Një lajm shumë të rëndësishëm mbi performancën e institucioneve shtetërore në Republikën e Shqipërisë në aspektin e menaxhmentit ka kaluar gati të paverejtur në mediat tona antikombëtare të bulevardit, pikërisht sepse performanca më e lartë është e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) (!)
Gazeta “Koha Jone” kishte botuar në datën 14.09.2016 një lajm mbi auditin e qeverisë, ku Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) dhe Presidenca kishin performancën më e mirë.
Artikulli tregon se: “Drejtoria e Përgjithshme e Kontrollit të Brendshëm Financiar ka vlerësuar Shërbimin Informativ Kombëtar, institucionin e Presidentit dhe ILDKPKI, me pikën më të lartë të menaxhimit në analizë, ku përfshihen 254 institucione të pavarura në vend. […]Institucioni me pikët më të larta është Shërbimi Informativ i Shtetit me 154 pikë nga 156 pikë maksimale të mundshme, duke u renditur në këtë mënyrë në vend të parë, me një realizim performance prej 98.7%.”
Duhet theksuar se kjo performancë gati të përkryer të SHISH nuk është e rastësishme, por është pasojë e menaxhimit profesional të strukturave të tij të udhëheqjes, gjë të vërejtur jo vetëm në nivelin financiar, por edhe atë operativ.
Çfarë është për të komentuar e diskutuar është pse kjo performancë është kaluar në heshtje nga gazeta dhe faqe të tjera të shtypit bulevardesk?!
Pse asnjëherë ky shtyp nuk shkruan për gjërat të mira që i bën udhëheqja e Shërbimit, pse i mbulon në heshtje dhe pse bën “zhurmë” gjithmonë me lajme fallso dhe me dezinformata të majme?
Se nuk mund të sulmojnë më SHISH-in për shkak të performancës së lartë dhe se nuk mund të thonë se kjo është si pasojë e “lidhjeve me SHQUP-in” (sepse auditi ishte bërë konkretisht nga Kontrolli i Brendshëm Financiar brenda Ministrisë së Financave) është e qartë, se përndryshe të gjithë gazetat do të dilnin në kor dhe do të tregonin me gisht Shërbimin dhe Drejtorin e tij…!
Prandaj e zgjodhën heshtjen, ndërkohë që në të njëjtën periudhë, gazeta “SOT” doli me një artikull dezinformativ tjetër (për të cilin fola në shkrimin tim të mëparshëm), ku qëllimisht theksohej se gjoja SHISH-i paska informuar PD-në për aeroplanin e rrëzuar në Ishëm, kur aeroplani kishte rënë 4 orë para se të fliste deputeti i PD-së Flamur Noka në Parlament mbi të.
E gjithë kjo është dëshmi e diversioneve dhe fushatave dezinformative të shtypit bulevardesk antikombëtar kundër SHISH.