"Pas sundimit të gjatë të turqve (më se 300 vjet) me vendimin e Kongresit të Berlinit, Ulqini aneksohet nga Evropa(Berlini) dhe i ipet Malit të Zi".:
https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html
Gjeneralit rus Leonid Ivashov, revista “Itogi” i ka pasë marrë një intervistë lidhur me bombardimin e Serbisë në pranverën e vitit 1999. Gazetari i pati drejtuar pyetjen në vijim:
Pyetje: A është e vërtetë që një major francez iu ka pasë dhënë serbëve të dhëna sekrete për bombardimet e NATO-s
Pëçrgjigje: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Francës, Zhan Pier Kelsh (Jean-Pierre Kelche - 1942), me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira, po ashtu, ishte kundër bombardimit të Jugosllavisë. Meqë ra fjala, kundër kanë qenë edhe shumë ushtarakë të vendeve të NATO-s... Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë, Robin Kuk (Robin Cook 1946-2005), gjatë një bisede telefonike, i tha Madlen Ollbraitit (Madeleine Albright - 1937-2022) se juristët e tij nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve, ajo përgjigjen e kishte pasur gati: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”… Në dhjetëvjetorin e bombardimeve, ish-këshilltari i Sharl Degolit (Charles de Gaulle - 1890-1970), gjenerali Pier Gallua (Pierre Gallois - 1911-2010), pati dërguar në Beograd një videoregjistrim të fjalimit të vet, në të cilin zbulonte disa sekrete të NATO-s” (Citohet sipas: Leonid Ivashov. “Intervistë për revistën “Itogi””. Faqja e internetit ““russmir.info”. 27 gusht 2010).
Shikoni edhe tani, i nderuar miku im, se çfarë qëndrimi po mban Perëndimi evropian ndaj Republikës së Kosovës. Eshtë rreshtuar në krah të Serbisë fashiste për copëtimin e Republikës së Kosovës me krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pra, të krijimit të një shteti brenda shtetit, në përputhje me këmbënguljen e Rusisë fashiste. Në nëntor të vitit 2019, Presidenti francez Emanuel Makron (Macron) deklaroi se NATO-ja u ndodhkej në një vdekje klinike! Pra, Presidenti i një vendi që i jepte Serbisë të dhëna sekrete të NATO-s. Deklarata e Makronit vinte në sinkron të plotë me interesat e Rusisë fashiste. Me atë rast, zëvendësdrejtori i Institutit të bashkuar mbretëror për studimin e çështjeve të sigurisë dhe të mbrojtjes, Xhonatan Eial (Jonathan Eyal), pati deklaruar:
“…Macron u ka bërë një dhuratë atyre që e mohojnë NATO-n me deklaratën se aleanca nuk ka shenja jete. Kremlini, për shembull, ishte mes vëzhguesve entuziastë të qëndrimit të Macronit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e përcaktoi deklaratën e Macronit si “fjalë të arta” që përcaktojnë në mënyrë të saktë gjendjen aktuale të NATO-s” (Citohet sipas: “Pse del Macron në krye të atyre që shajnë N ATO-n?. Faqja e internetit “DW”. 10 nëntor 2019).
Ju uroj për analizën tuaj boll interesante.:
Redaksia: https://floripress.blogspot.com/2023/03/pas-sundimit-te-gjate-te-turqve-me-se.html
Eshref Ymeri
Kaliforni, 10 mars 2023
No comments:
Post a Comment