E dashtun nanë,
Që sillesh për shpi e s’din me çka me shue urin e çumrrakve që gjithë çka lypin asht nji kothere buke. A duhet ti me ul krytin në magje bosh e me nejtë t’u mallkue se koha nuk po ta sheron plagen e vorfnisë, e mu ngi me bukë thatë, me pas nji punë që në fund të mujit me ble dy thas miell, nji arkë voj e petulla me ba…
A din ku asht e keqja?
Njatje nalt tek ai gjatesia e tij që i ka hy dreqi në bark e nuk po mund ngihet t’u mbjell mjerim në këtë vend, nalet asht ba ndër shqiptar…
Ngrie krytin loke se ditë ma të mira po vijnë, Rama ik!
Oj grue, oj motër,
Me ty sojnike po flas, me ty që djersa ballit të rrëshqet ndër reda duhanit, durt me plasa e të rreshkuna deri në asht, me ty që era dinjitet mban, me ty po flas, ngrie krytin nalt e mos i fshi sytë me durê se koha po ndryshon. E keqja nuk mundet me u ul në sofrën tonē e mu ba ligj. Hajde bashkohu me ne, hajde e lëshoje zanin e dhims që mban nën brinjë lodhun prej mundit që s’të paguhet. Sot asht protestë, duhet me ba detyrën tonē si robi i zgjedhun prej të madhit zot jo veç me dhurua jetë, por me ba jetë ma të bukur, me frymu jetë në liri, për bijat e bijtë tanë. Mos druj hajde edhe ti…
Rama ik!
O Malësia jeme,
A ishe ti që në emrin e lirisë martirizove bijtë? Paj, sot ma pak po lypet. Po lypet me lëshue zanin e tanë bashkë me thanë :”Rama ik!”