2023-03-11

Plani franko-gjerman,si Kongresi i Berlinit,Kosova veriore aneksohet nga EVROPA dhe i jipet Serbisë(Zajednica)

          Shkruan :Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD

Negociatat për planin franko-gjerman, takimi i radhës

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç u mbyll pa një marrëveshje. Si rrjedhojë është caktuar një raund i dytë bisedimesh mes dy palëve, që do të mbahet më 18 mars. Mësohet se takimi i radhës nuk do të zhvillohet në Bruksel, por në Maqedoni të Veriut.

Në përfundim të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Ai shtoi se palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, u shpreh ai.

Sërish pengesë për arritjen e një marrëveshje mësohet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku palët nuk kanë rënë dakord.

Plani franko-gjerman, Kurti: Isha gati të firmosja, por refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm në Bruksel. Ai u shpreh se ishte gati të firmoste për planin franko-gjerman, por ishte Vuçiç që refuzoi. 

Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë. Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani, duke thënë se beson që tashmë gjenden në një rrugë njëkahore të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për fqinjësi evropiane. Preambula ka 5 fjali e 10 nene. Është mirë sa më shumë qytetarët ta lexojnë vetë, por edhe profesionistët e dokumenteve të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare e të aspekteve legale juridike, që të bëhet edhe ndonjë diskutim demokratik publik për këtë gjë. Plani i zbatimit do të jetë plan se si të përkthehen në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian, i iniciuar më herët nga Franca e Gjermania, që iu bashkëngjitën emisarit të BE-së qysh më 9 shtator kur u bë propozimi. Janë gjithaq gjërat që duhet zbatohen”, është shprehur Kurti.

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Bushati: Do të jetë

Analisti Andi Bushati nuk e sheh si një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje, takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Bushati u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas Bushatit, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin.

Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Analisti u shpreh gjithashtu se  do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën nëse Albin Kurti do të pranonte Asociacionin.

“Është Vuçiçi ai që nuk e ka dashur dhe ka vënë një barrierë për planin dhe prandaj ne sot në këndvështrimin tim nuk kemi një marrëveshje që do të jetë e vështirë dhe në vijim të ravijëzohet. Për sa kohë Albin Kurti e ka politikisht vdekjeprurëse po të pranojë asociacionin dhe Vuçiçi e ka politikisht vdekjeprurëse të pranojë të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, megjithëse thotë nuk e njoh shtetin e Kosovës, atëherë të dy do të gjejnë artifice për të prishur diçka që iu serviret gati përdhunshëm nga amerikanët dhe nga evropianët.” , u shpreh Bushati.


*****

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të bëjnë asnjë hap pas sa i takon Asociacionit. Dje pati një takim në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe takimi dështoi pikërisht sepse ky i fundit kërkoi diskutime për Asociacionin.

Sot mbi këto zhvillime ka folur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim me gazetarët.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel. I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”, tha ai.

Takimi Kurti-Vuçiç, analistët të ndarë mbi

Analistët janë të ndarë lidhur me rëndësinë e arritjes së takimit të së hënës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por bien dakord se ecuria e mëtejshme varet nga qasja ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, në intervista për Zërin e Amerikës shprehën qëndrimet e tyre për përmbajtjen e propozimit dhe parashikimet e tyre për hapat e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Analisti i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Kupchan thotë se megjithëse ata që prisnin një nënshkrim marrëveshjeje të hënën mund të jenë zhgënjyer, takimi ishte i suksesshëm, pasi të dyja palët kanë rënë dakord me elementët kryesorë të dokumentit.

“Mendoj se mund të thuhet me siguri se pavarësisht mungesës së një firme, gota është më shumë se gjysëm plot. Unë do të thoja se është tre të katërtat plot.Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë më tej, por unë mendoj se palët kanë shënuar një pikë të rëndësishme kthese politike. Ato po shkojnë drejt vijës së finishit”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Dhe vija e finishit për të është njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se serbët e dinë se duhet të bëjnë njohjen zyrtare të Kosovës si hapin e fundit përpara hyrjes në Bashkimin Evropian. Kështu që unë e shoh këtë si një proces me faza ku dokumenti që u publikua në Bruksel detajon se si do të zhvillohet faza e parë”, thotë zoti Kupchan.

Por për profesorin e Universitetit Johns Hopkins dhe ish-analist i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, David Kanin, asgjë thelbësore nuk është zgjidhur dhe në fakt ndryshimi më i madh është që ka një tekst mbi të cilin mund të punohet.

“Por negociatat e vështira nuk kanë ardhur ende dhe aty do të jetë ose nuk do të jetë marrëveshja. Ky është thjesht një hap paraprak përpara drejt asaj që ata (Perëndimi) shpresojnë se do të jetë një marrëdhënie praktike mes dy palëve”, thotë profesori Kanin për Zërin e Amerikës.

Megjithëse ai vë në dukje se pika për shkëmbimin e misioneve është e rëndësishme, prof. Kanin thotë se dokumenti nuk e zgjidh çështjen e statusit të Kosovës.

“Prova e vërtetë e gjithë kësaj do të jetë nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, do të shohin në këtë tekst dhe në diplomacinë tani e tutje, një bazë për ndryshimin e qëndrimeve të tyre dhe ta njohin Kosovën. Nëse kjo ndodh, do të ishte diçka e rëndësishme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë është e diskutueshme se sa e rëndësishme është gjithë kjo”, thotë ai.

Dy analistët bien dakord se Thembra e Akilit është çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha pas takimit se aneksi i zbatimit, i cili do të jetë udhërrëfyes i fazës së zbatimit të marrëveshjes, është “një pjesë integrale” e saj. Pika më e ndjeshme e zbatimit është pikërisht Asociacioni. Prof. Kanin thotë se fakti që Asociacioni nuk përmendet por ajo është pika më kritike, e bën të mendojë se ky dokument nuk është më i rëndësishmi.

“Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të kemi një marrëveshje, dhe ajo qëndron tek aneksi i zbatimit, aty është marrëveshja. Kjo është thjesht një marrëveshje për t’u përpjekur për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Madje ai shton se edhe qëndrimet e Kryeministrit Albin Kurti pas takimit se ishte gati të nënshkruante marrëveshjen, dhe të Presidentit Vuçiç se nuk ishte gati ta bënte këtë, duke e vënë theksin tek Asociacioni, tregojnë se gjendja në thelb mbetet e njëjtë.

“Ata kështu kanë folur edhe më parë: Serbia ka këmbëngulur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kurti ka thënë se kjo nuk është përparësi. Ata kanë përparësi të ndryshme dhe qëndrime të ndryshme. Kjo nuk ka ndryshuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan është dakord se pengesa kryesore janë detajet e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Djalli qëndron tek detajet dhe ne nuk i dimë detajet. Ne e dimë se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe është një pjesë e mozaikut, gjë që u bë e qartë kohë më parë. Ne e dimë gjithashtu se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka konstatuar se kjo mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet menduar se si të koordinohet një farë niveli i autonomisë për komunitetin serb dhe pakicën serbe në Kosovë, me kompetencat e vetë qeverisë së Kosovës”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se nuk dihet ende se për çfarë saktësisht është rënë dakord.

“Por unë mendoj se kjo është pika ku do të përqendrohet pjesa më e madhe e vëmendjes në javët në vijim, pasi duket të jetë pengesa më e rëndësishme. Të paktën me aq sa dimë arsyeja që dokumenti nuk u nënshkrua është se nuk kishte marrëveshje për modalitetet e Asociacionit”, thotë ai.

Por ato që zoti Kupchan i sheh si detaje për t’u sheshuar drejt një vije finishi, zoti Kanin i quan pengesa që mund ta lënë situatën në vend numëro për një kohë të gjatë.

Zoti Kupchan mendon se mesa duket propozimi parashikon një normalizim me faza.

“Në fazën e parë kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, Kosova hyn në institucionet ndërkombëtare, dy palët shkëmbejnë misione diplomatike. Por nuk marrim një njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, thotë ai, duke shtuar se njohja zyrtare do të jetë pika përfundimtare e këtij procesi.

Për zotin Kupchan, diplomacia perëndimore ka qenë e suksesshme dhe këtë e tregon fakti që të dyja palët kanë rënë dakord për elementët thelbësorë të propozimit.

“Unë nuk mendoj se Perëndimi po favorizonte njërën palë apo tjetrën, ose po bënte më shumë presion ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë. Mendoj se po bënte gjithçka që mundej për të ushtruar ndikim për t’i bërë palët që të kapërcenin një ngërç, një mungesë fleksibiliteti që e ka mbajtur rajonin në vend numëro për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Por ndryshe nga zoti Kupchan që mendon se të dyja palët duket se po negociojnë tani me mirëbesim, zoti Kanin thotë se BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen të detyrojnë dy palë mosbesuese për një marrëveshje.

“Janë negociata ngurruese mes dy palëve që nuk i besojnë njëra-tjetrës, por që po detyrohen nga Perëndimi të arrijnë në një lloj marrëveshjeje”, thotë ai, duke shtuar se nuk beson që do të ketë një zgjidhje të shpejtë për statusin.

Dy analistët bien dakord se si kryeministrit Kurti, edhe Presidentit Vuçiç do t’u duhet të përballen edhe me konsideratat e brendshme politike në vendet e tyre. Por thotë zoti Kupchan…

“Mendoj se kjo është një ditë optimiste për Kosovën dhe Serbinë dhe për rajonin në përgjithësi”.




Aleksandar Vuçiç ndryshon mendje: Nuk e negocioj njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka nisur të ndryshojë kurs. Ndonëse para se të shkonte në Bruksel po paralajmëronte njohjen e Kosovës, sot ka bërë një deklaratë ndryshe.

Ai u shpreh se këtë pjesë nuk e negocion. “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Ky propozim synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas rundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Serbia as fitoi, as nuk kapitulloi; por pranoi “de fakto” se Kosova

Drejtori i agjencisë së lajmeve 'Beta' në Beograd, Rodmir Dikliç ka reaguar lidhur me takimin tre-palësh që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ranë dakord se nuk është e nevojshme të diksutohet më marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ajo çka mbetet tashmë është vetëm nënshkrimi i dokumentit, pra planit të propozuar nga BE-ja. Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues. Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliç dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliç.

Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliç vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.

Së shpejti,del nga shtypi libri i historianit shqiptar :Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,;"Adem Demaçi themelon zyre politike të UÇK-së 1998-1999'"

 Shkenctari shqiptar Akademik Prof.Dr.Hakif Bajrami,ka dorëzuar për shtyp  dorëshkrimin voluminoz prej 815 faqësh më titull

''Adem Demaçi themelon zyre politike të UÇK-së 1998-1999''.

Librin  e finanson filantropi i njohur shqiptar z.Milaim Abdullahu.

Ky humansit e ka finansuar librin  për aktorin e famshëm shqiptar Bekim Fehmiun si dhe librin e gjeneralit  të njohur amerikan Vesli Klarkut.


                           Akadmik Prof.dr.Hakif Bajrami,PHD


HIsoriani akadmik Prof.dr.Hakif Bajrami u lind më 7 mars 1943, në katundin Balsh të komunës së Besianës, Malësi e Llapit.


 Shkollimin tetëvjeçar e kreu në Besianë. Këtu e kreu, me sukses shembullor, dhe shkollimin e mesëm, në gjimnaz. Në Prishtinë, pikërisht në Degën e Historisë së Fakultetit Filozofik, i mbaroi studimet universitare. Nga viti 1969 u punësua si arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë në Gjimnazin e Besianës, por do të do të nxirret nga detyra si i “padëshiruar potencial për regjimin”. 


Më 1970 erdhi në Gjimnazin e Prishtinës, prapë arsimtar i gjuhës latine dhe i sociologjisë, kurse nga viti 1973 edhe i historisë në Gjimnazin e Prishtinës dhe të paraleles së tij në Besianë, e njëkohësit i vazhdoi studimet pasuniversitare, në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, për të magjistruar më 1975.


 Nga tashti, me gradën shkencor “Magjistër i Shkencave të Historisë” u punësua “Bashkëpunëtor shkencor” në Entin e Historisë së Kosovës, ku i ngjeshi përpjekjet për ngritjen profesionale shkencore dhe më 15 janar 1979 e mori gradën shkencore “Doktor i Shkencave historike”.






Botime

  1. Rrethanat shoqëroro politike në Kosovë 1918-1941, Prishtinë 1981, fq. 365;

  2. Aradhja Partizane e Shalës, Beograd 1981, fq. 106;

  3. Partia Komuniste e Jugosllavisë në Kosovë 1919-1941, Prishtinë 1983, fq. 238;

  4. Aradhja Partizane “Bajram Curri”, Prishtinë, 1985, fq. 244;

  5. Bataloni Partizan “Meto Bajraktari”, Prishtinë 1988, fq. 232;

  6. Libri i bardhë (në katër gjuhë: shqip Anglisht, frëngjisht, gjermanisht, serbokroatisht), Prishtinë-Tiranë,1992, fq. 106 ( gjithsej 512 faqe);

  7. Tragjedia e Tivarit, Prishtinë 1993, fq. 226;

  8. Bedri Pejani 1885-1946, Prishtinë, 1994, fq. 205;

  9. Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, Prishtinë 1995, fq. 208;

  10. Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (dokumente), Prishtinë 1996, fq. 506;

  11. Mustafë Hoxhë Nishefci 1915-1995, Prishtinë 1997, fq. 338;

  12. Kosova prej Bujanit në Kaçanik, Prishtinë 1997. F. 424 ( i ndaluar më 1990 në shtypshkronjë);

  13. Programet që shënuan historinë kombëtare shqiptare 1878-1997, Prishtinë 1997, f. 162;

  14. Dokumente të institucioneve gjermane për historinë shqiptare 1941-1944, Prishtinë 1998, fq. 302;

  15. Ismail Hasan Ajeti-Bushi, Prishtinë 1999, fq. 166;

  16. Ibrahim Gjakova shtyllë e Komitetit Kosovës, Prishtinë 2000, fq. 104;

  17. Met Podjeva-Babloku, 1888-1976, Prishtinë 2000, fq. 202;

  18. Kosova njëzetë shekuj të identitetit saj, Prishtinë 2001, fq. 156;

  19. Politika serbe për rikolonizimin e Kosovës me sllavë 1945-1948 (vëllimi i parë), Prishtinë 2002, fq. 634;

  20. Programi Kombëtar politik i shqiptarëve, Prishtinë, 2002, fq. 110;

  21. Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912 (1), Prishtinë 2003 fq. 230;

  22. Dosja Demaçi, Prishtinë 2003 dhe botimi i dytë 2004,479;

  23. Naçertania program politik serb për shfarosjen e shqiptarëve 1844 – 1999, Prishtinë 2004, fq, 339;

  24. Riokupimi i Kosovës nga Serbia më 1918 (2), Prishtinë 2004, fq. 310;

  25. Politika dhe lufta e drejtë shqiptare përballë neofashizmit serb 1989 – 1999, Prishtinë, 2006, fq. 530;

  26. Antimemorandum (në gjuhët: shqip, anglisht, serbisht), Prishtinë 2007, fq. 207;

  27. Zavere i zloçini UDB-e Jugoslavije prema albancima na Kosovu do 1966, Pristina, 2008, fq. 207;
  28. Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Qeveritë e Tiranës për krimet serbe ndaj shqiptarëve 1918-1941,
  29.  Prishtinë, 2008, fq. 462;
  30. Shqiptarët në mes Lindjes (Stalinit) dhe Perëndimit (Çerqillit), (botuar si fejton ekskluziv në “Kosova Sot”, 2008 (në procedurë për botim në libër);
  31. “Si e tradhtoi PKJ udhëheqësin shqiptare rreth çështjes së Kosovës ( dokumente sekrete” – Libër në procedure të botimit;
  32. Epoka e Adem Demaçit, Prishtinë, 2009, fq. 68.
  33. Peticioni që i shpëtoi shqiptarët në Shqipërinë kontinentale nga fashizmi serb, Prishtinë 2005, fq.73;
  34. Shqiptarët në mes dy totalitarizmave 1918-1999, Prishtinë 2010, fq, 357 etj.

Flori Bruqi

Disa fjalë pas një marrveshjeje tradhëtare!

 


Përkitazi shkrimit të autorit Flori Bruqi ,në Floripress", datë 02.11.2023.,më titull :

"Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi".:



https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html

*****

                            Analiza juaj më bëri shumë përshtypje.

 Kongresi i Berlinit ka qenë dhe vazhdon të mbetet faqja më e zezë në historinë e ‘kurvës së motit”, sipas përcaktimit të shkëlqyer që Fishta i Madh i ka pasë bërë Evropës, për qëndrimin thellësisht armiqësor që ka mbajtur ndaj kombit shqiptar.

Për faqen e saj të zezë, deri në ditët tona, ajo vazhdon ta mbajë në ballë atë vulë turpi, të cilën e thelloi edhe më shumë në Konferencën famëkeqe të Londrës. Në vend që Evropa ta kishte trajtuar me kujdes të veçantë kombin  shqiptar, se në skenën e historisë botërore pati nxjerrë heroin legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i cili, gjatë një periudhe çerekshekullore, me një ushtri të vogël prej 10 mijë luftëtarësh, ushtrisë së fuqishme të perandorisë më të madhe të errësirës mesjetare otomane, i pati dhënë dajak pas dajaku, duke e detyruar të tërhiqej me turp, dhe vetë sulltanin e pati bërë të fliste me vete. Ato beteja legjendare që pati zhvilluar Skënderbeu, patën shërbyer edhe si njëfarë mburoje për moslejimin e barbarisë otomane të dyndej drejt Perëndimit evropian. Asokohe Evropa luajti thjeshtë rolin e soditësit, duke mos i ofruar Skënderbeut kurrfarë ndihme. Madje edhe tani vonë,  Perëndimi evropian pati shumë dëshirë që të luante thjesht rolin e soditësit gjatë bombardimit të Serbisë fashiste, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bill Klintonin dhe Madlen Ollbraitin në krye. Disa nga shtetet kryesore evropiane kanë qenë kundër atyre bombardimeve.

            Gjeneralit rus Leonid Ivashov, revista “Itogi” i ka pasë marrë një intervistë lidhur me bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999. Gazetari i pati drejtuar pyetjen në vijim:

            Pyetje: A është e vërtetë që një major francez iu ka pasë dhënë serbëve të dhëna sekrete për bombardimet e NATO-s

            Pëçrgjigje: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, Zhan Pier Kelsh (Jean-Pierre Kelche - 1942), me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira, po ashtu, ishte kundër bombardimit të Jugosllavisë. Meqë ra fjala, kundër kanë qenë edhe shumë ushtarakë të vendeve të NATO-s... Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë, Robin Kuk (Robin Cook  1946-2005), gjatë një bisede telefonike, i tha Madlen Ollbraitit (Madeleine Albright - 1937-2022) se juristët e tij nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve, ajo përgjigjen e kishte pasur gati: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”… Në dhjetëvjetorin e bombardimeve, ish-këshilltari i Sharl Degolit (Charles de Gaulle - 1890-1970), gjenerali Pier Gallua (Pierre Gallois - 1911-2010), pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të fjalimit të vet, në të cilin zbulonte disa sekrete të NATO-s” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. “Intervistë për revistën “Itogi””. Faqja e internetit ““russmir.info”. 27 gusht 2010).

            Shikoni edhe tani, i nderuar miku im, se çfarë qëndrimi po mban Perëndimi evropian ndaj Republikës së Kosovës. Eshtë rreshtuar në krah të Serbisë fashiste për copëtimin e Republikës së Kosovës me krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pra, të krijimit të një shteti brenda shtetit, në përputhje me këmbënguljen e Rusisë fashiste. Në nëntor të vitit 2019, Presidenti francez Emanuel Makron (Macron) deklaroi se NATO-ja u ndodhkej në një vdekje klinike! Pra, Presidenti i një vendi që i jepte Serbisë të dhëna sekrete të NATO-s. Deklarata e Makronit vinte në sinkron të plotë me interesat e Rusisë fashiste. Me atë rast, zëvendësdrejtori i Institutit të bashkuar mbretëror për studimin e çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes, Xhonatan Eial (Jonathan Eyal), pati deklaruar:

            “…Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini, për shembull, ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macronit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e përcaktoi deklaratën e Macronit si “fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s” (Citohet sipas: “Pse del Macron në krye të atyre që shajnë N ATO-n?. Faqja e internetit “DW”. 10 nëntor 2019).



            Ju uroj për analizën tuaj boll interesante.:


Redaksia: https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html


            Eshref Ymeri

            Kaliforni, 10 mars 2023


                        Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,AAAS


Nërsa publicisti dhe gazetari i mirënjohur shqiptar  Skiftër Këllici më shkruan:

 Pershendetje, Flori,

Se bashku me disa shoke ndjek me shume interes materialet qe na dergon.

Miqesisht,
Skifteri


2023-03-10

Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi.





640px-Berliner_kongress

Shkruan: Akademik Prof.dr. Flori Bruqi,PHD.

Traktati i Shën-Stefanit shkaktoi shqetësime të mëdha tek Fuqitë e Mëdha e sidomos tek Britania e Madhe.

 Prandaj Fuqitë e Mëdha me 13 qershor 1878 thirrën një Kongres i cili do të mbahej në Berlin për të rishikuar edhe njëherë Traktatin e Shën Stefanit,mbi Aneksimin e tokave shqiptare.

Në këto kushte u mblodh Kongresi i Berlinit i cili filloi punimet më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, ku rezultat i kongresit ishte nënshkrimi i Traktatit të Berlinit nga Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Perandoria Osmane.

Në këtë Kongres ishte thirrur edhe një delegacion i Perandorisë Osmane por ky delegacion nuk kishte të drejta të barabarta me Fuqitë e Mëdha, kështu që ai mund të fliste për çdo cështje por nuk kishte të drejtë të votonte vendimet e Kongresit gjithashtu edhe shtetet ballkanike kishin të drejtë të paraqisnin vetëm kërkesat e tyre.

Edhe shqiptarët me organizimin e Lidhjes së Prizrenit kishin të drejtë të paraqisnin kërkesat e tyre. 

Në muajt qershor-korrik ishin bërë dhjetëra peticione dhe memorandume për Kongresin e Berlinit që edhe Shqipërisë t’i njiheshin disa të drejta për autonomi.

Kështu që Fuqitë e Mëdha vendosën që Serbisë t’i njihej pavarësia dhe të merrte Sanxhakun e Nishit. Mali i Zi do të merrte, Podgoricën, Tivarin, Plavën, Gucinë, Ulqinin Nikshiqin etj.

Kongresi vendosi që Bullgaria të ndahej në dy pjesë autonome, të Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore.

Rumania fitoi pavarësinë dhe Rusia mori Besarabinë dhe Armeninë. Bosnja mbeti e pandarë nga Perandoria Osmane por Austro-Hungaria fitoi të drejtën për administrimin e saj.

Kongresi shqyrtoi edhe kërkesat e Greqisë e cila nuk mori pjesë në luftë por kishte parashtruar kërkesat për zgjerimin territorial ku me ç’rast krahina e Çamërisë do të aneksohej nga Greqia. As në këtë kongres nuk u njoh e drejta e Shqipërisë për autonomi por edhe territoret shqiptare i’u dhanë fqinjëve

(malazezeve,serbeve,maqedoneve)...

*****

Në Londër, në parlament, kryeministri Gledston u ngrit energjikisht duke kërkuar që, si pjesë e politikës britanike, të respektoheshin dispozitat e Kongresit të Berlinit.


 U ndërruan gati të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha të akredituar në Stamboll dhe u dërguan atje personalitete me influencë. 


Britanikët ambasador special e emëruan zotëri Goçanit, i cili ishte emëruar më parë mëkëmbës i mbretit në Indi. Lordi Granvil, duke i dhënë Goçanit autorizime që ti koordinonte detyrat me të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha, i shkruante: ''madhëria e saj Mbretëresha ka pasur mirësinë të ju embrojë ambasador special të saj pranë Portës Otomane që të shihet se sa të rëndësishme M, e S. Mbretëresha e konsideron situatën në Lindje dhe që Sulltani, nga marrëdhëniet personale me një burrë shteti të atillë që zë pozitë aq të lartë në Parlament dhe në politikën e Anglisë, ta kuptojë seriozitetin e qëllimit të fuqive të mëdha për kryerjen e obligimeve të tij ndaj Malit të Zi dhe Greqisë ... '', e pak më vonë i dërgoi vërejtjen në Stamboll:''… duhet të kërkohet energjikisht nga Porta e lartë që të tregojë në mënyrë kategorike cilat masa do ti ndërmarrë që ti jepen Malit të Zi vendet e caktuara.''
Në vend të kërkesës së fuqive të mëdha që ushtria otomane ti riokuponte pozitat që u ishin dhënë shqiptarëve dhe tia dorëzonte Malit të Zi, në Stamboll ra.



Ulqinin me tërë distriktin deri në Bunë në rregull, në qetësi, pa rezistencë, më 15 nëntor sipas kalendarit të vjetër. Në qoftë se nuk e bën këtë, flota e kombinuar, e cila atë ditë do të jetë në gjirin Burnaba, afër Izmirit, do të futet në portin e Izmirit dhe do ta pushtojë qytetin. Do ti nënshtrojë të gjitha organet e pushtetit, do ti marrë të gjitha të ardhurat e vilajetit dhe do ti disponojë këto, kurse Mali i Zi do ta marrë prej tyre pjesën që i takon me të drejtë. Në qoftë se edhe kjo nuk do të mjaftojë që ta detyrojë Portën e lartë, fuqitë do ta pushtojnë me forcë, në fund të fundit, Selanikun.<< Ultimatumi për Portën ishte shumë i rëndë, aq më parë që ky veprim i fuqive të mëdha, si fillim, do të mund të aplikohej edhe për çështjet deri atëherë të pazgjighura në Jermeni, Greqi e të tjera.


Sulltan Hamidi, kur u gjend në situatë të vështirë dhe të paevitueshme, e pushoi Veli Riza‑pashën e Shkodrës si më ortodoks në kundërshtimin për dorëzimin e Ulqinit, e dërgoi atje mushirin e urtë dhe me influencë Dervish‑pashën me katër mijë nizamë, i cili erdh prej Shkodrës në Ulqin me ushtri pak më të vogël që ta bënte dorëzimin e fortifikatave në rrethinën e Ulqinit në Bunë, në Mozhur dhe në Meteriz) si dhe vetë qytetin e Ulqinit.
Ushtria malazeze, nën komandën e vojvodë Bozha Petroviqit (dy batalione) erdhi në Mërkojeviq, kurse pas përgatitjeve të bëra, në Ulqin u dërgua vojvoda Simo Popoviq, tashmë i emëruar gubernator i bregdetit malazias me seli në Ulqin. Popoviqi, me 600 ushtarë nën komandën e Petar Stankoviqit, i mori në dorëzim të gjitha fortifikatat, qytetin e Ulqinit dhe >>distriktin deri në Bunë' Kështu Ulqini, pas pazarllëqeve të gjata diplomatike midis fuqive të mëdha, e Malit të Zi me Turqinë dhe demonstrimit të armatës detare deri atëherë të paparë, më 30 nëntor të vitit 1880 iu bashkua Principatës së Malit të Zi.


I etshëm deri atëherë për dalje në det, për zhvillimin e detarisë vetjake dhe për zhvillimin e bujqësisë mesdhetare, i entuziazmuar me sukseset e veta ushtarake dhe diplomatike princ Nikolla I, duke kremtuar, e këndoi këngën "Kurorëzimi i Malit të Zi me detin."










Vendim i turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha(Evropës kurvë)


Veprimi arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të diplomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës.



Dihet tashmë se në pjesën e dytë të shek.XIX, në kuadër të Perandorisë Osmane në Ballkan kishin filluar lëvizjet politike të popujve të shtypur të cilët kërkonin avancimin e statusit të tyre politik, jo më si provinca autonome por për t`u pavarësuar. Dhe gjatë Krizës Lindore 1875-1881 këto lëvizje u bënë realitet, me ç`rast u kyçën edhe Fuqitë e Mëdha evropiane, duke paraqitur publikisht edhe interesat e tyre gjeopolitike për ketë pjesë të Evropës. Dhe nga një situatë e tillë ne kuadër të Perandorisë Osmane nga të gjithë popujt e shtypur nuk ka dilemë se shqiptarët ishin në pozitë më të vështirë, që dëshmohet edhe nga ngjarjet të cilat pasojnë në vitet në vijim. Nëse popujt e tjerë ishin organizuar dhe nga statusi autonom i provincave të tyre, donin të pavarësoheshin, shqiptarët për të parën herë dalin haptazi për autonomi në kuadër të Perandorisë, kuptohet si fazë e parë drejt pavarësisë së Shqipërisë. Dhe një kërkesë e tillë u bë publike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit(10 qershor1878), që është organizata e parë politike e ushtarake e nivelit mbarëshqiptar.

1.Kongresi i Berlinit dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit

Ndonëse idetë e para për prishjen e ekuilibrit në mes shteteve të Fuqive të Mëdha në lidhje me territoret që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane u paraqitën në Paqen e Shën Stefanit (3 mars 1878), ishte pikërisht Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me vendimet e veta që solli ndryshime konkrete në hartën gjeopolitike të Ballkanit apo më saktë në Evropën Juglindore. Në saje të luftërave të zhvilluara ndaj Perandorisë Osmane, fqinjët tanë serbët dhe malazezët (1876-1878) përfundimisht fituan pavarësinë shtetërore. Por, në saje të vendimeve të Fuqive të Mëdha, në kuadër të këtyre shteteve u përfshinë territore të banuara më popullsi shqiptare, të cilët nga një veprim i tillë i padrejtë ishin të detyruar të braktisin vatrat e tyre, ku janë të njohur "muhaxhirët" e kësaj periudhe, që ishte migrim i dhunshëm me përmasa të spastrimit etnik siç ishte rasti me vendbanimet shqiptare në Sanxhakun e Nishit.Ndonëse me përmasa më të vogla, një dukuri e tillë ishte identike edhe në viset shqiptare të cilat u aneksuan nga Mali i Zi.
Në saje të memorandumeve të prezentuara Fuqive të Mëdha nga LSHP bëhet me dije se në kuadër të katër vilajeteve(Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) shqiptarët në këtë kohë ishin element dominues me një popullsi prej 1.800.000-2.000.000 banorë, ndërsa sipërfaqja e katër vilajeteve ishte 90.000 km2, nga të cilët trungu etnik shqiptar i banuar thuajse tërësisht nga shqiptarë shtrihej në një sipërfaqe prej 75.000 km2. Por, për hir të realitetit duhet thënë se ne kuadër të këtyre vilajeteve kishte edhe popullsi sllave dhe greke, e cila ishte pakicë ne krahasim me shqiptarët.
Vendimet e Kongresit të Berlinit i shkëputën hapësirës etnogjeografike shqiptare në verilindje Sanxhakun e Nishit, duke ia bashkëngjitur Serbisë, ndërsa në perëndim Malit të Zi ia bashkëngjitën Podgoricën, Spuzhën, Tivarin, Plavën dhe Gucinë, kurse në jug shtetit grek iu dhurua një pjesë e konsiderueshme e territorit, duke mos përfillur strukturën etnike të popullsisë përkatëse.

2.Protestat e shqiptarëve ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit

Në saje të një vendimi të tillë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare e udhëhequr nga LSHP përgatiti dhe dërgoi dhjetëra memorandume dhe protesta që iu dërguan Kongresit të Berlinit(1878), Fuqive të Mëdha dhe Konferencës së Berlinit(1880) në të cilën kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare të veriut dhe të jugut, dëshmojnë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, edhe në veprimtarinë e saj diplomatike, në rrafshin ndërkombëtar, doli si përfaqësuese e mbarë kombit, si një organizëm mbarëshqiptar, i veshur me atribute shtetërore.
Një nga aksionet më të fuqishme të veprimtarisë diplomatike të Lidhjes ishte udhëtimi në Evropë, në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë, në prill-maj1879, i delegacionit të saj, të përbërë nga diplomati i shquar Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, që u paraqitën atje "si përfaqësues të Lidhjes Shqiptare, që përfshinte gjithë vendin". Delegacioni kërkoi nga shtetet evropiane të heqin dorë nga vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare, sepse ato vendime nuk kishin mbeshtetjen e popullsisë shqiptare ne mjesidet përkatëse.
Megjithatë, populli shqiptar nuk arriti të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha, të cilat pavarësisht nga ndonjë dallim në qëndrimet e tyre, në tërësi, u bashkuan në çështjen e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit për kufijtë e veriut dhe të verilindjes së Shqipërisë. Është një fakt i njohur tanimë në historinë e Evropës se as Mali i Zi, as Perandoria Osmane nuk qenë në gjendje të thyenin qëndresën e shqiptarëve për të mbrojtur kufijtë e veriut. Ishte "Demonstrata navale" e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës, siç ka hyrë kjo ngjarje në histori, ajo që i detyroi shqiptarët të braktisnin Ulqinin në nëntor të 1880-ës.


3.Mbrojtja e territoreve me luftë dhe çështja e Ulqinit

Në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit principata e Malit të Zi fitoi pavarësinë, duke rritur sipërfaqen e territorit të vet nga 4.400km2 në 9.475km2. Në nenin XXVIII të këtij Traktati parashihej që përveç Podgoricës, Shpuzës, Zhablakut e Tivarit Malit të Zi t`i jepej edhe krahina e Plavës së bashku me Gucinë. Por, ishin shqiptarët të udhëhequr nga LSHP, të cilët rezistuan kundër aneksimit të këtyre territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan ushtarakisht dhe arritën fitore(dhjetor 1879-janar 1880) në luftën e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinë malazeze. Pasi dështoi plani që krahina e Plavës dhe Gucisë të aneksohet nga Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha menduan që si kompensim t`i jepen krahina e Grudës, Hotit dhe një pjesë e Këlmendit. Por edhe ky propozim dështoi, sepse ishin shqiptarët të cilët më 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicës në lumin Cem, forcat ushtarake të LSHP shënuan fitoren e radhës ndaj ushtrisë malazeze. Të ndodhur në një situatë të tillë të disfatave të vazhdueshme, Fuqitë e Mëdha dolën me propozimin tjetër që në vend të këtyre territoreve Malit të Zi si kompensim ti jepet qyteti i Ulqinit me rrethinë të ngushtë deri te lumi Buna.
Sapo u njoftua opinioni i gjerë me ketë vendim të turpshëm të Fuqive të Mëdha, ulqinakët dërguan në Shkodër parinë e tyre të përbërë nga Mehmet Beci dhe Mehmet Gjyli, për t`i kërkuar ndihmë Degës së Shkodrës. Ata iu treguan bashkatdhetarëve të tyre së çfarë kishin hequr nga pushtimi i parë malazez (18.1.1878-8.2.1879). Dega e Shkodrës, në bashkëpunim me Degën e Ulqinit, menjiherë filluan përgatitjet për mobilizimin e popullit dhe mbrojtjen e vendit. Shembujt nga Plava e Gucia dhe Gruda të muajve të mëparshëm ku populli sfidoi ndaj armiqve dhe diplomacisë ndërkombëtare ishin motiv i mjaftueshëm dhe optimizëm edhe për të mbrojtur Ulqinin.
Gjendja në qytetin e Ulqinit ishte e elektrizuar dhe pakënaqësia në popull ishte e madhe, sepse nuk mund ta merrnin më mend se përsëri do të aneksoheshin nga Mali i Zi. Në lidhje me këtë çështje po paraqesim me ketë rast një peticionin te banorëve të Ulqinit dërguar konsullit anglez në Shkodër Kirby Green(1880).

Më 3 shtator 1880

“Me keqardhje të madhe mësuam se ishte vendosur që vendi ynë i dashur Ulqini t`i dorëzohet Malit të Zi dhe për këtë arsye Flota e Fuqive të Mëdha evropiane, gjatë këtyre ditëve do të vijë në Ulqin. Meqë ky popull i pafuqishëm ka qenë me shekuj nën dominimin e Lartëmadhërisë së Tij, Sulltanit, edhe meqë: gjuha, zakonet dhe feja janë të kundërta me ato të Malit të Zi, pranon të vdesë dhe plotësisht të shlyhet nga faqja e dheut, sesa t`i aneksohet Malit të Zi, ose të hyjë nën qeverinë e egër të tij, e në ketë mënyrë të jetë i ndarë nga Qeveria e drejtë e Lartëmadhërisë së tij perandorake(të Sulltanit). Prandaj ne jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha, nuk do të dëshirojnë të ketë ndonjë gjakderdhje, dhe nëse do të ketë konflikte në mes ushtrisë sonë, e cila është mbledhur në kufi, dhe të asaj malazeze, përgjegjësia e ngjarjeve të tilla duhet t`u bjerë malazezëve, të cilët do të jenë shkaktarë të saj. Ne për ketë arsye ju lutemi t`i rregulloni këto punë në mënyrë të kënaqshme, pa vonesë dhe të na lërni si ishim më parë. Ne e kërkojmë ketë nga Ju, dhe Ju lusim që dëshirat tona t`ia përcillni Qeverisë të cilën e përfaqësoni Ju dhe me një përgjigje të favorshme do të na bëni mirënjohës. Ju jeni dhënësi i urdhërave dhe udhëzimeve.”
Në lidhje me këtë çështje u zhvillua një aksion i paparë diplomatik për kohën nga ana e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ku tonin kryesor e kishin Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria. Edhe pse shqiptarët u organizuan ushtarakisht, me forca të rregullta dhe vullnetarë nga krahina të ndryshme shqiptare, duke zhvilluar edhe luftime për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, Dervish Pasha me forcat ushtarake hyri në Ulqin më 24 nëntor 1880, ndërsa forcave malazeze në prani të forcave ndërkombëtare ua dorëzoi atë më 26 nëntor, ndërsa e tërë kazanë me 29 nëntor 1880. Në luftimet për mbrojtjën e Ulqinit u plagos për vdekje edhe komandanti i forcave për mbrojtjen e Ulqinit, Isuf Sokoli nga Shkodra. Nuk ka dilemë se qëndresa heroike e shqiptarëve në mbrojtje të Ulqinit paraqet një faqe të ndritur në luftërat dhe përpjekjet që bëri populli shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


4.Përfundim

Rasti i Ulqinit dëshmoi në mënyrë transparente aspiratat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha evropiane, edhe pse në nenin XXVIII të vendimeve të Kongresit të Berlinit ishte vendosur që Ulqini të mbetej në kuadër të Perandorisë Osmane (Shqipërisë). Pra, u vendos në mënyrë të jashtëzakonshme sipas oreksit të Fuqive të Mëdha, të cilat haptazi e kërcënuan Perandorinë Osmane, se nëse nuk bëhet dorëzimi i Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si peng Izmirin. Dhe në një situatë të tillë nuk ka dilemë se Porta e Lartë e kishte më lehtë të sakrifikonte Ulqinin. Nga një qëndrim i tillë doli qartë se në planet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, trojet shqiptare u bënë "plaçkë tregu" për të kënaqur lakmitë pushtuese të shteteve fqinje dhe për të vendosur "ekuilibrin" ndërmjet Fuqive të Mëdha, të prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878).
Nga një veprim i tillë pasojat për shqiptarët të cilët u aneksuan nga Mali i Zi ishin të mëdha si në aspektin politik dhe atë demografik, që do të dëshmohet në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se përgjegjësinë kryesore e kanë Fuqitë e Mëdha të cilat nuk morën parasysh kriterin etnik të territoreve përkatëse si dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e terësisë etnogjeografike shqiptare. Për ngjarjet e kësaj periudhe ekziston një material i tërë arkivor, por po ashtu ato janë përjetësuar në epikën tonë historike, që dëshmon se LSHP ishte interpretuesja më e devotshme e vullnetit politik të popullit shqiptar.
Dhe në fund duhet cekur se një veprim i tillë arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të dilpomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës. Dhe një fat të tillë tragjik shqiptarët do ta përjetojnë më pas me rastin e luftërave ballkanike dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërise, në të cilën u morën vendime kriminale, sepse jashtë shtetit shqiptar mbetën gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare.


Fatkeqësiht historia po përseritët  edhe tash më Procesin e "Marrveshjës Franko-Gjermane" më Republikën e Kosovës dhe Zajednicën serbosllave.


Në qëndrimin e Edvin Ramës ndaj Republikës së Dardanisë, nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për arsye se Edvin Rama ndjek me shumë fanatizëm piketat e politikës së  Enver Hoxha në qëndrimin ndaj serbosllavizmit gjakatar. Diktatori Enver Hoxha, pas luftës, si kryefrikacak i lindur që ishte dhe me komplekse të tmerrshmne inferioriteti, nuk kishte besim absolutisht në energjitë krijuese dhe përgjithësisht në aftësitë e popullit shqiptar për zhvillimin e vendit, në frymën atdhetare për mbrojtjen e tij. Prandaj ai kërkonte me shumë ngulm shndërrimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë, me pasojë kolonizimin e saj nga serbosllavizmi. Ashtu si edhe Emver Hoxha, i cili në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947 pati deklaruar publikisht “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”, edhe Edvin Rama, si nxënës i zellshëm i kryetradhtarit Enver Hoxha, kërkon ta futë Shqipërinë nën çadrën e serbosllavizmit, si koloni të tij në Gadishullin e Ilirisë. Veprën e vet kryetradhtare kundër Republikës së Dardanisë, Edvin Rama e filloi me vendosjen e trarit të tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke i detyruar vëllezërit tanë dardanë të vinë jo në Shqipërinë e Kastriotit, por të përfundojnë në kthetrat e oligarkisë së Edvin Ramës.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri ,në artikullin e tij me titull :

"Dy fjalë pas një marrëveshjeje" ( VOA, 6 gusht 2021)shkruan:


 "Meqenëse inteligjencia shqiptare, sidomos inteligjencia universitare, është e vdekur dhe e pakallur, çka vërtetohet pa asnjë mëdyshje me heshtjen e saj idioteske para kryetradhtisë së Edvin Ramës, të këtij njeriu frikacak, të cilin e bluajnë komplekset e inferioritetit, le të shpresojmë që portalet e pavarura, me brumosje nacionaliste, do t’ia çjerrin maskën këtij pasardhësi kaq të zellshëm të kryetradhtarit Enver Hoxha, sepse misioni i tij është në sinkroni të plotë me taktikën dhe me strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar me armët e vuajtjes dhe të varfërisë."



Beteja e Plavës dhe Gucisë (1879-1880)

Beteja e Plavës dhe Gucisë (1879-1880) ishte një Luftë e armatosur midis forcave shqiptare nën Lidhjen e Prizrenit kundër Mbretërisë së Malit të Zi nën udhëheqjen e Nikolla Petroviçit gjatë viteve 1879-1880.
 Shqiptarët rezistuan kundër aneksimit të rajoneve të banuara me shqiptarë të Plavës dhe të Gucisë, të dhënë në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit 1878. 

Shqiptarët, nën udhëheqjen e Ali Pashë Gucisë, Jakup Ferrit, Çelë Shabanit, Sulejman Vokshit, Haxhi Zekës, Filip Çekës dhe Jusuf Sokolit, ngritën rezistencë të armatosur kundër Perandorisë Otomane dhe Kongresit të Berlinit dhe luftimet zgjatën ndërmjet viteve 1879-1880.
 Fillimi Në Shtator te 1878 Aksioni i Gjakovës ngriti vemendjen dhe beri Portën e Lartë të kishte kujdes para se të fliste në emër të shqiptarëve. Përveç kësaj, kryengritja çoi në refuzimin e pranimit të kërkesave të Kongresit të Berlinit që çoi në Lidhjen e Prizrenit që mbronote interesat kombëtare të shqiptarëve t'i kundërviheshe vendimit të Portës, e cila ishte në favor të Malit të Zi dhe Greqisë. Lidhja nuk kishte përmbushur ende planin e saj dhe gjashtë Fuqitë e Mëdha nuk kishin gjasa të ndryshonin vendimet që u morën në Kongresin e Berlinit.[4] Mali i Zi nuk kishte ndër mend të hiqte dorë nga territoret të cilat ishin premtuar nga Fuqitë e Mëdha. Pas vrasjes së Marshallit Otoman Mehmed Ali Pasha në Gjakovë, Porta kuptoi se kërkesat e Fuqive të Mëdha ishin shumë të vështira për t'u kryer. Princ Nikolla megjithatë nuk donte asnjë justifikim dhe kërkoi regjionet. Duke u frikësuar se vendimet e Fuqive të Mëdha do të ndryshonin për shkak të rrethanave ndërkombëtare, Cetina vazhdimisht kërkoi të aneksonte territoret nga Perandoria Osmane me mbështetjen e Fuqive të Mëdha për të shpërndarë rajonet e Podgoricës, Shpuzës, Zhabjak, Plavë dhe Guci të Rugovës. Përveç kësaj, si një kundërpeshë, Ulqini duhej të kthehej në Perandorinë Osmane.[5][6] Tensionet Presioni i fortë kundër Perandorisë Osmane, i praktikuar nga Car i Rusisë, i cili kërcënoi të marshonte në Stamboll, detyroi osmanët, në vitin 1878, të zbatojnë detyrimet territoriale ndaj Malit të Zi. Për të shqyrtuar situatën e re në vitin 1879, Komiteti Kombëtar i Lidhjes vendosi që aneksimi të mos rezistohej sepse rajonet kishin një popullsi të përzier sllavo-shqiptare, por të mos pranohej mbledhja e armëve që do i bëhej shqiptarëve. Vendimi i Komitetit Kombëtar miratoi komisionin ndër-rajonal të Shkodrës dhe të Kosovës, të mbajtur në janar të vitit 1879, i cili vendosi për një rezistencë ushtarake me Ali Pashën e Gucinë në krye. Mbledhur në fshatin Vir, pranë Liqenit të Shkodrës, në Komisionin turko-osman, të mbajtur më 2 shkurt 1879, ata nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për formalitetet.
Frika e kryengritjes shqiptare bëri që Porta e Lartë të refuzojë kërkesat shqiptare në marrëveshje, duke e lënë rastin të zgjidhet më vonë. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i Podgoricës, Shpuzës dhe Zhabjaku nga autoritetet osmane u krye pa vështirësi. Në kthim, Ulqini iu kthye Perandorisë Osmane. Princi Nikolla menjëherë iu drejtua Fuqive të Mëdha për të detyruar Perandorinë Osmane t'ia dorëzonin Plavën dhe Gucinë Malit të Zi. Nga ana e saj, Porta lejoi ​​Fuqitë e Mëdha të dërgonin një komision ndërkombëtar në Plavë dhe Guci për të dëgjuar shqiptarët që ishin të zemëruar nga padrejtësia e Kongresit të Berlinit.[8] Kongresi Komisioni Ndërkombëtar për përcaktimin e vijës kufitare, i përbërë nga përfaqësuesit e gjashtë

 Fuqive të Mëdha dhe dy vendet në fjalë filloi të punonte në maj 1879 dhe, për disa muaj, vuri në dukje shenjat e kufirit osmano-malazez të Vilajetit të Shkodrës.

 Por, gjatë verës, kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë dhe Guci, përfaqësuesit e komisionit i paraqitën një letër autoriteteve të Fuqive të Mëdha më 22 gusht 1879, ku deklaruan se nuk do të njihnin ndonjë ndryshim në kufirin e Malit të Zi pa pjesëmarrja e Lidhjes së Prizrenit. 

Pas shënimit, Komisioni Ndërkombëtar ndaloi punën dhe pezulloi udhëtimin e tij në Plavë dhe Guci. Mali i Zi protestoi ndaj Fuqive të Mëdha që detyruan Perandorinë Osmane që të zgjidhë situatën sa më parë që të jetë e mundur. 

Porta u përpoq t'i bindte banorët e dy kufijve që të heqin dorë nga rezistenca e mëtejshme duke u premtuar familjeve që nuk donin të jetonin nën sundimin e Malit të Zi, për t'u dhënë atyre vendbanime të reja, do të lirohen nga taksat për dhjetë vjet. Por shqiptarët refuzuan. Princi Nikolla kërcënoi se do ta zgjidhte këtë çështje me luftë të armatosur dhe se ai jo vetëm do të aneksonte Plavën dhe Gucinë por edhe pjesë të tjera të Shqipërisë.


Në këto rrethana, raporti shqiptaro-malazez u përkeqësua. Gjatë muajit të tetorit 1879 Mali i Zi filloi të përqendrojë ushtritë në kufi, duke e çuar numrin e ushtarëve në 5600. Forcat malazeze u përqendruan në një sektor të ngushtë (Velikë-Pepaj), për të goditur shqiptarët me sulmin e parë. Megjithatë, Shtabi Ushtarak mori një plan të papritur. 

Më 6 dhe 7 janar 1880, njësi të vogla të shqiptarëve, për të tërhequr vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, nisën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga Sanxhaku i Pazarit të Ri. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdojnë të sulmojnë nga verilindja, i tërhoqën ushtritë e tyre nga Jugu dhe i dërguan ata në veri.

Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të listuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar në një sulm të furishëm kundër pozicioneve të armikut që ishin në Velikë, në Pepaj të Zhanicës. Luftëtarët nga Nokshiq, të komanduar nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti, filluan sulme. Bastisja ishte e zemëruar pas luftimeve të rënda nga krah për krah me forcat malazeze, të përbërë nga 4000 luftëtarë dhe ata u detyruan të tërhiqeshin.

 Nikoqirët e Lidhjes, pas thyerjes së njësive malazeze të komanduara nga Marko Miljanov, hynë në tokën malazeze, duke zënë posedimin e Zhanicës, Velikës e Pepajt dhe u drejtuan në Murinë. 

Luftimet më të përgjakshme u zhvilluan në Velikë në Pepaj, Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeska dhe stafi shqiptar nuk kishte ndërmend të vazhdonte përparimin në brendësi të Malit të Zi. 

Më 9 janar, Shtabi i urdhëroi forcat shqiptare, të cilat nuk hasën asnjë kundërshtim nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër. Gjatë betejës së Velikës dhe Pepajt, të dyja palët pësuan viktima të rënda, por, sipas të dhënave të ndryshme, ato të forcave malazeze ishin më të shumta. Shqiptarët në këto luftime humbën dy kapitenë të guximshëm, Nure Asllani dhe Kurt Kurti.

 Rëndësia historike Lufta patriotike që u zhvillua në Velikë dhe në Pepaj lënë një përshtypje të thellë mbi opinionin ndërkombëtar. 


Disa ditë më vonë kreu i këshillit të ambasadës austro-hungareze në Shkodër, z. Shmuker, ndoqi nga afër zhvillimin e betejës dhe i raportoi qeverisë së tij se "Malazezët thanë hapur se në betejën e Velikës së Pepajt shqiptarët luftuan me guxim. Me të vërtetë, forca e Lidhjes shkatërroi forcat e Malit të Zi që gjithmonë i dhanë gratë e tyre turqve otomanë për të mbetur të pavarur. Shqiptarët luftuan me një shpirt të vërtetë kombëtar".

 Më pas, opinioni publik evropian u interesua për historinë e popullit shqiptar dhe të drejtat e tij kombëtare. Përveç kësaj, disa publicistë e kritikuan Kongresin e Berlinit se i kishin shpërfillur të drejtat e një kombi aq trim dhe aq të dashuruar për lirinë.


                                                Ilustrim 



 Me fitoren e korrur ne Nokshiq ne Pepaj në Shqipërine e Madhe e detyruan diplomacine evropiane dhe Perandorine Osmane të kuptonin, që edhe pse ata e mbanin Shqiperine për pesë shekuj, toka e Shqiperisë ishte dhe u takonte shqiptarëve.


 Disfata e pësuar e qeverisë malazeze bindi politicienët malazeze se do ishte vështirë të thyenin rezistencën e palës shqiptare të luftës së armatosur. Princ Nikolla prandaj menjëherë njoftoi se ai kishte pezulluar armiqësitë në kufi dhe zbatimin e Traktatit të Berlinit në këtë pikë, nëse ai u largua përsëri nga Fuqitë e Mëdha. 

Princi Nikolla madje i kërkoi konsullit britanik në Shkodër të ndërhynte para autoriteteve qeveritare të Vilajetit, që shqiptarët të pezullonin më tej veprimet ushtarake.

Përgatiti : Flori Bruqi

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...