Këshilltarja politike e ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës
z.Myzejene Selmani,në facebook shkruan:
"Unë dua që Shqipëria sot të jetë e qetë për hirë të brezave të tashëm dhe të ardhshëm.Duajeni edhe ju shqiptarë shumë mos tju mallkojnë të rinjët fëmija dhe historia."
Editorial nga Flori Bruqi
Njëqindvjeçari i fundit i zuri shqiptarët në fazën fisnore dhe që një shekull nuk po arrijmë dot të bëhemi komb shtetformues.
Fiset në vend që të shkrihen në komb, ato po degradojnë në klane apo banda dhe liderët politikë në vend që të jenë prijës të popullit, po kthehen në prijës të klaneve apo bandave!
Prandaj, si në Shqipëri, si në Kosovë nuk ka gjë më të lehtë se ta shkatërrosh shtetin, sepse në asnjërin vend nuk ka shtet të mirëfilltë.
Dhe armiqtë më potencialë të shtetit janë liderët politikë me bandat e tyre.
Kështu thotë mes tjerash studiuesi i mirënjohur shqiptar Prof.Dr.Sali Sali Bytyqi nga Prishtina, i cili edhe këtë e thotë shtruar : "Vëllezërit tanë në atë Shqipëri të cunguar, fizikisht e shpirtërisht, anarkinë e konsiderojnë demokraci dhe sikur janë pajtuar t'ia vënë flakën edhe asaj gjysmë Shqipërie!",shkruan Bytyqi në facebook.
Bota virtuale e kryeministrit Edi Rama nuk janë vetëm takimet nëpër lagjet e Tiranës, të kuruara estetikisht në kafene nga Lali Eri. Shqipëria tjetër, ajo e vërteta, është pak larg kryeqytetit, duke përfunsuar në çdo bashki që drejtohet nga përfaqësues të opozitës, PD, LSI dhe PDIU dhe jo vetëm në to, por edhe në qytete ku pushteti lokal drejtohet nga PS.
Janë dy polici që përplasen mes tyre dhe këta të mbështetur nga qytetarë. Të gjithë miq e të gjithë armiq. Bashkitë që drejtohen nga opozita i kanë kërkuar KZAZ-ve që të lirojnë ambientet ku administrohen materialet zgjedhore, pasi nuk e njohin procesin, pas anulimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti.
Nga ana tjetër qeveria, e bërë gardh me Policinë e Shtetit hakërrehet ndaj këtij vendimi duke u përlasur fort fizikisht me protestues të opozitës dhe policë bashkiak. Kaosi nisi që mbrëmjen e shkuar në Shkodër, kur protestues të opozitës sulmuan KZAZ-në, duke i vënë flakën edhe dy klasave ku ndodheshin materiale zgjedhore.
Ky është frustrimi i madh popullor që u ndez gjakrat edhe nga qëndrimet indiferente, përbuzëse dhe arrogance të theksuar të qeverisë. Deri më tani kemi dy palë, protestues opozitarë dhe polici të shtetit, më datë 30 qershor 2019 , nëse qeveria nuk tërhiqet nga zgjedhjet do jenë të paktën tre palë.
Votues të Rilindjes, opozitarë që protestojnë dhe punonjës policie. Kjo do jetë katastrofa kur të yshtur nga politika, veçanrisht ajo qeveritare, votuesit e saj mund të shkojnë në kacafytje me fqinjin, me bashkëqytetarin e tij apo me policin e thjesht rrogtar dhe hallemadh, duke u bërë martirë të një pushteti absurd.
Sot kryeministri i sheh këto pamje përlasjesh që po shoqërohen me shumë të lënduar në disa qytetet të vendit, por qëndron indiferent gati në urrejtje, për të mbajtur pushtetin e tij, tashmë të faktuar që e siguroi me vota të vjedhura.
Nuk i mjaftuan as 16 audiopëgjimet ku shfaqet ai vetë, ish-ministri Gjiknuri, deputetë të PS-së, drejtues lokal të Dibrës që bëjnë haptas llogaritë për blerje vote.
Shkrimtari ,poeti dhe publicisti i mirënjohur nga Durrësi Akademik Prof.Nikolla Spathari ,thotë se nuk do të ndodhë asgjë me 30 qershor 2019 në Shqipëri:
Nuk di a e keni vën re, se në emiosionet televizive, këto ditë, moderatorët Blendi Fevziu, Eni Vasili etj,. gjatë gjithë emisionit, bëjnë më dhjetra herë vetëm një pyetje:
" Çdo të ndodh të dielën?". Sikur duan me çdo kusht që të ndodh diçka.
Asgjë nuk do të ndodh. Si njeri nga publicistët më të vjetër, ju lutëm mos i hidhni bënzinë zjarrit me pyetje të tilla Detyra juaj është fisnike e jo nxitëse për përleshje.”,thotë Profesori durrsak Nikolla Spathari.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 qershor 2019 , megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile. Ai thotë se problemet që mund ketë janë ato të rendit publik.
“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative… Jo. Nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri. Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.
Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil. Do të jenë grupe të caktuara kriminale. Çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri, grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë” – tha Lleshaj në një intervistë në “Opinion”.
****
"ÇDO TË NDODH TË DIELËN!?"
Nuk di a e keni vën re, se në emiosionet televizive, këto ditë, moderatorët Blendi Fevziu, Eni Vasili etj,. gjatë gjithë emisionit, bëjnë më dhjetra herë vetëm një pyetje:
" Çdo të ndodh të dielën?". Sikur duan me çdo kusht që të ndodh diçka.
Asgjë nuk do të ndodh. Si njeri nga publicistët më të vjetër, ju lutëm mos i hidhni bënzinë zjarrit me pyetje të tilla Detyra juaj është fisnike e jo nxitëse për përleshje.”,thotë Profesori durrsak Nikolla Spathari.
Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin se si do të jenë zhvillimet politike në vend këtë qershor të nxehtë. Ai thotë se më 27 qershor një ndryshim do të ndodhë tek Rama, ndërsa shprehet optimist për një tryezë dialogu.
“Shqipëria jonë e dashur ka kaluar dete e oqeane, nuk mbytet dot në përrenj. Kryeministri Rama i perket shenjës së gaforres, në 10 ditëshin e dytë të shenjës së gaforres, do të thoni sa është i favorizuar në ndikime. Ndikime ka sa të duash dhe pozicionime të planetëve që i japin mundësi, por ka një zhvillim të brendshëm i padukshëm për momentin dhe kjo do të duket më 27 qershor. Do duket një ndryshim që do të ketë lidhje me çështjet që do të ndodhin lidhur me politikanët tanë. Do jetë një marrëveshje në favor të popullit, të njerëzve, të Shqipërisë. Kombinimet janë perfekte. Kemi dhe problematika, por kur je i vëmendshëm dhe me këmbë në tokë, gjërat duken. Të gjithë politikanët do të ulen në një sofër e do gjendet një zgjidhje.
Nëse flasim për z.Edi Rama dhe z. Lulzim Basha në kombinimin e tyre: Binjakët kanë komunikimin, kurse Rama si gaforre nuk ka kthim pas, vetëm në një gabim që bëjnë dhe e verifikojnë vetë gabimin. Kurse binjaket kanë komunikimin, por kur prishet ky ekuilibër, ndryshon gjithë struktura e tyre, por kjo nuk do të thotë se kanë ndryshuar dhe do të bëhet nami, përkundrazi gjuha e përbashkët është zgjidhja e tyre dhe ky është një favorizim shumë i madh që do të ndodhë tani. Është diçka e tretë, që s’ka lidhje me këto shenja, që do të ndikojë në pozicionimin dhe ndikimin pozitiv të çështjeve që janë hapur tani. Nëse flasim për këtë javë dhe javën tjetër është pak e tensionuar situata, por në data të caktuara ndodhin fenomene të rëndësishme për jetën e qytetarëve tanë të dashur.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 qershor 2019 , megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile. Ai thotë se problemet që mund ketë janë ato të rendit publik.
“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative… Jo. Nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri. Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.
Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil. Do të jenë grupe të caktuara kriminale. Çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri, grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë” – tha Lleshaj në një intervistë në “Opinion”.
Nga Përmeti, i pari i qeverisë zt.Edi Rama , i siguroi qytetarët se më 30 qershor 2019 askush nuk do guxojë t’i ndalojë ata të votojnë.
E sa për ato që Edi Rama i quajti, skenarë frike, të shpërndara nga opozita se do të ndodhë një tjetër ’97, kryeministri vijoi me batuta.
Sipas tij nëse katërshja, aty ku ai përmendi emrat e Presidentit Ilir Meta, Kryedemokratit Lulzim Basha, liderit historik të PD-së Sali Berisha dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, nuk do të pinin kafe turke deri më 30 qershor asgjë nuk do të ndodhte.
“Këtë herë nuk ka më karamele për Lulin, pavarësisht se këta thonë do bëhet ’97-ta e dytë, do bëhet qameti… Po pse ça ka ndodhur këtu?
Ku është populli këtu që ka dalë në rrugë se ju morën paratë? Po këto janë skenarë veç për të mbjellë frikën, ju siguroj që nëse s’ka filxhan deri më 30 qershor 2019 dhe nëse katërshja, Liri, Monika Saliu dhe Luli ndalojnë pirjen e kafes turke deri më 30 qershor, asgjë s’ka për të ndodhur”, shtoi Rama.
Kryeministri tha ndër të tjera se pavarësisht protestave të opozitës, qeveria nuk rrëzohet.
“Protestat të vazhdojnë, mund të kthehen edhe vetë në molotov, por qeverinë nuk e rrëzojnë dot. Mund ta kishin djegur Parlamentin…por Parlamenti nuk janë muret”,- tha ai.
Sipas kryeministrit është e pamundur të imagjinosh të shkosh në burg se iu del në krahë e bën rrëmujë për opozitën.
Kërcënojnë fizikisht popullin e përbetohen se nuk do ta lejojnë popullin të shkojë në zgjedhje.
Këtë gjë e shohim për herë të parë në historinë e botës, ashtu sikurse për herë të parë pas vitit 1922 në Itali, rishfaqët fenomeni i djegies së mandateve.
Në vend të ishin zëri i kritikës, ata i dogjën mandatet dhe thanë do bëhemi popull, u futën mes turmave dhe nxitën çakërdisjen mes atyre me budallenjve dhe të sinqertëve, i hodhën t’i binin me kokë murit të ligjit, këta që pranuan të bëhen mish për top mbeten në burg, ai që ishte në krye të tyre doli.
Doli në gjykatë dhe tha s’kam lidhje me turmën, vajta t’i qetësoja”,- ironizoi më tej Rama ish-deputetin e PD-së, Bardh Spahinë.
Ndër të tjera ai tha: “A shkohet në burg për Monika Kryemadhin? Si mund të shkohet të lësh familjen, të lësh fëmijët se në filxhan i ka dalë asaj që s’do ketë zgjedhje?
A mund të bëhet burg për Ilir Metën? Për të mbrojtur dekretin antidekret, qesharak dhe skandaloz të Ilir Metës?
Zgjedhjet nuk janë të mijat, janë tonat, janë të popullit. Nuk i caktova unë, as Meta, por Kushtetuta ia cakton atë detyrë.
Këta duan të na kthejnë përmbys gjithë sistemin, duan të na bindin që nëse një pakicë nuk i do zgjedhjet ato nuk mund të bëhen”.
****
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Lulzim Basha thotë se nuk ka dalje nga kriza politike në Shqipëri “pa u ndëshkuar personat që kanë kapur shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion” dhe se ky është kushti i panegociueshëm i opozitës.
“Kriza politike ka tre dimensione, kapjen e gjithë pushteteve në një dorë, ajo që njihet si autokraci. Publikimet më të fundit të Bild dëshmojnë se kemi shkrirjen e krimit partisë në pushtet dhe institucionet në një. Zgjidhja nuk mund të kalojë me marrëveshje dhe thjesht me pazar mes palëve. S’mund të ketë zgjidhje pa drejtësi, pa i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve që bashkë me kriminelë kanë vjedhur zgjedhjet e kanë ngritur një qeveri ilegjitime”,- shprehet Basha.
Basha ripërsëriti se zgjedhje më 30 qershor nuk mund dhe nuk do të ketë me një parti të vetme dhe se ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog të brendshëm politik është vetëm “hedhje hi syve” të qytetarëve.
“Vendimi ynë pa dyshim i paprecedentë, u zbulua të ishte vendim i vërtetë sepse gjithë bota e ka parë që Parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk janë produkt i votës së lirë por të shkrirjes në një të partisë në pushtet me elementë të krimit të organizuar.
Ftesa për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa por bëhen sa për sy e faqe për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale është e qartë se shkaktari kryesor është zt.Rama që për pushtetin e tij ka lidhur pakt me krimin. Në Shqipëri, zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin, nga Durrësi në Dibër, nga Shkodra në Lezhë, në Vlorë dhe kudo rrjetet kriminale kanë bashkëpunuar me PS-në për vjedhur zgjedhjet.
Së dyti, vjedhja e zgjedhjeve është bërë me të gjitha metodat, me blerjen e votave, me mbledhjen e kartave të identitetit, me ndalimin e votuesve të opozitës për të shkuar për të votuar, me frikësimin e tyre, me frikësimin e administratës publike, me përdorimin e policisë së shtetit.
Pra janë përdorur të gjitha metodat për të vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. Së treti është përfshirë e gjithë kupola shtetërore nga kryeministri tek polici apo mësuesi i thjeshtë që kërcënoheshin me bukën e gojës nëse nuk shërbenin si kamikazë politikë për të vjedhur apo për të blerë vota për partinë në pushtet.
Së treti, në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bosët e krimit të organizuar, nga Ymer Lala, Bajrët, Shullazët me shokë deri tek kriminelët më të rëndomtë janë bërë njësh me Partinë Socialiste për blerjen e votës.
Radiografia që i bëri Bild blerjes së votës në Shqipëri, nuk është thjesht një shtet i kapur në krim, por një shtet i shtrirë në krim. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave qofshin kriminelë të rrugë apo politikanë të bërë njësh me krimin. Ky është një kusht i panegociueshëm, jo thjesht për opozitën. Nëse nuk arrijmë këtë, nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.
30 qershori nuk është një datë zgjedhjesh, votime ka edhe në Korenë e Veriut. Për liri dhe demokraci flet edhe Maduro i Venezuelës, procese farse mban edhe Berdimuhamedov i Turkmenistanit, po këto nuk janë standarde perëndimore. Nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën, nuk mund të ketë zgjedhje pa kandidat.” – shprehet Basha.
Partia Demokratike, ka denoncuar me 28 qershor 2019 me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, presionin dhe kërcënimet që Rilindasit po u bëjnë mjekëve dhe infermierëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Vokshi deklaroi gjatë konferencës për mediat, se mjekët dhe infermierët janë nën shantazh të vazhdueshëm nga Rilndasit, të cilët po i kërcënojnë me vendin e punës nëse nuk marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Prishtinë,29 qershor 2019.