2019-06-08

NJOFTIM NGA LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS

Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës

Aktivitetet në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Drini poetik" do të zhvillohen sipas programit - me këtë ndryshim: "Ora e Lidhjes" mbahet në Sheshin e Lidhjes Shqiptare në Prizren në orën 14:00.

Fotografia e Lidhjae Shkrimtarëve e Kosovës


Autobusi nga Prishtina me anëtarë të LSHK-së niset në orën 11, kurse dreka në orën 12:00 në restorantin "Jeta" në Vërmicë. 

Në orën 18:00 është ora letare "Valët e Drinit" në Kukës, ku shpallen edhe fituesit e çmimeve letrare të "Drinit poetik".

Mysafirët vendosen më 09.06.2019 në hotelin "Grand" të Prishtinës.

FNP "Drini poetik" më 09.06.2019 nis punimet në Prishtinë, vazhdon më 10.06.2019 në Prizren e Kukës. 

Në Prishtinë, pos sesionit letrar, përurimit të librave dhe "Lirës magjike", shpallen edhe emrat e anëtarëve të rinj të pranuar në LSHK.

Festivali mbahet në patronazhin e ministrit të MKRS të Kosovës, z. Kujtim Gashi.

2019-06-07

“LISI I TAMLIT” NJE LIBER I VEÇANTE KUSHTUAR MALESORES SE MALESISE MADHE

Fotografia e Flori Bruqi


…kesaj radhe nga Zef Pergega



Ne muajin prill 2019 doli nga shtypi dhe u vu ne qarkullim libri i Zef Pergegges “Lsi i Tamlit” kushtuar heroizmit dhe fisnikerise se lokeve malesore te Malesise Madhe ne disa periudha historike. Autroi me nje shtjellim brilant, me fakte e metafora, me krahasime dhe ngjyrime emocionale te fjales i ka pershkruar disa nga figurat me te spikatura te Malesie, te cilat gati sa burrat e kaluar atyre u dalluan ne jeten e veshtire te maleve, jo vetem si model i trashegimise se traditave, por edhe ne pejesmarrje ne ngjarje historike te malesoreve, po te kemi prasyshe se sani i tyre kishte mberritur edhe ne Amerike per shkak te kontributit te tyre ne lufte per clirimin e vendit nga pushtimo osman
Nё traditёn shqiptare, por sidomos nё atё veriore katolike femra ёshtё quajtur Lisi i Tamlit nё familje dhe me tej. Ajo qё e ka manifestuar mrekullisht deri nё ditёt e sotme ёshtё malёsorja e Malёsisё Madhe, madje edhe nё mёrgim nё botёn e lirё e veçanёrisht ndёr malёsorёt nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Lashtёsia e tipareve mendore dhe trupore tё rracёs shqiptare gjёnden sot nё portretin e hyjnueshem tё malёsores, qё lind sokola edhe jashtё shtetit tek nёnat dhe burrat arbёresh nё Italinё e jugut, nё ato troje kur nё kohёn e Ilirikut disa teritore u pёrkisnin atyre, ku mё shumё se 500 vjet e ruajten gjuhёn, kuturёn, flamurin, mallin, veshjet tradiconale shqiptare dhe kujtimin pёr Shqipёrinё dhe tё heronjёve tё saj! Malёsoret e Malёsisё Madhe dhe arbёreshёt e Italisё janё sot i vetmi shenj i bekuar i rracёs tonё pellazgjike me xhubletё, deri nё preher tё historisё! Nder te tjera ne nje paragrafet e librit lexojme:

Malёsia nё pamje tё parё tё duket si njё perandori, qё lashtёsia e ka mbёshtjellё me qindra shalle tё bardhё. A nuk i mbёshtollёn kёshtu plagёt e Jezuzit nё kryq?! Kur i prek pemet e saj origjinale, tё cilat e kanё qendisur supin legjendar te heroizmit, yjet vetёm sa heqin vallen e mikpritjes. Aty mikpritja pёr udhёtarin e largёt ёshtё si flaka pёrmbi prushin e lisit, qё me mijra imazhe ledhatojnё gurin e kullёs dhe çuditesh si ato e bёjnё gurin tё flasё pas njё heshtje tё gjatё. Gёzimi nё kullёn e tij ёshtё i papёrshkrueshёm. Piktorёt e lashtё i mbushnin tabllotё e tyre pёr çmimin e madh qё sot fle me themelet e olimpit tё kёsaj perandorie tё races tonё tё pastёr…

Kam shkruar pёr Malёsinё dhe sa mё shumё bёhen nё numёr aq mё shumё ndjej boshllek nё thellёsinё e dijeve. Ata vetёm çelin edhe nё dimёr nё mёnyrё tё papritur.

 Me petale tё urojnё mirёseardhjen. Dhe kur duan tё shfaqin respektin dhe kur duan tё tё ndihmojnё nё nismen tёnde, ato e çelin shtegun me jehonёn. 

Duhet tё ecesh qё tё arrish aty, nё kёmbёt e statujёs sё priceshёs Malёsi. 

Kopёshtin e madh tё Lisit nё Tamlit nё Malёsi ende nuk e ka pёrshkruar njeri.

 Ata qё jetojnё atje u duhet te bёjnё rolin e kopshtarit dhe tё kujdesen si vreshtarё tё mirё pёr pjergullat e perandorisё qё mushti tё jetё i ёmbёl pёr mikun. 

Tё huajt dhe miqtё e largёt nuk e kanё patur kohёn dhe as mundёsinё tё jenё banorё tё thesareve qё ka nёntoka e Malёsisё.


Botuesi,Spiro Dede dhe redaktori Marash Mirashi


Njerёzit, larg ia çuan zanin kёsaj treve qё tё duket sё u lind e mbijetoi nga shkrepje rrufeje e Zeusit perёndi.

 Kush e prek apo kush ka provuar t’a prekё, kёmbёt i ndeshin nё zjarrin e kёsaj rrufeje qё rri ndezur nё unurin e eshkёn e diellit. Edhe Amerika ka kureshtje pёr kёtё qiell e pёr kёtё dhe!

Libri eshte shume i pasur me kronika historike dhe jetesore si dhe me fotografi me ngjyra dhe bardh e zi.

 Mendojme se eshte nje vazhdim i librit “Malesoret” edhe si kontribut i vyer i ketij autori per treven e Malesise mbasi ai ne kolanen e librave e ka trajtuar me se shumti Malesine e Madhe.

 Zef Pergega eshte mirditori i dyte qe ka shkruar aq shume libra per Malsine me nje dashuri dhe respekt per kete treve dhe njerezit e saj.

Interesant nje nga vargjet poetike te Pergegs qe i drejtohet malesores:

Ejani ju nana malёsore

E mblidhuni nё votrёn tuaj

Qё tё mos na kёndojё

Qyqja pa emёr vorr nё vorr

Nё Dhe tё huaj

Ejani tё madhёrushme si hije tё bekueme

Se keni qenё e jeni tё lume!

Një këshillë për Sandër Lleshin!

Rezultate imazhesh për enver bytyqi
Nga  Prof.Dr.Enver Bytyci

I dashur Sander,

Une dhe ti njihemi. Jemi takuar ne rrethana te tjera dhe na kane bashkuar miq te perbashket. 

Me beso se nuk te paragjykoj, edhe per faktin se njihemi!

 Ndaj dhe kam nje keshille te sinqerte per ty, mik i dashur.

Qeverite vijne dhe ikin, shteti mbetet! 

Shqiperia mbetet!

 Nderi mbetet! 

Lere shefin tend ne fatin e vet dhe mbroje shtetin, nderin dhe Shqiperine!

Rezultate imazhesh për sander lleshi

E di se ne maloket kemi nje ves te keq e te mire njekohesisht: – Jemi me tepri mirenjohes!

 Dhe eshte mire qe jemi mirenjohes, por mos u komplekso nga “ndera” qe kryeministri te beri, duke ju derguar madje me force ne krye te ministrise se Brendshme!

 Nuk e ka bere per ty! 

E ka bere per te shfrytezuar dobesine tende te “besnikut” ne “mirenjohje”!

Mbaje kontraten, i dashur mik, me qytetaret e Shqiperise dhe jo me nje kryeminister tiran te shqiptareve!

Nese do ma marresh parasysh kete keshille, te siguroj se do te jesh i suksesshem dhe do dalesh me faqe te bardhe nga kjo beteje, e cila do te perfundoje me ikjen e shefit tend, kryeminister! 

Sigurisht do ikesh dhe ti bashke me shefin. 

Por se paku, nese ndryshon sjellje, do ndjehesh i lire te dalesh shetitje rrugeve te Tiranes. 

Ndryshe as Tiranen nuk do ta shijosh!

Lamtumirë i dashuri mësues! Lamtumirë gjysh!!! ( Vdiç pedagogu Deçanas Rexhep Molliqaj )

Një jetë plotë dinjitet, asnjëherë i përkulur, me plotë atdhedashuri, i dashur për të gjithë, shembull për kohen e vet dhe gjeneratat që do vijnë!

Pushofshë në Parajsë nga Hyji,profesori dhe edukatori i Ynë.

Jemi krenar që të patëm ,ne nxënësit tu!


Fotografia e Shpresa Mulliqi

Të nderuar miq ,shok dhe familjarë, ju infirmojmë se nesër
 (e shtunë) 08 .06.2019 në ora 11:00, në Kuvendin Komunal të Deçanit do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së , veteranit të arsimit, Rexhep Molliqaj nga Lluka e Epërme.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15, në varrezat tek Verrat e Llukës, Deçan.








Mësuesi rrëfen një histori dashurie që do t’iu lë pa fjalë 


Një histori e këndshme e një dashurie, e cila në fillim ishte një mollë e ndaluar, është rrëfyer në një reportazh në RTV21.

Veterani i arsimit, Rexhep Molliqaj nga Deçani tregon historinë e tij të shkollimit dhe të punës si mësues. Derisa edhe vetë ishte nxënës në shkollën e fshatit Llukë ai bëhet mësues i vajzave të fshatit për zhdukjen e analfabetizmit.





Ai pastaj pas mbarimit të Normales  punësohet si mësues i rregullt.

Pedagogu Rexhep Molliqaj,nga Lluka e Epërme e Deçanit , flet për dashurinë e tij të fshehtë në një periudhë të vështirë ku një temë e tillë ishte pothuajse e ndaluar.

Ai tregon se ish bashkëshorten e tij e ka takuar fshehtas tek mulliri i familjes së saj.


Fotografia e Bona Mulliqi

Rexhep Molliqaj tregon se si i caktonin takimet me vajzën në të cilën u dashurua, por që familja e vajzës nuk e dinte.

Tregon se si e kishte dërguar mësit dajën e vajzës, të cilit i ishte dashur të shkojë tri herë të kërkojë dorën e vajzës...

Fotografia e Getoarbë Mulliqi Bojaj
Dhe sot mësuesi ynë i dashur,nuk është më ne mesin tonë.Ai është në zemrat tona.në zemrat e çdo shqiptari që e kanë njohur këtë burrë të urtë,te menqëm , edukator i shumë gjenratave në arsimin e Deçanit dhe ma gjërë...

Lamtumirë i dashuri mësues!

Lamtumirë gjysh!!!

Flori Bruqi

2019-06-06

LASGUSHI – POET I BUKURISË MAGJIKE


Kujtime nga Naum Prifti

“…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon rrugës dhe i shkel marauzhgat me këmbë pa i vënë re.”
Lasgush




LASGUSHI NË QYTETIN E VET

Nga qershori deri në fund të nëntorit Lasgushi veronte në Pogradec, në mjedisin ku ishte lindur dhe rritur. Në qytet ai kishte një shtëpi të vogël, të modelit të vjetër, ndërtuar nga babai, ose gjyshi i tij, me cilën e lidhnin shumë kujtime. Për shkak se vuante nga një hernie kronike, Lasgushi i përballonte me vështirësi udhëtimet e gjata, por ai e mirrte në sy sakrificën, kur mendonte se pas një dite të lodhshme, do të pushonte disa muaj në klimën e mrekullueshme të vendlindjes. Ai u besonte fiziologëve modernë se klima e vendlindjes ka veti rigjeneruese për qelizat e trupit.
Pogradecarët krenoheshin me të, sepse ai ishte legjendë e gjallë, poet me famë, pavarësisht nga trajtimi qeveritar. Nga ana tjetër Lagushi ishte njeri i thjeshtë, i dashur, i sjellshëm. Ai takohej përzemërsisht me njerëzit që njihte, (me përjashtim të të ardhurve, ai i njihte të gjithë vendasit) dhe pyeste për shëndetin e tyre dhe të njerëzve të familjes. Po qe se Lasgushi vonohej për ndonjë shkak familjar a problem transporti, pogradecarët fillonin të shqetësoheshin. U dukej sikur vera pa Lasgushin nuk e kishte hijeshinë e përvitshme, sikur qytetit diçka i mungonte. Dashamirësit e tij përkujdeseshin t’i gjenin ndonjë veturë që ta sillnin nga Tirana në Pogradec. Ata e dinin mirëfilli se gjendja financiare nuk ia lejonte luksin të angazhonte ndonjë taksi, prandaj u luteshin drejtorëve të ndërmarrjeve ta takonin Lasgushin kur të vinin në Tiranë dhe mundësisht ta mirrnin në makinat e tyre. Shpesh Lasgushi udhëtonte edhe me kamionë. Shoferët e kishin për nder të kishin në kabinë një pasagjer të nderuar dhe bashkëudhëtar të këndshëm si Lasgushi. Asnjëherë nuk pranonin të merrnin të holla prej tij. Përkundrazi, kudo që ndalonin përpiqeshin ta qerasnin. Të nesërmen qysh në mëngjes, lajmi i gëzuar se Lasgushi kishte arrirë në Pogradec, përhapej gojë më gojë.
Lasgushin e trajtonin me respekt të afërmit, moshatarët, arsimtarët, intelektualët e rinj, me një fjalë gjithë shtresat e bashkëqytetarë ve, me përjashtim të autoriteteve lokale. Sot duket e pakonceptueshme se si ata nuk organizuan kurrë ndonjë ceremoni të thjeshtë për të, një mbrëmje letrare me recitime poezish, një promovim libri, a festimin e ditëlindjes së tij. Sa për ta ftuar në pritjet zyrtare lokale, kjo as që mirrej në konsideratë. Edhe pa ndonjë udhëzim të posaçëm, ata e dinin qëndrimin e revervuar që mbante udhëheqja e partisë dhe Lidhja e Shkrimtarëve ndaj tij, çka mund të përmblidhej në dy fjalë, mospërfillje e hapur dhe mënjanim. Nuk mund t’ia falnin mëkatin se poeti i njohur nuk e përqafoi metodën e realizmit socialist, ndryshe nga kolegët e tij që u konformuan shpejt.
Ndërkohë as Lasgushi nuk u afrohej dyerve të Komitetit të Partisë ose të Komitetit Ekzekutiv të Pogradecit, për të takuar ata që njihte a për t’u kërkuar ndonjë nder. Me bastunin në dorë, me një kapele të vjetër republikë në kokë, dilte shëtiste anës liqenit, ose lart nga vreshtat, shpesh herë i vetmuar, duke patur shok mendimet e tij. Te Turizmi i Vjetër shkonte për të takuar miqtë e vet dhe intelektualët që vinin nga Tirana, bisedonte me ta për tema të ndryshme, pa pranuar asnjë lloj qerasje edhe kur të tjerët ngulmonin. Nga natyra Lasgushi ishte absentist, nuk e pinte as duhanin, as kafenë dhe asnjë lloj alkoholi.
Ai i sfidoi autoritetet lokale, me një mënyrë origjinale, lasgushiane do të thoshnim, duke u shoqëruar me Hariz Berberin, të cilin pogradecarët e kundronin si njeri jo normal. Njerëzit pyesnin si ishte e mundur që një poet me famë kombëtare, pëlqente shoqërinë e një monomaniaku? Dashamirët e justifikonin si trill të Lasgushit, po ndoshta nuk ishte tamam ashtu. Harizi qe i urtë, i përkorë, i shkueshëm. E meta e tij qe një lloj psikomanie letrare, se ishte poet i madh, akoma i panjohur, por vëllimi poetik që do të botonte së shpejti, do t’i eklipsonte poetët e tjerë. Ndërkohë Harizi nuk e fshihte aspak se poezitë që kishte dërguar nëpër redaksitë e ndryshme, ia kishin hedhur në kosh. Pata rast ta njihja Harizin dhe të dëgjoja prej gojës së tij se i gufonin shumë motive përbrenda dhe ai nuk do të reshtte së dërguari krijime të tjera nëpër redaksitë, sa të bindeshin që ishte poet. Lasgushi dukej sikur e kishte zgjedhur qëllimisht, ose ndoshta dhe i vinte keq për të. Harizi ishte me raport të gjatë paaftësie nga komisioni mediko-legal, i paangazhuar me ndonjë punë, pra edhe më i ngeshëm se të tjerët për të shoqëruar Lasgushin dhe këdo tjetër që pranonte shoqërinë e tij.
Bashkëbiseduesit çmeriteshin kur Lasgushi deklaronte: “miku im Hariz Berberi thotë…” në një kohë kur ithtarët e partisë për t’u mburrur a për të shitur mend, përmendnin citatet e Enver Hoxhës. Të vlerësoje thëniet e një maniaku dhe t’ia servirje shoqërisë, ashtu sikurse vepronte Lasgushi, ishte njëlloj si të talleshe me politikën e partisë. Dashamirët e tij besonin se Lasgushi nuk e thoshte me qëllim, por nga naiviteti.
Ironia e Lasgushit ishte pjesë organike që buronte në mënyrë të natyrshme nga shpirti i tij, aq sa kushdo që e dëgjonte, nuk mund të dallonte kufirin midis sinqeritetit dhe shfryrjes. Sytë e tij të zgjuar dhe fytyra e qeshur gjithmonë ruanin të papritura për bashkëbiseduesit. Lasgushi shpesh lëshonte kritika të forta për raportin shtet-individ, sa mund të akuzohej për pikëpamje ekzistencialiste. Ai thoshte: “…se qeveria është si ai hajvani i madh që shkon në rrugë dhe shkel me këmbë marauzhgat [milingonat] pa i vënë re.” Krahasimi i qeverisë me një mushkë a kalë që ecën shtegut, pa vënë re ku shkel, ishte skandaloz për nëpërkëmbjen e njerëzve të thjeshtë prej çdo pushteti, pa kurrfarë dallimi midis sistemit socialist dhe kapitalist.
POETI LARG POLITIKËS
Në kohën e Zogut u ndez një diskutim i hapur rreth vlerave të Lasgushit si poet. Në revistën letrare “Java,” në mos gabohem, u botua më 1937 një shkrim kritik i estetit Kris Maloku me titullin dyshues “A është poet Lasgush Poradeci?” Duke replikuar me Mitrush Kutelin që ngrinte lart meritat artistike të poetit, Kris Maloku rropatej ta ulte figurën e tij me një stratagjemë jo fort të zgjuar. Sipas etalonit të tij, Lasgushi nuk mund të barazohej me Homerin, Danten, Gëten, Hajnen, dhe si përfundim nuk mund të cilësohej poet. Ai nuk bënte asnjë dallim midis poetëve me madhësi kombëtare dhe botërore. Qe një kritikë estetizante, ku autori më shumë rropatej të shpaloste dijenitë e tij teorike në fushën e letërsisë, se sa të argumentonte vlerat e Lasgushit. Pretendimet e tij nuk gjetën përkrahës, për arsyen e thjeshtë se vëllimi poetik i Lasgushit “Vallja e Yjeve” (1933) dhe “Ylli i Zemrës (1937) e kishin lartësuar emrin e tij në shkallën e poetit kombëtar, me risinë, motivet dhe gjuhën poetike që solli. Poezia e tij nga çdo anë ishte më moderne, më afër poezisë europiane, se e çdo poeti shqiptar deri në atë kohë.
Lasgushi gjithmonë kishte qëndruar larg politikës dhe politikanëve. Në kohën e mbretërisë, Lasgushi nuk i thuri lavde mbretit, si disa shkrimtarë të kohës, por nuk u bashkua as me krahun me prirje revolucionare ose majtiste. Pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste e priti me urrejtje, për shkak se vendi humbi pavarësinë dhe rreziku i kolonizimit dukej imediat. Gjatë luftës, si mjaft intelektualë të tjerë, qëndroi neutral. As në kohën e pushtimit gjerman, nuk u vu në shërbim të tyre, edhe pse ata u përpoqën të afronin intelektualët shqiptarë që kishin studiuar në Gjermani, ose Austri dhe cilësoheshin me kulturë gjermanike, pra “dojçkultur.” Lasgushi ruajti pavarësinë e tij duke iu kushtuar punëve letrare dhe kulturore.
Megjithatë, për ndonjë keqkuptim a shpifje, komunistët e akuzuan sikur ai po i këndonte lavde fashizmit. Në shtypin ilegal të Frontit Nacionalçlirimtar, tok me artikujt propagandistikë , botoheshin edhe copa të vogla letrare, si vjersha e Memo Metos “Jam një vajzë shqipëtare,” poemthi “Epopeja e Ballit Kombëtar” e Shevqet Musarajt, etj. Në një nga buletinet e shaptilografuara u botua vjersha e Lame Kodrës, kushtuar Lasgushit, ku ai shfaqte keqardhjen që poeti lirik kishte shkarë në kampin kundërshtar. Poezia fillonte me vargun: “Të blenë me para o zog liqeni…” dhe më tej vinin vargjet se bilbilin e kishin futur në kuvli që ta detyronin të këndonte për ta.
Poezia në vetvete ishte e bukur dhe mendimi i qartë, po informacioni se Lasgushi kishte shkruar një poezi për Musolinin, Viktor Emanuelin III, a fashizmin, ishte i pasaktë. Nuk dihet as sot se nga kush e si u përhap kjo legjendë. Ndoshta ithtarët e fashizmit e sajuan me qëllim të joshnin intelektualët shqiptarë se në anën e tyre ishte rreshtuar një figurë e madhe e kulturës si Lasgushi, ose përndryshe duhet besuar se ishte një sajesë, një thashetheme nga ato që qarkullojnë dendur në kohë të trazuara. Pas lufte Lasgushi i kërkoi Prof. Sefulla Malëshovës t’i tregonte se ku e kishte gjetur poezinë e tij për Musolinin a për fashizmin, në cilën gazetë, në cilën revistë, sepse ai vetë si autor nuk dinte asgjë. Çështja u mbyll në heshtje mbasi në atë kohë Sefullai ishte Ministër i Arsimit.
Lasgushi nuk ishte poet oborri. Për të misoni i poezisë ishte hyjnor, prandaj ai as nuk e konceptonte si mund të shkruante poezi politike dhe aq më keq t’u këndonte diktatorëve.
* * *
NË PLENUMIN E KRITIKËS
Nga mesi i vitit 1963 Lidhja e Shkrimtareve organizoi një plenum për kritikën, me synimin të analizonte të metat duke sugjeruar disa rrugë efektive për ta shpënë përpara atë gjini të varfër letrare. Referatin ia ngarkuan Qamil Buxhelit. Ai u rropat mjaft që të harmonizonte mendimet e tij me ato të shefave për problemet e kritikës, ndaj u detyrua ta ripunonte referatin tri herë. Mbledhja u zhvillua në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Gjatë pushimit, pas leximit të referatit, njerëzit bashkoheshin me shokët e tyre, te tryezat e vogla, për biseda shoqërore. Lasgushi u afrua te tryeza jonë, ku ndodhej Fatos Arapi, Kin Dushi dhe unë. Fatosi e pyeti si iu duk referati. “Mjaft i mirë, u përgjegj Lasgushi, por habitem se si Qamili nuk na tha asnjë citat nga Bjelinski?!” Komenti i tij ironik qe i mprehtë. Sa pa u prishur aleanca politike me Bashkimin Sovjetik, çdo artikull teorik, kritikë a recension mbushej me citate nga Bjelinski, Dobroljubovi, Çernishevski, Plehanovi, të cilat autorët i sillnin si mbështetje për argumentet e tyre dhe njëkohësisht për të treguar sa thellë e zotëronin kulturën ruso-sovjetike. Pas vitit 1961, asnjeri nuk guxonte të përmendete kritikët rusë e sovjetikë nga drojtja se citimi i tyre mund të keqkuptohej si kundërvënie ndaj ideologjisë dhe politikës që ndiqte Partia e Punës.
Plenumi i kritikës, nuk pati asnjë lloj ndikimi mbi jetën kulturore shqiptare dhe as mund të kishte në kushtet e censurës.
* * *
MARRËDHËNIET E TIJ ME REDAKTORËT
Lasgushi e njihte mirë letërsinë klasike botërore e ndërmjet tyre edhe letërsinë ruse. Ai përktheu me sukses romanin në vargje “Evgjeni Onegin” të Pushkinit, duke ruajtur lirizmin e poetit të madh rus. Edhe pse e kritikuan për frymën lasgushiane që u kishte dhënë vargjeve, përkthimi edhe sot çmohet për vlerat e tij.
“Përzënë rrezesh parëvere,
Nga malet fqinj dëbora shkon,
E tatëpjetë me potere
Mbi fusha ujrat i vërshon.”
Kështu hapet romani në vargje dhe fakti që po i kujtoj vargjet edhe pas disa dekadash tregon mbresat e forta që më la përkthimi. Veçanërisht të bukura qenë përkthimet e kapitujve “Letra e Tatjanës” dërguar Oneginit dhe “Gjyshja.” Një ndihmesë të çmuar për redaktimin e veprës së Pushkinit dha poeti Dritëro Agolli.
Lasgushi në kuptimin e mirë të fjalës ishte sqimëtar për vargjet. Ai e zgjidhte fjalën me kujdes dhe i lëmonte për të patur kadencë dhe muzikalitet, ndaj mërzitej e nervozohej kur redaktorët vinin dorë mbi vargjet e përkthyera prej tij. Kjo e shtyri Lasgushin të hartonte një satirë të mprehtë, e cila qarkulloi gojë më gojë në mjediset letrare të Tiranës.
Redaktorët trukokallë,
Redaktojnë vjershëtorët,
Pa më thoni se kush vallë
Redakton redaktorët?
* * *
KOMENTE PËR DRININ PLAK
Gjatë kohës që punoja te revista “Ylli,” Lasgushi vinte herë pas herë, qoftë për të sjellë përkthimet që i ngarkonte redaksia, qoftë ato që sillte vetë nisur nga mendimi se vlenin të botoheshin. Ai çmonte veçanërisht poetët gjermanë, anglezë, francezë, klasikë dhe kontemporanë. Fliste me admirim për Gëten, Hajnen, Bërnsin, Bertolt Brehtin, etj. Horizonti i tij kulturor ishte mjaft i gjerë në fushën e letërsisë dhe të filologjisë. Lasgushi ishte nga studentët e rrallë shqiptarë, në mos i vetmi, që ndoqi edhe një kurs të gjuhës sanskrite, gjatë studimeve në Universitetin e Gracit, Austri. Besohet se kursin e mori i nxitur nga albanologu i njohur Norbert Jokl, me të cilin kishte miqësi. Jokli besonte se njohja e sanskrishtes, si rrënja e gjuhëve indoevropiane, do ta shtynte Lasgushin të mirrej me filologji, mirëpo shpirtin e tij e kishte pushtuar tërësisht poezia. As kur ishte i ri, as kur u moshua, Lasgushi nuk tregoi ndonjë interes për studime në fushën e prejardhjes së gjuhës shqipe. Veç duket se në shpirtin e tij la vragë leximi i vedave të lashta indiane në gjuhën sanskrite, qëkurse la dorëshkrim poemën “Kamadeva,” hyjni e dashurisë në mitet indiane, çka e dëshmonin të afërmit e tij. Poema e pa dritën e botimit pas vdekjes së tij.
Lasgushi e ktheu bukurinë fizike të vendlindjes në objekt artistik, duke i falur poezisë shqipe krijime jashtëzakonisht të bukura. Ndërsa Naimi i këndon bukurisë fizike të Shqipërisë me male, kodra, çuka e pyje, në tërësi dhe në mënyrë përgjithësuese, Lasgushi është konkret me emra e topologji. Mali i Thatë, Liqeni i Ohrit, Drini, Shën Naumi kanë zënë vend në poezitë e tij. Liqeni, (ose Liqeri sikurse e toskërizonte Lasgushi) si një medaljon i kaltërt mes maleve, ujërat me tejpamshmëri të jashtëzakonshme, përflakjet që merr liqeni kur dielli ndriçon retë nga poshtë, qetësia e amëshuar që bie mbi të natën, aq sa mund të dëgjohet kërcitja e një lopate varke, janë detaje poetike te krijimet e tij.
Poezia “Poradeci” mbushur me drita, ngjyra, tinguj, në çastin kur mbi të bie muzgu dhe muzikaliteti i saj është si oshëtimë e natyrës, sa e ëmbël aq edhe e saktë.
“Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir.
Po përhapet dal-nga-dalë një pluhùrë si një hije.
Nëpër Mal e në Lëndina shkrumb i natës që po bije,
Dyke sbritur që nga qjelli përmbi Fshat po bëhet fir…
E kudo krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë… në liqer hesht një lopatë…
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë…
Futet zemr’ e vetëmuar mun në fund të shpirtit t’im.
Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi…
Zotëroi më katër anë errësira…
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes në Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi.”
Lasgushi një ditë erdhi në redaksi, i zemëruar si rrallë herë. Shkakun na e zbuloi shpejt. Kishte marrë vesh se Prof. Zijaudin Kodra, pedagog në Fakultetin e Letërsisë Shqipe, duke komentuar vargun për Drinin plak që shkon mes-për-mes Shqipërisë, e komentoi se kjo ishte licencë poetike, interpretim i poetit, që nuk merr parasysh gjeografinë faktike, mbasi në fakt Drini “shkon anash, ngjat kufirit të Shqipërisë.”
Lasgushi e dinte se edhe sikur të dërgonte protesta për komentin e pasaktë të Prof. Kodrës, asnjë gazetë s’kishte për t’ia botuar, prandaj gjeti rrugën më praktike: t’ua shprehte pakënaqësinë me gojë shkrimtarëve, studiuesve, atyre që besonte se mund ta kuptonin. Isha bashkë me poetin Vehbi Skënderi, kur ai e ceku atë temë. “E kam mik Profesor Zijaudinin dhe e dua,” na tha, “por nuk jam aspak dakord me komentimin që u ka bërë vargjeve të mia për Drinin. Kur e lexoi këtë poezi albanologu Norbert Jokl, tha: ‘Ja sa bukur poeti u lë trashëgim brezave të ardhshëm Shqipërinë etnike,’ ndërsa një profesor shqiptar e quan licencë poetike, sikur unë të mos dija dramën e copëtimit të viseve shqiptare më 1913. Jo, nuk e vura për hatër të rimës e të ritmit, po sepse ashtu është e vërteta. Andej matanë kufirit është gjysma tjetër e Shqipërisë dhe Drini shkon mespërmes saj, ndërsa lumenjtë e tjerë, thuajse pa përjashtim, shkojnë nga lindja në perëndim.”
Askush tjetër nuk i këndoi aq bukur dhe aq poetikisht natyrës shqiptare sa ai te poezia “Mbarim Vjeshte.”
“Fluturoi dhe shtërg’ i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë,
Dyke ikur që-menatë sipër malesh me dëborë…
Iku rënd’ e i përmallshmë, dhe me sqep të ti të fortë
Zotëriut q’ i la folezën, i trokiti mu në portë.
Pra më s’duket shpes’ i fatit, prapa bujqësh edhe plorësh,
Prapa brazdës së rëxuar hap-me-hap prej qe malorësh;
Më s’dëgjohet nër ugare të kërcasë miu i hirtë
Vdiq nepërka pikëlore ndaj blatisht’ e shkretëtirtë.
* * *
KOSOVARËT RRËFENIN NDERIM TË JASHTËZAKONSHËM PËR TË
Nderimi që rrëfenin kosovarët për Lasgushin, na linte mbresë të veçantë. Kushdo që vinte prej andej, pedagog, gazetar, shkrimtar, studiues, kërkonte të takohej me poetin e dëgjuar dhe e quante ngjarje të rëndësishme takimin me të. Shumë prej tyre mbanin shënim çdo fjalë që thoshte poeti, sepse për ta ishte legjendë e gjallë, ndërsa ne duke e patur përditë mes nesh, rrallë kujtoheshim të shënonim mendimet që shfaqte.
Lasgushi ishte poeti më i madh lirik, ura që lidhte letërsinë e Rilindjes me atë të pavarësisë, por kjo meritë nuk iu njoh nga rrethet zyrtare e për pasojë as nga studiuesit. Krijimet e tij poetike u mënjanuan nga antologjitë e shkollave tetëvjeçare dhe nga tekstet e shkollave të mesme. Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve e gjykonte në mënyrë të njëanshme Lasgushin, si poet të luleve dhe të yjeve, se Lasgushi nuk u tregua i gatshëm ta përqafonte metodën e realizmit socialist si shkrimtarët e tjerë. Deri në verën e vitit 1947 ai nuk botoi asnjë krijim origjinal në organet e përkohshme letrare. Atë vit, i shtyrë nga shokët e vet, ose nga kritikat shoqërore që dëgjonte, ai dërgoi te revista “Nëndori” dy poezi të shkurtëra, për trenin dhe hekurudhën e parë që po ndërtohej nga Durrësi në Rrogozhinë. Poezitë ngjallën kureshtje te lexuesit, por jehona e tyre nuk qe e favorshme, në radhë të parë se ato motive ishin larg etosit të poetit, ndërsa niveli artistik, larg krijimeve të tij të mëparshme. Me pretekstin për të mos e diskredituar, Lasgushit nuk i botuan më shkrime në asnjë organ, duke e detyruar të hiqte dorë prej krijimeve origjinale. Për më se tridhjetë vjet gjithë forcën e tij poetike Lasgushi ua kushtoi përkthimeve.
Edhe pse poezitë e Lasgushit u hoqën nga antologjitë e shkollave tetëvjeçare dhe të mesme si të demoduara, se motivet e tij nuk përkonin me kërkesat e realizmit socialist, aureolën që gëzonte si poet nuk mundën t’ia hiqnin. “Kroi i fshatit tonë” kompozuar prej Konos, a prej Trakos zuri vend në repertorin e këngëtarëve lirikë të Operas dhe Baletit për dekada me radhë, madje vazhdon të këndohet edhe tani. Mjaft të rinj nga rrethet letrare dhe intelektuale e donin Lasgushin për krijimet e tij liriko-filozofike dhe për vetitë e tij të karakterit, sepse ai ishte njeri me cilësi të rralla. Kuteli dhe arkitekti Petraq Kolevica, përkthyes i talentuar i poezive gjermane, ishin nga miqtë e tij më të ngushtë.
Nga Lasgushi dëgjova për herë të parë sentencën “shkrimtarët janë artistë të fjalës” dhe ai vërtet ishte mjeshtër i përdorimit të fjalës në poezitë e tij. Ai e pasuroi poezinë shqiptare me fjalë e shprehje, me natyrën dhe konceptimin e tij poetik, sepse e bukura për të ishte e pandashme në çdo krijimtari artistike.
Pohimi i tij për formën e lartë artistike të poezisë, binte ndesh me teorinë e vijës së masave, që çmonte vetëm temat e idetë, e cila po zbatohej në Shqipëri duke imituar revolucionin kulturor kinez.
* * *
NGA BLLOKU I SHËNIMEVE TË MIA
Në mënyrë të thjeshtësuar veprimtaria letrare e Lasgushit përbëhet nga dy blloqe. Të parin e përbëjnë poezitë e tij meditative e filosofike, kurse tjetrin poezitë me frymë popullore, sipas traditës, sikurse “Kroi i fshatit tonë,” “Vijnë vashat radhë-radhë,” etj.
Tani vonë gjeta një shënim mbajtur më 7 qershor 1977 në Pogradec, nga takimi që pata me Lasgushin. U gëzova që kisha hedhur në letër bisedën që pata me të, sepse përndryshe do të më ishte fshirë nga kujtesa.
Lasgushi nuk fliste me superlativa për folklorin, nuk përkulej përpara çdo krijimi që mbante vulën e anonimatit, por gjykonte me realizëm vlerat e tij. Gjatë bisedës, ai më tregoi se si e tëharrte folklorin, se si gjuante modele të rralla me vlerë artistike.
– Takova një lab dhe e luta të më thoshte disa nga këngët e krahinës së tij, – më rrëfeu Lasgushi. – Ai këndonte dhe unë e dëgjoja. Njëra prej tyre më la mbresë të veçantë: “Qaj e qaj moj Këndrevicë,/E larta mbi male gjithë.” Vargjet e tjera që vinin pas tyre ishin të zakonshme, nuk kishin asnjë vlerë, se folklorin e bëjnë analfabetët, njerëz pa shkollë, por poeti e ka për mision t’i njohë dhe të qëmtojë anët e mira, se ato disa herë përmbajnë xhevahire. Forma e rrallë e ndërtimit sintaksikor, ku mbiemri del përpara emrit, “E larta mbi male gjithë,” i jep një bukuri poetike të jashtëzakonshme vargut, prandaj modelin e saj e shtiva në poezinë time “Vasha dhe trimi.”
“Vate prill i trimërisë,
Më zu maj’ i dashurisë.
“M’u shfaq vashëza në gjumë,
E ëmbla mbi shoqe shumë…”
Bëri një pushim të shkurtër meditative, pastaj vazhdoi:
– Tani provo ta thuash mendimin që shprehet në këto dy vargje në ndonjë formë tjetër, – vazhdoi Lasgushi, – si për shembull se vashëza ishte më e ëmbël se shoqet e saj, se ndër shoqet e saj ishte më e ëmbël, se ëmbëlsi si të sajnë s’e kishte asnjë shoqe, mirëpo asgjëkundi nuk e ka finesën dhe bukurinë poetike të sintagmës “e ëmbla mbi shoqe shumë.” Gëtja, Homeri, Shekspiri dhe Danteja kanë marrë nga folklori atë që u është dukur më e mirë dhe pastaj e kanë ngritur në art. Shkrimtari shquhet për kulturën e tij të gjerë. Një shkrimtar injorant nuk vlen, edhe kur e quan veten shkrimtar, edhe kur të tjerët e lavdërojnë për t’i bërë qejfin.”
Pastaj shpalosi një mendim që ishte si thikë me dy presa. Mund ta kundroje si ironi për udhëzimet që lëshonte partia, ose si lavdërim për zotësitë e udhëheqësit. “ Ju tani e keni lehtë, se u mëson Enveri, po mua s’kishte kush të më mësonte në atë kohë. Të gjitha i kam bërë vetë.” Thënie të tilla ekuivoke mund të dëgjoje shpesh në bisedat me Lasgushin, se ato ishin në natyrën e tij.
Habia tjetër ishte se Lasgushi që kishte shkruar dy vëllime poetike, i dinte përmendësh të gjitha poezitë e tij, madje dhe me variantet e tyre. Njëherë u zemërua keq me një poet që deklaroi se ai nuk mund t’i kujtonte vargjet që kishte shkruar. “Çfarë poet është ai që nuk kujton vargjet e tij?” pyeti me zemërim. Kjo ndodhte se Lasgushi jetonte mes poezisë së tij dhe i sillte kurdoherë nëpër mend. Mikrokozmosi i tij ishte poezia.
* * *
VLERA E KONCEPTEVE
Një ditë tjetër, po atë javë qershori, e pashë duke ecur më shpejt se zakonisht në bulevardin e Pogradecit anës liqenit. Më pyeti nëse e kisha parë Prof. Skënder Luarasin, me të cilin mbante miqësi qysh kur ishin studentë në Austri. I thashë se sapo isha ndarë me të dhe mund ta gjente te Turizmi.
– Më erdhi në shtëpi, po unë s’munda ta prisja se isha i pa veshur. Tani më duhet ta takoj patjetër. Këtu tek ne miku s’pyet, të vjen në shtëpi kur i mbushet mendja. Ne s’e kemi traditë të lemë pikëpjekje, a orar vizite. Në Grac unë ndenjta dhjetë vjet në një shtëpi. Atje haja, atje pija, atje flija si pjesëtar i saj. Hyra djalë 23 vjeçar dhe dola burrë 33 vjeçar. Nuk e harroj kurrë një kartpostale që më tregoi e zonja e shtëpisë. Më tha se ia dërgonte i vëllai dhe e pyeste nëse mund të vinte të premten në ora pesë pasdite. I thashë se vëllai mund të vinte edhe pa dërguar lajmërim, mirëpo ajo ma priti: “Mund të vijë dhe të mos më gjejë, mund të kem një plan tjetër atë pasdite.” Dhe vëllai i saj banonte po në Grac, në një qytet prej 250.000 banorësh. Nuk është qytet i madh, por ka një nga Universitetet më të vjetra të Evropës. Para disa kohe festuan 200 vjetorin e tij. Ne kemi norma të tjera morale. E di si thonë miqtë e mi nga Vërdova? “Mikun ndaj e kemi mik, të na mundojë dhe ta mundojmë.”
Njeriu pëson ndryshime nga vendi ku jeton, nga psikologjia e shoqërisë që e rrethon – vazhdoi mendimin Lazgushi.
– Kur ktheheshim nga Austria për pushimet verore në Shqipëri, na mirrte përpara rutina e jetës së përditshme dhe gjithë ditën e kalonim kafeneve, duke lojtur letra ose duke çaprashitur kot. Sapo vinte vjeshta dhe ktheheshim në Austri, ne studentët shqiptarë tjetërsoheshim, ulnim kokën mbi librat, vizitonim muzeumet, vendet historike, ndiqnim koncertet muzikore dhe jetën artistike, etj. Pse? Sepse kjo ishte jeta dhe psikologjia e atjeshme. Edhe në tram, edhe në park njerëzit i shihje me libra ndër duar. Edhe ata shkojnë klubeve sa për të pirë kafe, a çaj, por asnjë nuk e kalon gjithë ditën kot kafeneve.
Lasgushi u jepte rëndësi të veçantë koncepteve, zgjerimit të horizontit të kulturës qytetare.
Në anën lindore të qytetit, në fund të bulevardit, ku ndahet rruga e Drilonit me atë të Korçës, dalloheshin dy ndërtesa të reja njëkatshe me tulla. Lasgushi ndaloi hapin dhe drejtoi bastunin drejt tyre.
– I sheh ato dy ndërtesa në këndin midis rrugëve? Dikur aty ishin dy baraka druri të shëmtuara që nuk shiheshin me sy. Njëra shërbente për shitje vajguri, tjetra nuk e di për se. Kur ishte sekretar i parë Pirro Gusho dha urdhër të prisheshin dhe mirë bëri, po shih se çka ndërtuar. Në vend të ngrinte një ndërtese të bukur, të lartë që mund të hijeshonte qytetin, ndërtoi dy kolibe të vogla prej tullash. Pse? Se aq dinte, se koncepti i tij nuk shkonte përtej ustallarëve të Mokrës. Unë Pirron e kam nip dhe e dua, po nuk mund të mos e kritikoj për këtë shëmti që i la qytetit në një nga pikat më të bukura. Pa patur koncepte për të ardhmen, dijeni për urbanistikën, a mund të rregullohet qyteti?
Fliste me duf dhe dukej i zemëruar sepse në qytet deri në atë kohë nuk vihej re asnjë ndërtim modern.
(Pirro Gushoja pati një fund tragjik prej atij regjimi që i shërbeu me zell. U detyrua të vriste veten kur ishte Sekretar I në Fier, pasi u akuzua nga udhëheqja si pjesëtar i grupit të sabotatorëve të naftës.)
* * *
“GJYNAH O ZOTI LASGUSH QË JE KAUR…”
Në Vërdovë, Lasgushi kishte miqtë e tij. Ata vit për vit e ftonin të kalonte disa ditë mes tyre. Dhe kurdoherë, ashtu sikurse ua kërkonte nderi, ia dërgonin shoqëruesin dhe kalin deri te dera e shtëpisë edhe pse Vërdova ishte afër, as një orë në këmbë. Njëherë, tregonte Lasgushi, më dërguan një kalë, një mushkë dhe një gomar, stolisur me velënxa të kuqe dhe jastëkë të qendisur, si për krushq sepse ishim tre vetë. Vjehrra dhe unë shkuam kaluar, kurse ime shoqe nuk pranoi, se s’kishte hipur kurrë mbi ndonjë kafshë dhe dyshonte se mund t’i mirreshin mendte. Si përfundim erdhi në këmbë.
– Një verë, – mendova të qëndroja pak më gjatë në fshat,- vazhdoi Lasgushi prandaj mora me vete një tog librash. Fshatari i mësuar të ngarkonte barrë me kashtë, me bar, me dushk, me mollë, po jo me libra, e shprehu habinë e vet në një formë origjinale shumë të sinqertë. Lasgushi qeshte sa herë e kujtonte. E di ç’më tha? “Gjynah o zoti Lasgush që je kaur! Të ishe mysliman…” Kur e pyeta pse, m’u përgjegj se as hoxha, as myftiu nuk kishin aq libra. I thashë se edhe Naim Frashëri dhe Sami Frashëri dhe Hoxha Tahsini myslimanë ishin, po libra kishin patur më shumë se unë.
* * *
MOS SHKYEJ NJË DERË TË HAPUR
Marrëdhëniet e tij me Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, Dhimitër Shuteriqin, në dukje ishin normale, por të ftohta. Lidhja mund t’ia kishte dhënë Lasgushit statusin e “shkrimtarit në profesion të lirë,” sikur brenda kryesisë të mos vepronte një korent i fortë dogmatik, të cilët e nënçmonin si poet apolitik, që i përkiste së kaluarës. Gjendja nuk ndryshoi as në kohën kur kryetar i Lidhjes u emërua Dritëro Agolli. Ai mbeti përkthyes me një rrogë të vogël dhe pensionist i thjeshtë, ndërsa disa të tjerë, shumë më pak të vyer se ai, gëzuan pensione të veçanta, “për shërbime të shquara në fushën e kulturës.” Në kishte ndonjë njeri që e meritonte atë motivim, ai ishte Lasgush Poradeci.
Dhimitër Shuteriqi vinte shpesh në Pogradec për të pushuar dhe për të punuar. Njëherë Lasgushi e pa në një kafe të vogël, duke biseduar me dy gabelë, por pandehu se rastësisht kishin qëlluar bashkë. Të nesërmen e njëjta skenë në të njëjtën kafene, gabelët duke folur e Dhimitri duke mbajtur shënime. Lasgushi u bë kureshtar dhe e pyeti Shuteriqin cili qe shkaku që po qeraste përditë ciganët. Ai iu përgjegj se gjuha cigane kishte disa fonema të veçanta dhe ai po mblidhte fjalë nga goja e tyre dhe përralla me qëllim të hartonte një gramatikë të asaj gjuhe pak të njohur. “Kot mundohesh,” – i preu Lasgushi. “Gramatikën e gjuhës cigane e kanë hartuar filologët gjermanë qysh në fillim të shekullit. Një kopje e librit ndodhet në Bibliotekën tonë Kombëtare. Po të doni ua jap dhe numërin e skedës. Për gjuhën e ciganëve të Shqipërisë ka shkruar anglezi Stjuart Man, në revistën “Gipsy.” Edhe kopjet e asaj reviste i ke në Bibliotekë.”
Shuteriqi kishte ngelur ngushtë, pa ditur çfarë të bënte me ciganët që kishte angazhuar për qëllime gjuhësore. Me dy fjalë Lasgushi i tregoi se po shqyente një derë të hapur.
– Më erdhi keq se po mundohej kot, – komentonte Lasgushi.
* * *
SFIDA E FUNDIT
Lasgushi u martua me një vajzë myslimane tiranase, me arsim të mesëm. Nafija nuk kishte asnjë lloj pretendimi për t’u dukur dhe as nuk lavdërohej me krijimtarinë e bashkëshortit të saj. Ajo ishte arsimtare e ciklit të ulët të shkollave dhe një amvisë e shkëlqyer që gjithë jetën punoi ia kushtoi kujdesit për familjen dhe burrin e saj. Me të Lasgushi pati dy vajza, të cilat qenë gëzimi i jetës së tij. E shoqja vdiq nga një sëmundje e pashërueshme nga mesi i vitete ’80. Miqtë, farefisi, të njohurit e Lasgushit dhe të rrethit të saj e përcollën për në varrezat. Kortezhi u bë mjaft i gjatë. Të afërmve u vinte keq si për Nafijen që vdiq në moshë relativisht të re, për dy vajzat që la jetime, ashtu edhe për Lasgushin që mbeti pa bashkëshorten në pleqëri, atëherë kur i duhej më shumë. Kur mbaroi ceremonia funebre, Lasgushi shkoi mbi varrin e saj, bëri kryqin tri herë dhe u përkul për të puthur kurorat me lule. Besnik ndaj idealeve dhe parimeve të tij, nuk u merakos aspak se çdo të thoshnin autoritetet dhe si do ta komentonin veprimin e tij, në një kohë që Shqipëria ishte deklaruar vendi i parë ateist në botë.
Autoritetet u detyruan ta justifikonin sfidën publike të Lasgushit, si tronditje pas dhimbjes që kishte pësuar, por ata që e njihnin nga afër kishin mendim tjetër. Lasgushi as nuk dinte, as nuk donte të shtihej. Ai kishte personalitetin e tij dhe atë e ruajti me dinjitet gjatë gjithë jetës së tij.
Këto vitet e fundit miqtë e Lasgushit kanë ngritur zërin për restaurimin e shtëpisë së tij në Pogradec, sepse ka rrezik të shembet po qe se nuk vihet dorë mbi të. Do të jetë në nderin e qytetit të Pogradecit dhe të Lidhjes së Shkrimtarëve që shtëpia e poetit të kthehet në një muzeum të vogël. Qytetit do t’i shtohet një objekt kulture, i cili çdo vit do të tërheqë me mijëra vizitorë, se Lasgushi ka vendin e tij në panteonin e kulturës kombëtare shqiptare.

‘Stambolli’ i shkrimtarit Orhan Pamuk dhe vendlindjet ku duket se prej nuk ndodh asgjë


Arian Leka



Katër vjet më parë, teksa lexoja romanin “Unë jam e kuqja”, m’u krijua bindja se kisha njohur jo vetëm personazhet, por edhe autorin e veprës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse t’i uroj shkrimtarit Orhan Pamuk rikthimin në gjuhën time përmes librit ‘Stamboll – kujtime dhe qyteti’ e sakaq të mendoj se kështu si ka ardhur jeta, njerëzit nuk munden më t’i shmangen njëri-tjetrit dhe mos një herë, një herë do të takohen në qendra apo në periferitë e qendrave, në krye të rrugëve apo në fund të kapitujve të një romani, si për t’i thënë në ngut e sipër njëri-tjetrit: “po rendim më shumë se dikur…” Po për ku…?…Në kërkim të kujt…?
Një përgjigje është në kërkim suksesit (!), drejt të lumturisë (!) në kërkim të asaj përsosmërie (!) që kërkuan miniaturistët e kuajve në oborrin e Sulltan Muratit III apo dy onufrët tek pikturojnë kuaj në ikonë.
Ndërkaq njeriu jeton, bëhet më i ditur, më i famshëm, bekohet me familje dhe fëmijë, bëhet më i pasur, me të gjitha llojet e pasurive që përfytyrojmë se njeriu mund të zotërojë, përfshi këtu edhe pasuritë e shpirtit. Duket se njeriu po kap majat e realizimit të qenies të vet. Në këtë mendje duket se është edhe shoqëria, përherë e gatshme të justifikojë çdo gjë në emër të suksesit, duke e shndërruar suksesin përmasë të qenies dhe kohës sonë. Por vetëm duket kështu.
Zaret e tryezës i kanë të gjithë numrat, veç zeros. Kjo mungesë e zeros tek zaret, krijon te njeriu bindjen dhe suksesit të përhershëm, i krijon ndjesinë e evolucionit permanent. Por po kjo ndjesi i krijon gjithashtu edhe iluzionin se nga kjo jetë, si do që të vijë puna, nuk dalim të humbur, gjithsesi (jekun e kemi në xhep, apo jo?!). Gjithë kjo ëndërr zgjat deri ditën kur para nesh shfaqet dhimbja (e jona apo e të tjerëve si ne), plakja (e jona apo e një shoqërie të lodhur), varfëria (jonë apo e të panjohurve si ne), shfaqet vdekja (e jona apo e të ngjashmit tonë), shfaqet urrejtja, dështimi, lodhja, përjashtimi dhe shpërfillja e tjetrit.
Nuk do i kish përmendur këto cilësime të frikshme për disa dhe të pakëndshme për disa të tjerë, sikur të ato mos ishin tema të pranishme në krijimtarinë e Orhan Pamukut. Nga ana tjetër janë këto tema që plotësojnë ndjeshmërinë tonë mbi fatin dhe mungesën e tij dhe bëjnë tekefundit dallimin mes zareve që luajmë duke përdorur si tryezë shpinën e njëri-tjetrit dhe zareve që vërtiten mbi skrivaninë e Zotit që sheh dhe shkruan gjithçka.

Po katër vjet më parë, në ligjëratën e mbajtur në Akademisë suedeze të Çmimeve Nobél, Orhan Pamuk kujtoi babanë tij, ndjesë pastë. Ai burrë kishte dashur të bëhej poeti i Stambollit. Kishte përkthyer në turqisht madje dhe Paul Valery-në. Porse nuk kishte qenë krejt i gatshëm të bënte jetën e poetit në një vend të varfër dhe me pak lexues, ndaj dhe si formë të pranisë atërore zgjodhi shndërrimin në baule të mbyllur tekstesh të pabotuara. Krahas ëndrrës së vet të fshehtë për t’u bërë poet i Stambollit, ky baba ushqente edhe ëndrrën e shpallur për suksesin e të birit dhe uronte që një ditë ky bir të bëhej Pashá i letrave të botës – siç dhe u bë – ndonëse ka të ngjarë që i ati të ketë ikur nga kjo jetë pa e njohur shpagën që paguan shkrimtari në kësi rastesh.
Në po atë ligjëratë Orhan Pamuk përmendi edhe faktin se me gjithë sukseset, njeriun e kohërave moderne e mundojnë po ato gjëra që kanë munduar edhe njeriun e zanafillës: mungesa e tokës, mungesa e një çatie mbi kokë dhe uria.
Toka, Çatia mbi kye dhe Uria jetojnë pranë nesh si kafshë të zbutura shtëpiake, si për të na kujtuar se kemi zbutur Natyrën, por Natyra e ka ndryshuar fare pak thelbin e natyrës sonë humane. Kur mëson këto njeriu ka dëshirë të kthejë kohën pas dhe së andejmi dallon se nuk i mjafton dylbia për të parë sa janë larguar prej tij gjërat që dikur i kishte dashur me jetë. Sheh gjithashtu se gjendet i vetëm në ballon. Në ballonin që e ka çuar drejt qiejve të suksesit, nuk gjendet më asnjë prej atyre thasëve me rërë që e mbanin lidhur me tokën dhe njerëzit e tjerë. I ka flakur poshtë, me dorën e vet, të gjitha, duke besuar se ishin thjesht thasë, se suksesi dhe jo rëra që na shket ndër gishtërinj si e përditshmja jonë, ishin të rëndësishme në jetë. Ka flakur dashurinë “me qafë të gjatë, me flokë bojëkafe e të shkëlqyeshëm”, siç përshkruhet tek “Stambolli”, emrat dhe fytyrat e të afërmve dhe të miqve të dikurshëm, ka flakur frikërat dhe është trimëruar, ka flakur letrat e dorëshkruara, përditshmërinë, tregjet e vogla, besimin, zanatet e ëndërruara, gabimet, humbjet, gjuhën amtare, ndjesinë e të qenit i vogël, anonim, ka flakur kombësinë, shpengimin, dyshimet, kurajën për të vazhduar dhe vërtetësinë e fëmijës që dikur kishte ëndërruar për të gjitha këto… Dhe ndihet i palumtur, si shumë njerëz të cilëve u ka rënë shorti të jenë njerëz prej boje dhe letre, por emra të shkruar, gjithsesi.
Dhe atëherë, pavarësisht se ku ndodhet, në qendër apo në cep të botës, në Stamboll apo në Tiranë, në avion apo në një nga ato lagjet periferike banorët e të cilave i përcjellin avionëm me sy, njeriun e kaplon trishtimi, e kap një mall e një ndjesi zbrazëtie, a mbërthen ankthi shpirtëror dhe ai shkurajim i veçantë që të mbështjell teksa shëtit përmes fjalive të shkurtra si rrugicat e mbyllura të një qyteti “aq të varfër dhe të përhumbur sa që zor të besosh se ka për t’iu kthyer ndonjëherë pasuria, zulma dhe kultura e dikurshme”, apo fjalive që zgjasin me faqe të tëra si pazaret dhe sheshet e hapura që priren nga deti, të cilat i gjejmë në mënyrë të spikatur tek ‘Stambolli’.
Në gjuhën e autorit të gjitha këto ndjesi përmblidhen në një fjalë e vetme: Hüzün. Dhe gjithë ky Hüzün bashkohet në rrëfimin dhe fotot që mbrojnë kujtimet e këtij qyteti që nuk është më siç ishte apo që është kujtesë.
Me sa duket këto ndjenja e shtyjnë edhe shkrimtarin – homo-s/criptor-in që shkruan dhe fsheh njëkohësisht të niset ose drejt një dhome më vete, për të bërë punën e përditshme të njeriut që përmes shkrimit shpëton njerëz apo botë të rrezikuara nga “holokausti” i kujtesës… Ose t’i braktisë të gjitha: dhomën, tryezën e punës, letrën, penën, dritaren me pamje nga ura e madhe e Bosforit që lidh kulturat e dy kontinenteve dhe, ndonëse mund t’i vijë në vesh vargu i Charles Baudelaire lexues hipokrit – i ngjashmi im – vëllai im (Hypocrite lecteur, – mon semblable, – mon frère!), ai merr rrugën drejt ca të panjohurve, për të cilët ka dëgjuar se i lexojnë me ëndje dhe i duan krijesat e librave të tij.
Me ‘Stambollin’ në formë libri që kemi në dorë, lexuesi mund të ndjehet si perandorët e mozaikëve që mbajnë në dorë botën. Nuk them ndonjë profeci nëse pohoj se këtë libër jo vetëm do e duam, por edhe do të na duhet. Tek ai do të gjejmë një Stamboll të ndryshëm nga ai që mundemi të zbulojmë vetë gjatë vizitave turistike. Nga ana tjetër, përmes atij Stambolli, ndoshta do të shohim më qartë vendlindjet tona të vogla, vendohet e mbyllura, të qeta, ku duket se prej vitesh nuk ndodh asgjë, vendlindje ndaj të cilave numërojmë 1001 kusure, vendlindje të cilat ç’kishin për të na thënë në vesh na e dhanë fshehtas, si një pare në xhep, para se t’i braktisnim për të vajtur drejt kryeqendrave, për të mos ua përmendur kurrë më as emrin.
E teksa jemi në këtë pikë, tek vendosja e kryeqendrave përballë periferive, më është dukur e çmuar ideja e organizatorëve, që autorit të romanit “Unë jam e kuqja” i bëhet dhuratë vizita në Berat – qytetin e kodikëve, kaligrafëve, miniaturistëve, skribëve, kishave, xhamive dhe teqeve të përhumbura në paqet e tyre, që është edhe skenë edhe atmosferë e romaneve të tij.
Gjatë vizitës në Berat, njerëz të tjerë, dikur qendër e sot periferi, do të gjejnë ndoshta rastin të tregojnë, pa e fshehur krejt atë kapardisjen e atyre që kanë qenë një herë qendër, një histori të messhekullit të XVIII. Historia bën fjalë për rivalitetin mes poetit të famshëm të qytetit, Nezimit – autorit të një divani të përmendur – dhe myftiut të Beratit, mulla Aliut, që gjithashtu shkruante poezi. Për shkak të pushteteve të ndryshme, rivaliteti i tyre artistik e ndau qytetin më dysh: poeti nuk donte atë që donte myftiu, por myftiu e donte edhe atë që kishte poeti. Sherri shkoi gjatë e për ta zgjidhur këtë dava u desh që sheh ul Islami t’i shkruante administratës vendase një letër, ardhur po prej atij Stambolli prej nga na vjen edhe libri i shkrimtarit Orhan Pamuk. Nuk ua heq kënaqësinë beratasve për ta rrëfyer fundin e kësaj ndodhie të denjë për vëmendje dhe respekt, që gjithsesi u mbyll me paqën që i takon t’i mbyllin çështjet qytete që kanë parë shumë, siç janë Stambolli dhe Berati. U kujtova për këtë për të theksuar se ato që kemi për t’i thënë njëri-tjetrit nuk mbarojnë këtu, siç dhe nuk kanë filluar me ne. Brenda secilit dikush pret të shfletohet si ky libër, pret si baulja e dorëshkrimeve të paraardhësve tanë që na zë rrugën gjersa ta hapim për të zbuluar se aty brenda rron i ngjashmi ynë që gjithashtu pret t’i thërrasim në emër.
Megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që po nesër dhe po në Berat, teksa shkrimtari Orhan Pamuk të jetë duke vizituar muzeun Onufri, në kishën Fjetja e shën Mërisë, brenda në Kastron e qytetit të lashtë, të dëgjohet një zë ardhur diku nga kohërat e Rilindjes së largët. Ndonëse pa kurrfarë ngulmimi, diku mes ikonostasit dhe harqeve, zëri do mëtojë të thotë: “e kuqja jam edhe unë, e kuqja jam edhe unë”, me pakënaqësinë e një personazhi të lënë jashtë nga vepra omonime e Orhan Pamukut. Dhe kjo pasi kësaj jete nuk i mungojnë rastësitë e pashmangshme, që i bëjnë veprat njerëzore të duken një opera aperta, në pritje të atyre që vijnë.

ÇFARË PËRKTHEHET SOT NGA LETËRSIA SHQIPE NË FRËNGJISHT DHE PËRSE



Mira Meksi

Pjesë nga ligjërata e mbajtur në Sallonin e Librit të Ballkanit, Paris 


Pyetja e shtruar shfaqet tejet e shtrirë, arsye për të cilën gjykojmë si të udhës ta kufizojmë mjaft ndjeshëm në koordinata kohore dhe hapësinore, për ta hedhur vështrimin vetëm: së pari, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u lëvrua brendapërbrenda territorit të Republikës së Shqipërisë, së dyti, tek ajo pjesë e letërsisë shqipe që u përkthye në frëngjisht pas viteve ’90 dhe së treti, tek ajo pjesë e letrave shqipe që u përkthye në frëngjisht, duke shmangur kësisoj atë pjesë që u shkrua drejtpërsëdrejti në frëngjisht. Një kufizim i tillë në kohë dhe në hapësirë jep mjaft dorë për të hedhur një vështrim më të kujdesshëm dhe më depërtues rreth atij realiteti kompleks që përpiqet të përcjellë pyetja e shtruar. Së fundmi, krahas kufizimeve të mësipërme, në këtë ligjëratë jemi përpjekur t’i shkojmë hap pas hapi edhe një kufizimi tjetër; më konkretisht, kapjen pas thelbit të dukurive të pikasura, duke lënë mënjanë, qoftë rastet e jashtëdukurive dhe qoftë protagonistët apo shfaqjet e veçanta të dukurive të ngërthyera. Një kufizim i tillë, besoj, do të arrinte që të shmangte me efikasitet jo pak paragjykime dhe polemika të mundshme, të cilat do të rrezikonin ndjeshëm që ta kthenin tërë këtë qasje në shprehje të asaj që tashmë jemi mësuar ta cilësojmë rëndomtazi si rivalitet që shkrimtarët shfaqin shpeshtas në adresë të njëri-tjetrit. Përkthimi shfaqet si një nga zejet që shqiptarët e kanë lëvruar mjaft herët, madje, në një kohë kur kjo zeje ishte ende në hapat e saj të parë, ku do të mjaftonte që të sillnim në vëmendje Shën Jeronimin – shenjtorin mbrojtës të përkthyesve – i cili vinte nga një familje ilire e trevave të Stridonës (në Dalmaci), një fshat në veriperëndim të lumit Buna, ku sot gjarpëron kufiri shqiptaro-malazez; duke shmangur një çështje tashmë të njohur dhe tejet të debatuar mes rrymave nacionaliste që nisën të gjallonin në trevat e Ballkanit gjatë periudhës së lindjes së “shtet-kombeve”, kryesisht aty nga fundi i shekullit XVII (ndonëse Jacques le Goff, siç dihet tashmë, i vëren fillesat e “nacionalizmit” përgjatë periudhës së Mesjetës së vonë); duke shmangur, po ashtu edhe disa nga tezat historikisht të pabazuara të Robert Elsie-së në lidhje me “kombësinë” e Shën Jeronimit, do të doja të vija në pah se te kjo cilësia e mbrojtësit të përkthyesve vërejmë një sjellje që i është brendashkruar vazhdimisht në formën e një tipari shqiptarëve, pavarësisht “kombësisë” së Shën Jeronimit; më konkretisht, qysh se në kohët e hershme, krejt ndryshe nga sa vërejmë te popujt e tjerë, mendjet e ndritura të letërsisë dhe kulturës shqiptare shkruan në një gjuhë tjetër, në një gjuhë të ndryshme nga gjuha e tyre amtare; ndërsa rilindësit italianë me në krye Dante-n, shkruan në italisht, në “vulgaris eloquenti”a; ndërsa Cervantes-i shkroi në spanjisht dhe Shakespeare-i në anglisht, shkrimtarët e mëhershëm shqiptarë i shkruan veprat e tyre në gjuhën sunduese të kohës, në latinisht. Kjo gjendje e tyre prej “outsiders gjuhësorë” vërehet mjaft ndjeshëm në veprat e tyre; do të mjaftonte t’i hidhnim një sy sado fluturimthi Jetës së Shën Palit dhe Epistolarit të Shën Jeronimit, apo “Jetës dhe bëmave të Skënderbeut” dhe Rrethimit të Krujës, së Marin Barletit, për të kuptuar se gjuha në të cilën shkruan ishte dhe vijoi të mbetej për ta një gjuhë e “tjetërt”, vetë “gjuha e tjetrit”; latinishtja e Shën Jeronimit qëndron mjaft larg senecus-it të kohës, ndërkohë që edhe latinishtja e Barletit qëndron mjaft larg latinishtes së periudhës së hershme të Rilindjes. Ajo çka shfaqet e rëndësishme në këto shembuj, është kjo: për shqiptarët, dëshira dhe nevoja për të komunikuar me tjetrin ishte shumë herë më e fuqishme sesa vetë nevoja për të lëvruar gjuhën e tyre, siç shfaqej rasti i autorëve që përmendëm më lart, të cilët vështrohen edhe si “themeluesit” e gjuhëve kombëtare në vendet përkatëse. Nevoja për t’u hapur ndaj tjetrit ishte shumë më e fuqishme sesa nevoja për të lëvruar vetveten duke u përthyer mbi vetvete dhe mbyllur në vetvete. Pikërisht për këtë arsye, përkthimi në gjuhën e tjetrit shfaqet një sjellje që i paraprin përkthimit të tjetrit në gjuhën amtare, ku do të vlente të sillnim në vëmendje faktin se “përkthimi” mbetet ndërkaq edhe zanafilla e letërsisë vendase; e para vepër që na ka mbërritur sot e shkruar në shqip është pikërisht një përkthim, i njohur si Meshari i Gjon Buzukut, një nga përkthimet e para të meshës latine në një gjuhë tjetër, i përkthyer, siç na bën me dije përkthyesi, në vitet 1554-1555, që do të thotë shprehimisht shumë kohë më parë sesa botimi i plotë i origjinalit latinisht më 1570 nga Papa Piu V.
Kjo nevojë e ngutshme për të përkthyer dhe, përpara së gjithash, “për t’u përkthyer”, vijoi të ishte e pranishme edhe gjatë periudhës së rimëkëmbjes kombëtare, ku do të mjaftonte që të sillnim në kujtesë faktin se poema “Moj Shqypni, e mjera Shqypni”, e cila ishte edhe “himni kombëtar” i Shqipërisë së periudhës para pavarësisë, u shkrua në shqip dhe u përkthye në italisht prej vetë autorit, Pashko Vasa.
E njëjta nevojë ndihet mjaft fuqishëm edhe sot dhe shfaqet pothuajse sipas të njëjtave tipare dhe lëvizjeve të pararendësve tanë. Kjo vlen të thuhet sidomos pas viteve ’90, të cilat, siç dihet, u shënjuan nga një mori ngjarjesh të rëndësishme politike, të kurorëzuara me rifitimin e së drejtës së fjalës së lirë dhe të krijimit të lirë të shprehjes artistike dhe letrare. Mbas ndryshimit të sistemit, dëshira dhe përpjekja e shqiptarëve për të përkthyer dhe për t’u përkthyer ka qenë e madhe, sidomos në frëngjisht, për hir të traditës që kjo gjuhë ka në vend (Shqipëria është e njohur si vend frankofon), por edhe të një dashamirësie të treguar nga Franca në këtë drejtim (përkthimi i pothuaj tërë veprës së Kadaresë, por edhe i shkrimtarëve të tjerë). Njëlloj siç kishte ndodhur më parë, dhe ndoshta duke u nisur deri edhe nga të njëjtat shkaqe dytësore (më konkretisht, nga fakti që ishim një popull i vogël në numër, një popull që nuk kishte ndonjë ndikim të madh në zhvillimet politike të kohës, me një ekonomi pothuajse të pazhvilluar, e paaftë që të eksportonte “gjuhën”, siç vërejmë të ndodhë në kohët tona me anglishten), më së pari dhe më së tepërmi, janë vetë shqiptarët ata që ngarendin t’i jepen përkthimit të vetvetes; kush më shumë dhe kush më pak, ndër krijuesit shqiptarë, pjesa dërrmuese është rrekur që të gjejë përkthyes nga gjuha e krijimit në gjuhë të huaj dhe të përkthejë vepra që flasin për gjithë sa ka ndodhur gjatë periudhës së “mbylljes”. Parë nga ky drejtim, “hapja” e tyre është shumëplanëshe: psikologjike, epistemologjike, politike dhe… njerëzore. Nëse mbajmë parasysh këtë, fakti që veprat më të përkthyera janë jo eksperimentet letrare, por memorialistika apo vepra me karakter historik që përfshijnë periudhën e diktaturës, nuk krijon asnjë ndjesi të çuditshme. Porse kjo është vetëm njëra faqe e medaljes. Njëlloj siç ishin ndier edhe gjatë kohës së diktaturës, kur “hyrjet” (sjellja e veprave në shqip) dhe “daljet” (sjellja e veprave shqipe në gjuhë të huaj) përkthimore diktoheshin nga kasta në pushtet dhe ligjet e rrepta ideologjike, edhe në kohët tona krijuesit ndihen sërishmi të “kushtëzuar”, për të mos thënë të “diktuar”; në vend të diktaturës dhe ideologjisë komuniste, tashmë krijuesve u duhet të përballen me një diktat tjetër: me ligjësitë e tregut, të kërkesës që kushtëzon në thelb ofertën. Dhe në këtë drejtim, gjërat duket se lëvizin brenda një horizonti mjaft të turbullt, madje dramatik për krijuesit e letrave shqipe. Çdo të thotë kjo? Duke jetuar në një botë ku “bursa e vlerave të mirëfillta dhe të patjetërsueshme artistike” përzihet keqazi me “bursën e interesave dhe vlerave të ndryshueshme të tregut”, lëvruesit e letrave shqipe, me synimin për të qenë “të botuar jashtë vendit”, kanë nisur të lëshojnë jo pak pe në drejtim të “invariableve”, për t’u kapur pas “variableve” letrare, duke u përpjekur shpeshtasi që të lëvrojnë një mori vlerash të luhatshme, në mos të dyshimta, të cilat duket se grishin fort një lloj kërshërie të veçantë ndaj asaj që ndodh brenda “izolimit” në përgjithësi, por edhe ndaj vuajtjes njerëzore në veçanti. Në këtë kuadër, gjithë sa vërejmë më së shpeshti në letrat shqipe të atyre autorëve që priren të botohen gjithçmos jashtë kufijve të Shqipërisë është prirja për të kënaqur këtë kategori të lexuesve, duke marrë kësisoj mbi vete një sjellje prej “zbuluesi botësh të ndaluara” dhe prej viktime, domosdo. Të përfshirë në manovrat e kësaj “burse variablësh”, një pjesë e mirë e shkrimtarëve jashtanakë (outsiders) mëtojnë që të ofrojnë gjithnjë dhe vazhdimisht pamjen e një Shqipërie të pikturuar sa më zi, ndërkohë që, ndonëse përmes një neorealizmi të vonuar, këta shkrimtarë mund të ishin kahur fare mirë jo që t’i jepeshin thjesht dhe vetëm një përshkrimi bardhë e zi të periudhës së komunizmit, por të na jepnin një përshkrim të gjithë atyre ndryshimeve rrënjësore që vendosja me dhunë e diktaturës solli në ndërgjegjen kolektive dhe individuale, duke u përpjekur që të nxjerrë në pah jo vetëm një proces tjetërsimi masiv, por edhe linjat e rezistencës dhe atë pjesë të popullsisë që diti të krijojë një jetë njerëzore – sado në kushtet e një diktature çnjerëzore – brenda këtij kuadri historik. Duke qenë promovues të vetvetes, një pjesë e mirë e krijuesve shqiptarë duket se po përpiqen t’i shkojnë nga pas kërkesës së përkohshme të tregut, duke trokitur nëpër dyert e botuesve francezë me “viktimat” e radhës, ndërkohë që një pjesë tjetër e shkrimtarëve, ndonëse shfaqin arritje të dukshme në “invariable”, vijojnë ende të mbeten nën hije, të panjohur në Francë, për shkak se temat e tyre nuk përkojnë me syresh që dikton kërkesa e tanishme e tregut, sikundërse edhe për shkak të mungesës së një interesi sistematik dhe një programi të mirëfilltë botimor të botuesve francezë kundrejt prurjeve të letërsisë shqipe, të cilat, për hir të së vërtetës, meritojnë një vëmendje shumë herë më të madhe. Porse, për këta të fundit, është më e rëndësishme që të kujtohen si lëvrues të denjë të fjalës artistike dhe jo si mbartës e përçues idesh dhe pamjesh të një të viktimizuari. Sa për njohjen, kjo kategori shkrimtarësh duket se ka mësuar jo pak nga rasti i Shakespeare-it, andaj dhe presin me durim lindjen e një Goethe-je të ri, në fund të fundit, e një lexuesi neorealist. E atëherë, jemi të sigurt se edhe përkthimi i veprave shqipe në frëngjisht do të njohë një tjetër zhvillim dhe do të jetë shumë herë më grishës dhe më përfaqësues përballë lexuesit të ri francez.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...