2017-05-20

Sa për kujtesë zotërisë së nderuar Noke .


Shkruan Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri 



Pas botimit në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 17 maj 2017 të artikullit tim me titull “Kastriot Myftaraj mbron vetëm të vërtetën”, në rubrikën“Komente”, një zotëri me emrin Noke, ka bërë këtë koment:  

“Pa asnjë dyshim: Respekt për dijet dhe analizat methelb shkencor që realizon Prof.dr. Eshref Ymeri.

 Kur ishkel këmba në sheshin e politikës shqiptare, ndiejrrëshqitje.

 Sapo gjendet në atë shesh, edhe pse inënshtrohem autoritetit të tij shkencor, nuk e shoh të jetënë lartësinë e tij. Respekt”.

Me këtë rast, po i drejtohem zotërisë Noke me këtëletër të shkurtër:I nderuar zotëri Noke , Ju deklaroni se unë, sapo gjendem në sheshin epolitikës, nuk qenkam në lartësinë e duhur.

 Për mua, deritani, ore zotëri i nderuar, sheshi i politikës ku jam gjendur,ka qenë mbrojtja e dinjitetit kombëtar në marrëdhëniet jo
vetëm me fqinjët, por edhe përtej fqinjëve, mbrojtja epavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare që e siguroimbreti Zog, në bashkëpunim me Nolin e Madh, dhevendosja në krye të saj e një Kryepeshkopi me gjak, meprejardhje dhe me shtetësi shqiptare, në përputhje me Statutin e saj të vitit 1929; shtrimi i kërkesës për ngritjene zërit nga ana e politikës së Tiranës zyrtare për organizimin e Konferencës Londra 2, për hedhjen poshtë të vendimeve të Konferencës Londra 1 të vitit 1913, meqëllim Ribashkimin e Trojeve Tona Etnike, që nga Arta e Preveza e deri në Tivar. 

Kam theksuar shpeshherë, ashtusi edhe disa intelektualë të tjerë nacionalistë, se duhet të ribashkohen fillimisht trojet etnike dhe pastaj të hyjmë nëBashkimin Evroipian, kam përkrahur qëndrimin e Kryeministrit Rama në nëntor të vitit të kaluar, kur ai,gjatë debatit me Vangjel Dulen, nga tribuna e Kuvendit,për herë të parë, si asnjë kryeministër tjetër që prej vitit 1920, kërkoi që Greqia të shfuqizojë ligjin e luftës, tëlejojë kthimin e popullsisë çame në vatrat e veta stërgjyshore, t’i kthejë pronat e grabitura dhe ta dëmshpërblejë, duke kërkuar edhe ndjesë publike për gjenocidin e ushtruar kundër asaj popullsie në vitet 1944-1945. 

 Kam kërkuar, gjithashtu, që klasa politike të respektojë dinjitetin e vet dhe dinjitetin e vendit tonë,duke mos lejuar që Shqipëria, ashtu si edhe Kosova, tëjenë parcela eksperimentale të Perëndimit evropian. 

Pas shembjes së sistemit komunist në Evropën Lindore, undryshuan shumë kufinj dhe u krijuan 18 shtete të reja, por vetëm kufinjtë e Shqipërisë nuk ndryshuan dheprandaj, për qejfin e Perëndimit evropian, ne, shqiptarët e Shqipërisë Londineze, vazhdojmë të kufizohemi me trojedhe me popullsi shqiptare. 

 Në publicistikën time kam shkruar mbi bazën e fakteve konkrete për politikën eshovinizmit rusomadh, i cili ka luajtur një rol të dorës së parë për copëtimin e trojeve tona etnike. Kam ngritur zërin që klasa politike e Tiranës të heqë dorë nga politika servile ndaj Athinës, duke i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, si edhe ndaj Brukselit. 

Po kështu kam vepruar edhe në raport me klasën politike të Prishtinës, e cila është dalluar për servilizmin e saj model ndaj Beogradit dhe ndaj Brukselit.

Pres nga ju, zotëri Noke, të më jepni leksione se si duhet të mësoj të veproj në sheshin e politikës, në mënyrë që të di ku janë lartësitë dhe ultësirat e saj, për t’u orientuar më lehtë. 

 Unë veten e konsideroj gjithmonë nxënës se dija nuk ka fund. 

Prandaj edhe sot e kësaj dite tingëllom mjaft aktuale thënia e Sokratit të Madh të lashtësisë: “Unë di që s’di gjë hiç”.

 Por, ju lutem, mos dilni në faqet e internetit me pseudonime, dilni në shesh të mejdanit me emër dhe me mbiemër, se periudhën e autecensurës e kemi lënë pas që në dhjetorin e vitit 1990.

Se nuk e kuptoj se nga kush druheni? 

Guxim, ore burrë i dheut!

Ju uroj shëndet dhe mbarësi.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

19 maj 2017 

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...