Një jetë plotë dinjitet, asnjëherë i përkulur, me plotë atdhedashuri, i dashur për të gjithë, shembull për kohen e vet dhe gjeneratat që do vijnë!
Pushofshë në Parajsë nga Hyji,profesori dhe edukatori i Ynë.
Jemi krenar që të patëm ,ne nxënësit tu!
Të nderuar miq ,shok dhe familjarë, ju infirmojmë se nesër
(e shtunë) 08 .06.2019 në ora 11:00, në Kuvendin Komunal të Deçanit do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së , veteranit të arsimit, Rexhep Molliqaj nga Lluka e Epërme.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15, në varrezat tek Verrat e Llukës, Deçan.
Mësuesi rrëfen një histori dashurie që do t’iu lë pa fjalë
Një histori e këndshme e një dashurie, e cila në fillim ishte një mollë e ndaluar, është rrëfyer në një reportazh në RTV21.
Veterani i arsimit, Rexhep Molliqaj nga Deçani tregon historinë e tij të shkollimit dhe të punës si mësues. Derisa edhe vetë ishte nxënës në shkollën e fshatit Llukë ai bëhet mësues i vajzave të fshatit për zhdukjen e analfabetizmit.
Pedagogu Rexhep Molliqaj,nga Lluka e Epërme e Deçanit , flet për dashurinë e tij të fshehtë në një periudhë të vështirë ku një temë e tillë ishte pothuajse e ndaluar.
Ai tregon se ish bashkëshorten e tij e ka takuar fshehtas tek mulliri i familjes së saj.
Tregon se si e kishte dërguar mësit dajën e vajzës, të cilit i ishte dashur të shkojë tri herë të kërkojë dorën e vajzës...
Dhe sot mësuesi ynë i dashur,nuk është më ne mesin tonë.Ai është në zemrat tona.në zemrat e çdo shqiptari që e kanë njohur këtë burrë të urtë,te menqëm , edukator i shumë gjenratave në arsimin e Deçanit dhe ma gjërë...
Lamtumirë i dashuri mësues!
Lamtumirë gjysh!!!
Lamtumirë gjysh!!!
Flori Bruqi