Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/11

Gjuha jonë

 

Kopi Kyçyku1959

Gjuha jonë - djep thesarësh,
Te ky truall futur thellë,
Një gjerdan margaritarësh,
Anekënd Arbërit mbjellë.

Gjuha jonë - melodi,
Kënga e mallit stërgjyshor,
Grusht rrufesh mbi terr të zi,
Zemra e kombit arbëror.

Gjuha shqipe - gjuha e bukës,
Kur kalliri n'erë përkundet,
Djersë brezash, gjak martirësh,
Zëri i dheut, që nuk tundet.

Gjuha jonë - burim që s'shter,
Në rrëfenja trimërore,
I lexojm' dhe menjëher'
Na përflaken kraharoret.


Kopi Kyçyku1959

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...