2023-03-11

Kopi Kyçyku: Edhe një herë rreth zanafillës së gjuhëve të Evropës

 

(Dhjetë vjet nga botimi i një vepre madhore)

-->



-->
Në vitin 2000, gjuhëtari i mirënjohur italian Mario Alinei nxori në dritë “Origini delle lingue d’Europa”, punim i gjerë, në dy vëllime, me afro 1900 faqe. Kjo vepër tërhoqi menjëherë vëmendjen e studiuesve, jo vetëm të gjuhëtarëve, por edhe të historianëve, arkeologëve, numizmatëve etj, të vendeve të ndryshëm. Në Rumani ajo u bë objekt debatesh e analizash, që gjetën pasqyrim edhe në shtypin e specializuar. Ndër më aktivët e më “të nguturit” (si kohë) në zbërthimin me sy kritik të veprës së lartpërmendur, ishte gjuhëtari Mihai Vinereanu, opinionet e të cilit do t’i përmendim në vijim.
Njëra nga idetë qendrore të kësaj vepre është Teoria e Vazhdimësisë (TV), teori që nuk pranon idenë e katastrofave historike, pra të shfaqjes e, përkatësisht, të daljes nga historia të grupeve të tëra etnike e, si rrjedhojë, të disa gjuhëve apo grupgjuhësh, pa përjashtuar procese të thella shndrrimesh në periudha të gjata kohore, pa mohuar plotësisht hibridizimet (kryqëzimet) dhe as zhdukjen e disa gjuhëve, në rrethana të caktuara. Sipas kësaj teorie, është tepër e vështirë, madje pothuajse e pamundur të pranohet asgjësimi i masave të mëdha të folësve, të disa gjuhëve apo grupgjuhësh. Gjithnjë sipas kësaj teorie, autori është i mendimit se grupet e mëdha të sotme linguistike të Evropës janë ngjizur qysh në Neolit, madje edhe më herët, duke vazhduar të mbijetojnë deri në ditët tona.

No comments:

Post a Comment

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...