2017-05-14

Cikël poetik nga Naxhije Bajraktari-Doçi



Naxhije  Bajraktari- Doçi është e lindur në Therandë (Suharekë) në Familjen Bajraktari të Therandës. Kjo familje më së dy shekuj ishte prijetare në luftërat për liri të tokave shqiptare, ndërsa në gjysmën e dytë të shekullit njëzet ishte e përndjekur dhe e burgosur pse vepronte me përkushtim për t’u çliruar nga pushtuesi serb në Kosovë. Babai i saj, Destan Bajraktari, profesor, ishte i anatemuar nga pushtuesi serb, i burgosur politik, folklorist dhe autor i më se 40 veprave poetike e folklorike.
Naxhije Doçi shkollën fillore e kreu në vendlindje, në Therandë, të mesmen, Normalen në Prizren, Fakultetin Filologjik-Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Prishtinë. Është e martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshortin, prof. dr. Rexhep Doçi dhe ka tre djem me përgatitje të larta shkollore e shkencore. Mbi 30 vjet ka punuar profesoreshë në shkolla fillore dhe të mesme te Prishtinës. Nga viti 2000 Shefe në Drejtorinë për Arsim të Kom. së Prishtinës dhe zëv. drejtor.
Në vitet e 80-ta në shkollën ku punonte, tani Shkolla e Mesm Teknike “28 Nëntori”, në Prishtinë, për shkak të reagimeve të shpeshta ndaj ndëshkimit të nxënëve shqiptarë, që dilnin në protesta kundër pushtimit dhe diskriminimit serb në Kosovë, bije në sy për të keq tek administrata e shkollës dhe më gjërë. Reagimet e saj do të vazhdojnë edhe në kohën e ndryshimit të amandamenteve kushtetuese në vitin 1989 në Kosovë, segregacionit në shkolla dhe helmimit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat e Kosovës, më 1990. Në klasën ku ishte kujdestare e klasës (kl. IV) i helmohen 23 nxënëse nga helmet toksike misterioze serbe dhe me ndihmën e nxënësve të paprekur nga helmimi i bartë me veturën e vet dhe si të mundet nxënëset e helmuara të klasës, as të gjallë e as të vdekura, për t’i dërguar deri në spital, si edhe nëpër shtëpitë e tyre. Angazhimet dhe veprimet e tilla do të kritikohen rrebtë nga administrata diktatoriale e kohës dhe për këtë do të ftohet disa herë në bisedat e ashtuquajtura informative në SUP-in e atëhershëm tmerrues serb në Kosovë, si edhe do të merret vendimi për përjashtim nga puna si profesoreshë. Në vitin 1991 një vendim i tillë makabër do të bastardhohet, se tani të gjithë nxënësit dhe mësimëdhënësit shqiptarë ishin të përjashtuar e të diskriminuar nga e drejta për shkollën shqipe. Edhe gjatë mbajtjes së mësimit nëpër Shtëpitë-Shkolla është torturuar fizikisht e psiqikisht prej policëve serbë, që hynin me barbari të paparë edhe në orët mësimore, në Shtëpinë-Shkollë.
-Nga viti 1989 Naxhije Doçi është marrë intenzivisht me aktivitete të organizuara arsimore e politike në të mirë të Kosovës. Ka punuar shumë për shkollimin dhe emancipimin e femrës shqiptare në Kosovë, si edhe për të drejtat e saj.
-Është themeluese e Degës së IV te Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, ndërsa në vitet 1992-1997 zgjidhet edhe nënkryetare, si edhe kryetare e FGLDK për këtë Degë.
-Pas luftës zgjidhet sekretare gjenerale e FGLDK dhe kryetare e Degës së II të FG, në Prishtinë.
-Nga viti 2010 dhe aktualisht është nënkryetare e Forumit të Gruas të LDK.
-Më 2004-2007 zgjidhet deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës
-Më 2005 shpallet Ambasadore e Paqës Universale në Botë.
-Në Kongresin Mbarkombëtarë të Gruas Shqiptare, mbajtur në Prishtinë
më 2012, shpallet Gruaja Shqiptare e Vitit
-Naxhije Doçi është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (LSHK)
-Nënkryetare e PEGASI-KOSOVA dhe anëtare e LNPSHA “PEGASI”-ALBANIA
-Anëtare: Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë - Prishtinë.
-Anëtare e QKPSHA-Gjakova, në Gjakovë.
-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Elena Gjika-Dora D’Istria” - Therandë
-Naxhije Doçi është shkrimtare dhe ka shkruar këto libra:
1.“Shpirti i dërmuar-Dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë
1997-1999”,Prishtinë 2001, (330 f).
2. “Destan Bajraktari folklorist, letrar dhe atdhetar ”-Prishtinë -2009, (445 f.)
3. “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”,
Prishtinë -2010, (441 f.).
4.”The Serbian crime and rape against the Albanian Woman in Kosova 1997–1999”
Prishtinë – 2013, (465 f.)
5. Libri me poezi “Kohë flakadanësh të lirisë”, Prishtinë - 2012, (205 f.)
6. “Times of flambeaus of fredoom” - Pristinë, 2012, (205)
7. Libri: “UDHA E KOMBIT-Ëndërr e dehur e rrënjës”-Poezi, Prishtinë -2015, (120 f.).
8. E ka në shtyp librin e tretë me poezi dhe të tetin me radhë
-Ka marrë pjesë në shumë tubime letrare e shkencore në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri,
ku edhe ka marrë shumë Mirënjohje, si edhe ka zënë vende, ndër të cilat edhe:
-Vendi i parë – Konkurs Letrar:Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”, në Kastriot, 02.11. 016
-Vendi i dytë – Konkursi Letrar –QKPSHA “Gjakova”- maj 2014 etj.
-Vendi i tretë – Konkursi Letrar - Therandë – 2014 dhe më 2015
-Mirënjohjet:
-Titulli “Krenaria LNPSHA – PEGASI- ALBANIA”, Tiranë 2009.
-Titulli: “Publiciste e vitit 2013 për Kosovë”-“PEGASI”-Albania.
-Mirënjohje “Ulpiana Krenaria jonë”-Kuvendi Komunal-Prishtinë (Drejtoria për Kulturë) -2013
-Mirënjohje “Engjulli i Prishtinës” – 2014, si edhe shumë Mirënjohje të tjera
-Naxhije Doçi është autore e shumë fejtoneve gazetareske për tmerret e luftës në Kosovë,
vlerësimeve shkencore dhe e punimeve etnografike e gjuhësore.
-Është recenzuese veprash letrare dhe autore tekstesh shkollore si:
1. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl.e IV.
2. “Fletore pune e gjuhës shqipe”, për kl. e V-të.
3. Libër leximi për kl. e III – “Mësojmë shqip”

Prishtinë - 2017






FRYMOJ LIRSHËM


Kur shkoj në vendlindjen time
në Therandën e shekullit të ri XXI
malesh të larta rrethuar
e fushash pjellore zbukuruar
më duket vetja krejt e përtrirë,
frymoj lirshëm kënd më kënd
me etje të dehura përmallimi,
e dua për së tepërmi këtë vend.

Krenari të çmendura mitike
me rreze të zjarrta lumturie
më reflektohen në zemër
për lirinë e bardhë
në flakërimë të derdhur,
baladën e madhështisë së ndritur
të trimave ballëlartë të kohës,
Syshqiponjave Heroike.

Logut të kujtimeve gjurmuese
shpalos copëza jete të thepisura
me dhembje të renditura
sa një muranë,
si në pikturë shoh
errësirat në përmasa hakërruese
të robërisë së dalë kohe,
ku zhvillohej procesi i mbijetimit
të bashkëvendasve të mij imagjinativë
me pranvera të vjedhura mizorisht
dhe ninulla të shpërndara.
Burgosje me shtresime të pakuptimta
shkallë - shkallë
kthinave të tjetërsimit,
shpërngulje shfarosëse
largësive të braktisura të globit
hapësirave të harrimit.

Në sfond shoh prangat në duart e babait
shtrënguar thellë në mish e kockë
deri në mavijosje e nxirje,
se frymoi me zemrën piramidë
për një epokë të re,
pa stuhi 
në tokën e idhujve të dritës, 
për këngën e ndezur pa cenzurë,
gardhin gur i palëkundur
dhe shtizën me flamur.

 UJËVARË DASHURIE


Kosovë etur për shijen e lirisë,
ujëvarë dashurie
me lashtësi përmasash të dehura,
shekulli njëzet i robërisë së mykur
klithmë e sfilitur
në palcën tënde të pëlcitur
me nënqiell përherë të kafshuar.
Deri te portat e dritës
hermetizim i lëbyrtë,
mugëtirë mesjete,
tepër i përlotur
mbijetimi gërrysës i vetmisë.

Në epilog mijëvjeçarësh
mbi shtatin tëndë granit i ruajtur
shkalloi edhe plojë e rangimit të ftohtë
me thellësi të ciklonta.
Nga stuhitë me rrebeshe
skena tmerri brenda e në sheshe,
teh-thikat e harlisura mëkatare
hedhin lirshëm vallën e vdekjes
në mish-kockën e pafajsisë,
nuk gjendej kund vend-strehimi
as për fëmijët e mekur nga rrufetë
përcëlluar nga trisht i marrëzisë.

Strallët e palëkundur
që i sfiduan stërkalatë
me gjoks micsokolash
e skalitje melodish ndër shkrepa
i arkivuan me copëtime të vrara,
gjithkah të shpërndara
nëpër sirtarët e harrimit.

Megjithatë,
në spikamë gjurmët,
këngë-vaji jehues
i lindjeve të bardha
simfoni e përtërirë,
epikë e dehur me urtësirë.

Kosovë - tempull i gufuar
rrëfim i flakëruar
horizontit të dëlirë.

  
JE SI NJË MUZË E GJALLË
                            (Prishtinës)

Prishtinë tempull magjik i bekuar
vrullesh të harlisura shëmbëllimi
në përqafim të diellit,
je si një muzë e gjallë
me frymim të lashtë paraantikë
që nga perënditë.

Në thellësinë e paprekur të qenësisë
kënga jote me sy deti
dendësive pëllarore të Gërmisë
ku shtojzovallet pagane
ende thurin romanca dashurie
për trëndafilat e tu të kuq,
lulegjaket e përjetësisë.

Zog i magjepsur pas kaltërsive
në grishje pranverash melodike
mos ma ngatërro testamentin e krenarisë,
qasjen ndaj kohëve simfonike
me retorikën e vetmuar!
Le të përkunden legjendat e etnisë
në djepin purpur të idhujve
me jehun e derdhur triumfues!

Në hartën e shpalosur të atdheut
me kornizë thelbësore të jetës
mëtimi baladë e flakëruar
me hove zemre komponuar. 

Brerore e nusërimit të pamposhtur
me liri e njëmendësi ardhmënie
sa shumë ta kanë lakmi
për rininë përherë në përtëritje
gufuar nga dashuria.


 KULLA QË OFSHAJNË
(Shqiptarëve të migruar nëpë botë)


Përshëndetje me gjuhë zemre
ju kalorës të gjakut tim sublim
të fisit plisbardhë pellazdo-ilir
të moshuar e të rinj
që morët botën në sy
në sfidim mynxyrash të përdalta
bajlozësh të pështyrë
të hershëm e në vijimësi
që rrëkëllyen gur e dhe
mbi lashtësinë time të thinjur.

Përmallime zemre ndjejmë për ju
ag e terr
për gjallërinë përplotë hirësi
që mungon në përditëshmëri
hapësirave të dritës.

Nëpër poret e thellësisë së dehur.
kurrë s’ju themi lamtumirë
pos urimit të pandalur:
Mirëseukthefshit
në tokën e melodisë së etur,
në madhështinë e frymimit të pathyer
me krenari përmasash të dëlira!
Atdheu ju thërret
në gjuhën shqipe të shenjtë
me mbëltimin e dashurisë së virgjër,
vendlindja e vrullit të ndezur
hapakrah ju pret
në prehërin prush.

Edhe mijëvjeçari shpërthyes i tretë
përplotë stinorë durimi
me dhembje të arkivuara
që vështirë të rangohen si të shkuara,
shumë strehë heshtin e mekur
në fshat e në qytet,
kulla që ofshajnë
me ritme pritjesh të pathyera
për jehun kumbues
në përtëritje.

Themele e mure
dëshmi e ruajtur trungu
ndërtuar me djersën tuaj të përlotur
derdhur largësive të zhveshura,
modernja e stilizuar
me traditën e trashëguar
art i përkryer,
melodi me rreze purpuri komponuar.


 TANI TOK E DUAM JEHUN TËND
(Gjyshit gur i palëkundur-Sejdi Bajraktari i Parë)


Fjala e tij urtësi e logut
gur i palëkundur
mbi madhështinë e kullës.
Eklipseve të nemura të dheut mëmë
kur rrethohej kulla nga zgërdhirje djajësh
me egërsi të çmendura
dragua kohësh me besë e zemër
në shembje robërish të pakuptimta
mbi themelet prush.
E nesërmja sfond baladash të hirësisë
në horizontin e frymimit të bardhë.

Në rrethim të Tij
për shkëputje historish të lidhura
dashuritë vig i palëkundur
damarëve të kallur të kullës,
shkëmbinj epokash bëheshin
në theqafje shpirtlëbyerësish të nemur,
Ai dhe Kulla moshë e fat të njëjtë.

Gjyshin me etje të pashuara
për këngën sagë në flamur-shkab
e njoha vetëm nga kujtimet e ruajtura
për bëmat heroike në begatim të historisë
dhe nga fotografia e varur në mur.
Nuk e përjetova kurrë
ngrohtësinë e fjalës së tij
as flokët kurrë nuk m’i përkëdheli
mëngjeseve të dritës.
Ëndërr e djegur nëpër kohë.
pikëtakimi i brezit me brez,
luftërat mbijetuese i shkallmonin gjenezat.
Krenaria për të
purpur përherë i ndezur.


Para permendores së gurtë
ngritur në kopshtin djegur përmallimit
(që ta kishim më afër prehjen e tij
ndër kontraste të hidhura stinësh)
me Gjyshin gur i palëkundur
bisedoj me frymëmarrje hirësie
për zgjimin e ndërgjegjesh të fjetura
në vlerësim realitetesh historike
me hukamë dëlirësie.
Në mermer të bardhë shtova epitafin:
“Tani tok e duam jehun tënd”

 NUSE ME VELLO TË BARDHË


Moshës së harlisur nga etjet
romancë me vezullime purpuri
në shpirtin tim të padjallëzuar
si një magji e krisur,
ëndërrimet në shembëllim pranvere.
Dehur vrullesh të zjarrta
herët depërtuan shikimet e çmendura
si akuarel i magjepsur në pikturim
pranverave të blerta nga mugullimi.

Në arenë zgjimi
hovet në dalldisje zemre
me ndjeshmëri të guximshme rrëfimi,
për herë të parë
nuse me vello të bardhë
ndër lisnaja të shirta përrallore
me përlindje agmie,
ujëvarat në derdhje të natyrshme dashurie.

Duvaku i kuq
sfond i ndezur frymëzimi
gjurmimit të dëlirë,
relikt i ruajtur si flamur
i krenarisë sime purpur
që nuk shuhet kurrë.



2017-05-13

Letër publike nga OVL -UÇK




ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
     
DEGA SKËNDERAJ


   Nr. 015/’17

  Skënderaj, dt.13.05.2017


                                                    REAGIM


Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skënderaj, Kryetari i degës Emin Lati, Kryesia dhe Anëtarësia e gjerë e OVL-së e kësaj dege, reagojnë ndaj arrestimit të fundit të veteranit e veprimtarit të denjë të çështjes kombëtare Z. Haki Hajdari, i cili u arrestua nga organet e drejtësisë dhe akuzohet për vepra të pabëra as nga Hakiu e as nga asnjë pjesëtar tjetër i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë vend ku veproi Hakiu me Ekipin e tij çlirimtar.

Ne Veteranët e UÇK-së, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk kemi ndërhy e as nuk ndërhyjmë në punët e organeve të drejtësisë, nëse mund të quhen ashtu, por jemi të sigurt së edhe ky rast-tentim për njollosjen e luftës së drejtë çlirimtare do të ju shkoi huq, sepse Lufta e lavdishme çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ashtu si dhe luftëtarët e lirisë që kanë bërë luftë të drejtë e të pastër, kanë bërë luftë për liri e bashkim, gjë që është e vërtetuar edhe kombtarisht edhe ndërkombëtarisht; kombëtarisht sepse i gjithë populli shqiptarë iu bashkua forcave të UÇK-së, kurse ndërkombëtarisht me intervenimin e Aleancës së NATO-së kundër forcave kriminale serbe, në përkrahje të popullit shqiptarë e të forcave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare. Kjo tregon qartë së lufta e UÇK-së dhe e popullit shqiptarë ishte e drejtë dhe e pastër.
Çdo tentativë për ta degraduar vlerën më sublime të popullit, duke injoruar protagonistet e luftës çlirimtare me akuza te fabrikuara e me dëshmitarë të rrejshëm është humbje kohe për “drejtësinë” vendore e ndërkombëtare, sepse kjo tash e 18 vite, në gjykata ndërkombëtare e vendore u tregua se ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër.





Skënderaj, 13.05.2017                                         Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së
                                                                                                    Dega në Skënderaj
                                                                                                     Emin Lati, Kryetar

2017-05-11

Karikatura e shtypit finlandez në janar 1913 për ndarjen e Shqipërisë

Armand_plaka

Karikaturën e publikoi studiuesi, gazetari Armand Plaka

“Mosmarrëveshjet kufitare për Shqipërinë”. Kjo është diçitura e karikaturës së botuar në janar 1913 në faqet e shtypit finlandez të kohës, në lidhje me diskutimet pa fund për ravijëzimin e vijës kufitare të shtetit të ri shqiptar, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga ana e vetë shqiptarëve dhe pritjes për njohjen ndërkombëtare, që do të vinte pas konferencës së Londrës, rreth 6 muaj më vonë.
Megjithëse njohja tashmë nuk do të vihej më në diskutim e madje edhe forma e regjimit, sipërfaqja e territorit që do të duhej të zinte shteti më i ri i kontinentit, do të bëhej objekt i pafund debati mes fuqive të mëdha.

albania
Sidoqoftë, ata konkluduan në fund me një vendim drastik për të kënaqur kësisoj orekset e fqinjëve veriorë e jugorë të shqiptarëve, duke hequr atyre shumë pjesë vitale të territoreve të tyre, si dhe të drejtën për të jetuar të bashkuar.
Karikatura në fjalë e pasqyron më së miri këtë debat, duke nxjerrë në pah veçanërisht qytetet apo rajonet (Peja, Shkodra, Janina, Gjakova, Prizreni e Kumanova) që u prekën apo u kërcënuan nga kjo ndarje, e cila ka sjellë pasoja të pariparueshme ndër shqiptarët edhe sot e kësaj dite.
(P.S: Karikatura më rezulton të shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar si pjesë e koleksionit skandinav që më kë rënë në dorë kohët e fundit).

Eksodi biblik i shqiptarëve


Azem Parllaku

Azem Parllaku


Në vitin 2015, fotografët e Reutersit në kuadër të 30-vjetorit të shërbimit të fotografive vendosën të sjellin në retrospektivë fotografitë më dramatike që ilustrojnë tragjeditë njerëzore, natyrore dhe atyre të luftërave. Ata i publikuan fotografitë në tri pjesë, ndërsa si fotografinë më të mirë të pjesës së parë që përbëhet nga tetë fotografi, fotografët zgjodhën atë të eksodit të kosovarëve gjatë luftës në vitin 1999.
“Një grua shqiptare ushqen beben e saj derisa ajo së bashku me dy mijë refugjatë tjerë, të zhvendosur nga lufta në Kosovë, janë lejuar që të hyjnë në Maqedoni prej disa male afër Bllacës”, thuhej në përshkrimin e fotografisë.
Gjatë luftës në Kosovë, në vitet 1998-99, ndodhi një eksod përmasash biblike, që me të drejtë tronditën botën. Në atë kohë Kosovën e zaptuar nga forcat serbe u detyruan ta lënë rreth 1 milionë gra, burra e fëmijë, të cilët gjetën strehim kryesisht në Shqipëri e Maqedoni.
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Mars të vitit 1999, në një takim me gazetarët ka thënë; “Sot nuk duhet të harrojmë guximin e popullit kosovar, i cili vazhdon të ndeshet me dhunën dhe brutalitetin. Shumë amerikanë e kanë dëgjuar tani historinë e një vajze kosovare, e cila është përpjekur të qëndrojë në kontakt me një shoqen e saj në Amerikë, nëpërmjet postës elektronike, ndërsa forcat e ushtrisë serbe sulmuan fshatin e vajzës. Para pak ditësh ajo shkruante; Tani nga ballkoni im shikoj, njerez që vrapojnë me valixhe në duar dhe dëgjoj të shtëna armësh. Fshati është i rrethuar. Përderisa të kem rrymë elektrike do të vazhdoj të shkruaj dhe të përpiqem të qëndroj e qetë, ndërkohë që, shpresoj të mos ndërpriten ëndërrat e vëllait tim të vogël që, po fle”.
Pas fillimit të sulmeve ajrore dëbimi dhe arratia e popullsisë shqiptare të Kosovës mori përmasa dukshëm më të mëdha. Ministri i jashtëm gjerman Joschka Fischer dhe ministri i mbrojtjes Scharping këtu shihnin dëshminë për ekzistencën e planit serb “Patkoi” për dëbimin sistematik të shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë.
refugjate kosovare

Mbi 120 mijë shtëpi u dogjën dhe rreth 15 mijë njerëz u vranë gjatë luftës në Kosovë.
Në marsin e vitit 1998, fillimisht ishte Tropoja dhe Hasi që, e bënë sefte mikpritjen dhe bujarinë për qindra mijëra shqiptarët e Kosovës, shtëpitë e të cilëve i lanë në flakë. Pikërisht në këtë kohë, familjarët dhe të afërmit e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u pritën kryesisht në Tropojë dhe Krumë, më vonë në Durrës dhe Tiranë. Ndërsa vetëm në fundshtatorin e atij viti, në Kukës janë akomoduar të ardhurit e parë kryesisht në objektet çerdhe-kopshte të lagjeve nr.1 dhe 3, ndërkohë që, në shumë prej fshatrave të Tropojës dhe Hasit, fëmijët e ardhur nga zonat e luftës mësonin në të njejtat klasa me vendasit. Duhet theksuar se, përgjatë këtij harku kohor përfaqësues të organizmave ndërkombëtare si: Kryqi i Kuq, UNHCR, etj, kanë qenë mjaftë aktive dhe, të përgatitura paraprakisht në lidhje me situatat e pritshme. Fokusi kryesor i goditjes nga ana e strukturave militare të Serbisë, ka qenë i përqëndruar në zonën kufitare përgjatë segmentit Has-Tropojë, i nxitur nga fakti se përmes kësaj vije kufitare bëhej furnizimi logjistik i formacioneve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po kështu dhe ndërrimi i grupeve të luftimit dhe transporti i të plagosurve. Natyrshëm që, burrat, gratë dhe fëmijët, të cilët kaluan dhe vijonin të kalonin përmes Pikave të Kalimit kufitar Qafë-Morinë të Tropojës, e Qafë-Prushi të Hasit, ishin më të rënduar psikologjikisht, mbasi rrugët e lëvizjes kalonin përgjatë zonave, ku luftohej pandërprerë. Në fund të janarit dhe fillim të shkurtit 1999, në Kukës arritën reporterët e parë të mediave perëndimore, të cilët informuan duke kontaktuar të ardhurit e mëhershëm dhe ata që, vinin rishtas. Që nga marsi i vitit 1998, në Kukës njëherësh dhe qendër e Prefekturës, funksiononte zyra për pritjen dhe akomodimin e të ikurve nga lufta në Kosovë.
Me 27 mars 1999, jo në Kukës por në Krumë ish-Presidenti Mejdani, ish-Kryeministri Majko, ish-ministrat Hajdaraga, Koçi, e Demeti, kanë ndaluar në një takim me të dëbuarit si rezultat i luftimeve me armë në zona të tilla si Drenica, Peja e Gjakova, me përfaqësues lokalë të Hasit, përfaqësues të Kryqit të Kuq, të UNHCR-së, të OSBE-së, etj.
Në orët e vona të kësaj date nga zyra e ish-komandantit të njësisë ushtarake të Kukësit, është bërë me dije se: Drejt Pikës së Kalimit kufitar Kosovë-Shqipëri të Morinë-Kukës, po mbrrijnë të ikurit e parë, kryesisht nga fshatrat përreth Prizrenit dhe rrethinave të Dragashit.
Në atë mbrëmje me shi, të ardhurit kanë gdhirë në sheshin përpara xhamisë së Kukësit, dhe sheshet përqark instuticioneve, teksa qyteti sot, “Nderi i Kombit”, ishte në gjumë.
Kontakti i parë njëherësh dhe përkujdesës për të ikurit, kanë qenë personeli ushtarak i përbërë nga forcat kufitare të rendit, dhe ato të repartit të gatshëm të Divizionit të Kukësit, i cili kryente detyrën ushtarake i dislokuar përgjatë shpateve përendimore të malit të Koretnikut deri në brigjet e lumit Drini i Bardhë. Një njësi e artilerisë së rëndë e Divizionit ushtarak të Tiranës e dislokuar midis fshatrave Bardhoc dhe Morinë, ka vendosur në dispozicion automjetet e transportit të trupave, për zhvendosjen e të ikurve në drejtim të qytetit të Kukësit. Një pjesë e konsiderueshme e të ardhurve gjatë dy ditëve të para, përmes Televizionit të Kukësit, kanë njoftuar familjet me lidhje gjaku në këtë qytet dhe fshatrat e tij. Nëse i referohemi saktë atyre ditëve, po kështu dhe rrëfimeve të vetë shqiptarëve të Kosovës, del në pah se: Pjesa më e madhe e të ardhurve që, qëndruan në Kukës kishin lidhje fisnore me familjet e qytetit verior, ndërkohë që, shpresonin se një ditë do të ktheheshin sërish në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Ka disa detaje interesante për këtë kategori e cila qëndroi në Kukës.
Së pari; Ata nuk vinin nga zona në të cilat ishin zhvilluar, apo zhvilloheshin luftime. Zonat nga po vinin ishin fshatrat përreth Prizrenit, apo ato të zonës së Opojës dhe Dragashit. Në këto zona minimalisht ishin goditur nga NATO, postat kufitare serbe përgjatë kufirit me Shqipërinë, ndërkohë që, nuk kishte të dhëna për përqëndrim forcash dhe rezervash ushtarake në këto rajone.
Së dyti; Edhe megjithëse me ndihmën e organizatave ndërkombëtare në rrethinat e Kukësit u ngritën disa kampe për akomodim, të ikurit u regjistruan formalisht, ndërsa e kanë ndarë ndihmën e përfituar me familjet kuksiane, ku bujtën për 79 ditë.
Së treti; Siç dhe e pohojnë pjesa dërrmuese e të shpërngulurve, të cilët qëndruan në Kukës, ndonëse nuk u është kërkuar hapur, ata kanë paguar qeranë për apartamentet e lëshuara.
Së katërti; Kontigjente të rinjsh dhe disa kryefamiljarë nga kjo kategori, u paraqitën si vullnetarë në Qendrat Stërvitore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura në Kukës, Kolsh, e Kalimash, ndërsa më vonë dezertuan në masë, e cuditërisht sot një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë fituar statusin e Veteranit Luftëtar, të lëshuar nga Komisioni Qeveritar i Kosovës.
Krejt ndryshe paraqitej situata me të ikurit të cilët refuzuan të qëndronin në Kukës. Ata vinin nga zona ku luftimet ishin të ashpra, shumë prej tyre e kishin kaluar dimrin jashtë, ndërsa vullnetarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin përkujdesur për sigurinë fizike të tyre. Shpresat për këtë kategori të shpërngulurish ishin më të pakta, mbasi shtëpitë e tyre ishin djegur, e burrat dhe djemtë më së shumti ishin nën armë. Ata synonin Durrësin, Vlorën, Shëngjinin, nga ku mendonin se nëpërmjet porteve të këtyre qyteteve bregdetare, do të largoheshin një ditë me shpresën se, do t’u bashkangjiteshin familjarëve të tyre në emigracion.
Situata e ndërlikuar që, paraqitej me të ikurit nga Kosova në drejtim të Maqedonisë, e shtoi fluksin e të ardhurve në Shqipëri, ndërsa në Kukës vetëm sa, bëhej rigrupimi në mënyrë të organizuar i kolonave të automjeteve ushtarake e civile, me të cilat bëhej transporti i të zhvendosurve nga lufta, për në qytetet e tjera të Shqipërisë.
Në 79 ditë të Pranverës së vitit 1999, Kukësi sot, “Nderi i Kombit” nuk ishte aspak më shumë se një qendër-tranzit për mijëra shqiptarët e Kosovës, një pjesë prej tyre jo fort të shtërnguar për të braktisur shtëpitë dhe fshatrat e tyre, duke mbajtur parasysh se tashmë, Lufta ishte në dorën e NATO-s, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tropoja dhe Hasi, të cilat, sot nuk janë “Nderi i Kombit”, përgjatë gjithë vitit 1998 dhe Pranverës së vitit 1999, pritën, përcollën dhe u përkujdesën për mijëra e mijëra shqiptarë të Kosovës. Kafshatën dhe odën që, ata malësorë ndanë me vëllezërit dhe motrat e tyre, ishte hise e një kohe më të vështirë dhe më të gjatë sigurisht. Pse jo, edhe pasojat dhe dëmet e luftës së shqiptarëve me serbët në fundshekullin e kaluar, janë lehtësisht më të evidentuara në fshatrat dhe dy qytetet Bajram Curri dhe Krumë. Me dhjetra shtëpi përgjatë kufirit me Kosovën në këto zona, janë ende të djegura, me dhjetra viktima nga minat që, ushtria serbe mbolli në arat, pyjet dhe kullotat e këtyre katundeve, janë të regjistruara.
Sot, 18-vjet pas eksodit kosovar të vitit 1999, vazhdon të përsëritet edhe një eksod masiv i shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës drejt vendeve të Perëndimit, vetëm se tani jo për shkak të luftës, por për shkak të kushteve ekonomike; mungesës së perspektivës, humbjes së shpresës, pakënaqësisë me funksionimin e shtetit, papunësisë së lartë, duke shpresuar dhe synuar një jetë më të mirë në vendet europiane.


Damir Sagolj, Sherife Luta

Damir Sagolj, Sherife Luta
Sherife Luta, gruaja simbol e eksodit të Kosovës

Thonë se një fotografi vlen sa njëmijë fjalë. Është një moment i kapur nga aparati i fotografit boshnjak të agjencisë Reuters, Damir Sagolj, që e ktheu Sherife Lutën nga Kosova në simbolin e refugjatëve kosovarë të Bllacës së Maqedonisë 18 vite më parë.

Sherife Luta asokohe ishte 22 vjeçe dhe mbante në gji vajzën e saj 6-muajshe, Besën. Ditën e 8 marsit 1999, ajo ishte një grua që doli nga shtëpia me foshnjën dhe babanë e saj për t’i shpëtuar granatimeve të serbëve në fshatin Ivajë në Kaçanik të Kosovës. Bashkëshorti iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare, së bashku me burrat e tjerë të rinj e të fuqishëm.
Ndërsa Sherifja, një nënë e re, e paveshur, me pelenën e vajzës në kokë, e pangrënë, në një mot të ftohtë e me dëborë, eci për afro një muaj të tërë në këmbë me mijëra banorë te tjerë që po përpiqeshin t’i shpëtonin luftës. Deri në datën 3 ose 4 prill, kur u shkrep dhe fotografia që hyri në histori.
Duke folur për herë të parë për një televizion shqiptar, protagonistet e fotografisë, Sherife dhe Besa Luta, kanë rrëfyer vështirësitë e atij rrugëtimi dhe habinë kur kanë parë foton.
“Pasi kishim ecur 24 orë pa ndërprerje, vajza ngriu dhe nuk qante më. Kishte ngrirë. Mendova që kishte vdekur. E mori kunata ime dhe e futi në furrë të sobës të një shtëpie në Bllacë. Pas dhjetë minutash nisi të qante dhe refugjatët e tjerë nisën të duartrokisnin. Aty nisa të qaj. Kisha shumë emocione”, tregon e përlotur Sherife Luta.
Ajo tregon gjithashtu se si, gjatë eksodit, shumë njerëz i humbnin ndjenjat, rrinin ditë të tëra pa ngrënë, madje ka pasur dhe gra që kanë lindur maleve. Ato i janë mirënjohëse fotografit boshnjak.
“Do të donim ta takonim fotografin dhe ta falenderonim. Habitem si e ka kapur këtë foto që ka tronditur botën”, thotë Besa.
Përveç fotografisë, ata e ruajnë edhe sot e kësaj dite edhe batanijen që e mbështillte Besën atë ditë. Më pas, pjesë e intervistës është bërë edhe kryefamiljari Mirvat Lutaj, invalid i luftës së Kosovës.
Ai tha se ishte shumë e vështirë të ndahej nga gruaja dhe nga vajza dhe thekson se lufta ka kosto dhe sakrifica. Pasi u ritakuan, në qershor, familja Lutaj e ndërtoi një shtëpi te re në Kaçanik të Vetër dhe u shtua edhe me dy djem.
Tashmë ato ditë të vështira mbijetese kanë mbetur pas. Vendin e ftohtësisë dhe frikës, e kanë zënë pranvera dhe paqja.

Rrugëtimi i delegacionit nga Rambujeja për në Shtabin e UÇK-së





E morem kete obligim me pergjegjesi te larte dhe vigjilence dhe i komunikuam te gjitha pikat per t’i marre masat e nevojshme qe delegacioni te kaloje me sukses dhe te arrije ne destinacionin e kerkuar.

ceka bilall bilal

Bilall Ceka



E ndjej per obligim qe te evokuoj nji kujtim nga e kaluara jone e perbashket dhe e lavdishme ku shume prej nesh ishim protagonist dhe pjesmarres te drejperdrejt gjate luftes heroike qe zhvilloi Ushtria Clirimtare e Kosoves.
Duke besuar se ne jemi ata qe duhet ti mbajme te fresketa keto ngjarje vendosa te shkepus nje nga ngjarjet e rendesishme e cila kishte te bente me kurorezimin e shume perpjekjeve te popullit tone per clirimin e vendit nga pushtuesi shekullor i cili edhe sot nuk ndalon perpjekjet e tij per te penguar proceset per avancimin e metutjeshem te shtetit te Kosoves.
Me 8 mars te vitit 1999 Delegacioni i Qeverise se Perkoshme te Kosoves me ne krye Hashim Thaqi, Kadri Veseli dhe Hysni Syla pas kthimit nga Rambuje per ne Shqiperi, ku u priten dhe u shoqeruan nga eprore te larte te Ushtrice Clirimtare te Kosoves si Xhavit Sadria, Rifat Sulejmani, Hesat Callaku, Shpetim Golemi (Dilaver Goxhaj) dhe erpore te tjere, per te vazhduar rrugen per ne Shtabin Pergjithshem te UCK-se.
Njesitet vartese ne kuader te Shtabit te Pergjithshem qe vepronin ne drejtime te caktuara e kishin per obligim qe ta organizojne bartjen e delegacionit per ne Kosove nepermjet Maqedonise ne drejtim te Zones Operative te Nerodimes ne Brigaden 162 Agim Bajrami.
Kordinator per bashkpunim ne mes te njesiteve per kete veprimtari ishte caktuar eprori i larte Hysni Syla dhe me kerkese ti tij kemi caktu takim ne Tetove ku present kemi qene une Bilall Ceka, Daut Zeqiri dhe Rushan Ceke ku jam obliguar per organizimin dhe bartjen e delegacionit nga Tetova deri ne brendi te Kosoves.
Veteranet e UÇK-se

E morem kete obligim me pergjegjesi te larte dhe vigjilence dhe i komunikuam te gjitha pikat per ti marre masat e nevojshme qe delegacioni te kaloje me sukses dhe te arrije ne destinacionin e kerkuar.
Takimin me delegacioni e kemi be tek shtepia e Daut Zeqirit ku e kam njoftuar Kryeministrin Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin per gjendjen, organizimin dhe pergatitjet qe kemi ndermare mirepo para se te vazhdojme me tutje duhet tju njoftoj edhe per ngjarjet qe ishin duke ndodhur ne territorin e Kaqanikut duke perfshi edhe Malesine e Kaqanikut, per kohen qe po flasim kacaniku ishte I rrethuar nga 7000 forca paramilitare serbe dhe vendi ishte i perfshire nga beteja te pergjakshme pothuajse ne gjithe teritorin dhe sidomos prej kufirit nga do te ecnim ne e deri ne Kovacec.
Me kete dua te potencoj per rezikshmerine e larte per sigurimin e rruges dhe sigurine e delegacionit sepse diku rreth 40 kilometra duhej te ecnim ne kembe ne zonat ku ishin te pozicionuara forcat e armatosura serbe.
Edhe pse gjendja ishte e tille ne morem obligim qe delegacionin ta percillnim deri aty ku kerkohej nga ne.
Nderkohe, kam kekuar nga Kryeministri qe per shkaqe sigurie ta shtyhet rrugetimi deri sa te krijohen kushte me te mira.
Ai me kerkoi telefon satelitor per te komunikuar me delegacionet e huaja dhe Shtabin e Pergjithshem per mundesine e shtyrjes dhe pas perfundimit te bisedave na tha qe ne sonte duhet te nisemi pavaresisht reziqeve qe na kanosen dhe se detyra ime eshte te jem ne kohe ne vendin e caktuar.
Pa u vonuar shume prej aty kemi vazhduar ne drejtim te fshatit Jazhinces afer kufirit tek shtepia e Abdirrahman Bakiut ku na kane pritur bashkeluftetar per te na shoqeruar per ne brendi te Kosoves. Nga kjo shtepi morem rrugen per ne Kosove.
Rrugen e beme permes fshatit Gllobocice ne drejtim te fshatit Shtraze deri ne Kovacec ku ishin stacionuar njesitet e Brigades 162 “Agim Bajrami”.
Ne oret e pas dites ne te njejten shtepi kan arritur komanda e Brigades me ne krye Komandant Qamil Ilazi, Hajrush Kurtaj, Ilaz Ceka dhe komandant Era te cilet na njoftuan per lufimet dhe per gjendjen ne te cilen ndodheshin.
Pas takimit ne mbremje njesitet e Brigades ne bashkepunim me njesitin e komandes per keto organizime ne krye me Ilmi Recicen ne kuader te Zones Operativ te Nerodimes dhe njesitet tjera u organizu rruga deri ne Shtabin e Pergjithshem.
Me kete pershkrim u mundova te sjell ne kujtese nje nga ngjarjet me te rendesishme duke shkeput disa momente te kesaj ngjarje dhe duke pasur konsiderate te larte per angazhimin e te gjithe atyre qe moren pjese ne organizimin dhe shoqerimin e delegacionit me te rendsishem qe kemi pas ndonje here ne keto ane.
Shpresoj se ne shkrimet tjera do te jemi me konkret ku do te perfshihen te gjithe pjesmarresit me emra dhe detaje te tjera.

Rrëfimi i Komandant Gjakovës për Betejën e Koshares


Shtabi i Brigades 'Agim ramadani'
MAG LawyersShtabi i Brigades 'Agim ramadani'


 Beteja e Kosharës dhe luftimet e atyre ditëve atje, kanë hyrë në pjesën më të lavdishme të historisë së Kosovës.
Sot, 18 vjet më pas, kujtohen dëshmorët e asaj vije të frontit, shumë prej tyre të rinj dhe ushtarakë të përgatitur, të ardhur nga mërgimi. Ata u mblodhën në Brigadën 138 të drejtuar nga komandanti Agim Ramadani. Ajo brigadë kishte disa njësi të drejtuar nga eprorë të përgatitur.
Ndër ta, ishte Musa Gjakova, epror, Komandant i Njësitit të Xhenios, Komandant i stafit komandues, në kuadër të Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Ai ishte oficer karriere, i cili kishte ardhur nga Sllovenia për t’iu bashkuar UÇK-së, që nga qershori i vitit 1998.
Në një rrëfim për Radio Kosovën, Musa Gjakova tregon se në Kosovë kishte hyrë bashkë me 24 eprorë ushtarakë, të cilit ishin përgatitur në vende tjera. Fillmisht me një angazhim në zonën Operative të Dukagjinit e pastaj në Koshare.
“Veprimtaria ime në Dukagjin ishte në fillim të organizimit të luftës në Zonën Operative të Dukagjinit ku komandant ishte Ramush Haradinaj. Unë isha komandant i Brigadës së II ‘Myrtë Zeneli’, zonën e përgjegjësisë e kisha në Dushkajë. Në ofensivën e shtatorit armiku arriti të shpërndajë njësitet, por Zona e Dukagjinit asnjëherë nuk u shua. Mbetëm UÇK e pastaj filluam përsëri një riorganizim, ku rezistenca ishte e paparë, edhe pse kishim humbje. Dhe me atë rast unë kalova kufirin në Vlahën, me detyrë, me urdhër të Ramush Haradinjat, për organizimin dhe bartjen e armatimit, për të cilin kishim shumë nevojë. E atje u bashkova rastësisht me kolegë të mi dhe aty fillon historia ime me Kosharen”, thotë Gjakova.
Në Koshare, në takimin me ushtarët të cilët po bëheshin gati për një formacion më të madh ushtarak, për t’u shndërruar më vonë në Brigadën 138, ai ishte befasuar, kur ishte marrë në pyetje nga Agim Ramadani për situatën në Kosovë.
“ Unë isha përqendruar më shumë rreth situatës. Në qendrën stërvitore në Papaj kishim filluar. Më pranoi mua Agim Ramadani, edhepse njiheshim më herët. Një intervistë, diku rreth 3 orë, për krejt situatën në Kosovë. E mua më bëri përshtypje se ajo bisedë ishte shumë zyrtare ndonëse ne ishim shokë dhe shpesh e ndërprisja duke i thënë ‘hej, çfarë ke o djalë?’. Por, ai ishte epror, i cili dinte të konsumonte të dhëna dhe t’i orientonte në vendin e duhur. Atij i shërbente çdo informacion në planin për thyerjen e kufirit, edhe pse ishte shumë mirë i informuar”, tregon Gjakova.
Ai tregon se ato ditë ishte një mobilizim intesiv dhe zhvilloheshin trajnime, përgatitje e kompletim i njësiteve ushtarake. Po krijohej një strukturë e tërë që nevojitej për thyrjen e kufirit. Ai tregon gjithashtu se hapësira brenda Kosovës vëzhgohej 24 orë, për të marrë sa më shumë të dhëna për lëvizjet e armikut.
Gjakova e kujton me ndjenja të përziera 9 Prillin, “Ditën D”, siç e quan ai.
“Urdhri është kumtuar në mëngjes, në datën 8 prill. Ushtarët nuk e kanë ditur deri atëherë. Ne eprorët nuk kishim fjetur fare. Ishte një krenari e përzier me shumë emocion, edhepse kishim një plan të menduar mirë, deri në thellësi prej 6 km në brendi të Kosovës. Më tutje jo. Do të shikonim e vendoisnim sipas rrjedhës së zhvillimeve. Pas alarmit, me rreshtimin që u bë aty, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, sepse po bënim një hap në historinë tonë. Më bënte shumë të fortë vullneti I ushtarëve që kishin, disiplina e tyre, përgatitja e mirë e tyre. Dhe kjo u tregua ditën e parë, më 9 prill se ne korrëm sukses”, tregon Gjakova.
Brigada 138, në krye me komandantin Agim Ramadanin, kishte arritur ta thente kufirin me vetëm 136 ushtarë në njësitë e veta. Njësiti i Xhenios, i drejtuar nga komandanti Musa Gjakova, ishte i përqendruar në zonën kufitare, në drejtim të Batushës, dhe kishte arritur të hynte thellë brenda territorit të Kosovës.
Gjatë luftimeve të ashpëra të atyre ditëve, forcat serbe po ndërmerrnin ofensiva të mëdha për ta rimarrë Kosharen. Në ato luftime ishin vrarë e plagosur shumë pjesëtarë të UCK-së. Ndër të tjerë, Musa Gjakova veçon humbjen e Driton Veliut dhe 6 ushtarëve të tjerë, të cilët kishin hyrë në një fyt të ngushtë për ta tërhequr njësitin e Gjakovës nga Batusha, ku ishte rrethuar nga forcat e armikut.
“Dritoni nuk ishte pjesëtar i Njësitit tim. Ai ishte një djalë nga Polaci i Drenicës, ishte në policinë ushtarake. Më 9 prill, njësiti im kishte depërtuar në thellësi, gati në Batushë, dhe vlerësimi i qendrës, i komandës, ishte se unë isha i rrethuar dhe nuk kisha komunikim me qendrën, për shkak të konfiguracionit të terrenit. Atje ishte organizuar një skuadër që të vinte dhe të më tërhiqte. Ajo duhej të depërtonte dy rrathë të armikut. Kishte ardhur Dritoni, bashkë me 6 ushtarë të tjerë, që të na tërhiqnin dhe të ktheheshim në qendër. Dhe i them që të kthehet me urdhër, siç ka ardhur… Por, ai më shikoi dhe më tha: ‘Komandant, a mund ta thej urdhrin… Unë me ju mbetem derisa nuk tërhiqemi së bashku’. Më 9 prill, Dritoni vritet. Nga e njëjta predhë unë plagosem, kurse ai ndërron jetë me një shikim…”.
Emocioni për Dritonin e mbush me vaj dhe ia ndërpret rrëfimin Musa Gjakovës.
Ai i kujton me dhembje humbjet që kishin pësuar më 11 prill, në një ofensivë të forcave serbe, të organizuar në shenjë hakmarrjeje.
“Ajo ditë e 11 prillit ka qenë shumë e vështirë. Kemi pasur humbje të mëdha… Atë ditë, më 11 prill, vritet edhe Agimi (Agim Ramadani)”, tregon Gjakova.
Ai tregon se në radhët e forcave të armikut ka pasur edhe mercenarë rusë dhe pjesëtarë të njësive elite, që përpiqeshin ta rimerrnin me çdo kusht pikën e Koshares. Por, nuk ia kanë dalë, me gjithë humbjet e mëdha që kanë pësuar pjesëtarë të Brigadës 138 Agim Ramadani.
Ushtarët dhe eprorët e plagosur më 11 prill ishin dërguar për trajtim në spitalin e Bajram Currit, e më pas edhe në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Edhe pse me kushte shumë të dobëta të trajtimit mjekësor, Musa Gjakova është mirënjohës gjithmonë për gatishmërinë e personelit mjekësor të Shqipërisë, që të trajtonin të plagosurit që dërgoheshin nga frontet e luftës.
Ai tregon se për rënien e Agim Ramadanit kishte mësuar derisa po trajtohej në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
“Vinin ushtarët të më vizitonin. E shihja shqetësimin e tyre, por nuk dija gjë për vrasjen e Agimit… Të nesërmën hyn në dhomë një grua dhe më drejtohet mua me emër e mbiemër. Më tha se ishte gruaja e Agimit. Në atë moment e pyeta menjëherë se çfarë kishte ndodhur me Agimin. Më tha se Agimi ishte vrarë. Ajo na jepte kurajo dhe kishte qëndrim të cilin e admiroja, se si ajo e duronte atë humbje të madhe për të, por edhe për një njeri të madh të Kosovës”, thotë ai.
Musa Gjakova thotë se vrasja e Agim Ramadanit ishte një humbje e madhe. Ai i kujton me nostalgji çastet që i kishte kaluar bashkë me Agimin.
“Mua më lidhi më shumë me Agimin hyrja në Kosovë me grupin e eprorëve, më 1998. Unë isha në njësitin e Rrustem Berishës, Agimi e kishte njësitin e vet, Tahiri e kishte të tijin. Do të thotë ishim bërë gati me strukturën bërthamë për të hyrë në Hoxhaj, një fshat kufitar në afërsi me Kosovën”, tregon ai.
Musa Gjakova e kujton me shumë nostalgji një prej momenteve me humor.
“Një detaj do të më kujtohet gjithmonë. Unë e kisha marrë një letër nga familja… dhe unë po bëja përpjekje për ta mbyllur një çantë me libra dhe një tjetër me armatim. Dhe Agimi, si më shaka, po i thotë Rrustemit: ‘Musa po mendon me hapë një akademi në Kosovë’…”, kujton ai.
(Hyrë Tejeci, RTK)

Prof.Dr.sci. Jahja Drançolli : Rrënjët e shtetit të Kosovës duhet kërkuar edhe në antikitet


 Historiani i respektuar Prof. Dr. Jahja Drançolli shkruan se rrënjët e shtetit të Kosovës duhet kërkuar edhe në antikitet, te Mbretëria e Dardanisë dhe gjatë mesjetës së hershme, në Shtetin e Arbërit.
Në një shkrim të postuar në Facabook, me rastin e 9 Prillit, Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Drançolli sjell si argument Kartën e Dhimtrit të vitit 1210, e cila provon marrëveshjen e Arbërisë me Raguzën, gjetur në Arkivin Shtetëror të Raguzës.



Jahja Drançolli 1


9 Prilli, Dita e Kushtetutës së Republikës Kosovës, në mbështetje të Historisë së Shtetit, rrënjët e veta duhet kërkuar edhe në antikitet te Mbretëria e Dardanisë dhe gjatë mesjetës së hershme në Shtetin e Arbërit, kufiri i të cilit (nga kapërcyelli i shek. XII) është shtrirë deri te Labi në veri (Llapi i sotëm)!
Nga mesi i shek. XI, nisi procesi i krijimit të formacionit të parë shtetëror i Arbërisë mesjetare. Më vonë, burimet historike nga kapërcyelli i shek. XII, nxorën në dritë shtetin e Arbërit me seli në Krujë. Sundimtari i parë ishte Progoni (1190-1198), dhe më pas bijtë: Gjini (1198-1206) dhe Dhimitri (1206-1216). Principata e Arbërit e arriti fuqizimin më të madh në kohën e sundimit të Dhimitër Progonit. Në një akt të marrëveshjes tregtare të Shtetit të Arbërit me Raguzën, të nënshkruar nga Dhimitri më 1210, konisderohet si marrëveshje e parë ndërkombëtare e principatës së Arbërit, Dhimitri e quan veten “Panhipersebast” dhe “Arkont i Madh” (“Demetrius Die gratia panypersebastos et magnus archon”). Akti i marrëveshjës është realizuar në kancelarinë shtetërore të Principatës së Arbërit (“de la chancellarie d’Arbanon”), dhe është nënshkruar nga Dhimitri e nga vasalet e tij: Jonema, Markeni, Serneli, Peltus, Len, e ndonjë tjetër. Titulli i parë ka në rrënjë fjalën sevast (σεβαστὁς), titull ky i përhapur nga Aleks Komneni I (1081-1118). Në Arbëri atë titull e zotëronte edhe sevasti i Skurjes, sevasti i Misjes, sevasti i Kurbinit, e ndonjë tjetër. Titullin në fjalë zakonisht e mbanin funksionarët që kishin lidhje farefisnie me familjen perandorake bizantine. Titulli dytë megas arhond (arkont i madh) ishte i afërt me titullin e ndonjë sunduesi fqinjë të kohës. Të dy këta tituj (panhipersevast dhe arkont i madh), në diplomatiken lindore ishin ekuivalente me titullin princ sipas diplomatikës Perëndimore. Dhimitri përmendet edhe me një titull të tretë – me titullin “princ” (princeps) dhe “gjykatës” (iudex), me të cilin titull, Dhimitrin e quante Papa Inoçenti III (1208). Titulli princ si sovran i Principatës së Arbërit, e kishte legjitimuar Dhimitrin edhe sipas terminologjisë zyrtare Perëndimore, por edhe të asaj Lindore.
Karta e Dhimtrit nga viti 1210, e cila provon marrëveshjen e Arbërisë me Raguzën!
Burimi: Arkivi Shtetëror i Raguzës!

Faik Konica Ne shqiptaret nuk veme dot mend

Dukë parë dhë dukë dëgjhuar, bota mësojnë ment dhë ndërtohën. Ne Shqipëtarët s’marim dot mësimë; malët të tundën dhë të rrëkëlëhën, në nuk k...