ton plot zemëratë, i drejtohet herë sallës, herë kryetarit të forumit, duke akuzuar pjesëmarrësit serbë të mbledhjes se ata, gjoja, nuk i mbrojtkan interesat e vendit të vet.
       Aleksandër Konuzin: Unë jam i shqetësuar thellësisht. Pikërisht në këtë moment KFOR-i i NATO-s, së bashku me EULEX-in, në shkelje të mandatit të këtyre forcave, në shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në shkelje të vendimit të Këshillit të Sigurimit të nëntorit të vitit 2009, kanë ndër mend që në pikat e kontrollit të kufirit të sjellin doganierë dhe oficerë shqiptarë… Në këtë auditor nuk po bëhet asnjë pyetje për këtë çështje! A ka serbë në këtë sallë? Pas disa orësh Këshilli i   Sigurimit i OKB-së do të merret me këtë problem. Rusia do të mbrojë interesat tuaja, së bashku me ministrin tuaj të punëve të jashtme, ndërkohë që shtetet anëtare të NATO-s, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të ngrihen kundër interesave tuaja kombëtare. S’u bë asnjë pyetje për këtë çështje! Mua po më krijohet përshtypja se ju përgjithësisht nuk po merakoseni se çfarë po ndodh në çastin e tanishëm në vendin tuaj”.
       Interesante kjo mënyrë sjellje e ambasadorit rus! Duke shkelur çdo rregull komunikimi me një publik të huaj, duke tejkaluar etikën diplomatike, ai kërkon të bëhet zot në shtëpinë e botës, duke u munduar t’u japë leksion serbëve se si këta duhet t’i mbrojnë interesat e vendit të tyre. E kuptoj dëshpërimin zemërak të ambasadorit Konuzin për zhvillimin e ngjarjeve në Serbi. Ai na zbulon brengën sfilitëse që ka pllakosur Moskën për situatën në Serbi, e cila Kremlinit i ka dalë fare nga kontrolli. Serbia, si nusja para ditës së fejesës, po niset e stoliset para marrjes së statusit për në Bashkimin Evropian. Kurse Rusia rri e kujton me pikëllim në zemër kohët e sakrificave të mëdha që ka bërë për pavarësimin e Serbisë nga Perandoria Otomane, për mbrojtjen e interesave të saj në Luftën e Parë Botërore, çka i çeli shtegun krijimit të Jugosllavisë së ardhshme, për çlirimin e saj nga fashizmi në vitet e Luftës së Dytë Botërore, për “mbrojtjen” e saj nga NATO-ja gjatë bombardimeve të vitit 1999. Në fushatën e tërbuar që Rusia ndërmori që prej këtij viti dhe që vazhdon edhe sot e gjithë ditën për mbrojtjen e Serbisë para “rrezikut të fundamentalizmit shqiptar”, urrejtja ruse për etninë shqiptare u ngrit në të tilla kuota të paimagjinueshme, saqë edhe mes serbëve gjakftohtë ngjallte njëfarë habie.
       Mirë do të ishte që politika ruse t’i kthente sytë prapa dhe të shikonte me gjakftohtësi se si Serbia ia ka dredhur paturpësisht Rusisë pas sakrificave të shumta që kjo e fundit ka bërë për të, që prej vitit 1878, kur ajo (Serbia) fitoi pavarësinë.
Më 19 shkurt të vitit 1878 Rusia dhe Turqia nënshkruan Traktatin e Shën Stefanit. Në bazë të atij Traktati, principata serbe fitoi pavarësi të plotë. Por fill pas Kongresit të Berlinit, Serbia filloi ta orientonte politikën e saj drejt Austro-Hungarisë dhe nuk u kujtua më për Rusinë, deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Kësisoj, Serbia, pasi u bë e pavarur në saje të sakrificave njerëzore dhe diplomatike të Rusisë, kësaj i ktheu krahët aty për aty.
       Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, kur tashmë u krijua mbretëria e bashkuar e serbo-kroato-sllovenëve, “e majmur” sidomos me territore shqiptare, me përkrahjen e drejtpërdrejtë të diplomacisë ruse, serbët, që ishin “violina e parë” në atë mbretëri, pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Rusi në tetorin e vitit 1917, “harruan” të lidhnin marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike. Tanimë mbretëria jugosllave marrëdhëniet e veta i kishte orientuar nga Franca, Gjermania dhe Italia. Rusia vërtet ishte bërë një vend komunist, por rusët kishin vazhduar të mbeteshin rusë. Serbojugosllavët u kujtuan të vendosnin marrëdhënie diplomatike me Rusinë Sovjetike vetëm në vitin 1940, kur rreziku i pushtimit gjerman kishte filluar të bëhej tashmë kanosës. Trupat sovjetike çliruan Jugosllavinë nga pushtuesit gjermanë, por “dashuria e zjarrtë” e serbojugosllavëve për Rusinë Sovjetike nuk zgjati më shumë se tre vjet. Më 1948 serbojugosllavët i kthyen shpinën Moskës dhe u lidhën me Perëndimin.
 
Por nuk do të ishte pa interes që Rusia t’i kthehej edhe traditës së mendimit racional rus për marrëdhëniet e serbëve me rusët. Në vitin 1877, në Sankt-Peterburg u botua një libër interesant me titull “E vërteta për Serbinë”, libër ky, që, çuditërisht, nuk u ribotua më kurrë në Rusi. Autor i atij libri është princi Vladimir Meshçerski (1839-1914), një publicist i njohur ky, (nip i Karamzinit, historianit të njohur rus), të cilin autoritetet sovjetike e patën vlerësuar si një gazetar reaksionar. Princi Meshçerski ka qenë njëri nga organizatorët kryesorë të grumbullimit të trupave vullnetare ruse që u nisën për të luftuar përkrah trupave serbe, në mënyrë që Serbia të fitonte pavarësinë nga Perandoria Otomane. Në librin e vet, princi Meshçerski shkruan për zhgënjimet e thella që pësuan trupat vullnetare ruse dhe vetë ai personalisht, gjatë kohës që u gjendën mes serbëve. Ja disa nga përshtypjet e tij:
       “Patrioti serb nuk është patriot rus. Kjo është arsyeja se pse një rus, që vjen në Beograd, bie në mosmarrëveshje me një serb lidhur me çështjen e patriotizmit. Rusi na del shumë më tepër serb sesa një serb i Beogradit… Ata (rusët - E.Y.) u nisën (për në Serbi - E.Y.) me mendimin për të gjetur atje vëllezërit e vet… Atje ata gjetën një popull, pjesa e kulturuar e të cilit e konsideron veten më lart se rusët dhe i vjen turp para Evropës të vëllazërohet me rusët, kurse pjesa e ulët, populli i thjeshtë, në shfaqjet kryesore të botës së tij shpirtërore, është shpërfillës ndaj rusëve se nuk ka arritur t’i kuptojë dot. Mes këtyre dy shtresave të popullit serb…rusi e ndien veten keq…
       Rusët u bërtisnin rusëve “shpejt”, kur po i përcillnin drejt tokës serbe. Kurse toka serbe, kur ata arritën, ishte shurdhmemece kur po priste rusët. Rusët ishin gati të sakrifikonin gjithçka që kishin të shenjtë. Kurse serbët nuk u jepnin as gjërat më të domosdoshme që u duheshin për të luftuar. Rusët filluan të flisnin për serbët me emocionet e një dashurie vëllazërore. Kurse serbët flasin me një rus për rusët me tonin e një njeriu mëshirues. Të gjitha këto, të marra së bashku, nuk mund të mos u ngjallnin rusëve ndjenjat e një zhgënjimi të thellë dhe, si pasojë e këtij zhgënjimi të thellë, në shpirtin e rusëve nuk mund të mos lindte një ftohje armiqësore ndaj serbëve…Por, sado të këqija të jenë përshtypjet e rusëve, prapëseprapë ne nuk duhet të biem pré e tyre deri në atë masë, saqë të mos jemi në gjendje që prej tyre të nxjerrim një përfundim të hollësishëm dhe mandej t’ia bëjmë të qarta vetvetes arsyet e fakteve të mësipërme që për ne ishin befasuese, në mënyrë që prej këtyre fakteve dhe prej këtyre përshtypjeve, të nxjerrim për veten tonë një mësim historik, bindës dhe serioz.
       Gjatë tërë kohës së qëndrimit tim në Serbi, po më mundonin ca përshtypje të rënda dhe, që të flas me zemër të hapur, asnjëherë nuk m’u shqit nga koka mendimi se ato përshtypje ishin të rënda për faktin se në to reflektohej në një mënyrë të dukshme dhe të thellë një qortim që i takonte çdo rusi, një qortim që i takonte çdo çasti të së kaluarës që Rusia ka përjetuar…
       Disa thonë se e tillë është natyra e sllavit: as dy rusë, as dy sllavë nuk bashkëjetojnë dot. Shtoni këtu edhe diçka tjetër: që serbët urrejnë bullgarët, urrejnë rumunët, urrejnë malaziasit, urrejnë njëri-tjetrin (princi Meshçerski duhej të shtonte më kryesoren: urrejtjen e serbëve për shqiptarët - E.Y.). Por atëherë vetvetiu ngrihet çështja: nëse sllavët nuk mund të jetuakan dot në paqe me njëri-tjetrin, atëherë a ia vleka t’ia bëjmë vetes pyetjen se cili na qenka roli historik i Rusisë në fatin e çështjes lindore?.. Jo, mua më duket se…çdo provë duhet të na shërbejë si mësim… Para se të jemi sllavë, ne duhet të dimë të jemi rusë. Ndryshe, të tjerët mund të thonë: doktor, në fillim shëro veten tënde” (Citohet sipas: Revista “Ogonjok”, nr.30, korrik 1995, f.69, 70, 71).
       Për fatkeqësinë e politikës ruse ndaj Serbisë, historia përsëritet. Zhgënjimet e thella të princit Vladimir Meshçerski na i përcjell 130 më vonë, me po atë mënyrë rrëfimi, pra, në vitin 2007, një mercenar rus, i cili, në vitin 1992, u rreshtua përkah shovinistëve serbomëdhenj, në luftërat agresive që Millosheviçi ndërmori kundër shumë popujve të Ballkanit.
 
Gishtat e prerë të Rusisë në Ballkan
 
       Kur u njoha me reagimin e pakontrolluar të ambasadorit rus Aleksandër Konuzin në Beograd, fillova të bridhja nëpër faqet e internetit në gjuhën ruse dhe rashë në një material të gjatë mjaft interesant. Materiali titullohej Предательство по-сербски” (Tradhti a la serbçe). Autor i këtij materiali është Sergej Suharjev. Ja se çfarë shkruan ky mercenarovullnetar rus  në materialin në fjalë, të cilin lexuesve të nderuar po ua përcjell përmbledhtazi:
Sergej Suharjev shkoi vullnetar në Serbi në vitin 1992. Në foto: portreti i Leninit dhe dora e djathtë e Suharevit, me gishtat e prerë. Gishtat i humbi në luftë, përkrah ushtrisë kriminale të Milosheviçit, e cila në vitin 1992 filloi agresionin kundër popullit boshnjak. Tani ai banon diku në rrethinat e Beogradit. Këtë fotografi Suharjevi e mban të varur në dhomën e vet. Fotografia është e 6 gushit të vitit 2007.
“…Kemi qenë shumë vullnetarë rusë që kemi luftuar këtu, shumë prej tyre janë vrarë… Unë kam pas mbyllur sytë para shumë gjërave që ka bërë udhëheqja serbe. Rrija e vrisja mendjen, paçka se gjërat dukeshin açik që luftën e humbëm… Neve, rusëve, që paskëtaj quheshim tashmë si ish-vullnetarë, nuk na lejuan të kishim një grazhd. Vullnetarët rusë që qëndruan në Serbi, s’mundën që s’mundën dot ta gjenin vendin e vet në shoqërinë serbe. Ne duhej të gëzonim po të njëjtat lehtësira, si edhe serbët, por neve nuk na lejuan t’i gëzonim ato. Na e bllokonin fare thjesht çdo hap administrativ që ne ndërmerrnim. Pas luftës kishte mbetur pa na e thënë edhe zyrtarisht: “ne nuk e dimë se kush ju ftoi juve, vullnetarëve, të vini këtu, kthehuni andej nga keni ardhur, ne kishim nevojë për armët ruse, jo për ju…”. Unë nuk kam gëzuar asnjë lehtësi, madje nuk kam gëzuar as shërbimin mjekësor falas dhe të drejtën për t’u siguruar për pension, pa folur pastaj për lehtësira të tjera. Mendoj se nuk e kam merituar nga serbët një poshtërim të tillë… Unë gjithmonë e kam thënë se të mbrosh serbët do të thotë të merresh me një punë të pagratshme. Ata janë tepër larg botës tonë shpirtërore, aq më tepër kur një i tillë popull i vogël, si populli serb, ambiciet i ka tej mase perandorake. Nuk dua t’i prekë në ndjenja vullnetarët rusë që erdhën për të luftuar në Serbi, por më duhet ta nënvizoj se sakrificat e tyre nuk dhanë asnjë rezultat për forcimin e marrëdhënieve ruso-serbe. Tani serbëve u qan mendja për Bashkimin Evropian dhe për NATO-n dhe, nisur nga ca hesape maksimale që kanë bërë me vetven,  atyre as që iu bëhet vonë fare për Rusinë… Prandaj serbëve paskëtaj nuk duhet t’u jepet kurrfarë ndihme pa shpërblim!!!
       Rusia, çuditërisht, nuk nxori mësime nga përvoja e marrëdhënieve me Bullgarinë. Në betejën e vitit 1877 që u zhvillua kundër trupave osmane, në Qafën e Shipkës të maleve Stara Planina të Bullgarisë, Rusia humbi male me të vrarë. Pikërisht nga ajo betejë e ka prejardhjen shprehja e bukur frazeologjike e gjuhës ruse “në Shipkë çdo gjë (gjithçka) është e qetë”, e cila përdoret në kuptimin: kur na fshehin të vërtetën, kur e vërteta mbulohet me plaf, kur na thonë se nuk kanë halle.  Shprehja përdoret në adresë të atyre që fshehin dhe zbukurojnë një situatë të paleverdishme dhe madje të rrezikshme për ta. Piktori rus V.V. Vereshçagin (1842-1904), njëri nga piktorët më të shquar batalistë rusë, kështu i pati emërtuar tri tablo, të bashkuara në një subjekt të vetëm, në të cilat pasqyrohet vdekja tragjike e një ushtari rus në qafëmalin Shipka  në Bullgari, gjatë luftës ruso-turke të viteve 1877-1878. Ai i pati emërtuar tablotë në këtë mënyrë, nisur nga raportimet zyrtare të gjeneralit  F.F. Radecki (1820-1890) për komandantin M.D. Skobelev (1843-1882). Ato raportime ai i pati dërguar asokohe kur një grup i vogël ushtarësh ndodhej nënë breshërinë e trupave osmane që vinte nga tre drejtime, ndërkohë që ushtarët, të torturuar dhe të veshur keq, po ngrinin nga acari. Piktori ka zbuluar anën  tragjike të luftës: ai ka nxjerr në pah karrierizmin dhe natyrën kriminale të komandës cariste që i çoi ushtarët rusë drejt një vdekjeje të pakuptimtë. Trupar ruse, po ashtu, në Luftën e Dytë Botërore e çliruan Bullgarinë nga fashizmi. Por sot Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, kurse Rusinë e ka lënë me gisht në gojë.
       Serbia ka mbetur si “ishulli” i fundit i Ballkanit, ku Rusia shpreson ende të mbajë të ankoruar “varkën” e vet që do të vazhdonte t’i shërbente për gjoja mbrojtjen e sllavizmit nga ekspansioni perëndimor ekonomik dhe ushtarak. Por, për shkak të dritëshkurtësisë që e ka karakterizuar, politika ruse nuk ka arritur ta kuptojë dot kurrë faktin që serbët i lidh me rusët vetëm prejardhja paradisashekullore dhe asgjë tjetër. Me urrejtjen e thellë që Rusia i ka mëkuar Serbisë kundër kombit shqiptar që prej çerekut të fundit të shek. XIX e deri tani, ajo i ka bërë një dëm shumë të madh, para së gjithash, vetë etnisë serbe, vetë popullit serb. Populli shqiptar, popull rrënjës mijëra shekullor në Gadishullin Ilirik, dhe populli serb, me pararendës të vendosur në këtë gadishull në shekullin VII, janë popuj fqinj dhe marrëdhëniet e tyre nuk duhej të qenë karakterizuar nga acarime të skajshme, deri në përplasje të armatosura. Fajtore kryesore për acarimin e këtyre marrëdhënieve ka qenë politika ruse. Ishte kjo politikë fort armiqësore në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, e cila luajti rolin kryesor në copëtimin e trojeve etnike shqiptare në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Londrës.  
Në një intervistë që i ka dhënë gazetës serbe “Veçernje Novosti” më 19 janar 2011, ambasadori Konuzin ka deklaruar:
“Rusia nuk e ka njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës, dhe, siç e kam theksuar, nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë. Zgjidhja e problemit të Kosovës duhet gjetur me ndihmën e metodave politike…”.
Një deklaratë e tillë dëshmon fare qartë se politika ruse nuk është çliruar dhe nuk mund të çlirohet dot nga mendësitë perandorake në qëndrimin ndaj së drejtës së popujve për vetëvendosje. Kjo politikë, dikur karakteristike për periudhën e rusocarizmit, ende nuk është në gjendje ta kuptojë që pavarësia e Kosovës përfaqëson një proces përfundimisht të pakthyeshëm dhe të kërkosh “metoda politike” për këtë çështje, pas gati katër vjet pavarësi, do të thotë t’i thuash këmbës dorë.
Dështimin e turpshëm të politikës së vet ndaj çështjes së Kosovës, politika ruse u mundua ta zbuste me investimin e fuqishëm që bëri me blerjen e Karla del Pontes dhe të senatorit Dik Marti për sajimin e mitit për gjoja trafikim organesh njerëzore nga ana e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes këtij miti, politika ruse pati si qëllim që të zhvlerësonte një herë e mirë luftën e popullit shqiptar të Kosovës dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çlirimin e Kosovës nga vargonjtë e shovinizmit serbomadh.
Politika ruse nuk nxori mësime nga parashikimet e princit Meshçeski për kotësinë e sakrificave të Rusisë për Serbinë. Por ajo vazhdon të mos nxjerrë mësime edhe nga rrëfenja tragjike e vullnetarit mercenar Sergej Suharjev për marrëzinë e sakrificave ruse po për Serbinë edhe në fundin e shek. XX dhe në fillimin e shek. XXI. Unë mendoj se fotografia që ky ish-vullnetari mercenar Sergej Suharjev mban në dhomë diku në rrethinat e Beogradit, sidomos pamja e dorës së tij me gishtat e prerë për një kauzë të marrë, ka një kuptim thellësisht simbolik: Rusisë i janë prenë gishtat në Ballkan një herë e përgjithmonë se pesha e saj e dikurshme politike në këtë gadishull tani mund të vlerësohet si e paqenë.
Rusia nuk qe në gjendje të mbante larg Bashkimit Evropian dhe NATO-s ish-republikat sovjetike të Priballtikut që i ka në derë të shtëpisë, kurse përmes ambasadorit Konuzin në Beograd, kërkon të bëhet zot shtëpie në Serbi, të cilën e ka mijëra kilometra larg. Do të ishte mirë që politika ruse, përpara se të kërkojë të marrë përsipër rolin e të zotit të shtëpisë në Serbi, të rri e të vrasë mendjen shumë më tepër për oborrin e pasmë të saj, për prapavijat e saj të largëta që dikush po ia gllabëron urtë e butë.
Në një informacion të zotit Mihail Vasiljev, me titull “Lindja e largme tashmë ndodhet nën varësinë e Kinës”, të botuar në faqen e internetit në gjuhën ruse  më 17 qershor 2010, ndër të tjera, thuhet:
       “Në Kinë po rritet dëndësia e popullsisë në territoret që shtrihen në kufi me Rusinë. Vetëm në dy provinca që shtrihen pranë kufirit me Lindjen e Largme, jeton një popullsi prej 141 milionë banorë, kurse në Lindjen e Largme dhe në Siberinë Lindore jetojnë gjithsej 6 milionë banorë. Rusët po largohen turravrap nga Lindja e Largme dhe nga Siberia Lindore, në drejtim të pjesës evropiane të vendit, sepse nuk po shikojnë ndonjë perspektivë për vetveten dhe nga frika e pasigurisë për jetën e tyre. Arsyeja: kinezimi i këtyre territoreve nën parullën e partneritetit strategjik. Shumë shpejt kinezët etnikë në Lindjen e Largme dhe në Siberinë Lindore do të jenë më shumë në numër sesa rusët dhe ata do të mund të diktojnë kushtet dhe rregullat e tyre. Detyra e tyre është që të përgatiten për okupimin e Lindjes së Largme dhe të Siberisë Lindore”.
       Një informacion aspak ngushëllues ky për politikën dritëshkurtër ruse që kërkon të diktojë vullnetin e vet në një vend të huaj dhe shumë të largët. Kanë kaluar më shumë se 133 vjet që nga koha e Kongresit famëkeq të Berlinit, kur fuqitë perëndimore, nën diktatin e politikës shoviniste ruse, filluan copëtimin e trojeve etnike shqiptare, çka shënoi edhe fillimin e armiqësisë së madhe të kombit shqiptar me vendet fqinje, por Rusia asnjëherë nuk është penduar për padrejtësitë e rënda që na ka bërë. Përkundrazi, në të gjitha strategjitë që ajo ka pas hartuar për Gadishullin e Ballkanit, etninë shqiptare e ka pas vlerësuar si të paqenë. Por kohët kanë ndryshuar. Bombardimet e NATO-s të pranverës së vitit 1999, shënuan rilindjen e pranverës shqiptare për mbarë kombin shqiptar dhe i dhanë një mësim të mirë politikës shoviniste ruse se si duhet të sillet ndaj së drejtës së kombeve për vetëvendosje. Le të shpresojmë që pranvera dimrore ruse që ka nisur me rastin e manipulimit të zgjedhjeve të paradokohshme nga ana e dyshes Putin-Medvedjev (apo nga ana e Lolit dhe e Colit të Kremlinit), të çojë në kthjellimin e politikës ruse, e cila duhet të respektojë dinjitetin e një vendi të madh që duhet të ketë peshë në politikën ndërkombëtare dhe t’u jap fund marrëzive foshnjarake për dërgime sobash dhe mangallësh në Mitrovicën e Veriut. Le të shpresojmë që të vijë dita e pendesës së madhe të politikës ruse për copëtimin e trojeve etnike shqiptare. Mendoj se politika ruse duhet të ndjekë shembullin e mercenarit vullnetar Sergej Suharjev, i cili me rrëfimin e vet ka zbuluar faqe botës ringjalljen e thellë shpirtërore që po përjeton pas përfundimit të një lufte të marrëzishme.
       Më poshtë po u përcjell lexuesve një pjesë të rrëfimit të tij, të botuar më 25 prill 2010, në faqen e internetit në gjuhën ruse me titull “Një vullnetar rus në Serbi (si po i braktisin veteranët)”:
       “Pas luftës lexova Kuranin. Dhe, që ta merrni vesh, myslimanët fillova t’i shikoj ndryshe. Unë e pranova profetin Muhamed. Po pse të mos e pranoja? Rezulton që ata (myslimanët - E.Y.) në Kuran e pranojnë Krishtin, atëherë unë pse të mos e pranoj Muhamedin? Ai ka qenë një njeri i mirë… Nuk do të shkoj më kurrë të luftoj… Kur i fala të gjithë, në shpirt ndjeva një lehtësi. Një burrë i mençur ka thënë: “Dhuna sjell dhunë”. Kështu është me të vërtetë. Me myslymanët mund ta gjesh fjalën. Rusët duhet të kuptojnë një gjë: cila është feja e dytë në Rusi? Islami. Dhe në qoftë se ne do të fillojmë tani luftën kundër tyre, dhuna nuk do të përfundojë kurrë. Ne ia kemi vërtetuar njër-tjetrit se jemi në gjendje të luftojmë mirë, atëherë pse të mos ndalemi tani dhe të fillojmë të bisedojmë? Unë këtu e ndiej veten ligsht. Del që ne, rusët, japim gjithçka dhe për vete nuk marrim asgjë. Rusia pa serbët s’ka për të pësuar gjë kurrë. Po serbët pa Rusinë? Rajevski (e ka fjalën për komandantin rus që erdhi në krye të trupave ruse për të ndihmuar Serbinë kundër trupave otomane në vitin 1878 - E.Y.) pati ardhur këtu me trupat e veta, luftoi, u vranë me shumicë ushtarë rusë. A i tha kush asohohe Rusisë “faleminderit” për një gjë të tillë? Askush dhe asnjëherë…”.
       Rrëfimi i çiltër i mercenarit vullnetar Sergej Suharjev, pendesa e tij dhe gishtat e prerë të njërës dorë të tij, le t’i bëhen mësim politikës ruse që ta vlerësojë me objektivitet etninë shqiptare dhe le të bindet përfundimisht se edhe gishat e saj janë prerë në Gadishullin Ballkanik një herë e përgjithmonë.
 
Tiranë, 26 dhjetor 2011 

GËZOHU ME MUA PËR AUTOSTRADËN E KOMBIT Z. LUBONJA


REXHEP SHAHU


(si një reagim për shkrimin “Autostrada Rrëshen - Mars - Kalimash” të Fatos Lubonjës, botuar me 7 korrik 2010, në të përditshmen “Panorama”)

Me zell të pandalshëm e të pashterrshëm, krejt i bindur se din gjithcka në këtë botë dhe se është ekspert i dorës së parë në e për gjithcka, Fatos Lubonja bën një ndër shkrimet më të shëmtuara e të pështira nga të gjitha shkrimet e bëra kundër udhës Durrës – Kukës – Prishtinë, me titull “Autostrada Rrëshen – Mars – Kalimash”, botuar në të përditshmen e Tiranës, “Panorama”, me 7 korrik, 2010.

Më duhet ta them që në krye, se në shumëcka e për shumëcka, unë e pëlqej dhe e dua Fatos Lubonjën, si një intelektual mjaft të angazhuar në jetën e vendit, si një intelektual serioz. Sidomos e respektoj për burgun që ka bërë në vitet e diktaturës, për vuajtjet çnjerzore që ka hequr atje, për zhgënjimet e llahtarshme që ka pësuar nga blloku i udhëheqjes së dikurshme politike të Shqipërisë, pjesë e të cilit ka qenë vetë z. Lubonja.

E ndjek shpesh në ekrane e faqe gazetash. Por kam kuptuar tashmë se është e njëjta gjë që thotë kudo, se thur gardh pa thupra, pavarësisht temave ku përfshihet, gjithmonë me shumë kompetencë, duke menduar se në këtë vend nuk ka asnjë tjetër të flasë dhe duhet ai që të mos mbeten të shkreta e memece ekranet apo faqet e shtypit dhe të mos mbetet pa u ndriçuar mendja e shqiptarëve. A nuk duhet kurrë të bëjë njeriu pak pushim?! Së paku sa për të dëgjuar se si përplasen në mal e si i kthen mbrapsht mali fjalët që thua…

Flet me kompetencë për gjithcka të kësaj bote. Si ekspert për rininë, për pleqërinë, për shkencën, për artin, për drogën, për doganat, për puthjen, për seksin, për aeroplanat, për të korrat, për të mbjellat, për shiun, për dëborën, për hënën, për diellin, për detin, lumenjtë, hidrocentralet… Fatos Lubonja sikur ta mbush mendjen se mundet me e puthë bërrylin e vet.

Për të na pohuar e diktuar gati gati dhunshëm se është, ai shqfaqet kurdo e kudo nëpër media, duke pretenduar me gjithë sjelljën e gjestet, kur shtrembërohet e lazdrohet kur flet, sikur gjithmonë bën vezë pate, duke na hutuar ne e vetën krejt qëllimshëm se objekt i intelektualitetit të tij është çdo temë, çdo fushë e aktivitetit dhe dijës njerzore, nga A-ja tek Zh-ja.

Mars e quan në shkrimin e tij vendin nga kalon autostrada Durrës – Fan – Kukës- Morin – Prishtinë ! Marsi, planet i kuq dhe pa pa jetë. Kështu e përfytyron Fatos Lubonja atë planet. Ne duhet që të pajtohemi detyrimisht me përfytyrimin e tij. Kështu e quan Fanin, Mirditën, Kukësin, autostradën. Të djegur, të shkretuar dhe të shëmtuar. Ani pse aty jetojnë njerëz dhe kalojnë mijëra udhëtarë me makina. Ja që shkokan njerëz dhe makina në Mars…

Vrer derdh në atë shkrim kundër autostradës. Po ç’të bëjmë ne tani që autostrada u bë. U bë nëpër atë rajon, në ato gryka të shkreta, të harruara, të kësaj treve, për të cilën disa albanologë që i shërbejnë “romantizmit nacional” shqiptar, siç ka qejf të shprehet i gjithëdijshmi Lubonja, kanë thënë mëse një herë se pikërisht kjo trevë nga kalon autostrada Durrës - Fanë – Kukës – Prishtinë, që lidh pjesët e kombit shqiptar, është djepi i formimit të kombit shqiptar.

Absolutisht, besoj e shpresoj se Fatos Lubonja nuk e ka mllefin me këtë djep.

Por ndoshta më lejohet t’i kujtoj shkruesit Lubonja se treva në fjalë, ku kalon autostrada, është e banuar prej mijëra vjetësh dhe ku ndoshta edhe për arsye natyrore është ruajtur më mirë se kudo toponimia shqiptare, në shkrepat e së cilës u thyen e shkërmoqën valët e huaja të pushtimeve ushtarake, kulturore etj.

E kam dëgjuar Lubonjën të flasë edhe për katolikët, për përfaqësuesit e këtij kleri. Mbase edhe për hatër të katolikëve, nëpër trevën e të cilëve kalon kjo udhë autostradë, duhej ta thoshte një fjalë të mirë, që mbase i del padashje. Psh: për cilësinë e rrugës e të asfaltit që lehtësojnë të arrihet Kukësi (Marsi) në një kohë shumë të shpejtë dhe pa tu troshitur kockat siç ndodhte në kthesat e pafundme të udhës së vjetër, e cila tashmë duket si udhë dhish. Shumë çudi në fakt, sepse për këtë autostradë, që Lubonja dhe ajo e huaja që ai shoqëroi dhe që e shpallën të keqe, gazetari gjerman Karl Peter Schwarz, në artikullin e tij për këtë autostradë, me titull, “Fuqia shëruese e një autostrade”, e quan “autostradën e re të rehatshme për të udhëtuar”. A s’duket paksa si çudi që një gazetar gjerman jep këtë konsideratë!!... Apo do të thuash se edhe gjermanët nuk janë mësuar me standarte...
Z. Lubonja, që s’besoj se është i huaj e jo shqiptar (të shkruajë gjithë ditën Sadik Bejko), dhe ajo e huaja që ai shoqëron, thonë se është kotësi funksionaliteti i autostradës. Është kotësi që rruga bëhët për dy orë nga 6 – 8 orë që bëhej dikur, është kotësi që ulet kostoja e transportit 30 dollarë për ton kilometër, është kotësi që një tregtar i Kukësit (Marsit), Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Gjilanit, Ferizajit, Prishtinës, Kaçanikut etj etj, nuk paguan më 100 lekë të vjetra për çdo kilogram mall që i shkonte në Kukës (Mars), por paguan 20-30 lekë të vjetra. Është kotësi dhjetë e njëzet fishimi i numrit të udhëtarëve apo turistëve që vijnë në Shqipëri, qoftë edhe me pi një kafe në Durrës apo me fjetë një natë në Vlorë… Është kotësi taksa që paguan çdo makinë që hyn në vendin tonë për të kaluar tashmë përtej Marsit (Kukësit) në Kosovë apo në Maqedoni, makina e udhëtarë të shumtë që shkonin në Kosovë apo Maqedoni nga Greqia… Është kotësi funksionaliteti që mijëra gjimnazistë e nxënës nga Shqipëria shkojnë me deshirë të shohin e njohin Kosovën dhe dhjetra mijëra nxënës të Kosovës bredhin të njohin Shqipërinë… Kotësi funksionaliteti. Por prapë ai gazetari gjerman, Karl Peter Schëarz i gazetës Frankfurter........ thotë pafajësisht se “në 2010 u numëruan vetëm një milion automjete” që udhëtuan nëpër këtë autostradë. Normal që pak janë për standartet gjermane.

Ndalem dhe flas me vete. A mos ka Lubonja junior ndonjë mllef apo inat me kuksianët- marsianët. Ndonjë gjë të trashëguar nga Lubonja plaku edhe mund ta ketë se Lubonja plaku duke qenë sekretar i parë i komitetit të partisë komuniste në Kukës edhe mund të ketë bërë mëkate ndaj kuksianëve - marsianëve. Edhe pse përfaqësoj vetëm veten time, pa e konsideruar të tepërt, do të kërkoja ndjesë, sepse për vuajtjet e të kaluarës jemi bashkëfajtorë. (Nuk ishte vetëm Zeusi…) Për të dënuar të djeshmen komuniste nuk kam ndonjë kuriozitet për të kërkuar në arkiva. Sepse i pari i rrethit, pra sekretari i parë i partisë komuniste, në përgjithësi, konsiderohej dorë e zgjatur e Zeusit që ishte në qendër. Nuk e di se ç’histori mund të ketë patur në burg z. Lubonja me ndonjë kuksian (marsian). Mund të jetë lënduar nga ndonjë marsian-kuksian. A mos duhet t’i kërkoj falje për episode apo dhunë të panjohur të ushtruar nga kuksianë-marsianë në ato institucione famëkëqia ku ka vuajtur dënimin z. Lubonja. Po ta dija se i kanë hyrë ndonjëherë në hak kuksianët, do t’i kërkoja ndjesë.

Për Kukësin (Marsin), ndoshta ka një farë detyrimi z. Lubonja junior, sepse Lubonja plaku ka qenë sekretar i parë i komitetit të partisë në Kukës në kohën kur hidheshin themelet e diktaturës komuniste. 

Padyshim, për këtë nuk ka asnjë faj i biri, Lubonja junior, antikomunizmi i të cilit ngjan të jetë më tepër mllef përsonal për Zeusin (Enver Hoxhën) që e përzuri nga Olimpi, (blloku).

Ky shkrues pasionant që nuk le vend pa e shpallë mëvetësinë e tij intelektuale të mendimit dhe pa qesëndisur përkuljen neveritëse ndaj të huajve, nuk nguron të gjejë përkrahëse edhe një udhëtare të huaj, madje një artiste të huaj, që iu digjka shpirti për pyjet e shkatërruara të Fanit të Mirditës, madje…

Ajo e huaja, shoqërues i së cilës është bërë Lubonja, ajo perendimorja, e shetitura, për të bërë punën e saj, për ta dashur vendin e saj, si nacionaliste e vertetë, i nxjerr dhe shpik argumentet nga varri. Se vërtetë, mund të jetë e sinqertë. Mund të mos ketë parë kurrë një autostradë në një terren të tillë “të çmendur”, nëpër ato shkrepa e shkëmbinj vullkanikë, minerarë, të zhveshur, “të shëmtuar”, në ato gryka e maja nga kalon kjo udhë që u prish qetësinë shpendëve e kafshëve të egra dhe nuk cënon resurse të kollajta të njeriut. Mundet.

Jam gati t’ia jap Lubonjës mbi njëmijë foto unë, vetëm unë, të atij pejsazhi që ta shohë se si ka qenë dikur, si është e si po bëhet, që t’ia çojë, falas madje, po deshi edhe asaj të huajës që i dhimbka e iu digjka kaq shumë shpirti për pejsazhet tona në Fan të Mirditës. Pastaj ai, dhe ajo, kur paska qenë aq e ditur dhe e zonja për gjysmë tunele, për ruajtje peisazhesh, pse s’i kanë thënë mor aman shtetit shqiptar që t’ju merrte mendje dhe mbase dhe t’i paguante rëndshëm, qofte dhe me honorare të majme. Ose kompanisë ndërtuese a projektuese t’i thonin, se mund t’i paguante majmshëm për këshillat e vyera për mbrojtje të peisazhit të Fanit.

Shtirja e autorit të këtij shkrimi nuk të ndjell asnjë lloj keqardhje. Fatos Lubonja le të shtiret sa të ketë qejf, por është krejtësisht i lexueshëm. Vetem sa zbulon para lexuesit të vëmendshëm (ja që ka edhe lexues të vëmendshëm), shpirtin e tij … (cilësorët le t’i vendosë vetë, si ta ketë zogun e qejfit).

Është e kotë t’i kërkosh gjë atij që s’do kurrfarë argumenti përveç mendjes së tij. Ai nuk don t’ia dijë se si ka qenë përpara pejsazhi, si kanë qenë përpara ato gryka të Fanit, ndonëse për to janë bërë filma të plotë dhe ekzistojnë mijëra fotografi. E siguroj se gënjën Fatos Lubonja, se në nëntëdhjetë përqind të shpateve, dhe nuk janë numër i pafund malesh në atë distancë aq të shkurtër, ndaj të mos bluajë në të thatë, nuk ka patur pisha e lisa të lartë. Ai flet për peisazhe që kurrë nuk i ka parë më herët as në fotografi, pavarësisht se nëpër atë udhë të shkurtër që të kursente kohën, nëpër atë luginë mund të ketë udhëtuar për në Kukës, Lubonja plaku, kur ishte sekretar i parë i komitetit të partisë atje, kohë kur edhe Fani ishte pjesë e Kukësit. Pra asgjë nuk është vrarë as në kuptimin më të zakonshëm e jo më në kuptimin më mizor të fjalës.

Firma amerikano-turke Bektel & Enka që zbatoi punimet është përpjekur të ruajë atë pak bimësi. Pjesa e dëmtuar po rikuperohet dhe do të marrë formë më të plotë e të bukur brenda pak vitesh. Shkatërrimi nuk është përfundimtar dhe nuk është shkatërrim. Banorët vendas që kishin ikur nga sytë këmbët prej aty sepse nuk u premtonte asgjë ai vend, po kthehen, po shohin mundësi jetese e biznesi. Nëse toka apo një banesë aty shitej dikur falas a sa një palë duhani, sot shko e pyeti ato banorë se sa u është rritur vlera e tokës apo banesave të tyre. Mundësia e një turizmi elitar u ka shkuar në prag të derës atyre zonave me resurse të pasura natyrore e histori të bujshme. Kanë filluar këta mirditoro-marsianët të bëjnë edhe agroturizëm. Nuk bën keq t’u tregosh atyre që ti shoqëron, që të vijnë të kalojnë ndonjë natë të hatashme në Marsin tashmë jo të djegur… A i thotë gjë emri Domgjon, fshat ky në të cilin tani për fat shkohet kollaj… Më duket se është fshati i Gjergj Fishtës, i atij shqiptarit të madh, që mund ta njohë z. Lubonja.

Mirë, qenka vrarë peisazhi në atë vend, që ai e quan Mars, të cilin ai nuk ka dashur ta shohë e njohë kurrë, se për atë ka qenë prapa botës. Po ky peisazhi i ri, i duket gjë peisazh varri…?! Si nuk i doli qoftë edhe një fjalë e mirë për atë rrugë, për atë djersë, për ato mundime, për atë shkollë që kaluan për mëse dy vite shqiptarët… Qoftë dhe për 350 ha tokë e re bujqësore që u krijua apo shtua aty nga firma ndërtuese nga zhvendosja e dherave. Si nuk u ndal të pyesë njëherë, si ka mundësi që u sistemua ai vend aq bukur. Ku shkuan 35 milionë metër kub dhera të gërmuara. Ku shkoi dheu i hequr nga 11 kilometra tunel? Si u zhdukën kodra e u krijuan ato fushëza. Si u zhbënë malet dhe mes tyre u ça gjithë ajo autostradë që duket si një lumë i madh apo si një pistë e madhe e gjatë aionësh. Nuk u shëmtua peisazhi, jo. Ai mbase ka patur deshirë që të mbetej ajo zonë si kopësht për zogj e kafshë të egra që të vinin të huajt, qoftë edhe artiste, dhe tu tregonte ai një oaz mesjete në zemër a në asht të kombit shqiptar.

Ku ka shkuar vërtetë gjithë ai material i nxjerrë nga tunelet? Çdo i huaj apo e huaj, qoftë edhe artiste, me apo pa famë, çdo shqiptar apo kalimtar, për këtë do pyste së pari. Aty sikur është bërë punë në kompjutër e jo as në letër e as në tokë. Çfarë leksioni dha kompania amerikano-turke për kompanitë shqiptare që edhe kur ndërtojnë ndonjë gjë të bukur e shëmtojnë me mos sistemimin e mjedisit.
Z. Lubonja junior qahet për Vlorën. Ej, i gjithdijshëm! Vlora është pjesa gati fundore e kësaj arterie apo autostrade edhe pse është përfituesja pothuajse më e madhe e kësaj udhe. Apo jo? E fundi, kur duhet bërë, në fillim? Vlora fitoi portin e kontinierëve që do të udhëtojnë nëpër këtë autostradë.
 Rruga dykalimshe, e cila sipas Lubonjës mjafton (edhe për 20 vjet), Milot – Rrëshen, e financuar nga Banka Botërore, kur qe drejtore e saj për rajonin tonë, Orsalia Kalantzopoulos, të cilës, Sali Berisha, thonë se i pati thënë, kur ajo refuzonte të financonte dhe synonte të pengonte, se do e bëjmë rrugën me katër korsi edhe nëse do të na duhet të shesim bizhuteritë e grave e nënave shqiptare, nëse do të na lindë nevoja, kjo rrugë pra rezultoi shumë shpejt e pamjaftueshme. Ose si gjë e shëmtuar që i varet në qafë autostradës për mos me e marrë më sysh…
Lajmet e verës së fundit na thonin përditë se numri i makinave që kalonin në 24 orë në atë autostradë shkonte mesatarisht cdo ditë mbi 17 mijë deri në 24 mijë, pa ditur e folur për numrin e njerzve, udhëtarëve.
 Dhe imagjino që ajo udhë, (më falni se nuk po e përmend më fjalën katër kalimshe sepse duket se e shqetëson shumë), ende është e pashfrytëzuar me kapacitet të plotë, por ende as përgjysmë, sepse nuk ka përfunduar gjysma e saj në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë. Se kur të mbarojë edhe në pjesën tjetër të kombit shqiptar, në Kosovë, asaj udhe do t’i shtohen udhëtarët. Do të derdhet në atë udhë edhe Serbia e vendet e tjera. 80 kilometër ka për të ndërtuar Serbia përtej Merdares zoti Lubonja. Dhe do t’i ndërtojë për interesat e veta e jo për dashuri ndaj shqiptarëve. Për t’ia heqë merakun edhe Vuk Drashkoviçit që thoshte para ca kohësh se Kosova s’mund të lidhet me Shqipërinë as me detin nëpër rrugë dhish… Serbët, bullgarët, mbase edhe rumunët, jo për hir të dashurisë për udhën e kombit shqiptar, por për hir të interesit të tyre, për hir të kursimit e respektimit të kohës së tyre, do ta përdorin udhën e kombit shqiptar. Kohë të cilën diktatura komuniste në Shqipëri ua vrau shqiptarëve në mënyrën më mizore, duke bërë bunkera e jo udhët e vendit. Apo nuk është dakort z. Lubonja për sa them.

Mendimet, deshirat dhe kërkesat e Kalantzopoulos dhe të z. Lubonja ngjajnë, për çudi, plotësisht. Si edhe me të artistes së huaj shumë të shëtitur që ai e ka shoqëruar për në planetin e kuq Mars.

Kalantzopoulos mbase kishte hallin se po i pakësohet puna portit të Selanikut dhe natyrshëm ajo sillej si patriote për vendin e saj Greqinë, anise detyra nuk ia lejonte të bënte dëm në Shqipëri e të vononte zhvillimin e progresin e saj kombëtar. Po Lubonja, a mos ka edhe ai ndonjë port ndokund. Me sa di, nuk ka asnjë port askund. Por Vlorës (edhe Selenicës), po, kjo autostradë ia shton punën dhe rëndësinë. E bën Vlorën (edhe Selenicën) të të gjithë shqiptarëve dhe të prekshme edhe për të huajt e shumtë që rrjeshtohen pas Kosovës në hartë, për serbët, bullgarët, rumunët etj.

Paska njerëz…!! Kështu thotë ai diku në shkrimin e tij. Kur do, i zbulon njerzit, kur do, i zhduk.

Ai thotë se është për rrugë të vogla kapilare, që të kaptojnë çdo fshat, çdo majë mali ku ka pyje për ti shfrytëzuar, ku ka galeri për t’ua marrë floririn, që Veriu i vendit të mbetet brenda vetes, të lëpijë e kafshojë vetën si në sistemin komunist që bashkëthemeloi e bashkëdrejtoi Lubonja plaku.

Por kjo udhë e gjërë, e madhe, katërkalimshe, madhështore, mes për mes maleve, që shembi e çau male, që krijoi fushëza, ku makinat fluturojnë me shpejtësi zogu, ku veriorët mbërrijnë në Tiranë për aq kohë sa u duhet të dredhin një cigare, kjo arterie bëri që Veriu të vijë në Tiranë. Të vijnë edhe ata banorë, pasuria e të cilëve (flori, energji elektrike, lëndë drusore, prodhime të bekuara blektorale e jo domate, speca e kastraveca…) kishte mbërritur me kohë në Tiranë dhe e kishte bërë e zhvilluar Tiranën e krejt Shqipërinë, pa përfituar asgjë ata banorë përveçse izolimin që u ofroi diktatura komuniste, përveçse vrasjen barbare të kohës së tyre. Ai besoj duhet ta dijë e ta mbajë mend mirë se për të ardhë në Tiranë veriorëve u kontrollohej letra e njoftimit pesë – gjashtë herë…

Thotë se nuk ka qenë ajo rrugë prioritet i Shqipërisë. Nuk e di a flasim të dy për të njejtën Shqipëri, për të njëjtin atdhe, për të njejtin komb…. Unë them ka qenë, ai thotë jo. Kosova thotë është e vonuar si prioritet kjo udhë. Veriu i vendit thotë është udhë e vonuar. Jugu i vendit thotë është e vonuar se tregu nuk është nga apendisiti i vendit nga mund ta dojë z. Lubonja, nuk vazhdon tregu poshtë këmbëve të Shqipërisë, por tregu është drejt Europës dhe portokajt, mandarinat e shalqini i Jugut shkon tani me kosto më të lirë në Kosovë e në Serbi. Se perimet e Lushnjës, Beratit e të Fierit kanë treg të hershëm në Kosovë e në Serbi. Apo po ia fus kot?! Si nuk e ka marrë mundimin të pyesë një herë se çfarë çojmë ne në Kosovë a në Serbi. Se çfarë prodhojnë fermerët myzeqarë. Se sa u është shtuar mundësia atyre nga dyfishimi i tregut dhe numrit të konsumatorëve. Se sa më herët dalin në treg prodhimet e fushës së Shqipërisë në raport me kohën kur dalin në treg prodhimet e Kosovës, Maqedonisë apo Serbisë… Nejse, punë për të. Ai nuk është fare fshatar.

Dukesh se nxihet i tëri dhe ka vënë duar në kokë nga zgjerimi i madh i Tiranës e Durrërsit, nga mundësia e bashkimit të tyre me ndërtime, me vila e biznese. Thotë se qenkan shëmtuar Tirana dhe Durërsi… Po, po! Tirana dhe Durrësi janë shëmtuar prej ardhjes apo dyndjes së të paudhëve të cilët i pati penguar e ndaluar rreptësisht të vinin këtëj tunelit të Kalimashit, partia e dikurshme e Zeusit dhe nuk i pengoi periudha e demokracisë, e lirisë, që sipas Bejkerit, të cilin ne e adhuruam, ajo do të jepte rezultate : dhe dha levizjen e lirë të shqiptarëve edhe të “marsianëve”.

Le ta shajë dhe shëmtojë autostradën e kombit shqiptar sa të dojë me fjalë, artikuj, libra, emisione. Po udha u shkrua në tokë, në zemër të tokës shqiptare. U gdhend në tokë, u betonua firma e bashkimit kombëtar që është kjo udhë. U nënshkrua në tokën shqiptare, bash për asht të saj. Dhe këtë firmë e nënshkroi Sali Berisha. Duket hata. Ka firmë të hedhur në letër, apo kudo. Por firmë e hedhur apo e shkruar në tokë, është hata. Por ja që kështu ndodhi z. Lubonja. Kjo autostradë është një monument. Monument force, fuqie, djerse, dinjiteti, patriotizmi. Monument nderi e krenarie kombëtare. Kryemonument i shqiptarëve është kjo autostradë, kjo kryeudhë, për sot e për jetë të jetëve, sepse nuk ka vend, hapsirë e nevojë tjetër të bëhet më një udhë e tillë sa të ekzistojë Shqipëria. Patriotëve e nacionalistëve të së ardhmes nuk u ka mbetë më për ta bërë këtë udhë, nuk u ka mbetë më shans të tregojnë patriotizëm e nacionalizëm kaq të madh. Le t’i ngushëllojmë unë dhe ti z. Lubonja!

Atij mbase nuk i pëlqen që disa e quajnë komb hapsirën ku jetojnë shqiptarët. Që e quajnë udhë të kombit këtë udhë, që e quajnë arteria e kombit këtë udhë. Mund t’i duket anakronike dhe budallallëk me brirë, që shqiptarët në Kosovë e kanë të fortë ndjesinë e kombit shqiptar. Por duhet t’ia kujtoj se ata që kanë komb të gjallë e kanë të fortë ndjesinë e kombit. Por nuk e di se a e kanë apo jo këtë ndjesi ata që enden dherave të huaja dhe që nuk kanë komb. Edhe shqiptarët kudo ku janë shqiptarë e kanë të fortë ende ndjenjën e kombit shqiptar. Se ka dashtë zoti që ky kombi shqiptar nuk na ka lënë me marre e turp, nuk na ka bërë që të rrimë kokëulur, edhe pse do mercenarë kanë dashtë ta djegin, kanë bërë thirje në Vlorën e flamurit shqiptar në emër forumesh fantazma e në emër të dreçit e të birit edhe për ta djegë këtë komb në vitin e mbrapshtë 1997…

Unë jam me Lubonjën, që nacionalizmi është streha e fundit e horrave. Jam me atë, që bluhet shumë e shumë nacionalizëm e patriotizëm, pa kufi, pa masë. Por gjithmonë me fjalë, me fjalë. Që nga koha kur drejtonte këtë vend Zeusi që “pastroi” Olimpin. Fjalë, fjalë, imzot fjalë. Por ja që ndodhi vetëm një hërë që u bë nacionalizëm e patriotizëm me vepra, pa fjalë dhe në luftë të pështirë fjalësh të kundërshtarëve të kësaj udhe, që siç po del nga fjalët e tij, paskan patur edhe përkrahjen e tij, meqë meqë është njeri që dikton në opinionbërje në këtë vend, ku analistët e opinionistët janë një çetë dhe vetëm një çetë të zgjedhurish me shumë kujdes jo për aftësi por për zell shërbimi, çetë shëtitëse e armatosur edhe me fjalë të zeza gjëmash deri në dhëmbë…

Ta duash vendin tënd, të luftosh për ta bërë të mirë e të begatë për shtetasit e tij, nuk besoj se është horllëk, apo jo. E bëri këtë gabim Sali Berisha. Mblodhi qeverinë, bëri vendimin përkatës dhe e ndërtoi këtë udhë, e ndërtoi shpejt, në kundërshtim me shumë shqiptarë e antishqiptarë. Duke prishë edhe marrëdhënie me shumëkënd mbase. Në kushtet e një lufte të pandërshme të brendëshme e të jashtme kundër tij e kundër udhës. Por e bëri. Ç’ti bëjmë. Ai u tregua kryenacionalist, kështu siç thotë Lubonja. Ndërtimi i kësaj udhe, po, është nacionalizëm i kulluar se e don shumë vendin e vet dhe bën më të mirën për të, por nuk është mëkat pse për këtë shkak e për këtë udhë e për këtë dashuri ndaj kombit e atdheut, inatoset e zemërohet një vend tjetër, një shëtitëse e huaj e ditur dhe e shetitur më shumë se ai, ose ca banorë bujtës në këtë vend, që ky moment historik i gjeti shtetas shqiptarë, por  vetëm kaq, shtetas shqiptarë, por që nuk dinë e nuk duan ta duan Shqiopërinë dhe sapo të gjejnë ndonjë mundësi më të mirë, thonë pa dert e gajle se nuk jemi shqiptarë por vetëm shtetas shqiptarë…

Punë shqiptarësh, do duhej të thoshte më saktë, tek shihte atë shëmti në atë vend. Ai e din mirë, shumë mirë, se sa shumë na kanë shpifur e përgojuar. Edhe se jemi me bisht ne shqiptarët, apo jo, shpifje e denjë për ne. Në fillim të shekullit të njëzetë, kur ndodhën edhe krimet më të mëdha ndaj shqiptarëve, ndër të tjera edhe masakrat serbe e greke, u bënë edhe shpifjet më të mëdha për shqiptarët, shpifje që u paraprinë masakrave. Na ka quajtë me bisht ish kryeministri serb dr. Vlladan Gjerogjeviç. Kam konstatuar se z. Lubonja e citon dhe e njeh por nuk e emërton me emër. Sikur pajtohet me mendimet e tij, por nuk don që të quhet vetë antishqiptar. Në një rast kam dëgjuar që ai i referohet atij dhe ia citon akuzën për ne “ku është shpata është edhe besimi”, që është fjalë e urtë e Sami Frashërit. Të paktën në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, në një mori analizash shtypi, në kohën e mbretërisë tone, i doli boja këtij lloj shovinizmi antishqiptar. Ndër të tjerë, Mit’hat Frashëri e rrëzoi mitin e bishtit që desh na shtoi Vlladan Gjeorgjevici, i cili u nis nga një përrallë e jugut të vendit që flet për ekzistencën e njeriut me bisht, përrallë që e  mbledh dhe studion Hahni. Vlladan Gjeorgjeviçi thoshte “Shqiptarët u shëmbëllejnë atyre njerzve që prej frikës së shtazëve të egra, flejshin mbi drunj, ku për mos me ra, mbaheshin me bishtin e tyre”. Ata janë dy sojesh. Përrallën e bën për të vërtetë Vlladan Gjeorgjeviçi, por përrallën e bën për të vërtetë edhe z. Lubonja.

Përralla ka zmadhimin. Por droga që ka kaluar, kalon e do të kalojë në teritoret shqiptare sa vjen e po zvogëlohet. Megjithatë, në proporcion të zhdrejtë me këtë, Lubonja I thotë shoqërueses së huaj, se kjo autostradë është rruga nga kalon droga… Ha, ha ha! Gjetje!

Pajtohem me Lubonjën se në këtë vendin tonë ka shumë nevoja, ka shumë plehra, që me 50 mijë euro mund të disiplinoheshin e të bëheshin jo plehra, (oh sa shumë plehra e lloj lloj plehrash!), ujra të zeza që dalin në sipërfaqe e na zënë frymën mua dhe atij. Se ka ende shumë shkolla që duhen bërë e riparuar, që ka shumë cerdhe e kopshte pa bërë e rregulluar. Por jo, kurrë jo që këto të pengojnë ndërtimin e kësaj udhe. Sepse kjo udhë, kjo lloj udhe bëhët njëherë në një mijë apo dymijë vjet dhe për ta bërë këtë lloj udhe duhet të lindë e të drejtojë shtetin ndonjë burrështetas shumë i fortë e shumë guximtar e trim, dashnor i çmendur i lirisë së vendit të vet, siç rasti e fati e solli të jetë për fatin e shqiptarëve, Sali Berisha në fillim të mijëvjecarit të tretë.

Nga urrejtja për udhën bëhet i verbër, shtrembërohet e shëmtohet krejt z. Lubonja. Siqerisht ndjej dhimbje për gjithë atë kulturë, për atë kapacitet të madh intelektual që mbart, që për shumë e shumë gjëra njerzia i merr mendje dhe pret fjalën tij. Kush t’ia heqë thua këtë urrejtje? Gjithësesi ta provojë të udhëtojë përsëri në atë udhë për në Mars, (Kukës, Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Pejë, se ka mbi bari e ka dalë gjethi i ri në ato anë…

 Po, po. Pse jo. Pajtohem me të që edhe udhën e vjetër, atë të bukurën e të mundimshmen, atë tronditësën, atë në të cilën kanë vdekë njerëz duke udhëtuar për në spital se nuk sosesj udha e tmerrshme, atë që udhëtarët e dërmuar e lanin me të vjelltat e tyre (udhëtarët hallexhinj nuk ishin turistë të ngeshëm…), edhe tani duhet ta mbajmë, ta mirëmbajmë, ta rregullojmë që edhe të shetisim nëpër të, që të lidhen fshatrat buzë saj deri në autostradë. Por, jo të mos e bëjmë këtë autostradë dhe të mbetemi me atë udhën e tmerrshme që na e la shoku Enver. Apo jo. Jo, shiko, jam me të…

Ai në atë udhëtimin e tij për në Mars (Kukës…) pa kudo shëmti. Ai nuk kënaqet askund këtu, s’e kënaq asgjë në atë udhë, në ato vende.  Fiks, ai z. Lubonja është për në Mars.

Thotë që ishte për të zhgënjim ai udhëtim në atë autostradë për në Mars. Jo! Të mos gënjejë. Me ato mend shkoi dhe me ato mend erdhi. Ai nuk u nis me gjetë mirë e të mirën. U nis me gjetë keq, me gjetë udhë të keqe e të shëmtuar, me gjetë Mars dhe e gjeti udhën edhe më të keqe edhe më  të shëmtuar dhe Marsin e gjeti edhe më të kuq edhe më të djegur…

Unë e respektoj shumë dhe plotësisht mendimin e z. Lubonja. Mendim që e ka thënë kurdo, kudo, përditë e përnatë në televizion, në gazeta etj. Ai mbase do të thojë se do të ishte i gatshëm të vdiste që edhe unë ta thoja lirshëm mendimin tim. 

Sipas kësaj “gatishmërisë” së tij, lejohem edhe unë njëherë të krenohem me potencën dhe fuqinë e këtij kombi, me guximin dhe këmbënguljen e kësaj qeverie, të këtij shteti shqiptar, në prehër të të cilit kemi vënë kokën dhe nuk e ndërrojmë pa u ndërruar dielli e toka.

Kjo udhë, kjo autostradë, ato dy tunele në Kalimash janë pasaporta e fuqisë dhe vitalitetit të shqiptarëve, prova e guximit dhe e dashurisë që kanë shqiptarët për njëri – tjetrin, prova, me vepër e jo me fjalë, e bashkimit kombëtar, prova më e fortë e atij që thotë bashkimi bëhet me vepra e nuk shëmtohet të bëhet me fjalë…

Kjo udhë, kjo autostradë, kjo arterie kryesore e kombit, u jep zemër të gjithëve. U jep shembull, mësim e kurajo të gjithëve. Të gjithë politikanëve, studiuesve, ndërtuesve. Po! Tani mund të bëhet çdo rrugë, mund të ndërtohet çdo lloj vepre ndërtimore në Shqipëri. Kjo udhë është nëna e të gjitha udhëve, është kryeudha, është nëna e optimizmit dhe krenarisë reale të shqiptarëve.

Ai z. Lubonja është pesimist. Dakort. Ai kërkon të shfaqet pesimist. Për shumëçka në këtë vend mundesh të jesh e të shfaqesh pesimist dhe për këtë, unë dhe ai, jemi udhëtarë të një anije. Por për këtë udhë, jo. Nuk bën të jesh e të shfaqesh pesimit. Gjithësesi, punë e tij. Unë thjeshtë desha t’i them z. Lubonja: gëzohu me mua për udhën tonë.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...