Kosova sipas raportit të ri të organizatës “Reporterët pa Kufij” është renditur në vendin e 75 në botë sa i përket lirisë së shtypit.
Për Ballkani.info publicisti dhe gazetari i njohur Migjen Kelmendi, që është edhe pronar i mediumit “Rrokum Tv”, ka thënë se liria e shtypit në tërë Ballkani është duke u degraduar, pasi sipas tij mediet janë duke u kontrolluar nga fuqitë e mëdha.
E në Kosovë, sipas Kelmendit kanë mbetur tepër pak mediume që duhet t’u besohet, pasi sipas publicistit nuk ka treg të rregulluar medial dhe ka dështim të rregullatorit medial.
“Mungesa e tregut medial dhe dështimi i rregullatorit medial bënë që në media të keq ndikim të njerëzve të pushtetit nga sfera politike dhe ajo e bizneseve”, ka pohuar Kelmendi.
Sipas tij gazetaria dhe liria e shtypit është edhe më keq në Shqipëri dhe vendet përreth.
“Në vendet fqinje çështja ka filluar të bëhet qesharake nëse ti ke ambicie me fillu me ba një media të pavarur”, shtoi Kelmendi për Ballkani.info.
Raporti nga “Reporterët pa Kufij” flet edhe për Malin e Zi ku ka renditjen më të ulët për Lirinë e Shtypit, pasi organizata e ka renditur në vendin e 104.
Vendet tjera të rajonit kanë këtë renditje: Bosnjë dhe Hercegovina në vendin e 63, Kroacia 64, Serbia 90 dhe Shqipëria në vendin e 82.
Ndërkaq, Kosova është radhitur më mirë se Shqipëria dhe Serbia, duke zënë kështu vendin e 75-të.
Në periudhën mars-shtator 1996 ka qenë kryesues i prodhimit në televizionin amerikano-shqiptar “Victoria” në Nju Jork. Në vitet 1997-1999 ishte emëruar nga qeveria e Kosovës ne Ekzil si Kryeredaktor i programit satelitor në gjuhën shqipe, edicioni kosovar, qe emitohej nga Televizioni Shqiptar (TVSH). Ka specializuar në fushën e menaxhimit të medias në "Concordia University" (Montreal, Kanada, 2000). Në vitet 2000-2001 ishte drejtori i pare shqiptar i Radio Televizionit te Kosovës. Që nga viti 2001 është themelues dhe botues i gazetës javore "Java", e cila ne vitin 2008 kalon dhe vazhdon t; botohet online. Ne vitin 2006 lëshon televizionin e parë kabllo dhe internet në Kosovë në bashkëpunim me operatorin kabllor "Kujtesa" - RROKUM. JAVA edhe RROKUM janë të vetmet media ne hapësirën mbarëshqiptare qe kultivojnë dhe përdorin Gegërishten si medium.)
Veprat:
"Gryka e Kohës" ("Dukagjini", Peje, 1994)
"Na dutz Na ho Utz - P'ej shpije"
("MM", Prishtine, 1996)
"Carere Patria - Mungesa e Atdheut" ("Çabej", Tirane, 1997)
Ka përkthyer veprat "Një varr për Boris Davidoviçin"
dhe "Enciklopedia e të vdekurve" të shkrimtarit Danilo Kis.