2016/06/08

Uliks FEHMIU: “Shpresoj që dhe im atë, Bekim Fehmiu, të ndihet krenar për mua”

Uliks Fehmiu në rolin e priftit në tragjedinë “Romeo dhe Zhulieta”

Regjisori Miki Manojlloviç sjell shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta” me artistët serbo-kosovarë në Tiranë. Uliks Fehmiu plotëson ëndrrën e të atit, duke folur shqip në teatër. Rrëfimi për vendet e Ballkanit dhe aktorin e madh shqiptar

Nga Valeria Dedaj


“Romeo dhe Zhuljeta” e Uilliam Shekspirit prezantohet për herë të parë, si produksion dygjuhësor, në shqip dhe serbisht në Teatrin Kombëtar në Tiranë. Regjisori Predrag Miki Manojlloviç këtë shfaqje ua ka besuar artistëve, serbë dhe kosovarë, në mënyrë që të gjithë të jenë në kërkim të një terreni të përbashkët; komunikimit. Gjatë në bisede me mediet, në Tiranë, regjisori bashkë me artistët shpjegojnë procesin e realizmit të kësaj shfaqje, mirëpritjen e publikut serb, kosovar dhe kroat, duke shpjeguar se nëpërmjet miqësisë së formuar nga ky grup artistësh dhembshuria dhe besimi është arritur.
Bekim Fehmiu në rolin e Odisesë
Pengesat kulturore mes dy vendeve, tashmë janë thyer dhe kjo shfaqje tregon se arti ka aftësinë për të kapërcyer kufij dhe sisteme besimi. Produksioni i tragjedisë Shekspiriane tregon se si personazhet në skenë mund ta luftojnë, madje edhe mund ta vrasin njëri-tjetrin. Por në fund, ata i heqin maskat dhe bëhen një me publikun, duke shtrënguar duart me njëri-tjetrin dhe duke u prezantuar me emrat e tyre të vërtetë, për të treguar se ka ardhur koha për mirëkuptim dhe për të jetuar në paqe.

Regjisori: Gjuha serbe dhe shqipe mikësohen me njëra-tjetrën, duke u bërë një

Regjisori Predrag Miki Manojllovic tregon se ky projekt ka nisur para dy vjetësh, duke bërë bashkë artistë nga Kosova dhe Serbia. “Falë talentit të këtyre njerëzve fisnikë mund të them se nuk e kemi pasur asnjëherë këtë lloj teatri. Pa mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm, të cilët kuptuan dhe ndihmuan realizimin e këtij projekti, do të ishte e vështirë që të rigrupoheshim, sepse secili nga ne jetojnë në vende të ndryshme”. Por, a kanë ndikuar tensionet politike mes këtyre dy vendeve në përzgjedhjen e kësaj pjese? Regjisori shpjegon se në Europë ka kudo tensione politike. “Kjo është diçka e përjetshme, pra toka është dhe po mbushet me gjak.
Miki Manojloviç
Nëse do të flasim për shfaqjen ‘Romeo dhe Zhuljeta’, Serbia dhe Shqipëria janë shumë larg njëra-tjetrës, ndryshe nga çfarë ndodh me Romeon dhe Zhuljetën në Veronë, ku edhe pse janë dy grupe që flasin dy gjuhë të ndryshme, ata e duan dhe e kuptojnë njëri-tjetrin. Pra gjëja më e rëndësishme është se si këto gjuhë mikësohen me njëra-tjetrën dhe se si këto gjuhë hynë te njëra-tjetra, duke u bërë një. Pra ishte e mundur. Sigurisht që Romeo dhe Zhuljeta luhet në të dyja gjuhët, por ata e kuptojnë njëri-tjetrin vetëm duke u parë dhe jo duke folur, por Romeo dhe Zhuljeta jonë flet shumë në dashuri, jo nga pesë minuta shqip dhe tre serbisht. Për shembull, Uliks Fehmiu luan priftin dhe është çelësi i diskutimeve”. Regjisori përfundon duke thënë se jetojmë në një vend ku i respektojmë shumë shqiptarët, kjo është edhe arsyeja që ai e ka realizuar këtë projekt.

Uliks Fehmiu: Im atë sot nuk do të ishte ndjerë i lumtur në asnjë vend në rajon

Aktori, Uliks Fehmiu, djali i aktorit të mirënjohur Bekim Fehmiu, shpreh kënaqësinë e tij për këtë prezantim që ndodh për herë të parë në Tiranë. “Jam shumë i lumtur dhe shumë i kënaqur që për herë të parë vij me shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta”, tema e së cilës do të jetë e përhershme. Urrejtja është temë e përhershme ndërmjet popujve, shteteve dhe familjeve. Por, ky është një tregim edhe për dashurinë, e cila është e përhershme”. Sipas tij, artistët janë shpesh ata të cilët i drejtojnë të parët urat e rrënuara nëpërmjet popujve. “Shpresoj që publiku do ta kuptojë në mënyrë të drejtë shfaqjen. Puna për këtë shfaqje ka qenë emocionuese, prandaj do të ketë vend të veçantë në kujtesën time”, tha Fehmiu.

Uliks Fehmiu mendon se çështja e kufijve mes dy shteteve Serbi-Kosovë është e vjetër, për këtë arsye duhet lënë pas, duke punuar për çështje të tjera që të krijohen shoqëri njerëzore. “Ku mendoni se do të kishte jetuar babai im sot nëse do të ishte gjallë? A mendoni se ka një vend në rajon që ai do të ishte ndier i lumtur? A besoni se ai do të ishte ndier i lumtur në ndonjë pjesë të -ish Jugosllavisë? Këtu, në Kosovë, Serbi, Kroaci apo në ndonjë vend tjetër të planetit? Unë do të përgjigjem: Jo”. Ky konstatim, sipas Fehmiut, nuk ka të bëjë me dashurinë dhe as me grupet e ndryshme etnike, sepse i ati ka qenë në Shqipëri si mysafir i -ish Jugosllavisë në vitin 1972, si aktor shqiptar, jugosllav dhe botëror. Cili vend ka qenë më i afërt për të, Shqipëria në vitin 1972 apo Jugosllavia në 1972?”
Image result for bekim fehmiu
Ai mendon se të gjithë e dinë përgjigjen, sepse ka qenë Jugosllavia. “A besoni se im atë ka dashur më tepër serbo-kroatët sesa njerëzi e tij? Jo! Ai i ka dashur njerëzit e tij dhe ka qenë po aq krenar sa mund të jetë çdo shqiptar. Por, Jugosllavia në atë kohë ka qenë më njerëzore dhe më e hapur sesa Shqipëria”, vazhdon aktori. Teksa shton se sot Bekim Fehmiu mund ta kishte pasur më të vështirë se ku mund të shkonte. Prandaj, sipas të birit, ai iku dy herë. “Njëherë iku kur -ish Jugosllavia pushoi së ekzistuari dhe mbas 20 vitesh (kur ai vrau veten si artist), sepse për herë të fundit e pa se asgjë nuk po ndryshonte. Kjo ndodhi në vitin 2010, kur Kosova ishte e pavarur”, shpjegon ai. Uliks Fehmiu mendon se pyetja për kufijtë është e vjetër, prandaj duhet të shtrohen pyetje, si mund të krijohen shoqëri të mira njerëzore që brezat e rinj të kenë me çfarë të ushqehen.

Shqipja e Uliks Fehmiut

Një prej gjërave që Uliks Fehmiut i mungon në jetë është fakti se nuk mund të flasë shqip ashtu siç do të donte të fliste. “Fakti që nuk e flas shqipen shumë mirë më bën të mos ndihem i plotë. Por, dëshira për të luajtur shqip në skenë, veçmas në teatrin e Beogradit ku nuk është folur kurrë shqip, por edhe në Prishtinë e Tiranë më lumturojnë shumë”. Ai shpreson që dhe babai (Bekim Fehmiu) të ndihet krenar për të, sepse kjo është ajo që dëshiron. Edhe megjithatë ai pranon se me atë shqipe që di ka arritur që të ndërtojë ura, sepse ka bërë atë që beson, atë që do të bënin të gjithë njerëzit e guximshëm.


Uliks Fehmiu: Edhe unë shpresoj që Bekimi e Faruku të na shohin nga qielli


Uliks Fehmiu, djali i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu para premierës së shfaqjes “Romeo dhe Xhulieta” në regji të Miki Manojloviq ka dhenë një intervistë për B92, rreth angazhimit të tij në këtë shfaqje që ka pas kastën e përzier shqiptaro-serbe.

Ai ka folur për rëndësinë e kësaj shfaqje sikurse ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë.

Fehmiu në këtë intervistë ka thënë se është shumë falënderues për regjisorin që e ka ftuar të jetë pjesë e kësaj shfaqje, i cili në këtë projekt, sipas tij, regjisori ka punuar me vite të tëra, ndërkaq aktorët kanë punuar përgjatë tre muajve të fundit.

Ai më pas ka thënë se kasta ka pas një marrëdhënie të mirë gjatë provave, si në çdo shfaqje tjetër, dhe se në këtë projekt është punuar shumë seriozisht. “Mendoj se jemi në rrugë të mirë që të kemi sukses”, ka thënë Uliks Fehmiu.
Image result for bekim fehmiu
Më pas ai ka folur edhe për qasjen e regjisorit në këtë shfaqje. “Shekspiri i Manojloviq është i vërtetë, prej mishi dhe prej gjaku”, ka thënë Fehmiu.

Ndërkaq, për deklaratën e regjisorit, se do të donte që Faruk Begolli dhe Bekim Fehmiu ti shihnin nga yjet, Uliksi ka thënë se ai e di se çfarë ka dashur të thotë regjisori mbi këtë çështje. “Edhe unë shpresoj që Bekimi dhe Faruku të na shohin nga qielli”, ka thënë ai. Krejt në fund ai ka folur edhe për jetën e tij artistike në Amerikë .
Image result for Mensur Safçiu
Mensur Safçiu

Miki Manojloviq, regjisori i shfaqjes “Romo dhe Xhulieta”, që në kastën e aktorëve ka aktorë serbë dhe shqiptarë, ka dhënë një intervistë para dhënies së premierës së kësaj shfaqje, të dielën, në Teatrin Kombëtar të Beogradit, shfaqje kjo në dy gjuhë, serbisht dhe shqip.
Image result for bekim fehmiu
Manojloviq ka folur rreth kësaj shfaqje, për kontaktin me Jeton Neziraj si dhe për përzgjedhjen e aktorëve.




Jovana Gavrilovic

Ai gjithashtu ka folur edhe për atë se nëse Faruk Begolli do ti shihte studentët e tij, me siguri do të ishte i kënaqur, sikurse që do të ishte i kënaqur edhe Bekim Fehmiu.

Image result for Edona Reshitaj

Edona Rashitaj

Alban Ukaj, në rolin e Romeos sonte do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Beogradit

Image result for alban ukaj

Alban Ukaj

Në kooproduksion shqiptaro serb, sonte do të ngjitet në rolin e Romeos, Alban Ukaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Beogradit e ndërkaq në atë të Xhulietës, dy aktoret serbe: Milica Janevski dhe Jovana Gavrilovic.

Image result for Natasa Tapuskovic,

                                                  Milica Janevska dhe Natasa Tapuskoviq

Në kastën e aktorëve janë edhe aktorët: Mensur Safçiu, Nikola Rakoceviq, Armend Ismajli, Nebojsa Glogovac, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Faris Berisha, Uliks Fehmiju, Edona Reshitaj, Natasa Tapuskoviq, Anita Mançiq dhe Arta Selimi.

Agjencioni Floripress : MODERNITETI NË LETRAT SHQIP


Image result for arshi pipa



Cikël poetik – Arshi Pipa

NEMESIS (MALLKIME)

Ndër gropa burgjesh shkrye për gur e baltë,
mbërthye qelash ndër pranga,
nga gjoksi i shtypun sungullon mâ e naltë
kur del prej s’thelli kanga.
Na shajnë e na poshtnojnë, na plasin gjamën:
anmiq t’adheut! Tradhtarë!
pse duem Shqipnin e plotë, pse urrejmë na namën
e huej, pse jem, shqiptarë.
E ata qi e shitën tue ja lidhun qerit
t’anmikut për trofe,
ata qi flamurin, heu, i’Iskanderit
e zhyen me tjetër fè,
ata qi deri dje mbajshin kapistra,
teneqexhinj, shollarë,
gjysmakë, t’falimentuem, e sot ministra:
ata janë atdhetarë!
Na zhgulin thonjt me danë, ndër plagët krypë
na këllasin, na e shtyjnë
n’gërmaz me grushta, e uj kur bâjmë me lypë
qeshin e na pështyjnë.
Na lagin dimnit qelat, elektrikun
na e venë ndër veshë e n’gojë
e ndër trupa… E qeshin tue fikun
cigaret n’sy për lojë.
Na vene jelekun sa me u thye kërbishtnash,
na lanë me ditë e netë
varun për shpatullash mbi maje gishtash,
pa ngrënë, pa pi, pa fjetë.
Mandej po ngelëm prapseprap na gjallë
me shkelma na mbarojnë,
na hjedhin prej dritores, e veç rrallë
me nji plumb na nderojnë.
Pa gur, pa shenj, ndër gropa plehu hjedhun
si coftina na kallin,
ku grat e foshnjet tona s’vinë me rrjedhun
lotët që zbusin mallin.
Po e fortë asht zemra jonë, ma e fortë, o vllazën,
se tortura qi e sosë.
E zjarrmi i anmikut veç mâ keq na ndezën
urrejtjen qi rroposë.
Heu e tmerrshme ajo ditë tri herë fatore
kur shokët qi nuk ranë,
me shpirtin dalldisur për fitore,
do t’thrrasin gjakun tonë.
Dridhnju tiranë mbi frona e ju xhelatë
qi vegla u bâh’ ni qorre.
E zezë asht nata, por s’ashtë veç një natë.
Dielli i liris, ti shporre!
E n’se lypet durim e besë qi s’vdaret.
aq sa më dhambë me bre
hekurin që kryqzon dyert e dritaret,
qoftë ajo ligjë për né.
Nga gropa burgjesh me njeni-tjetrin rrokë
me besën e dëshmorit,
nga shpirti i bamë thëngjill qyshkur, o shokë,
pa shfrim mbrenda kraharorit,
ushton kanga e kushtrimit. Then çelikun,
shpartallon ledh e strehë,
dhe si shqiponja e flamurit vërtikun
ndër qiellna t’lira zhgrehë.
Përpëlitet Shqipnija nën mizoren
thundër si krymb n’handrak.
Heu, deri kur ma do puthim dorën
qi syt na i plasi gjak?
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni bén
ksaj zgjedhe fund me i dhanë!
Ta zhbijmë krajtën qi na e bani atdhen
veç burg e kasaphanë.

Pjesë nga libri "Moderniteti në letrat shqipe".

Marrë nga libri: “Dodona Tempulli i Lashtë i Shqipërisë”, f. 685, 563.


FIJA E TELIT ME GJËMBA

Nga Bilal Xhaferri.

Fragment nga poema “Reparti 4300”.

Dhe erdhi dimri! / U kujtohet, o ushtarë, ai dimër? / Na veshen me kapota të kalbura, tërë arna, / na mbathën me opinga si lëvozhga, / që i mbërthenim me tela. Ajo fije teli te opingat tona / është vazhdimi i telit, / që rrethon kufijtë e atdheut!

/ Nuk rrethon vetëm kufirin shtetëror, / rrethon, shtëpitë, sofrat, zemrat, / kalon në të gjitha rrugët, / në të gjitha dyert dhe dritaret, / plekset me fijet e shkëputura të shpresave. /

Në rreshtat e faqeve të librave, / me kallinjtë e grunjërave, / fijet e telit me gjëmba, / fijet e telit me sinjale. Ne morëm ngjyrën e dimrit, / ngjyrën e baltës, / u kujtohet, o ushtar, ai dimër i 66-ës?

(Janar shkurt, f.18, Krahu i Shqiponjës”, Çikago, 1977). (R. B. “Dodona...”, f. 685).

Në Koskë, në fhatin e nënës time

Mure të rënë, të rrjepur, / dhe bluja e qiellit sa e mekur. Një xhevze e ndryshkur anës së vatrës, / Që pjek kafe vreri erërave të natës. /

 Ca trendelina rebele, mbi një pllakëz mbi varr. / të vetmet që vdekja ka harruar të marrë. / Gjithçka përmbysur, e djegur, e shkretë. / tek ngjitesh e uleshnë këtë tatëpjetë. / asnjë portëz e mbyllur, por askush nuk të pret! / Heshtja në heshtje ! / Ha veten e vet.!

Para syve kemi dy popuj: ppulli Çam në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri.

Populli Çam , autokton që me lindjen e hënës, Çamëria u pushtua nga greku më 5 mars 1913, prej asaj kohe deri më sot, populli Çam është diskriminuar, poshtëruar, masakruar, perdhunuar, therur, pushkatuar, i akuzuar si turq dhe bashkepuntor me pushtuesit gjermane dhe i dëbuar nga trojet e veta, dhe së fundi një popull inkzistentë.

Ndërsa minoriteti grek në Shqipëri gëzon të gjitha të drejtat. I ardhur para 200 viteve me shatë dhe lopatë në krhë si çifçinj bujqë, i vendosën pronarët Gjirokastritë në Dropull dhe pronarët Delvinjotë i vendosën në Vurg.

Sot qeveritë trdhtare të Tiranes ikanë kthyer në pronarë të këtyre pronave, dhe më tej këto prona janë të regjistruara në kadastrat greke si prona greke.

Minoritarët grek jane vendosur në krye të vendit si deputet, ministra. Drejtorë, biznesmenë të fuqishem etj.

Mbi të gjitha qëndron prifti grek si kryepeshkop dhe si guvernatore i shtetit grek brënda shtetit shqiptar.Shqipëria nën hegjemoninë greke.

Kujtojmë raprezaljet greke në qershor të vitit 1944.

Mësoni z. Nikolaos Kotzias, nga Profesori i juaj Jorgos Margaritis: “...regjimi që kishte vendosur në vendin fqinjë Fronti Çlirimtarë i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte në raprezalje në kurriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinjë.

Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim.

 E gjykojmë të qëllimshme për ta përmëndur këtë ku hiperbolikisht njerëz të shumtë dhe me një mënyrë hiperbolikishtë të lehtë deklarojmë se në Ballkanin – dhe jo vetëm – e viteve të fundit vetëm vendi ynë “mësoi qytetërim”.

Në këtë rast mësimi është i jashtzakonshëm dhe sigurisht nuk vjen nga pala greke”. (“Bashkëpatriotë të padëshiruar”), bot. 209, f. 147)

Rasim Bebo 

2016/06/06

Era Istrefi mbrëmë ngriti në këmbë Shkupin




Këngëtarja  nga Strellci i Deçanit ,Era Istrefi mbrëmë e ka krijuar një atmosferë të mahnitshme në qytetin e Shkupit.

Me performancën e saj, këngëtarja shqiptare e cila është duke arritur shumë suksese, ka bërë që të pranishmit të brohorasin e ngrehin lart duart me tingujt e muzikës së këngës ‘Bonbon’'.
























Ju kujtojmë se ajo ka performuar në të njejtin koncert me këngëtarin shumë të njohur në botë, David Guettan, hap ky gjithashtu i suksesshëm për Erën.











Më poshtë mund t’i shihni dy video, njëra kur këngëtarja parapërgaditej për të kënduar dhe një tjetër video ku ajo po performon live duke i ngritur në këmbë shkupjanët.

Era Istrefi (born 4 July 1994), sometimes known as simply Era (stylized as ERA), is an Albanian Kosovar singer and songwriter.She rose to fame after releasing her debut single "Mani për money" in 2013, which gained positive feedback and attention from the public.Her following songs "A po don" and "E dehun", gained the same success. In June 2014, she won three Videofest awards for her music videos, including "Best New Artist" for her work in 2013.

In 2015 Era gained success with her song "Njo si ti" with over a million views on YouTube in a week. Her first duo featuring well-known Kosovo rapper Ledri Vula, "Shumë pis", became a summer hit.

In January 2016, Istrefi began achieving international attention due to the release of her single "BonBon", reaching 80 million cumulative views on YouTube and drawing comparisons to the work of Sia and Rihanna. Following the single's success, she was signed to American record labels Sony Music Entertainment and Ultra Music in February 2016.






Life and career
Era Istrefi was born on 4 July 1994 in Pristina to Suzana Tahirsylaj, a well known Albanian singer in the 80s and 90s and Nezir Istrefi, a journalist.[1][7] After her father's death in 2004, her mother quit singing, and her older sister Nora Istrefi shortly became one of the most popular singers in the Albanian-speaking territories. Istrefi made her television debut in 2013, with her single "Mani për money", a reggae-pop song, new to the national music industry.



The song received mainly positive criticism from the audience, becoming an instant hit. A few months after her first single, she released "A Po Don?", another song with a different style, accompanied by a provocative music video.The song received mixed criticism to negative. Her third single, "E Dehun", inspired by Nexhmije Pagarusha's song of the same name, which also samples the lyrics and some parts of the instrumental, also became a success, which assured her three Videofest Awards (Albanian Music Awards), including "Best New Artist" for her work in 2013.


In December 2014, she released her newest single "13", a pop-ballad produced in the United States.The music video received almost 200,000 viewers within 24 hours.The song was featured on V Magazine as well.In December 2015, she released the single "BonBon" with its music video shot in Kosovo One month later the song went viral on social media such as Instagram and Facebook, and Istrefi began gaining international fame with support from Chloë Grace Moretz. In February 2016, she signed to American labels Sony Music Entertainment and Ultra Music

Discography

Era's songs are mainly written in Gheg dialect, rather than using Standard Albanian. She is among the fewest singers in the Albanian-speaking territories to use and mix reggae, dubstep and pop.

Singles

List of singles as lead artist, with selected chart positions and certifications, showing year released and album name
TitleYearPeak chart positionsAlbum
AUT
[14]
BEL
(FL)

[15]
BUL
[16]
DEN
[17]
FRA
[18]
GER
[19]
ISR
[20]
NED
[21]
LEB
[22]
SWI
[23]
"Mani për money" (Money mania)2013'Non-album single(s)
"A po don?" (Do you wanna?)2014
"E dehun" (Drunk)
"13"
"Njo si ti" (Someone like you)2015
"Shumë pis" (Very naughty)
"BonBon"2016196113830105791040


                  Nora Istrefi

Vera Istrefi has two older sisters, Nora Istrefi, one of Republic of Kosovo's biggest pop-stars and Nita Istrefi, a stylist. She has a younger brother, Bledi. Her Bob Marley influence has become very prominent in her songs. She often uses his name, and quotes his songs. Besides Gheg Albanian, she often uses English phrases, as well. Istrefi lives in Pristina with her mother and siblings. She is also a supporter of LGBT rights.

2016/06/05

Flori Bruqi për muajin e shenjtë të Ramazanit

Fotoporteti

           Flori Bruqi:


Ju uroj gjithë qytetarëve të Kosovës, të besimit islam, muajin e shenjtë të Ramazanit. Mirësia, solidariteti dhe paqja të jenë përcjellëse e motivuese për një jetë më të mirë për të gjithë ne ,në Kosovë,Shqipëri,Iliridë,Luginë të Preshevës,Çamëri, Ulqin,Plavë, Guci.

Shpresojmë qe ky Muaj të na shërbej të gjithë qytetarëve të Kosovës, në ushtrimin e ndjenjës së solidaritetit me njëri tjetrin, të jemi sa më human me ata që kanë nevojë dhe të rrugëtojmë të gjithë sëbashku drejt sukseseve të reja për një shtet ku sundon drejtësia dhe harmonia.

Po ashtu në këtë Muaj të Bekuar lusim Zotin e Madhëruar të i bekoi të gjithë dëshmorët, familjet e tyre si dhe gjithë ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Serbia kërcënon Kosovën: Ushtria do të thyejë paqen



Serbia kërcënon Kosovën: Ushtria do të thyejë paqen (Video)
Kosova aktualisht nuk mund të krijojë një ushtri të vërtetë të armatosur siç duhet, përveç një force të gatshme sigurie që shërben për ndërhyrje humanitare. Kjo forcë nuk zotëron armë reale lufte, maksimumi, pistoleta shërbimi.
Me mbylljen e protektoratit ndërkombëtar, Kosova do të krijojë Forcën e Armatosur dhe për këtë janë bërë gati të gjtihë aktet ligjore dhe nënligjore. Por Beogradi e kundërshton fort këtë akt, duke paralajmëruar për një destabilizim të situatës.

"The Guardian": Ja përse shqiptarët kërkojnë azil në Britani

"The Guardian": Ja përse shqiptarët kërkojnë azil në Britani
“Historitë e rregullta në lidhje me ardhjen e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar e kanë fillesën në dhjetor të vitit 2010, kur BE i lejoi ata që të udhëtojnë në të gjithë zonën Shengen pa viza”. Kështu shkruan prestigjiozja “The Guardian” në lidhje me fluksin në rritje të refugjatëve shqiptarë që sipas saj, përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.
Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e rreth 20 mijë shqiptarëve. Por një pjesë e madhe e atyre që kanë shkelur kufirin britanik, kanë pretenduar të jenë kosovarë që i kanë ikur luftës në Jugosllavi. Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit për të rinjtë shqiptarë, të cilët vijnë nga një vend ku 70% e popullsisë është myslimane dhe kodi mesjetar i Kanunit ka ndikim në zonat rurale, shton gazeta britanike.
"Gjakmarrjet janë të njohura nga Komisioni Evropian, si një nga faktorët nxitës më të zakonshëm që i shtyjnë shqiptarët drejt azilit në vende të BE-së, së bashku me një sërë arsyesh të tjera si privimi, papunësia, diskriminimi dhe qasja e dobët në kujdesin shëndetësor, përfitimet sociale dhe arsimit”, shkruan "The Guardian".
Shqiptarët që pretendojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar përmendin rregullisht gjakmarrjen si arsye që i pengon të kthehen në shtëpi. Në vitin 2008, ka pasur 173 kërkesa për azil në Britani të Madhe nga shtetasit shqiptarë. Deri vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 1,809. Pothuajse të gjitha kërkesat u refuzuan.
Agoni, një shqiptar 18-vjeçar, udhëtoi nga Spanja në Mbretërinë e Bashkuar: “Babai im kishte një problem me mafien në Shqipëri. Mafia i kërkonte babait tim të paguante një gjobë, por ai nuk kishte para. Unë kam qenë i frikësuar për jetën time, kështu që kjo është arsyeja pse unë u largova nga Shqipëria. Lash familjen time dhe u nisa për në Spanjë, të filloja një jetë të re. Kam takuar dikë në Spanjë që kishte lidhje me një grup shqiptarësh që ndihmojnë njerëzit për të shkuar në Britani të Madhe. Ju duhet t’i paguani atyre një shumë prej 6 mijë paund. Nëse ju nuk i keni këtë shumë, të thonë që të punosh për ta”.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...