2017-05-20

Sa për kujtesë zotërisë së nderuar Noke .


Shkruan Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 



Pas botimit në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 17 maj 2017 të artikullit tim me titull “Kastriot Myftaraj mbron vetëm të vërtetën”, në rubrikën“Komente”, një zotëri me emrin Noke, ka bërë këtë koment:  

“Pa asnjë dyshim: Respekt për dijet dhe analizat methelb shkencor që realizon Prof.dr. Eshref Ymeri.

 Kur ishkel këmba në sheshin e politikës shqiptare, ndiejrrëshqitje.

 Sapo gjendet në atë shesh, edhe pse inënshtrohem autoritetit të tij shkencor, nuk e shoh të jetënë lartësinë e tij. Respekt”.

Me këtë rast, po i drejtohem zotërisë Noke me këtëletër të shkurtër:I nderuar zotëri Noke , Ju deklaroni se unë, sapo gjendem në sheshin epolitikës, nuk qenkam në lartësinë e duhur.

 Për mua, deritani, ore zotëri i nderuar, sheshi i politikës ku jam gjendur,ka qenë mbrojtja e dinjitetit kombëtar në marrëdhëniet jo
vetëm me fqinjët, por edhe përtej fqinjëve, mbrojtja epavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare që e siguroimbreti Zog, në bashkëpunim me Nolin e Madh, dhevendosja në krye të saj e një Kryepeshkopi me gjak, meprejardhje dhe me shtetësi shqiptare, në përputhje me Statutin e saj të vitit 1929; shtrimi i kërkesës për ngritjene zërit nga ana e politikës së Tiranës zyrtare për organizimin e Konferencës Londra 2, për hedhjen poshtë të vendimeve të Konferencës Londra 1 të vitit 1913, meqëllim Ribashkimin e Trojeve Tona Etnike, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. 

Kam theksuar shpeshherë, ashtusi edhe disa intelektualë të tjerë nacionalistë, se duhet të ribashkohen fillimisht trojet etnike dhe pastaj të hyjmë nëBashkimin Evroipian, kam përkrahur qëndrimin e Kryeministrit Rama në nëntor të vitit të kaluar, kur ai,gjatë debatit me Vangjel Dulen, nga tribuna e Kuvendit,për herë të parë, si asnjë kryeministër tjetër që prej vitit 1920, kërkoi që Greqia të shfuqizojë ligjin e luftës, tëlejojë kthimin e popullsisë çame në vatrat e veta stërgjyshore, t’i kthejë pronat e grabitura dhe ta dëmshpërblejë, duke kërkuar edhe ndjesë publike për gjenocidin e ushtruar kundër asaj popullsie në vitet 1944-1945. 

 Kam kërkuar, gjithashtu, që klasa politike të respektojë dinjitetin e vet dhe dinjitetin e vendit tonë,duke mos lejuar që Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, tëjenë parcela eksperimentale të Perëndimit evropian. 

Pas shembjes së sistemit komunist në Evropën Lindore, undryshuan shumë kufinj dhe u krijuan 18 shtete të reja, por vetëm kufinjtë e Shqipërisë nuk ndryshuan dheprandaj, për qejfin e Perëndimit evropian, ne, shqiptarët e Shqipërisë Londineze, vazhdojmë të kufizohemi me trojedhe me popullsi shqiptare. 

 Në publicistikën time kam shkruar mbi bazën e fakteve konkrete për politikën eshovinizmit rusomadh, i cili ka luajtur një rol të dorës së parë për copëtimin e trojeve tona etnike. Kam ngritur zërin që klasa politike e Tiranës të heqë dorë nga politika servile ndaj Athinës, duke i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, si edhe ndaj Brukselit. 

Po kështu kam vepruar edhe në raport me klasën politike të Prishtinës, e cila është dalluar për servilizmin e saj model ndaj Beogradit dhe ndaj Brukselit.

Pres nga ju, zotëri Noke, të më jepni leksione se si duhet të mësoj të veproj në sheshin e politikës, në mënyrë që të di ku janë lartësitë dhe ultësirat e saj, për t’u orientuar më lehtë. 

 Unë veten e konsideroj gjithmonë nxënës se dija nuk ka fund. 

Prandaj edhe sot e kësaj dite tingëllom mjaft aktuale thënia e Sokratit të Madh të lashtësisë: “Unë di që s’di gjë hiç”.

 Por, ju lutem, mos dilni në faqet e internetit me pseudonime, dilni në shesh të mejdanit me emër dhe me mbiemër, se periudhën e autecensurës e kemi lënë pas që në dhjetorin e vitit 1990.

Se nuk e kuptoj se nga kush druheni? 

Guxim, ore burrë i dheut!

Ju uroj shëndet dhe mbarësi.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

19 maj 2017 

2017-05-19

PAK PËR NJË MEND DHE PAK PËR MAHI:ARGËTIM CILËSOR

Gazeta e parë në botë.

Ndër shekuj, njerëzit janë njoftuar në forma të ndryshme. Ndërsa në vitin 1605, u shtyp gazeta e parë në botë. Përherë të parë njerëzit u njoftuan mbi ngjarjet dhe informacionet që tregojnë gjendjen e botës. Sot, njerëzit marrin informata përmes TV, Internetit dhe mjeteve të ndryshme të informacionit.

Sindroma Marfan

Nga koha kur njerëzit e parë kanë ekzistuar në tokë, janë shfaqur edhe sëmundjet. Një e tillë është edhe sindroma Marfan. Në literaturën mjekësore, ndryshe njihet edhe si Teori e Incesit. Sipas mjekësisë, shkaktarët kryesor të kësaj sëmundje janë martesat brenda familjes. Pasojat e kësaj sindrome janë: Deformimet fizike, dëmtimet në tru etj. Shembujt më të mirë të kësaj sindrome, janë martesat familjare në Egjiptin e lashtë. Atëherë janë martuar motra me të vëllanë, në mënyrë që të trashëgohet froni mbretëror. Faraoni Tutan-Khamon vuante nga kjo sindromë, pasi ishte martuar me gjysmë motrën e tij Ankesenamon.
Pseudonimet

Që nga fillimi i botës dhe deri në kohët modern pseudonimet janë pjesë e pandarë e personalitetit tonë. Ndër pseudonimet e para, përmendim këto: Krishti – i mirosur, i vajosur, apo Emanuel – që do të thotë Hyji/ Zoti me ne (Figurë kyçe kristiane). Emri Jezu (që nga hebraishtja do të thotë i mirosur, i vajosur i perëndisë). Në shkrimin e shenjtë biblik, tek ungjilli i Mateut tregohet kështu: Nga Virgjëra Mari do të lindë një djalë, e do të ia vënë emrin Emanue, që do të thotë Hyji me Ne.
Sparta

Shteti spartan, ishte ndër qytetet – shtetete më me nam në Greqinë Antike. Po ashtu, ky shtet u krijua në krahinën e Lakonisë. Ishte vend mjaftë i pasur me çdo gjë. Popullsia e nënshtruar shpesh çonte krye, kështuqë historia më e vjetër e Spartës është e mbushur me kryengritje dhe çrregullime. Sipas ligjeve spartane, nëse fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, nuk ishin të fortë fizikisht, dhe nuk arrinin të mësonin ashtu si duhet, hidheshin në humnera. Kjo ndodhte sepse këta fëmijë nuk ishin të denjë për shtetin Spartan në të gjitha fushat.
Kurora.

Për herë të parë, kurora u përdorë në Egjiptin e Lashtë. Nefertit, gruaja e faraonit Akhenaton, ishte e para grua që mbarti kurorën. Akhenaton dhe bashkëshortja e tij (që ishte edhe gjysmë motra), qëndruan në pushtet për 10 vite rresht.
Det i Zi. Pse Deti i Zi quhet kështu?

Arsyeja pse Deti i Zi quhet kështu, se përqindja e vogël e kripës është vetëm 1.9%. Dhe kjo përqindje e vogël e kripësi jep Detit të Zi një ngjyrë të errët karakteristike.
Inkasit e vjetër – Peru

Inkasit e vjetër (peruanët e sotshëm), ishin ndër popujt më të vjetër në botë. Përmes kulturës, religjionit, gjuhës dhe zakoneve të tyre, i dhanë ngjyrim historik mbarë globit. Në aspektin religjioz, ata (inkasit) ishin mjaft rigoroz. Respektimi i rregullave hyjnore, ishte mbi çdo gjë. Një ritual jo i zakonshëm ndodhte vetëm në Peru. Në çdo ritual fetar, të vdekurit nxirreshin nga varret dhe të gjallët festonin në prani të tyre. Sipas besojmave të tyre fetare, njerëzit edhe pse kanë (vdekur) ata jetojnë edhe më tutje. Gjatë festimeve të tyre, inkasit iu jepnin të vdekurve ushqim, iu vishnin rroba të ndryshme, i stolisnin me rruaza dhe gjëra të ndryshme. Kjo tregonte raportin inkas me Zot/Zotërat e tyre, se si adhuroheshin nga populli.


Tempujt e parë Monoteist në botë.

Tempulli i parë monoteist në botë u ndërtua në Egjipt, në vitin 1344 p.e.s. Faraoni Akhenaton gjatë mbretërimit të tij dhjetë vjeçar, e ndërtoi tempullin e parë monoteist në vend. Tempulli Amarna. Qëllimi i këtij tempulli ishte besimi në një zot të vetëm – Diellin. Sipas faraonit në fjalë, dielli për bëhej prej dy gjinive: Mashkull dhe Femër. Për 10 vite, Egjipti nën udhëheqjen e Akhenaton, kishte arritur në kulmin e zhvillimit në të gjitha fushat e jetës. Pas vdekjes së Faraonit, u rrënuan të gjitha gjërat që ishin ndërtuar në këtë mbretërim.
Përgatiti dhe përzgjodhi: Argjira Ukimeri

2017-05-18

Alban Bardhyli: SHISH-i performon, mass-media… dezinformon!



Një lajm shumë të rëndësishëm mbi performancën e institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë në aspektin e menaxhmentit ka kaluar gati të paverejtur në mediat tona antikombëtare të bulevardit, pikërisht sepse performanca më e lartë është e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) (!)



Gazeta “Koha Jone” kishte botuar në datën 14.09.2016 një lajm mbi auditin e qeverisë, ku Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Presidenca kishin performancën më e mirë.

Artikulli tregon se: “Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar ka vlerësuar Shërbimin Informativ Kombëtar, institucionin e Presidentit dhe ILDKPKI, me pikën më të lartë të menaxhimit në analizë, ku përfshihen 254 institucione të pavarura në vend. […]Institucioni me pikët më të larta është Shërbimi Informativ i Shtetit me 154 pikë nga 156 pikë maksimale të mundshme, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të parë, me një realizim performance prej 98.7%.”

Duhet theksuar se kjo performancë gati të përkryer të SHISH nuk është e rastësishme, por është pasojë e menaxhimit profesional të strukturave të tij të udhëheqjes, gjë të vërejtur jo vetëm në nivelin financiar, por edhe atë operativ.

Çfarë është për të komentuar e diskutuar është pse kjo performancë është kaluar në heshtje nga gazeta dhe faqe të tjera të shtypit bulevardesk?!

Pse asnjëherë ky shtyp nuk shkruan për gjërat të mira që i bën udhëheqja e Shërbimit, pse i mbulon në heshtje dhe pse bën “zhurmë” gjithmonë me lajme fallso dhe me dezinformata të majme?

Se nuk mund të sulmojnë më SHISH-in për shkak të performancës së lartë dhe se nuk mund të thonë se kjo është si pasojë e “lidhjeve me SHQUP-in” (sepse auditi ishte bërë konkretisht nga Kontrolli i Brendshëm Financiar brenda Ministrisë së Financave) është e qartë, se përndryshe të gjithë gazetat do të dilnin në kor dhe do të tregonin me gisht Shërbimin dhe Drejtorin e tij…!

Prandaj e zgjodhën heshtjen, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, gazeta “SOT” doli me një artikull dezinformativ tjetër (për të cilin fola në shkrimin tim të mëparshëm), ku qëllimisht theksohej se gjoja SHISH-i paska informuar PD-në për aeroplanin e rrëzuar në Ishëm, kur aeroplani kishte rënë 4 orë para se të fliste deputeti i PD-së Flamur Noka në Parlament mbi të.



E gjithë kjo është dëshmi e diversioneve dhe fushatave dezinformative të shtypit bulevardesk antikombëtar kundër SHISH.

Alban Bardhyli: Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH-it dhe të Sigurisë Kombëtare



Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH – garanci e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare.

Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

Në Faqen Zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) është prezantuar Vizioni i SHISH, përmes një citati të rilindësit të madh Sami Frashëri, citat i cili gjendet në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhetë?”:



“Të përpiqemi për të drejtët tënë….për të mirët të kombit tënë…”



Pa dyshim se ky vizion i Institucionit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) buron nga një atdhetarizëm i pastër dhe i kthjellët si përroi që hapëron nëpër shkëmbinjtë më të pjerrta të malit.



Ky atdhetarizëm i pastër është i nevojshëm për të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e SHISH si mburoje të fuqishme ndaj rreziqeve dhe sfidave të errëta që kërcënojnë Sigurinë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.



Puna dhe përpjekjet e tyre për të mirën e kombit janë të papushuara dhe nuk mbarojnë asnjëherë, sepse të panumërta janë edhe rreziqet dhe sfidat, të panumërt janë edhe armiqtë të ndryshëm konvencionalë dhe jokonvencionalë që kanosin Shtetin Shqiptar.



Atdhetarizmi i pastër dhe jo militantizmi politik i karakterizon dhe duhet t’i karakterizojë punonjësit dhe bashkëpunëtorët e Institucionit, edhe pse mass-media bën insinuata dhe dezinformon për t’i nxirë imazhin, sepse Misioni parësor i tij është Siguria Kombëtare të Republikës së Shqipërisë.



Siguria Kombëtare është ajo gjendje e mungesës së rreziqeve për një kombi, një gjendje që gjithmonë e kemi dëshirë ta arrijmë. Normalisht, asnjëherë rreziqet nuk zhduken plotësisht, por ato pikërisht minimizohen përmes punës dhe misioneve të palodhura të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të Institucionit.



Vizioni në mbështetje të Misionit parësor të SHISH është pikërisht garancia më e fortë e sukeseve dhe fitoreve ndaj armiqve të Sigurisë Kombëtare.

Alban Bardhyli: Roli i inteligjencës në sigurinë kombëtare



“Roli i inteligjencës sekrete në sigurinë ndërkombëtare dhe në politikën botërore është tani më i rëndësishëm se kurrë [...]. Pritjet publike për inteligjencën nuk kanë qenë kurrë më parë më të mëdha, dhe këta përfshijnë edhe zbulimin e rolit të shërbimeve sekrete” - Len Scott

Hyrje

Ky punim botohet me rastin e veçantë të festës së 17 dhjetorit - 103 përvjetorit të krijimit të Shërbimit Sekret të Shtetit Shqiptar, moment në të cilin dëshiroj të përcjell urimet e mia më të sinqerta Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), me shpresën se aktiviteti i këtij Institucioni do të shënojë edhe në vazhdim suksese dhe fitore të reja ndaj dukurive të këqija!
Ky punim synon të edukojë edhe teoretikisht publikun sa i përket inteligjencës dhe rolit të saj në Sigurinë Kombëtare, për të evituar në vazhdim rënien në grackën e mashtrimeve të disa mass mediave me qëllime dashakeqëse ndaj SHISH dhe punës së tij.
Teza kryesore e këtij punimi është se siguria kombëtare ka nevojë për inteligjencën dhe varet shumë nga ajo, si dhe në politikëbërjen e sigurisë, edhe në paralajmërimet për kërcënimet ndaj sigurisë së një shteti.
Ky punim, pa synuar të jetë gjithëpërfshirës, është një përpjekje e parë për të kuptuar inteligjencën dhe rolin e saj në sigurinë kombëtare.
Fillimisht synojmë të përcaktojmë termin inteligjencë dhe rolin themelor të saj në sigurinë kombëtare, që është informimi dhe udhëzimi i vendimmarrjes politike, ushtarake, etj. Bëhet dallimi themelor midis informacionit dhe inteligjencës, që është informacion i përpunuar dhe në formën e një analize.
Pastaj analizohen misionet themelore dhe tipet e shërbimeve të inteligjencës sipas tipeve të inteligjencës (inteligjencë e brendshme, e jashtme, ushtarake, kriminale dhe fazat themelore që përbëjne procesin e inteligjencës, duke vënë theks mbi mbledhjen, analizën dhe shpërndarjen.

Çfarë është inteligjenca?

Termi inteligjencë […] i referohet grumbullimit, analizimit, prodhimit, dhe përdorimit të informacionit rreth shteteve, grupeve, individëve ose aktiviteteve potencialisht të rrezikshme. Ai dallohet nga burimet e tjera të informacionit, sepse shpeshherë, por jo gjithnjë, mblidhet në mënyrë të fshehtë dhe sepse shtetet përpiqen të mos i lejojnë njeri-tjetrit ta shtien në dorë. Ai mund të përfshijë edhe aktivitete speciale, të destinuara të influencojnë zgjedhjet e politikës së jashtme ose të brendshme të shteteve të tjera, pa zbuluar burimin e influencës. Inteligjenca i referohet gjithashtu entiteteve qeveritare që e grumbullojnë dhe analizojnë informacionin, si dhe procesit nëpërmjet të cilit ekzekutohet ky funksion.
Përcaktimi i inteligjencës bëhet nga Manuali i inteligjencës të SHBA-ve në këtë mënyrë: “përcaktimi më i thjeshtë dhe më i kthjellët është: informacion plus analizë është e barabartë më inteligjencë. Kjo qartëson dallimin midis informatës së mbledhur dhe inteligjencën e prodhuar, dmth: Pa analizë, nuk ka inteligjencë; kjo është çka është prodhuar pasi të dhënat e mbledhura dhe informacioni është i shqyrtuar dhe i analizuar.
I njëjti manual pohon se qëllimi i inteligjencës është të informojë qeverinë. “Inteligjenca prodhon një dijë të veçantë që një shtet duhet ta ketë lidhur me mjedisin strategjik, shteteve të tjera dhe aktorët joshtetërore për të siguruar vetveten se kauza e tij nuk do të vuaje, dhe ndërmarjet e tij nuk do të dështojnë për shkak të burrave të shtetit dhe të organizatave dhe mjeteve për të implementuar planin e politikave të sigurisë, se burrat e shtetit nuk do të vendosin dhe nuk do të veprojnë në injorancë”
Len Scott thekson faktin se “roli i inteligjencës sekrete në sigurinë ndërkombëtare dhe në politikën botërore është tani më i rëndësishëm se kurrë në politikën përendimore. Pritjet publike për inteligjencën nuk kanë qenë kurrë më parë më të mëdha, dhe këta përfshijnë edhe zbulimin e rolit të shërbimeve sekrete”

2. Shërbimet e inteligjencës

Entitetet shtetërore që kanë rolin e mbledhjes dhe përpunimit të informacioneve quhen shërbime të inteligjencës dhe ekzistojnë për të:
mbështetur procesin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes.
siguruar paralajmërime të hershme
shoqëruar qeverisjen e mirë
sjëllë ekspertizë të afatgjatë
mbështetur menaxhimin kombëtar dhe ndërkombëtar të krizave
mbështetur mbrojtjen kombëtare dhe, në rast të konfliktit, operacionet ushtarake
mbajtur dhe ruajtur sekretet.
Ekzistojnë katër kategori të inteligjencës që mund të dallohen dhe që kanë krijuar shërbime ose agjenci të ndryshme të inteligjencës: inteligjencë të jashtme, të brendshme, ushtarake, dhe kohët e fundit, në disa shtete, inteligjencë kriminale.
Shërbimet e Jashtme të Inteligjencës
-mbledhin, analizojnë dhe prodhojnë inteligjencë relevante për sigurinë e jashtme dhe për qëllime paralajmëruese.
-mbrojtja e sigurisë së jashtme kërkon dije të rreziqeve, kërcënimeve, oportuniteteve dhe shanseve dhe të mundesive e probabiliteteve të zhvilimeve dhe gjasave për ngjarje dhe rezultate
-inteligjenca është e nevojshme mbi qëllime, plane, aftësi dhe aktivitete të fuqive të huaja, organizatave, grupeve joshteterore dhe agjentët e tyre që paraqesin kërcënime aktuale ose potenciale ndaj shtetit dhe interesave të tyre kombëtare.
Shërbime të Brendshme të Inteligjencës
-Shpeshherë të quajtura Shërbime të Sigurisë, mbledhin, analizojnë dhe prodhojnë inteligjencë relevante për sigurinë e brendshme dhe për paralajmërim.
-Siguria e brendshme synon të mbrojë shtetin, soveranitein, territorin, infrastrukturën kritike, shoqërinë dhe njerëzit kunder akteve keqdashëse dhe aktiviteteve armiqësore.
-Çfarë mbulon Inteligjenca e Jashtme jashtë shtetit, bën Inteligjenca e Brendshme brenda shtetit, duke u varur nga situata me prioritete të ndryshme.
-Zbulon terrorizmin; spiunazhin; sabotazhin, subversionin; ekstremizmin etnik dhe fetar, krimën e organizuar; produksionet e narkotikeve dhe trafikun; spastrimin dhe falsifikimin e parave; trafikun e armeve, kontrabandën me arme dhe njerëz; imigrimn ilegal, sulmet kibernetike dhe vjedhjen e të dhënave dhe shpërndarjen e pornografisë, etj.
Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake apo të Mbrojtjes
-mbledhin, analizojnë dhe prodhojnë inteligjencë relevante për planifikimin e mbrojtjes dhe forcave ushtarake dhe mbështetjes së operacioneve ushtarake.
-mbështetja në planifikimin e mbrojtjes detyron për njohjen e inteligjencës mbi aftësitë ushtarake të huaja; dobësitë; doktrinet; urdhrat e betejes; konceptet operacionale; taktikat; dhe performanca e armatimit për të modeluar përmasat, tipet dhe dizlokimet e forcave ushtarake.
-mbështetja e operacioneve ushtarake ka të bëjë me inteligjencën për mbrojtjen e forcave; për të siguruar transparencë të hapësirës së betejes, duke lokalizuar qendrat e gravitetit dhe pikat vendimtare; dhe për të mundesuar përmes operacioneve në qendër të rrjetit dhe të bazuara në efekte mbizotërimin dhe arritjen e objektiveve strategjike dhe operacionale
Shërbimet e Inteligjencës Kriminale
-mbledhin, analizojnë dhe prodhojnë inteligjencë mbi grupet kriminale, korrupsionin dhe aktivitetet kriminale me qëllimin e dënimit.
“Të gjitha shërbimet e inteligjencës kanë tre funksione bazike: mbledhjen, analizën dhe kundërinteligjencën Aksionet e mbuluara (covert action) janë rastësisht një funksion të katërt, mund kryhet prej shërbimet e inteligjencës së jashtme ose […] në aksione përçarëse prej policisë”
Duhet përmendur esenë e Andrew Ratmell, ku argumentohet se në botën e sotme, “shërbimet e inteligjencës kanë nevojë të bëjnë ndryshime radikale në qasjet konceptuale dhe më strukturën organizacionale për t’u adaptuar në kushtet sociale, kulturore dhe teknologjike që shfaqen dhe për të akumuluar dijen intensive në sistemet e globalizuara të shpërndara. Atë që ai quan “fragmentimin” e kërcënimit kërkon qasje konceptuale për të kuptuar kërcënimet ndaj sigurisë dhe ndryshimet radikale në të cilat shërbimet e inteligjencës mbledhin dhe përpunojnë njohuri mbi to. Supozimet epistemologjike të mendimit postmodernist janë tërësisht në varësi me mendimin bashkëkohor në ushtrinë amerikane, ku kërkimi për njohuritë mbi betejen e përkryer është qëllimi i atyre që bëjnë prozelitë për revolucionin në luftën e informacionit”, thekson Len Scott.

3. Cikli i inteligjencës

“Kuptimi më i mirë i procesit të inteligjencës dhe rëndësisë së tij për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare u bë më i domosdoshëm si kurrë më parë. As nuk ka nevoje të shtrëngojë kufizimet, si dhe vlerën e inteligjencës”, thekson Len Scott, në punimin “Burime dhe metoda në studimin e inteligjencës”.
Ashtu siç Loch K. Johnson pohon në “Hyrje në literaturën e studimeve të inteligjencës”, botuar në vëllimin I të librit Inteligjenca Strategjike, inteligjenca mund të klasifikohet në tri misione kryesore: “mbledhja dhe interpretimi (“analiza”) e informacionit, ruajtja e sekreteve të qeverisë kundër sherbimëve të inteligjencës armiqësore dhe të kërcënimeve të tjera (“kundërinteligjenca”); dhe manipulimi klandestin i ngjarjeve për interesat e kombit, përmes përdorimit të propagandës, aktiviteteve politike, përcarjes ekonomike dhe operacioneve paraushtarake (kolektivisht të njohura në Shtetet e Bashkuara si “covert actions” ose “aktivitete speciale"). Çdo prej këtyre misioneve ka tërhequr vëmendjen të shkenctarëve të inteligjencës, në veçanti mbledhja, analiza dhe shpërndarja – zemra dhe shpirti i inteligjencës.“
Cikli i inteligjencës fillon prej përcaktimit të nevojave deri në sjelljen e produktit të gatshem të inteligjencës për konsumatorin (faktorët vendimmarës).
Inteligjenca është e prodhuar në një proces përmes të cilit qeveria, udhëheqja ushtarake, agjenci dhe konsumatorë të tjerë kërkojnë inteligjencën e nevojshme, dhe përmes së cilit shërbimet e inteligjencës iu përgjigjen nevojave në gjashtë hapa të aktiviteteve të ciklit të inteligjencës (ose Procesi i Inteligjencës):
Përcaktimi i nevojave, planifikimi dhe drejtimi
Mbledhja
Përpunimi dhe shfrytëzimi
Analiza dhe prodhimi
Shpërndarja e produkteve përfundimtare të inteligjencës
Feedbacku

Përcaktimi i nevojave, planifikimi dhe drejtimi “implikon menaxhimin e orvajtjes së tërësishme të inteligjencës, prej fillimit përmes kërkesave ose detyrimeve për inteligjencën mbi subjektet, bazuar në nevojat e vendimmarrjes.”
Mbledhja është “sigurimi i të dhënave dhe informacioneve të rëndësishme për vendimmarrje të politikanëve, udhëheqjes ushtarake, agjencioneve të tjera dhe klientëve të inteligjencës”
Loch K, Johnson pohon se mbledhja e inteligjencës bazohet “në mjete teknike (satelitet dhe aeroplanet të zbulimit – e ashtuquajtura inteligjenca teknike ose TECHINT, në akronimin profesional); ose në mjete njerëzore (spiunazhi klasik ose inteligjenca njerëzore – HUMINT); dhe në analizën e informacionit e gjetur në literaturën e hapur (gazetat, fjalimet publike dhe njëjtat- e referuar si inteligjenca nga burimet e hapura OSINT.”
Manuali i inteligjencës analizon këto disiplina të mbledhjes së informacioneve:
Inteligjenca nga burime të hapura (OSINT) – “është mbledhja e të gjitha të dhënave dhe informatave të hapura prej radios, gazetave dhe burimeve të lajmeve të printuara, librave, literaturës gri, studimeve, raporteve zyrtare, prej kërimeve në Internet dhe bisedave, si dhe të fakteve dhe parashikimeve prej biznismeneve, think tank-eve, universiteteve, zyrtarëve”
Inteligjenca njerëzore (HUMINT) – është informacioni i mbledhur nga njerëzit. “Prej spiunëve, agjenteve ose informatorëve; të mbledhur prej defektorëve, dezertorëve; ose është nxjerrë prej diplomatëve, biznismenëve, udhëtarëve, akademikëve; si dhe informatat të mbledhura prej marrjeve në pyetje, prej bisedave me personelin e huaj; ose të rezultuara prej operacioneve të kundërinteligjencës, etj.“
Inteligjenca e sinjaleve (SIGINT) – “janë të dhënat dhe informacionet të mbledhura prej përgjimeve, monitorizimeve dhe lokalizimeve të radios, mikrovaleve, radarit ose emisioneve të tjera elektromagnetike, duke përfshirë laseri, drita e dukshme dhe optikat elektrike, të mbledhura prej vendeve të hapura ose klandestine, të gjitha incizimet dhe raportimet e asaj që ka ndodhur.”
Inteligjenca e imazheve (IMINT) – “të dhënat dhe informacionet e mbledhura përmes fotografisë (PHOINT), filmit, videos, televizorit ose radarit pëmes sateliteve, dhe anijeve”
Inteligjenca e masave dhe e nënshkrimeve (MASINT) – “ndërthur IMINT dhe SIGINT, duke përdorur drita të dukshme, infrakuqe, rrezet ultravjollcë, të dhënat që dalin prej analizës spektrale të pasqyrimeve në spektrin e dritës dhe shfrytëzimi i cilësive fizike dhe magnetike, energjia e reflektuar dhe emetuara të frekuencave radio, laserët, etj.
Allan Collins shton edhe disa disiplina të tjera (sipas Lowentalit), siç janë inteligjenca telemetrike (largësimatëse) – TELINT, inteligjenca elektronike – ELINT, inteligjenca e komunikimeve – COMINT, RADINT- informacionet që burojnë prej analizës së radarëve.
Përpunimi dhe shfrytëzimi është “shëndrrimi i të dhenave dhe informatave të mbledhura në një formë më të përshtatshme të analizës dhe prodhimit të inteligjencës; siç është përkthimi i gjuhës, dekriptimi, riprodhimi i teksteve të lexueshme dhe përthimi i filmeve dhe sinjaleve dixhitale në imazhe të dukshme”
Analiza dhe prodhimi është “shqyrtimi dhe interpretimi i inteligjencës së papunuar dhe shëndrrimi i të dhënave dhe informacioneve në produkte përfundimtare të inteligjencës”
Loch K. Johnson pohon: “Në thelb të inteligjencës është sfida e analizës. Këtu është qëllimi për të depërtuar brenda informacionit që u mbledh dhe u përpunua. Metoda është e drejtpërdrejtë: punëso njerëz të mençur për të analizuar gjithë informacionin në disponim në një përpjekje për të parashikuar cilat ngjarje mund të ndodhen në vijim në botë.”
Lidhur me vendin e analizës në ciklin e inteligjencës, John Hollister Hedley, në punimin Sfidat e analizës së inteligjencës konsideron se “analiza përputhet në tablon kombëtar të inteligjencës si portret i mbaruar i një subjekti të inteligjencës. […] Të raportosh një ngjarje është një gjë; të përgjigjesh në pyetjen “çfarë don të thotë?” është analizë. Analiza shkon larg asaj që ka ndodhur – dhe ne mund të zbulojmë çka ka ndodhur – për të vlerësuar çka është prej asaj që ka ndodhur: Ata raportojnë dhe ata vlerësojnë. Çka raportojnë përbën produkti i inteligjencës, ose “inteligjenca e përfunduar”. Ky produkt mund të merr formën e një komenti si reagim të shpejt, një vlerësim me implikime të mundura në term afatshkurtër ose një studim mbi tendencat në term afatgjatë dhe rrjedhojat e tyre potenciale. Në çdo prej këtyre rrethanave, analistët e inteligjencës janë duke luftuar për të gjetur sensin e të dhenave shpeshherë të paqarta, jo të pajtueshme, jo të plota dhe nganjëherë edhe kontradiktore. Dhe nuk e bëjnë këtë në një seminar, por në botën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes”. I njëjti autor thekson se “analiza e inteligjencës është kulminacioni i procesit të inteligjencës, edhe pse procesi aktualisht është një cikël që nuk përfundon asnjëherë. Analiza vazhdon mbledhjen përmes identifikimit të nevojave dhe boshlleqeve, që kërkon për më shumë mbledhje, që kërkon analizë të metutjeshme”
Shpërndarja – implikon shpërndarjen e produktit të përfunduar të inteligjencës.
Inteligjenca e përfunduar është bërë e gatshme në disa forma”: inteligjenca e përditshme (“zhvillimet e reja dhe treguesit e mundshëm të ngjarjeve që do te vijnë”), inteligjenca e parashikueshme (“sjell udhëzim strategjik për politikat në zhvillim, zakonisht duke shikuar tri deri në pesë vite në vijim”), inteligjenca bazike (“mbled të dhëna të referencës – biografike, gjeografike, ushtarake, ekonomike, demografike, sociale dhe politike – të prezantuara në formën e monografive, studimeve, atlaseve, hartave, përmbledhjeve të urdhërave të betejes”), inteligjenca paralajmeruese (që nënvizon kërcënimet që do të kërkonin një përgjigje potenciale), inteligjenca për mbështetje operacionale (është fokusuar për planifikimin dhe zhvillimin e një operacioni specifik).
Autori Peter Gill nënvizon: “shpërndarja brenda komunitetit është një faktor i rëndësishëm në cilësinë e produkteve finale, por shpërndarja jashtë komunitetit është ajo që krijon besueshmëri dhe levërdi të inteligjencës. Konsumatorët primarë të inteligjencës janë “bërësit – politikë ose korporatistët. Siç janë prezantuar përfundimet e inteligjencës është e rëndësishme: specifikisht, si prezantohen gradat e paqartësisë. Përdorimi i gjuhës është kryesor; në të vërtetë është përcaktues e çka, në fund, është konsideruar të jetë dije mbi politikën dhe si është racionalizuar. Inteligjenca kërkon të përmirësojë dijen duke reduktuar paqartësinë, por është vetëm parcialisht e suksesshme”
Feedbacku – është çka duhet të sjellin konsumatorët, duke shprehur kënaqësinë apo jo mbi produktin final të inteligjencës dhe duke ardhur me kërkesat e reja për shërbimet e inteligjencës dhe analistët e tyre.

Përfundime

Roli i inteligjencës në sigurinë kombëtare është kyç, sepse nga ajo varet politikëbërja dhe vendimmarrja korrekte dhe e informuar, por edhe paralajmëron mbi rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të një shteti. .
Duhet theksuar gjithsesi se vështrimi i rolit të inteligjencës në sigurinë kombëtare është modeluar gjithnjë e më shumë prej revolucionit të informacionit në epokën tonë postmoderne. Sidomos procesi i shpërndarjes vë në pah domosdoshmërinë e analizës mbi lidhjen inteligjencë-politikë. James J. Wirtz përmbledh teoritë normative mbi praktikat më të mira në lidhjen inteligjencë – politikë. Janë dy teori të tilla: teoria e Sherman Kent që “fokusohet në pavarësinë e analizës së inteligjencës, kur vjen nevoja e sjelljes së informacionit për politikëbërësit”. Teoria e Kentit është një model kundër politizimit të inteligjencës, dmth. “modelimit sipas preferencave politike” Korniza tjetër operacionale është lidhur me reformat e realizuara në mesin e vitit 1980 prej Drejtorit të CIA-s, Robert M. Gates dhe fokusohet në “actionable intelligence”, që don të thotë “informatat e përdorimit të mënjehershëm dhe direkt prej politikëbërësve“. Por, autori thekson se “revolucioni i informacioneve ka krijuar një kornizë të rë për oportunitetet e për ndërveprimin midis analistëve të inteligjencës dhe politikëbërësve, në mënyra që nuk janë të kapura as prej Gates, as prej Kent. Barrierat për ndërveprim të supozuara në modelin e Kentit, që janë siguruar prej manaxherëve të inteligjencës ose përmes procesit të gdhendjes së preventiveve formale të inteligjencës janë plotësisht të tejkaluara prej revolucionit të informacioneve. Politikëbëresit dhe stafet e tyre mund tani lehtësisht të komunikojnë në një bazë të përdithshme drejtprejdrejt me analistët. Është gjithënjë e më shumë vështirë për analistët të qëndrojnë mbi grindjet e politikës nëse janë të bombarduara me barazhin e pyetjeve mbi politikat e përditshme, kërkesave të të dhënave dhe kërkesave për komente apo informata në shtim mbi mbulimin e mediave të disa ngjarjeve ndërkombëtare. Më shumë, nga moment që vëllimi i ndërveprimit joformal midis politikëbërësit dhe analistët rritet, mund të fillojë të rritet edhe mesazhin e preventiveve formale të ofruara prej organizatave të inteligjencës.”

Bibliografi

***Inteligjenca strategjike, vëll. I-V, edituar nga Johnson Loch, K, PRAEGER SECURITY INTERNATIONAL
*** ,Manuali i inteligjencës, botuar në kujdesin e agjencive të informacionit amerikane CIA, NSA, Counterintelligence Field Activity, pranë Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve
Collins, Allan, Studime bashkëkohore të sigurisë, Tiranë

Alban Bardhyli- Permbledhje e librit "Kunderinteligjenca teori dhe praktike "- Hank Prunckun

Subject:Alban Bardhyli- Permbledhje e librit "Kunderinteligjenca teori dhe praktike "- Hank Prunckun
From:alban bardhyli (albanbardhyli@gmail.com)
To:ptcflomed@yahoo.co.uk; konline.info@gmail.com; opinione@kosova-sot.info; info@radiokosovaelire.com; info@tetovasot.com; info@gazeta-shqip.com; info@koha.net; info@botasot.info; infokusi.com@gmail.com; info@telegrafi.com; info@preshevajone.com; redaksia@ekonomia-ks.com; redaksia@kohaditore.com; redaksia@gazetakritika.net; redaksia@zeri.info; redaksia@yllpress.com; redaksia@knninfo.com; redaksia@insajderi.com; info@albeu.com; info@albaniapress.com; info@alblink.com; info@albkafe.com; info@aktuale.mk; info@arbresh.info; info@anabel.al; infobesiana@hotmail.com; info@balkanbulletin.com; info@breznica.info; info@citynews.al; info@dardamedia.com; info@dervina.com; info@diplomacia.dk; info@infodirekt.tv; info@everteta.al; info@epokaere.com; info@ekonomiaonline.com; info@ekspres.al; info@ekuiliber.com; info@expresskosova.com; info@ereniku.net; info@faktionline.com; info@fjalaime.ch; info@fol.mk; info@feniksi.net; info@fjala.info; info@fokusi.org; info@foltash.com; info@ferizajpress.info; info@fiks.al; info@femina.al; info@gazetajnk.com; info@gazeta55.al; info@gazetastart.com; info@gazeta-standard.com; info@agroweb.org; info@gazetabesa.com; info@gazetajava.com; info@gazetajone.com; info@gazetaexpress.com; info@haxhiu.net; info@hermesnews.org; info@infosot.com; info@indeksonline.net; info@ina-online.net; info@info-kosova.net; info@inforpress-rh.com; info@infolajm.com; info@infokosova.net; info@intv.al; info@imalbania.com; contact@infojeta.net; info@kohajone.com; info@kosova.com; info@kosovaplus.com; info@kosovapress.com; info@kosovarimedia.com; info@kosovalive360.com; info@kimradio.net; info@kosova.info; info@kohavision.net; info@lajme.net; info@lajme.al; info@lajmiri.com; Info@lajm.co; INFO@lajmi.net; info@lajm.net; info@lajmishqip.net; info@lajmial.com; info@medialb.net; info@mekulipress.com; pr@infomedia.al; info@medialb.com; info@mitrovicapress.net; info@noa.al; info@ngjarjet.com; info@newsofalbania.net; info@newsbomba.al; info@newsoalbania.net; info@newsbomb.al; info@ora-news.com; info@opozita.com; info@revistamapo.com; info@prizrenpost.com; info@publicistika.com; info@politiko.net; info@portalb.mk; info@prishtinamagazine.com; info@prizrenpress.com; info@pasqyra.com; info@panzlife.com; info@pashtriku.org; info@standard.al; info@shqip24.com; info@sot.com.al; duarti@infosky.net; info@shqiperia.com; info@shqiperiaebashkuar.org; h.prendushi@infoshkodra.com; office@infoshkodra.com; info@shkoder.net; cc@infoshkodra.com; info@shkodra.ws; info@tema.al; info@ternoci.com; info@tesheshi.com; info@telegraf.al; info@telegrafi.al; info@telegram.al; info@uskana.mk; info@ul-info.com; info@vetemlajme.com; info@zemrashqiptare.net; info@zhurnal-al.com; info@zhurnal-ks.com; info@zhurnal.mk; qazimdoda@journalist.com; contact@shqiperia.com; contact@kosovotwopointzero.com; contact@shqiperiacom.info; contact@preshevapress.com; contact@abc.com.al; redaksia@arbresh.info; redaksia@alsaagency.tk; redaksia@botashqiptare.net; redaksia@exit.al; redaksia@fieri.com; redaksia@ferizajpress.com; redaksia.flaka@gmail.com; redaksia@gazetaliria.com; redaksia@gazetaknn.com; redaksia@intervista.al; redaksia@javanews.al; redaksia@kosovanews.com; redaksia@kosova-sot.info;
Date:Wednesday, 17 May 2017, 20:54


KUNDËRINTELIGJENCA TEORI DHE PRAKTIKË 
- HANK PRUNCKUN 

(Përmbledhje)

"Ashtu siç mburoja është përgjigja praktike për shtizën, ashtu edhe kundërinteligjenca është për inteligjencë"
                                                                                      
  Frank Santi Russel

Ky libër synon të jetë një manual për studentët që mësojnê mbi kundërinteligjencën, teorikisht e praktikisht.

Libri fillon me një saktësim të termit "inteligjencë". Inteligjenca mund të përcaktohet në katër kontekste:

1. Aksione ose procese që janë pëdorur për të prodhuar dije;

2. Trupi i dijes i prodhuar si rezultat i procesimit;

3. Organizatat që merren me dijen (p.sh. agjencitë e inteligjencës)

4. Raportet që janë rezultati final të procesit ose janë të prodhuar për një organizatë të tillë.

Të dhënat e papërpunuara nuk mund të quhen inteligjencë; inteligjenca është informacioni i përpunuar që u jepet faktorëve vendimmarrës. Sidoqoftë, termi i përbashkët është dije. 

Në punën e inteligjencës, kjo është aftësia për të zvogëluar pasaktësinë dhe për të kontrolluar më mirë të panjohurin.

Inteligjenca ka katër funksione kryesore: spiunazhi, vëzhgimi, hulumtimi dhe analiza. Spiunazhi dhe vëzhgimi mbështesin hulumtimin dhe analizën. Ndërsa të trija kuadratët mbështesin një të katërt, operacionet e mbuluara (covert operations). Kundërinteligjenca është guri kyç që lidh të gjitha pjesët e këtij mozaiku bashkë, është e përbashkët për të gjitha funksionet.

Ashtu siç anatomia humane përbëhet nga disa pjesa, edhe kundërinteligjenca ka funksione të ndryshme: kundërinteligjenca dhe kundërspiunazhi.

Kundërinteligjenca përbëhet nga përmbajtja e detektimi. Është një funksion i fokusuar në siguri, por nuk është siguri. Sidoqoftë, siguria ka funksion defanziv në kuadër e kundërinteligjencës. 

Pra, shtyrja e kundërinteligjencës është të mbrojë një agjenci ose klienti i saj nga infiltrimi prej një armiku, ta mbrojë kundër rrjedhjes së paautorizuar të informacioneve, dhe të bëjë të sigurta instalacionet e saj dhe materialin kundër spiunazhit, subversionit, sabotazhit dhe terrorizmit apo veprave të tjera të motivuara politikisht.

Edhe pse nuk ka një linje ndarëse të qartë midis inteligjencës dhe kundërinteligjencës, mund të vizatohet një vijë e hollë. 

Kjo është se informacioni i zbuluar gjatë funksionit të kundërinteligjencës lidhur me përpjekjet e armikut për të penetruar agjencinë e vetë ose partnere mund të ushqejë ana e inteligjencës; duke zbuluar një informacion të armikut boshatiset gjithashtu nënvizimin e aftësive dhe qëllimeve të mundshme të tij.

Kundërspiunazhi është e përqëndruar në detektim, mashtrim dhe neutralizim e efikasitetit të aktiviteteve të inteligjencës së një kundërshtari. 

Në sipërfaqe, kundërspiunazhi prezatohet si një formë të spiunazhit - mbledhja e informacioneve përmes, të themi, një rrjeti agjentësh. Ashtu është, por kundërspiunazhi ka dallim në marrjen e informacioneve jo prej një qeverie të një kombi apo prej një ushtrie të një kombi tjetër, por prej një shërbimi të një kombi tjetër kundërshtar. Në disa mënyra, kundërspiunazhi është i lidhur me kundërinteligjencën, por dallojnë në disa mënyra të tjera. Kundërinteligjenca mund të shihet si anën defanzive të zanatit, kurse kundërspiunazhi mund të shihet si anën ofanzive.

 Asnjë agjenci nuk mund ta ketë të fundin pa të parën...!

Ndërkohë që inteligjenca klasifikohet në tri kategori - operacionale, taktike dhe strategjike, kategoritë taksonomike të kundërinteligjencës janë defanzive dhe ofanzive. Korpusi i Marinsave të SHBA-ve prezanton një taksonomi të kundërinteligjencës përgjatë vijave të: 

[1] operacione;

 [2] hetime ; 

[3] mbledhje dhe raportim;

 dhe [4] analizë, prodhim dhe shpërndarje.

Sidoqoftë, duke parë kundërinteligjencën sipas dy kategorive të prezantuara në libër - defanzive dhe ofanzive - shohim se kundërinteligjenca defanzive përmbledh së bashku ato aktivitete që kontribuojnë në përmbajtje dhe detektim, kurse kundërinteligjenca ofanzive është e përbërë nga ato aktivitete që kontribuojnë në detektim, mashtrim dhe neutralizim. 

Arsyeja pse detektimi përfshihet në të dy kategoritë është për shkak të rolit që mund të sjell një mjet edhe për të sigurizuar infornacionin, duke lehtësuar fshehjen e atij informacioni, si dhe "gjuajtja" e atyre që kanë thyer kontrollet në shërbimin kundërshtar.

Autori analizon edhe katër tipet madhore të kundërinteligjencës:

-të sigurisë kombëtare;
-të ushtrisë;
-të përforcimit të ligjit;
-të biznesit, dhe
-private.

Teoria e kundërinteligjencës

Roli i kundërinteligjencës u keqkuptua sepse nuk ekziston një teori e artikulluar formalisht të kundërinteligjencës që të udhëzojë praktikën. 

Praktikuesit janë lënë për të formuluar çka bëjnë dhe si bëjnë duke u bazuar në nevojën e tyre e jo duke kuptuar parimet teorike. Edhe pse nuk është aspak e gabuar një qasje e bazuar në domosdoshmëri, kjo e bën praktikën më pak efikase dhe, si rrjedhojë, më pak efektive.

Fshehtësia është objektivi kryesor i kundërinteligjencës. Johnson deklaroi:

 [ Kundërinteligjenca] synohet kundër inteligjencës aktive, armiqësore, kundër spiunëve armiq".

Arseyja për zhvillimin e një teorie të kundërinteligjencës

Tri përpjekje për të formuluar një teori të kundërinteligjencës ishin ato të John Ehrman, Miron Varouhaskis dhe Vincent Bridgeman. Trajtimi i Ehrmanit nuk ka rezultuar në një teori, por në një ese mbi rëndësinë e zhvillimit të një teorie, sepse "themelimi i një punë teorike ka mbetur e paplotë". 

Trajtimi i Varouhaskis ishte një përpjekje për të "sjellë një kornizë përmes së cilës oficerët e kundërinteligjencës do të ishin në fund të aftë për të kuptuar, shpjefuar dhe parashikuar inteligjencën, si dhe sjelljen e nëpunësve të këtyre agjencive", me fjalë të thera ishte një shqyrtim të sjelljes organizacionale në fokus. 

Trajtimi i Bridgemanit bën një përpjekje më të strukturuar për një teori, rreth asaj që ai përshkruan si tri zona të lëverdisë - mohim, depërtim dhe manipulim. Sidoqoftë, edhe kjo mund të argumentohet se është një teori më pak gjithëpërfshirëse.

Mirëpo, duke tërhequr vëmendjen për kufizimet e këtyre shkencëtarëve, nuk hiqet rëndësinë e tyre; ata janë studime të një rëndësie jetike dhe kontributi i tyre në literaturë duhet të brohoritet. Por, autori thekson nevojën e zhvillimit të një teorie e strukturuar shkencore të kundërinteligjencës,

Përcaktimi i kundërinteligjencës

Ka shumë përcaktime mbi çfarë është kundërinteligjenca, por Johnson afrohet në atë që mund të konsiderohet një përcaktim universal: "një aktivitet që synon të mbrojë programin e inteligjencës së një agjencie nga një shërbim inteligjent kundërshtar". Termi "agjenci" mund të kishte domëthenien e çdo organizate apo edhe një shtet komb. 

Termi "kundërshtar" mund të përdoret për çdo person ose grup (duke përfshirë një shtet-komb) me qëllime armiqësore. Një përcaktim i tillë mund të aplikohet barazisht për një çështje që prek sigurinë kombëtare, ushtrinë, përforcimin e ligjit ose edhe çështjet e biznesit dhe private.

Teoria e bazuar

Në bërthamën e saj, teoria e kundërinteligjencës deklaron se ka katër (4) parime: të përmbajë, detektojë, të mashtrojë dhe neutralizojë përpjekjet e kundërshtarit për të mbledhë informacione, pa marrë parasysh pse këto të dhëna janë mbledhur - për inteligjencë, subversion, sabotazh, terrorizëm, proliferim i armatimit ose levërdi garuese.

Këto katër parime kanë dy foci - mbrojtja pasive dhe mbrojtja ofanzive ose, thënë ndryshe, kundërinteligjenca defanzive dhe kundërinteligjenca ofanzive.

 Kundërinteligjenca defanzive përbëhet nga parimet e përmbajtjes dhe detektimit, kurse kundërinteligjenca ofanzive përfshin parimet e mashtrimit dhe neutralizimit. 

Kundërinteligjenca ofanzive, deri në një grad, ndan parimin e detektimit me kundërinteligjencën defanzive.

Ka tri aksiome thelbsore për zhvillimin e teorisë.

1. Aksioma e Befasisë : aksioma e parë është se qëllimi i kundërinteligjencës është të mbështet funksionet e tjera të inteligjencës, ashtu që këto funksione të arrijnë befasinë operacionale. Dhe e bën këtë gjë përmes vendosjes dhe mbajtjes së fshehtësisë.

2. Aksioma e mbledhjes së të dhënave: Aksioma e dytë është se kundërshtari do të përdorë mjete të ndryshme për të mbledhur të dhëna mbi operacionet e një agjencie. 

Një kundërshtar që nuk ka qëllim të mbledh të dhëna mbi një agjenci, vetëm përmes këtij fakti, nuk e ka një program të kundërinteligjencës. Kjo aksiomë merr në konsideratë se mjetet të vëna në veprim prej një kundërshtari do të përfshijë të gjitha qasjet në dispozicion - etike dhe joetike, legale dhe ilegale.

3. Aksioma e Shënjimit : Një kundërshtar do të drejtojë mbledhjen e tij të të dhënave drejt fitimit të informacioneve që do të zbulojnë një agjenci se si operon (si dhe entitetet që agjencia shërben t'i mbrojë. 

Kjo është shënjestra e operacioneve armiqësore të mbledhjes së informacioneve mbi të dhënat që do të ekspozojë strukturën e një agjencie, sferën e saj të operacioneve dhe ndikimit, aftësitë e saj dhe qëllimet e saj të ardhshme. 

Më shumë do të shënjojë faktorët që kufizojnë operacionet e agjencisë si dhe dobësitë administrative, menaxheriale dhe funksionale.

2017-05-17

Aktorja ndalohet të luajë në filma për një vit pasi është shumë seksi

aktorja seksi qe ndalohet per filma

Aktorja Danny Kwan është ndaluar që të marrë pjesë në filma për një vit sepse pronarët e kulturës vendase mendojnë se është shumë seksi. 24-vjeçarja është shfaqur në filma të shumtë, ka patur një mbledhje riedukimi me Ministrinë e Kulturës dhe Arteve, të cilët vendosën se ka shkelur një rregull sjelljeje. Me 300 mijë ndjekës në Facebook, Danny sqaroi se rolet që ka luajtur nuk janë asgjë në krahasim me përmbajtjet erotike që kanë filmat ku marrin pjesë aktore të tjera. “Në Kambodia, ka shumë artistë seksi. Disa janë më shumë se unë kur filmohen duke u puthur sepse fillojnë të bëhen erotikë. E di që është e drejta ime që të vishem si të dëshiroj, por kultura jonë nuk mund ta pranojë atë. Unë do të mundohem të mos jem seksi siç jam zakonisht kur postoj fotografi në Facebook,” – ka thënë ajo.

Mediat dhe Politika: Pse ka kaq shumë manipulime dhe propagandë në mediat shqiptare?

  Kërko brenda në imazh Nga Gëzim Mekuli   Gëzim Mekuli lindi në Pejë (1966). Studioi në Universitetin e Prishtinës gjuhën dhe letërsinë ang...