Opinion pa dorza nga Akademik Flori Bruqi ,PHD.AAAS
Nga Evropa nuk ka ç’pret kombi shqiptar, se Evropa është po ajo kurvë e motit, siç e pati karakterizuar At Gjergj Fishta i Madh. Por problemi është se Amerika sot nuk është më Amerika e kohës së Bill Klintonit dhe e Madlen Ollbraitit., sepse Amerika e sotme e ka tradhtuar veprën e tyre.
Madje ndryshimi filloi menjëherë pas ardhjes në pushtet të Trampit në vitin 2016, kur ai, si miku i Vladimir Putinit, paturpësisht dhe publikisht, i kërkoi falje Serbisë për bombardimet e NATO-s.
Tani kurva e motit dhe Departamenti i Blinkenit, i cili është mik shumë i afërt i Sorosit, për ta tërhequr Serbinë drejt Brukselit dhe për ta shkëputur nga Rusia, kërkojnë të bëjnë kurban Republikën e Dardanisë , me krijimin e Bashkësisë së komunave serbe, çka do të thotë zhbërje e pavarësisë së saj.Përderisa 3-shja famoze Prof.dr.Vjosa Osmani-Albin Kurti- Glauk Konjufca nuk mblodhën Kuvendin e Republikës së Dardanisë dhe me Vendim të posaçëm të hidhnin poshtë të gjitha marrëveshjet tradhtare të Kryetarit zt.Hashim Thaçit e Kryeministrit Akademik Prof.Dr. Isa Mustafës me Beogradin, të firmosura në Bruksel, dhe, në mbështetje të atij Vendimi, të zhvillonin Referendum mbarëopullor, kjo do të thotë se ajo Treshe është për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe, me fjalë të tjera, dikur ka gëlltitur lugën me çorbë serbe. Prandaj kryetradhtari Rama po ecën me vendosmëri në gjurmët e tradhtisë së Enver Hoxhës, thotë mes tjerash akademiku i mirënjohur shqiptar Prof.Dr.Eshref Ymeri .Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, për çfarë ka akuzuar ish-kryeministrat e Kosovës Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.
Ajo u shpreh se marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministri Thaçi më 2013, dhe pastaj më 2015 e nënshkruar nga Mustafa parashihte Asociacion me kompetenca ekzekutive.
“A e ka ditur Isa Mustafa se po e nënshkruan një dokument që është ndesh me Kushtetutën, dhe kësisoj ka theksuar hajt se ndoshta Gjykata Kushtetuese e rrëzon”, tha Osmani për Kanal10.
Osmani gjithashtu ka deklaruar se Serbia me Rusinë po e rrezikojnë stabilitetin rajonal për këtë sipas saj Bashkimi Evropian duhet që të reagojë.
“Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rusë në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë.”
Ish-presidenti i Serbisë,Prof.Dr. Boris Ljubomir Tadiç, përmes një cicërime në rrjetin social “Twitter”, tha se pranimi verbal për “zbatimin” e planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është njësoj si një marrëveshje e nënshkruar.
Ai pohoi se për këtë nuk është e nevojshme të vihet nënshkrimi në letër nga presidenti Aleksandër Vuçiç, në mënyrë që marrëveshja të bëhet ligjërisht e detyrueshme, pra sipas tij, çdo gjë është konfirmuar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
“Qytetarët e Serbisë duhet ta dinë se presidenti i Serbisë, pranoi pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kur Vuçiç thotë se nuk do të marrë pjesë në zbatimin e disa pikave të marrëveshjes, mashtron pastër, sepse me pranimin e zbatimit të së paku një pike, Serbia e pranon marrëveshjen në tërësi!”, shkroi Tadiç.
Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë një proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Marrëveshja do të përmbajë edhe një Aneks që synon të sigurojë zbatimin e të gjitha dispozitave të saj. Aneksi ka mbetur që të negociohet. Në momentin që ka pajtim për Aneksin, i gjithë instrumenti, Preambula, 11 nenet dhe dispozitat për implementimin mund të nënshkruhen.
Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjë një dokument të njësuar.
Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por me nenin 7 dhe 10 parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.
Historiani serb dhe ish-ambasadori i Jugosllavisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Protiç, tha se politikanët serbë, veçanërisht presidenti Aleksandër Vuçiç, janë “më të vegjël se fara e lulëkuqes” kur takojnë liderët perëndimorë dhe diskutojnë për çështje madhore.
“Është një gjë se si iu bien borive dhe si mburren e rrahin gjoksin këtu. Kur takohen me të huajt janë më të vegjël se fara e lulëkuqes. Ata nuk duhet të thonë asgjë. Sepse mbajnë mbi vete kompleksin që nuk vlejnë aq sa paraqiten”, tha ai, transmeton gazeta opozitare serbe “Nova”.
Protiç tha se më 4 shtator të vitit 2020, kur në Uashington u nënshkrua marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump, presidenti serb “nuk guxoi të kërkonte një karrige tjetër”.
“Mos harroni se ky djalë nuk u lejua të ndërronte karrigen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kështu që ai ishte ulur në një stol. Sikur do ta pushkatonin nëse pyeste dikë, në radhë të parë presidentin e SHBA-së. Ai mund të kishte kërkuar – më falni President, a mund të më ndërroni karrigen?”, shtoi Protiç.
Ndryshe, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë një proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Marrëveshja do të përmbajë edhe një Aneks që synon të sigurojë zbatimin e të gjitha dispozitave të saj. Aneksi ka mbetur që të negociohet. Në momentin që ka pajtim për Aneksin, i gjithë instrumenti, Preambula, 11 nenet dhe dispozitat për implementimin mund të nënshkruhen.
Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjnë një dokument të njësuar.
Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por me nenin 7 dhe 10 parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, në panelin me temën “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, tha se është e rëndësishme që të gjithë të pajtohen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Hill tha se marrëveshjet duhet të respektohen, veçanërisht Marrëveshja e Brukselit (2013), ndërsa shtoi se ky është një test për institucionet e Kosovës që të kuptojnë se çfarë duhet bërë për të përmbushur standardet evropiane.
“Arsyeja e dytë është se nuk duhet të jesh historian apo antropolog për të ditur se serbët kanë jetuar në Kosovë me shekuj dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Është e rëndësishme që qeveria në Beograd të ndihmojë serbët të jenë të suksesshëm si komunitet. Unë jam optimist se kjo mund të ndodhë”, tha Hill.
Në këtë panel, diplomati amerikan shtoi se institucioni i Bashkimit Evropian është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Evropës përgjatë shekujve të fundit dhe se të gjitha shtetet evropiane duhet të përpiqen të anëtarësohen në BE.
“Ka vështirësi, por ne duhet të fokusohemi te qëllimi. BE-ja është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve edhe jashtë BE-së. Shpesh lodhemi duke folur për burokraci, por të gjithë në Evropë duhet të përpiqen për anëtarësim”, shtoi ai.
Në takimin e nivelit të lartë në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, u arrit një dakordim që Kosova dhe Serbia të zhvillojnë një proces negociator mbi bazën e 11 pikave të atij që quhet tash zyrtarisht “Marrëveshja për rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Marrëveshja do të përmbajë edhe një Aneks që synon të sigurojë zbatimin e të gjitha dispozitave të saj. Aneksi ka mbetur që të negociohet. Në momentin që ka pajtim për Aneksin, i gjithë instrumenti, Preambula, 11 nenet dhe dispozitat për implementimin mund të nënshkruhen.
Po ashtu një dakordim u arrit që të vazhdohet me diplomaci fluturuese të Emisarit Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, në Prishtinë dhe Beograd për të shqyrtuar Aneks-dokumentin e zbatimit të Marrëveshjes që në fund pritet të përbëjë një dokument të njësuar.
Në asnjërën nga 11 nenet e saj nuk parashihet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, por me nenin 7 dhe 10 parashihet themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe status special për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë.
No comments:
Post a Comment