Këshilltari politik i Kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka publikuar një status në rrjetin e tij social facebook, i cili Qeverinë në largim e quan ‘SUKSESI I NDERPRERE". Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë ‘SUKSESI I NDERPRERE" - emri më real për Qeverinë në largim “Uragan i ndërprerë” është emri i një eseu brilant i Ismail Kadares ku ai flet për një talent të rrallë të letërsisë shqipe, për Migjenin, i cili edhe pse vdiq në moshën 29 vjeçare u bë një nga shkrimtarët më të njohur shqiptar.
Imagjinoni sikur të jetonte edhe aq ky uragan, pyet Kadare.
Por e ndërpreu sëmundja, tuberkulozi. Edhe qeverinë e Kosovës e ndërpreu një ‘sëmundje’.
Diagnoza e saj është - nëse suksesi nuk më atribohet vetëm mua ta ndërprej edhe ty të jesh i suksesshëm. Këta janë “veremlitë” që e prishën koalicionin për ta ndërprer suksesin.