Raporti ofron një vlerësim të lirisë së mediave në Kosovë, zbatimin e kornizës ligjore në fuqi që siguron lirinë e shprehjes dhe të medias, qasjen në informacion, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, standardet profesionale të raportimit dhe nivelit të vetë-cenzurës / cenzurës në media, përfshirë kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Raporti gjithashtu vlerëson punën e institucioneve të medias në mbrojtjen e lirisë së medias. Raporti ngritë dy çështje kryesore: e para në lidhje me sfidat dhe shkeljet e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë, dhe e dyta kërkon përgjigjet ndaj shkeljeve dhe sfidave të lirisë së shprehjes dhe të medias dhe sigurisë së gazetarëve.(OSCE).
Në raportin mbi “Liritë dhe mediat në vitin 2019”, thuhet mes tjerash se udhëheqësit antidemokratik në demokracitë e brishta, kanë provuar të trembin mediat duke përdorur mjete ekonomike, ligjore dhe joligjore për të heshtur gazetarët kritik dhe për të forcuar mediat ‘miqësore’.
Në disa prej demokracive më me ndikim në botë, thuhet në raport, shtresa të mëdha të popullsisë nuk marrin më lajme dhe informacione të paanshme. Kjo nuk ndodhë se gazetarët janë futur në burg, siç mund të ndodhë në shtetet autoritare. Në vend të kësaj, thuhet në raport, mediet kanë rënë pre e përpjekjeve për të mbytur pavarësinë e tyre. Metodat e zakonshme përfshijnë mes tjerash edhe trysninë ligjore e financiare, çështjet e pronësisë dhe denoncimet publike të gazetarëve të ndershëm. Qeveritë gjithashtu kanë ofruar mbështetje për mediet ‘miqësore’ përmes masave të tilla si kontrata shtetërore fitimprurëse, vendime të favorshme rregullatore dhe qasje preferenciale në informacionin shtetëror. Qëllimi është që shtypja t’u shërbejë atyre që janë në pushtet në vend të publikut, thuhet aty.
Të dyja këto vende kanë nga 2 pikë në një matje nga 0 deri ne 4 ku rezultati 0, përfaqëson shkallën më të vogël të lirisë dhe ai 4, shkallën më të lartë të lirisë.
Shqipëria dhe Kosova, po ashtu kanë nga 2 pikë sikurse edhe të gjitha vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.