2023-03-11

Plani franko-gjerman,si Kongresi i Berlinit,Kosova veriore aneksohet nga EVROPA dhe i jipet Serbisë(Zajednica)

          Shkruan :Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,PHD

Negociatat për planin franko-gjerman, takimi i radhës

Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç u mbyll pa një marrëveshje. Si rrjedhojë është caktuar një raund i dytë bisedimesh mes dy palëve, që do të mbahet më 18 mars. Mësohet se takimi i radhës nuk do të zhvillohet në Bruksel, por në Maqedoni të Veriut.

Në përfundim të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se marrëveshje për normalizimin e raporteve do të ishte në të mirë të dy popujve në Kosovë e Serbi. Ai shtoi se palët në parim janë dakord, por duhet ende punë.

Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për sa i përket zbatimit të kësaj marrëveshje. Negociata të mëtejshme nevojiten për të gjetur modalitetet e zbatimit të marrëveshjes”, u shpreh ai.

Sërish pengesë për arritjen e një marrëveshje mësohet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku palët nuk kanë rënë dakord.

Plani franko-gjerman, Kurti: Isha gati të firmosja, por refuzoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje nga takimi i sotëm në Bruksel. Ai u shpreh se ishte gati të firmoste për planin franko-gjerman, por ishte Vuçiç që refuzoi. 

Kurti e ka konsideruar si dëm faktin që të hënën nuk është nënshkruar asgjë lidhur me atë që janë pajtuar.

Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë. Nuk kam nënshkruar, sepse pala tjetër nuk ishte e gatshme të nënshkruaj. Kam shprehur gatishmëri e interesimin tim të nënshkruaj këtë tekst. Nuk do të ishte teksti i parë që do të nënshkruhej nga kryeministri i Kosovës e kreu i Serbisë. Në Berlin kemi nënshkruar tri marrëveshje e katër kryeministra të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është dëm që nuk është nënshkruar sot e u pajtuam. Duhej të rezultonte dakordimi me nënshkrim, ishte pala serbe që se bëri ndonëse u pajtua”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka falënderuar zyrtarët evropianë Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak për punën që kanë bërë deri tani, duke thënë se beson që tashmë gjenden në një rrugë njëkahore të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Falënderoj të dy për punën që kanë bërë deri tash, besoj se jemi në një rrugë të mbarë dhe njëkahëshe të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për fqinjësi evropiane. Preambula ka 5 fjali e 10 nene. Është mirë sa më shumë qytetarët ta lexojnë vetë, por edhe profesionistët e dokumenteve të ndryshme të marrëdhënieve ndërkombëtare e të aspekteve legale juridike, që të bëhet edhe ndonjë diskutim demokratik publik për këtë gjë. Plani i zbatimit do të jetë plan se si të përkthehen në terren në realitetet e dy shteteve dakordimi i arritur sipas propozimit evropian, i iniciuar më herët nga Franca e Gjermania, që iu bashkëngjitën emisarit të BE-së qysh më 9 shtator kur u bë propozimi. Janë gjithaq gjërat që duhet zbatohen”, është shprehur Kurti.

Takimi në Bruksel me Vuçiç, Bushati: Do të jetë

Analisti Andi Bushati nuk e sheh si një hap përpara për arritjen e një marrëveshjeje, takimin e djeshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Bushati u shpreh se Kurti dhe Vuçiç nuk treguan para mediave atë që realisht kishte ndodhur gjatë takimit.

Sipas Bushatit, fakti që ata nuk kanë firmosur marrëveshje, tregon që nuk janë të gatshëm ta pranojnë planin franko-gjerman.

“Hap përpara në asnjë mënyrë. Të dy përdorën një gjuhë të drunjtë, më shumë për t’iu shmangur gazetarëve, se për të thënë thelbin e asaj që ka ndodhur. Opinioni ishte përgatitur që Prishtina dhe Beogradi do kishin një draft, që ose do e pranonin, ose do e linin.

Është një draft që prej muajsh e diskutojnë, pra e kanë kaluar për ta riparë akoma. Fakti që nuk e kanë nënshkruar tregon që palët nuk janë të gatshëm ta pranojnë, atë që ne kemi njohur si plani franko-gjerman”, theksoi ai.

Analisti u shpreh gjithashtu se  do të ishte vdekjeprurëse për Kosovën nëse Albin Kurti do të pranonte Asociacionin.

“Është Vuçiçi ai që nuk e ka dashur dhe ka vënë një barrierë për planin dhe prandaj ne sot në këndvështrimin tim nuk kemi një marrëveshje që do të jetë e vështirë dhe në vijim të ravijëzohet. Për sa kohë Albin Kurti e ka politikisht vdekjeprurëse po të pranojë asociacionin dhe Vuçiçi e ka politikisht vdekjeprurëse të pranojë të njohë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, megjithëse thotë nuk e njoh shtetin e Kosovës, atëherë të dy do të gjejnë artifice për të prishur diçka që iu serviret gati përdhunshëm nga amerikanët dhe nga evropianët.” , u shpreh Bushati.


*****

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të bëjnë asnjë hap pas sa i takon Asociacionit. Dje pati një takim në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe takimi dështoi pikërisht sepse ky i fundit kërkoi diskutime për Asociacionin.

Sot mbi këto zhvillime ka folur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim me gazetarët.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel. I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”, tha ai.

Takimi Kurti-Vuçiç, analistët të ndarë mbi

Analistët janë të ndarë lidhur me rëndësinë e arritjes së takimit të së hënës mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por bien dakord se ecuria e mëtejshme varet nga qasja ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç njofton kolegia Keida Kostreci, Charles Kupchan, studiues në Këshillin Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe David Kanin, profesor për Studime Evropiane në Universitetin Johns Hopkins, në intervista për Zërin e Amerikës shprehën qëndrimet e tyre për përmbajtjen e propozimit dhe parashikimet e tyre për hapat e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Analisti i Këshillit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Kupchan thotë se megjithëse ata që prisnin një nënshkrim marrëveshjeje të hënën mund të jenë zhgënjyer, takimi ishte i suksesshëm, pasi të dyja palët kanë rënë dakord me elementët kryesorë të dokumentit.

“Mendoj se mund të thuhet me siguri se pavarësisht mungesës së një firme, gota është më shumë se gjysëm plot. Unë do të thoja se është tre të katërtat plot.Askush nuk mund ta dijë se çfarë do të ndodhë më tej, por unë mendoj se palët kanë shënuar një pikë të rëndësishme kthese politike. Ato po shkojnë drejt vijës së finishit”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Dhe vija e finishit për të është njohja zyrtare e Kosovës nga Serbia.

“Mendoj se serbët e dinë se duhet të bëjnë njohjen zyrtare të Kosovës si hapin e fundit përpara hyrjes në Bashkimin Evropian. Kështu që unë e shoh këtë si një proces me faza ku dokumenti që u publikua në Bruksel detajon se si do të zhvillohet faza e parë”, thotë zoti Kupchan.

Por për profesorin e Universitetit Johns Hopkins dhe ish-analist i lartë i CIA-s për Ballkanin dhe Evropën, David Kanin, asgjë thelbësore nuk është zgjidhur dhe në fakt ndryshimi më i madh është që ka një tekst mbi të cilin mund të punohet.

“Por negociatat e vështira nuk kanë ardhur ende dhe aty do të jetë ose nuk do të jetë marrëveshja. Ky është thjesht një hap paraprak përpara drejt asaj që ata (Perëndimi) shpresojnë se do të jetë një marrëdhënie praktike mes dy palëve”, thotë profesori Kanin për Zërin e Amerikës.

Megjithëse ai vë në dukje se pika për shkëmbimin e misioneve është e rëndësishme, prof. Kanin thotë se dokumenti nuk e zgjidh çështjen e statusit të Kosovës.

“Prova e vërtetë e gjithë kësaj do të jetë nëse pesë anëtarët e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani, do të shohin në këtë tekst dhe në diplomacinë tani e tutje, një bazë për ndryshimin e qëndrimeve të tyre dhe ta njohin Kosovën. Nëse kjo ndodh, do të ishte diçka e rëndësishme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë është e diskutueshme se sa e rëndësishme është gjithë kjo”, thotë ai.

Dy analistët bien dakord se Thembra e Akilit është çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha pas takimit se aneksi i zbatimit, i cili do të jetë udhërrëfyes i fazës së zbatimit të marrëveshjes, është “një pjesë integrale” e saj. Pika më e ndjeshme e zbatimit është pikërisht Asociacioni. Prof. Kanin thotë se fakti që Asociacioni nuk përmendet por ajo është pika më kritike, e bën të mendojë se ky dokument nuk është më i rëndësishmi.

“Kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë para se të kemi një marrëveshje, dhe ajo qëndron tek aneksi i zbatimit, aty është marrëveshja. Kjo është thjesht një marrëveshje për t’u përpjekur për të arritur një marrëveshje”, thotë ai.

Madje ai shton se edhe qëndrimet e Kryeministrit Albin Kurti pas takimit se ishte gati të nënshkruante marrëveshjen, dhe të Presidentit Vuçiç se nuk ishte gati ta bënte këtë, duke e vënë theksin tek Asociacioni, tregojnë se gjendja në thelb mbetet e njëjtë.

“Ata kështu kanë folur edhe më parë: Serbia ka këmbëngulur për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kurti ka thënë se kjo nuk është përparësi. Ata kanë përparësi të ndryshme dhe qëndrime të ndryshme. Kjo nuk ka ndryshuar”, thotë ai.

Zoti Kupchan është dakord se pengesa kryesore janë detajet e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Djalli qëndron tek detajet dhe ne nuk i dimë detajet. Ne e dimë se Asociacioni është pjesë e marrëveshjes dhe është një pjesë e mozaikut, gjë që u bë e qartë kohë më parë. Ne e dimë gjithashtu se Gjykata Kushtetuese në Kosovë ka konstatuar se kjo mund të jetë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet menduar se si të koordinohet një farë niveli i autonomisë për komunitetin serb dhe pakicën serbe në Kosovë, me kompetencat e vetë qeverisë së Kosovës”, thotë ai.

Zoti Kupchan thotë se nuk dihet ende se për çfarë saktësisht është rënë dakord.

“Por unë mendoj se kjo është pika ku do të përqendrohet pjesa më e madhe e vëmendjes në javët në vijim, pasi duket të jetë pengesa më e rëndësishme. Të paktën me aq sa dimë arsyeja që dokumenti nuk u nënshkrua është se nuk kishte marrëveshje për modalitetet e Asociacionit”, thotë ai.

Por ato që zoti Kupchan i sheh si detaje për t’u sheshuar drejt një vije finishi, zoti Kanin i quan pengesa që mund ta lënë situatën në vend numëro për një kohë të gjatë.

Zoti Kupchan mendon se mesa duket propozimi parashikon një normalizim me faza.

“Në fazën e parë kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, Kosova hyn në institucionet ndërkombëtare, dy palët shkëmbejnë misione diplomatike. Por nuk marrim një njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia”, thotë ai, duke shtuar se njohja zyrtare do të jetë pika përfundimtare e këtij procesi.

Për zotin Kupchan, diplomacia perëndimore ka qenë e suksesshme dhe këtë e tregon fakti që të dyja palët kanë rënë dakord për elementët thelbësorë të propozimit.

“Unë nuk mendoj se Perëndimi po favorizonte njërën palë apo tjetrën, ose po bënte më shumë presion ndaj Kosovës se sa ndaj Serbisë. Mendoj se po bënte gjithçka që mundej për të ushtruar ndikim për t’i bërë palët që të kapërcenin një ngërç, një mungesë fleksibiliteti që e ka mbajtur rajonin në vend numëro për një kohë të gjatë”, thotë ai.

Por ndryshe nga zoti Kupchan që mendon se të dyja palët duket se po negociojnë tani me mirëbesim, zoti Kanin thotë se BE-ja dhe SHBA-ja po përpiqen të detyrojnë dy palë mosbesuese për një marrëveshje.

“Janë negociata ngurruese mes dy palëve që nuk i besojnë njëra-tjetrës, por që po detyrohen nga Perëndimi të arrijnë në një lloj marrëveshjeje”, thotë ai, duke shtuar se nuk beson që do të ketë një zgjidhje të shpejtë për statusin.

Dy analistët bien dakord se si kryeministrit Kurti, edhe Presidentit Vuçiç do t’u duhet të përballen edhe me konsideratat e brendshme politike në vendet e tyre. Por thotë zoti Kupchan…

“Mendoj se kjo është një ditë optimiste për Kosovën dhe Serbinë dhe për rajonin në përgjithësi”.




Aleksandar Vuçiç ndryshon mendje: Nuk e negocioj njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duket se ka nisur të ndryshojë kurs. Ndonëse para se të shkonte në Bruksel po paralajmëronte njohjen e Kosovës, sot ka bërë një deklaratë ndryshe.

Ai u shpreh se këtë pjesë nuk e negocion. “Ka të bëjë me faktin se unë nuk dua dhe nuk mund të bisedoj për njohjen reciproke, njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, deklaroi Vuçiç për televizionin publik serb, RTS më 28 shkurt.

Ai po ashtu tha se një ditë më parë në Bruksel është rënë dakord për më shumë bisedime.

Nuk është çështja për një nen, një letër, një takim. Dje në Bruksel është biseduar, jemi marrë vesh, do të vazhdojmë, do të ketë më shumë bisedime. Asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel më 27 shkurt dhe u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet për zbatimin e propozimit evropian për normalizim.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, një ditë pas këtij takimi konfirmoi se liderët e Kosovës dhe Serbisë pranuan propozimin evropian për normalizim dhe se tani po punojnë për modalitetet e zbatimit të marrëveshjes.

Ky propozim synon që të çojë palët drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne kurrë nuk kemi negociuar në fshehtësi. Asnjëherë nuk kemi fshehur asgjë”, tha Vuçiç.

Presidenti i Serbisë konfirmoi se teksti i publikuar nga BE-ja, pas rundit të bisedimeve në Bruksel, më nuk mund të negociohet dhe është shndërruar në një kornizë për procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Serbia as fitoi, as nuk kapitulloi; por pranoi “de fakto” se Kosova

Drejtori i agjencisë së lajmeve 'Beta' në Beograd, Rodmir Dikliç ka reaguar lidhur me takimin tre-palësh që u zhvillua ditën e djeshme në Bruksel, ku kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç ranë dakord se nuk është e nevojshme të diksutohet më marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa ajo çka mbetet tashmë është vetëm nënshkrimi i dokumentit, pra planit të propozuar nga BE-ja. Para nisjes për në Bruksel, Vuçiç tha se Serbia nuk do të dështojë dhe duke lexuar titujt e disa mediave duket sikur Serbia ka fituar. Ndryshe e komenton, Dikliç i cili thotë se dështimi ka ndodhur shumë kohë më parë.

“Të gjithë fituan dhe të gjithë humbën. Kapitullimi ka ndodhur me Marrëveshjen e Kumanovës. Kemi marrë një dokument që është bazë e mirë, me kusht që asnjë palë të mos tentojë ta mashtrojë me marifete të ndryshme, vonesa, duke krijuar një udhërrëfyes që është si rruga për në Hënë”, ka thënë drejtori i “Beta-s”.

Duke folur se kush fitoi në gjithë këtë çështje, ai ka pretenduar se nuk ka fitues. Ai ka thënë se pranimi i propozimit evropian është në të vërtetë pranim faktik se Kosova është e pavarur, e cila më vonë do të zyrtarizohet me ndonjë dokument ndërkombëtar.

“Për këtë arsye në preambulë shkruhet “pa hyrë në çështje të statusit”, për të thënë më vonë se statusi de facto po zgjidhet… Aty figuron se do t’ia njohim dokumentet njëri-tjetrit. Deri më tani janë ngritur barrikada për targa, nuk kemi mundur të bartim mallra për shkak të vulave doganore. Do të njihen pasaportat, diplomat, të gjitha dokumentet relevante të cilat i njeh një shtet”, shpjegon Dikliç dhe shton se kjo është e dobishme për qytetarët e Serbisë dhe serbët në Kosovë.

Kur bëhet fjalë për nenin që i referohet faktit se Serbia nuk do të pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, Dikliq vëren se kjo i referohet kryesisht Kombeve të Bashkuara.

“Askush nuk do të jetë 100 për qind i kënaqur. Disi Kurti mund të jetë pak më i kënaqur që kjo nuk diskutohet më. Presidenti ynë tha se janë në pritje të aneksit me udhërrëfyesin. Udhërrëfyes do të thotë që kur shkruani në GPS ku doni të shkoni, do të shihni se ku po shkoni. Dhe shkohet në atë që një ditë kjo të përkthehet në një kontratë zyrtare, një dokument ndërkombëtar”, shpjegon Dikliç.

Kur bëhet fjalë për kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Dikliç vëren se në nenin 7 shkruhet se duke përdorur përvojën evropiane, do të sigurohet për komunitetin serb që të jetë në gjendje të komunikojë me autoritetet e Kosovës në kontekstin e vetëqeverisjes, por jo që ata të shkruajnë Asociacionin.

No comments:

Post a Comment

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...