2013/01/02

Adem Demaçi atdhetar i paepur e krijues i veçantë





Sipas kujtimeve të nënës së tij kreshnike, Nazife Lahu’Demaçi, Adem Demaç u lind diku në gusht’shtator 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 02. 1936. U rrit në rrethana tejet të varfëra, tipike për shqiptarët e asaj kohe. Pas okupimit italian më 1941, për herë, në plan të gjerë, në Kosovë u hapën edhe shkollat shqipe. Më 1942, me këmbënguljen e nënës së vet dhe me dëshirën e flaktë të vetë vogëlushit Adem, babai arriti ta regjistronte atë në shkollë, ndonëse për nga trupi ai dukej më i vogël se sa e kishte moshën. Në shkollë u tregua fort i zellshëm dhe i suksesshëm, por me guximin dhe kureshtjen e vet, shumë herë shkaktonte “skandale” politike”.

Gjatë një festimi të shkollës, Adem Demaçi, papritur e pyeti mësuesen e vet Vezire Gllavica, “Mësuese, përse shqiponja në flamurin tonë është e rrethuar me sëpata?”. Kjo pyetje prishi atmosferën në klasë. Mësuese Vezirja që, deri në atë moment, plot gëzim e hare, tregonte se si më 1912, në Vlorë, Ismail Qemali me burrat e tjerë shqiptarë kishte ngritur përsëri flamurin e Gjergj Kastriotit, vrik ua ktheu shpinën nxënësve dhe u zhgreh në vaj.




Nxënësit duke vërejtur se mësuesja Vezire dëneste, edhe ata u zhgrehën në vaj. Vetëm Ademi i vogël mbeti si i ngrafitur nga habia përse e gjithë klasa bashkë me mësuesen qante për shkak të një pyetje aq të thjeshtë që i kishte drejtuar mësueses aq të dashur. Duke mos gjetur përgjigje ngushëlluese edhe ai iu bashkua vajit e dënesjes së përgjithëshme. Pas një copë here, mësuesja Vezire e mori veten, fshiu lotët, iu afrua Ademit të vogël dhe duke ia përkëdhelur flokët e bardhë iu drejtua nxënësve tashmë të qetësuar me fjalë trimëruese: “Edhe pak kohë shqiponja jonë ka për t’i luajtur krahët e vet të fuqishëm dhe ka për t’i bërë copë e grimë sopatat e zeza fashiste!”
Adem Demaçi me mësuesen e tij Vezire Gllavica

Edhe si nxënës i klasës së parë të Gjimnazit Real të Prishtinës, më 1946, Adem Demaçi me pyetjen e vet “Pse edhe nxënësit serbë nuk mësojnë shqip sikurse shqiptarët që mësojnë serbisht?” që ia drejtoi arsimtares Zorka Peçenoviq, bëri që kjo e fundit, e befasuar dhe e dëshpëruar nga kjo pyetje, pasi që nuk ia doli ta qetësojë klasën me shpjegimet e veta, u zhgreh në vaj dhe me lot në sy u largua nga ora e mësimit, duke iu ankuar drejtorit të gjimnazit për atë që kishte ndodhur në klasë. Vetëm mosha fort e njomë e Ademit e shpëtoi atë që të mos përjashtohej nga shkolla.
Në një tubim të letrarëve të Kosovës, më 1955, ku ishin të pranishëm edhe udhëheqës të lartë partiakë e shtetërorë të Kosovës dhe ku këmbëngulej që të provohej se në Kosovë ishin duke u bërë hapat e parë të letërsisë, Adem Demaçi, i cili sapo kishte filluar studimet e letërsisë në Beograd, u ngrit e tha se “ne nuk jemi duke bërë kurrëfarë hapash të parë, sepse ne kemi tashmë traditën tonë letrare, kemi Naimin, Çajupin, Migjenin, Spasen, Nolin, Kutelin dhe se ne vetëm duhet të vazhdojmë rrugën e tyre në letërsinë tonë”. Kjo qe një sfidë që tregoi se në mes të letrarëve të Kosovës po lind rebeli.


Gjithashtu, në një tubim tjetër, një vit më vonë, të letrarëve të Kosovës, pasi që Mehmet Hoxha, një udhëheqës ende me ndikim në hierarkinë e udhëheqësve shqiptarë të asaj kohe, u zotua që të mos lexohej dhe të mos botohej Ernest Koliqi që jetonte dhe krijonte në Itali, Adem Demaçi, duke marrë pjesë në diskutim tha se “nuk ka asgjë të keqe nëse e lexojmë Koliqin sepse ai është mjeshtër i rrallë i novelës shqipe dhe se ne kemi shumë çka të mësojmë nga ai”. Kjo nuk kaloi pa mërmëritje në qarqet politike të Kosovës, por regjimi komunist më shumë preferonte që, po qe e mundur, Demaçin e talentuar dhe tashmë të popullarizuar, ta bënte për vete se sa të merrte masa kundër tij.


Adem Demaçi, krahas krijimtarisë letrare, ishte shumë i gjallë në kontaktet e tij në mesin e inteligjencës së re dhe shumë i afërt me popullin e thjeshtë të Kosovës së robëruar. Ai nuk nguroi që në dasma, në të pame dhe ndeja të ndryshme, me guxim dhe haptas të dënonte padrejtësitë e shumta të cilat regjimi serb vazhdimisht, në mënyrën më të vrazhdë, ushtronte ndaj shqiptarëve. Dënonte shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi. Dënonte diskriminimin e shqiptarëve në çdo hap. Dënonte fushatën e ashtuquajtur të mbledhjes së armëve që ishte ushtruar në dimrin e 1955 - 1956, dënonte arrestimin e dënimin e grupit të studentëve me në krye Rexhep Latifin dhe Nysret Novakazin në Prishtinë dhe grupin e Burhan Pashollit në Shkup, sepse këto raprezalje frikësonin edhe më shumë turmat shqiptare dhe bënin që edhe më shumë të merrte hov shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi.



Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër dhe me tirazh shumë të madh, „Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra rrjesht u botua romani i Adem Demaçi “Gjarprinjt e gjakut”. Romani ishte shkruar me shumë dialogje në gjuhën popullore dhe kjo bëri që ai të kuptohej shumë mirë jo vetëm nga inteligjenca, por edhe nga turmat e gjera të popullit. Romani, nën petkun letrar, me aludime dhe metafora pothuaj të hapta ishte në të vërtetë nje mesazh politik. Porosi ishte që shqiptarët t’i lenin më një anë mëritë dhe ngatërresat me njeri tjerin dhe krejt energjitë e tyre t’i drejtonin kundër pushtuesit. Regjimi policor serb nuk e pati të vështirë ta kuptonte sfidën e Demaçit. Pas afro njëzetë rrëfenjave dhe romanit të botuar, popullariteti i Demaçit u rrit fort jo vetëm në qarqet letrare shqiptare gjë që bëhej një pengesë jo e vogël për regjimin totalitarist. Emri i Adem Demaçit po lakohej me dyshim të madh nëpër zyrat e policisë sekrete serbe. Kupa po mbushej. Ai do të vihej, shumë shpejt, para provës dramatike jetësore: ose do të përkulej dhe do të inkorporohej në strukturën e regjimit, në funksion të vazhdimit të robërimit të popullit të vet, ose do të shqelmohej pa mëshirë nga regjimi dhe do të kalonte nëpër kalvarin e pafund të mundimeve.
Në verën e 1958, Demaçit iu sugjerua në mënyrë subtile që të inkuadrohej në rradhët e Lidhjes Komuniste, gjë që po ashtu butazi u refuzua nga ai. Mirëpo, kur pas një farë kohe atij ky sugjerim iu bë në mënyrë këmbëngulëse, Demaçi po ashtu u përgjigj me vendosmëri: “Shikoni, për ju më mirë do të jetë të mos ngatërroheni me këtë punë, sepse kur do të më përjashtonin nga Partia, dikush do të mund të kujtohej e të pyeste se kush qe ai që e propozoi Ademin të anëtarësohet në Lidhjen Komuniste dhe do ta “hanit” edhe ju bashkë me mua!”.


Shtëpia ku e kaloi fëmijërinë Adem Demaçi

Me kaq kupa u derdh!
Në kreun e UDB’së u vendos që Demaçit t’i merrej liria dhe me këtë hap të arriheshin dy objektiva: së pari të eliminohej vetë ai si element “turbullues” dhe së dyti dhe kjo është më e rëndësishmja, inteligjencës shqiptare t’i futej data dhe të mos guxonte të dilte nga binarët e nënshtrimit dhe të konformizmit. Për këtë qëllim, më 19. 11. 1958, në Prishtinë, “në emër të popullit” Adem Demaçi u arrestua dhe pas disa muajsh në hetuesi, u nxuar para Gjyqit të Qarkut nën akuzën se ka bërë delikt politik, i inkriminuar si “propagandë armiqësore”.
Mirëpo para gjyqit, Adem Demaçi, nuk mori rrugën e mbrojtjes, por kaloi në sulm frontal kundër regjimit duke numëruar të gjitha të zezat që kishte pësuar dhe po pësonte populli shqiptar nga pushtuesit serbë dhe doli me kërkesën që nëse duam të mos derdhet gjaku dhe të ruhet paqja, Kosova duhet urgjentisht të shkëputet nga pushtimi jugosllav dhe të bashkohet me nënën e vet - Shqipërinë! Qytetarët që kishin mbushur sallën e madhe të gjyqit nuk i përmbajtën dot lotët. Vetëm nëna Nazife nuk qante. Ajo ishte krenare me birin e vet trim. Dënimin drakonik prej pesë vjetësh Adem Demaçi e priti me buzëqeshje. Sfidën e regjimit për t’u sakrifikuar krejtësisht dhe përgjithmonë për lirinë e Kosovës Demaçi e pranoi me një mendje dhe pa mëdyshje.


Pas daljes nga burgu i parë, nëna i pat thënë: “Bir i nënës, Nëna Nazife, herët ose vonë, një ditë do të vdesë, por populli shqiptar nuk ka për të vdekur kurrë, prandaj lere Nënën Nazife në dorën e Zotit e ti kapju popullit!”Adem Demaçit iu desh vetëm leja e nënës së vet që me krejt forcën, t’i përkushtohej përpjekjeve politike në funksion të lirimit të popullit shqiptar nga dominimi, diskriminimi dhe destruksioni serbomadh.
Nga pranvera e 1963, Adem Demaçi, bashkë me Ahmet Haxhiun (i ndjeri), Fazli Graicevcin ( i ndjeri), Zeqir Gërvallën, Selman Berishën, Azem Beqirin, Hilmi Rakovicën (i ndjeri), Emine Rakovicën, Rexhep Ukë Drenicën (i ndjeri), Tefik Karamanin, Xhaferr Mahmutxhikun, Dibran Bajraktarin (i ndjeri), Teki Dervishin (Kadri Kusarin (i ndjeri), Din Spahiun (i ndjeri), Isa Demajn (i ndjeri), Rexhep Elmazin (i ndjeri), Shefqet Strofcin, Avdyl Lahun (i ndjeri), Mustafa Venharin ( i ndjeri), Hysen Dacin, Mahmud Dacin ( i ndjeri), Durak Mazrekun ( i ndjeri), Mejreme Berishën, Sulejman Drinin ( i ndjeri), Elheme Shalën, Ali Sokolin (i ndjeri), Drita Halimin, Xheladin Dedën (i ndjeri), Ajshe Cakën dhe Nazmi Sejdiun, iu rrek punës së rrezikshme dhe tepër të vështirë për formimin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”.
Regjimi policor serb kishte qenë gjatë tërë kohës në përcjellje të Adem Demaçit me shokë. Pas dy-tre aksioneve, më 8 qershor 1964, ky u arrestua bashkë me shumicën e organizatorëve. Pas hetimesh të egra, gjatë të cilave, nga torturat pat vdekur Fazli Grajcevci, grupi u nxuar para gjyqit. Dënimet qenë vërtet drakonike (prej gjashtë deri në pesëmbëdhjetë vjet), mirëpo edhe efekti politik, si në opinionin e brendëshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, ishte fort i madh. Në qarqet politike të kohës, regjimit të Jugosllavisë së atëhershme i duhej të përgjigjej ndaj shumë pyetjeve të pakëndëshme. Titoja, mjeshtri i madh i kozmetizimit të totalitarizmit, tashmë u detyrua të mendonte si të distancohej dhe të shpëtonte nga hija e Aleksandër Rankoviqit, për të vazhduar edhe më tutje pushtetin e vet.


Kur Adem Demaçi, më 8 qershor 1974, doli nga burgu i Pozharevcit, gjendja në Kosovë ishte larg më ndryshe se në qershor 1964. Edhe pse dominimi jugosllav ende ishte mjaft i pranishëm, për sa u takon çështjeve thelbësore për lirinë e Kosovës, gjasat për të arritur lirinë përmes një evolucioni të shkallëshkallshëm nuk ishin të pamundëshme. Dukej se për Titon dhe për komunistët, tashmë të moderuar sllovenë, kroatë dhe boshnjakë, ideja dhe mundësia e pavarësimit të dalëngadalshëm të të gjitha njësive federale nuk ishte më diçka e huaj dhe e largët, përfshi këtu edhe Kosovën, deri në një lidhje konfederale. Kështu do t’i jepej fund të gjitha kundërshtive dhe kundërthënieve nacionale në ish’federatën jugosllave. Mirëpo krerët e komunistëve serbë, maqedonas dhe malazias kishin frikë pikërisht nga një mundësi e tillë, prandaj po merrnin masa intensive në funksion të monolitizimit të shtetit jugosllav dhe të jugosllavizmit si variant i pansllavizmit ortodoks.


Në frymën e këtyre tendencave, gjatë vitit 1975 në Kosovë, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Vojvodinë, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, u bënë shumë burgosje arbitrare dhe u montuan shumë procese gjyqësore kundër njerëzve të cilët policia sekrete serbe i konsideronte të rrezikshëm dhe bartës të forcave disintegruese të Jugosllavisë. Me këtë qëllim, me 6 tetor 1975, Adem Demaçi u burgos në Prishtinë për të tretën herë. Në procesin e kurdisur, pas hetimeve mizore, u dënuan, me dëshmitarë të rremë dhe në mënyrë të pamëshirshme, Adem Demaçi, Rexhep Mala (i ndjeri), Skënder Kastrati dhe 16 vetë të tjerë. Dënimet u prenë prej 15 deri në 5 vjet. Ndonëse fare i pafajshëm, Adem Demaçi, nuk hoqi dorë nga ideja e tij se shqiptarët kanë të drejtë të jenë të lirë dhe të barabartë me të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit dhe shqiptimin e dënimit ndaj tij prej 15 vjetësh ai e priti me buzëqeshje. Tani ai e kishte krejtësisht të qartë se Jugosllavia kishte hyrë në rrugën e shpartallimit të vet të sigurt.

Adem Demaçi - duke folur para komunitetit shqiptar në Zagreb
Në mars të vitit 1990, në kazamatin famëkeq të Stara Gradishkës, ku qendronin të patundur, Adem Demaçi dhe tridhjetë shqiptarë të tjerë, tash katërmbëdhjetë vjet, për herë të parë, autoritetet policore lejuan të hynin brenda nëpunësit e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Pastaj lejuan të hynin edhe disa gazetarë. Të gjithë gazetarëve me të cilët pati rastin të takohej, Adem Demaçi u pati thënë se z. Millosheviq, me politikën e vet punon për shpartallimin e Jugosllavisë. Jugosllavinë tashmë e kishin përfshirë ethet e dekompozimit. Demaçi mundohej që ky dekompozim të bëhej dalëngadalë, në mënyrë paqësore dhe pa gjakderdhje. Nga perspektiva dhe rrethanat e asaj kohe kjo dukej e mundëshme.
Me 21 prill 1990, Adem Demaçi me shumë shokë nga burgjet e Kroacisë u liruan. Në intervistën e parë një ditë a dy pas lirimit nga burgu, që ai e dha për televizionin slloven, pa shprehur kurrëfarë urrejtje ose mllef hakmarrës, Ademi u mundua të hapte rrugë e shtigje për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme dhe të favorshme për të gjithë ata që jo vetëm me fjalë por edhe me vepra ishin për liri dhe barazi në hapësirat e Ballkanit. Në një takim në Ljubjanë, para një auditori të madh, Demaçi, nuk nguroi që të shprehej kundër variantit me luftë për zgjidhjen e mosmarrëveshjve me Serbinë. Madje për habinë e të gjithëve, duke synuar urat e mirëkuptimit, ai për herë të parë e përdori edhe dyfjalëshin “vëllezërit serbë”.
[kop-flori.jpg]
http://groups.yahoo.com/group/LKAB_cameri-arvaniti/message/1474

http://groups.yahoo.com/group/LKAB_cameri-arvaniti/message/321

http://mitglied.multimania.de/metafora/florguximshqiptar.pdf


Në pranverë të vitit 1991 Demaçin e bindën që të merrte kryesinë e “Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut”. Këshilli edhe deri atëhere kishte punuar dhe kishte dhënë ndihmesë të madhe, por me ardhjen e Adem Demaçit në krye të tij, falë autoritetit të tij të madh në popull, falë guximit, aftësive organizative dhe këmbënguljes së tij, këshilli, nga një kolektiv prej gjithsej 25 vullnetarësh, pa lokale të veta dhe pa mjete materiale, shumë shpejt, gjeti lokalet e veta të punës, krijoi mjete të domosdoshme materiale për një punë sadokudo normale, krijoi nëndegët e veta në të gjitha qendrat e Kosovës dhe në shumë qendra të njohura të botës, kështu që në rradhët e tij ai përfshiu më se 2000 anëtarë.
Fjala e lirë dhe mendimi i lirë i Këshillit me në krye Adem Demaçin po ndiheshin gjithnjë e më shumë në botë. Në dhjetor 1991, Parlamenti Evropian në Strasburg, me angazhimin e fortë të të ndjerit Aleksandër Langer, të zonjës Doris Pack, të shumicës së deputetëve të këtij parlamenti dhe me angazhimin e pakursyer të bashkëatdhëtarëve tanë Behare Rexhepi dhe Reshat Sahitaj, i akordoi z. Demaçi çmimin e lartë “Sakharov”. Pas kësaj mirënjohje të lartë Adem Demaçi ndërmori një turne të gjatë nëpër botë me ç’rast takoi shumë personalitete të njohura botërore si dhe shumë bashkëatdhëtarë tanë të shpërndarë në të katër anët e botës. Pas kthimit nga udhëtimi i dytë në SHBA, në pranverë 1993, Demaçi mori një ftesë për të kontaktuar drejtpërdrejt me shikuesit e televizionit të Beogradit dhe të Serbisë përmes televizionit të pavarur të Beogradit. Ftesën e pranoi pa mëdyshje. Brenda 100 minutave, sa zgjat zakonisht emisioni i drejtpërdrejt, mu në mes të Beogradit, Demaçi mbrojti me dinjitet, me argumenta dhe në mënyrë të shkëlqyeshme të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të qenë të lirë dhe të pavarur si të gjithë popujt e tjerë të Ballkanit.
Në verën e vitit 1994, me ftesë të Rrethit të intelektualëve të Beogradit (Beogradskij Krug), në krye të të cilit qendronte profesori i ndritur dhe disidenti i njohur, tash i ndjeri Miladin Zivotiq, Demaçi u gjend sërish në Beograd. Mbeti e paharrueshme fjala e tij e frymëzuar që ua tha intelektualëve të Beogardit: “Për këtë që kaq fort e dua lirinë për popullin tim, për këtë jeni edhe ju fajtorë, zotërinj të nderuar, sepse edhe prej jush kam mësuar se si duhet liria e pavarësia..” Edhe në vitin 1995, bashkë me Bajram Kosumin dhe Masar Stavilecin, Adem Demaçi, para po të njëjtit forum në Beograd, u mundua që të mbante gjallë dhe të forconte shansin e zgjidhjes paqësore të çështjes së Kosovës edhe pse “Marrëveshja e Dejtonit” qe një paralajmërim zhgënjyes për ata që besonin në zgjidhjet paqësore në hapësirat e ish Jugosllavisë.
Pas shpërthimeve të para të organizuara në shumë pika të Kosovës njëkohësisht, në pranverë të 1996, me angazhimin energjik të anëtarëve të nënkëshillit tonë në Bruksel, Behare Rexhepit dhe Reshat Sahitajt, Adem Demaçi mori rrugën për në Bruksel, Hagë dhe Londër. Përpjekjet e Demaçit për të bindur dhe angazhuar fuqitë evropiane që të përdornin mjetet e tyre për të penguar gjakderdhjen edhe më të madhe që po paralajmërohej në Kosovë, hasën në moskuptimin dhe mospërfilljen e faktorëve përkatës dhe Demaçi u kthye në atdhe shumë i mërzitur dhe i zhgënjyer.
I bindur se pa gjak regjimi serb nuk kishte ndërmend që të hiqte dorë nga pushtimi i Kosovës, Demaçi, më në fund, nuk i refuzoi thirrjet, disa herë të përsëritura, që t’i bashkohej Partisë Parlamentare. Qëllimi ishte që me anë të PPK’së të krijohej mbështjellësi i domosdoshëm dhe i kualifikuar politik për lëvizjen çlirimtare që tanimë rridhte nga zemra e popullit dhe kishte vendosur të paguante çdo çmim për lirinë e vet. Qëllimi tjetër më i zgjeruar ishte që përmes PPK të krijohej “Forumi Demokratik i Kosovës”, një lëvizje e kompletuar gjithëpërfshirëse politike e cila do të na shpinte deri te liria e Kosovës me shumë më pak sakrifica. Me synim që UÇK të vendosej faktikisht dhe formalisht në qendër të lëvizjes gjithëpopullore për liri të Kosovës, Adem Demaçi bashkë me bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë të udhëheqjes së atëhershme të PPK, më 5 dhjetor 1997, i drejtoi një Letër të hapur UÇK’së. Me gjithë angazhimin e parezervë për realizimin e këtyre synimeve tejet të domosdoshme, këto përpjekje hasën në moskuptimin tragjik dhe paaftësinë fatale të aktorëve të tjerë politikë që nuk ishin në lartësinë e duhur të momentit dramatik historik.
Me 22 shkurt 1998, Adem Demaçi, në Prishtinë, në Qendrën Amerikane, në cilësinë e Kryetarit të PPK pati një përballje dramatike me të dërguarin special të SHBA-së për hapësirën e ish Jugosllavisë, z. Gelbard. Në përpjekjet e atëhershme të gabuara amerikane për të zgjidhur çështjen e Kosovës duke nënshtruar shqiptarët, z. Gelbard kërkoi nga Adem Demaçi që edhe ky të përkrahë tezën e tij të gabuar se UÇK ishte organizatë terroriste! Kjo kërkesë hasi në kundërshtimin e vendosur të Demaçit. Z. Gelbard tri herë me zë të ngritur i tha Demaçit se “UÇK-ja është organizatë terroriste”, kurse Demaçi tri herë përsëriti së UÇK-ja ishte organizatë çlirimtare. Takimi përfundoi në atë mënyrë që bashkëpunimi midis Adem Demaçit dhe PPK në njërën anë dhe amerikanëve në anën tjetër, rreth zgjidhjes së çështjes së së Kosovës, u ftoh për disa muaj të ardhëshëm.
Me 12 gusht 1998, me ftesën e udhëheqjes së UÇK-së në Tiranë u arrit marrëveshja gojore që Adem Demaçi të merrte përsipër udhëheqjen politike të UÇK-së dhe të përfitonte mundësinë për krijimin e Asamblesë së Kosovës. Pas kësaj, Adem Demaçi, në mes të Prishtinës, mu përpara kthetrave të kulçedrës kriminale, hapi Përfaqësinë Politike të UÇK-së dhe rreth vetes mblodhi shumë këshilltarë kompetentë që e ndihmuan pa rezerva për gjashtë muaj- deri më 26 shkurt 1999, aq sa edhe zgjati bashkëpunimi shumë i gjallë dhe i frytshëm midis udhëheqjes së UÇK-së dhe Adem Demacit e stafit të tij të vyer e lojal. Adem Demaçi nuk u pajtua me “Projektin e Rambujesë” sepse ai ofronte vetëm një autonomi tepër të cunguar për shqiptarët. Gjatë bombardimeve të forcave të NATO-s mbi Serbinë dhe mbi caqet usharake në Kosovë, Adem Demaçi refuzoi të fshihej ose të arratisej nga Kosova.





Adem Demaçi është njëri ndër liderët më të mëdhenj shqiptarë në këtë shekull. Lindi në një familje të varfër në Prishtinë më 1938, atëherë kur në fshehtësi diplomacia jugollave po i bënte bisedimet e fundit me Qeverinë turke, për të i përzërë të gjithë shqiptarët në Anadoll. Si rezultat i atyre bisedimeve në Beograd dhe Stamboll do të përpilohej dhe aprovohej Konventa jugosllavo - turke, përmes së cilës shqiptarët e trojeve etnike, që ishin rirobëruar më 1912, planifikoheshin që nëpër etapa vjetore të spastroheshin tërësisht deri më 1944. Këtë politikë antishqiptare, Adem Demaçi do ta hetojë se po riaktualizohet më 1953, prandaj me kohë doli për ta luftuar në mënyrën e vet politike, deri sa i dha fund shkatërrimit të Jugosllavisë në Kosovë, më 10 qershor të vitit 1999. Kosova me këtë datë triumfale, po i kthehej idealit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Programin e së cilës Adem Demaçi bëri 28 vjet burg të rëndë. Ishte një luftë tejet e vështirë por e programuar drejtë, koha e së cilës do të njihet në histori si: Epoka e Demaçit.





Adem Demaçi , ulur përpara këmbëve të mësueses Vezire Gllavica

Adem Demaçi në vitet pesëdhjetë të shekullit njëzetë do të paraqitet si meteor në skenën politike shqiptare, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja totale, sikur synonte okupatori serb (1945-1966). Së këndejmi, të shkruash për Adem Demaçin nuk është vetëm nderë, por edhe krenari shkencore, civilizuese dhe akt i lartë kulturor. Jo vetëm nga shkaku se ky patriot është prijës ideor dhe programatik, i çdo lëvizje politike, por është njëherit njeriu ma i vuajtur dhe më i sakrifikuari për të drejta të kombit të vet dhe të njeriut në Evropë. Adem Demaçi sipas njohurive që i kemi do ta fillojë veprimtarinë politike kombëtare derisa ishte në bankat e shkollës së mesme, më 1954. Shtrohet menjëherë pyetja, cilat ishin ato fusha për të cilat Adem Demaçi do ta ngritë zërin e ndërgjegjes aq herët, aq me dinjitet, aq me krenari të pathyer, kur dihet se ishte shumë i ri me moshë. Këtë pyetje e shtrojnë problemet kryesore të historisë shqiptare nëpër të cilat kaloi, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XX. Prandaj, të përgjigjesh në këtë pyetje do të thotë ta njohësh kapakun e historisë së Ballkanit në përgjithësi, ta njohësh Adem Demaçin e ilegales, e qëndrimit para hetuesve dhe gjyqit dinjitoz dhe krenar, i gatshëm që të shkoj edhe në vdekje, si me le për Kosovën, për Shqipërinë etnike. E vërteta, Adem Demaçi nuk është historia e Ballkanit, por është metafora e të gjitha psimeve të tij, është kryqëzata më fitimtare dhe më dinjitoze e luftës dhe sakrificës, është simboli më sublim i daljes së historisë shqiptare nga inferioriteti, është zëri i ndërgjegjes së një populli, është amaneti i Bajram Currit në vazhdim, është mësues i gjeneratës së Fehmi Lladrovcit: Nuk ka nderë ma i madh për mua se me vdekë për Kosovë«. Kjo shkollë jo që është shembull, por mbetet edhe obligim për gjeneratat e sotit dhe ato që do të vijnë se si duhet flijuar çdo gjë për liri dhe barazi.




Nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze në ballë të Evropës për kah atavizmi realist, nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane në ballë të shkencës botërore për kah spektri analitik, nëse Ernest Hemingvei e ka bërë literaturën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion, nëse Omar Khajami me Rubairat e tij e ka bërë Orientin përmendore të diturisë së urtë, e ka bërë Magreb dhe anasjelltas, nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulturë të të menduarit, nëse Ajnshtajni ka siguruar se relativiteti është i kontrolluar, atëherë, Adem Demaçi ka bërë me burgun e tij, me sakrificën dhe qëndresën e tij politike, me diplomacinë e tij të përkrahur në përmasa ndërkombëtare, me luftën e tij kundër urrejtjes, të luftoi me letra të mëdha (1955 - 1999 si e njoh), që historia dhe ardhmëria shqiptare mos të mbeten të kontrolluara, të stepura dhe të nëpërkëmbura, duke e bërë me sakrificën e tij një popull të ndërgjegjshëm, që të dalë me program afatgjatë në skenën historike, për ta merituar lirinë, për ta merituar jetën dinjitoze, për ta patur populli i tij ushtrinë dhe politikën, të drejtuar dhe të komanduar në funksion të lirisë, për ta patur diplomacinë të tëholluar sikur të i kishte njëqindë ambasada, duke menduar diplomatët më në zë, jo publikisht (pse nuk e di !!!) se „Demaçi, është i përkryer dhe spiritual, duke mos bërë as më të voglin turr në kolltuk dhe pozitë“, fakte këto të pamohuara që e kanë bërë këtë liridashës shembull shkollor, për çdo ekzamplar të lirisë dhe politikës kombëtare dhe ndërkombëtare.
Politika grabitçare serbe e udhëhequr përkah egërsia permanente me shekuj kundër kombit shqiptar, po thuaj se nuk ka lënë guri pa lëvizë me të vetmin qëllim për t’i shfarosë shqiptarët me një anë, ndërsa po thuaj se nuk ka shembull të tillë në kontinentin e vjetër, pra në Evropë, si inteligjencia dhe institucionet shkencore dhe ushtarake serbe t’i kenë bërë 24 programe për ta shfarosur fqiun e vet të parë sikur kanë bërë regjimet e Beogradit ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti 1878 e këndej. Këtë ralitet, Adem Demaçi jo vetëm që e hetoi që në rininë e herëshme, por ky patriot politikën grabiqare serbe do ta njohë duke e përjetuar si tragjedi personale, sepse ajo politikë gjenocidale bërhej mbi kurrizin e popullit të tij, që aq ahumë e donte, fakt që dëshmon sakrifica e bërë nëpër burgje prej një kohe 28 vjeçare. Por pse krimi dhe gjenocidi serb kishte marrë përmasa vetvrasëse do të dëshmohet aty kah viti 1992 me luftën sllavët kundër sllavëve, kur çdo konturë e Jugosllavisë integrale dhe e Serbisë homegjene ishte djegë dhe vetshkatrruar. Shtrohet pyetja, kur vet sllavët nuk mund të ndërtojnë shtet të përbashkët, si do të detyrohen shqiptarët kur nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët. Pse serbët dhe malazezët nuk mund të bashkëjetojnë, pse shqiptarët të detyrohen në një pikësynim të „reintegrimit“, kur kosovarët me luftë çlirimtare kanë dalë nga Jugosllavia. Kjo pyetje, me argumentet e dëftuara e bëjnë luftën e Adem Demaçit që nga viti 1954 VIZIONARE, për ndarjen e Kosovës përgjithmonë nga Jugosllavia.
Lidhur me këtë, ai që është urrejtur, poshtruar dhe përsekutuar afër tridhjetë vjet në burgjet serbe, dhe prapë të gjesh guxim, virtyt, krenari dhe zemër për t’iu drejtuar popullit të pushtetit dhunues me këshilla, si u dëgjuan botërisht ato në TV B.92 më 1993, të gjinden fjalë dhe qëndrime prej atij që do të mbetet i gozhduar në të gjitha kazamatet jugosllave, duke përdorë çdo mjet të luftës qytetare në fillim vetëm në formë të mospajtimit, por gjithmonë duke i mbetur besnik parimit të luftës, se liria do të fitohet me rrugë paqësore, ishte vetëm Adem Demaçi. Në këtë rrugë të programuar Adem Demaçi, do të qëndrojë stoikisht afro gjysmë shekulli, kur aty kah vitet 1995/96 do të orjentohet për realizimin e qëllimit të tij me mjete jopaqësore, pra me luftë të aramatosur për ta bërë Kosovën të lirë. Këtë konstatim e gjejmë si vizion në Programin e Adem Demaçit më 1964. Po, Adem Demaçi në luftën e herëshme politike nuk i njihte të gjitha programet serbe kundër kombit shqiptar, emër për emër. Por, në bazë të tërë atij aktiviteti që ka zhvilluar me akribi, del se me kohë i kishte përthekuar të gjitha këndet metodologjike, strategjike, taktike dhe dokrtinare se si duhet të luftohet kundër atyre programeve, kundër atyre intrigave, kundër atyre skenareve, të cilat jo vetëm që i kishte mësuar në teori, por po i perjetonte ai dhe populli i tij në praktikë, në Kosovën e tij martire, të cilën e mbajti për ideal, për ta çliruar.
Adem Demaçi


Luftën kundër robërisë - Adem Demaçi, do ta fillojë si fëmij, aty diku kah viti 1949 në formë të ëndrrës për liri, të mosdurimit të robërisë, por jo të një urrejtjeje horizontale ndaj serbëve. Nuk e kam dëgjuar Demaçin, se do të ketë treguar ndokund, edhe pse që nga fëminia kishte mësuar për masakrat serbe mbi shqiptarët, që do të ftonte ndokend në urrejtje. Gjithëmonë ky patriot do të shprehet se - lufta jonë është e drejtë. Adem Demaçi do të ketë dëgjuar për errfinë serbe mbi shqiptarët më 1878. Ky rrëfim, për errfinë në fillim, për Adem Demaçin ishte diçka abstrakte si kuptim, por narracioni për erfinë ishte përjetim për një egërsi barbare serbe, sepse serbët kurrë nuk i ndalën masakrat mbi shqiptarët, me qëllim që tokat shqiptare t’i kolonizojnë. Ato masakra do t’i përsëritin më 1912 - 1915 dhe më 1918 - 1941, për t’i vazhduar krimet në formën e gjenocidit nga viti 1945 e deri më 10 qershor 1999 në forma të ndryshme, gjithnjë me qëllim që populli shqiptar të asgjasohet.
Nga vitet 1949 e deri më 1958 Adem Demaçi do të kalitet në opozitarin më të denjë të shqiptarit që po vuante nën robërinë serbe. Në fillim nuk do të kuptohet drejtë këmbëngultësia e tij. Prej këtij njeriu të rëndomt jo, por prej këtij karakteri të patundur që në start, me policinë sllave, çarqet e pushtetit që kishin sado pok njohuri lidhur me autoritarizmin serb, që kishin sado pak njohuri lidhur me „idealin mbi shtetin serb“,e kishin nuhatur me kujdes se ku mund të dali një karakter si Demaçi me luftën e tij. Ai nuk do të kërkoi vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po në atë gjykatore hapur do të kërkoi edhe bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Po atë ditë kur Adem Demaçi (1959) do të denohet me PESË vjet burg të rëndë, po atë ditë ambasadori i Jugosllavisë në Athinë e njohtonte qeverinë greke. Miqtë e vjetër po i frigoheshin kryekundërshtarit të ri politik. Jo vetëm kaq, qëndrimi i Adem Demaçit para hetuesëve (prokurorit) se në gjykatore do të qëndroi i përmbajtur nuk ishte një taktikë e thjeshtë. Kishte vepruar Demaçi ashtu sepse po të paraqitej „kokëfortë“ në hetime, në rastin e gjykimit nuk do të kishte publik fare. Por, posa e kishte vërejtur se salla e gjyqit ishte plotë popull, Demaçi kishte pohuar në heshtje: tash janë minutat e mia për ta shprehë tërë realitetin që po mbretëronte në Kosovë: për krimet, për proceset e montuara, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, për flamurin, për... për pashmangshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë qëndrim të Demaçit, serbët do t’ia mbajnë në mend dhe do ta ndjekin për vdekje deri atëherë kur do të fillojë për të „dhënë shpirt Jugosllavia e tyre“ më 1990.




Pushtetin që po e luftonte Adem Demaçi, me të gjitha mjetet po përkrahej prej blloqeve ushtarake (1949-1989), sepse Jugosllavia atyre forcave kundërshtare iu nevojitej si një nyje strategjike prej kah i testonin lirëshëm pozicionet e tyre doktrinaro - strategjike. Me kët ilustrim dëshiroi të theksoi se të dy blolloqeve ushtarake (Pakti i Varshavës dhe Pakti NATO), Jugosllavia u nevoitej si një oazë „lumturie“. Në këtë nye ku „amortizohej“ Lufta e Ftoftë, pra në ish’Jugoallavi, deri në shkallën më ekstreme pushtetit i lejohej eksperimenti me shoqërinë, përmes ndryshimeve të shpeshta kushtetutare. Me ndryshimet kushtetutare, që po bëheshin në ish’Jugosllavi, personaliteti prej patrioti dhe dijetari, siç ishte Adem Demaçi, do ta ketë hetuar, se ato ndryshime popullit të tij nuk i sillnin asnjë të mirë, asnjë fije lumturie, asnjë garancion se do të mbijetojnë të paktën si popull, edhe pse kushtetutat shpalleshin me një pompozitet megaloman.
Nuk i bënte përshtypje Demaçit pse Kosova kishte fituar bije fjala Kushtetutë (1974). Adem Demaçi në intuitën politike, në vëmendjen shpirtërore, në intelegjencinë e tij mbinormale, aftësitë e tij për t’i kuptuar dhe seleksionuar drejtëpeshimet e interesave shoqërore-gjeostrategjike, të gjitha këto ia kishte nënshtruar peshës së grabitjes nga të huajt sidomos: çështjen e Toplicës, Plavës, Gusisë, Ulqinit, Kosovës, Çamërisë. Nga ky përceptim konceptual dhe thelbsor lind edhe kundërthënja e Adem Demaçit ndaj tërë atij sistemi vetqeverisës (që nuk kishte lidhje me vetqëverisjen), tërë asaj zhurme në shkallë aq të vrullshëm dhe aq të shkolluar, por mjerisht edhe të pranuar në disa qarqe botërore. Me këtë mbarështrim dua të theksoi edhe një të vërtetë se sa i vetmuar me një anë, dhe sa i fuqishëm në anën tjetër, është njeriu që lufton për liri, sa i pamposhtur ështe zëri, dhe se sa konsekuent deri në shkallë promotore është vepra e Adem Demaçit, për liri.
Nuk ishte e panjohur si në perëndim ashtu edhe në lindje padrejtësia që i ishte bërë kombit shqiptar nëpër kongrese dhe nëpër konferenca që pasonin pas luftave të mëdha lokale, sidomos pas dy luftave botërore. Pse ishte vepruar ashtu në dëm të shqiptarëve, dhe si duhej kundërvënë asaj politike Adem Demaçi, do ta konceptojë një doktrinë të re dialektike, do ta përpilojë një strategji të mirëfilltë kombëtare, për ta përballuar dhunën, për ta ruajtur substancën kombëtare, për ta ruajtur çdo pllambë të truallit arbëror. Ajo doktrinë me të cilën duhej kundërvënë tërë atij arsenali programesh, të cilat pas vitit 1945, nuk quheshin ma „programe serbe“, por e kishin marrë një sintagmë atraktive dhe pagzoheshin „programe jugosllave“. Lidhur me këtë fenomen të një shkolle të urrejtjes, të një shkolle të „resavës“, çdo gjeneratë serbe ia përshkruan mirë „notat“ e urrejtjës ndaj shqiptarëve dhe për tërë këtë fenomen krimogjen bota „demokratike“ evropiane, sikur kishte filluar për ta kultivuar si të drejtë religjioze, sepse më së shumti këtu kishte hise Kisha me mësimet e saj luftënxitëse. Të paktën kështu prezentohej i tërë ai sistem brenda mureve të pallateve të metropoleve evropiane, pra jashtë mureve të shtetit jugosllav. E Vërteta, ai shtet me kohë ishte cilësuar se mbahet në këmbë të çelçëta, por shfrytzuesit e të „mirave“ të tij ishin në gjendje që ta terrorizojnë deri në themel çdo forcë që e kundërshtonte. Kundërshtimi i Adem Demaçit në atë formë si do të manifestohet, ishte vetëm një manifestim i denjë, do të thoja më i n t e l e k t u a l, se sa kundërshtimi i paraardhësve të Demaçit, prej të cilëve e mësoi tërë shkollën e luftës politike dhe diplomatike, natyrisht duke e zbritur atë shkollë nga froni i folklorit në matematikën semiologjike, por duke e profillaksuar në fronin e kërkimit dhe krijimit të veprave. Ndoshta edhe më parë në radhët e kombit shqiptar ka mundur të lindet një Demaç, i denjë si ky, por mosdalja e karakterit të tillë në skenën historike ka qenë i penguar, sigurisht nga rrethanat, sepse populli nuk ishte i pjekur politikisht deri në atë shkallë sa që ta injektojë idealin e Demaçit në ideal shkollor - doktrinarar. Së këndejmi kur profilaskohen koncepti intelektual dhe koncepti patriotik në politikë, sado që lufta të bëhet e papërballuar dhe e egër, rezultati diplomatik vjen si sihariq i sojit të krenarisë „folklorike“ dhe sakrificës madhështore.

Adem Demaçi politikan dhe filantrop

Adem Demaçi edhe si politikan edhe si filantrop, pa asnjë ngarkesë duke respektuar konceptin e „luftës paqësore“, një kohë të caktuar do ti jap pëparësi dialogut, përkatësisht politikës „ngrehë e mos këput“. Ajo politikë ishte kryesisht e xhveshur nga taktika dhe taktizimet ose manovrimet e tipit diplomatik. E vërteta, politika e Adem Demaçit ishte nga të gjitha këndet luftë e konceptuar dhe e koncentruar në shkallë strategjike që mos të dëmtohet asnjë levë e fqinjësisë, të mos dëmtohet asnjë parim i drejtësisë universale i mbështetur në Kartën e OK’s. Adem Demaçi ligjet jugosllave të „drejtësisë“ me kohë dhe në shkallë vizionare i konsideroi si ligje diverzive, të padrejta, koloniale dhe ligje që mbiellin urrejtje. Me kohë okupatorëve ua tha troq, „këto ligje nuk do të ua ngucim, ju jetoni me to, por ne shqiptarët kurrë nuk do të i pranojmë, madje një ditë do t’i luftojmë edhe me mejte tjera“. Në bazë të argumenteve të prezentuara del sheshazi se Adem Demaçi, është luftëtari më i madh në Evropë kundër urrejtjes dhe ksenofobisë në gjysmën e dytë të shekullit XX’të, sepse të gjitha ligjet jugosllave janë me përmbajtje urrejtëse dhe ksenofobe. Me fjalë të tjera, programi i Adem Demaçit e çmonte realitetin, por e respektonte mbi të gjitha luftën për drejtësi si synim i civilizimit, prej së cilës luftë shumë popuj kishin gjetur lumturinë, kuptohet pas shumë vargojëve të gjakut. Lufta politike e Adem Demaçit nga brendia konceptuale filozofike, e konceptuar si në Programin e tij, nuk është në asnjë çast luftë e mbyllur në klishe, nuk është luftë statike në përceptim, nuk është „fjala e fundit“ në gjenealogjinë e koncepteve shkencore mbi shoqërinë, nuk është pra as shkencë „qytetare“ e as „marksiste“. E kundërta, empirizmi politiko - filozofik dhe diplomatiko revolucionar i Adem Demaçit i përngjanë një kalaje me dy porta. E shprehur figurativisht, nëse porta paqësore për ta fituar lirinë, shqiptarët e mbetur nën robëri më 1912, nuk do të ketë sukses, atëherë për Bacë Ademin mbetej fare racionale që të hapet shansa dhe e drejta për ta hapur portën tjetër, për të hy shqiptarët në kalanë gjithëkombëtare të lirisë me luftë. Prap duhet potencuar se hapja e asaj porte ishte e mundur vetëm me dy metodat e ekzaminuara. Por, sikurse - metoda arsimore pasive paqësore dhe metoda aktive revolucionare e luftës për liri në heuristikën demaçiane janë të kornizuara, kanë sens të gjallërisë dhe dinamikës.
Programi i LRBSH’së, përpiluar nga Adem Demaçi

Ç’është e vërteta politika serbe si për hapjen e portës me metodën pasive - paqësore, si me metodën aktive - revolucionare Adem Demaçi mendonte se e kishte gjetur çelsin për ta hapur kalanë. Çelësi për atë hapje në rastin e aplikimit të metodës së parë duhej t’i nënshtrohej një evolucioni ku pjekuria dhe serioziteti të shoqëruar me dituri doktrinare, kishin vend konstant. Së këndejmi edhe Adem Demaçi si patriot që nuk mund të ishte diç tjetër, përpos nxënës i asaj shkolle të traditës dhe Rilindjes Kombëtare, që ia kishte mësuar lufta e pashuar, tani gjeneratës së tij ia forconte një fenomen që i kishte munguar luftës shqiptare për lri. Ai fenomen, ishte froni i pamposhtur i luftës me mjete intelektuale që nuk ishte bërë sa kërkonte koha dhe rrethanat deri atëherë. Kudo që shkrepi fjala dhe vepra e Demaçit, kundërshtarët e tij si armiqë për vdekje që e kishin shpallur, e kishin hetuar intelegjecinë mbinormale të një intelektuali prej luftëtari stoik. Lidhur me këtë shtrohet tash pyetja, si ishte e mundur që një shtet shumë „atraktiv“ në botën modene, me të gjitha ata „miqë“ dhe atë pompozitet, me tërë atë zhurmë që ia bënin në formën lajkatare shumë matrapazë nga formati „botëror“ pra edhe disa shqiptarë, ndërsa Adem Demaçi ta lakojë atë rrugë, të deshmojë se ajo rrugë nuk është ajo e vërteta. Unë mendoj se edhe okupatori në fillim kishte iluzione se Adem Demaçin do ta blente me një çmim shumë të volitëshëm, me pak premtime dhe me disa ekzaminime teatrale, me disa molerime të drejtësisë siç ishte çështja e shkollimit dhe e avansimit të statusit të Kosovës (rregjion me statut, krahinë me statut, krahinë me Ligj kushtetues, kushtetë, statut, përpiekje për shfarosje) Ky ishte itinerari i lojërave politike të okupatorit me Kosovën dhe shqiptarët në të, për t’ia zgjatur jetën kolonizimit sllavë. Është e vërtetë se çështjen e shkollimit të popullit të tij Adem Demaçi e kishte vënë si faktor primar, por atë e kishte vetëm si mjet dhe subjekt iluminist. E vërteta, Adem Demaçi besonte në intelegjencinë, por kurrë ai nuk e ka anashkaluar në spekulimet e tij politiko - filozofike çështjen e katundarisë, çështjen e puntorisë, çështjen e zejtarëve, çështjen e qytetit dhe fshatit për t’u ngulitur populli sovran në fronin e luftës për liri univerzale.
Po cili ishte ai „medikament“, për të cilin politika serbe mendonte se e kishte gjetur për ta joshë Adem Demaçin në qetësi dhe „vigjilencë“ qytetare të një kryengritësi „kryeneq“. Në këtë poliedri politike Adem Demaçi, do të duket më i freskët, më largëpamës, më i gjakëshëm për ta krijuar shkakun të paktën për shkatrrimin e shtetit që ia robëronte kombin e tij. Pse erdhi deri te ky pozicion, mendoi se përgjegja duhet të kërkohet pikërisht te pozicionimi doktrinar i patriotit, në lidhje me evitimin e frikës. Asgjë nuk i bënte përshtypje Adem Demaçit kur i kërcnoheshin se do të vrasim, se të kanë spiunuar shokët, se të kanë tradhtuar të gjithë, madje edhe më të afërmit. Në këtë ngushticë psikologjike, pushtetarët e okpatorit kishin ardhur shumë shpejtë në një përfundim se këtë njeri intelegjent deri në mbinormale, asnjë çmim nuk mund ta blejë, as ta shet, si ishin mësuar me shumë lakej të tipit të reagimit autoritar, të shqiptarit politikan marroq që shitet pas çdo flamuri. Lakejtë e okupatorit një kohë të gjatë mendonin se „shitja dhe blerja“ e shqiptarëve është shndërruar në një industri, e cila serbëve u kishte sjellë shumë përfitime, por te një person që quhej Adem Demaçi, u kishte hasë sharra në gozhdë. Aq më keq u zihej fryma në fyt robëruesve kur ky luftëtar kishte bërë një shkollë, kishte lëshuar shtat lufta e tij speciale, lufta e tij tejet intelegjnte, aq më parë kur ajo po nxinte shtat në institucionet shkollore dhe në uzinat e punëtorëve, në punëtoritë e zejtarëve të cilat në laboratorin më natyror të kombit shqiptar, në odën shqiptare po qiteshin në sitë e në shoshë, po qiteshin çështjet strategjike të kombit, ndoshta jo me atë dubiozën intelektuale politike, por me forcën e sriozitetit dhe kvantitetin e masës, në formën më të lirë të debatit më të vjetër demokratik. Seicili debatues në odën shqiptare e shprehë mendimin e vet kur i kërkohet deri në egersi, por në fund besa - besa i mbulon të gjitha kundërthëniet.
Adem Demaçi në familjen shqiptare ishte bërë informata më e „ndaluar“ dhe më e përfolur, ishte bërë ora kombëtare që rrahë më sigurtë se kudo në botë, që nuk e huqë asnjë sekondë për çështjen madhore kombëtare të lirisë dhe bashkimit. Emri i tij njëherit për klasën politike e cila mendonte se „çdo gjë për sa u takon shqiptarëve, në shtetin e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë nuk e kishin patur më mirë“. Këta „mendimtarë“, shkonin edhe më larg, sa që e theksonin edhe këtë, se shqiptarët gjatë historisë në „këtë sistem e kanë gjetë vetën“. Bile shtonin në emër të popullit se „shqiptarët janë shumë të kënaqur“. Kënaqësia si duket vlente vetëm për ata që i shqiptonin këto shprehje, sepse kudo shqiptarët ishin në „pëshpëritje“, në pakënaqësi të përgjithshme sepse substancialisht ishin të rrezikuar, sidomos deri më 1966. Treguesit për këtë gjendje nuk ishte vështirë, kush dëshironte për t’i shti hundët më thellë, për ta nuhatur të paktën robërinë, sepse „liria“ shqiptare në Kosovë nuk ishte sikurse liria e serbëve. Këtu Adem Demaçi ishte i pakaluar, e kishte kuptuar më holl se çdokush tjetër realitetin, e kishte konceptuar dhe studiuar deri në program diagnozën epidemiologjike robëruese shqiptare, që mos të kënaqen me propogandën, mos të vendnumrojnë dhe të geotiohen në frazat e kënaqësisë politike të disa triumfalistëve që mendonin se kanë arritur kulmet e zhvillimit, që menonin se fati i tyre, se pozita e tyre shoqërore, është poizta e kombit të tyre. E vërteta, shqiptari i mjerë dhe i vuejtur, që nuk ishte mësuar për t’i gëzuar të mirat e punës së tij, të mirat e luftës së tij, ishte vënë në iluzione, se është i çliruar. Dhe si mos të mendoi, kur luftën shqiptari duhej ta fillonte me njëzetë plumba të blerë mu prej armikut, kur nuk kishte fabrika ushtarke, nuk kishte mjekë, nuk kishte prapavijë të furnizimit, ndërsa propoganda e okupatorit fliste për një armatë dhe polici, të „katërt në Evropë“. Vetëm ata që ia njohin mirë kombit të vet ndjesitë, ia njohin mundësitë e sakrificës do të ngriten dhe do të kundërshtojnë gjoks për gjoks, fyt për fyt, me faqe të bardhë.

Politika dhe diplomacia e Adem Demaçit

Adem Demaçi tërë diplomacinë e tij politike do ta dëshmojë me rastin e burgimit të parë më 1958. Prokurori dihet se e paraqet interesin më ekstrem të një pushteti, i shtron kërkesat më ekstreme që i përthekon ligji i atij pushteti, madje shpesh nga ai „nxitim“ shumë ekstrem, ngjanë edhe në vendet më demokratike se prokurori dëshmohet se ka dalë jashtë kornizave të „shejtërisë“ ligj. E tërë kjo rrugë empiriko - racionale për pushtetarët dhe mbrojtësit e ligjit, në rastin e Adem Demaçit, pashmangshëm, e gjejmë një fenomen. Për çka është fjala. I burgosuri që do ta dridhë ndërgjegjën evropiane më se tridhjetë vjetë, dhe më në fund po prej asaj ndërgjegje që ishte skalitur nga disa gjenerata të tjera tjetërfare, do të shndërrohet në legjendë dhe do të dekorohet me çmimin më të lartë për paqe - me çmimin „Saharov“. Në hetimet paraprake diku më 1958 prokurori sikur nuk dëshironte të prodhoi „armiqë“ dhe me një rast do ta lus klientin e tij që të pajtohet dhe pendohet me sinqeritet ndaj tërë asaj që kishte shprehur dhe vepruar. E vërteta, deri sa të dali në gjykatore Adem Demaçi sikur i kishte „pëlqyer“ kërkesa e prokuroit. Prokurori në atë luftën e tij hetimore sikur dëshironte një harmoni, sikur kërkonte një kompromis sepse shteti i tij dhe orjenetimi i tij ishte cilësuar se po shënonte rrezultate fantastike në spastrimin e shqiptarëve, të cilët në vargoj po rreshtoheshin në marrjen e vesikave për shpërngulje në Anadoll.
Ishte e mjaftuar kjo gjendje për okupatorin, sigurishtë se po. Çka i kushtonte prokurorit për ta bërë një trik, për ta „pajtuar“ një disident që konsiderohej mu në start se nuk do të qëndrojë si të tjerët, se çmimi për te ishte tërësisht tjetër. E kishin testuar Demaçin edhe psikologët, edhe strategët e ushtrisë jugosllave, kishin hy ata në burg, ishin paraqitur si rrugaqë, me pseudonime të ndryshme, me lajka ndër më të ndryshmet, por asgjë nuk kishin vrejtur se „këtij njeriu mund t’i gdhendet ose të i instalohet“. Ky orjentim nuk vinte nga një akribi e prokurorit, por shtrohej si rrezultat se ishte fjala për një intelektual të sistemuar drejt dhe të mirëfilltë, i cili i njihte të gjitha rrymat politike dhe filozofike të kohës, mos edhe kishte shkuar pak më larg në stoicizëm dhe metaforën e hollë diplomatike. Kur do të dali në gjykatore Adem Demaçi, në vend që të pendohet, do të shpërthejë me tërë fuqinë e argumenteve kundër një sistemi gjakatar, kundër një rregjimi që shquhej me një tirani ndër më të egrat në Evropë, kur ishin në pyetje shqiptarët dhe të drejtat e tyre. Nuk kishte kërkuar asnjë lloj falje, ishte bërë më i „ashpër“ se prokurori, nuk këronte mëshirë, por kërkonte që lufta e tij të shënohet vetëm si fillim.
4. Përpjekja e okupatorit që ta amortizojë Liderin shqiptar, Prokurori kundër Adem Demaçit, synonte të arrij më tepër në programin e tij rrënues kunër shqiptarëve, përmes një kompromisi, prandaj ai pushtet kishte konsideruar se konflikti me një shkollë të tillë siç ishte ajo e Adem Demaçit, do t’i prolongonte shumë punë, do t’i lufonte shumë drejtime, që masa shqiptare të organizohet, të vetëdijësohet dhe të avansohet kombëtarisht. Adem Demaçi e kishte kuptuar këtë orientim, se koha dhe shkollimi i shqiptarëve po shkonin kah faktorizimi politik, prandaj në gjykatore do të ligjeroj ligjeratën e vet strategjike, për të cilën synonte të sakrifikojë çdo gjë, pra edhe jetën. Në gjykatore, gjatë procesit të gjykimit Adem Demaçi, nuk do të kalkulojë fare, me tërë aftësinë do të vërsulet në kërkesën që Kosova me vetëvendosje të orjentohet kah dëshiron populli, e jo kah i imponohet me dhunë atij. Orjentimi që Kosova përmes rrugës paqësore t’i bashkohet Shqipërisë, ishte kërkesa sublime e orjentimit politik të luftëetarit më të devotshëm të kombit, për lirinë e tokave shqiptare, të cilat ishin rirobëruar më l912. Adem Demaçi në pozicionin e Liderit i njihte aftësitë e personaliteteve shqiptare, i njihte mirë orjentimet politike në Evropë, prandaj në fillim do të tregohet individualist i madh në luftë, por ai individualizëm nuk ishte filozofia e tij strategjike, por ishte ajo luftë, ishte dobësia e përgjithshme e pjekurisë politike të popullit. Për fat të Adem Demaçit dhe të kombit të tij, epërsia e luftës për t’u shkolluar dhe për t’u emancipuar politikisht populli, ishte më e shpejtë, më e dukëshme në hapërim, karshi egërsisë së okupatorit.
Pse programuesit antishqiptar të Beogradit më 1945 së pari, me të gjitha mjetet do të luftojnë për ta zhbi Flamurin shqiptar. Së dyti, pse politika, kisha dhe institucionet serbe nuk lanë guri pa lëvizë në dipolamci dhe politikë propogandistike vetëm që edhe një herë ta drejtojnë në saje të një dhune të paparë shqiptarin e Kosovës kah shkretëtirat e Anadollit. Ajo politikë triviale me shpërngulje të shqiptarëve në Anadoll, me kolonizim të serbëve në Kosovë, me politikë denacionaliuese përmes ideologjizimit të çështjes kombëtare, bëhej krejtë me qëllim që viset shqiptare një ditë të serbizohen dhe të kolonizohen me sllavë, nga çdo anë e botës, për t’u bërë hapsira unike jugosllave Serbi homogjene. Jo vetëm kaq, mbyllja e shkollave, politika diskriminuese investive nepër ato vise ku shtriheshin shqiptarët, aksionet barbare të policisë ushtarake, shtetrore dhe politike, kinse për t’i çarmatosur shqiptarët e „armatosur“, ishin kulmi i një tragjedie që manifestohej në tri akte:
· çkombtarizim,
· çpronësim dhe
· shpërngulje masive në Anadoll.
Kuptohet në bazë të argumenteve që i posedojmë, Adem Demaçi ishte ai që politikën mostruoze jugosllave e lexoi me kohë dhe nga të gjitha dimenzionet, për çka u përcaktua pa asnjë dilemë për ta luftuar deri në shkatërrimin definitiv të tërë asaj force grabitqare. Adem Demaçi e dinte fare mirë se politika serbe mbi Kosovën kishte bërë plane një kohë të gjatë për t’i asgjësuar të gjitha gjurmët kombëtare shqiptare nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike. Në atë politikë serbe, Adem Demaçi do të zbulojë një strategji antinjerëzore që Serbia e propagandonte pa asnjë hezitim deri më 1953, të paktën për t’i likuiduar personalitetet shqiptare dhe popullin shqiptar. Ndërsa, në kohën kur bota e civilizuar po krijonte një bindje se shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë, disi janë të liruar nga dhuna shtetrore dhe se dukeshin të „barabartë“ me të tjerët, ajo politikë e vjetër me metoda të reja e kishte perfeksionuar motodën e shfarosjes, prandaj synonte likuidimin e personaliteteve shqiptare, të institucioneve shqiptare dhe popullin shqiptar, po iu dha shansa në etapa ose për njëherë. Lidhur me këtë orjentim postfashist serb, ta hetosh politikën kanceroze, e cila një ditë do të vërsulet në „fëmijtë e vet“, nuk ka qenë vetëm akribi politike e Demaçit, por njëherit edhe vizion i begatimit të luftës civilizuese politike, me qëllim që një pjesë e një kombi të vetdijësohet me një sakrificë të nivelit jo të rendomt, duke iu kërcënuar asaj politike edhe me ftesë drejtuar popullit për luftë të armatosur, kundër një robëruesi, siç ishte Serbia, alias Jugosllavia në Kosovë. Adem Demaçi e dinte fare mirë se hapja e fakulteteve dhe shkollave të larta në Prishtinë, nuk e amortizonte luftën e tij, po përkundrazi e forconte dhe e ashpërsonte sepse, deficiti më problematik për politikën e Demaçit më 1958 ishte ai i mungesës totale të një politike intelektuale. E vërteta, Adem Demaçi kurrë nuk e ka mohuar se edhe para tij ka patur politikanë patriotë shqiptar. Demaçi do të dallohet prej të tjerëve që përpos sakrificës do të kërkojë luftë intelektuale.




Shkruan: Prof. dr. Shyqri Galica

Tashmë doli nga shtypi vepra e shumëpritur e kompletuar e shkrimtarit, e publicistit dhe e politikanit Adem Demaçi, vepra që tashmë ka parë dritën si komplet – madje është vetëm një pjesë e veprës së gjerë të këtij shkrimtari të veçantë të letërsisë shqipe.

Ky komplet veprash, që botohet në 100-vjetorin e Shtetit Shqiptar, është dhe një dëshmi e realizimit të ëndrrave të dikurshme të një krijuesi që po bënte hapat e parë në një atmosferë shtypjeje e terrori jugosllav, që po rëndonte mbi një pjesë të popullit shqiptar që ishte pushtuar nga fqinjët. Në fakt, pas masakrave të papara të Luftës së Dytë Botërore mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare të pushtuara nga jugosllavët, terrori i egër nuk ndalej dot për t'i mbytur kërkesat e pandalshme dhe përpjekjet e përhershme të popullit shqiptar për t'iu bashkuar ëmës së tyre. Pikërisht në vitet pesëdhjetë të shekullit të kaluar, kur terrori titist e rankoviqist jugosllav po rritej mbi shqiptarët, aksioni i famshëm i armëve për t'i dëbuar ata nga trojet e tyre për në Turqi, që u realizua në masë të madhe, dhe format e tjera të presionit, do të bëjnë që Adem Demaçi, të cilin tashmë në krijimtarinë letrare artistike do ta njohim si Adem Dema, prirjen e tij krijuese ta nisë me tregime, madje ende si gjimnazist, për të dalë më 1958 me romanin e tij të njohur "Gjarpinjtë e gjakut", i cili për dekada me radhë do të bëhet vepra më e kërkuar dhe më e lexuar nga shqiptarët në ish-Jugosllavi, madje fshehtas. Kujtdo që i është zënë ky roman, është dënuar me burg.
description
Por si njeri dhe intelektual, si atdhetar i paepur do të nisë dhe veprimtarinë tjetër - për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare, që do t'i kushtojë shumë: do ta ndërpresë krijimtarinë letrare dhe do të vuajë plot 28 vjet burg të rëndë nëpër kazamatet jugosllave. Tri herë do të arrestohet e do të dënohet nga pushtuesi: më 19 nëntor 1958, dënohet më pas me pesë vjet burg, më 8 qershor 1964, dënohet me pesëmbëdhjetë vjet burg dhe më 6 tetor 1975, arrestohet dhe më pas dënohet me pesëmbëdhjetë vjet burg, nga të cilët, pra, do t'i mbajë 28 vjet burg të rëndë. Kështu, Adem Demaçi në asnjë rrethanë nuk do ta pushojë veprimtarinë e tij politike e atdhetare, duke u cilësuar i veçantë për qëndresën e tij të jashtëzakonshme dhe duke u nderuar më pas me çmime e tituj të lartë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Një krijues i mprehtë

Që në krijimet e tij të para të botuara në shtypin e kohës, shihet se Adem Demaçi ishte një krijues i mprehtë, me prirje për të gjurmuar e për të zënë situata serioze deri te ato më groteske, të cilat do t'i latojë e do t'i ndërtojë dekada më vonë, në rrethana të ndryshme, por pa harruar asnjëherë zezonën e trishtimin e represionit ndaj popullit të tij.

Tri dekada ai do t'i ketë duart e lidhura nga pushtuesi, mirëpo për aq kohë do të arrijë ta shkruajë vetëm skeletin e njërës nga veprat më interesante që ka parë dritën vetëm tani, pothuajse disa dekada më vonë, drama "Politika dhe pushka", të cilën e ka shkruar dhe e ka nxjerrë jashtë grilave me ndihmën e kolegëve, bashkëvuajtësve, që nuk ishin të paktë asnjëherë.

Mirëpo, pas daljes nga burgu më 21 prill 1990, ai nuk do ta ndalë asnjëherë veprimtarinë e tij atdhetare, tashmë në rrethana të një terrori edhe më të shfrenuar të pushtuesit serb, por do ta zërë fillin e këputur para tri dekadash edhe në fushën e letërsisë e të publicistikës për të paraqitur artistikisht realitetin si asnjë krijues tjetër jo vetëm shqiptar. Këtë më së miri e dëshmon kompleti i veprave të tij, i cili është botuar në shqip, por shpresojmë se do të përkthehet edhe në gjuhë të tjera për ta njohur këtë realitet edhe të tjerët.

Dhjetë vepra

në një komplet

Në këtë komplet të veprave të Demaçit, që e ka botuar Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, janë përfshirë dhjetë vepra: një vëllim poetik, një tjetër me tregime, shtatë romane dhe një dramë – veprat "Fërkime", tregime, romanet "Gjarpinjtë e gjakut", Libër për Vet Mohimin", "Heli e Mimoza", "Nëna Shegë dhe pesë gocat", "Shkrumbnajë e dashuri", "Dashuria kuantike e Filanit" dhe "Arb Prometeu", drama "Politika dhe pushka" dhe vëllimi poetik "Tung, vargu im", në kuadër të të cilit është botuar edhe një punim i gjatë i akademikut Rexhep Qosja për veprimtarinë letrare e atdhetare të shkrimtarit Adem Demaçi.

Mbase më mirë e më qartë se në veprat e tjera, në romanin "Dashuria kuantike e Filanit" të Demaçit jepet realiteti i jetës së shqiptarëve nën ish-Jugosllavi e Serbi, pasqyrohet portreti sintetik i atdhetarit dinjitoz, që me çdo kusht synon lirinë, të drejtën për vetëvendosje. Pikërisht duke pasur parasysh këtë fakt dhe duke vlerësuar si njërën nga veprat më të mira të këtij shkrimtari, do të ndalemi për të analizuar disa aspekte që edhe veprën, edhe autorin i bëjnë karakteristikë edhe në letërsinë tonë, edhe në realitetin kombëtar.

Romani "Dashuria kuantike e Filanit" vjen në botën letrare si një krijim inventiv, që ka një bazë të theksuar dokumentare, si një perceptim i historisë dramatike të kësaj pjese të pushtuar të Shqipërisë, ndërtuar mbi një bazë simbolike sintetizuese të përjetimit të pushtimit dhe të diskriminimit kombëtar, politik e njerëzor. Ky roman, në aspektin teorik mund të radhitet në disa zhanre, mirëpo në radhë të parë mbase do të duhej cilësuar si roman politik e artistik, ku autori gjen një mënyrë karakteristike të rrëfimit, duke shpalosur rrugën e rëndë e me shumë sakrifica të figurës-personazh, që simbolizon jetën dhe përpjekjet e një populli për të dalë nga zgjedha e robërisë. Madje vetëm një herë kjo figurë-personazh në roman "shfaqet" me emrin Adem (f. 208), kurse tejetej veprës është Filani. Kësisoj, autori krijon një vepër origjinale, duke realizuar në mënyrë inventive "kalimin nga realiteti në trillim, nga objektiviteti në subjektivitet, nga materia gjuhësore në gjuhën e artit." (F. Dado). Nëpërmjet dimensionit semantik do të arrijë dimensionin metaforik, që artikulon në mënyrë dokumentare-artistike një zhvillim dinamik të proceseve historike për t'i përmbushur synimet me të cilat identifikohet figura-personazh dhe duke sintetizuar në mënyrë retrospektive një periudhë dramatike të terrorit e të gjenocidit serb.

Rrëfimi në vetën e parë ka mundësuar që më gjerësisht e më thellësisht të spikaten përjetimet e personazheve dhe historia e tyre jetësore. Ky fleksibilitet, që mundëson një formë e tillë rrëfimi dhe mundësia e gjerë që ka proza si mënyrë artistike e shprehjes, pastaj liria e kompozicionit, mundësia e përdorimit të lëndës joletrare, qëndrimi kritik ndaj realitetit, si dhe rrëfimi në vetën e parë, e bëjnë këtë roman autobiografik më të besueshëm dhe të veçantë, si një interpretim e ndërtim i figurës së autorit: gjuhës, kulturës, ideologjisë etj. (Zhan Tibodo)

Shkrimtari Demaçi ka arritur t'i shkrijë elementin politik dhe artistik nga një qasje dokumentare në një sintezë artistike imagjinare. Pra, nëpërmjet realitetit arrin të krijojë një fiksion artistik, që del në sfond si një betejë e gjatë, e cila ka vonuar shumë si e vërtetë, kurse pranimi i saj ka kushtuar lot e gjak. (Eko)

Nëntë letrat e romanit "Dashuria kuantike e Filanit"

Romani "Dashuria kuantike e Filanit" i Demaçit ka nëntë letra, përkatësisht nëntë kapituj dhe secili prej tyre ka një mëvetësi, që shkrihen në tërësinë e veprës në mënyrë organike. Mirëpo, edhe kapitujt kanë pjesë të mëvetësishme, që ndërlidhen me njëra-tjetrën, duke plotësuar çështjet që shtrohen në roman, përkatësisht në kapitujt përkatës. Pra, në veprën e artit pjesët përmbajnë një lloj të dyfishtë raportesh: të secilës me të tjerat dhe të secilës me të tërën, ku harmonia e pjesëve formon tërësinë, sepse e tëra i vë bazat unitetit të tyre. (Belo – sipas Ekos)

Lënda është mjaft e ngjeshur në këtë roman dhe i ka dhënë dorë autorit që në mënyrë të mëvetësishme të krijojë art jo duke paraqitur një botë të jashtme të veçantë, një materie të posaçme, por një formësim specifik të trajtimit të asaj lënde. Në këtë procedim është edhe toni eseistik, që i jep dinamikë e argumente rrëfimit artistik.

Janë "nëntë letra elektronike Dardhës", që i shquan koherenca, shprehja inventive dhe argumentuese, të cilat e bëjnë kureshtar receptuesin edhe si krijim, edhe si ngjarje, kurse atmosferën e mbajnë disi të mezipritshme. Është retrospektiva ajo që i shquan posaçërisht këto letra, e cila, nëpërmjet personazhit kryesor, artikulon synimet vetjake e të përgjithshme të botës së robëruar për një qytetërim të ëndërruar.

Këto letra shquajnë invencionin e autorit, përpjekjet e tij e të popullit, kompleksin historik dhe vendosmërinë për t'u përballur me pushtuesin. Filani është dhe një sintezë e atij bagazhi që bart mbi supe një lëvizje e tërë, por është dhe sintezë e përpjekjeve për liri të vashave e të djemve më të devotshëm të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Pikërisht Filani do të vuajë gati tridhjetë vjet burg në përpjekje për t'i bërë realitet synimet shekullore të popullit shqiptar, një ideal që sendërtohet pjesërisht viteve të fundit, por gjakohet përherë.

Në roman paraqitet në mënyrë simbolike një dashuri moshash të ndryshme, por që në realitet është një dashuri e përjetshme, një gjakim që ndihet në zemrën, në shpirtin e saj, siç thotë shkrimtari. Është meditimi ai që zgjedh autori për të drejtuar imagjinatën e tij, kuantin e tij në Univers (kuanti – përbërësi më i vogël i sasisë fizike që mund të ekzistojë pavarësisht, veçanërisht si sasi e fshehtë e rrezatimit elektromagnetik) si shqetësim krijues dhe jetik të një kohe kur të qenit shqiptar përkonte me të mosqenit, kurse, në anën tjetër, të gjithë ishin njerëz të lumtur, që jetonin dhe s"u pëlqente të vdisnin... (Eko).

Një mesazh i jashtëzakonshëm për lirinë

Janë portrete ekzemplare ca në këtë vepër që veprojnë si karaktere integruese, por dhe refuzuese në procesin e pandalshëm, që aktivizohen varësisht nga idetë, pikëpamjet dhe synimet e tyre. Janë këto karaktere që paraqiten në raport me mjedisin, me proceset shoqërore dhe gjithsesi me figurën-personazh.

Rjedha e rrëfimit ndërlidhet me ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore e këndej, duke nxjerrë në shesh veprimet e OZNA-s e të UDB-së, duke stigmatizuar qëndrimet e egra të pushtuesit, deri në një çast kur figura-personazh shpalos arsenalin e tij intelektual e kombëtar, duke numëruar një nga një krimet e trishtueshme e poshtëruese që i bëheshin popullit të tij. Këto tragjedi që kishin larë në gjak Drenicën, Tivarin, Ferizajn, Gjilanin, Shalën, "strelishtën" e Prishtinës, si dhe shpërngulja e tmerrshme për në Turqi, aksioni i armëve, largimi i nxënësve nga shkolla e shumë krime të tjera, sidomos copëtimi i tokave shqiptare, do të bëhen për figurën-personazh të tilla që – nëse nuk ia vlen të jetosh – ia vlen të paktën të vdesësh. (Eko). Mbase ky është lajtmotivi i romanit, ku ndërthuren diçka e pashpjegueshme për dikë dhe diçka shumë e qartë për një tjetër.

Romani "Dashuria kuantike e filanit" shquhet me procedimin dhe refleksionet tematike, që këtë prozë dokumentare e dallojnë në tërë letërsinë shqipe, si një metaforë për lirinë në përgjithësi dhe për lirinë e shqiptarit në veçanti. Vepra shquhet gjithashtu me prirjen moderne, me ndërtimin e figurës-personazh dhe të ngjarjes, që ndërthuren fuqishëm nëpërmjet rrëfimit si realitet dhe imazhit që ndërtohet në konceptimin real. Ndërtimi kompozicional në këtë roman qëndron jashtë skemave të rëndomta romanore, duke sjellë në letërsinë shqipe një vepër me tipare karakteristike, me drama që pasurojnë imazhin krijues dhe përçojnë mesazhe për të qëndruar vertikalisht, pavarësisht nga rrethanat, mundimet e sakrificat. Kjo vepër plotëson kërkesën e receptuesit për të njohur një botë shqetësimesh e peripecish nëpër të cilat ka kaluar populli ynë i pushtuar dhe vetë autori i romanit, shkrimtari i talentuar e atdhetari i paepur e fisnik, i cili për lirinë e atdheut nuk do të pushojë asnjëherë. Edhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës do të jetë pikërisht në ballë - përfaqësues politik i UÇK-së së lavdishme.

Vepra e Demaçit sjell një mesazh të jashtëzakonshëm për lirinë. Është dashuria më e madhe e më dinjitoze e njeriut, i cili me të gjithë qenien i përkushtohet atdheut dhe bëhet sinonim i lirisë, i asaj rruge të mundimshme, mbi të cilën bie vetëm dashuria. Në të vërtetë, vepra ngërthen një qasje moderne ndaj një përvoje të hidhur jetësore, e cila ndërtohet mbi filozofinë e qëndresës dhe dashurinë e njeriut për lirinë e atdheut.

Romani "Dashuria kuantike e Filanit" i Adem Demaçit shquhet jo vetëm për shkurtësinë e formës, por edhe për mprehtësinë e përmbajtjes, prandaj është një ekzemplar i veçantë i letërsisë shqipe, të cilën e pasuron si asnjë vepër tjetër. Kështu, është në natyrën e romanit bashkëkohor, që të kërkojë një lexim poetik: jo si paraqitje e një bote tjetër, por si ndërtim semantik (Dykro-Todorov). Ky gërshetim sheshon edhe mënyrën e transmetimit të rrëfimit dhe bartësin e atij tregimi, ndërsa pikërisht në këtë vepër shihet qartë rruga e përgjakshme, duke dalë nga një teatër e duke hyrë në një teatër tjetër, ku vërtet kujtesa ngatërrohet me ëndrrën.

“Shkrumbnajë e dashuri” – roman nga Adem Demaçi ( 2012, Prishtinë)

Reshat Sahitaj.jpg
Reshat Sahitaj ka lindur më 1952 në fshatin Sopijë të Therandës. Ka një veprimtari letrare, kulturore dhe atdhetare. Për shkaqe politike, autori qe i detyruar të largohej më 1979 nga Kosova dhe të vendosej në Belgjikë. Në Bruksel ndjek studimet e gjuhes frenge dhe diplomon në Ecole Superieur de l’Etat. Atje ishte ndër organizatorët e shumë demonstratave kundër terrorit serb në Kosovë. Me 1983 emërohet sekretar për marrëdhënie me jashtë në Komitetin e Mbrojtjës së të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me kryetar Enver Hadrin. Pas vrasjes së Enver Hadrit, vazhdon veprimtarinë politike në Byronë Informative të Republikës së Kosovës deri në përfundim të luftës në Kosovë. Ka dhënë një kontribut të çmuar në miratimin e të gjitha rezolutave për Kosovën në Paralmentin Europian që nga viti 1989 deri më 1998. Reshat Sahitaj ishte ndërmjetësues i kontaktëve të para diplomatike në mes të të gjithë personalitetëve kosovare në Parlamentin Europian, Senatin Belg, dhe NATO. Ne verën e 1998, në lokalet e OKB-së në Gjenevë, Reshat Sahitaj në bashkëpinim me zonjën Anne Marie –Lizin, arriti të organizon konferencë për shtyp të UÇK-së, ku mori pjesë edhe Bardhyl Mahmuti.(Flori Bruqi)


“Shkrumbnajë e dashuri” – roman nga
 Adem Demaçi ( 2012, Prishtinë)

STOICIZMI I FEMRES SHQIPTARE NË
 ROMANIN E ADEM DEMAÇIT

Nga Reshat Sahitaj



“Shkrumbnajë e dashuri”, është romani më i ri i romanisierit tonë të parë Adem Demaçit. Në këtë vepër autori Demaçi e trajton temën e ditëve të fundit të bombardimëve të NATO-s për të vazhduar më përjetimet e ditëve të pasluftës sonë.
Azemi një veprimtar i devotshëm i çeshtjës kombëtare që i takon brezit të thyer nga mosha, padashje bie në dashuri më Shegën një grua patriote burri i së cilës kishte vdekur si pasojë e torturave serbe vetëm disa muaj pas lirimit të tij nga burgu. Djali i Shegës një i burgosur poltik i posa liruar dashurohet në Mimozën vajzën e Azemit e cila poashtu është e brumosur me ide kombëtare.
Përsonazhe me karakteristika të veçanta
Romani “Shkrumbnajë e dashuri”, ndërtohet me personazhe tipike shqiptare të një periudhe në shuarje e sipër dhe të kohës bashkëkohore, të cilët kanë për mision përcjelljën e vlerave kombëtare tek gjeneratat e ardhshme.
Ciladoqoftë formë e shkruar e romanit, personazhet luajnë rol qëndror dhe konstituojnë gjeneratorin e rrëfimit. Përmes personazheve lexuesit kanë mundësi të vlerësojnë origjinalitetin dhe autenticitetin e ngjarjes.
Shega, heroina e romanit “Shkrumbnajë e dashuri”, paraqet stoicizmin e femrave shqiptare, të cilat në mënyrën e tyre ishin pjesë e kontributit për çlrimin e atdheut. Më 8 qershor të vitit 1999, vetëm katër ditë para çlrimit të Kosovës, Shega psiqikisht dhe fizikisht është e molisur, e lodhur, e dërmuar, por ende ka vullnet për ardhmëri. Eshtë e dërmuar nga torturat fizke që forcat serbe kanë ushtruar mbi të dhe në anëtarët më të dashur të famijës se saj. Janë përjetime të një populli të tërë, që janë bartur brez pas brezi e më në fund të përjetuara personalisht.




Adem Demaçi hyn thellë në brendësinë shpirtërore të Shegës, duke ia zbuluar fshehtësitë e saj shpirtërore përmes shikimit, qëndrimit, lëvizjeve dhe veprimëve të saj. Narratori i lë hapësirë lexuesit të kuptoj dhe vetë logjikojë se në çfarë gjendje shpirtërore janë personazhet e tij, siç mund të vërejmë në këtë përshkrim që ia bënë Shegës: “ Ajo jetonte në pritjen e tmerrshme, , me ethe në zemër e në bark. Ajo jetonte më shpirt të trazuar deri në pafundësi. Ajo edhe kur ishte bashkë me Mimozën, sikur nuk shihte gocën fare. Ajo ngulte vetëm shikimin në një pikë dhe ashtu qëndronte deri në ngacmimin e parë që vinte nga jashtë... “ (f. 14).
Eshtë një përshkrim me një mjeshtri të rrallë artistike ku personazhin e vetë, autori Adem Demaçi na e jep nga të gjitha këndët fizike dhe shpirtërore. Shega është në pritje, mirëpo pritja e saj nuk është pritje e zakonshme, nuk është pritje e një dëshire të kërkuar më parë e që duhet t’i plotësohet, por ajo është në pritje të diçkaje enigmatike që nuk varët prej saj. Eshtë pritje e tmerrshme që përgjigja e saj mund t’ia shkatërrojë të gjitha dëshirat dhe endrrat e saj. Eshtë pritje që i shkakton ankth që nuk e lë të qetë duke ia trazuar shpirtin skajshmërisht. Shikimi i saj i ngulur vetëm në një pikë është simptomë se Shega vuan nga çrregullimet e stresit post-traumatike, si pasojë e torturave sistematike të saj dhe familjës së saj, që forcat serbe kanë bërë mbi të dhe popullin e pafajshëm. Si mund të sherohet Shega nga çrregullimet e stresit post-traumatik ?! Për ta nxjerrur nga kjo situatë shumë komplekse, autori Adem Demaçi duket se ka lexuar literaturë të psikologëve të njohur botëror, andaj përsonazhën e tij paraprakisht e fut në relacione më Azemin. Shega një femër e sinqert dhe e dashuruar në Azemin, i rrefehet të fundit për ato që ka përejtuar nga serbet. Rrëfimi është terapia më e mirë për lehtësimin dhe sherimin e stresit post-trauamtik, e sidomos kur përballë është njeriu që dëgjon më kujdes çdo fjalë e fali. Azemi është i vetëdijshëm se të refuzonte dashurinë e saj, pas dhunimit të shumfishtë që ia kanë bërë ushtarët serbë, Shega do përfundonte në vetëvrasje. Pikërisht në çastin kur Shega mbyllet në dhomë dhe më ushkurin e saj përgatitët t’i jepë fund jetës , është Azemi i cili ia ofron dashurinë e tij.
Azemi është ai që sakrifikon vetën për interesin e përgjithshëm kombëtar dhe njerëzor. Kur Shega dëshiron të bëjë vetëvrasje Azemi për ta parandaluar vetëvrasjen ia fal zemrën e tij. Azemi është i qetë, i përvluar për çlirimin kombëtar, i guximshëm, trim, i paluhatshëm në vendimet e tij dhe në momentët e vështira të individit dhe popullit, është i gatshëm të flijojë vetën.
Mimoza dhe Heli janë pjesa e padukshme e ndërdijës së Azemit dhe Shegës. Janë hija e jetës së Azemit, të cilët amanetin e brezave të shkuar e tashëm, do ua pëercjellin gjeneratave të ardhshme. Janë e kaluarja dhe e ardhshmja, për të cilët jeta nuk ka asnjë kuptim pa dashuri dhe pa atdhe. Jeta e tyre në të kaluarën ishte e mbushur me aktivitete kombëtare e si pasojë Heli perjetoi burgosjen, torturat më bestiale, kurse në anën tjetër Mimoza të cilën paramilitarët serbë e dhunojnë të ahri i Haki Cakës.
Tabutema e shkoqitur nga penda e Demaiçit
Hera e parë që në letërsinë tonë pas Elvira Dones dhe Shefkije Islami, Adem Demaçi e trajton gjërësisht dhe mjeshtrisht temën e dhunimit të femrave shqiptare nga forcat policore-ushtarake dhe paramilitare serbe. Asnjë krijues tjetër ynë, nuk ka marrë guximin t’i qaset kësaj teme, për shkak se kjo temë është tepër e ndjeshme për burrat e martuar, për vajzat që do martoheshin, për djemtë e dashuruar, për fëmijët që do lindin, për... Eshtë temë që e prekë në moral një pjesë të madhe të popullsisë, e morali ndër shqiptarët është çeshtje e shenjtë. Mirëpo Adem Demaçi është krijues i lindur, i cili nuk iu është frikësuar vdekjës as në moshën e tij te re kur e botoi “Gjarpinjtë e gjakut”, as opinionit e thashethemëve primitive, sepse gjithnjë ka qenë në mbrotje të interesave dhe të drejtave kombëtare. Dhunimi i femrave shqiptare nga forcat serbe, është një gjë që ka ndodhur në forma herë grupore e herë individuale, mirëpo kjo temë është heshtur, është shuar nga vetë burrat dhe femrat shqiptare. Kudo në botë femrat e dhunuara nga ushtria e armikut trajtohen si viktima të luftës dhe gëzojnë tretman të veçantë për vuajtjet e sakrificën e tyre. Femrat tona të dhunuara, janë të detyrueshme të mos flasin për ato episiode të tmerrshme, duke i ndrydhur në vete sentimentët e torturave dhe dhunimeve më të ulëta që ushtria serbe kishte kryer mbi to.
Adem Demaçi është ai që do të merrë guximin t’u dali në ndihmë tërë femrave të dhunuara që ato nuk duhet të ndjehen të turpëruara, ato nuk duhet të kenë frikë se martesa dhe dashuria e tyre ka përfunduar qe nga ajo ditë kur serbet i dhunuan, sepse ato ishin të pafuqishme të rezistonin serbëve të armatosur.
Në “Shkrumbnajë e dashuri” , autori Adem Demaçi është krejt i hapur kur e trajton këtë temë të tmerrshme të dhunimeve. Ja siç e përshkruan njërin prej rastëve: “ Degjo! Ata, të katër me maska, vetëm më stërpiknin me një sprej dhe më paralizojnë. Pastaj ata menjëherë shnderrohen në gomarë me maska dhe që të katër nisin e gërvallën më të madhe duke rrahur barqet e tyre me matrakulat e zi, të gjatë e të trashë sa krahu.Kupton? Unë, ah unë!... E paralizuar nuk mund të kundërshtoj aspak... Vjen gomari i parë dhe ma.... Sisaj, kurvo arnautska! Sisaj... “ (faqe 59). Adem Demaçi këtë skenë tmerrshme e përshkruan më tërë urrejtje duke dashur që shqiptarët të mos i harrojnë ato që nënat tona përjetuan. I jep një theks të veçantë, që gjeneratat e ardhshme të mos verbohen duke shkruar për bashkim-vëllazërimin ende pa u sheruar plagët që janë të freskëta. I përshkruan situatat e tilla duke ua perçaur mesazhin liderëve poltikë të mos nënshkruajnë çdo gjë që u kerkohet, sepse borxh do u mbetemi atyre nënave të dhunuara, dejmëve e vashave të zhdukura, invalidëve të luftës pa strehë...
Shega e dashuruar në Azemin i rrëfen detalisht si kanë vepruar serbet më të. Madhështia e thurrjes se këtij romani dhe trajtimit të kësaj teme se ndjeshme qendron në atë, se Demaçi është ai i cili dhembjet e femrave shqiptare të dhunuara nga ushtria serbe, i përjeton në vete duke i klasifikuar këto femra si luftëtare të lirisë. Shega e dhunuar në sy të djalit të cilin policia serbe e lidhin për trupin e arrës, e pranon aktin barabr të forcave serbe, por djali nuk ka dëshirë ta pranojë se nëna iu është dhunuar para syve të tij.
Të mos shkruhet për ketë temë, është krim i dyfishtë që u bëhet femrave shqiptare. Të mos flitët për këtë temë si pjesë e rezistencës kundër armikut është vrasje e dyfishtë që ua bëjmë femrave tona. Adem Demaçi si gjithnjë është i pari që u vjen në ndihmë morale kësaj shtrese të femrave të cilat në vend se të ulin kokën, ato duhet të jenë krenare sepse çlirimi i Kosovës është edhe një pjesë e kontributit të tyre. Femrat e dhunuar nuk janë hiç më pak të vlefshme se sa një invalid i luftës. Ato duhet të trajtohen njëllojë si invalidet e luftës, sepse atyre nuk iu është plagosur një gjymtyrë, por edhe më rëndë- shpirti i tyre i plagosur për jetë.
Dashuria dhe atdhedashuria dy kuptime një qëllim
Në shikim të parë, tërë romanin e përshkon fryma e dashurisë që Shega ka për Azemin dhe Heli ndaj Mimozës, mirëpo kjo dashuri nga kuptimi i ngusht shkon duke u zgjëruar për të arritur atë më sublimën-atdhedashurinë. Mimoza dashurohet në Helin i cili fizikisht është gati i shëmtuar, por ka guxim dhe zemër të pastër kombëtare. Azemi ia dhuron dashurinë Shegës duke e flijuar vetëvetën sepse ajo ka dashuri për popullin e saj. Lidhja e këtyre dashurive është e lidhur ngushtë njëra më tjetrën aq sa nuk vie në dukje pamja fizike e shemtuar, sepse pamja fizike nuk është vlera, por është vetëm një mbështjellje e trupit. Shpirti i njeriut është ai që duhet vlerësuar thekëson Adem Demaçi, në romanin e tij më të ri “Shkrumbnajë e dashuri”. Mirëpo krijuesi ynë nuk ndalët më kaq, sepse dashuria pa atdhe nuk ka asnjë kuptim ngase ajo përdhunohet nga forcat e armikut kurdo që ata dëshirojnë dhe më cilëndo femër që atyre ua kënda.
Demaçi me vizion të njejtë të Viktor Hygos
Viktor Hygo në moshen pesëmbëdhjetëvjeçare fitoi vendin e parë në një konkurs, ishte shkrimtar i pakrahasueshëm, ishte politikan rebel, 20 vjet e larguan nga Franca, mirëpo ai tërë jetën e tij ia kushtoi shtresës së varfër të popullit francez e madje amaneti i tij ishte të mos varrosej në arkivol të shtrenjtë por në arkivole që varrosëshin të varfërit.
Adem Demaçi në moshën të re botoi romanin e parë, gati tridhjetë vjet bëri burg, ishte politikan rebel dhe qendron ende si i tillë, tërë veprat e tij ia kushtoi popullit shqiptar të robëruar që në fakt ishin dhe janë shtresa më e varfër e jonë.
Si në romanët tjera poashtu edhe në “Shkrumbnajë e dashuri”, Adem Demaçi mbetët një krijues i angazhuar. Nuk do shumë koncetrim që të deshifrohet personazhi i Azemit për t’u identifikuar më atë të Adem Demaçit. Figura e Azemit është vetë Demaçi i cili në këtë roman luan rolin e trefishtë: Narratori - Azemit –Adem Demaçi. Narratori sherbën si një ngacmues për të hapur tema, Azemi e kryen rolin e mesazhit të temës dhe e thotë atë që Adem Demaçi nuk dëshiron të thotë publikisht, ndërsa vetë Ademi është një vrojtues, rregullator dhe gjenerator i situatave të krijuara dhe ato që duhet krijuar në të ardhmën siç është bashkimi kombëtar. Mirëpo për të arritur deri të faza përfundimtare e luftës sonë Adem Demaçi këshillon: “ Dhe, dhe, për ta tejkalaur këtë pozicion të fundit , ne, urgjentisht duhet të pajisemi më dije të shëndoshë e të vertetë e jo me dije falso, në mënyrë që të ikim nga filozofia dhe vetëdija provinciale, dhe të aerrijmë e mundësive të pakufishme e shkallën e vetëdijes botërore...” (faqe 149).
Shkrumbnajë e dashuri” është edhe një margaritar që Adem Demaçi ia shtoi letërsisë sonë kombëtare, e cila do të vlerësohet ndoshta pas shumë dekadave, ngase ne shqiptarët nuk i vlerësojmë e nuk i adhurojmë gjenitë që jetojnë me ne, e për ne!

Nga MUDr.Jozef Vinar-Shqiptarët, gjuha, këngët…




Kombi shqiptar është një degë më vete indoevropiane, rrënjët e të cilit zënë fill nga ilirët e lashtë që banonin në hapësirën e gjerë përgjatë bregdetit Adriatik e Jon deri në Greqi, duke u shtrirë thellë në brendësi të vendit. Vetëm gjatë dyndjes së popujve shqiptarët u tkurrën në kufijtë që afërsisht përbëjnë Shqipërinë e sotme. Eshtë një vend malor me bjeshkë piktoreske e shkëmbinj të thepisur, tepër i vështirë për t'u arritur nga udhëtarët, kërkuesit e për t'u pushtuar nga ushtritë. Jashtë Shqipërisë jetojnë edhe shqiptarë të tjerë, të shpërndarë nëpër koloni, kryesisht në Greqi dhe në mbretërinë e dikurshme të Napolit. Gjithashtu një qendër e Zadarit, kryeqytetit dalmat, është e banuar me shqiptarë. Ata kombësinë e tyre e kanë ruajtur edhe në vende të huaja midis popullsisë autoktone, përgjatë shekujve të kaluar.
Nga Zadari, siç u përmend, kroatët këtë qendër e quajtën Arbanasi, italianët Borgo Erizzo, por që prej kohës së Republikës Venedikase ata ruajnë gjuhën e zakonet e tyre, ndonëse numërohet vetëm një grup prej rreth dymijë banorësh. Gjuha shqipe dallohet nga trajtat e saj jashtëzakonisht të shkurtra dhe koncize, por ka një numër të madh fjalësh njërrokëshe që të kujton disi anglishten. Ajo ndahet në dy dialekte: Ai i veriut ose ndryshe gegërishtja dhe ai jugor ose toskërishtja.
Kufijtë ndërmjet tyre i ndan lumi Shkumbin. Kolonitë shqiptare të Greqisë dhe Italisë flasin dialektin e jugut, ndërsa shqiptarët e Dalmacisë përdorin dialektin e veriut. Nga pikëpamja fonetike gjuha shqipe është shumë e pasur dhe njësoj si gjuhët sllave ka bashkëtingëllore të zbutura, por edhe zanore tingëlluese. Kjo pasuri fonetike shkakton parregullsi të theksuara në drejtshkrim. Banorët veten e quajnë shqiptarë (skyptar) dhe vendin e tyre e quajnë Shqipëri. Turqit i kanë quajtur arnautë. Shpirti luftarak dhe qëndresa kanë karakterizuar shqiptarët që nga koha e stërgjyshëve të tyre Ilirë. Vendi tepër malor ka qenë shkollë e mirë për kalitjen e karakterit të tyre. Por gjithsesi në histori kombi shqiptar ka luajtur një rol pasiv. Në kohën e vjetër, pas një qëndrese të ashpër iu nënshtrua romakëve; pas ndarjes së Perandorisë mbeti nën Bizantin. Në mesjetë zëvendësuan njëri-tjetrin pushtuesit serbë, bullgarë, normanë, venedikas, kur pjesën më të madhe të vendit apo pjesë të vogla i përfshinë nën zotërimet e tyre.
Ndërkohë shqiptarët u përpoqën të ruanin rendin fisnor si dhe principatat e vogla që nuk mundën të bashkoheshin në njësi të gjera politike. I vetmi burrë i aftë për një qëllim të tillë ishte heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Koha e shkurtër e jetës së tij si dhe lavdia e fitoreve e ngritën Shqipërinë menjëherë nga ndasitë e deri atëhershme dhe pasiviteti, në skenën e historisë botërore, duke u siguruar shqiptarëve një vend të nderuar në historinë evropiane. Vendet perëndimore do të ishin mirënjohëse për faktin se shqiptarët i ndaluan mësymjet turke pikërisht në kohën kur ato ishin më të furishmet.
Turqit osmanë u shfaqën në gadishullin Ballkanik në vitin 1367, nën sulltan Orhanin. U vendosën fillimisht në kryeqendrën Edrene (Adrionopol), fituan betejën e Kosovës në 1389 kundër perandorisë serbe dhe menjëherë u dukën në kufijtë e Shqipërisë. Princi Gjon Kastrioti me kryeqendrën e tij Krujën, në Shqipërinë e Veriut, i mundur, u detyrua t'i japë sulltan Muratit të katër djemtë e tij si pengje. Më i riu ndër ta ishte Gjergji. Nën robërinë turke së bashku me vëllezërit e tij u edukua me besimin muhamedan, duke marrë dhe emrin turk Iskander-beg e duke ruajtur më pas përgjithmonë formën Skënderbeg. Pasi Gjergjit i vdes i ati, Sulltani dërgoi në atë jetë edhe tre vëllezërit e tij, por Gjergjin e ruajti duke çmuar forcë shpirtërore dhe fizike të tij. Gjergji me zemër mbeti kristian, shfrytëzoi mundësitë e afruara për të përfituar nga arti luftarak turk dhe priti çastin e duhur për t'u hakmarrë dhe për të fituar lirinë. Dhe pas një pritjeje të gjatë, rasti i erdhi. Sulltan Murati i besoi një ushtri të madhe për të luftuar kundër Ukrumëve, udhëheqës i të cilëve ishte Janko Sibinsky, i njohur në këngët epike të sllavëve të jugut, si një figurë e shquar historike. Ndërkohë Gjergji u mor vesh me kundërshtarin, inskenoi humbjen e ushtrisë turke dhe mandej në tërheqje e detyroi vezirin të lëshonte një ferman, sipas të cilit komandanti i kështjellës së Krujës duhej t'ia dorëzonte pushtetin Skënderbeut. Me këtë manovër e çliroi qytetin nga robëria, i mohoi sulltanit besnikërinë, bashkoi popullin për t'u mbrojtur nga sulmet e turqve dhe luftoi e fitoi kundër tyre duke thyer ushtri numerikisht shumë më të mëdha.
Por është për të shënuar se në gjuhën shqipe janë ruajtur shumë pak kujtime për njërin nga strategët më të mëdhenj të kombit. Skënderbeu pati jehonën më të madhe ndër sllavët e jugut, kryesisht te shkrimtari kombëtar kroat Andrije Kocice Miosice, qënë librin e vet "Rogovor ugodni naroda slovinskoga" i kushtoi kapituj të tërë Skënderbeut, duke e quajtur si një hero sllav. Në librin e Vicenso Stratigo-it "Litteratura albanese" botohen në prozë italisht disa nga këngët shqiptare kushtuar Skënderbeut, origjinalin e të cilave nuk munda ta shtie në duar. Në gjithë këta shembuj Skënderbeu paraqitet si një djalë me forcë fizike të jashtëzakonshme. Thuhet se kur ishte ende fëmijë mundohej të nxirrte nga milli shpatën e të atit të varur në mur. Ndërmjet të tjerave ai u dallua në duele dhe beteja. Një ditë prej ditësh, siç e tregon gojëdhëna, Skënderbeu me shokë rrinte pranë një përroi të rrëmbyeshëm duke ngrënë mish gjuetie e duke pirë verë nëntëvjeçare të vjetër. Nga kodrat aty pranë u dëgjuan britma të forta. Heroi Milo Shini ishte ulur pranë Skënderbeut. Ky iu drejtua atij me këto fjalë: "Nisu vëlla atje lart në kodër të shohësh ç'janë këto britma. Nëse është ndonjë shtrëngatë kthehu tek unë, por nëse janë turqit eka merr më dhe mua të luftojmë bashkë.". Milo Shini u ngjit përpjetë dhe hasi ushtrinë turke. I vinte turp të thërriste Skënderbeun dhe iu drejtua vetes: "O krahët e mi të fuqishëm, nëse keni zemër hidhuni shpejt në luftë". Dhe një zë i brendshëm iu përgjigj: "Nëntë zemra mua më rrahin, nëntë armiq mund të vras". Pyeti shpatën e tij: "Shpata ime besnike, sa armiq mund të kositësh?" Shpata iu përgjigj: "Nëntë zemra mua më rrahin, nëntëqind armiq mund të kosit". Pastaj pyeti kalin e vet: "Kali im i dashur, sa mban zemra jote?" Kali i përgjigjet: "Nëntë zemra më trokasin, nëntëqind armiq mund të mund". Atëherë iu drejtua qiellit: "Zoti im dhe ti Shën Pal", bëri kryqin dhe fluturoi si skifter mbi një tufë pëllumbash. Ngado që shkonte armiqtë binin të vdekur deri sa arriti tek njëri që gjaku i kish mbuluar sytë. Ai ashtu nëpër tym nxori shpatën dhe e plagosi në sup. Në këtë çast Milo Shini njohu se kundërshtari ishte vëllai i tij i turqizuar. E përqafoi me dhembsuri dhe e shpuri te Skënderbeu që e priti me dashuri.
Ky libër tregon gjithashtu shkatërrimet që ndodhën pas vdekjes së heroit. Kur Skënderbeu ndjeu se jeta e tij po fikej, thirri pranë vetes djalin me të ëmën si dhe shumë princa shqiptarë, e u la amanet që pas vdekjes së tij ata të qëndronin të bashkuar, me dashuri dhe të ruanin gjithçka që u la trashëgim, të fituar me mund në shumë beteja. Djali duhej të merrte nënën dhe nëpërmjet detit të arrinte në mbretërinë e Napolit. Kur të rritej, të kthehej në Atdhe dhe të kujdesej për vendin. Duke vdekur heroi la si amanet gjithashtu që kalin e tij ta lidhnin në një qiparis në breg të detit, aty të ngulnin flamurin në tokë dhe të varnin armët në pemë. Kësisoj kur të frynte era kali të hingëllinte, flamuri të valvitej dhe mbi pemë të shndriste e të tundej shpata duke u kallur lemerinë turqve.
Këngët e Skënderbeut të përkthyera në këtë vëllim janë nga një përmbledhje e Skiroit dhe në tërësi nuk përmbajnë karakter të theksuar shqiptar. Mund të mendohet se në kohë të reja ndonjë rapsod i ka përpunuar dhe i ka përhapur ndër fqinjët sllavë. Me vdekjen e Skënderbeut mbaron heroike dhe zënë fill shekujt e robërisë. Njëri pas tjetrit qytetarët ranë në duar të turqve dhe vetëm disa krahina mbetën përkohësisht nën zotërimet venedikase. Shqiptarët u përpoqën herë pas here të shkundnin zgjedhën e huaj duke kërkuar edhe ndihmën e mbretërive kristiane perëndimore, por pa dobi. Kështu që një populli të varfër s'i mbeti gjë tjetër veçse t'i dorëzohej fatit ogurzi. Ndonjë nga fiset ruajti njëfarë autonomie duke u qeverisur sipas zakonesh të ngurta, por gjithsesi tërë vendi prej asaj kohe iu nënshtrua një rënieje kulturore aq sa pasojat e saj shfaqen deri në ditët tona. Një pjesë e rëndësishme e banorëve përqafoi fenë muhamedane dhe kësisoj krahas ndasive fisnore u shtuan dhe ndasitë fetare, pra pengesa të tjera për bashkimin e shqiptarëve. Nga shqiptarët e konvertuar turqit rekrutuan ushtarë të shkëlqyer, që aftësitë e tyre luftarake i treguan kudo në luftrat e mëpasme. Nga ana tjetër, shumë familje e lanë vendlindjen për të gjetur strehë në dhe të huaj, kryesisht në krahinat e Napolit dhe Venedikut.
Në fillim të shekullit të 19-të një tjetër burrë arriti të bashkojë një pjesë të madhe të Shqipërisë nën sundimin e tij kundër perandorisë osmane. Ky ishte Ali Pashë Tepelena, burrë jashtëzakonisht i guximshëm, ndërmarrës dhe luftëtar i shkëlqyer. Aliu ishte administrator i sanxhakut të Janinës. Qytetin seli të tij e ktheu në një kështjellë të fortë, zgjeroi pushtetin në Shqipërinë e Jugut dhe veproi si një sundimtar i pavarur. Nga luftrat që ndërmori kundër fiseve të pabindura, siç ishin Suljotët, u shqua për mizoritë që shkaktoi. Gjithsesi për kauzën e vet mundi të bënte për vete shqiptarët e të gjithë besimeve dhe kryengritjet e tij patën jehonë kombëtare, ndonëse bëhej fjalë vetëm për interesat e tij të ngushta. Aliu vetë ishte muhamedan, por gruaja e tij më e dashur Vasiliqia ishte kristiane. Ajo ia doli që Aliu t'i zbuste marrëdhëniet me kristianët, të cilët ndaj tij treguan përulje dhe devotshmëri. Sulltani i preokupuar me probleme dhe përparësi të tjera nuk mundi për një kohë të gjatë të shkatërronte këtë vezir të pabindur. Vetëm në vitin 1820 Janina ra pas një qëndrese heroike e pas dy vitesh rrethimi, Ali Pasha, 82-vjeçar ra në duart e armiqve, të cilët e masakruan. Në poezinë botërore ka shumë këngë për Ali Pashën, por meritën më të madhe e ka Lord Bajroni, i cili në kohën e famës së vezirit e vizitoi dhe në këngën e dytë të Çald Haroldit e përjetësoi. Bajroni i pasionuar pas popujve liridashës u bë zëdhënës i tyre dhe mbetet mik i madh i shqiptarëve. Kryengritja e Ali Pashës mbaroi e pati një epilog të hidhur dhe koha që i pruri lirinë kombit grek, për shqiptarët nuk qe pjellore. Pushteti turk, nëpërmjet një administrate të rreptë i shtypte ata akoma më tepër. Nuk është qëllimi im të shpalos këtu historinë politike të Shqipërisë, por e quajta të domosdoshme të renditja shkurt disa të dhëna për t'u kuptuar më mirë kjo përmbledhje këngësh të këtij vëllimi. Këngët shqiptare veçmas këngët me sfond historik janë të zymta dhe melankolike. Kjo ndodh natyrisht tek një popull që nuk ka qenë i lirë dhe që i kanë munguar gjithë kushtet e zhvillimit. Prandaj në këto këngë ndeshemi me një pasha katil, i cili erdhi me urdhër të sulltanit të vrasë e të presë, që premtonte fusha e male, por që s'mbante asnjë premtim. Në këta tinguj shfaqet shpirti i vërtetë i popullit shqiptar, i cili e do dhe e ëndërron lirinë duke shtrënguar grushtat e duke kërcitur dhëmbët. Këngët kombëtare shqiptare janë epike dhe lirike. Në poezinë epike mbizotëron balada; vjershat janë përgjithësisht katër vargëshe, disa edhe pa rimë, siç ndodh më tepër në këngët e vjetra. Në kohë të mëvonshme shfaqen rima të çrregullta ose rimohet tërë poezia. Karakteristikë e poezisë shqiptare është konciziteti që ndohmohet të shumtën nga fjalët njërrokëshe. Çdo përkthyes, për këtë arsye, ndeshet me shumë vështirësi, sidomos kur përpiqet të ruajë në të njëjtën masë origjinalin. Gjaku, vrasjet, hakmarrja, hanxhari, pushka, litari janë lajtmotivet e këtyre këngëve. Jeta e njeriut ndër popujt primitivë nuk ka të njëjtën çmim si ndër popujt me kulturë të zhvilluar. Gjaku kërkon sërish gjak, sepse kështu e do zakoni i gjakmarrjes. Gjakmarrja është një kanun i ashpër. Në vendet ku pushteti gjyqësor është i pafuqishëm nga kriminelët, çdokush është i detyruar të vetëmbrohet e të vuajë dhimbjet e padrejtësive. Tek shqiptarët vërejmë katër koncepte drejtësie që reflektohen në poezinë kombëtare; ato janë: gjakmarrja, shenjtëria e fjalës së dhënë, lidhja e shenjtë e fisit dhe mikpritja. Te gjakmarrja rregullat e saj janë përcaktuar imtësisht në një kanun të vjetër drejtësie. Kush vret një njeri, të afërmit e tij janë të detyruar të marrin gjakun. Shqiptarët kësaj i thonë "rënia në gjak". Të afërmit e viktimës janë të detyruar të vrasin vrasësin ose një nga të afërmit e tij. Sa më i afërt të jetë hasmi me vrasësin aq më e madhe është shprehja e kënaqësisë së hakmarrjes. Vetëm në raste të veçanta, nga ndërhyrjet e organeve shtetërore apo pajtimet e misionarëve mund të falet gjaku, por fajtori për këtë duhet të paguajë një kuotë parash. Shqiptari edhe mund të falë kur i është vrarë babai, vëllai apo djali, por kurrë nuk lejon dhe nuk të fal asnjëherë kur i vret mikun që ka bujtur në strehën e tij. Mikpritja qëndron më lart se gjakmarrja. Kjo e fundit zbatohet sipas rastit, mundësisht sa më shpejt dhe ndonjëherë edhe pas vitesh. Kanë ndodhur shembuj ku ai që kishte për detyrë të hakmerrej të lëngonte në shtratin e vdekjes. Në një rast të tillë pranë i qëndron një misionar për ta verifikuar e pyetur të sëmurin. Nëse ai sa është gjallë pohon se e fal gjakun, atëherë atë e kërcënon ferri dhe fati se do të varroset jashtë mue të varrezave dhe kjo për shqiptarin është gjëmë e rëndë. I sëmuri mbetet gjatë në mëdyshje, por më ne fund vendos: "Dëgjoni, nëse vdes atëherë e kam falur, por nëse mbetem gjallë do e vras". Sipas statistikave të shpallura në vitin 1909, misionarët arritën të pajtojnë 42 raste, që përndryshe do të mbaronin në gjakmarrje. Shembuj të tillë dëshmojnë qartë për sakrificat e misionarëve, por njëherësh edhe për numrin e madh të atyre që gjatë vitit bien viktima të gjakmarrjes. (Sipas E. D. Cozzi, La vendetta del sangue nelle mantagne dell Alta Albania-Anthropos, V.1910).
Ndryshe nga ky mospajtim, në anën tjetër ndeshim fjalë paqeje në të ashtuquajturën "Besën e shqiptarit". Fjala e dhënë është kaq e shenjtë saqë shqiptari kurrë nuk e shkel. Në baladën për Garantinën burri jep fjalën, por papritur vdes. Atëherë siç tregon balada, ai do të ngrihet edhe nga varri për të mbajtur fjalën e dhënë. Tema e kësaj balade qarkullon nëpër botë si tregim për të vdekurit, që pas vdekjes ngrihen e vinë të takojnë të dashurit apo motrat e tyre. Tek ne ky motiv ndodhet në poezinë popullore dhe artistikisht në këmishët e dasmës së Erbenit. Pra në këtë këngë shqiptare vëllai vjen për të motrën, që veç të tjerash është dëshmi se tek shqiptarët lidhja e gjakut çmohet më lart se sa lidhjet e dashurisë. Tepër shqiptare janë elegjitë e shkurta, rreth njëzet vjersha, shprehje ngjarjesh të trishtuara të shqiptarëve dhe të ngjashme me to janë dhe këngët e vajtimit ndaj të vdekurve. Interesante janë epitetet dhe krahasimet. Burri trim dhe luftëtar krahasohet me shqiponjën, korbin, skifterin, ndërsa gruaja me pëllumbeshën, dallëndyshen, thëllëzën. Gjithashtu kënga e quan burrin gjarpër që pret t'i hidhet armikut. Plaku, që për urtësinë zë vendin e nderit në radhë, krahasohet si dash me këmborë. Mbi varr të burrave bleron një qiparis i hollë, mbi varrin e grave rritet hardhia që lehtë-lehtë rrethon qiparisin. Shpirti i të vdekurit përfytyrohet si një zog i zi në varr që klith për dashurinë. Por poezia kombëtare shqiptare nuk mbart vetëm tinguj të trishtuar. Kudo në botë këmbehet nata me ditën, dimri me verën, vjen pranvera dhe bashkë me të dhe jeta e gëzuar shqiptare. Po ashtu njeriu shqiptarë di të këndojë për dashurinë, për manushaqet, trëndafilat dhe bilbilat. Trëndafili dhe bilbili janë motive të preferuara të këngëve orientale. Turqit këndojnë për ta në variante të shumta dhe, siç duket shqiptarët duhet të kenë marrë prej tyre këto simbole, duke përvetësuar edhe emërimet për trëndafilat (gjul) dhe bilbilin (bulbul).
Për të plotësuar kuadrin në fund do të përmend edhe disa fjalë mbi botimet letrare shqiptare. Historia e tyre, siç lehtësisht mund të përfytyrohet është shumë e pakët. Para pushtetit turk letërsia nuk ishte e zhvilluar dhe ndër sundimin e tyre shqiptarët u ndalën dhe u vonuan njësoj si dhe popuj të tjerë. Përpjekjet të cilat lartësonin gjuhën dhe përmes saj edukimin e njerëzve, nuk ndodhen në Shqipëri, por në dhe të huaj, kryesisht në Itali. Librat e parë shqip janë botime të misionarëve, të Kongregacionit De Propaganda Fidei në Romë. Dëshmitë e para letrare vinë nga shekulli i 17-të. Në vend të parë sipas radhës është puna për fjalorin e fratit Frang Bardhi latinisht-shqip që doli në vitin 1635. I dyti është katekizma shqip, përkthyer nga Pjetër Budi i vitit 1685. Në shek. 17 jetoi dhe një shqiptar i arsimuar Pjetër Bogdani, peshkop i Shkupit, autor i shumë veprave religjioze të shkruara italisht dhe shqip, botuar në vitin 1691. Nga shkrimtarët e mëvonshëm të gramatikës mund të përmend gramatikën e përgjithshme të Francesco Maria Da Leçe (Romë 1716) dhe librin e D. Kamardes "Saggio di gramatologia comparata della lingua albanese" (Prato 1866). Një përmbledhje e bukur këngësh popullore si shtojcë më vete të kësaj gramatike fatmirësisht më ra në dorë në punë e sipër. Ndër shkrimtarët e vjetër shqiptarë qëndron më lart Jul Variboba, i lindur në San Giorgio Albanese në Italinë e Jugut. Nga ai ruhet shkrimi i bukur poetik "Jeta e Shën Mërisë", që sipas përmbajtjes dhe formës mund të barazohet me "Kopshtin Marian" të Zejer-it. Nga poetët e shek.19-të mund të përmend Santorin, që shkruante italisht dhe shqip dhe u përpoq të krijonte edhe drama shqiptare. Emra të tjerë poetësh janë Gabriel Dara, Luigj Patrasi, i cili përktheu në shqip këngën e parë të Çald Haroldit. Emër tjetër është ai i Josef Serembes, emigrant amerikan, që si dhe shumë të tjerë shkruante shqip dhe vllahisht. Por ndër shqiptarët e Italisë mbi gjithë të tjerët shfaqet Jeronim De Rada, poet, historian, organizator dhe gazetar (1813-1903). Si i ri 18-vjeçar udhëtoi nëpër kolonitë shqiptare të Italisë, ku mblodhi shumë këngë folklorike nga ato treva. I frymëzuar prej tyre krijoi veprën e tij poetike "Milosao", për të cilën u quajt "Mekfersoni shqiptar". Përveç saj shkroi edhe shumë poema e poezi në vargje dhe një dramë në italisht. Me nismën e tij më 1895 në Carignana të Kalabrisë u mblodh një kongres që përfaqësonte gjithë viset e banuara nga shqiptarët në Itali. Si rrjedhojë e këtij Kongresi u themelua Shoqata Kombëtare Shqiptare, që përcaktoi si detyrë themelore përhapjen e njohurive shkencore në shoqërinë shqiptare dhe mbajtjen gjallë të marrëdhënieve ndërmjet kolonive dhe atdheut amë. gjithë kjo letërsi e cituar shkurt doli në dritë në Itali. Një emër i veçantë është Nesim Bej Përmeti nga Shqipëria, këngëtar pasionant lirik. Një tjetër shqiptar nga Turqia është Pashko Vasa. Në vitet e fundit në plan të parë shfaqet një talent premtues, poeti Gjergj Fishta, frat françeskan nga Shkodra. Në vitin 1904 u bë shpejt i njohur me këngët epike "Lahuta e Malcisë", që evokon luftrat e shqiptarëve pas vitit 1878 pas Kongresit të Berlinit. Dallohet gjithashtu në lirikë dhe satirë "Pikat e vesës", Anzat e Parnasit, 1907. Vitin e kaluar në kolegjin shkodran u shfaq drama e tij "Shën Francesku". Shkrimet epike karakterizohen nga shpirti popullor ndaj dhe flitet se ato kanë gjetur jehonë dhe janë përhapur në mbarë krahinat e vendit dhe se brezat e rinj i kanë mësuar përmendësh. Thuhet gjithashtu se ato kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe formimin e një uniteti shpirtëror. Një nga pengesat e zhvillimit të letërsisë shqiptare mbetet gjithmonë mungesa e një gjuhe letrare të njësuar. Ndonjëri nga shkrimtarët e përmendur më lart shkruan me germa latine, të tjerë me alfabetin grek, duke vështirësuar shprehjet tipike shqipe që nuk shfaqen as në latinisht e as në greqisht. Ndër aspiratat për të njehsuar gjuhën ndoshta do të ndihmojnë përpjekjet që u ndërmorën tre vjet më parë. Në vitin 1898 u krijua shoqëria letrare "Bashkimi", e cila filloi të botojë libra dhe revista në dialektin shkodran mbi bazë drejtshkrimi të mirë dhe praktik. Administrata turke së fundmi i lejoi më 1908 këto përpjekje dhe shumë shpejt (më 14 nëntor) shoqëria e përmendur mblodhi një kongres në Manastir. Kongresi ishte ngjarje e rëndësishme, sepse këtu u takuan për herë të parë përfaqësuesit e të dy dialekteve dhe të tre besimeve. President ishte Gjergj Fishta, i cili mundi t'i mbledhë së bashku për të vendosur alfabetin shqip mbi germat latine dhe jo ato turke, siç e kërkonin turqit.
Duke përkthyer nga gjuha shqipe kam dashur të ruaj sa më shumë vargjet dhe rimën (ndonjëherë dhe asonancat) dhe gjithë shprehjet dhe karakterin e origjinalit. Pas një pune disavjeçare po i jap lexuesit këtë vëllim, që fillimisht paraqiste vështirësi të shumta për shkak të mungesës së burimeve të plota. Së fundmi, dua të falënderoj mësuesin tim të dikurshëm P. Pashko Bardhi, rektor i kolegjit në Shkodër, Zvonimir Kiriginov, zv.rektor i Seminarit Zmajevice në Zadar, për mirësinë që patën duke më huajtur literaturë, si dhe zotin Giuseppe Schiro, profesor në Institutin Oriental të Napolit. Por mirënjohjen më të thellë dua t'ia shpreh profesor dr. Jan Urban Jarnik-ut, njohës i gjuhës shqipe, për këshillat e vlefshme dhe ndihmesën për realizimin e kësaj vepre.
*Përktheu nga origjinali Ksenofon Dilo. Botuar në vitin 1911

Shqiptarët para grekëve





Në vitin 1877 filologu i shquar francez Louis Benloew shkrujati një vepër që tronditi rangjet shkencore e historike. Ky
libër i titulluar “Greqia përpara grekëve” sapo është sjellë në shqip përmes botimeve “Plejad”. Benloew, na intrigon që në krye të librit, ndërsa shkruan: “Duke filluar punën time, kam besuar se trajtoj thjesht një çështje gjuhësore dhe etnografike, gjithashtu më duket se kam prekur edhe një çështje të qenësishme, madje drithëruese, një çështje kombësie. Dhe çfarë kombësie! Kombësia më e vjetër e kontinentit tonë, së bashku me atë të Baskëve”. Benloew flet pwr kombin shqiptar.
“Greqia përpara grekëve” është një studim linguistik dhe etnografik i shkruar përpara një shekulli. Autorë të shumtë të huaj e kanë trajtuar çështjen pellazge dhe shqiptare dhe njëkohësisht kanë komunikuar midis tyre, por edhe me intelektualët shqiptarë të kohës, kudo që ata ndodheshin nëpër botë si andej edhe këtej Adriatikut.
Benloew shkruan: “prej shumë vitesh kam besuar se në një numër emrash gjeografikë dhe historikë apo parahistorikë të Greqisë së lashtë, kam hasur tregues të një popullsie zanafillore më të hershme se Helenët. Një ditë, ndërsa shihja fjalorin e shqipes të Xylanderit hamendësimet e mia, sipas mendimit tim, arritën një farë shkalle gjase, për të mos thënë edhe më shumë. Gjuha shqipe dukej se i jepte kuptim disa emrave të përveçëm, të cilët nëpërmjet rrugësh të tjera ishin të pashpjegueshëm, të tillë si Male, Pilos, Andani, Olimpi”. Sipas tij pista që mendonte se kishte zbuluar, kishte qenë ndjekur edhe nga të tjerë dhe se një ndihmë të madhe i dha Dora d`Istria, duke e njoftuar për punimet e bashkatdhetarëve të saj, me vendbanim në Itali, të shoqërurar me këshillat, të dhënat, botimet filologjike dhe historike si dhe broshurat e të gjitha llojeve. Gjithashtu arriti të njihej edhe me gramatologjinë shqipe të Demetrio Camardas, të gramatikës së De Radës dhe të shkrimeve të Vincenzo Dorsa.
Mendimi i autorit është se tashmë kishte ardhur momenti për të sakatosurit e historisë, për të harruarit e familjes së madhe europiane, për t‘i bërë të ditura ankesat e tyre, për të vlerësuar meritat e tyre në interes dhe madje për mirënjohje nga popujt e qytetëruar, se duhej admiruar forca e gjakut të fisit që triumfon edhe mbi urrejtjet fetare dhe jep mësime tolerance për të gjithë anëtarët e të njëjtës racë.
Idenë qendrore të këtij libri apo boshtin i tij, autori e paraqit qartë dhe me prova nëpërmjet thënies: “Sot ka dalë sheshit se në një epokë që nuk mbahet mend, Greqia nuk ka qenë e banuar nga grekët; kur këta të fundit depërtuan në vendin, të cilin ata duhej ta paraqisnin me emrin e tyre, ky vend nuk ka qenë shkretinë. Në tokën e Greqisë ka gjurmë të shumta të një qytetërimi më të hershëm në kohë sesa qytetërimi i grekëve. Stralli, veglat dhe sëpatat e një formë krejt zanafillore, të cilat gjenden aty me shumicë e provojnë këtë, ndërkohë që Grekët nuk kanë pasur asnjë kujtim të zanafillës së tyre dhe se në periudhën më të bukur të historisë së tyre ata nuk ngurruan që ta shpallin veten autoktonë.
Autori shprehet se grekët ishin të tretët në rradhë, të mbërritën në këtë tokë dhe se emrat e vendeve, maleve, lumenjve, personazheve legjendarë, të cilët nuk shpjegohen nëpërmjet mitologjisë greke dhe që duket se bëjnë pjesë në fjalorin e një idiome të huaj. Shumë nga këto qytete u përkisnin Pellazgëve, Lelegëve, Kaukonëve dhe Dardanëve. Deri më sot një gjuhë e vetme duket se arrin të na i bëjë të kuptueshëm emrat e këtyre viseve: kjo është gjuha shqipe. Prandaj autori i veprës është i prirur të mbështesë tezën se shqiptarët e ditëve të sotme janë pasardhësit e popullsive, të cilat përpara mbërritjes së grekëve, zinin viset që shtrihen nga deti Adriatik deri në Halis


La Gr Ce Avant Les Grecs: Tude Linguistique & Ethnographique: P Lasges, L L Ges, S Mites & Ioniens [French][Paperback]



Eqrem BASHA "LAKORJA E IK 'SIT"


Ismet ALIU


Romani “Lakorja eik’sit” është vepër e veçantë në letrat shqipe për shumëçka, por në radhë të parë si tematikë dhe si realizim estetik, në të cilën autori arrin mjeshtërishtë të na ofrojë tekstin për heshtjen si fenomen që na shfaqet së paku në trirrafshe. Një: si heshtje, dhembje e vetmi, ndrydhje shpirtërore dhe botë metafizike e individit që ikë nga realiteti, dy: si gjenezë, si fenomen mitik që mbase do të jetë ngjizur dhe përhapur përmes murgjve e dervishëve, tre: si urtësi, refuzim, por edhe si snobizëm e sëmundje e moçme, që personazhi do të na e sjell përmes rrëfimeve të babait dhe në rrafshin e përmasës më të gjerë përmes një lëvizjeje, e cila do të quhet lëvizja e heshtakëve.
Narratori igjithdijshëm në roman është edhe kryeprotagonist që thellësitë e rrëfimit do t’i shpalosë kryesisht në veten e parë dhe vazhdimisht do të shfaqet tekst/konteksti, interrtekstualiteti, dhe figura, gërmimi i ndërdijes dhe poetika e të folurit të ftohtë e indiferent që tekstin mbi heshtjen e bëjnë të rëndë dhe torturues që kërkon lexim të vëmendshëm.
Shumëçka në këtë prozë të kujton Beccket-in, i cili do të donte të shkruante një vepër pa tekst. Shkrimtari është nisur nga ky parim. Teksti i tij romanor flet për njeriun që hesht, ndërkaq dikush e thotë tekstin mbi heshtjen, e ai, është autori, narrator i gjithëdijshëm, por është edhe heshtaku dhe ndonjëherë zhduken që të dy në mjegullën e thellësive narrative: atëherë, kush rrëfen!?

Romani fillon menjë paratekst (kurziv) të titulluar o prelud që vlen si hyrje për tekstin që kap hapësirën tekstore deri te pjesa tjetër oo interlud e që e përgatit lexuesin për një tekst të dendur intertekstual; pra një tekst që në brendësi ka shtresa e dimensione të shumta e të thella estetike, ndërkaq në fund, ka tekstin përmbyllës si pastekst me titull ooo postlud. I pari dhe i fundi tkrijojnë një tërësi ku personazhi errësirën e sheh përmes imagjinatës e trillit, ndërkaq në fund e puth atë errësirë të ftohtë, në të cilën “nuk ka grimca, nuk ka pluhur. Çdo gjë është e pastër dhe sterile. Nuk ka zemër që rreh. Nuk ka jetë” (f. 140) që kishte zgjatur deri në infinit. Këto tri paratekste, me që kemi të bëjmë me prozë të dendur e të rëndë mbi heshtjen e absurdin, metafizikën dhe abstraksionin poetik, lexuesin e shmangin nga dezorientimi.
Proza romanore e Bashës nuk ndjek linja e struktura standarde narrative, nuk ndjek sterotipe kompozicionale dhe nuk ndjek sterotipet e teknikave të rrëfimit, por mishërohet me prozën romanore të avancuar evropiane të shkollave dhe poetikave kuptimesh të shumta, ku në këtë rast teksti fiton peshën dhe vulën e prozës romanore të veçantë që mund të quhet bashiane.Në romanin Lakorja e ik’ sit modernia, postmodernia, përroi vërshues i ndërdijës, diskurset e shumta si dhe realizimi i një teksti me nëntekst të fuqishëm mbi heshtjen si fenomen, mbi heshtjen si mit dhe mbi dimensionin dhe përmasat e heshtjes si koncept filozofik të dhëna përmes fiksionit të pastër i japin veprës peshë të veçantë
Në pjesën ku autori përmes një poetike narrative flet mbi lëvizjen e të heshturve, të cilët dërgojnë letra e mesazhe pa tekst, të cilët kanë radiostacionin Ekrani i bardhë, gazeta që s’ thotë gjë, të cilët dërgojnë sinjale në telefon, kemi të bëjmë me një imagjinatë dhe mitizim, ku rrjedhim/veprimi merr përmasa metafizike. Kjo pjesë ta kujton kapitullin Procesi i të verbërve të Sabato-s nga romani “Mbi heronjtë dhe varrezat” Këtus’ është fjala për ngjashmëri/analogji, por për hulumtum autorial, këmbëngulës e imagjinativ, ku shkrimtarët e mëdhenj sjellin tablo të papara surrealiste e metafizike që në thelb gjithnjë e kanë vlerën estetike.
Basha, arrin të na dhurojë një vepër romanore që i mungon letërsisë shqipe si temë po se po, por edhe si procede, sepse ai, krijon një tekst me mesazh të fuqishëm nga një fiksion dhe nga një hulumtim obsesiv që gërmon në shtresat më të thella të absurdit dhe prej andej nxjerr lëndën si tekst dhe estetikë.
Romani në qendër ka heshtjen dhe situatat narrative që e bëjnë tekstin të rëndë Nganjëherë të bëhet se mungon heroi: Heshtaku, mungon edhe vetë teksti, fjalët, mungon narratori, mungon gjithçka dhe vetë mungesa e gjithçkaje e krijon tekstin surreal mbi vetminë, mbi heshtjen që s’ flet, dhe s’flet, sepse përmes heshtjes heroi do t’ i arrijë ato që s’ arrihen me fjalë, dhe pikërisht këtu del ideja e Beccket-it: Krijimi i Tekst pa tekst;dhe, pikërisht këtë e arrin Basha me romanin “Lakorja e ik’sit” që qysh nëtitull paralajmëron kryqëzimin e tekstit me nëntekst dhe ligjëratën e diskurseve të shumta si dhe esencat polidimensionale narrative e dramatike.
Shkrimtari i vetëdijshëm se mbi vetminë si fenomen janë shkruar vepra, janë bërë filma, piktura, me një fjalë të gjitha artet e kanë përimtuar vetminë, ai zbret në unin e heshtjes dhe i jep një dimension të ri filozofik dhe ideoestetik vetmisë.
Që në titull të romanit Lakorja e ik’sit Basha paralajmëron lexuesin për një tekst figuracional e kuptimesh të shumta estetike.Lakorja: vijë harkore e thyer, e përkulur ose shmangie, lak, kthesë, devijim, ikje e ik’sit, e anonimusit, hiçit, i cili përmes heshtjes ndërton harresën, madje edhe të vetë ekzistencës së tij, dhe prek fundin e pashmangshëm që në agoni e kupton se kishte qenë një zbrazëti, që pas vuajtjesh po derdhej në një zbrazëti tjetër të tejjetës. Një perspektivë e panjohur për ik’sin anonimusin. Për kryeprotagonistin e romanit Lakorja eik’sit as që kishte pasur perspektivë dhe e gjithë kjo të kujton shkretëtirën e një flete të bardhë që shtrihet nga zanafilla deri në marramenth/çmenduri dhe ku i gjithë teksti duhet të trillohet dhe pamjet e mesazhi të na jepen përmes heshtjes si figurë fiksionale dhe funksionale.
Proza e Bashës, s’ ka dilemë, është prozë e thellë dhe prozë model, në të cilën modelohen idetë fiksionale dhe esencat funksionale, kështuqë duke pasur këto atribute ky lloj teksti kërkon edhe lexuesin model, (U. Eco) sepse i gjithë teksti do lexim të dyfishtë e ka momente edhe kur kërkohet lexim i shumëfishtë. Në romanin Lakorja e ik’sit vetë gjuha është thelbi i estetizmit, ndërkaq figura si mjet i saj ndërton intertekstualitetin narrativ, tekstin polidimensional romanor dhe poetik si këtu: (“Mendoje – një situatë dhe një gojë memece. Mbyll sytë dhe errëso perspektivën në dritaren e peizazhit të munguar. Zhytu në ëndërr apo në imagjinatën e asaj që mund të jetë, mund të ketë qenë... dhe hapi sytë... dhe hapi sërish të shohësh në thellësinë e zbrazëtisë.) që tregon se shkrimtari krijon tekst me dinamikë poetike


KOHA/HAPËSIRA, PERSONAZHI NË ROMAN

Koha në prozën romanore Lakorja e ik’sit është irracionale, ndërkaq hapësira ku lënda tematik krijon peshën dhe rrjedhën e veprimit është fiksionale. Koha irracionale na shfaqet si kategori filozofike, ku brenda tekstit kryesisht rrjedha përshkon perspektiven, lëvizjen e personazhit dhe atë nga perspektiva e Zotit (termë që njihet në artin oriental) që dmth protagonisti shihet i vogël nga lartësia, pozitë të cilën ai e ka gjakuar gjithmonë derisa futet në perspektiven e panjohur të tejjetës. Shpesh në një kohë imagjinatave brenda unit të personazhit ndodhin situata e veprime që vinë si imazhe dhe pamje konkrete e zbrazën potershëm brenda tij, por ai nuk i kap, sepse ndjen vetëm një bzzzzzzz të mizës dhe kështu brenda unit të tij edhe koha edhe hapësira janë destrukcion.
Personazhit herë-herë i vishen atribute të heroit ideografik. Heshtja e tij e ngritur në simbol dhe kuptime metaforike, ka vazhdimisht pasojën që është më e kapshme, ndërkaq shkakun si ndërtekst që na mundëson rrethin referencial të hamendësimeve deri në fundtë librit ku në një frazë (“Nuk ke shpëtuar, jo! Ne po kthehemi, edhe më mizorë, kemi ende punë për të bërë! Ç’ kujtove aq lehtë ikim?” f.136) të vetme shkrimtari ç’nyjëton absurditetin dhe konfuzionin mbi heshtjen, por duke e lënë hapur portën e shumëkuptimshtresimitekstor, ku si shkak relevant mund të jetë diktatura, rrethi, fobia,divergjencat intelektuale etj.
Për personazhin, anonimusin pa emër, që do të emërohet me nofkën Heshtak, ndërkaq më vonë edhe Mulliri i erës, koha dhe hapësira janë të trilluara. Edhe koha edhe hapësira edhe heroi në tekst na shfaqen si figura funksionale ku vendoset materiali që poashtu është fiksional. Te nofka Mulliri i erës kemi një figurë interesante ku tregohen atributet e personazhit në disa rrafshe:në rrafshin e parë shënjohet objekti që emëron subjekt, në rrafshin e dytë objekt që tregon subjektin që i është dorëzuar lëvizjes së erës, në rrafshin e tretë të çmendurin që e bluan heshtjen për ta ushqyer veten me të, dhe së fundi na e kujton Servantesin, absurdin dhe luftën tragji-komike me mullinjtë e erës.Thelbi i absurdit këtu është se Mulliri ierës do ta bluaj veten.
Më lart kam thënëse Basha nuk ndjek sterotipe, prandaj edhe kohë/hapësira edhe personazhi në roman janë imazhe, pasazhe, imagjinatë e fiksion.

PËRFUNDIM


Duke qenë se kemi të bëjmë me prozë romanore moderne/postmoderne, përveç esencave që poetizohen thellë, Basha prej kapitulli në kapitull përdor diskurse dhe stile të ndryshme, të cilat e funksionalizojnë tekstin. Stili letrar, eseistik, dokumentar, shkencor dhe situatat dramatike gërshetohen mes vete dhe krijojnë një unitet brenda tërësisë tekstore, dhe tregojnë fleksibilitetin dhe mjeshtrinë e rrëfimit, i cili na jepet sidomos përmes teknikave të rrëfimit dhe mënyrës specifike të mbarështimit të lëndës që haset shumë rrallë në letrat shqipe. Në roman dikush flet, ligjëron thellë përmes një të foluri të ftohtë, të fuqishëm dhe eliptik, por ne nuk e shohim gati asnjëherë, meqë ai fshihet pas teknikave e shtresave të shumta estetike e narrative/imagjinative dhe konstruksioneve metafizike.

Në kapitullin e fundit kur do të mbyllet perspektiva dhe do të fillojë një perspektivë tjetër e protagonistit, Basha përmes retrospekcionit, flet me tone lirike, por dimensionet e ligjërimit janë të një reference figuracionale më të ulët se nëtë gjithë kapitujt tjerë, duke e përmbyllur me një përmbyllje olimpike, me ooo postlud që është pastekst, tekst idendur, poetikë mbi fundin, mbi dhimbjen ekzistenciale, filozofi, fiksion ipastër, ku mbyllet perspektiva dhe / ligjërim/gjëllimi, dhe ku nisë një perspektivë tjetër e trilluar.

Nga Akademik Prof.Dr. Ali Aliu:HESHTJA SI MENYRE E VETEDIJESIMIT



Romani më i ri i Eqrem Bashës "Lakorja e ik'sit" fillon me vendimin e një personazhi pa emër, (përkatësisht një personazhi me nofkat ik'si dhe ikësi që si emërtime shndërrohen në metaforë të njëzimit të së panjohurës "x" me procesin e mospranisë dhe ikjes, jo vetëm në rrafshin kuptimor por edhe në atë tingullor, ku "ik" njëri nga tingujt, duke e sugjeruar ndërlidhjen e dy kuptimeve) për të heshtur, për të mos marrë pjesë në asnjë bisedë, dialog t? cilësdo natyre dhe fushe, për të mos u përgjigjur në asnjë provokim e sfidë, fyerje, bekim a mallkim qoftë. Në të vërtetë, në të gjitha situatat dhe perspektivat e ballafaqimit dhe sfidave ai do jetë aktiv, do t? marrë e do t? jap?, do të përgjigjet dhe do të grindet, por në vete dhe me vetveten, në heshtje dhe pa zë. Tërë rrëfimi romanor në fakt ndjek këtë vlim dramatik të brendshëm të ik'sit, radhit situata, pozicione, sfida dhe perspektiva nga më të ndryshmet, të pritura dhe të papritura që, duke e ngritur temperaturën e këtij vlimi dramatik nga kapitulli në kapitull, të kulmojë në fund me një dëshpërim pa fund me shijen e absurdit.
Lexuesit i mbetet e hapur mundësia për perceptim të supozuar të hapësirës e kohës, mjedis nga i cili shfaqet personazhi ik's, bota nga e cila del dhe me të cilën përballet ai. Gjithnjë duke hamendësuar fillimisht dhe duke pasur në çdo hap faktin- vendimin për heshtje, për abstenim të personazhit, lexuesi përfytyron ambient të kontaminuar nga fjala e sëmurë, nga lëngata dhe përçudnimi i saj agresiv. Në këtë përballje ngjizet dhe zë rrënjë, gjithsesi një si vetëdijesim i ik'sit, për heshtje, për një formë më të pafajshme refuzimi, ose, po të kthejmë faqen tjetër të aktit, heshtjes, si ikje e dorëzim, si vendim disfatist që e tërheq fjalën nga fusha e betejës për ta futur brenda mureve. Atë që nuk e ka të qartë dhe nuk mund ta ketë të qartë lexuesi, është vizioni i ik'sit, përkatësisht objektivi, caku i synuar me vendimin e marrë mbi shpinë: nuk mund ta dimë sa beson, sa është i paluhatshëm ik'si në vendimmarrjen e qëlluar, në ç'masë e konsideron të përshtatshëm truallin ku aderon me këtë vendim dhe për këtë lloj abstenimi, sa është i gatshëm ky ambient për të qenë i ndjeshëm ndaj një akti të tillë refuzimi publik, e hamendësime të ngjashme. Nisur nga konfuzioni i këtij segmenti të tërësisë hapësinore të rrëfimit, ta përsërisim edhe një herë, nuk mund të përcaktohet qartë objektivi, përkatësisht caku final i autorit të vendimmarrjes. Pikërisht këtë objektiv kërkojnë të dinë gojët e panumërta dhe të zëshme të ambientit, të mëhallës, të qytezës, duke lëshuar pandërprerë duzina supozime që rropaten të zhbirojnë objektin e synuar nga ik'si: gojëve të botës nuk u shpëton pa komentuar edhe lëvizjen më të lehtë të ik'sit, duke matur e çmatur çdo gjest, duke vënë në peshë - ç'deshi e ç'nuk deshi me një vendim të tillë, ku gjuajti e kë e fshiku, kë e rroku e kë s'e qëlloi, kujt ia mblodhi dhe kujt ja hodhi e rishtazi pa ndërprerë… Nuk ka dyshim se edhe heshtja ka bishtat e veta, edhe ajo flet me muzat e veta, me shikimet e shtrembra dhe të drejta, me bishtsyrin dhe syrin e lig.
Që në fillim të rrëfimit, të gjitha shtigjet e mundshme për të pastruar ambientin e kontaminuar, edhe sikur të kenë ekzistuar në vizionin e ik'sit kur ai merr vendim, duken të mbyllura, çdo refuzim dhe rebelim i kësaj natyre duket fare i pashpresë, përshtypje kjo që do të shtrihet dhe forcohet gradualisht, nga një shkallë tekstore në shkallën vijuese dhe që do të kurorëzohet në fund të rrëfimit. Pikërisht ikja, heshtja që si gjest e mjet nuk janë të prera për këtë ambient - e mbase për asnjë ambient të kësaj bote, do ta përballin personazhin me një mur të pakalueshëm, me një hapësirë të mbyllur përfundimisht. Përfshihemi kështu nga bindja e autorit të këtij romani, nga dëshpërimi i thellë se në fakt nuk ekziston ikja, përkatësisht nga dëshpërimi pafund për pafuqishmërinë e individit përballë agresivitetit të botës reale, përballë përditshmërisë në të cilin jetojmë… Dëshpërimi pra që jehon nga reagimet e heshtura të ik'sit, nga fjalët e heshtura, vjen rrjedhim i zhgënjimit të tij, i bindjes për pafuqishmërinë e individit, të njeriut për ta luftuar dhe për ta zhbërë nga kjo botë padrejtësinë, realitet dhe perspektivë kjo që e shtyn atë drejt frymës së absurdit, - disponim dhe shije që e përshkon tërë veprën letrare të Eqrem Bashës.
Diskurs i absurdit të përjetshëm
Eqrem Basha (1948) si krijues ka shkelur në dhjetëvjetëshin e pestë: me shkrimet e para - paralelisht dhe pa ndërprerë prozë e poezi - u shfaq në mbyllje të viteve gjashtëdhjetë, pikërisht në vitin 1971 ai botoi librin e parë me tregime "Shëtitje nëpër mjegull" dhe librin e parë me poezi "Opuset e maestros".
Titulli i librit të parë me tregime, lehtësisht dhe diskretshëm ofrohet si tregues metaforik për lexim e depërtim në tërë opusin letrar të tij, në prozë dhe poezi. Rrëfim-soditja duke hapëruar nëpër hapësirë të mjegullt, brenda së cilës mund të dallosh çdo gjë e çdo lëvizje por asgjë plotësisht të qartë, që është ndjesia e parë sa herë provon ta shoqërosh autorin në këtë shëtitje. Çdo gjë e gjësend, njerëz pamje dhe dukuri janë dhe s'janë, shfaqen dhe zhduken,- ke përshtypje se lëvizin sipas konfiguracionit gjeografik, të brendshëm. Ai që rrëfen ndërsa, ka marrë përsipër objektivin: të depërtojë tisin, shtresën e mjegullt të hapësirës dhe kohës, dhe të na rrëfejë fije për pe për atë botë të mbuluar mjegull. Do ta bëjë këtë sa me gjuhën e realistit ezopik, sa evokim me mall e nostalgji për njerëz, qytet e vite të shkuara, sa me diskursin zhgënjimtar dhe të absurdit të përjetshëm dhe universal.
Kjo është hapësirë brenda së cilës ka zënë embrion matrica krijuese e Eqrem Bashës, brenda së cilës, i veçantë dhe konsekuent, do të ndjehet komod, i sigurt dhe me vetëbesim të plotë do të vazhdojë ta përsosë poetikën e vet narrative dhe lirike, qetë, pa zhurmë, pa edhe asnjë ngasës për të tërhequr vëmendjen e botës. Eqrem Basha është natyrë e papërsëritshme krijuese në letërsinë shqipe, natyrë kompakte dhe komplete edhe si romancier, edhe si tregimtar dhe si poet. Ikja dhe kthimi ndërsa, shfaqja dhe fshehja brenda hapësirës narrative që zumë ngoje më sipër, praktikohen në më shumë rrafshe dhe në nga më shumë perspektiva në poetikën, sidomos narrative të këtij shkrimtari: prani e mosprani në hapësirë të mjegullt, prani e mosprani e zërit autorial, prani reale dhe imagjinare e botës përreth dhe përtej, personazhe me gjysmë identiteti dhe fare pa identitet, ngjyrim i identifikueshëm brenda hapësirës së kornizuar dhe e asaj universale, prani -revoltë përkatësisht dorëzim e disfatë, prani faji e mëkati, ndëshkimi dhe faljeje, besimi dhe zhgënjimi, të pleksura e kushtëzuara mes veti, të bëra tok dhe bashkë.
Në këtë prag feksjeje, në ambientin konkret apo në gjithësi, hapësirë ku drita kurrë nuk mbërrin t'i zbardhë me fund dhe qartë palët e pranishme dhe, ku as terri nuk mbërrin t'i fshehë ata përfundimisht, vendoset personazhi - narrator në rrëfimin e Eqrem Bashës, lëvizja, bëmat e tij në jetë, njësoj si tek romanet e parë edhe te më i riu, "Lakorja e ik'sit": fjala është edhe për një iks person të shkëputur nga kolektiviteti rastësisht apo incidentalisht, me të cilin le të identifikohet kushdo qoftë, do të thoshte autori, njësoj siç do të jetë edhe ikësi po nga kjo rrëmujë dhe agresivitet konkret, i përditshëm dhe i këtushëm. Cili është, përkatësisht cili mund të jetë raporti mes ikësit dhe heshtakut ngjizur tek i njëjti person, dhe deri në ç'masë heshtja mund të jetë ikje, ose deri në ç'masë mund të reflektojë abstenim, moskënaqësi deri revoltë dhe rezistencë, do të sqarohet brenda rrëfimit romanor në fjalë të sistemuar dhe të ndarë brenda njëzet kapitujve.
Rrëfimi romanor pra me këtë rast merret me heshtakun. Ikësi ndërsa qëndron pezull, hije që mund të përngjitet nga pas si refleks diskret i narratorit, si ndjesi e ngarkesë ndaj fenomenit të heshtjes si abstenim, si dorëzim disfatist… Kjo veçori narrative në fakt e përshkon nga fillimi në fund rrëfimin romanor të Lakorja e ik'sit, por edhe romanet "Dyert e heshtjes" dhe "Alpinisti". Në romanin më të ri autori flet për një fenomen të kohës dhe hapësirës konkrete dhe universale njëkohësisht. Në takim të parë mendja na shkon te kriza e fjalës, tek fjala e konsumuar, e shpërfytyruar, fjala e përçudnuar, agresive, e dhunshme që, si rrjedhim nxit heshtjen e folësit, ikjen e tij nga vërshimi agresiv i saj. Në këtë pikë dhe nga kjo perspektive do zërë fill një varg i gjatë variacionesh të heshtjes, përkatësisht vatra ngasjesh që nxisin vendimin e iks personazhit të Eqrem Bashës për të heshtur, për të mos marrë pjesë në asnjë debat, të çfarëdo lloji dhe natyre, për të mos u përgjigjur në asnjë pyetje, për të mos reaguar ndaj asnjë provokimi. Shija, ngjyrimi që do ta përcjellë tërë veprën "Lakorja e ik'sit" në këtë rast mbështetet në praninë e pandërprerë edhe të avokatit mbrojtës, të atij që e mbështet vendimin e tij, të ik'sit, njësoj si edhe të prokurorit që kërkon ndëshkim, sado diskret në krahasim me mbrojtësin.
Pse, si dhe nga vjen, ku e ka burimin ky zvetënim dhe përçudnim i fjalës? Mos është fjala për një hark kohor kalimtar, për një krizë tranzicioni, siç është bërë zakon emërtimi i kësaj periudhe historike, për të cilin Zija Çela thotë se tranzicioni është fenomen i përjetshëm dhe se në rrethana të veçanta e ka çdo kohë? Hamendësime të shumta, të ngjashme e përcjellin kërshërinë dhe vëmendjen e lexuesit të romanit "Lakorja e ik'sit" të Eqrem Bashës. E tillë është lakorja e ik'sit që, në fillim sidomos, duket sikur ndjek një vijë ngjitëse, shkëlqimi dhe rënie të kohëpaskohshme, ky model sa i kohës dhe hapësirës shqiptare dhe sa gjithëkohësh, sa prani dhe ngarkesë frustrimi dhe absurdi dhe sa prani konstante e botës dhe e njerëzimit. Është heshtje sa e shoqëruar me start solemn, me fanfare miratimi në moment dhe sa me qesëndi dhe përqeshje diskrete, sa si mur mbrojtës nga brutaliteti i fjalës sa si dobësi dhe si ikje. Përballë tërë situatave varg sfidash, heshtja-vendim në fillim si fare pa të keq, si pafajshmëri rasti, ose thjesht si një teke e zënë kot, në fund të rrëfimit romanor, vendimi në fjalë vjen dhe të përplas në tokë saharaje, ku pika e rrallë e ujit përthithet si të mos kishte ekzistuar fare, mesa fjala e heshtur e ik'sit përballë vërshimës ortek të asaj të përçudnuar… Është përplasje rishtuese e besimit tonë, e iluzionit tonë se përmes shpërthimit të heshtjes do të mund të ndryshojnë rrjedhat vrasëse të vlerës.

Jeta e fëmijëve qoftë e lumtur dhe e bukur si ëndrrat e bukura të fëmijëve !


Qyteti i Deçanit është qendra e pjesës më perëndimore të Republikës së Kosovës, që gjendet buzë Bjeshkëve / Alpeve Shqiptare /, që ngritën mbi lumin e Lumëbardhit të Deçanit. Deçani ka një sipërfaqe prej 372 km², me numër të popullsisë mbi 66000 banorë, dendësia e popullsisë është diku rreth 200 banorë në 1km².
Bjeshk�t e De�anit
Komuna e Deçanit shtrihet në pjesën veriore të Dukagjinit, ku në pjesën veri - perëndimore të Kosovës kufizohet me Pejën , në veri, veri - lindje dhe lindje, me Gjakovën , në jug dhe jug - lindje, gjendet Shqipëria , dhe me Malin e Zi në përendim dhe veri-perëndim. Karakteristikë e pozitës së Deçanit është se shtrihet në skajin veri - perëndimor të rrafshit te Dukagjinit, është e vendosur në tercën neogjene aluviale me lartësi mbidetare prej 550 metra deri në 2.656 m. Morfologjia e ndryshueshme e reliefit bënë komponentin themelor të fizionomisë së peizazhit.



Kryetari-Selmanaj.jpg


Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, kur dëshirat dhe shpresat tona janë më të ngjallura se çdoherë tjetër, uroj që çdo familje e Deçanit të ketë më shumë shëndet. dashuri, lumturi e harmoni !
Urimet e mia më të sinqerta dua t’ua dedikoj të gjithë fëmijëve të Deçanit e në veçanti fëmijëve të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve kemi obligime dhe përgjegjësi të mëdha. Jeta e tyre qoftë e lumtur dhe e bukur si ëndrrat e bukura të fëmijëve !
Një urim të veçantë dua t’ju dërgoj me këtë rast të gjithë nxënësve dhe studentëve të cilët janë shpresa dhe krenaria jonë.
Me rastin e Vitit të Ri dua te jem pranë të moshuarve dhe prindërve, dua te jem pranë njerëzve me probleme shëndetësore e aftësi të kufizuara si dhe familjeve të tyre, me urimin që Viti i Ri të jetë për ta më shpresëdhënës, më i rehatshëm dhe më i begatë.
Shumë qytetarë të Deçanit natën e vitit të ri e festojnë në vende të ndryshme të botës, ku prej vitesh jetojnë, punojnë dhe studiojnë me dinjitet e sakrifica të mëdha, duke ruajtur gjuhën dhe traditën kombëtare dhe duke u ndihmuar e kujdesur edhe për familjet e tyre në Kosovë. Prandaj të gjithë bashkatdhetarëve kudo që janë ju urojmë nga zemra gëzuar Vitin e Ri !
Te dashur qytetarë,
Pavarësisht nga vështirësitë dhe sfidat me të cilat jemi përballur gjatë vitit që lamë pas, si komunë kemi pasur edhe të arritura të konsiderueshme dhe kemi realizuar një serë projektesh të cilat kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve si në: arsim, shëndetësi, infrastrukturë rrugore, kanalizime, ujësjellës, administratë, bujqësi, hapësira gjelbëruese, terrene sportive etj . Prandaj me lejoni qe bashkë me urimin e vitit të ri, t’iu shpreh edhe mirënjohjen time më te përzemërt të gjithë punëtorëve pa dallim, bujqve, personelit mjekësor, policisë, mësuesve, pedagogëve, shërbyesve civil, gazetarëve, artistëve, sportistëve për tërë atë qe bënë me punën dhe kontributin e tyre të pa mohueshëm në shërbim të qytetarëve dhe të vendit.
Si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe si kryetar i Komunës ju uroj shumë gëzime, mbarësi, begati, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju .
Ne vitin 2013 Uroj arritje të tjera të mëdha në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës sonë.




Kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ,i shoqëruar nga një pjesë e stafit të tije politikë në natën e ndërrimit të moteve ka qëndruar afër institucioneve të cilat janë në shërbim të qytetarëve 24 orë.

viti-i-ri-(1).jpg
Për të qen sa me afër tyre në natën më të gjatë të vitit ai Vizitoi së pari Shtëpinë e shëndetit ,,Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan
.Drejtori i kësaj qendre Skender Ahmetaj, dhe stafi mjekësor të cilët ishin në punë gjatë natës së ndërrimit të moteve, kanë falënderuar kryetarin për vizitën.

Duke e njoftuar edhe për gjendje e cila ka mbretëruar në 24 orët e fundit në këtë shtëpi shëndeti ku sipas tyre raste të veçanta nuk kishte kryesit raste të zakonshëm më grip dhe hipertension ndërsa sa i përket lëndimeve nga fishek zjarret kishin vetëm dy raste dhe ato djegje te vogla pa ndonjë lëndim serioz , ndërsa sa i përket repartit të gjinekologjisë nuk kishte asnjë lindje.

Kryetari Selmanaj, vizitoi edhe Stacioni e policisë në Deçan, ku është pritur nga Tog Sejdi Dobraj, komandant i këtij Stacioni dhe një pjesë e stafit policorë .Gjatë kësaj vizitë është njoftuar se kjo natë ka qen kryesisht e qet Tog/Dobraj ka treguar se , qytetaret kanë festuar ashtu siç ju ka hije dhe pa ndonjë ekses ka kaluar nata e ndërrimit te moteve duke na lehtësuar edhe ne si staf punën tonë.
Ndryshe gjatë ndërrimit të moteve Kryetari Rasim Selmanaj, ka vizituar edhe ekipin e zjarre fikësve në Deçan të cilët edhe në ketë natë feste ishin në vend punimin e tyre për të qen në shërbim të qytetarëve



Mare në përgjithësi në komunën e Deçanit ,nata e ndërrimit të moteve ka kaluar e qet kështu raportohet nga zyrtaret kompetent por edhe nga vizita që i është ber .Vlen te ceket se ne orën 24 me organizmin te komunës se Deçanit ne qendër te qytetit është ber edhe ndezja e fishek zjarreve ku te pranishme ishin një numër i madh i qytetareve te cilët kishin zgjedhur qendrën e qytetit për te pritur orën 24:00 bashk më kryetarin e komunës z.Rasim Selmanaj dhe një pjesë e stafit të tije.

Turizmi-Perspektiva-e-Qytetit

Komuna e Deçanit tash e 12 vjet nuk ka qasje në pronat shoqërore të Ndërmarrjes Bletare “Apiko” dhe Ndërmarrjes Hoteliere “Iliria”. Manastiri i Deçanit thirret në kontratën mbi falje të palegalizuar kurrë, me të cilën këto prona i janë dhuruar më 1997 nga Qeveria e Serbisë. Këtë marrëveshje e ka legalizuar edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të premten, ku ka hedhur poshtë ankesat e dy ndërmarrjeve.

Ua morën pronat në kohën e regjimit të Milloshevicit, e tash po bëjnë përpjekje që t’i kthejnë ato. Por, një gjë e tillë duket të jetë e pamundur. Dy padi kanë bërë njëra pas tjetrës e të njëjtat u janë refuzuar. Njëjtë ka vendosur të premten edhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Një trup gjykues i Dhomës së Posaçme ka refuzuar ankesat e dy ndërmarrjeve shoqërore “Apiko” dhe “Iliria”, të cila kanë ushtruar padi ndaj Manastirit të Deçanit.


“Trupi gjykues i refuzoi si të pabazuara paditë e dy ndërmarrjeve shoqërore kundër Manastirit të Deçanit”, thuhet në një komunikatë të EULEX-it. Në komunikatën e misionit evropian thuhet se këto raste kanë të bëjnë me kontrata për donacion ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Manastirit të Deçanit në vitin 1997. NSH “Apiko” dhe NSH “Iliria”, në dy procedura të ndara gjyqësore, i kanë kundërshtuar këto donacione dhe e kanë pretenduar pronësinë mbi këto prona. Në këtë kontest civil në mes të ndërmarrjeve shoqërore dhe Manastirit ende përzihet UNMIK-u. Sipas komunikatës, thuhet se Paneli i Pronës në vendimin e tij e pranoi që Zyra për Çështje Ligjore e UNMIK-ut, si përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, ka bazë ligjore të jetë paditës në emër të ndërmarrjeve shoqërore.


Prona e dhuruar nga Parlamenti i Serbisë ishte legjitimuar me një marrëveshje në mes të UNMIK-ut dhe udhëheqësit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq. Këtë e pranon si të ligjshme edhe Paneli i cili pranon se kjo marrëveshje ishte paraqitur në gjykatë në pajtueshmëri me rregullat e procedurës. “Marrëveshja parasheh që UNMIK-u të heqë dorë nga ankesat e dy ndërmarrjeve në lidhje me parcelat kadastrale në kuadër të zonës së posaçme të Manastirit të Deçanit, ndërsa Manastiri të heqë dorë nga të drejtat mbi parcelat kadastrale jashtë zonës së posaçme në favor të Ndërmarrjes “Iliria”. Me këtë rast paneli i pronës e vërtetoi ligjshmërinë e kësaj marrëveshjeje dhe kështu i refuzoi ankesat e ndërmarrjeve si të pabazuar, edhe pse tokat janë të regjistruara në emër të ndërmarrjeve Iliria dhe Apiko. Këtë vendim e kundërshton fuqishëm komuna e Deçanit e cila tërë procesin e quan proces gjyqësor politik.


Për krejt këto komuna ia hedhë fajin UNMIK-ut i cili sipas drejtorit të administratës Bashkim Ramosaj, ka anashkaluar komunën duke bërë marrëveshje me Janjiqin dhe me një përfaqësues të shtetit serb.“Në këtë kontekst civil ishte dashtë komuna të jetë palë e marrëveshjes e jo shteti serb”, tha Ramosaj. Sipas tij as UNMIK-u e as AKM nuk janë subjekte relevante sepse ui ka skaduar afati të dyjave. Sipas Ramosajt ky proces duhet edhe një herë që të fillojë prej fillimit për të paraqitur prova dhe fakte të reja. “Nuk ka asgjë të kontestuar këtu, tokat janë në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore dhe ato është dashur që të privatizohen e jo të falen”, tha Ramosaj.


Ai sqaron edhe krejt historinë e kësaj meseleje e cila tash po u nxjerr shumë probleme. Ramosaj tregon se një ndërmarrje e quajtur “Slloga” qysh ën vitin 1993 ia ka falur 23 hektarë tokë Dioqezës së Rashkës me seli në Prizren e kjo e fundit Manastirit të Deçanit. “Por edhe pse ishte nën masat e dhunshme asnjëherë pronësia nuk ka mundur të kryhet”, shpjegon Ramosaj. Më pas në vitin 1997 Parlamenti i Serbisë ka vendosur që t’ia dhurojë Manastirit këta 23 hektarë e që edhe sot janë të kontestuar. Ramosaj tha se që nga paslufta këto dy ndërmarrje nuk ka mundur t’i shfrytëzojë për shkak të këtij konteksti.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...