2019-06-27

Kush po e shkatërron Shqipërinë ?!


Fotoporteti

Nga Flori Bruqi 


Në një artikull të publicistit të njohur shqiptar Xun Çetta, me titull " Shqipëria po kallet flakë, Kosovës po i shkon tymi! Ku jemi ore, hej?!", në mes tjerash thuhet :


Xun Çetta 

Këto video këtu, dhe shumë Video tjera bashkë më çfarë po shohim në ekran, nuk janë pamje të viteve 89-90-ta në Shqiperi por janë të këtyre ditëve të sotme, më sakt kjo video e parë është në Klos ku janë djegur materialet zgjedhore dhe pas situatës së tensionuar, protestues të opozitës kanë nxjerr jashtë KZAZ 17 më gjitha materialet zgjedhore, duke iu vënë flakën atyre !!!.


Unë nuk dua e as nuk mund ta di krejt sakt se kush ka të drejtë e kush jo por, kurr nuk thëm se këto sjellje janë për Shqipërinë sot.

VIDEO-I-:

https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/314893649427670/

Edhe në Tropojë, fillimisht nisën përplasjet atje,më pas qytetarë kanë hequr materialet zgjedhore në KZAZ-në nr.9 duke i thyer xhamat dhe dyert e objektit dhe më pas krejt në fund, kanë zhdukur gjitha materialet zgjedhore !!! Tani ndalëm dhe pyes vehtën : A bash kështu e meritoj Shqipëria e shekullt tonë të Ri 21 i cili do duhej të jetë shekulli i mbrëvajtjeve tona si komb ?.Zoti e bëftë mirë se njerëzit normal nuk din ti japin rrugë kësaj pune !. Diplomacitë e huaja po thojn : Zoti i ruajt këta nga vetvetja se ne e askush tjetër nuk u kemi hak as hile. Po thojn kështu më arsye edhe pse ka hile ndaj popullit tonë pse jo, por amë, po deshmojm se nuk e meritojm krejt çfarë na takon.

VIDEO-II-:

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/442614879624195/

Kosova, sikur po e sheh tymin i cili po ngritët edhe këndej lartë e më lartë dhe filloj të marr masa qoftë më shkarkime të niveleve më të larta, qoftë edhe më pergaditje të zjarrëfiksëve, ( lexo të masave të sigurisë).

Mos të harrojm faktin tjetër se, shkarkimi i milionerve të krimit, nuk ndëshkon krimin, kapitali tyre tashme i verifikuar si sukses i krimit, aj në vendin e varfër si Kosova bëhet mbret pa pergjegjësi… Shkarkimet pastaj mund të dalin si qadra e krimit nese kapitali mbetet e pa prekur në një anë si dhe, nese nuk ndalët lidhja e agjentit të shkarkuar për spiunim. Presidenti Thaçi shkarkon agjentin e BIA-s serbe Branislav Nikoliq por, shtrohet pyetja, a do i dalët të ndalët detyra tij ?,thotë në mes tjerash publicisti nga Kosova Xun Çetta.




Xhemal Gjunkshi



PD: PS dhe Qeveria po shpërndajnë armë te militantët e tyre. Rrezik konfrontimi


Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka bërë një deklaratë të fortë nga selia e PD këtë të mërkurë. Ai deklaroi se në Dibër, Rilindja dhe qeveria po shpërndajnë armë për militantët. “Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral. Po ju informojmë që në të gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza”,- deklaroi gjeneral Gjunkshi.

Deklarata denoncuese është një shenjë alarmi për datën 30 qershor, aq më tepër në Dibër, qarku ku u faktua bashkëpunimi i qeverisë me krimin për vjedhjen e votave.

Ai tha se drejtuesit e policisë në Dibër po i bëjnë presion qytetarëve për votat, duke theksuar se ministri i brendshëm Lleshaj ka gënjyer publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit e policisë në Dibër, pasi, sipas Gjunkshit, ata janë akoma në detyrë.

Ish-deputeti paraqiti një listë të detajuar me targa të falsifikuara të automjeteve të ushtrisë që janë vënë në funksion të fushatës elektorale, një tjetër shkelje e rëndë ligjore.

Deklarata e plotë e ish-deputetit:

Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë! Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama. Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.

Është e paprecedent që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka, shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste. Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër. Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër. Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.

Mjeti Towareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.

Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip Audi.

Gjatë fushatës së saj elektorale, Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.

Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.

Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeministri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore autorët e kësaj dosje, por ata vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

Ky është një mashtrim shumë i madh. Ata jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht:

Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër. Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë. Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza. Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.

Të nderuar qytetarë!

Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.




Rezultate imazhesh për rexhep erdoan dhe edi rama

Edi Rama dhe Erdogan 

Çfarë mësimesh duhet të nxjerrë Edi Rama nga humbja e Erdogan?


Për kryeministrin Edi Rama figura e Presidentit Erdogan ka qënë “frymëzuese që në fillesat e tij si kryetar bashkie i Stambollit” (intervista e tij në Anadolu Agency për fitoren e zgjedhjeve referendare në Turqi).

1 Në fakt zoti Rama e admiron liderin turk për mënyrën autokratike që ai qeveris, pavarësisht se është i kujdesshëm të mos e shprehë hapur. Deri më 23 qershor 2019  kur partia e presidentit Erdogan humbi zgjedhjet në Stamboll, ai donte të ishte si modeli i tij, i një lideri me pushtet të pakufizuar dhe me një projekt të madh për vendin e tij.


Pavarësisht diferencave në staturë, ku njëri ishte lider ndërsa tjetri drejtues populist kulti, ai u përpoq të imitonte çdo gjë. Mori doktrinën e politikës së jashtme nga Turqia, rrezikoi aleancat strategjike me perëndimin duke pranuar presionet e tyre, drejtoi të vetmet investime të huaja vetëm me Turqinë, kapi
mediat dhe vuri nën kontroll shtypin ashtu si miku i tij. Ai nuk kishte mundësi dhe kapacitete të rindërtonte një perandori si Presidenti Erdogan, por nisi aventurën për Shqipërinë e bashkuar, i frymëzuar nga Vucic që e përdorte si një lider global, në funksion të projektit të këtij të fundit.

Zoti Rama dështoi të ngrinte një sistem efektiv ekonomik si miku i tij, por u zhyt në skemat e fuqizimit të pushtetit personal. Loja gjeopolitike e fortë me fuqitë e mëdha ishte për presidentin Erdogan një lojë në funksion të rritjes së rolit të Turqisë si fuqi rajonale, ndërsa zoti Rama u bë pre’ e skemave të dyshimta rajonale që prodhonin destabilitet por që i mundësonin pushtet të pakufizuar. Ai kërkonte mbështetje personale pushteti dhe mori për Shqipërinë një xhami monumentale.

Ai dashuronte marrëzisht modelin e fuqisë po ju ofrua vasalitetit osmanlli.

Humbja e Stambollit është fillimi i ngritjes së opozitës dhe rikthimit në republikën e themeluar të Ataturk-ut. Burgosjet, dhuna, heqjet nga puna nuk mundën të mposhtnin qëndresën qytetare. Shqipëria është në një krizë të thellë institucionale. Korrupsioni, lidhja e krimit me politikën, shpërdorimet e fondeve publike kanë ngritur ndërgjegjen qytetare për ti thënë ndal një regjimi autokrat. Humbja e Z. Erdogan është një mësim që edhe vendet lindore mund të ngrihen në nmbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Por edhe ciklet e demokracisë afrohen dhe largohen dhe janë në funksion të cilësive të liderëve autoritarë.

Ndërsa Erdogan, një shtetar me eksperiencë, e pranoi humbjen, nuk manipulon zgjedhjet dhe ruan fasadën e një demokracie të asfiksuar në funksion të lojës së tij gjeopolitike, i ngjashmi i tij i shkon deri në fund marrëzisë së tij të shtetit një-partiak. Ndoshta shumë shpejt, i lodhur nga demokracia dhe i mos-kuptuar nga ‘derrat dhe delet e tij’, lideri global do të afrohet me modelin e tij, por kësaj radhe si një vasal i mundur dhe i mërzitur me popullin e tij.


Rezultate imazhesh për Kejdi Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj




Perandoria ka vend për të gjithë.





Por një mesazh për kryeministrin  Edi Rama ka edhe ish deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.


“Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh”, shkruan nënkryetarja e LSI në reagimin e saj.

Postimi i Kejdi Mehmetaj:

Hajde o Rama Gangsteri,

Këtu e ke Fierin dhe fierakët! Çfarë të tha falli sot që të ka pushtuar frika dhe e ke mbuluar Fierin e socialistëve të vjetër me qindra polica që i ke kthyer në badyguard personal.

Ky Fieri që ti e varfërove, e kriminalizove dhe e le shkret pa njerëz, është Fieri që do të dërgojë mbrapsht në skutat e betonizuara që fshihesh.

Lëri punonjësit e shkretë të administratës rehat. Lër rehat dhe kompanitë e autobuzave që t’i sjellin me detyrim ata punonjës nëpër takime.

Hiqi policat dhe pastaj, po je trim sa hiqesh, hajde matu me Fierin!



Rezultate imazhesh për Mathew Palmer


Mathew Palmer rrëzon Kolegjin

 Të bëhen zgjedhjet pastaj vendos Kushtetuesja


Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri, është shprehur se, pavarësisht "gëzimit" të mazhorancës për vendimin e para pak ditëve të Kolegjit Zgjedhor, fjalën e fundit duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

Zyrtari i lartë amerikan dha qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që kanë ndarë politikën shqiptare, duke deklaruar se pas zhvillimit më 30 qershor  2019 fatin e zgjedhjeve ta vendosë Gjykata Kushtetuese pas ngritjes dhe funksionimit normal të saj.


Rezultate imazhesh për edi rama ilir meta

Cili e "sundon" Shqipërinë : Ilir Meta dhe Edi Rama 



Dorëheqje apo shpërndarje të parlamentit?!


Ilir  Meta i dërgon Edi  Ramës, 2 mesazhe të forta


Këto ditë, ndërkohë që Edi Rama po ecën me shpejtësi në parlament në rrugën e shkarkimit si president të Ilir Metës, në publik po qarkullojnë edhe opsionet se si do të kundërpërgjigjet ky i fundit.

I pari, se do të japë dorëheqjen duke e lënë kështu, Edi Ramën, krejtësisht zbuluar me të gjitha institucione e shtetin në dorë të tij dhe i dyti, të shpërndajë parlamentin duke e cilësuar të paligjshëm, pasi nuk plotëson kushtetutshmërinë e 140 deputetëve.



Mbështetës të opozitës dhe qytetarë u mblodhën në Fier, duke pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.

'O Rama gangsteri', ish deputetja sfidon kryeministrin: Hiq policët dhe hajde matu...

Më pankarta në duar dhe me thirrjet "Rama ik" mbështetësit e opozitës kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama dhe jo zgjedhje monopartiake.




Këshilli Europës tërhiqet


Drejt mosnjohjes së 30 Qershorit 2019 .

 Situate kaotike


Në një njoftim të publikuar pak momente më parë Këshilli i Europoës ka anulluar delegacionin që ishte programuar për zgjedhje në Shqipëri.

Ja njoftimi i plotë:


Në vijim të emailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.


Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin.

Njoftimi ne anglisht

Dear colleagues,

Folloëing the email hereunder, ëhere ëe invite you to a meeting ëith a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, please be informed that the leadership of the Congress (the President in consultation ëith the tëo Presidents of the Chambers, in accordance ëith Congress rules) has decided not to deploy a Congress Election Observation Delegation to Albania due to the continued uncertainty concerning the organisation of the local elections in Albania on 30 June and possible security risks in certain deployment areas.

Ëe apologise for any inconvenience the short-term cancelation may have caused and thank you for your readiness to exchange ëith the Congress.



I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...