Skender Jashari
1.
Doktrina
ortodokse ruse dhe
2.
Doktrina
islamike ruse.
1.
Në
drejtim të vendeve ish-sovjetike, Rusia tenton rishtrirjen e ndikimit, e që janë
vende kryesisht me besim fetar ortodoks, e që për këtë qëllim përpiqet përmes
instrumentalizimit të ortodoksizmit. Për këtë qëllim madje krijoi edhe doktrinën
e Botës ruse, siç ngjajshëm edhe Serbia përpiqet ta kopjoj me Botën serbe.
Në drejtim të muslimanëve dhe vendeve muslimane apo
doktrina islamike ruse, që Rusia ka ndjekur pas viteve 1990, është i ngjajshëm
dhe adoptim i strategjive të mëhershme. Ofenziva islamike e Rusisë, bazohet në
përzierjen e përpjekjeve diplomatike zyrtare dhe diplomacisë quazi-zyrtare.[1] “Dialogu i Civilizimeve” gjithashtu ishte përpjekje e
Rusisë për të promovu lidhje me botën muslimane, si një kundërpërgjigje ndaj
Davos, si një “model alternativ i globalizimit” i themeluar në vitin 2002.[2] Rusia me përmisimin e raporteve politike me shtetet e
Gjirit, arriti t’i bind Arababinë Saudite dhe Kuvajtin, që të ndërprenin
financimin për seperatistët çeçen dhe për monitorimin më të mirë të fondeve të
ndihmave për ndërtimin e xhamive dhe qendrave edukative për muslimanët e Rusisë,
gjithashtu që vendet e Lindjes së Mesme e shihnin Kadirovin me simpati e të
cilin e mbështetën për të ndërtuar vendin e shkatërruar nga lufta.[3] Prandaj kjo ofenzivë
islamike e Rusisë ka dhënë rezultate pozitive, për ta bë qeverinë Ruse si
aktore globale, shkaku i kontakteve dhe raporteve me vendet muslimane, atë e bëri
të luaj një rrolë në rritje, e ndonjëherë edhe vendimtar në konfliktet
regjionale dhe në nivel botëror.[4] Përfitimi i
muslimanëve të federatës Ruse a edhe të botës islamike-arabe, nga ana e Rusisë,
orientohet fillimisht drejt përfitimit përmes politikave, lidhjeve, intereseve
të përbashkëta dhe miqësore, por në fund të fundit, parasheh edhe forcën
ushtarake në mbajtjen e tyre nën kontroll. E që kjo strategji strukturohet në:
a.
Strategjia
ruse në drejtim të muslimanëve të federatës ruse
b. Strategjia
ruse në drejtim të vendeve muslimane.
a.
Strategjia ruse në
drejtim të muslimanëve të federatës ruse, është gjithashtu e konceptuar në përfitimin
e tyre përmes politikave miqësore, pastaj në përçarjen dhe kundërvënijen e
grupeve rivale mes vete dhe në fund përmes politikës represive. Prandaj Putini
shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë
grupet e ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,[5]
derisa duke i vëzhguar në detaje zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe
duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me qëllim të ruajtjes së
stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.[6]
Moska kërkon lojalitetin e muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat
e tyre për përmisim të kushteve ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë
musliman i drejtohen islamit dhe janë të zhgënjyer me politikat e Kremlinit.[7]
Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për inkorporimin në
politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti
asaj islame.[8]
Mirëpo
përçarjen e islamikëve të federatës Ruse, si dhe rivalizimin dhe shkaktimin e
konflikteve ndërmjet tyre, sidomos në rajonin e muslimanëve etnik të Kaukazit,
ka qenë dukuri e theksuar pas viteve 2010, ku ndodhën edhe një numër atentatesh
mes grupeve islamike rivale. Në këto raste autoritetet ruse, sa në njërën anë qëndronin
e herë në anën tjetër, e pas eskalimit të situatave ndërhynin për të neutralizu
edhe grupin rival etj. Në Distriktin federal të Uralit, ku shumica janë
musliman etnik Tatar dhe Bashkir,[9]
Rusia lejoi tjetërsimin etnik të vendit, kryesisht me emigrant nga vendet e
Azisë qendrore dhe nga Kaukazi të cilët musliman sollën edhe islamin radikal,
edhe pse kjo shkaktoi rritjen e tensioneve në mes popullatës locale dhe
emigrantëve. Edhe pse Rusia i kishte trajnuar klerikët islamik që të integronin
më shumë emigrantët e tillë dhe të zbutnin tensionet etnike dhe religjioze mes
tyre.[10]
Edhe
sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën
e Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë
forcat e armatosura dhe të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.[11]
Për të vazhduar pastaj me perfiditetin e Kremlinit, në spastrimin etnik,
eliminimin fizik të grupeve e njësive ushtarake e paraushtarake të muslimanëve
të federatës Ruse, gjatë agresionit në Ukrainë, si rasti i njësisë çeçene në
Buça, pastaj në Irpoin, Melitopol etj. Derisa Putini ka synim shfarosjen e
Çeçenëve, shumica e çeçenëve nuk e kuptojnë qëllimkeqësinë e tij, por edhe më
radikal sesa vetë Putini janë kundër Ukrainës-ngjajshëm ishte situate edhe me
Muhaxherët shqipfolës të cilët luftuan në Galipol(Çanakala) për Perandorinë
Osmane e nuk luftuan për vendin e vetë.
Mirëpo
muslimanët e Rusisë, shumë pak kanë bërë për muslimanët e botës Arabe, këtë e
theksonte edhe ambasadori Libanez Fadi Ziadeh, ku thotë nuk ka pasur demostrata
nga muslimanët e Rusisë kundër luftës në Irak, ose kundër veprimeve ushtarake
të Izraelit ndaj Hezbollahut ose Hamasit, siç ndodhnin zakonisht në vendet
muslimane.[12]
Derisa vërehet mirëfilli dhe lehtësisht “keqkuptimi” që muslimanët e devotshëm
të Rusisë e shohin atë si një armik të islamit derisa të jashtmit( perëndimorët)
e cilësojnë atë( Rusinë) si një aleat historik të botës arabe që nga koha e
BRSS-së.[13]
b. Strategjia
ruse në drejtim të vendeve muslimane
Përvoja
disa shekullore e Rusisë, në përdorimin e islamizmit, për qëllime të saj, është
vënë sërish në përdorim. Vëzhguesit e jashtëm e konsiderojnë Rusinë si vendin
jomusliman me popullësi më të madhe muslimane, si sfidë për të a edhe si kërcënim
për vendin dhe liderët rus, mirëpo kjo nuk është edhe përceptim i lidershipit
rus, të cilët e shohin si mundësi për t’u përfshirë dhe shtrirë influencën ruse
edhe në Lindjen e Mesme dhe në botën islamike, duke theksuar që kanë dhe ndajnë
vlerat morale dhe lidhjet e njejta me vlerat “tradicionale” ruse si ato të
Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve të shoqërive jo-perëndimore.[14]
Analistët
e Moskës nuk pajtohen për nivelin që kanë ndikuar raportet e Rusisë me botën
islame, që ajo të mbrohej nga ekstremizmi dhe terrorizmi ndërkombtar islamik,
por janë të sigurtë që kjo ka ndikuar.[15]
Nuk mund të gjenden studiues, vëzhgues në botën
islame a arabe, apo edhe ruse, që të dekonspirojnë qëllimet e fshehta që fsheh
lidershipi rus, karshi qëllimeve sipërfaqësore gjoja dashamirëse, ndaj vendeve
arabe. Bota njëpolare, është e papranueshme për Rusinë, ajo përpiqet që poli i
dytë të jenë civilizimi ortodoks, që është qëllimi kryesor i politikës së
jashtme të saj, duke pajtuar krishterizmin perëndimor me Islamin, mund t’i jap
botës dimensionin e ri në rolin ndërkombtar të Rusisë dhe supremacinë e
Patriarkut të Moskës brenda Kishës universal ortodokseë që është në interes
edhe të Kishës ortodokse ruse dhe shtetit rus.[16]
Derisa
Putin, qartazi e identifikon Rusinë si një vend me shumicë të krishtere, por të
dallueshëm nga Perëndimi “dekadent” sekular,[17] e që
duke zhvilluar doktrinën e re që vendet muslimane janë aleat natyral të Rusisë
në konfrontimin me Perëndimin,[18]
e që Rusia bënë përpjekje të ndryshoj rendin botëror, duke u bë poli i dytë
ajo, këtë sërish tenton ta arrijë përmes përdorimit mish për top të muslimanëve
e veçmas arabëve( siç më parë kishte përvojë në përdorimin e komuniteteve të
tjera për qëllimet e saj). Rusia shfrytëzon faktin që shoqëritë dhe qeveritë
islamike janë konservatizu, radikalizu dhe ekstremizu, por edhe janë në përpjekje
të forcimit të ndikimit fetar islamik, duke u bë gjithnjë e më anti-liberale,
anti-demokratike dhe anti-perëndimore( që liberalizmi, feminizmi, demokracia
shihen si vlera ekskluzivisht perëndimore).[19]
Prandaj si vendet arabe-islamike ashtu edhe Rusia, kanë në vetëvete armikun e
njejtë, që e cilësojnë Perëndimin, që sipas tyre besojnë që vetëm kultura perëndimore,
është rreziku më serioz i kulturës islamike-arabe dhe asaj ruse-ortodokse.
Prandaj lehtësisht kuptohet, që sa më konservator, radikal, ekstrem që të jenë
muslimanët, aq më në interes të Rusisë janë, sepse ashtu janë më kundërshtar të
Perëndimit dhe vlerave e ndikimeve perëndimore, e për rrjedhoj vetëbëhen vegla
dhe vetëfuten nën ndikimin rus. Prandaj në opinionin publik arab në përgjithësi
dhe mbi gjitha në botën arabe, kanë pikëpamje neutrale apo edhe pozitive ndaj
Rusisë, që kur Rusia ka diskursin kritik ndaj promovimit të demokracisë,
ndikimit dhe ndërhyrjeve Amerikane dhe Perëndimore.[20]
Vlerat
konservative, janë kartë e rëndësishme në dorën e Putinit, i cili e njeh si të
nevojshme bashkëpunimin me muslimanët për qëllimet e politikës së tij të
jashtme, përfshirë mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe
shtetet e tjera muslimane, që mund t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të
SHBA-së.[21]
Prandaj zgjerimi i lidhjeve të Putinit me botën
islamike ishte prioritet dhe faktorë i rëndësishëm në përpjekjen e tij për
rivitalizimin e politikës së jashtme të Rusisë, e që këtë e bënte me qëllimin e
shtrirjes së influencës në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qendrore, por njëkohësisht
edhe për qëillim kufizimi dhe devijimi të mbështetjes ndërkombëtare për
seperatistët çeçen.[22]
Më:10.03.2023
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë
e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 5.
[2] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 7.
[3] 08MOSCOW630, THE ISLAMIC FACTOR IN
RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.
[4] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 14.
[5]
Crews, Robert D. Moscow and the Mosque. Foreign Affairs. February 6, 2014.
[6]
Laqueur, Walter. Russia’s Muslim Strategy. November 1, 2009.
[8]
Stratfor. Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia.
November 29, 2012.
[11] Akhmetova, Elmira. Russia. In Yearbook
of Muslims in Europe, Volume 2. Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül, Samim,
Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas. BRILL. 2010. Pgs. 435-456.
[12] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 11.
[13] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 13.
[14] Sanders,
Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
[15] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 10.
[16]
Curanovic, Alicja. The Attitude of the Moscow Patriarchate towards Other
Orthodox Churches.Routledge. Religion, State & Society, Vol. 35, No. 4,
December 2007.
[17] Sanders,
Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
[18] Laqueur, Walter. Russia’s Muslim
Strategy. Middle East Papers: Middle East Strategy at Harvard. November
1, 2009. Number Six.
[19] Sanders,
Paul J. Putin’s Muslim family values.Al Monitor. May 29, 2014.
[20] Laruelle,
Marlene. How Islam Will Change Russia.The Jamestown Foundation. September 13,
2016.
[21] Crews,
Robert D. Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014; Crews, Robert D.
Putin’s Khanate. Foreign Affairs. April 7, 2014.
[22] 08MOSCOW630,
THE ISLAMIC FACTOR IN RUSSIAN FOREIGN POLICY, paragrafi 1.
No comments:
Post a Comment