2023-03-10

Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi.





640px-Berliner_kongress

Shkruan: Akademik Prof.dr. Flori Bruqi,PHD.

Traktati i Shën-Stefanit shkaktoi shqetësime të mëdha tek Fuqitë e Mëdha e sidomos tek Britania e Madhe.

 Prandaj Fuqitë e Mëdha me 13 qershor 1878 thirrën një Kongres i cili do të mbahej në Berlin për të rishikuar edhe njëherë Traktatin e Shën Stefanit,mbi Aneksimin e tokave shqiptare.

Në këto kushte u mblodh Kongresi i Berlinit i cili filloi punimet më 13 qershor deri më 13 korrik 1878, ku rezultat i kongresit ishte nënshkrimi i Traktatit të Berlinit nga Rusia, Franca, Anglia, Gjermania, Austro-Hungaria, Italia dhe Perandoria Osmane.

Në këtë Kongres ishte thirrur edhe një delegacion i Perandorisë Osmane por ky delegacion nuk kishte të drejta të barabarta me Fuqitë e Mëdha, kështu që ai mund të fliste për çdo cështje por nuk kishte të drejtë të votonte vendimet e Kongresit gjithashtu edhe shtetet ballkanike kishin të drejtë të paraqisnin vetëm kërkesat e tyre.

Edhe shqiptarët me organizimin e Lidhjes së Prizrenit kishin të drejtë të paraqisnin kërkesat e tyre. 

Në muajt qershor-korrik ishin bërë dhjetëra peticione dhe memorandume për Kongresin e Berlinit që edhe Shqipërisë t’i njiheshin disa të drejta për autonomi.

Kështu që Fuqitë e Mëdha vendosën që Serbisë t’i njihej pavarësia dhe të merrte Sanxhakun e Nishit. Mali i Zi do të merrte, Podgoricën, Tivarin, Plavën, Gucinë, Ulqinin Nikshiqin etj.

Kongresi vendosi që Bullgaria të ndahej në dy pjesë autonome, të Bullgarisë dhe të Rumelisë Lindore.

Rumania fitoi pavarësinë dhe Rusia mori Besarabinë dhe Armeninë. Bosnja mbeti e pandarë nga Perandoria Osmane por Austro-Hungaria fitoi të drejtën për administrimin e saj.

Kongresi shqyrtoi edhe kërkesat e Greqisë e cila nuk mori pjesë në luftë por kishte parashtruar kërkesat për zgjerimin territorial ku me ç’rast krahina e Çamërisë do të aneksohej nga Greqia. As në këtë kongres nuk u njoh e drejta e Shqipërisë për autonomi por edhe territoret shqiptare i’u dhanë fqinjëve

(malazezeve,serbeve,maqedoneve)...

*****

Në Londër, në parlament, kryeministri Gledston u ngrit energjikisht duke kërkuar që, si pjesë e politikës britanike, të respektoheshin dispozitat e Kongresit të Berlinit.


 U ndërruan gati të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha të akredituar në Stamboll dhe u dërguan atje personalitete me influencë. 


Britanikët ambasador special e emëruan zotëri Goçanit, i cili ishte emëruar më parë mëkëmbës i mbretit në Indi. Lordi Granvil, duke i dhënë Goçanit autorizime që ti koordinonte detyrat me të gjithë ambasadorët e fuqive të mëdha, i shkruante: ''madhëria e saj Mbretëresha ka pasur mirësinë të ju embrojë ambasador special të saj pranë Portës Otomane që të shihet se sa të rëndësishme M, e S. Mbretëresha e konsideron situatën në Lindje dhe që Sulltani, nga marrëdhëniet personale me një burrë shteti të atillë që zë pozitë aq të lartë në Parlament dhe në politikën e Anglisë, ta kuptojë seriozitetin e qëllimit të fuqive të mëdha për kryerjen e obligimeve të tij ndaj Malit të Zi dhe Greqisë ... '', e pak më vonë i dërgoi vërejtjen në Stamboll:''… duhet të kërkohet energjikisht nga Porta e lartë që të tregojë në mënyrë kategorike cilat masa do ti ndërmarrë që ti jepen Malit të Zi vendet e caktuara.''
Në vend të kërkesës së fuqive të mëdha që ushtria otomane ti riokuponte pozitat që u ishin dhënë shqiptarëve dhe tia dorëzonte Malit të Zi, në Stamboll ra.



Ulqinin me tërë distriktin deri në Bunë në rregull, në qetësi, pa rezistencë, më 15 nëntor sipas kalendarit të vjetër. Në qoftë se nuk e bën këtë, flota e kombinuar, e cila atë ditë do të jetë në gjirin Burnaba, afër Izmirit, do të futet në portin e Izmirit dhe do ta pushtojë qytetin. Do ti nënshtrojë të gjitha organet e pushtetit, do ti marrë të gjitha të ardhurat e vilajetit dhe do ti disponojë këto, kurse Mali i Zi do ta marrë prej tyre pjesën që i takon me të drejtë. Në qoftë se edhe kjo nuk do të mjaftojë që ta detyrojë Portën e lartë, fuqitë do ta pushtojnë me forcë, në fund të fundit, Selanikun.<< Ultimatumi për Portën ishte shumë i rëndë, aq më parë që ky veprim i fuqive të mëdha, si fillim, do të mund të aplikohej edhe për çështjet deri atëherë të pazgjighura në Jermeni, Greqi e të tjera.


Sulltan Hamidi, kur u gjend në situatë të vështirë dhe të paevitueshme, e pushoi Veli Riza‑pashën e Shkodrës si më ortodoks në kundërshtimin për dorëzimin e Ulqinit, e dërgoi atje mushirin e urtë dhe me influencë Dervish‑pashën me katër mijë nizamë, i cili erdh prej Shkodrës në Ulqin me ushtri pak më të vogël që ta bënte dorëzimin e fortifikatave në rrethinën e Ulqinit në Bunë, në Mozhur dhe në Meteriz) si dhe vetë qytetin e Ulqinit.
Ushtria malazeze, nën komandën e vojvodë Bozha Petroviqit (dy batalione) erdhi në Mërkojeviq, kurse pas përgatitjeve të bëra, në Ulqin u dërgua vojvoda Simo Popoviq, tashmë i emëruar gubernator i bregdetit malazias me seli në Ulqin. Popoviqi, me 600 ushtarë nën komandën e Petar Stankoviqit, i mori në dorëzim të gjitha fortifikatat, qytetin e Ulqinit dhe >>distriktin deri në Bunë' Kështu Ulqini, pas pazarllëqeve të gjata diplomatike midis fuqive të mëdha, e Malit të Zi me Turqinë dhe demonstrimit të armatës detare deri atëherë të paparë, më 30 nëntor të vitit 1880 iu bashkua Principatës së Malit të Zi.


I etshëm deri atëherë për dalje në det, për zhvillimin e detarisë vetjake dhe për zhvillimin e bujqësisë mesdhetare, i entuziazmuar me sukseset e veta ushtarake dhe diplomatike princ Nikolla I, duke kremtuar, e këndoi këngën "Kurorëzimi i Malit të Zi me detin."










Vendim i turpshëm dhe arbitrar i Fuqive të Mëdha(Evropës kurvë)


Veprimi arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të diplomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës.



Dihet tashmë se në pjesën e dytë të shek.XIX, në kuadër të Perandorisë Osmane në Ballkan kishin filluar lëvizjet politike të popujve të shtypur të cilët kërkonin avancimin e statusit të tyre politik, jo më si provinca autonome por për t`u pavarësuar. Dhe gjatë Krizës Lindore 1875-1881 këto lëvizje u bënë realitet, me ç`rast u kyçën edhe Fuqitë e Mëdha evropiane, duke paraqitur publikisht edhe interesat e tyre gjeopolitike për ketë pjesë të Evropës. Dhe nga një situatë e tillë ne kuadër të Perandorisë Osmane nga të gjithë popujt e shtypur nuk ka dilemë se shqiptarët ishin në pozitë më të vështirë, që dëshmohet edhe nga ngjarjet të cilat pasojnë në vitet në vijim. Nëse popujt e tjerë ishin organizuar dhe nga statusi autonom i provincave të tyre, donin të pavarësoheshin, shqiptarët për të parën herë dalin haptazi për autonomi në kuadër të Perandorisë, kuptohet si fazë e parë drejt pavarësisë së Shqipërisë. Dhe një kërkesë e tillë u bë publike nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit(10 qershor1878), që është organizata e parë politike e ushtarake e nivelit mbarëshqiptar.

1.Kongresi i Berlinit dhe harta e re gjeopolitike e Ballkanit

Ndonëse idetë e para për prishjen e ekuilibrit në mes shteteve të Fuqive të Mëdha në lidhje me territoret që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane u paraqitën në Paqen e Shën Stefanit (3 mars 1878), ishte pikërisht Kongresi i Berlinit(13.6.1878-13.7.1878) me vendimet e veta që solli ndryshime konkrete në hartën gjeopolitike të Ballkanit apo më saktë në Evropën Juglindore. Në saje të luftërave të zhvilluara ndaj Perandorisë Osmane, fqinjët tanë serbët dhe malazezët (1876-1878) përfundimisht fituan pavarësinë shtetërore. Por, në saje të vendimeve të Fuqive të Mëdha, në kuadër të këtyre shteteve u përfshinë territore të banuara më popullsi shqiptare, të cilët nga një veprim i tillë i padrejtë ishin të detyruar të braktisin vatrat e tyre, ku janë të njohur "muhaxhirët" e kësaj periudhe, që ishte migrim i dhunshëm me përmasa të spastrimit etnik siç ishte rasti me vendbanimet shqiptare në Sanxhakun e Nishit.Ndonëse me përmasa më të vogla, një dukuri e tillë ishte identike edhe në viset shqiptare të cilat u aneksuan nga Mali i Zi.
Në saje të memorandumeve të prezentuara Fuqive të Mëdha nga LSHP bëhet me dije se në kuadër të katër vilajeteve(Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës) shqiptarët në këtë kohë ishin element dominues me një popullsi prej 1.800.000-2.000.000 banorë, ndërsa sipërfaqja e katër vilajeteve ishte 90.000 km2, nga të cilët trungu etnik shqiptar i banuar thuajse tërësisht nga shqiptarë shtrihej në një sipërfaqe prej 75.000 km2. Por, për hir të realitetit duhet thënë se ne kuadër të këtyre vilajeteve kishte edhe popullsi sllave dhe greke, e cila ishte pakicë ne krahasim me shqiptarët.
Vendimet e Kongresit të Berlinit i shkëputën hapësirës etnogjeografike shqiptare në verilindje Sanxhakun e Nishit, duke ia bashkëngjitur Serbisë, ndërsa në perëndim Malit të Zi ia bashkëngjitën Podgoricën, Spuzhën, Tivarin, Plavën dhe Gucinë, kurse në jug shtetit grek iu dhurua një pjesë e konsiderueshme e territorit, duke mos përfillur strukturën etnike të popullsisë përkatëse.

2.Protestat e shqiptarëve ndaj vendimeve të Kongresit të Berlinit

Në saje të një vendimi të tillë, Lëvizja Kombëtare Shqiptare e udhëhequr nga LSHP përgatiti dhe dërgoi dhjetëra memorandume dhe protesta që iu dërguan Kongresit të Berlinit(1878), Fuqive të Mëdha dhe Konferencës së Berlinit(1880) në të cilën kërkohej paprekshmëria e territoreve shqiptare të veriut dhe të jugut, dëshmojnë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, edhe në veprimtarinë e saj diplomatike, në rrafshin ndërkombëtar, doli si përfaqësuese e mbarë kombit, si një organizëm mbarëshqiptar, i veshur me atribute shtetërore.
Një nga aksionet më të fuqishme të veprimtarisë diplomatike të Lidhjes ishte udhëtimi në Evropë, në Romë, Paris, Londër, Berlin dhe Vjenë, në prill-maj1879, i delegacionit të saj, të përbërë nga diplomati i shquar Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni, që u paraqitën atje "si përfaqësues të Lidhjes Shqiptare, që përfshinte gjithë vendin". Delegacioni kërkoi nga shtetet evropiane të heqin dorë nga vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e tokave shqiptare, sepse ato vendime nuk kishin mbeshtetjen e popullsisë shqiptare ne mjesidet përkatëse.
Megjithatë, populli shqiptar nuk arriti të siguronte përkrahjen e Fuqive të Mëdha, të cilat pavarësisht nga ndonjë dallim në qëndrimet e tyre, në tërësi, u bashkuan në çështjen e zbatimit të vendimeve të Kongresit të Berlinit për kufijtë e veriut dhe të verilindjes së Shqipërisë. Është një fakt i njohur tanimë në historinë e Evropës se as Mali i Zi, as Perandoria Osmane nuk qenë në gjendje të thyenin qëndresën e shqiptarëve për të mbrojtur kufijtë e veriut. Ishte "Demonstrata navale" e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës, siç ka hyrë kjo ngjarje në histori, ajo që i detyroi shqiptarët të braktisnin Ulqinin në nëntor të 1880-ës.


3.Mbrojtja e territoreve me luftë dhe çështja e Ulqinit

Në saje të vendimeve të Kongresit të Berlinit principata e Malit të Zi fitoi pavarësinë, duke rritur sipërfaqen e territorit të vet nga 4.400km2 në 9.475km2. Në nenin XXVIII të këtij Traktati parashihej që përveç Podgoricës, Shpuzës, Zhablakut e Tivarit Malit të Zi t`i jepej edhe krahina e Plavës së bashku me Gucinë. Por, ishin shqiptarët të udhëhequr nga LSHP, të cilët rezistuan kundër aneksimit të këtyre territoreve nga Mali i Zi, sepse u organizuan ushtarakisht dhe arritën fitore(dhjetor 1879-janar 1880) në luftën e Nokshiqit, duke mposhtur ushtrinë malazeze. Pasi dështoi plani që krahina e Plavës dhe Gucisë të aneksohet nga Mali i Zi, Fuqitë e Mëdha menduan që si kompensim t`i jepen krahina e Grudës, Hotit dhe një pjesë e Këlmendit. Por edhe ky propozim dështoi, sepse ishin shqiptarët të cilët më 22 prill 1880, te Ura e Rzhanicës në lumin Cem, forcat ushtarake të LSHP shënuan fitoren e radhës ndaj ushtrisë malazeze. Të ndodhur në një situatë të tillë të disfatave të vazhdueshme, Fuqitë e Mëdha dolën me propozimin tjetër që në vend të këtyre territoreve Malit të Zi si kompensim ti jepet qyteti i Ulqinit me rrethinë të ngushtë deri te lumi Buna.
Sapo u njoftua opinioni i gjerë me ketë vendim të turpshëm të Fuqive të Mëdha, ulqinakët dërguan në Shkodër parinë e tyre të përbërë nga Mehmet Beci dhe Mehmet Gjyli, për t`i kërkuar ndihmë Degës së Shkodrës. Ata iu treguan bashkatdhetarëve të tyre së çfarë kishin hequr nga pushtimi i parë malazez (18.1.1878-8.2.1879). Dega e Shkodrës, në bashkëpunim me Degën e Ulqinit, menjiherë filluan përgatitjet për mobilizimin e popullit dhe mbrojtjen e vendit. Shembujt nga Plava e Gucia dhe Gruda të muajve të mëparshëm ku populli sfidoi ndaj armiqve dhe diplomacisë ndërkombëtare ishin motiv i mjaftueshëm dhe optimizëm edhe për të mbrojtur Ulqinin.
Gjendja në qytetin e Ulqinit ishte e elektrizuar dhe pakënaqësia në popull ishte e madhe, sepse nuk mund ta merrnin më mend se përsëri do të aneksoheshin nga Mali i Zi. Në lidhje me këtë çështje po paraqesim me ketë rast një peticionin te banorëve të Ulqinit dërguar konsullit anglez në Shkodër Kirby Green(1880).

Më 3 shtator 1880

“Me keqardhje të madhe mësuam se ishte vendosur që vendi ynë i dashur Ulqini t`i dorëzohet Malit të Zi dhe për këtë arsye Flota e Fuqive të Mëdha evropiane, gjatë këtyre ditëve do të vijë në Ulqin. Meqë ky popull i pafuqishëm ka qenë me shekuj nën dominimin e Lartëmadhërisë së Tij, Sulltanit, edhe meqë: gjuha, zakonet dhe feja janë të kundërta me ato të Malit të Zi, pranon të vdesë dhe plotësisht të shlyhet nga faqja e dheut, sesa t`i aneksohet Malit të Zi, ose të hyjë nën qeverinë e egër të tij, e në ketë mënyrë të jetë i ndarë nga Qeveria e drejtë e Lartëmadhërisë së tij perandorake(të Sulltanit). Prandaj ne jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha, nuk do të dëshirojnë të ketë ndonjë gjakderdhje, dhe nëse do të ketë konflikte në mes ushtrisë sonë, e cila është mbledhur në kufi, dhe të asaj malazeze, përgjegjësia e ngjarjeve të tilla duhet t`u bjerë malazezëve, të cilët do të jenë shkaktarë të saj. Ne për ketë arsye ju lutemi t`i rregulloni këto punë në mënyrë të kënaqshme, pa vonesë dhe të na lërni si ishim më parë. Ne e kërkojmë ketë nga Ju, dhe Ju lusim që dëshirat tona t`ia përcillni Qeverisë të cilën e përfaqësoni Ju dhe me një përgjigje të favorshme do të na bëni mirënjohës. Ju jeni dhënësi i urdhërave dhe udhëzimeve.”
Në lidhje me këtë çështje u zhvillua një aksion i paparë diplomatik për kohën nga ana e përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, ku tonin kryesor e kishin Britania e Madhe dhe Austro-Hungaria. Edhe pse shqiptarët u organizuan ushtarakisht, me forca të rregullta dhe vullnetarë nga krahina të ndryshme shqiptare, duke zhvilluar edhe luftime për mbrojtjen e qytetit të Ulqinit, Dervish Pasha me forcat ushtarake hyri në Ulqin më 24 nëntor 1880, ndërsa forcave malazeze në prani të forcave ndërkombëtare ua dorëzoi atë më 26 nëntor, ndërsa e tërë kazanë me 29 nëntor 1880. Në luftimet për mbrojtjën e Ulqinit u plagos për vdekje edhe komandanti i forcave për mbrojtjen e Ulqinit, Isuf Sokoli nga Shkodra. Nuk ka dilemë se qëndresa heroike e shqiptarëve në mbrojtje të Ulqinit paraqet një faqe të ndritur në luftërat dhe përpjekjet që bëri populli shqiptar nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


4.Përfundim

Rasti i Ulqinit dëshmoi në mënyrë transparente aspiratat gjeopolitike të Fuqive të Mëdha evropiane, edhe pse në nenin XXVIII të vendimeve të Kongresit të Berlinit ishte vendosur që Ulqini të mbetej në kuadër të Perandorisë Osmane (Shqipërisë). Pra, u vendos në mënyrë të jashtëzakonshme sipas oreksit të Fuqive të Mëdha, të cilat haptazi e kërcënuan Perandorinë Osmane, se nëse nuk bëhet dorëzimi i Ulqinit, flota e kombinuar e Fuqive do ta pushtonte si peng Izmirin. Dhe në një situatë të tillë nuk ka dilemë se Porta e Lartë e kishte më lehtë të sakrifikonte Ulqinin. Nga një qëndrim i tillë doli qartë se në planet gjeopolitike të Fuqive të Mëdha, trojet shqiptare u bënë "plaçkë tregu" për të kënaqur lakmitë pushtuese të shteteve fqinje dhe për të vendosur "ekuilibrin" ndërmjet Fuqive të Mëdha, të prishur nga lufta ruso-turke dhe Traktati i Shën Stefanit (3 mars 1878).
Nga një veprim i tillë pasojat për shqiptarët të cilët u aneksuan nga Mali i Zi ishin të mëdha si në aspektin politik dhe atë demografik, që do të dëshmohet në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se përgjegjësinë kryesore e kanë Fuqitë e Mëdha të cilat nuk morën parasysh kriterin etnik të territoreve përkatëse si dhe angazhimin konkret politik dhe ushtarak të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e terësisë etnogjeografike shqiptare. Për ngjarjet e kësaj periudhe ekziston një material i tërë arkivor, por po ashtu ato janë përjetësuar në epikën tonë historike, që dëshmon se LSHP ishte interpretuesja më e devotshme e vullnetit politik të popullit shqiptar.
Dhe në fund duhet cekur se një veprim i tillë arbitrar i Fuqive të Mëdha në lidhje me Ulqinin, i cili për disa muaj ishte në qendër të dilpomacisë ndërkombëtare si asnjë qytet tjetër, ishte një paralajmërim për shqiptarët se në ketë mënyrë do të veprohet edhe më pas, kur janë në pyetje interesat e tyre për dominim gjeopolitik ne ketë pjesë të Evropës. Dhe një fat të tillë tragjik shqiptarët do ta përjetojnë më pas me rastin e luftërave ballkanike dhe me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1912/13, kur u përcaktuan kufijtë e Shqipërise, në të cilën u morën vendime kriminale, sepse jashtë shtetit shqiptar mbetën gjysma e territoreve dhe e popullsisë shqiptare.


Fatkeqësiht historia po përseritët  edhe tash më Procesin e "Marrveshjës Franko-Gjermane" më Republikën e Kosovës dhe Zajednicën serbosllave.


Në qëndrimin e Edvin Ramës ndaj Republikës së Dardanisë, nuk ka asgjë për t’u habitur. Kjo për arsye se Edvin Rama ndjek me shumë fanatizëm piketat e politikës së  Enver Hoxha në qëndrimin ndaj serbosllavizmit gjakatar. Diktatori Enver Hoxha, pas luftës, si kryefrikacak i lindur që ishte dhe me komplekse të tmerrshmne inferioriteti, nuk kishte besim absolutisht në energjitë krijuese dhe përgjithësisht në aftësitë e popullit shqiptar për zhvillimin e vendit, në frymën atdhetare për mbrojtjen e tij. Prandaj ai kërkonte me shumë ngulm shndërrimin e Shqipërisë në republikë të shtatë të Jugosllavisë, me pasojë kolonizimin e saj nga serbosllavizmi. Ashtu si edhe Emver Hoxha, i cili në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit 1947 pati deklaruar publikisht “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”, edhe Edvin Rama, si nxënës i zellshëm i kryetradhtarit Enver Hoxha, kërkon ta futë Shqipërinë nën çadrën e serbosllavizmit, si koloni të tij në Gadishullin e Ilirisë. Veprën e vet kryetradhtare kundër Republikës së Dardanisë, Edvin Rama e filloi me vendosjen e trarit të tradhtisë në hyrje të tunelit të Kalimashit, duke i detyruar vëllezërit tanë dardanë të vinë jo në Shqipërinë e Kastriotit, por të përfundojnë në kthetrat e oligarkisë së Edvin Ramës.

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri ,në artikullin e tij me titull :

"Dy fjalë pas një marrëveshjeje" ( VOA, 6 gusht 2021)shkruan:


 "Meqenëse inteligjencia shqiptare, sidomos inteligjencia universitare, është e vdekur dhe e pakallur, çka vërtetohet pa asnjë mëdyshje me heshtjen e saj idioteske para kryetradhtisë së Edvin Ramës, të këtij njeriu frikacak, të cilin e bluajnë komplekset e inferioritetit, le të shpresojmë që portalet e pavarura, me brumosje nacionaliste, do t’ia çjerrin maskën këtij pasardhësi kaq të zellshëm të kryetradhtarit Enver Hoxha, sepse misioni i tij është në sinkroni të plotë me taktikën dhe me strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar me armët e vuajtjes dhe të varfërisë."



No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...